Dergoje artikullin me email Printoje artikullin
Komentet per kete teme jane te mbyllura.
Per t'u mbrojtur nga spam-i, Peshku pa uje i mbyll komentet e cdo teme pas 60 ditesh.
Po shikoni nje artikull ne faqen e arkivit te Peshkut pa Uje. Per te pare faqen aktive, shkoni tek peshkupauje.com
20 June 2007 @ 7:00 am
spaskan punuar sipas kodit ne ate kohe
20 June 2007 @ 7:06 am
fiksojeni mire ket fotografi se sa te filojne te ndertohen shpija aty afer skeni per ti pare me guret
20 June 2007 @ 7:09 am
ilegalo,
Je zgjuar heret apo sje shtrire akoma?
20 June 2007 @ 8:02 am
Djema te peshkut,
sot ndesha ne disa shkrime te Marin Metohut tek ABC. Shkrimtari me duket nje fenomen interesant, shkrimet e tij teper argetuese. E ksuh nuk e sheh veten tek ato rrefime. Jua keshilloj. dite te mbare, SR
Marin Metohu
Ndër të tjera, duhet thënë se im atë ka një stil mjaft të artikuluar të të shprehurit. Ai gjithmonë mundohet që mendimet dhe idetë e tij t’i shprehi me elokuencën më të përsosur të mundshme, duke u kujdesur në përzgjedhjen e fjalëve, në mënyrë që këto të fundit të mbartin pikërisht kuptimin e duhur që ai dëshiron të përcillet. Mënyra e përdorimit të fjalëve që ai ka, është aq e sofistikuar sa nuk lë shteg për keqkuptime. Është aq e përsosur sa edhe unë sinqerisht e kam zili dhe më krijon një ndjenjë mahnitëse admirimi.
Javës që shkoi, ndërsa ai ishte i ulur në kolltuk duke parë televizor, unë hyra në kuzhinë dhe me të mbyllur derën, teksa po drejtohesha drejt aneksit, dëgjoj zërin prindëror mashkullor që në një formë lutjeje më thotë:
- Marin, mi merr pak ato poshtë asaj atje sipër?
- Çfarë? – përgjigjem unë.
- Hë mër dhe ti, ato atje ku i lë unë gjithmonë! – thotë ai me një ton të tillë, sikur të ishte gjëja më e qartë në këtë botë.
- Kë ato?
- Ato atje.
- Atje ku?
- Poshtë asaj.
- Ku?
- Atje sipër.
- Çfarë?
- He mer dhe ti, atje sipër! – a thua se unë atje sipër rrij gjithë kohës.
- Nuk po të marr vesh fare. – them unë.
- Oh, sa llafe që ke dhe ti! Një gjë që të thonë, do e komentosh gjithmonë!
- Unë po komentoj!!! Unë s’po kuptoj gjë fare, jo më të komentoj.
- Sa i lodhshëm je ndonjë herë! – ankohet ai. – Shko në dhomën time se do i shohësh vetë.
- Në dhomën tënde!
- Po, po, shko në dhomën time se do i shohësh vetë. Hajt se shumë llafe ke!
Tani qenkam edhe i lodhshëm dhe me shumë llafe! U nisa drejt dhomës së tij të gjumit duke u munduar të sjell nëpër mend çfarë vallë lë më shpesh ai aty. Të paktën njëra nga pesë të panjohurat u gjet: atje-ja ishte dhoma e tij e gjumit. Tani duhej gjetur kush ishin ato-ja, poshtë-ja, sipër-ja dhe asaj-a. Me t’u futur në dhomë, u përpoqa që në radhë të parë të shtroj problemin duke i renditur të dhënat në mënyrë të logjikshme. Domethënë, sipas logjikës time, më kërkohej që të gjeja një diçka, që ndodhej poshtë një diçkaje tjetër dhe që të dyja këto ndodheshin diku sipër një diçkaje të tretë. Për zgjidhjen e një problemi kur nuk njeh asnjë të panjohur, është mirë që të mundohesh të gjesh njërën dhe prej saj të zbulosh edhe të tjerat. Bukur shumë! Por kisha vetëm një problem të vockël, isha disi i pavendosur se nga tija filloja!
“Mi merr pak ato poshtë asaj atje sipër”, të nisesha vallë nga ajo diçkaja që mbulonte këtë diçka që duhej të gjeja, domethënë të shihja nëpër dhomë për të gjitha ato gjëra që mbulojnë gjëra të tjera dhe pastaj të gërmoja poshtë tyre një për një se mos në ndonjë prej tyre fshiheshe diçka, apo të shikoja për të gjitha gjërat që janë të larta dhe që sipër tyre ka gjëra të tjera që mbajnë gjëra të tjera poshtë? Po të zgjidhja rrugën e parë, domethënë të shihja për të gjitha diçka-të që mund të kenë poshtë diçka tjetër, kishte të ngjarë që të dilte më shumë se një nga këto diçka të kishin poshtë diçka, domethënë mund të dilnin për shembull dy diçka që kanë poshtë dy diçka të tjera, atëherë problemi im në këtë pikë do të ishte të përzgjidhja se cila nga këto dy diçka-të ishte ajo diçka-ja që kërkonte im atë. Po sikur këto diçka-të që janë poshtë diçkaje, të jenë nja njëmbëdhjetë bie fjala, kush nga ato do ishte diçka-ja që kërkonte im atë?
Ky arsyetim, që me shumë përzemërsi po e quaj të thjeshtë, i përkiste zgjedhjes së parë. Në qoftë se zgjidhja variantin e dytë, domethënë të shihja për çdo gjë të lartë, që të përmbushi fjalën “sipër”, dhe që mbi të ka një gjë që mban poshtë një gjë tjetër, gjënë e famshme, nuk isha i sigurt nëse fjala sipër ishte përdorur për të dhënë kuptimin e lartësisë dhe do të thoshte që vendi ku ndodhej gjëja e mbuluar nga një gjë tjetër ishte vërtet lartë, apo është përdorur thjesht për të thënë që gjëja bashkë me gjënë që e mbulon janë sipër një gjëje tjetër dhe thjesht nuk janë mbi dysheme. Sikur të ishte e vërtetë që fjala sipër ishte përdorur për të thënë që thjesht ajo diçka-ja nuk ishte në tokë, atëherë duhet të shikoja në çdo mobilie që ndodhej në dhomë por, meqë të gjitha mobiliet e dhomës kishin pak a shumë të njëjtën lartësi kjo hipotezë nuk me joshte me ndonjë ndihmesë të madhe. Vetëm dollapi i rrobave që arrin thuajse në tavan bënte përjashtim dhe nuk besoj se im atë ka ndonjë diçka që e merr dhe e lë shpesh aty lart. Si rrjedhim, dola në përfundimin që cilëndo nga rrugëzgjidhjet të merrja, të kërkoja për një diçka që ndodhej poshtë një diçkaje tjetër të cilat së bashku ndodheshin diku sipër, apo të kërkoja për çdo gjë të lartë, që kishte sipër një gjë që mbante poshtë një gjë tjetër, do ishte e njëjta gjë, meqenëse përveç tapetit, çdo gjë tjetër që ndodhej në dhomë, kishte të paktën një gjë mbi vete.
Përfundimisht, ishte më se e qartë që zgjidhje të lehtë nuk kishte dhe duhet të përveshja mëngët e të filloja të gërmoja çdo gjë që më dilte përpara. Nuk lashë gjë pa kontrolluar, i ngrita të tëra përpjetë. E mora punën shtruar duke mos lënë asnjë detaj sado të vogël të ikte pa u kuvenduar mirë. Mirëpo nuk po më zinin sytë asgjë që mund t’i përkiste tim ati. Edhe ato gjëra që ishin poshtë gjërave të tjera, ishin sende të sime maje dhe sa më shumë gërmoja, aq më shumë më kumbonte në kokë ajo shprehje aq qartësuese, “…mi merr ato poshtë asaj atje sipër”. Sa njerëz në këtë botë do ishin në gjendje të deshifronin kuptimin e kësaj fjalie. As nazistët në Luftën e Dytë Botërore nuk besoj të kenë përdorur mesazhe të koduara kaq bukur sa ky i fundit, madje edhe në ditët e sotme, nuk ma ha mendja se do kishte shërbim sekret që të mund t’i jepte zgjidhje kësaj gjëegjëze, “Ku janë ato poshtë asaj atje sipër?” E ndërsa unë shfryja me veten time, në dhomë hyn im atë dhe i indinjuar në kulm thotë:
- Hë mo, akoma nuk i gjete?
- Nuk po lë vend pa kërkuar!
- Edhe unë kujt i them! Bëji më mirë vetë thuaj.
Dhe me nxitim shkon drejt komodinës në anën e tij të krevatit, hap sirtarin e sipërm, gërmon poshtë një zarfi dhe prej aty nxjerr syzet për afër. Ato poshtë asaj atje sipër, paskëshin qenë syzet për afër, poshtë një zarfi tek komodina te sirtari i sipërm në dhomën e tij.
- Për asgjë nuk je. Mirë që bën llafe për çdo gjë, por edhe kur i ke gjërat para syve nuk të mbaron punë. Fajin nuk e ke ti jo, e kemi ne që të kemi përkëdhelur!!!
20 June 2007 @ 1:10 pm
Kjo rruga per ne Kalane e Drishtit ne Shkoder asht nji prove materjale se neve shqiptart jemi pasardhesit e Ilirve.
20 June 2007 @ 6:57 pm
Fotoja nuk na tregoi asgje, perveç nje rruge fshati qe e sheh ne çdo fshat e cep te Shqiperise.
biles po qesh akoma, si budalla. I lutem trurit/drejtuesve te Peshkut, qe nese hasin keshtu tregimesh me humor, te na i sjellin ketu ne tavolinen virtuale.
Por ai tregimi i Marin Metohut, na kenaqi, ishte me nje humor te holl popullor, dhe na e hoqi tere sresin e dites. Eh, sa kam qesh
21 June 2007 @ 12:10 am
Replike…. Nuk e gjen ne cdo katunt te Shqiperise jo, une vete jam nga katundi dhe kam shetit shume katunde, e se kam gjet. Kalaja e Drishtit eshte nje nga me te vjetrat me histori shume te bukur. Fotoja ishte thjeshte per prove, por me qe jemi te turizmi. Ne drisht, shkohet duke dale nga Shkodra per nga “ura e mesit”, rruga eshte e temerrshme si ne te gjitha vendet e bukura shqiptare, por ja vlen mundi. Ne fillim te ketij kalldremi keni vendin ku duhet te parkoni, njerezit jane si te gjithe shqiptaret trokisni dhe fshataret do ju hapin deren menjehere. Makinen lereni pa frike fare. Rrruga ne kalledrem do ju merzise ca se eshte e gjate, une kam qene ne fillim pranvere pamja eshte impresionuese luleshege te kuqerremta dhe shkembij te bardhe gjithandej.
Hyrja ne Drisht eshte si ne nje kala te vjeter, aty kane mbetur nja 4 a pese familje dhe gjithçka eshte bere prej guresh te bardhe. Ka nje pus te vjeter shume interesant dhe me i madhi qe une kam pare. Kalaja ka pasur kater porta, cobani i fshatit eshte ciceroni i vetem , po shume interesant. Sidoqofte gjeja me e bukur eshte kur ngjitesh ne maje te muri i mbetur i kalase. Ka dy pamje. Fusha e shkodres bashke me liqenin deri ne dete qe shihet e gjitha dhe eshte fantastike dhe krahun tjeter majat e alpeve gjithmon me debore, poshte eshte shpati thike i kodres qe bie mbi kir dhe nje lugine qe do vetem sy per te pare, ju siguroj qe atje do te mbani frymen…. fotoja eshte bere ne te hyre dhe buzeqeshja me siguri eshte e nje turisti
21 June 2007 @ 12:21 am
Kshu sic e tregove ti krasta kete Drishtin e vure ne harten time te vendeve per te vizituar.
21 June 2007 @ 12:30 am
on line qenke, ben mire te shkosh une isha vetem deri ne maje dhe vetes i kam bere vetem nja dy foto automatike, po eshte nder gjerat me te bukura une ka shqipnija jone une kam qene ne disa vende perrallore dhe te them te drejten vetem keshtu e besova qe nuk ishte propagande komuniste….
21 June 2007 @ 12:37 am
ora 1 ketej, lash name me fjalite tani
21 June 2007 @ 12:40 am
lol, jam i bindur se eshte e vertete, vete kam pas fatin te udhetoj ne veri dhe ne jug. E kam pare Atdheun, dhe kshu sikur rash ne dashuri me te.
21 June 2007 @ 12:48 am
Sot jam pa gjume deri vone u mora me ate shkollen e shembur, po kur te kem nerv do te hedh ca pamje shqiperie, shume interesante sipas syrit tim prej fotografi amator…po ka ky vend gjera te bukura lakror Dardhe, ka Theth dhe kush e di sa te tjera… gjeja me pelqen me shume ne punen qe bej eshte mundesia per te udhetuar edhe ne vende te humbura si Drishti (skisha degjuar kurre me pare) dhe fillimisht e ngaterrova me Dranjen. sidoqofte me kane premtuar te me krijojne mundesine e disa udhetimeve ne kala te vogla, plot me legjenda dhe histori interesate ishalla e mbajne llafin….
22 June 2007 @ 10:53 am
une e pershnes zotrin qe paska pas fatin te vizitoj kalan e drishtit dhe na solli kete pamje te rruges drejt kalas, por muk paska marr informacjonin e nevojshm rreth historis se saj,prandaj po u them shkurtimisht disa detaje te historise se saj.Drishti reth viteve 1400 ka qene qytet qe ka pas edhe monedhen etij dhe eshte njoft me emrin Drivasti thuhet qe popullsia ka qene mjaft e madhe sa qe vetem me emrin Marie kan qene rreth 700 veta.Nga ana tjeter historia shkruan qe Skenderbeu ka zhvillu nje betej mjat te ashper me turqit per te marre kalan e Drishtit e pastaj per te sulmuar ate te shkodres.Kurse per qetsin dhe sigurin e falenderoj zotrin per te verteten qe ka thane sepse hala vazhdon te trashegohet kultura e qytetrimi i meparshem .