Identifikohu



Regjistrohu

Foto e ditës: Pensionistët dhe interneti

worcester.jpg

Duke shfletuar seksionin lokal te gazetes se qytetit tim “Telegram & Gazette” sot ne mengjes, gjej nje shkrim mbi temen e perdorimit te internetit nga pensionistet dhe shtanga kur tek fotografia ne faqen e pare dallova faqen e Balkanweb. Artikulli tregon sesi moshat e vjetra po mesohen te perdorin teknologjite moderne, dhe per ilustrim kane fotografuar Zoterinjte Eqerem Mara dhe Dhimiter Dishnica, dy pensionista shqiptare ne Worcester, Massachusetts duke ndjekur lajmet nga Shqiperia ne dhomen e kompjuterave te kompleksit rezidencial “Beth Shalom Apartments”.

Tema qe mund te hapet eshte interesante. Me te gjitha gjasat, ne Shqiperi keta pensioniste nuk do kishin mesuar dot kurre si perdoret nje kompjuter, le me pastaj te lundronin internetin ne kerkim te lajmeve nga vendi dhe bota. Por eshte distanca, kushtet dhe nevoja per te mesuar c’behet ne Shqiperi qe i ka kthyer ne “peshq”.

BSalaj

Dergoje artikullin me email Printoje artikullin

30 Komente »

  1. eT thotë:

    19 Shtator 2007 @ 4:52 pm

    Me te gjitha gjasat, ne Shqiperi keta pensioniste nuk do kishin mesuar dot kurre si perdoret nje kompjuter, le me pastaj te lundronin internetin..
    ————————
    të duket se po lundrojnë Blend ? :D

  2. Lexuesi thotë:

    19 Shtator 2007 @ 4:56 pm

    Blendi u marrshit te keqijat ju pensionistave ne Shqiperi :)

    Ky xhaxhoja ne fillim duket sikur ka ca si frike nga kompiuteri (pasi i hedh nje sy si mosbesues)ndersa i dyti ne sfond mesa duket ja ka marre doren.Do jete ndonje “peshk” i stervitur me shume:)))

  3. Blendi Shkruaji mesazh privat thotë:

    19 Shtator 2007 @ 5:06 pm

    lol eT, flm.
    S’kam asgje kundra atyre ne Shqiperi, te keqen sua marr edhe po te dua se po na doli e keqja nuk do kemi me per se te flasim…Sidoqofte e gjej interesante sesi interneti ofron menyra per te bashkuar brezat. Kemi ketu tek peshku plot vizitore te nderuar qe nga mosha mund t’i kisha gjysher, te cilet ne rrethana te tjera nuk do kishin mundesine te diskutonin me brezat e rinj. Eshte nje mundesi per te mesuar nga vitet e tyre, dhe ne kembim per t’i bere te ndihen çuna serish.

  4. eT thotë:

    19 Shtator 2007 @ 5:07 pm

    zotrise se pare sikur ti kete dale jo ballkan web por…….
    http://img176.imageshack.us/img176/3023/img1z4498so5.jpg
    :D

  5. Lexuesi thotë:

    19 Shtator 2007 @ 5:12 pm

    Eshte pra rasti me i mire per te gjithe ne te njohim “peshqit” me te medhenj ne moshe.Keshtu qe komunikimi yne ka mundesi te behet me konstruktiv ne te ardhmen :)

  6. eT thotë:

    19 Shtator 2007 @ 5:14 pm

    Blend, qenke gdhire me pozitivist se ç’je :D por….”, dhe ne kembim per t’i bere te ndihen çuna serish.” pak si shum teper e guximshme :D

  7. Blendi Shkruaji mesazh privat thotë:

    19 Shtator 2007 @ 5:16 pm

    Hahaha, s’e kisha me at kuptim mre. Po flas pa komplekse s’kom faj une se ke mendje te keqe ti. :D
    po dhe po qe, ka faqe tjera plot per “tu rinu” , jo ke peshku…

    tung se paskam pune

  8. Zana thotë:

    19 Shtator 2007 @ 5:53 pm

    NICE!Ai i dyti me syze seç me intrigon.Ka pamje prej magazinieri ne ushtri…..

  9. e.T. thotë:

    19 Shtator 2007 @ 5:59 pm

    e ç’lexon a i vrarë, bath bath po nji kokërr..

  10. Drini thotë:

    19 Shtator 2007 @ 6:14 pm

    S’ka asgje per tu cuditur. Une i pata bere nje ‘kurs’ te shkurter tim eti qe eshte pensionist dhe shpeshhere e gjej para kompjuterit tim ne shtepi duke lexuar gazetat qe ua kam vene ne lundrues. Do me vinte cudi nese do fillonin sallat e internetit te frekuentoheshin nga pleqte me shume sesa nga femijet :-)

  11. capri thotë:

    19 Shtator 2007 @ 6:41 pm

    I pari po fle para monitorit, ai mbrapa po kontrollon c’ka peshkuar me par ai qe po fle gjume tani

  12. klesta thotë:

    19 Shtator 2007 @ 7:26 pm

    gjyshja ime ka blere laptop (kurse une ende kam vetem nje Pc te vjeter) dhe flasim shpesh ne msn. Thote qe “ja, me kete hyra dhe une ne shek e 21!”

  13. klesta thotë:

    19 Shtator 2007 @ 7:32 pm

    jam shume dakort me Blendin qe duhen respektuar sa me shume per shkak te dijes qe zoterojne. Shqiperia eshte vendi me popullsi me te “re” ne Evrope dhe padashje mund te nxitohemi dhe gabohemi, prandaj na duhet ti degjojme sa me shume ata qe kane me shume ekseprience per tu mesuar te tjereve. Eshte situate win-win simbiotike ku te gjithe mund te perfitojen e bashkepunojne sepse dhe per ta te shtypesh ne tastiere (si ne makinat e shkrimit te vjetra), te lexosh, kerkosh, etj, ja mban mendjen ne levizje dhe te fresket.

  14. blete Shkruaji mesazh privat thotë:

    19 Shtator 2007 @ 8:08 pm

    ketu tek qendra e te moshuarve me te cilen punoj, gjeja e pare qe mesohet eshte perdorimi i kompjuterit dhe internetit. mosha mesatare eshte 82-85 vjec. shqiptaret e ketushem lexojne gazeten, shkruajne letra, flasin me femijet e niperit. peshkun nuk ua kam treguar akoma. ;)

    ne japoni kane filluar te futen lojerat elektronike neper qendrat e te moshuarve. sipas studimeve te fundit jane ilac teper efikas per te mbajtur trurin ne “forme” e per te luftuar sklerozen.

  15. ados thotë:

    19 Shtator 2007 @ 8:23 pm

    ..a thua te shikojne vetem lajmet :P..?

  16. Azile pleqsh thotë:

    19 Shtator 2007 @ 8:27 pm

    ka dhe ne Shqiperi, po nuk ka internet. ( Soon )

    Para ca ditesh u zune me grushta dy pleq. Ai me i vjetri ne moshe e çau ate rivalin me thike. Zeheshin kush do ulej me afer televizorit sepse jane pjerdh ene nga syte ene nga veshet.

  17. blete Shkruaji mesazh privat thotë:

    19 Shtator 2007 @ 8:29 pm

    ados, leri rehat se kane jeten e tyre dhe ata. gjysma e popullsise u zhvillua vetem kur e kuptoi sa “hapeshin” horizontet ne internet. bej hesap, nje e njohura ime u be eksperte e bashkangjitjes dhe e rregullimit te fotove, kopjimit, shkrimit e formatimit te dokumenteve, etj. vetem pasi e zbuloi sa jete te pasur mund te bente ne internet.

  18. Pjer Thomas thotë:

    19 Shtator 2007 @ 8:32 pm

    Ne fakt dhe ketu ne Europe , neper qendrat e pensionisteve po futet kompiutri, dhe per çudi ka nje etje dhe nga ky grup :-)
    Blendi , mesoju atyre Peshkun, siç ua mesoj une shqiptarve ketu.

  19. Lumemadhja thotë:

    19 Shtator 2007 @ 8:57 pm

    Pse shtange mer Blend i here ?
    Po pensionistet ne USA vdesin per i cike lloqe shqiperie, e jo kompiuterin e internetin qe e mesojne uje por edhe raketen.
    Pastaj ti e di qe ne ka veti shqiptare eshte ajo e te pershtaturit shpejt. Halli na ka bere elastike.
    Pastaj ene pleqte e mi pensioniste marrin e japin me PC dhe internet mer cun, prej vitesh madje. Aq sa u duhet kuptohet.
    Plaka ma ndez mceftas laptopin ene e ben telef cer ka ne dekstop folder i here po e po :-)

  20. T.Sokolaj thotë:

    19 Shtator 2007 @ 9:07 pm

    Kjo foto mbase do te kishte efekt nese do te ishte fiksuar ne ndonje internet-caffe ne Tirane, por ja qe nuk ndodh. Dhe per kete nuk eshte shkak vetem fakti se “mosha e trete” ketu eshte e pa ambientuar me internetin apo pwr faktin se ne pjesen me te madhe te kohes qendrat e internetit nuk kane drita. Ndodh edhe sepse internet-caffe-te jo vetem qe shikohen me nje sy “negativ” nga “mosha e trete” por ceshte e verteta nuk kane arritur ende te shkojne te publiku me sherbimin dhe dokunikimin e duhur….

  21. K thotë:

    19 Shtator 2007 @ 9:10 pm

    Mos fol percart T.Sokolaj, sepse ne Shqiperi nuk kane akoma internet shkollat , ndaj mos pretendo te kene azilet e pleqve.

    P.S. Eshte duke u implementu ne fakt projekti ” Shqiperia ne moshen e internetit”, por realizimi me sukses i tij do ndodhe mba elektrifikimit te Shqiperise.

  22. T.Sokolaj thotë:

    19 Shtator 2007 @ 10:54 pm

    Mos fol percart thotë:

    19 Shtator 2007 @ 9:10 pm
    T.Sokolaj, sepse ne Shqiperi nuk kane akoma internet shkollat , ndaj mos pretendo te kene azilet e pleqve.

    P.S. Eshte duke u implementu ne fakt projekti ” Shqiperia ne moshen e internetit”, por realizimi me sukses i tij do ndodhe mba elektrifikimit te Shqiperise.”……………….

    I nderuar Komentues! Nuk kam folur gjekundi ne komentin tim per azilet e pleqve. Kam folur per sherbimin cope cope qe ofrohet ne internet-caffe ku ka shume gjasa te te vjedhin adresen apo pwsordin e e-mailit sesa te te ofrojne nje kompiuter te mire, komunikim normal, cmime te aresyeshme dhe pasterti ne nivelin e kerkuar. Kaq thjeshe e kisha idene, pa hyre aq thelle deri tek projektet enderrimtare te politikes….qe spo behen realitet asnjehere…sepse ne qendrojme duarkryq.

  23. Ina thotë:

    20 Shtator 2007 @ 12:40 am

    do ishte me interesante sikur keta pensionistet te ishin ne shqiperi dhe jo ne worcester. se ketu ska dhe aq per tu cuditur. lajmet po lexojne.

  24. sui Shkruaji mesazh privat thotë:

    20 Shtator 2007 @ 9:19 am

    Pensioniste qe perdorin Internetin ne Shqiperi ka - dhe une njof te tille. Por perdorin PC neper shtepite e tyre dhe jo ne Internet caffe. Nuk di nese ka ndonje mentalitet negativ ndaj ketyre kafeneve por ndoshta mund te jete frika a turpi se si do i shohin moshataret e tyre qe merren pergjithesisht me gazeta e domino.

  25. Lumja thotë:

    20 Shtator 2007 @ 1:39 pm

    E nxorri edhe balkanweb ket foton tuj mer

  26. Grupi Shkruaji mesazh privat thotë:

    20 Shtator 2007 @ 2:38 pm

    dhe Dhimiter Dishnica
    ———-

    Kte e paskam kushuri…Edhe gjyshrit e mi ter diten me gazeta ne internet merren…

  27. Tes4 thotë:

    21 Shtator 2007 @ 10:42 pm

    Hajt se do behen e ne Shqiperi pleqte me internet.
    Kte jave Abissnet ka nxjerre 1 Mbps - 9 euro ne muaj. Pertoke.

    Ja ndodhi internetifikimi para elektrifikimit (normalisht, jo nga Sala, po nga interesat e biznesit privat se me i pas ne dore qvria, me kanoce spango te bleme me tender do komunikonim akoma)

  28. Xani thotë:

    23 Tetor 2007 @ 9:12 pm

    Unë hoqa të zitë e ullirit derisa gjeta internet në Kavajë gjatë verës sa isha për pushim në Golem. kur e gjeta, për fat të keq tastiera ishte paksa e fshirë, kurse syzet i kisha harruar në banesë.
    Më duhej të largohesha tamam siku këta pleqtë në foto.

  29. ira thotë:

    16 Janar 2008 @ 10:57 pm

    per mua nuk eshte ndonje gje qe pleqet te rrin ne net ajo eshte vullti qe ja kan arrit me mesu internetin naten puc

  30. arbnor thotë:

    10 Shkurt 2008 @ 7:14 pm

    ju pleq shum shpejt pu plakeni

Burim RSS për komentet · TrackBack URI

Shkruaj një koment (login)


Peshku ruan të drejtën të fshijë ose zbehë komentin që po dërgoni, sidomos nëse:
1) komenti fyen autorin, komentuesit e tjerë apo persona publikë
2) komenti është jashtë teme
3) komenti është shumë i gjatë
Nuk kemi qejf të censurojmë askënd, por ama diskutimet në faqe duam t'i mbajmë civile dhe të sjellshme.