Foto e Ditës: Pamje nga lumi i Mat në Shkopet

shkopet-mati.jpg

Dergoje artikullin me email Printoje artikullin

38 Komente

  1. eT thotë:

    1 September 2007 @ 7:01 pm

    Shum bukur :D

  2. Zana thotë:

    1 September 2007 @ 7:26 pm

    Me habit ngjyra e lumit;e pazakonte.Nuk i kam pare ndonjehere ato ane por duhet te jene shume te kthjellta e te virgjera.E bukur foto.Kush e ka bere??

  3. edrus thotë:

    1 September 2007 @ 7:45 pm

    Zana… e kush mund ti bëjë tjetër:Krasta Krau
    Vërtet foto e bukur Krasta… do të doja që të isha me ty në këto eskursionet e tua .

  4. iliriani thotë:

    1 September 2007 @ 7:48 pm

    O trima, dhe trimeresha! Kjo fot me kujtoi menjehere goten e rakise te Thjeshtesia ne Alpe… a mblidhemi edhe nje here?… na eshte zhdukur emigranti…

  5. Pjer Thomas thotë:

    1 September 2007 @ 7:58 pm

    Pamja ishte e bukur, veç dyshoj per emertimin ” Pamje nga lumi i Mat ne Shkopet “, qe mund te jete bere gabim. Ndoshta duhej thene, lumi Shkopet ne Mat, sepse rrethi i Matit njihet. Ose duhet hequr ajo ” i ” qe na ngaterron. Autori i fotos mund te na i shpjegoje me gjeresisht kete gje.

  6. krasta krau thotë:

    1 September 2007 @ 8:10 pm

    Faleminderit shume atij qe e postoi ne qender te vemendjes…:D dhe atyre qe e pelqejne :D Pjer, ajo puna e I duhet pare, po i porosis adminet, ky ne fakt eshte liqeni artificial i Shkopetit ne lumin Mat…

    Zana lugina eshte nje nder me te virgjerat, madje eshte aq e paprekur sa te vjen keq qe eshte ashtu, pasi thuajse eshte edhe e pavizituar…

    Endrus me gjithe qef, ne fakt ja kisha premtuar Llukanit por kete here se mora dot per shkak te nxitimit, se u nisa ashtu pa organizim….. :D
    Lajmi i keq ne kete foto eshte ngjyra vjollce dhe gri e horizont eshte prej tymit te maleve qe digjen…

  7. lolagaz thotë:

    1 September 2007 @ 8:13 pm

    Shkopeti ne mos gaboj eshte zone e Matit dhe per te arritur aty duhet lundruar ne Ulez.
    Fotoja eshte fantastike

  8. krasta krau thotë:

    1 September 2007 @ 8:20 pm

    Jo lola ulza eshte me vone dhe nuk duhet te lundrosh ka rruge automobilistike

    Po ketu ja vlen te lundrosh vetem se duhet barke nga ato te peshkatereve… liqeni te con deri ne digen e ulzes qe eshte me ne Veri. Ajo ka nje pamje tjeter eshte me e shtrire, dhe me e madhe, po e bukur sidoqofte…

  9. john thotë:

    1 September 2007 @ 8:23 pm

    OMG! Sa bukur eshte nga keto ane dhe uji i lumit sa i paster,vetem se kur kalon me makine,ngaqe rruga eshte shume lart,kur shikon poshte tmerrohesh nga frika.sa gjynah qe tere kjo natyre shkon kot.

  10. lolagaz thotë:

    1 September 2007 @ 8:25 pm

    Krasta e kam cituar qe nuk jam e sigurte shume ne ate qe thashe, gjithesesi, e perseris se ne mos gaboj, per te shkuar ne Shkopet duhet te lundrosh me barke… mbase jo mbi Ulez…

  11. LlTako thotë:

    1 September 2007 @ 8:27 pm

    Uau, e bukur. Krasta, per kete ta kam zili punen qe ben (po vetem per kete ama :) )

  12. lolagaz thotë:

    1 September 2007 @ 8:30 pm

    E mire mire Llukan, nuk mbahet djali me, me aparat ne dore

  13. LlTako thotë:

    1 September 2007 @ 8:31 pm

    E di, kot nuk thone qe arti s’te jep buke.

  14. krasta krau thotë:

    1 September 2007 @ 8:32 pm

    Lola vetem sqarova ta dish ca kam heq une per ti nda emrat e njerit dhe tjetrit… :D … une kam bere vetem rrugen automobille… por edi qe lundrohet kam pa varkat e peshkatareve, por edhe sepse ka banore nga krahu tjeter i liqenit….
    Edhe une per kete e bej Llukan (po jo vetem per kete ama :D)

  15. krasta krau thotë:

    1 September 2007 @ 8:35 pm

    A kur nuk ju mora te dyve me vete, ne makinen me te cilen shkova qe ecte me 60 ne ore dhe kishte sedilje te shqyera, ndersa fluturonte si pegaso nga nje grope ne tjetren :D Pastaj folni per art dhe shifni a mbahem apo jo :D … Me buke nuk te mban, tek pilaf hengra ate dite :P :P :P

  16. emigrant thotë:

    1 September 2007 @ 8:35 pm

    Krasta, per artin e fotografise, ti ne Shqiperi dhe Blendi ne New England! Te trete nuk ka.

  17. lolagaz thotë:

    1 September 2007 @ 8:44 pm

    Krasta, ata banoret ne anen tjeter te liqenit duhet te kene qene te Shkopetit…, pra ti nuk ke qene ne Shkopet pasi me te degjuar e kam qe nje pjese e rruges behet me barke (nuk kam qene vete).
    Kot nuk na more dhe ne me vete pra. Ama pilaf nuk do kisha pranuar per dreke sikur nami te behej, por do ta kisha bere zemren gur e ta hanim nje dreke te mire andej…

  18. LlTako thotë:

    1 September 2007 @ 8:48 pm

    Ehe, lere Lola se mua me premtoi qe do me thoshte heres tjeter kur te dilte nga Tirana dhe hic s’u be i gjalle :)

  19. lolagaz thotë:

    1 September 2007 @ 8:52 pm

    E shef Llukan, as fjalen se mban me. Krastaaaaaaaaaaaaaa. Duhet me I ndejt gati dreqit, se mos me ben noj foto fshehurazi mua e me nxjerr tek peshku

  20. anonim thotë:

    1 September 2007 @ 8:56 pm

    http://www.maplandia.com/albania/mat/shkopet/

  21. krasta krau thotë:

    1 September 2007 @ 9:06 pm

    Llukan koka e falme nuk pritet te kërkova nje here ndjese aman :D

    O Lola, ta bej me gjithe qef foton, prandaj ben mire qe ruhesh. Moj po pse nuk pranon te behesh modelja ime ne artin pa buke te fotove falas per te frymëzuar peshkun, klas do dilte… Dic “Nudo ne Shkopet” dhe te gjithe Peshkun e kishe ke puna llukanit duke te kërkuar adresen :D :D :D Seriozisht kot nuk te kam bere ca foto ty edhe veshur une, po sme ka shku mendja kush e di ku e kam pas :P

  22. Julius thotë:

    1 September 2007 @ 9:07 pm

    Shume e bukur.
    Na e prishe me ate sqarimin e ngjyres vjollce.

  23. lolagaz thotë:

    1 September 2007 @ 9:11 pm

    Krasta, une modele? Mire, sjam kondra, por jo nudo se kam turp…

  24. krasta krau thotë:

    1 September 2007 @ 9:23 pm

    Julius vetem une te isha me humor te keq sipas teje :D Thon e qe do bjere shi, aman Zot derman ndryshe ska kush e shuan kete vend…

  25. Alban thotë:

    1 September 2007 @ 9:47 pm

    krasta krau zbrit me poshte dhe do gjesh perseri foto me te bukura ajo eshte nje ne mes te bukurave,
    Ilirian me te vertet eshte ashtu siq thua ti sa te bukura jane ato ane,zoti i krijoj dora e njeriut i harroj.

  26. krasta krau thotë:

    1 September 2007 @ 10:37 pm

    Kam zbrit Alban, eshte vertet mrekulli… Nese doni mund te sjell edhe fotot e tjera… Ose po i sjell pa leje, Llukani pastaj qe i ka ngel hatri per pilafin :P :D, mund edhe ti hedhe keshtu te dukshme…

    Ps Lola, si i thone “turpin me buke e me vere”…

  27. Alban thotë:

    1 September 2007 @ 11:21 pm

    Jetoj ne perendim ne moderrnizim po ta quaj ashtu po me ka marr malli shume te jetoj si ateher kur ishim femije dhe te varfer te varfer por ama natyra na bente te pasur ne shpirte dilnim me shoke e shoqe nga ato ane ku bashkohet lumi me detin zinim peshk e pjeknim aty per aty, ndonje got ver ose raki
    jete primitive por shume mbreslanese ndonese jam larg per momentin atje kam thesarin tim te q’muar, por te falenderoj shume per fotot sepse ben nje pune shume te mire se disa nga jugu kane inf nga veriu jo gjera te hijshme, por s’besoj se eshte ashtu por te lutem posto sa me shume foto dhe tregoju se njerzit nato zona jane krenar se historia e popullit tone eshte pikerisht ne ato zona e lidhur bashke me natyren e bukur, krasta perball bukuris njeriu nganjeher gjunjezohet se mendon dot turpin,
    po qfar pilafi moj lola aty kapet peshku njala etj krasta besoj se e din per ku e kam fjalen, nese shkon ne ato ane moj lola nuk do ndahesh dot nga ato ane ZOTI I KRIJOJ NJERIU I HARROJ krasta te pershendes dhe mos u merzit per lolen, ti merre vetem se te jesh i sigurt se do kenaqet shume biles.

  28. pozneg thotë:

    3 September 2007 @ 1:35 pm

    Eshte shum e bukur,nje pejsazh qe nuk duhet humbur,te ben te ndjehesh i lire dhe i qete.
    Vende si ky ka shume Shqiperia po nuk rreklamohen ky eshte problemi jone.
    te gjithe te huajt edhe ato qe punojne ketu keshtu me thone.

  29. ABI thotë:

    3 September 2007 @ 2:08 pm

    Krasta krau, shume foto e bukur, deri diku si dhe jo reale…. shume keq qe pamje te tilla nuk tregohen me shpesh sidomos per te huajt…. Ndonese para nja dy javesh kishte nje artikull te mire ne FT per Shqiperine… Shqiperia ka shume nevoje per PR por thuaj kush tia bej?????

    Abi

  30. Pirraci thotë:

    4 September 2007 @ 12:46 pm

    urime zoti Krasta per foton e bukur.

    Lumi i Matit dhe pikerisht gryka e shkopetit eshte nje bukuri e rralle qe ka ky rreth mbas peisazheve te lures, vargmaleve te skenderbeut , rrenojat e kalajave dhe 7 qyteteve qe ka pasur kjo zone shum e pasur me Histori te lavdishme dhe me nje natyre te paster.

    nje pjese e banoreve te ketij rrethi jan shperngulur qe nga koha e kastrioteve ne Stamboll, kalabri,Sicili, himare, shkoder, dhe me vone ne Tirane -durres.
    une personalisht e kam cilesuar bregun e lumit te Matit si zonat me te lashta ne shqiperi.
    Mati(Emathia) perfshinte dikure gjysmen e Mirdites deri ne Malet e Oroshit, gjysmen e Dibres se poshteme, qytetin e Krujes dhe Kurbinin dhe deri ne grykderdhjen e Kepit te rodonit.

  31. Pirraci thotë:

    4 September 2007 @ 12:48 pm

    kujdesni te Gryka e Shkopetit sepse ashtu sic Lumi i Matit si lumi me i rrembyeshem ne shqiperi ashtu jan dhe njerezit.

  32. dori thotë:

    4 September 2007 @ 8:23 pm

    esht nje kryeveper. por ne shiptaret nuk marim informacjonet e duhura per mrekullit e shipris

  33. StuALbTO thotë:

    5 September 2007 @ 4:32 pm

    shkopeti eshte nga te dy anet e linqenit edhe mbrapa diges e deri afer grykes ku lumi i matit bashkohet me lumin Fan (fan i madh e fan i vogel) ne fshatin skuraj….. e gjithe zone mund te arrihet shume thjeshte sepse eshte e pershkruar nga rruga nacionale tirane - peshkopi qe vazhdon me tej drejt maqedonise….

  34. Ana thotë:

    6 September 2007 @ 2:31 pm

    Edhe une kam kaluar neper keto ane, por sinqerisht nuk me ka rene ne mend te shijoj bukurine e natyres… Rruga eshte gjithe kthesa dhe nuk e kthej koken fare nga liqeni nga frika e ndonje aksidenti te mundshem…

  35. SHIFO thotë:

    20 October 2007 @ 11:41 pm

    mrekullia vet..mrekullia e 8 e botes

  36. mandi ulez thotë:

    25 March 2008 @ 6:19 pm

    eshte e hatashme

  37. ar-di thotë:

    25 March 2008 @ 6:29 pm

    Bravo krasta urojme qe ne te ardhmen te na bihesh me shume te tilla foto,

  38. burrelsja thotë:

    17 June 2008 @ 3:26 pm

    Une kaloj ne ate ngushtice ne heret e mija edhe pse jo t e shpeshta per te shkuar ne vendlindjen time.
    Eshte lumi i Matit i cili kalon ne gryken e Shkopetit.
    Shume faleminderit personit i cili e ka vene

Komentet per kete teme jane te mbyllura.
Per t'u mbrojtur nga spam-i, Peshku pa uje i mbyll komentet e cdo teme pas 60 ditesh.

  • Po shikoni nje artikull ne faqen e arkivit te Peshkut pa Uje. Per te pare faqen aktive, shkoni tek peshkupauje.com