Foto e ditës: Koncert për NATO-n

Fotografia është marrë nga faqja në internet e gazetës Rilindja Demokratike
Koncerti, Berisha: Shqiperia vendi i investimeve
Balkanweb
07/04/08
Kryeministri Sali Berisha pasi ka hipur ne skenen e koncertit “Shqiperia ne NATO” ka uruar te gjithe shqiptaret per ftesen e marre ne Bukuresht dhe ka premtuar zhvillim te vendit
TIRANE-Kryeministri i Shqiperise Sali Berisha pasi ka hipur ne skenen e koncertit “Shqiperia ne NATO” ka uruar te gjithe shqiptaret per ftesen e marre ne Samitin e Bukureshtit. Pasi eshte shkeputur nga vendi i spektatorit, kryeministri Berisha eshte pozicionuar para mikrofonit te koncertit dhe ka deklaruar para te gjithe shqiptareve qe Shqiperia do te jete vendi i investimeve te medha. “3 Prilli shenon fillimin e ores se NATO-s per shqiptaret, sigurine dhe mundesite e tyre per te ndertuar te ardhmen si qytetare te lire te ketij kontinenti. Kjo date shikon prosperitetin e larte te shqitareve dhe sot Shqiperia do te behet nje shtet me i sigurte se ne te gjithe historine se saj. Shqiperia do te kthehet ne vendin e investimeve dhe projekteve te medha per sigurimin e nje te ardhmeje te sigurte”, ka deklaruar konkretisht Berisha. Pas përfundimit te deklarates se kryeministrit te Shqiperise shume fishekzjarre jane shpërthyer ne qiellin e sheshit Skenderbej
Koncerti “Shqiperia ne NATO”, Berisha spektator ne sheshin Skenderbej
Ora 19:45 - Ka nisur koncerti festiv titulluar “Shqiperia ne NATO” organizuar nga Ministria e Turizmit, Kultures, Rinise dhe Sporteve ne sheshin Skenderbej. Ne kete koncerte pjese e publikut ne shesh eshte edhe vete kryeministri Sali Berisha sebashku mebashkeshorten e tij Liri Berisha, kryetarja e Parlamenitit Jozefina Topalli, kryetari i Grupit Parlamentar te PD-se Astrit Patozi dhe disa zyrtare te tjere. Ne kete koncert te hapur ne qender te kryeqytetit jane nje numer i madh qytetaresh te cilet kane dale per te festuar ne ftesen qe Shqiperia mori per anetaresimin ne NATO. Shume kengetare jane duke kenduar repertorin e tyre me te mire per te kenaqur sa me shume publikun qe tashme ndodhet ne sheshin Skenderbej dhe zyrtaret e larte te shtetit te cilet i jane bashkuar festimeve me publikun.


7 Prill 2008 @ 10:45 pm
Koqo! Koqo de kakao!
Es meraviliao!
Koqo de Kakao!
7 Prill 2008 @ 11:29 pm
Bo bo sa turp.
7 Prill 2008 @ 11:47 pm
bravo, urime, sinqerisht…
u lodhem, u ngopem me festa…
kafshate qe s`kaperdihet asht or vlla mjerimi…
7 Prill 2008 @ 11:57 pm
Cfare tmerri. Ishte Ciljeta? Dhe a pati cashka?
8 Prill 2008 @ 1:02 am
mal andej e mal ketej,
shkon nje trim dhe fershellen,
c’eshte?
8 Prill 2008 @ 2:04 am
Shqiperia vend i investimeve!!!!???
Shqipëria në NATO!!!????
Na rrofshi për dimër se për verë jemi vetë…
8 Prill 2008 @ 3:26 am
ah premtimi De Sotian eshte ky?
8 Prill 2008 @ 3:26 am
Feste per Naton??????????????
————
Fton NATO-ja gjithe anetaret per nje praktike te perbashket.
Shqiperia sjell vetem nje tank. Fillon te tallet Turqia me Shqiperine…
- Po ti? Vetem nje tank ke?
Thote Shqiperia:
- Ec se po i sjell te dy.
8 Prill 2008 @ 4:18 am
car karagjozlleku. si tek ‘koncert ne vitin 36′. te pakten aty kishte ca tipa simpatike po car ti bejme keti gerxhos tone qe na turperon ne cdo gje qe ben.
8 Prill 2008 @ 4:52 am
A ka ndonje more te na sjelle ca foto te atij koncertit qe u organizua kur u futem ne Traktiti Varshaves?
8 Prill 2008 @ 4:57 am
Te kujtohet ai xhandari (polici i sotem) kur e mbajti gomarin ne krahe?
Sa te kemi xhandare, aq do kemi dhe gomere.
Mirush Kabashi per Xhozin dhe Ciljeten: (duke fol ashtu me hunde)
- Njera eshte zooonje…ndersa tjetra he he ee zonjushe.
8 Prill 2008 @ 7:08 am
J. te lumte e ke thene tamam.
8 Prill 2008 @ 9:03 am
Nje skene nga dje. Nga ora 8, isha ne kafe ne lagje.
Po behej ky festimi i Sales per NATON dhe ne ate ore filluan te hudhnin fishekzjarret, po qene me te vertete me me shume zhurme se zakonisht.
Filluan njerezit e trembur te dilnin nga lokalet dhe neper ballkone duke thene “Shpertheu prap?”. “Ca u bo?”
Nuk po ftillohej njeri qe qene fishekzjarre. Per te shtuar konfuzionin kaloi e nje zjarrfikse me sirenat ndezur
U deshen nja 2 minuta qe filluan te kujtoheshin qe ishte koncerti te sheshi per te festuar NATON e organizuar nga qeveria.
Mu kujtuan viti i ri 1998 dhe 1999 kur shkaterroheshin njerzit nga nervat kur degjonin fishekzjarre se ju kujtohej kallashi i ‘97.
8 Prill 2008 @ 9:08 am
A po se qe e madhe. Shprehje kur u qetsuan njerezit e po qeshnin e shanin ne menyre miqesore - sjell birren Tirana pronari i lokalit dhe thot “Po ky palla i maroi depot qe harxhon leket me fishekzjarre?”
8 Prill 2008 @ 9:26 am
Ore, sikur e ulim pak veten ne syte e te tjereve qe bejme feste per Naton, - na pranuat, na pranuat, - Urrraaaa
Te huajt qe na shikojne jane duke i rene kokes me grusht po eshte vone per tu bere pishmend, hahahah.
8 Prill 2008 @ 9:44 am
Edhe une isha tek kafja e lagjes, Prov (pse e ke censuruar “ë”-në tek pseudonimi?!)
U degjua nje krisme e vogel qe ngjante si plumb. Te gjitheve iu iku gjaku nga fytyra dhe po shihnin te lebetitur perreth. “Mos, c’fare ndodhi”?! S’kishte kohe per pergjigje, se u degjua nje shpethim me i madh….dhe pas disa sekondash, qiellin e Tiranes na e skuq e verdhen disa fishekzjarre. Por, per ato pak sekonda deri sa ndricuan artificat, trembja dhe paniku disa sekondesh ne fytyrat e njerezve perreth tregonin shume me teper sesa festimet dhe premtimet qeveritare per “futjen historike ne periudhen e investimeve dhe te sigurise”
8 Prill 2008 @ 9:54 am
….e ulim veten the,???….po c`ti besh atij psiqikut, qe i ka marr koka ere nga “Geni i Euforizmit” qe e ka te trashguar…i semuri ..dhe e di pse eshte kaq i eforizuar pse do te largoje nga vetja dhe te mbuloje “Gropen e zeze” te Geredcit… jeniceret e tij te turpit po e quajne edhe Skenderbe!!!!!!!!!!!! te gjitha keto i bejne jeniceret, ushtaret e tij militant…te cileve u ka hedhur trute e gomarit, nje injorance e tille kaq e bujshme tregon ..se ne trurin e Doktorit dicka nuk shkon,nuk fuksionon si duhet,me e keqja eshte se Ai eshte bere nje virus..me Imunitet…qe askush edhe pse kane fakte te rjedhjes,te paaftesise,te fakteve te Gerdecit..nuk po i hyne nje as edhe nje gjemb ne kemb.. ai nuk njeh turp…ai nuk i ul syte deri sa te kete opzitare dhe intelektuale te dhjere….
“Duro o Gomar, se mire me mban”..eshte filozofia e Kryeministrit !
8 Prill 2008 @ 10:44 am
T_red, se ndoshta duket si ‘fiction’ nga menyra si e kam shkrujt, por eshte vertet ca ndodhi. Fishekzjarret ishin shume me me shume zhurme se plumbi dhe qe akoma disi drite e nuk ndriconte dhe aq ne qiell per tu ftilluar shpejt.
8 Prill 2008 @ 11:09 am
duket si skenaret e viteve ‘90, tek ne apo dhe ne Rumani, me mitingje dhe kundermitingje. dilte opozita ne miting, dy dite me pas organizonte pozita nje miting. Kendi i filmimit kishte rendesi te madhe, duhet te dukeshin sa me shume.
8 Prill 2008 @ 11:18 am
Ftesa per hyrje ne NATO ka nje impakt te madh ne shoqerine shqiptare.
Jam ne dyzim se si ti klasifikoj komentet e siperme:
1.Snobizem
2.Nihilizem
3.Inat
8 Prill 2008 @ 11:30 am
Inat plako, inat. Edhe dy te tjerat hyjne, por me shume inat sepse nuk u ra per hise, ose thene me mire sepse nuk qene ne gjendje (nuk deshen) ata te partise se zemres se tyre qe ta benin kete hap. Nuk sheh ti se keta vetem nxirje dine, vetem mohim dhe vetem sharje.
8 Prill 2008 @ 11:46 am
hunter,
turqishtja eshte gjuha zyrtare e PD, mos u ‘dyzo’ hic, zgjedhja e duhur eshte Inat.
8 Prill 2008 @ 11:50 am
ca inati , nuk e ka njeri me ftesen e NATOs po e ka me tribalizmin.
Ftesen nuk e mori Sali Berisha e mori Shqiperia. dhe keto lloj festimesh alla kinezce ca duan te tregojne, jane nje sjellje primitive alla shqiptarce qe te perfitojne kredo politike. Se pyetja eshte ca pastaj, ja dhe festuam te gjithe po pastaj ca? Ca do bejne pastaj, cilat jane hapat qe do ndjekim te zhvillohemi te ecim perpara te perfitojme konkretisht nga NATO. Asnje se di, “politikanet” flasin kot ne tym, ca thote njeri se thote tjetri.
8 Prill 2008 @ 11:53 am
15 MARS 2008 GERDEC
27 TE VDEKUR
300 TE PLAGOSUR
1000 SHTEPI TE DEMTUARA
FESTE E MADHE PER SHQIPERINE
8 Prill 2008 @ 11:55 am
INAT sa po PELLCASIN (si kuçendra !)
E degjuat Skender Gjinushin dje tek TCH ?!
Tha me “plote goje” se Meriten Kryesore per ne NATO e ka qeverisja Socialiste !!!
Car ironie mer daj, qeveria Socialiste e drejtuar nga NANO per me teper, qe Gjinushi Rama & Co e shajne sot lart e posht, poshte e perpjete …
8 Prill 2008 @ 12:05 pm
Konzert per Ftesen ne NATO!
Natyrisht qe gezohen te gjithe shqipetaret demokrate per ftesen e pranimit ne NATO, por konzert festimi eshte nje menyre shfaqe e gezimit pak sa pa shije….per shije nuk diskutohet, mirpo konzert per hyrje ne pakt ushtarak……nje mode e re qe shfaqet wetem ne shqiperi….sikur te ndodhet shqiperia ne ndonje planet tjeter dhe jo ne europe….QESHARAK…..
8 Prill 2008 @ 12:23 pm
Nuk u vjen turp!!!
Akoma jane pa varrosur viktimat e Gerdecit dhe keta festojne me paturpesi dicka qe mund te ndodhe pas dy vjeteve.
Dje Tv Klan nxorri ne emisionin “Ekskluzive” dokumentin e Sherbimeve Sekrete te Ushtrise qe i ishte dorezuar Kryeministrit dhe Presidentit dy muaj me perpare, ku informoheshin me hollesi per Gerdecin. - Ketyre nuk u vjen turp dhe mohojne te kene pasur dijeni, si dhe tani fillojne festen pa pushim.
NATO nuk eshte ceku i bardhe, jeta e shqiptareve jeti qeni do mbetet edhe pas fteses.
8 Prill 2008 @ 12:37 pm
Seriozisht, ne cilin vend eshte bere ftese kur eshte futur ne Nato ?
A po behet ftese ne Kroaci ?
Hurja
Ne tallemi me vendet
8 Prill 2008 @ 12:40 pm
e Afrikes po vete jemi me keq se ato.
Kur nuk respektojme as veten tone, si mund te presesh nga te tjeret te te respektojne.
8 Prill 2008 @ 12:50 pm
Nuk ka rendesi se per cfare dalin shqiptaret. E rendesishme eshte te shikoni sa shume kane dale ne koncert, qe per mendimin tim kjo eshte shprehje e qarte e mbeshtetjes qe njerezit atje i japin kesaj qeverie. Sidomos po te krahasojme fotot me ato te mitingut te opozites, qe ishte per ibret. Populli vazhdon te mos shikoj zgjidhje tjeter, le te flitet e te sterflitet neper forume.
8 Prill 2008 @ 1:04 pm
Berisha eshte zgjidhja???
8 Prill 2008 @ 1:08 pm
Populli yne e ka ne gen servilizmin dhe eshte i pa modikueshem ideollogjikisht.Karakteri i burrerise ose i “karabushit”(fjala nuk ka lidhje me Bushin) eshte nje barrikade qe pengon te nderhyhet gjer tek geni i servilizmit.Kur shikojme qe edhe pjestar te brezit te ri nuk luajne nga istikamet qe kane zene ne fillim neper forumet te deziluzionon.Ne pengojme vetvehten per te ndryshuar por pengojme edhe shoku shokun duke e prekur ne “tela”_tek “BESA” besnikeria ndaj partise.Edhe pse e dijme qe programi i te gjitha partive eshte i njejte-si te vjedhim popullin e kombin, ushtaret e partive vazhdojne luften.Kryetaret here pas here nxjerrin kokat ne dritare dhe bertasin:-YXHYYYYYYM!!!
Por festa e Saliut eshte fyerje jo vetem per te gjallet por edhe per te vdekurit,edhe per baxhanakun.Fantazma e tij do ta ndjek kryeministrin nga “fitorja ne fitore” nga “kocerti ne koncert”;kudo ne shtepi ne zyre ne rruge diten naten do ta ndjek prapa fantazma e baxhanakut duke tundur tufen e parave e duke klithur:
-Merri,baxhanak,merri ja ku i ke!Te pakten jep doreheqjen per mohimin qe me bere mua pa le te tjereve.Merri baxhanak , merri dhe ik sa me pare,sa me larg neper male….
8 Prill 2008 @ 1:16 pm
Shumica e ketyre qe ndjehen te turperuar nga festa, ne fakt nuk e kane me festen, por me FTESEN e marre nga Shqiperia per anetaresim…ka edhe nga ata qe e kane me NATO-n.
Nuk e kuptoj c`kane me festen? Kush ka dashur ka festuar, kush nuk ka dashur nuk ka shkuar ne feste. Pune e thjeshte kjo!
8 Prill 2008 @ 1:17 pm
Feste.
Mend per here tjeter.
8 Prill 2008 @ 1:26 pm
Hajde qemane hajde - thote Veseli.
Nuk eshte qe qe qemane Vesel, oksidenti i thote pi pi pi a no, pi pi pi a no pergjigjet kapiteni (M Kabashi).
I sugjeroj komunisteve si puna ime qe jane nihiliste, snobiste apo inatcinj, te heshtin me mire se me keto ankesa do e inatosim te parin, prijesin, komandantin, pasardhesin direkt te Skenderbeut, luftetarin vetemohues, heroin, diellin qe shndrit…………………dhe psikopatin e rrezikshem berisha te mos na fuse fare as ne BE. Fati yne eshte ne duart e tij, ne komunistet qar do kemi.
8 Prill 2008 @ 1:33 pm
Na u bene aq shume festa sa nuk do na vije radha per te punuar.Do te na iki gjithe viti pushim.apo nuk festojme rencem ne shqipetaret,bile me te shumten e hereve i kemi me krisma pushkesh dhe me kenge per partine dhe per udheheqesit largpames qe na kane katamdisur ne kete mjerim.Edhe salen ne aeroport e priten me kengen e bac enverit.Me duket se jemi matufepsur si popull,prandaj kemi edhe keto qeveri te mira.
8 Prill 2008 @ 1:37 pm
TP, hyrja ne Nato eshte nje ngjarje shume e rendsishme dhe ndoshta duhet festuar.
Problemi im vecanrisht, eshte me nje fare moskrenarie, mungese dinjiteti qe e karkterizon Shqiptarin sot.
Ne festojme ngjarje si ftesa ne Nato, firmosjen e MAS, apo puthin doren e Saliut te Bushit etj.
Nuk duhet ti bejme keto gjera, se jemi njerez te lire ne fund te fundit, e kemi nje dinjitet, e kemi nje histori te mbushur me luftra per jete me te mire, apo liri, ndaj e meritojme dhe kemi te drejte te jemi krenare, me shume se vendet e tjera apo te pakten po aq sa vendet e tjera.
Nuk kemi pse te ulim veten, nuk ke pse te ulesh veten e te poshterohesh perpara Sali komunistit apo kujdo tjeter.
Nuk jeni me ne kohen e xhaxhit, jeni ne kohen e lirise o njerez. Iku xhaxhi Enveri e keshtu do te ike edhe xhaxhi Saliu.
8 Prill 2008 @ 1:37 pm
@AR31
Po te ishte Berisha zgjidhja, une e ndoshta ti e te tjeret, nuk do ishim ketu ku jemi tani, po ne Tirane. Une vetem po them qe ai popull eshte, ate qeveri ka. Mund te rri te shkruaj e te shaj gjithe diten te peshku sepse jam e lire ta bej kete, por njekohesisht jam e detyruar te respektoj dhe lirine e te tjereve, te shumices qe po e mban kete qeveri. Faktet jane fakte dhe jo me larg se pak dite nga njeri tjetri, i pame sa njerez dolen per opoziten!
8 Prill 2008 @ 1:38 pm
Ah mor peshq sa mjerane qe keni ngelur,nuk ju hyn ne sy asigje po te ish ashtu si thoni ju njerzit vetem duhet te qanin nga mengjezi ne mbremje,nje gje duhet te kuptoni se njerzit atje nuk vajten per koncertin por per ti treguar Rames gjinushit mos tallen me ta,mos derdhin lot krokodili per gerdecin,per ti treguar atyre se nuk mund te pajtohen me ta qe gjate qeverisjes se tyre instaluan mafjen ne pushtet ,shikojeni realitetin ne sy dhe mos i beni qefin njeri tjetrit per ideologjine qe ju sundon ne trurin tuaj ,prej peshk,se i thone i gjoje ,tru peshk mo…
8 Prill 2008 @ 1:40 pm
mendoj se me keto leke mund te ishte bere ndonje gje tjeter,
se me te vertete jemi popull i qejfit,
por kesaj rradhe do kishte qene me mire qe keto fonde tu jepeshin Gerdecareve, ose familjeve te ushtareve qe rrezikojne jeten ne misionet e paqes.
faleminderit djemve qe luftojne jashte atdheut.
8 Prill 2008 @ 1:46 pm
Nje koncert madheshtor me kengetare te artistet me te njohur eshte organizuar dje ne mbremje ne sheshin Skenderbej ne kuader te festimeve per marrjen e fteses per anetaresim ne NATO. Ne akvititetin gjigand te titulluar “Shqiperia ne NATO” organizuar nga Ministria e Turizmit, Kultures, Rinise dhe Sporteve, merrnin pjese zyrtaret me te larte te shtetit, midis te cileve edhe vete kryeministri Sali Berisha se bashku me bashkeshorten e tij, Liri Berisha, kryetarja e Kuvendit te Shqiperise, Jozefina Topalli, kryetari i Grupit Parlamentar te Partise Demokratikie, Astrit Patozi dhe disa zyrtare te tjere. Kryeministri Berisha, pasi ka hipur ne skenen e koncertit, ka uruar te gjithe shqiptaret per ftesen e marre ne Samitin e Bukureshtit. Pasi eshte shkeputur nga vendi i spektatorit, kryeministri Berisha eshte pozicionuar para mikrofonit te koncertit dhe ka deklaruar para te gjithe shqiptareve qe Shqiperia do te jete vendi i investimeve te medha.
3 prilli ndan historine e shqiptareve nga koherat e pasigurise dhe te paudhesive te medha, ne koherat e lirise dhe te se ardhmes.
Zoti e bekofte NATO-n! Zoti e bekofte Shqiperine!
Faleminderit…..
8 Prill 2008 @ 1:48 pm
Pasi eshte shkeputur nga vendi i spektatorit, kryeministri Berisha eshte pozicionuar para mikrofonit te koncertit dhe ka deklaruar para te gjithe shqiptareve qe Shqiperia do te jete vendi i investimeve te medha.
Qe neser nisem per ne Shqiperi!
1 Euro do marr me vete,shpresoj se do bej pune!
Rrofte PDSH
8 Prill 2008 @ 1:54 pm
8 Prill 2008 @ 1:55 pm
“hunter thote:
midis te cileve edhe vete kryeministri Sali Berisha se bashku me bashkeshorten e tij, Liri Berisha…….”
Lexoni me siper “VETE”… mori pjese vete faraoni, Zeusi, prijesi. Ai gjeti kohen te shkeputet nga puna, per te gezuar popullin, milionat e njerezve qe kishin mbushur rruget dhe festonin marrjen e nje ftese. Faraoni deklaroi qe ketej e tutje Shqiperia do haje me luge floriri, INVESTIME TE MEDHA na presin. Ata qe gezojne nga keto fjale me siguri kane lindur pas 97, megjithate sot gezojme te gjithe. Doktori pacient, i prin turmes qe me shume ngjan me qenin e Pavllovit. oooops, dola prape si inatci dhe snob.
8 Prill 2008 @ 2:04 pm
Edhe mua me vjen te qesh, por ka dicka me te thelle te gezimi e atyre njerezve, atij populli. Eshte dicka e sinqerte, ndoshta pak naive, por jo e denje per tallje. Shoh nje pozitivizem qe nuk duhet nenvleresuar.
8 Prill 2008 @ 2:14 pm
Po keto leket mund tua jepnin atyre lumedhenjve te Gerdecit, festojne sikur po dergojme satelit ne hene. po jeta vazhdon si me pare me te njejtat probleme. te roje komandanti per ditet e mira qe po na sjell
8 Prill 2008 @ 2:30 pm
Populli ne 45 vjet komunizem ka dale me qindra here ne demonstrime deri ne pritjen e Zhukovit-Hrushovit-Cuen-Lait . Per anetaresimin ne NATO nje demonstrim ishte gjeja me e paket anetaresimi ne NATO nenkupton shkeputjen nga e keqja Komuniste kthimin ne civilizimin Perendimor.
Bravo BERISHA ke hyre ne histori .
8 Prill 2008 @ 2:36 pm
O Hunter,
Une ne rruge isha ne ate ore se me ra te shkoja deri tek posta qendrore por s’pashe ndonje gezim te stermadh tek njerezit. Kishte pak veshtiresi ne levizje dhe pak acarim ne kryqezimin tek Ministria e Mbrojtjes por s’mu hodh njeri ne qafe duke thirrur NATO, NATO, NATO
I vetmi ndryshim qe vura re nga ditet e tjera ne ate cope te rruges ishte se shitesit e celulareve qe e bejne pjesen para postes te frikshme, ishin larguar heret dhe mund te ecje pa problem ne trotuar.
Megjithate, me behet qejfi qe gezimi i atyre njerezve ne shesh paska ardhur deri tek ty diku ne BE.
8 Prill 2008 @ 2:38 pm
I qendroj perseri hajvanologjise ne kete shkrim: Fluturon gomari?
- Me gjithe kopace.
8 Prill 2008 @ 2:54 pm
E ke kopjuar nga Zeri i Popullit, 8 Prill 1955 kte shkrim?? Vec ke ndryshuar emrat…Sali Berishen per Enver Hoxhen, Lirine per Nexhmijen…Jozin per Mehmet Shehun…Grupi Parlamentar per Byrone Politike…Astrit Patozi per Hysni Kapon…dhe Zotin per Stalinin.
Ju jeni per tu ardhur keq o popull…ti Hunter ke talent…duhet te shkruash per RD-en…se as ata nuk mund te na ringjallnin kto ndjenja sic na i ringjalle ti…
Nejse…le te festojne…e c’beri ne fund te fundit? Mblodhi Bathoristet dhe Brraken ne Sheshin Skenderbej…le te festojne. Ata qe kane 2 pika tur ne koke besoj e kuptojne c’tallje eshte kjo me popullin…sa per Bathoristet le te shkojne ne koncertet e Partise.
Mua s’me prish pune vetem se eshte pak si turp para botes…shpresoj te mos ket patur ndonje kameraman te huaj
8 Prill 2008 @ 3:00 pm
Gezim i madh qe u futem ne NATO…Pyet nje Bathorist se ku bie NATO-ja…dhe ai do te thote “n’Amerik!” Eshte i sinqert…por eshte injorance e sinqerte. Hyrja ne NATO nuk eshte eveniment per tu festuar me lule e me kenge…se fundja perseri pa drita e pa uje e pa pune je…dhe varret e Gerdecit akoma nuk jane mbuluar te gjitha. Festohet me dinjitet nga shteti…jo nga injorantet me 4-klasa shkolle me VW Toureg te ministrive
Une nuk ve ne dyshim sinqeritetin e idiotve qe dalin ne shesh me Berishen…prandj i friksohem…se injorancen e kane me plot sinqeritet…dhe naivitet.
Po mire Bathoristi qe s’e di ku bie Korca jo mo NATO-ja…po ti Hunter…what’s your excuse?
8 Prill 2008 @ 3:15 pm
O Grup, po une per te qeshur e vura. Pastaj ca inati ke me bathoristet. Ato i mbajti Enveri per 50 vjet te humbur mes maleve e nuk i lejonte te vinin ne qytet. Raporti popullsi fshatare/popullsi qytetare ne 1990 ishte 70% me 30%, jashtezakonisht anormal. Ra rregjimi dhe e gjykuan se eshte me mire te jetosh mes pluhurit e baltes se Bathores, se sa ne kulla, 4 ore ne kembe larg qytetit me te afert. Me logjiken tende edhe gjithe ne emigrantet duhet te diskriminohemi prej vendeve ku jetojme sot.
Ftesa per hyrje ne NATO eshte largim definitiv prej izolimit 50 vjecar komunist, si i tille perceptohet nga populli e si i tille festohet. Eshte dicka e bukur, jo per tu percmuar.
8 Prill 2008 @ 3:25 pm
qarkullojne llafe se per kete koncert jane shpenzua rreth 150 milione leke te vjetra, ose 150 mije euro. per te cilet thuhet se vetem Elita 5 ka marre rreth 15 mije euro. Qeveri ne diete.
Pika qe si bie qeverise sone se vidhen dhe shpenzohen leket pa mase.
te krefme kurve me pak llafe
8 Prill 2008 @ 3:36 pm
Ne njeri qe ka pak fare logjike,si mund te dali ne nje shesh dhe te “festoje”…kur eshte i papune, pa shtepi,pa drita,pa uje,pa shprese.
Jam i sigurte se 90 % e atyre qe ishin ne shesh i kishin keto te fundit.
Sa per logjiken jam ne dyshim…!!!
Pyeten dikur nje njeri te madh!
Nga se ke me shume frike,nga nje injorant apo nga nje kriminel?
Nga injoranti tha ai-se krimineli di se cfare ben!
8 Prill 2008 @ 3:44 pm
Sa gomenj eshte udheheqja ne Shqiperi. Ne futemi ne NATO per interesa gjeopolitike te shteteve te tjera, dhe ne bejme feste teksa ne Gerdec gjenden akoma trupa te pajete. Po c’behet keshtu mor vellezer? Po ai popull gomar qe shkoi ne Skenderbe pse nuk u tut nje cik nga hija e vdekjes ne gerdec dhe krenaria kombetare?
8 Prill 2008 @ 3:48 pm
Per Salen do qe me mire qe monopolin e forces ta kishin jo institucionet shteterore te sigurise, po ato turmat e tij qe nxjerr ne bulevard.
Ne keto 17 vjet ka luftuar e perpjekur te shkateroj institucionet e sigurise e mbrojties kombetare.
E politika e tije e rruges keto njeh, mitingje, turma , rremuja e as ka pike koncepti per te ndertuar shtet, ushtri , institucione sigurie e garantuar demorkacine.
Tregon ca eshte.
18 vjet ky njeri ka luftuar te shkateroj demokracine, ushtrine e organet e sigurise kometare, e te ndertoj kete rrumpalle pa pike regulli e institucioni e ku ligjin e ben turma e banda e ku harbohet me keto mitingje elektorale ordinere , kenaqesia e tije.
Pra ne rruge, me rrugen, e stilin e rruges.
Kur NATO do te thote INSTITUCION
Po fajin e kan shqiptaret, qe nuk i cojne Gerdecin ngado nga vete e harbohet .
8 Prill 2008 @ 4:59 pm
Nqs flasim per militantet e Bathores & co kjo teori Godsmack bie, pasi ata tashme jane me siguri ne pune duke qene militante, Berisha i ka bere me shpi ne legjislaturen e kaluar, ndersa ne kete te tanishmen jau legalizoi, kane uje e drita dhe madje ne shume raste as nuk i paguajne.
Me thua dot perse nuk duhet te festojne???
8 Prill 2008 @ 5:09 pm
Duke si ndonje kope kafshesh. Prijesi i kopese, mishngrenesi i madh, pas vaktit, i sterngopur, i le ndonje kocke hijenave, qe te gezojne, te mbushin barkun, qe te kene aq forca te nesermen sa te gezojne serish.
8 Prill 2008 @ 5:40 pm
E forta e dites eshte fjala e lefterit ‘kucendra’. Loooool, me kujtoji nje katnari tirane te pazari ri qe e degjova ne vere ti referohej nje shiu vere qe i lagu domatet si ‘uragand’.
Seriozisht tani, koncerte te tilla debile nxjerrin me shume ne pah majmunllekun tone qe te ben te kesh turp te jesh shqiptar dhe pjese e nje turme te tille merhume qe me kujton turmat merhume te 1 majit apo te atij koncertit qe organizoji qeveria komuniste 3 dite pasi u dynden njerezia neper ambasada ne 1990. I njejti dekor, e njejta mendesi puthadore, i njejti publik injorant, te njejtit kengetare te skaduar, e njejta perulje prej provinciali. Bene gje koncert kroatet? Hic bile as e rrujten fare. Po rumunt e bullgart gezuan gje si zulu per Naton? Hic fare bile gjysma e popullsise ishin kunder. Mire qe jemi shtet pa breke e komb bageti…po perse duhet ta marri veshe gjithe mehalla qe jemi pa breke e pa derman njehere?
Se kush tha si dikur Hysni Kapo e Mehmet Shehu sot kemi Astrit Patozin e Xhozi Topallen. Ca krahasoni i her i cop katnari si Patozi qe per her te pare erdhi ne Tirane me harte me vete me Mehmet Shehun qe te impononte respekt qe 1 km larg apo me H.Kapon qe vishej si parizien.
Dajosh…me kenaqe.
8 Prill 2008 @ 5:56 pm
interesant… sa kaluam dimrin. Me NATOn harruam se cfare hoqem pa drita e pa ngrohje. Te me falin shqiptaret per shprehjen figurative por eshte tamam : Bagetite ne NATO… erdhi maji ngadale pastaj qershori e keshtu me rradhe deri sa koha te ftohet e ne prape do mbetemi pa drita. Do harrojme NATOn deri sa te ngrohet koha perseri.
Jo mor jo … ngerdheshjet e klases politike per arritjet spektakolare ne fushen e integrimit euroatlanitk dhe ne familjen e madhe europiane jane fiasko, kur gjyshja ime ende ngrohet me mangall teksa televizori 29 polsh qe ja bleu xhaja dergjet ne cep te dhomes se ska korent te forte per te ngopur.
Rrofte NATO-ja shqiptar i varfer … gezohu me cicet e ciljetes e lotet e krokodilit te berishes qe per pak ja keputi shpirting kasapit BUSH.
8 Prill 2008 @ 7:28 pm
Hajde koncert hajde, car njerezish dele.
Ne 1991 Salija tha qe tani erdhi koha e shqiperise, koha e ivestimeve dhe progresit.
Ne 1992 kur fitoji zgjedhjet po ashtu.
Ne 2005 po ashtu qe koha e progresit.
Ne 2008 po prape.
Akoma se keni kuptuar qe ky njeri eshte halucinant i lindur dhe per ne shqipot nen gyqmin e ketij rrumpalle do jet gjithmone koha e vuajtjes?
8 Prill 2008 @ 7:37 pm
Ore, po si nuk reagoje njeri xhanem, per faktin se Qeveria kishte ftuar tere opoziten, Ramen etj qe te vinin te vestonin se bashku, por ata s’pranuan.
Njeri nuk i merr me zor, se jane njerez te lire : e mire ishte te festonin edhe ata, meqenese kane dhe ata meritat e tyre ne kete arritje. Fakti qe kane injoruar ftesen, tregon qejf-mbetjen e Opozites per mos te thene “cmirren” e saj …
Kot bertet Rama pastaj se “Shqiptaret duhen bashkuar, pa dallime politike, majtas -djathtas” - (dmth: pa dallime feje, krahine e ideje).
8 Prill 2008 @ 7:40 pm
Gjipeja e tregoi te pakten veten, me kurajo, se eshte kunder Natos per vete organizimin e saj, perderisa Shqiperia ju shit “kasapit BUSH”
Shembullin e saj/tij duhet te ndjekin tere ata qe kritikojne “me spond” - me “rikoshet”, NATOn, duke kaluar nga kritika per qeverine, Salen, festimet, thyerjen e zise per Gerdecin etj etj.
Le te dalin hapur ata qe mendojne si Gjipeja, se jemi bere dhe do behemi vasale te “KASAPIT BUSH”, dmth te USA . . . dhe diskutojme pastaj ne baza te reja.
8 Prill 2008 @ 7:50 pm
Parti Enver jemi gati kurdoher, hidhe vallen mer Lefter, mos e bej qefin qeder.
Urraaaaaaaaa.
8 Prill 2008 @ 8:08 pm
Plotesisht dakort me ty lefti. Eshte humbje kohe dhe debat i kote marrja me festen e organizuar dhe pjesemarrjen, kur qellimi i shumices se diskutanteve eshte tek NATO-ja (anetaresimi i Shqiperise ne kete organizate) dhe tek meritat e qeverise per ftesen…
Sinqerisht qe duhet nje lloj kundershtimi dhe kriticizmi edhe per kete. Ata qe kane arsye per te kundershtuar anetaresimin e Shqiperise ne NATO - te drejta ose jo ato arsye - ti shprehin ketu tek peshku.
Eshte qesharake por edhe e hidhur, kur degjon qe edhe Nexhmije Hoxha qenka pro-anetaresimit ne NATO.
8 Prill 2008 @ 8:35 pm
pse nuk i permend njeri autobuzet me administrate nga rrethet.
8 Prill 2008 @ 8:51 pm
Lefti: Le te dalin hapur ata qe mendojne si Gjipeja, se jemi bere dhe do behemi vasale te “KASAPIT BUSH”, dmth te USA . . . dhe diskutojme pastaj ne baza te reja.
ThoughtPolice: Plotesisht dakort me ty lefti.
——
O djema, po mos mbani frymen se nuk do ju dale hapur askush te thote keto fjale - tamam sic ua ka enda juve, sepse bota nuk eshte plot me budallenj dhe dy te mencur.
Kjo sfida/deshira e leftit “per dalje hapur” eshte si urimi i atij “te mencurit” qe t’i dale ndonje “budalla” ne shteg per t’i dhene shkak te tregoje sa i mencur eshte. Eshte sikur kerkosh, “Te dale hapur ai qe beson se Toka eshte e sheshte!!!”. Qe t’ia shtype koken lefti pastaj menjehere…ta ekspozoje ‘armikun’ - te bejme pastaj kontrastin: JU te Ligjte dhe NE te Miret….blla blla blla…
Ftesa ne NATO eshte nje levizje pozitive, eshte send i mire dhe shumicen derrmuese te shqiptareve i gezon. Ka ndonje kokorr qe nuk do NATO, po keta jane te rralle shume. Ajo qe kontestohet nuk eshte Ftesa, as NATO-ja. Ajo qe kontestohet eshte manipulimi i shtetit me Ftesen per te mbuluar te zezat e veta. Kundershtohet festa jo se nuk ishte e mire qe hyme ne NATO por sepse eshte hipokrizi te nderosh nje qeveri te paaftish…Keta qe flasin per “realizimin e endrres” dhe te tjera dokrra si keto perpiqen qe ta perdorin NATO-n si mburoje dhe propagande per te fshehur turpin e madh qe u ka rene….Krater i madh eshte Gedeci or shqiptar. Qe nuk mbulohet me banderola…
Ka nje fallsitet kjo qeveri qe ta perzjen.
Dhe me keto festat e perforcon kete pershtypje sepse po bejne manifestime si te 1 Majit ne kohen e Dulles, dhe po flasin per “endrra me integrim” nderkohe qe shqiptari shtypet.
Po nis t’i perngjaje diktatures nga metodat, format, mendimet…po behet e peshtire, e padurueshme…heret apo vone do ta vjellim…
8 Prill 2008 @ 8:59 pm
Mire do qe te bente dhe Nexhmie Hoxha nje miting per NATOn.
Se dhe ajo qe pro NATOs.
8 Prill 2008 @ 9:44 pm
“…bota nuk eshte plot me budallenj dhe dy te mencur”
bota = peshkupauje ???
8 Prill 2008 @ 11:10 pm
Qellimi i koncertit ishte ti tregohej opopzites se populli shqiptar nuk eshte kunder qeverise Berisha , dhe ti tregoj opozites qe te behet me serioze dhe ti lere kalamanlliqet .
Me kalamanlliqe nuk meret me pushteti ne shqiperi , iken ato kohera .
8 Prill 2008 @ 11:12 pm
Prandaj ore Salaj Blendi, e lozni “fshehurazi” ju, sepse keni frike se mos dilni ne shteg, dhe ju “shtypim koken” ?!
Sa e forte kjo pergjigjja jote o Blendi, sepse degjoa Hysni Milloshin qe ishte ftuar tek Arian Cani para 5 ditesh, i cili kur e pa se ne studio nuk ngriti doren asnjeri per te thene se ishte komunist apo se kishte komunist ne shtepi, ju pergjigj Canit : “Kane frike, se po te thone se jane Komunist, apo kane te aferm komunist, i SHQYEJNE tek cepi i rruges !”
Thashe me vete ne ato momente : “S’eshte koha njesoj si ne kohen tende xhaxho, ku per nje llaf goje haje 10 vjet burg per axhitacion e propagande ! ne demokraci jane te tere te lire te kene mendimet e tyre, nuk i prek njeri per keto”
Edhe ty o BLENDI njelloj te pergjigjem :
Thuaje hapur mendimin tend ! Nuk te trazon njeri ! Vetem mos lozni fshehurazi : thuajeni troç qe jeni kunder BUSH, kunder politikes Amerikane aktuale, kunder Luftes ne Irak (edhe une kunder saj jam), kunder NATOS, kunder Shqiperise ne NATO etj etj
S’ka asnje gje te keqe te thuash mendimin tend : nuk te “shqyen njeri tek cepi i rruges” - siç pandehte Hysni Milloshi …
8 Prill 2008 @ 11:15 pm
Qe te mos kete ekuivoke, personalisht nuk kam qene qe ne fillim pro luftes ne Irak, dhe vazhdoj te jem i bindur per kete : Franca me Gjermanine bene zgjidhjen e duhur, ate te drejten.
Tani edhe vete Amerikanet e shohin se ne Irak ka vajtur ç’do gje seprapthi : 64% e tyre jane te zhgenjyer nga ajo “lufte”
Por, NATO nuk eshte ne Irak : Nato eshte ne Afganistan, ne Bosnje, ne Kosove, e gjetke - e thashe kete, nga meraku se mos ngaterrohen disa
8 Prill 2008 @ 11:19 pm
ore juve berishianeve duhet tua thuash cope: NA CATE TRAPIN! Ai miting ishte i pamoralshem, ato valle ishte valle mbi te vdekurit e korrupsionit te kesaj qeverie, ajo fytyre idiote qe buzeqesh atje me gishtat perpjete mund te mashtroj vetem injorantet e shqiperise, bythelepiresit e klanit berisha. po! c’eshte e verteta ju nuk te shqyeni, ju te fusni leva kokes e te zhdukni! ky mesjetar barbar ka zaptuar cdo instance te shtetit, kurse ju vazhdoni ti bini kanaçeve. ik ore se na cate trapin njerez idiote!
8 Prill 2008 @ 11:22 pm
me kete gjuhe qe perdor ti or mik, tregove se ju te “politikes se re” qenkeni mjaft dashamires per lirine e te shprehurit, te fjales etj : ju t’a mbyllni gojen me te shara etj etj, kurse une u shpreha me lart se pranoj ç’do lloj ideje dhe mund te debatojme pa i “mbyllur gojen” njeri_tjetrit … por kur s’ju leverdis juve te degjoni te tjeret, me mire fiksni PC-ne e flini gjume
8 Prill 2008 @ 11:31 pm
ok tani prano idene time. Mos me caj trapin!!! ok??? kjo eshte politika ime ndaj ketyre plerave qe lundrojne me jahte neper lumenj gjaku dhe ndaj jush o kllouna te gjore qe vini ketu e zgerdhiheni e pastaj na jepni edhe leksione demokracie. keni qene mallkimi i Shqiperise! i demokracise! i lirise!
8 Prill 2008 @ 11:31 pm
Ska shqiptar qe eshte kunder Natos dhe anetaresimit ne organizata prestigjoze. Per Naton u gezova qe u futem vec per nje arsye, qe rradhitja perkrah shteteve normale perendimore do na bej edhe ne te dukemi me te hajrit se cjemi, do na e largoje eren e qelbur qe na vjen nga 17 vjet zhgenjim demokratik. Pavaresisht se futjen nuk e meritonim fare por per hir te USA u futem sic u fusnin ne universitet para 10 vjetesh ata qe pretendonim se ishin te persekutuar nga komunizmi: pa konkurs. Por edhe ate qejf qe u futem ma nxorren per hundesh keto majmunerite e Sal gomarit dhe salinjve te vegjel te forumeve, na e nxorret qefi edhe ate pak motiv gezimi qe patem. Mir ju tha AR31 juve, ikni se na cate trapin, ikni blini nje cd me kenget e koncertit te NATO-s qe tju zeje gjumi me mire nen tingujt e ’shikishikijava’.
8 Prill 2008 @ 11:38 pm
Zevendes Ndihmes Sekretarja e Shtetit Rozmari Di Karlo: Shqiperia permbushi kriteret
Zëri i Amerikës: Të ndalemi në zhvillimet më të fundit pas takimit të fundit të Natos, ku Shqipëria dhe Kroacia morën ftesën, por jo Maqedonia, në pritje të zgjidhjes së mosmarrëveshjes me Greqinë. A ka pasur përparim në këtë proces?
Rozmari Di Karlo: E mirëpritëm nga njëra faktin që të tria vendet përmbushën kriteret për anëtarësim në Nato. E përshëndesim ftesën që morën Shqipëria dhe Kroacia për anëtarësim në këtë aleancë. Ishte zhgënjyes fakti që mosmarrëveshja për emrin, pengoi ftesën për Maqedoninë. Shpresojmë që gjatë javëve të ardhshme, si Greqia edhe Maqedonia të vazhdojnë dialogun që filloi disa muaj para takimit të Natos për zgjidhjen e çështjes së emrit dhe që do të shohim një zgjidhje të shpejtë. Maqedonia ka punuar seriozisht për reforma në mënyrë që të siguronte anëtarësim në Nato. Aleanca gëzon mbështetje të gjerë në popullatë dhe urojmë që Maqedonia të anëtarësohet së shpejti.
Zëri i Amerikës: Çfarë prisni të realizojnë autoritetet në Shqipëri në mënyrë që të finalizohet anëtarësimi? Çfarë hapash mbeten për t’u përmbushur?
Rozmari Di Karlo: Ende ka hapa për t’u përmbushur. Së pari çdo anëtar i aleancës duhet të ratifikojë anëtarësimin e Shqipërisë dhe ky proces kërkon kohë. Mendoj se të gjitha vendet që përmbushën kriteret për anëtarësim kanë realizuar përparim të konsiderueshëm. Jemi të kënaqur me përparimin që kanë realizuar Shqipëria, Kroacia dhe Maqedonia.
8 Prill 2008 @ 11:54 pm
juve kur s’duroni dot 3-4 vte ketu qe jane kunder mendimeve tuaja, palé te tjerat !
Si jeni mesuar “kooperativçe” more ?! Pse, te gjithe duhet te mendojne si ju, qe te “mos ju çajne trapin” ? kush del nga grigja, e ha ujku, kjo eshte deviza juaj ?
Ne jemi tek Peshkua nja 4-5, kurse ju te tjeret jeni nja 40-50, dhe prape s’ngopeni ? C’fare doni, kur te ikim dhe ne, te rrini tja u “mbeshtesni njeri tjetrit” pastaj, rehat, se s’do t’ju kundershtoi kush, kete doni ?
Po qe keshtu, vazhdoni atehere …
9 Prill 2008 @ 12:31 am
Sa gabim flisni te gjithe.NATO(OTAN) eshte nje eveniment shume i rendesishem per shqiperine.Ftesa NATO’s eshte ber qe ne 1989 shqiperis komuniste diktatore shqiptare.Kane qen refuzimet e komunisteve qe nuk u futem ne NATO qe heret.Ju te gjithe ktu nuk besoj se e keni idene se c’do te thote NATO(OTAN) por keni manine e kundershtimit manin e urrejtjes,cmires,antipatis kundershtimit dhe sic e dim historikisht te mendimeve tona jo te perbashketa dhe animeve politike.NATO nuk do ti sjelli perparim shqiperis qe ne ditet e para zhvillim gjigand sic mendoni ju apo sic keni degjuar ju neper kafene.Por do te sjelli nje respekt ne vendet e tjera kur ty deri dje te urrenin vetem qe ishe shqipetare te rritet personaliteti dinjiteti jot dhe i vendit.Kjo eshte merita e popullit thone ca politikan mashtrues.Populli eshte bagdi nga iken bariu vete populli.Kjo eshte merite e USA’s dhe pastaj e gjithe grupeve politike qe ndihmuan ne arritjen e reformave.Ne kte koncert rinia nuk ka vajtur per Salen Topallin Ramen Meten e shume te tjere por kane vajtur per tu ingranuar me dicka per te kaluar nje note me kenge.Sa per gerdecin me vjen keq per te humburit por ne Otranto dhe 97′ vdiqen me mijra shqipetare dhe sdo te thote qe ne do mbajm zi 100 vjet.Ca ti bojm qe erdhi nje e zeze dhe nje e bardh brenda pak ditesh.MOS PARAGJYKONI POR MESONI DHE THONI.
9 Prill 2008 @ 12:47 am
Sa gabim flet ti njehere kur thua “sa gabim flisni ju te gjithe”. Sapo u dha shembulli tipik i mentaliteti qe mbizoteron tek ne “E DI UNE” dhe “CA TI BOJME”.
9 Prill 2008 @ 9:06 am
Nje gje jam kurioz te di,a do te frymezohen kompozitoret dhe vjershetaret te bejne kenge per keto ngjarje kaq te madhe ashtu sic benin dikur ,kur hynim dhe dilnim nga traktati i Varshaves,kur cirrnim maskat e imp dhe rev ,kur zbulonim planet djallezore te natos,kur vigjelonim sa here kalonte flota e gjashte amerikane neper mesdhe etj etj.A do te dalin me inisiativa fshataret dhe mjelsit e lopeve te marin nga 2 vica per krere te shtojne rendimentin e grurit dhe te qumeshtit.Ai sekretari i partise Sali qe i ka pase kaq per zemer keto inisiativa ,tani na flet ne emer te zotit,nuk thote me per ideal te partise[sic betoheshin me perpara).Edhe podiumin kete radhe e beri tek busti i feniksit,pasi i zuri karriken me te njejtat metoda do qe ti zere edhe vendin(truallin) per ndonje bust bronzi dhe te jete perballe Skenderbeut,si i dyti i kombit.
9 Prill 2008 @ 1:02 pm
Rendesi ka qe te gjithe komunistet qe nga Nexhmie Hoxha deri te Sali Berisha jane per hyrien ne NATO.
Madje dhe ekonomistet e koooperatives si Ritvan Bode apo kooperativist si Jemin Gjana jane per hyrien ne NATO. Mos haro Xhuvelin.
Sala e qeveria e tije ja bene koncertin ketij populli ne Gerdec, e prandaj shume nuk qene entuziast me kete minikoncert.
Ndoshta ndonje kenge aktuale do ngjallte kureshtien
Ne NATO o komunist
Me Sali
E me Nexhmi
E me Mehdi
e refreni
Gerdeci
Gerdeci
Gerdeci
9 Prill 2008 @ 4:01 pm
Sa mire do ishte sikur te gjitha leket qe u shpenzuan per ate koncert idiot te shkonin per viktimat e Gerdecit. Po kush do mendoj nje gje te tille, Berisha i cili kerkon qe me festa te tilla fallco te heqe vemendjen nga problemet e medha qe ka vendi.
Lumi qe e mori kete popull me keta pushtetar qe na qeverisin.
9 Prill 2008 @ 7:20 pm
hahahahahah
si ishte ajo e qozim mulletit:
Ne ketu NATON na e hane gomeret , ne paris e blejme me verdhushka
hahahhahahhahahhaha
HI dajosh, qafir dhe gjithe ju snobat e perndimit qe i keni site e hapur e shikoni pertej genjeshtrave qe i ha populli yne me gjithe gezim, dhe pastaj uron dhe veten per kete hap e evinement (si i thone ne shqip hahha ngjarje) te rendesishme
ah popull budalla, ske faj ti e kane ata.
ha ti lope ha.
9 Prill 2008 @ 7:48 pm
Ej, o NYC-o!
Une degjova nje tjeter t’nolte (per mu’ t’pakten)
Po i thojte ky robi nja dy shokeve te vet:
Shqipnia hyni m’NATO, rrini ju rrini!
E thellet nuk o’ po mu’ m’boni me qesh!
9 Prill 2008 @ 7:54 pm
Na Nato na futi amerikani
na ka marre frike gjith Ballkani
dridhet serbi italiani
10 Prill 2008 @ 11:31 am
semundja e pasherueshme e shqiptarit mbetet Negativiteti..congrats te gjith trashgemitarve/trasheguesve (??) te tiparit me te piste te diktatures!
10 Prill 2008 @ 1:16 pm
Sabri Gogo tek gazeta PANORAMA
Në SHBA zgjidhen nga populli edhe prokurorët e sherifet e policisë lokale.
Eshtë koha të reformohet administrata nga qendra në bazë, duke ngarkuar me përgjegjësi të qarta institucionet dhe çdo nëpunës në veçanti. Vetëm në këtë rrugë ndërtohet shteti. Masat gjysmake do të na lenë siç jemi. Ky është mësimi themelor që duhet të nxjerrin nga Gërdeci
* * *
Më 7 prill ambasadori amerikan tha se, Gërdeci duhet hetuar deri në fund dhe të përfshijë këdo të lidhur drejtpërdrejt ose tërthor me këtë katastrofë. Pavarësisht nga pozita politike. Deklarata gjeti miratim të plotë në opinionin publik, por u dëgjua edhe ndonjë zë që e komentoi deklaratën si ndërhyrje në punët tona. Nuk e kuptoj absolutisht se ku qëndron ndërhyrja. Të gjitha duam që punës t’i shkohet në fund, por jo të gjithë besojmë se kjo do të bëhet. Ata që dyshojnë se hetimet mund të rrumbullohen, siç ka ndodhur në të kaluarën, marrin zemër kur shohin se, në këtë punë janë angazhuar dhe specialistë amerikane. Unë them se veç teknikëve, duhet të jenë angazhuar dhe specialistë amerikane. Unë them se veç teknikëve, duhet të jenë angazhuar edhe agjentë të FBI. Në qoftë kështu, me forcohet bindja se do të dalë në shesh krejt e vërteta. Vetëm atëherë do të qetësohem disi shpirtrat e atyre që e pësuan në Gërdec, vetëm kështu shqiptarët mund të fillojnë të besojnë në shtetin e tyre. Atëherë mirë se të vijë ndërhyrja e ambasadorit dhe e gjithkujt. Ndërkohë presim analizën e qeverisë mbi përcaktimin e përgjegjësive administrative dhe reformimin e vërtetë të administratës. Presim një ribërje serioze të Kabinetit. Ndryshe, qeveria nuk do të mund të shmangë dështimin e plotë. Manipulimet politike të çfarëdo lloji nuk pinë ujë në rastin e Gërdecit.
10 Prill 2008 @ 1:19 pm
Sabri Godo tek gazeta PANORAMA
Shteti përballë Gërdecit
Sabri Godo 10/04/2008
Dhimbja për Gërdecin rëndon mbi të gjithë, sipas ndjesive të secilit. Katastrofa mbetet e gjallë Një fjalë e urtë thotë: “Vdekja duke hyrë e jo duke dalë”. Pesëmbëdhjetë marsi solli një ndryshim në sjelljen, mendimin dhe kërkesat tona, ndaj vetes dhe atyre që qeverisin. Ka disa pyetje që të mundojnë deri në brerje të trurit. Si u lejua çmontimi i municioneve në mes të një qendre të populluar? Si u lejua që kjo të bëhej në mungesë të plotë të sigurisë? Si u lejua grumbullimi në një pikë i 4000 mijë tonë municioneve? Si ndodhi që e gjithë puna të kalonte në administrimin e një spekulanti të njohur si Delijorgji? Kush tjetër është implikuar në këtë çështje kriminale të përgjakshme? Sa më shumë të dëgjosh rreth Gërdecit, aq më tepër të shtohet habia e të rrudhet zemra. Një nga të plagosurit thotë se aty pinin cigare fshehurazi, të tjerë thonë se rojet flinin, gra e fëmijë loznin aty me vdekjen, krejt të pa mësuar e të pa vetëdijshëm për sa bënin. Pyetjet që bën gjithkush, mbas gati një muaji, ende nuk kanë marrë ndonjë përgjigje sado pak të pranueshme. Pritet që problemin ta shtjellojë drejtësia, e cila duhet të shpejtojë, po edhe të eci ngadalë, në kuptimin që të mbetet në shesh e vërteta. Në të kaluarën drejtësia, në ndikimin e politikës, i ka rrumbullakuar çështjet. Në 1997 u dogj Shqipëria dhe as një politikan nuk u vu nën hetim. Tani themi se po vendosim shtetin e ligjit dhe të së drejtës. Gërdeci do të jetë prova nëse do të kemi shtet e drejtësi, apo do të qeverisemi edhe më tej nga batakçillëku, korrupsioni dhe demagogjia. Disa skeptikë mendojnë se edhe rreth Gërdecit do të bëhet tym. Kurse unë nuk mendoj kështu. Kësaj here hetuesit dhe gjyqtarët kanë të bëjnë me gra e fëmijë të masakruar, me treqind vetë të plagosur, me qindra shtëpi të rrënuara nga një shpërthim i vetëm, që tronditi thellë mendjet dhe shpirtrat e gjithë shqiptarëve. Hetuesi dhe gjyqtari që nuk do të ecë drejt në këtë çështje do të shkatërrojë veten, sepse Gërdeci do të punojë si një zjarr që digjet mbuluar. Gërdeci është i lidhur tërthori me trafikun e armëve, për të cilin po heton dhe Amerika dhe aty çështjeve të tilla u shkojnë deri në fund. Por ka dhe një faktor të tretë që duhet të mbajnë mirë parasysh si drejtësia dhe politika: Vendi nuk duron më tragjedi dhe katastrofa. Njerëzit kërkojnë siguri për jetën dhe për pronën, shkëputjen përfundimtare nga të këqijat e rënda që kanë përjetuar. Nëse pushteti nuk ua jep këtë siguri, s`mund të ketë pajtime, marrëveshje ndërmjet qytetarëve dhe atyre që qeverisin.
Për Gërdecin politika ka detyrime edhe më të vështira se drejtësia. Shteti duhet të bëjë analizën e vet, pavarësisht nga gjykata dhe t’i përgjigjet pyetjes: Pse e qysh ndodhi katastrofa? Aty për aty ka një përgjigje të vetme: Nuk funksionoi shteti, kryesisht në disa segmente. Qeveria nuk i shpëton përgjegjësisë kolektive, sepse Kushtetua ngarkon Këshillin e Ministrave të sigurojë zbatimin e ligjshmërisë. Në nenin 21, Kushtetuta na thotë vetëm këto fjalë: “Jeta e personit mbrohet me ligj”. Në rastin e Gërdecit kemi një shkelje të hapur të disa neneve të Kushtetutës, zbatimi i së cilës fjalë për fjalë është detyra e parë e Këshillit të Ministrave. Pra, qeveria duhet të bëjë analizën e Gërdecit, të përcaktojë përgjegjësit administrativë dhe të marrë vendimet e duhura. Në konferencën për shtyp të 6 prillit, Kryeministri tha se kanë bërë analizën në qeveri, me përcaktimin e përgjegjësive dhe përcaktimin e detyrave pa shtuar asgjë rreth këtyre. Por ne kemi të drejtë të dimë. Koha e mbylljes së ngjarjeve të rënda me fraza të përgjithshme ka kaluar. Qeveria nuk i ka hyrë ende në themel kësaj analize. Me sinjalet e dhëna deri tani, se do të reformohen Shërbimet Sekrete, se do të krijohet një drejtori e emergjencave etj., duket se qeveria ecën përciptas. Të nxjerrësh mësimet e duhura nga gjëma e Gërdecit do të thotë të reformosh nga kreu në fund administratën shtetërore, duke e vënë atë mbi parime e rregulla të tjera. Punët e mëdha shpesh kanë zgjidhjet më të thjeshta. Aftësimi i administratës bëhet duke përcaktuar me shkrim detyrat e çdo nëpunësi të shtetit, nga ministri deri te shkalla e fundit. Kjo nuk është burokraci. Këtë e imponon gjendja letargjike dhe mungesa e përgjegjësisë që karakterizojnë administratën e sotme, të prekur dhe nga korrupsioni. Kur flas për reformimin që nga kreu kam parasysh realitetin. Ministrat nuk arrijnë të zotërojnë dikasteret edhe për faktin se janë fare pak të pranishëm, për shkak të angazhimeve të tjera. Edhe kur ministri vendos ndonjë ditë të qëndrojë në zyrë, vërshojnë aty deputetët, simpatizantë partiakë dhe miqtë personale. Dhe kështu ndodh që ndonjë shef sektori a specialist, të mos e takoj ministrin gjatë dy vjetëve asnjëherë. Duhet të zbresë në tokë ministri që të zërë vend e të funksionojë ministria. Problemi i pushtetit lokal është i një natyre tjetër. Shefi i arsimit, i shëndetësisë, i zyrës së punës etj., që të gjithë janë nomenklaturë e ministrive përkatëse. Këta shefa mund edhe të mos t’i thonë mirëmëngjes kryetarit të Bashkisë të zgjedhur nga populli. Këta shefa mund edhe të mos shkojnë në zyrë tre ditë radhazi, sepse ministri që i emëron është shumë i largët. Këta shefa emërojnë nga ana e tyre shefat e vegjël dhe drejtorët, në konsultim me degën e partisë dhe deputetin, kur u duhet konsultimi. Që jeta e këtyre shefave të jetë sa më e lehtë, ata nuk kanë ndonjë përgjegjësi as për ndërtesat e sferës së tyre, sepse punë të tilla të rëndomta i takojnë bashkisë. Kushtetuta i përcakton komunat e bashkitë si baza të qeverisjes vendore me të gjitha detyrat e vetëqeverisjes. Ata kanë të drejtë të nxjerrin urdhëresa e të japin urdhra. Por kë do të qeverisin dhe kujt t’i japin urdhra komunat e bashkitë, kur shefat e sektorëve janë krejt të pavarur prej tyre? Përqendrimi i sotëm i pushtetit fsheh edhe një dinakëri politike, që në të vërtetë është krejt e zbuluar. Me anë të përqendrimit, forca politike në pushtet mban nën zap edhe ato njësi lokale që i përkasin kundërshtarit. Ky përqendrim, ndër të tjera paralizon pushtetin lokal, që përbën bazën e shtetit. Ti mund të nxjerrësh ligjet më të mira, po punët do të mbeten në gjysmën e rrugës sa kohë nuk do të kesh një bazë lokale për t’i zbatuar. Eshtë koha t’i jepet fund demagogjisë mbi decentralizimin. I kthehem edhe një herë mendimit se punët e mëdha shpesh kanë zgjidhjet më të thjeshta. Mjafton një ligj me katër fjalë për pushtetin lokal në rendin e duhur: Këshilli Bashkiak të emërojë shefat.
Në SHBA zgjidhen nga populli edhe prokurorët e sherifet e policisë lokale.
Eshtë koha të reformohet administrata nga qendra në bazë, duke ngarkuar me përgjegjësi të qarta institucionet dhe çdo nëpunës në veçanti. Vetëm në këtë rrugë ndërtohet shteti. Masat gjysmake do të na lenë siç jemi. Ky është mësimi themelor që duhet të nxjerrin nga Gërdeci
* * *
Më 7 prill ambasadori amerikan tha se, Gërdeci duhet hetuar deri në fund dhe të përfshijë këdo të lidhur drejtpërdrejt ose tërthor me këtë katastrofë. Pavarësisht nga pozita politike. Deklarata gjeti miratim të plotë në opinionin publik, por u dëgjua edhe ndonjë zë që e komentoi deklaratën si ndërhyrje në punët tona. Nuk e kuptoj absolutisht se ku qëndron ndërhyrja. Të gjitha duam që punës t’i shkohet në fund, por jo të gjithë besojmë se kjo do të bëhet. Ata që dyshojnë se hetimet mund të rrumbullohen, siç ka ndodhur në të kaluarën, marrin zemër kur shohin se, në këtë punë janë angazhuar dhe specialistë amerikane. Unë them se veç teknikëve, duhet të jenë angazhuar dhe specialistë amerikane. Unë them se veç teknikëve, duhet të jenë angazhuar edhe agjentë të FBI. Në qoftë kështu, me forcohet bindja se do të dalë në shesh krejt e vërteta. Vetëm atëherë do të qetësohem disi shpirtrat e atyre që e pësuan në Gërdec, vetëm kështu shqiptarët mund të fillojnë të besojnë në shtetin e tyre. Atëherë mirë se të vijë ndërhyrja e ambasadorit dhe e gjithkujt. Ndërkohë presim analizën e qeverisë mbi përcaktimin e përgjegjësive administrative dhe reformimin e vërtetë të administratës. Presim një ribërje serioze të Kabinetit. Ndryshe, qeveria nuk do të mund të shmangë dështimin e plotë. Manipulimet politike të çfarëdo lloji nuk pinë ujë në rastin e Gërdecit.
11 Prill 2008 @ 9:19 am
U mor vesh lajmi se sot, me 11/04/2008, edhe ne KOSOVE do te zhvillohet nje Koncert Festif nga disa shoqata Kosovare bashke me mjaft artiste, per t’i Uruar Shqiperise Ftesen ne NATO.
Mire qe kritikuat Festen e zhvilluar ne Shqiperi nga Shqiptaret, por ç’fare do te thoni edhe per ftesen e organizuar nga Kosovaret, per Ftesen ne Nato te Shqiperise ?
Mos valle, edhe ata duhet te mbanin 40 dite zi per Gerdecin ? Apo mos valle i kane paguar, qe po “festojne” ?