Login



Register

Foto dite: Pamje nga ndërtimi i shpejtë i mbikalimit në Kamëz

1.JPG

Deri para pak javësh punimet për këtë mbikalim kishin ngecur në vend në të qënit thjesht një rrip zhavorri por kur Qeveria kërcënoi se do të ketë dënime të rrepta ndaj atyre firmave të ndërtimit që nuk respektojnë afatet e kontratatve firma u “zgjua” befas nga gjumi dhe brenda 2 javëve ka ecur mjaft shpejt përpara. Eh c’bën frika……

2.JPG

3.JPG

4.JPG

1.JPG

6.JPG

7.JPG

Dergoje artikullin me email Printoje artikullin

24 Komente

  1. AR31 Shkruaji mesazh privat thotë:

    4 February 2008 @ 2:27 pm

    Shpresoj te mos dal ndonje psikopat neser pasneser e te japi urdher per ta shkaterruar…

  2. Tironso thotë:

    4 February 2008 @ 2:33 pm

    AR31, u ba c’u ba lene mos e cyt ma. Shyqyr qe po ndertohet se do bohena edhe ne si t’jashmit masanejta :D :D
    Mu po me pelqeka…pa ju bezdisur, a ka ndonje skice qe ta kemi idene se c’do dali ne fund?

  3. B smart Shkruaji mesazh privat thotë:

    4 February 2008 @ 3:00 pm

    Po sikur ky mbikalim i ri te kishte efekt ndotes ajri dhe ambjenti, po sikur ky mbikalim te mos merrte parasysh rastet kur nje makine mund te prishej ne rruge dhe hajde nxirre qe aty pastaj, po sikur ky mbikalim t’ja kalonte nje nenkalimi.
    Hey do punoni apo jo se na hoqet mendjen?! (E kisha me “ata” dhe jo me ju Peshq).

  4. Grupi Shkruaji mesazh privat thotë:

    4 February 2008 @ 3:10 pm

    po sikur ky mbikalim t’ja kalonte nje nenkalimi.

    Po nje mbikalim zakonisht nen nje nen-kalimi kalon…kshu e di une te pakten.

    Une them…proteste…per ndotje te Kamzes turistike…

  5. Grupi Shkruaji mesazh privat thotë:

    4 February 2008 @ 3:26 pm

    Mbi jo nen…se e thash gabim.

  6. B smart Shkruaji mesazh privat thotë:

    4 February 2008 @ 3:45 pm

    E se thashe se mos e kishe thene me verte :-)
    E di sh mire qe mbikalimi duhet te kaloje mbi nenkalim, por a e dine “ata” valle?Le te behet per ne dhe jo per ata qe ndertojne mbi/nenkalime.

  7. AR31 Shkruaji mesazh privat thotë:

    4 February 2008 @ 4:27 pm

    Tirons duhet ky mbikalimin se atyu bote corap muhabeti, dy ore per te hyre ne tirane a thua po hyje ne paris

  8. Tironsi thotë:

    4 February 2008 @ 4:49 pm

    Nuk e thashe me ironi AR31-sho. Shyqyr qe po behet, po isha kurioz me dit dicka me shume. Si do lidhet me rruget paralele, keta qe vijne nga Vora si do kthehen per ne Kamez? Isha kurioz me pa nje skice te projektit me nje fjale.

  9. bledi thotë:

    4 February 2008 @ 4:53 pm

    Te ben pershtypie fotot nga Tirana, sidomos per ne qe jemi jashte.

    Beton, ndertime pa fund e regull a finzionomi, balte, plehra , aspak gjelberi, regull a qytetari.

    Edhe shume ndertime te reja e rendojne me teper pamien sesa e lehtesojne a krijojne nje pamje moderne e te kohes.

    Po te qene mare nga larg fotot do jipnin nje pamje me te mire te ketej kryqesimi qe po behet.

  10. hunter thotë:

    4 February 2008 @ 5:13 pm

    O burra te dalim te protestojme per ndotje ambientale, mundesisht edhe me ndonje greve urie te grave.
    P.S. per sa thote siper bledi, me te vertete eshte e trishtueshme te shikosh Tiranen si ka perfunduar. Beton, beton pallati ultramoderne perbri pallateve me stil italian perbri pallteve te xhaxhi enverit. Ne vere isha tek shpia e nje shoku afer qendres. Apartamenti ishte ne kat te 10-te. Dolem ne ballkon e ca te them. Nje xhungel e vertete, pallate pa pike harmonie njeri me tjetrin, pa lidhje fare me ambjentin perreth. Te merrte malli per te pare hapesira te lira, per pak gjelberim. Tirana eshte bere si nje periferi e Bangkok-ut, pa identitet.
    Disa vite perpara kur thoja me shoke se Edi Rama po i bente nje masaker urbane Tiranes, me merrnin per te cmendur, kurse tani…..

  11. olsib Shkruaji mesazh privat thotë:

    4 February 2008 @ 7:21 pm

    Njerez cfare hani ju per mengjes?! Pershesh me hithra?!

    Lilojuni, lilojuni!

    Me se fundi nje veper e dobishme per Tiranen. Jam i sigurt se qytetaret e saj, por edhe ata qe e frekuentojne qytetin me raste, kane per ta ndjere ndryshimin.

    Nje pyetje per kompetentet: Eshte thjesht mbikalim, apo ai qe ne italisht quhet rakord rrugor?

  12. deni Shkruaji mesazh privat thotë:

    4 February 2008 @ 11:07 pm

    rakord rrugor nuk eshte italisht njehere ne rradhe te pare, dhe rakordi rrugor shqip ndryshe quhet kthese.

  13. olsib Shkruaji mesazh privat thotë:

    4 February 2008 @ 11:20 pm

    Ke te drejte, eshte e gabuar sido qe ta marresh.
    Ne italisht quhet “svincolo stradale”.

    Tani mund t’i pergjigjesh pyetjes?

  14. olsib Shkruaji mesazh privat thotë:

    4 February 2008 @ 11:34 pm

    Prape besoj se s’jam shpjeguar mire.

    Inxhinjera tullaca ;-) … help!!!

    Cfare tip “svincolo stradale”, “intersezione” “highway junction”, mbikalimi (?) eshte? Shiko ketu:

  15. olsib Shkruaji mesazh privat thotë:

    4 February 2008 @ 11:43 pm

    po behet gjithmone e me e komplikuar, e kisha fjalen per kete link: Intersezione a livelli sfalsati

  16. B smart Shkruaji mesazh privat thotë:

    5 February 2008 @ 10:15 am

    31.07.2007 - Mbikalimi i Kamzës përfundon në maj 2008
    Brenda ditësh fillojnë punimet për ndërtimin e mbikalimit të Kamzës. 7 milion euro për normalizimin e trafikut. Ministria e Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit bëri dje të ditur se brenda këtyre ditëve pritet që të fillojnë punimet për ndërtimin e mbikalimit të Kamzës. Ky projekt, që tashmë do t’i japë fund njëherë e mirë problemit të trafikut rrugor, është nga më të rëndësishmit për këtë zonë të Tiranës. Sipas Ministrisë së Transportit, bëhet e ditur se ky projekt financohet nga një kredi e Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim dhe kohëzgjatja e punimeve parashikohet të jetë 10 muaj.

    Ndërkohë, mbikalimi i Kamzës, projekti që kap shifrën prej rreth 7 milion euro, përfaqëson edhe portën kryesore për të hyrë në Tiranë nga pjesa perëndimore, në aksin rrugor Tiranë - Durrës. Me ndërtimin e këtij mbikalimi do të harmonizohet lëvizja e trafikut hyrës dhe dalës nga Tirana në drejtim të Durrësit, trafiku që i drejtohet Veriut në drejtim të Kamzës dhe gjithashtu, ndërlidhja funksionale me rrugët paralele Tiranë-Vorë. Punimet për ndërtimin e mbikalimit do të kryhen nga firma austriake “Alpine Mayreder Bau”, ndërsa firma konsulente e përzgjedhur për supervizimin e punimeve është “Italconsult”.

    Punimet përfshijnë ndërtimin e një aksi kryesor, me një gjatësi 1040 m, dhe do të i jetë ndarë në 6 korsi, me 3.75 m secila, një rreth-rrotullimi me gjatësi 700 m, si dhe rrugë shërbimi me gjatësi 2.0 km. Zgjedhja e një mbikalimi në dy nivele, sipas sqarimeve nga ministria, u bë për vetë fleksibilitetin, duke konsideruar se trafiku është gjithnjë në lëvizje. Në nivelin e poshtëm do të ndërtohet rreth-rrotullimi, i cili do të mundësojë kalimin e trafikut nga Kamza dhe në drejtim të saj. Ndërkohë, pjesa tjetër e këtij mbikalimi do të jetë dhe për në rrugët paralele dhe kompleksin rezidencial “Garden city”. Gjithashtu, bëhet e ditur se niveli i sipërm do të sigurojë kalimin e trafikut pa ndërprerje nga dhe në drejtim të rrugës nacionale. Kjo vepër inxhinierike është, në të njëjtën kohë, pjesë e investimeve që po ndërmerr qeveria shqiptare për të zgjidhur në mënyrë definitive trafikun dhe komunikimin e vështirë të arteries veriore të vendit tonë me qytetin e Tiranës dhe pjesën jugore të Shqipërisë. Ndërkohë, këto investime iu bashkangjiten investimeve të kryera së fundi në akset Vorë-Fushë Krujë dhe Qafë Kashar-Rinas. Me përfundimin e tyre pritet përmirësimi cilësor i gjendjes së infrastrukturës ekzistuese dhe asaj të re, lehtësimi i lëvizjes dhe qarkullimit të mjeteve si dhe vendosja e një standardi të ri për të gjithë qytetarët shqiptarë, që do të përdorin këto akse. Ndërkohë, duhet theksuar se nënshkrimi i marrëveshjes për ndërtimin e mbikalimit të Kamzës është firmosur pak kohë më parë, më 15 maj 2007, midis kësaj ministrie dhe drejtorit të Bordit të firmës “Alpine Mayreder Bau”, Hans Jurgen Miko, dhe pritet që brenda këtyre ditëve, fillimi i punimeve për këtë mbikalim të inaugurohet nga ministri i Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit, Sokol Olldashi.

    www.rilindjademokratike.com

  17. B smart Shkruaji mesazh privat thotë:

    5 February 2008 @ 10:17 am

    Me boni ndonje ze nga MAJI qe ta provojme mbi/nenkalimin.
    Kaq me kete teme, te fala nga une.

  18. olsib Shkruaji mesazh privat thotë:

    5 February 2008 @ 10:35 am

    Flm ty B smart,

    Punimet përfshijnë ndërtimin e një aksi kryesor, me një gjatësi 1040 m, dhe do të i jetë ndarë në 6 korsi, me 3.75 m secila, një rreth-rrotullimi me gjatësi 700 m, si dhe rrugë shërbimi me gjatësi 2.0 km. Zgjedhja e një mbikalimi në dy nivele, sipas sqarimeve nga ministria, u bë për vetë fleksibilitetin, duke konsideruar se trafiku është gjithnjë në lëvizje. Në nivelin e poshtëm do të ndërtohet rreth-rrotullimi, i cili do të mundësojë kalimin e trafikut nga Kamza dhe në drejtim të saj. Ndërkohë, pjesa tjetër e këtij mbikalimi do të jetë dhe për në rrugët paralele dhe kompleksin rezidencial “Garden city”. Gjithashtu, bëhet e ditur se niveli i sipërm do të sigurojë kalimin e trafikut pa ndërprerje nga dhe në drejtim të rrugës nacionale.

    Tani eshte shume me e qarte: Eshte nje rreth-rrotullim ne nivelin 0 per Kamzen, rruget dytesore, kompleksin rezidencial dhe nje mbikalim 1 nga dalja e Tiranes per ne autostraden Tirane-Durres.

    Paskemi vuajtur per kaq pak?!

    Tani shpejt nje mbikalim te tille tek kryqezimi me unazen e madhe!

  19. Godsmack thotë:

    5 February 2008 @ 5:55 pm

    Ky ca eshte mbikalim apo nenkalim?
    Isha para 10 ditesh ne Tr dhe e pashe kete.
    Duke pare ate qe po ndertohet,te lind nje pyetje.
    Po Zogun e zi pse e prishen?
    Nuk e di, se mos ja jep truri Rames neser, dhe e prish kete kur te jete ne qeveri.
    Dhe kush do ti kerkoje llogari pastaj;
    Do ti thoj Berishes jemi 1-1!

  20. olsib Shkruaji mesazh privat thotë:

    5 February 2008 @ 9:32 pm

    Godsmack thotë:
    5 Shkurt 2008 @ 5:55 pm
    Ky ca eshte mbikalim apo nenkalim?

    Me fal Godsmack, por gjithe ato “mundimet” para komentit tend, une per cfare i bera?! Vetem per vete?!

  21. B smart Shkruaji mesazh privat thotë:

    5 February 2008 @ 11:48 pm

    OE OE O SA MIRE ME PAS MBI/NENEKALIM
    OE OE

  22. tani thotë:

    6 February 2008 @ 7:28 pm

    “Godsmack” mos krahaso fluksin e trafikut te “sheshi rilindja” me ate te kthesa kamzes

  23. Ll Shkruaji mesazh privat thotë:

    8 February 2008 @ 1:26 am

    Foto me cilesore te punimeve te mbikalimit:

    http://www.flickr.com/photos/olsib/

  24. ujkupauje thotë:

    8 February 2008 @ 3:14 am

    hajde urime, me behet qefi..thumbs up qeverise

Burim RSS për komentet

Komentet per kete teme jane te mbyllura.
Per t'u mbrojtur nga spam-i, Peshku pa uje i mbyll komentet e cdo teme pas 60 ditesh.