Zhenerali: he mo mire?
kapterri: mire mo..
Zhenerali: Anej nga shpia mire?
kapterri: mire mo..
Zhenerali: Cunat e lagjes ca bojne, ca thojne, mire e?
kapterri: mire mo..
Zhenerali: Anej nga klubi, si po lujn?
kapterri: mire mo..
Zhenerali: mire mire… po mos e ki me frike mire e?
kapterri: mire mo..
Zhenerali: Gojen mbyll dhe hunen mbi nivel mire e?
kapterri: mire mo..
Topja u ka specializu ne Talja sic do thoshte Qazim Bregu,,……. ntarino mer daj. he ti morrsha tligat o palloti brigodierve qe sot e tutje dot quj palloti veterinorve.
Pes vjet president ene i meze sna qite mo fredi vetem sallate ruse per vit te ri.
nashtina keni per tpa ca ka me ju bo daja juve………ciiifisht kom per tju qit porjashta
e c’me gezuat kot..kur lexova titullin kujtova se kishte ndonje zhvillim andej nga kisha ortodokse, me ate patriarkun andej…megjithate ia vlejti, pasi u shkriva se qeshuri…
SI ka mundesi per ju te gjithe nuk doli nje i mire? Te gjithe per ju jane trapa, debila, sallata ruse. Ah me fal harova Ramen ai eshte ndryshe. Aventurjeri drogaxhi nudist eshte ndryshe krejt ndryshe nga keta debila. E dini cfare ka ndryshe vetem nje fotografi nudiste vetem ajo e ben ndryshe nga te tjeret se e ben garip rinosh packa se eshte po aq debil. trap apo sallate ruse sa edhe Moisur apo Topi. ha ha ha gallate gallate militantesh
Besoj me aprovimin e administratoreve, pasi fola me autorin e ketyre fotove e montazheve qe qarkullojne ne nje liste te zgjedhur te autorit, mund t’i botojme edhe te peshku, qysh heret pa kaluar ende ne inboxin e tij. Autori i tyre, qe shume ketu ndoshta e njohin, e ndjek me vemendje peshkun…
E qerrata qerrataaaaaaaaaaa je me gustooooooooo ,do te behesh president e ? ee e mire mire Do ma marresh kolltukun e? po une ku te ulem pastaj mtoke e?
-Si urdhron shoku isar,jo shoku isar,,,, me fal tjap i komerdare te ulesh po deshe!!
-Sdu mer te cohem ska ardh ora 3 ala,ktu do rri deri mtre,pike!
-A mer plak cohu mo se ta futa me ket tavell kokes,teveqel!!
-Ik mer kanoce coca-cola,,, po ta leshoj sjam keq per karrike , te pjerdhsha karrikgen sic ta kam pjerdh para se me ardh kot-tul!
Aty si ambient i Presidences me duket, ne fakt Moisiu shpesh here ka konsumuar biseda me Bamirin, por Moisiu me sa di une nuk e pi cigaren dhe ku di une, me duket sikur seshte ai nga menyra si qendron….
Si nuk propozuan nje politikane per presidente, apo s’kemi mberritur akoma deri atje…
Do ta hedh une, heres tjeter … sa per te mos thene qe u shuajten prijeset shqiptare, sa per te mos thene qe ato nuk u permenden fare ne kuvendin e burrave…
edhe ti Laura, a e sheh moisiun aktor ne foto? Ti e konsideron mendimin tim si nje koncept perjashtues te femres shqiptare. Kuptimi i fjales “meshkuj” eshte qener se jo cdo mashkull eshte burre.
Si nuk propozuan….. etj etj thua ti, por po te kishte nje tjeter si Zhanxhesfina me siguri do ta caktonin dhe do ta kishin shume here me te lehte se sa me Topin. Edhe krahu tjeter ne kete pikpamje nuk ka asnje ndryshim. Nga femrat qe jane ne qeveri e ne administraten e larte pak femra apo burrnesha shoh ne krahesim me numrin egzistues te tyre.
Laura,
Ka Zonja dhe Zonja qe thone JO presidences Laura.
Kemi mbrituar atje, por jo deri atje sa kjo kantidature te vije vertet nga vleresimi i kontributeve profesionale apo cilesive vetjake….???!!!
ps
Po te dergoje nje artikull qe e gjeta tek revista Mapo.
“Presidente? Jo, faleminderit!”
Shkruan : Belina Budini
Në katin e 14-të të SkyTower, derën e studios ligjore “Zaka, Kosta and Tashko” ndodh që ta hap vetë partnerja e parë, Tefta Zaka. Një siluetë me fund të gjatë deri në fund të këmbëve, ngjyra të zbehta dhe flokë të prera shkurt; mesogruaja tipike e zyrave me pamjen e nëpunëses së zellshme dhe pak të sertë, që sigurisht nuk ka kohë për të humbur, prandaj të shpie drejt e në zyrën e takimeve, duke mos të lënë kohë ta përfytyrosh si do të kishte qenë po të ishte bërë Presidente e Republikës së Shqipërisë. “Jam grua krejt e zakonshme”, - na thotë me të hyrë në temë. Në pamje të parë duket e vërtetë, por fakti që ka refuzuar postin më të lartë të shtetit, atë për të cilin gjithë burrat e politikës shqiptare duken të dëshiruar, na e sjell në një dritë të jashtëzakonshme.
Si mund të refuzosh të jesh president? Kjo është pyetja që të gjithë ia bëjnë këto ditë ekspertes ligjore, e para grua për të cilën u arrit konsensusi për të qenë presidente dhe ajo refuzoi. Sado e pabesueshme të duket, Tefta Zaka pohon se ai post i lartë nuk e intrigon aspak. Madje rrëfen në këtë intervistë të parë të saj që nga koha kur iu propozua kandidatura, se nuk i është dashur të mendohet dy herë për të thënë “jo”. Pa pranuar të japë detaje paskuintash se nga kush i erdhi telefonata e propozimit dhe si ka dalë emri i saj, gruaja që u tha jo Ramës dhe Berishës, pranon megjithatë të zbulojë detaje personale në lidhje me profilin e saj si edhe të rrëfejë për herë të parë arsyet e vërteta të refuzimit të kandidaturës së saj. Me modesti pohon madje se nuk e ka parë veten për asnjë moment si njeriun e duhur për të kryer një detyrë të tillë të lartë shtetërore. “Të jesh President është një përgjegjësi shumë e madhe, të cilën unë nuk jam e gatshme ta përballoj”, - shprehet, megjithëse pas atij imazhit të një gruaje të zakonshme, nuk qëndron aspak një femër e brishtë. Nuk është vështirë të zbulosh femrën e vendosur dhe tepër strikte në natyrën e saj edhe gjatë një bisede joformale, ndërsa në episodin më të fundit politik që e përfshiu në garën presidenciale, duket se ka demonstruar pikërisht forcën e refuzimit të një gruaje…
“Pse refuzova kandidaturën time”
Të gjithë ambiciozët e kësaj bote do ta kishin vështirë për ta kuptuar se si mund t’i rezistosh tundimit për të arritur majën në karrierë. Në rastin e Tefta Zakës, një grua ambicioze që nuk e ndal kurrë kërkimin e majave në profesionin e saj, kontradikta nuk mungon. Argumentet e saj lidhen më së shumti me pavarësinë e saj profesionale dhe personale, ndërsa shprehet se “Pavarësia është shumë e rëndësishme për mua në profesionin tim. Puna që bëj më pëlqen jashtëzakonisht shumë. Kam arritur me shumë mund dhe përpjekje këtu ku jam. Gjithçka e kam ndërtuar me duart e mia. Nuk më pëlqejnë surpriza të tilla që më përmbysin tërësisht jetën dhe rrugën time”, - shprehet ajo, edhe pse rrezikon të demonstrojë dobësi ose mungesë guximi karakteristika këto më shumë të hasura tek femrat sesa tek meshkujt në karrierë, sipas studimeve të shumta. Por kjo është një tjetër kontradiktë në profilin e gruas që u bë e famshme për 24 orë dhe të cilën e gjen ashtu si edhe para propozimit në anonimatin e përditshmërisë së saj, që është gjithësesi shumë impenjative dhe ku vazhdimisht i duhet të demostrojë aftësi drejtimi dhe guxim, pasi nuk është e lehtë të përballosh konkurrencën në një fushë të egër kompeticioni siç është ajo e studiove ligjore në Shqipëri. Por ky refuzim për të qëndruar në pozicione të larta shtetërore nuk është i pari për të, në fakt. Për të njëjtën arsye u largua edhe nga Gjykata Kushtetuese: pavarësinë e profesionit të saj, edhe pse në ambientet e ndryshme dorëheqja e saj u komentua si presion nga lart për t’u larguar. “Nuk m’u bë asnjë lloj presioni. Vendosa ta lë pozicionin në Gjykatën Kushtetuese, pasi kisha një projekt personal të rëndësishëm në profesionin tim të lirë, avokatinë. Punova shumë me këtë studio, të cilën e kemi ngritur bashkë me partnerët, vetëm me duart tona dhe ndihem e plotësuar dhe e përmbushur me të”, - tregon ajo.
“Nuk më pëlqen qendra e vëmendjes”
“Të siguroj, të jesh president nuk është gjëja më e bukur që mund të të ndodhë në jetë…”, - i përgjigjet insistimit me pyetjen pse ka refuzuar postin e kryetarit të shtetit. Nuk sheh asgjë të bukur as në të qenit njeri publik dhe në qendër të vëmendjes së mediave. Fakti që ende nuk ka dhënë asnjë intervistë dhe nuk i është përgjigjur interesit të shumtë të mediave të intriguer nga refuzimi i saj për kreun e shtetit, ilustron pikërisht dëshirën e saj për të qenë e padukshme. “Nuk e ke idenë sa të padurueshme e kam faktin që të gjej fotografi të miat të botuara nëpër gazeta”, - na pohon me sinqeritet, ndërsa komenton se dëshiron ta mbajë jetën e saj personale dhe profesionale sa më larg syve të të tjerëve. “Nuk kam asnjë lloj interesi dhe dëshire të shfaqem publikisht”, - pohon ajo dhe mezi e nxjerr nga kompjuteri një foto të sajën për ta botuar, kurse për ta përfaqësuar në foton tjetër, lë dy nga partnerët e studios ligjore, Floranin dhe Flonian.
“Jo karrierë politike”
E ftohtë politikisht, Tefta Zaka tregon se është pikërisht pavarësia e saj e theksuar që e ka mbajtur gjithnjë larg saj. “Unë bëj çfarë më thotë koka ime. Kam një pavarësi të plotë dhe ky është për mua kulmi i karrierës. Politika nuk më tërheq edhe pse shpesh puna jonë ndërthuret edhe me politikën”, - shprehet ajo dhe në fakt në rrethin e të njohurve të gjithë e cilësojnë një femër shumë të pavarur. “Njerëzit nuk e kuptojnë që mund të refuzosh të jesh president, thjesht sepse nuk e sheh veten në atë post. Ata që nuk më njohin habiten që unë kam refuzuar, por miqtë e afërt jo. Kam dhënë dorëheqjen edhe nga detyra e anëtares së Gjykatës Kushtetuese për të themeluar studion time dhe njerëzit prapë nuk e kuptonin si është e mundur dhe supozonin që më kishin bërë presione për ta lënë atë funksion, ndërkohë që e vërteta është se unë e lashë atë vetë, krejt me dëshirën time, për të themeluar këtë studio ku jam partnere tani”, - rrëfen avokatja e cila ka shumë miq edhe ndër politikanë, por nuk pranon të përmendë emra.
Në studio është ajo “presidentja”
Zyra e saj, aty ku kalon pjesën më të madhe të ditës, nuk ka askurrfarë madhështie dhe poltrona e saj nuk është as rrotulluese, as e lartë e llojit presidenciale. Megjithëse është një nga studiot ligjore më të suksesshme në Shqipëri, ambientet e saj janë krejtësisht modeste dhe muret thuajse të zhveshura. Por ndodhet pikërisht në një nga godinat më luksoze të Tiranës, kullën “SkyTower” në zemër të ish-bllokut, aty ku ka edhe shtëpinë. Megjithëse partnere në një grup prej katër vetash, duket qartë që “presidentja” është ajo në studion ligjore. Partnerët e tjerë i delegon të na ndihmojnë me formalitetet e fotografive, broshurave dhe CV-së. Tërësisht e dedikuar pas punëve dhe takimeve të rëndësishme, kandidatja që doli nga tavolina konsensuale e PD-së dhe PS-së për presidentin e republikës, duket se e ka gjetur “presidencën” në studion e saj.
23 Korrik 2007 @ 5:45 pm
Bukur, sidoqofte ka nje gabim. Duhet “Kur te dalesh mos harro te fikesh qirinjte dhe mos harro cezmat hapur.”
23 Korrik 2007 @ 6:05 pm
Zhenerali: he mo mire?
kapterri: mire mo..
Zhenerali: Anej nga shpia mire?
kapterri: mire mo..
Zhenerali: Cunat e lagjes ca bojne, ca thojne, mire e?
kapterri: mire mo..
Zhenerali: Anej nga klubi, si po lujn?
kapterri: mire mo..
Zhenerali: mire mire… po mos e ki me frike mire e?
kapterri: mire mo..
Zhenerali: Gojen mbyll dhe hunen mbi nivel mire e?
kapterri: mire mo..
23 Korrik 2007 @ 6:08 pm
Paj per be nje Mojsi kurre nuk qenka e thene te shohe token e premtuar. Kushedi c’mekat ka bere edhe ky Mojsiu ine.
Hajt na rrufsh of Bamir Jonathan Thopiaj.
23 Korrik 2007 @ 6:28 pm
Hehehehe
Ok, here e pare qe kom qesh me te modhe nga nje teme e peshkut
23 Korrik 2007 @ 6:48 pm
Topja u ka specializu ne Talja sic do thoshte Qazim Bregu,,……. ntarino mer daj. he ti morrsha tligat o palloti brigodierve qe sot e tutje dot quj palloti veterinorve.
23 Korrik 2007 @ 6:53 pm
Pes vjet president ene i meze sna qite mo fredi vetem sallate ruse per vit te ri.
nashtina keni per tpa ca ka me ju bo daja juve………ciiifisht kom per tju qit porjashta
23 Korrik 2007 @ 8:26 pm
e c’me gezuat kot..kur lexova titullin kujtova se kishte ndonje zhvillim andej nga kisha ortodokse, me ate patriarkun andej…megjithate ia vlejti, pasi u shkriva se qeshuri…
23 Korrik 2007 @ 8:28 pm
SI ka mundesi per ju te gjithe nuk doli nje i mire? Te gjithe per ju jane trapa, debila, sallata ruse. Ah me fal harova Ramen ai eshte ndryshe. Aventurjeri drogaxhi nudist eshte ndryshe krejt ndryshe nga keta debila. E dini cfare ka ndryshe vetem nje fotografi nudiste vetem ajo e ben ndryshe nga te tjeret se e ben garip rinosh packa se eshte po aq debil. trap apo sallate ruse sa edhe Moisur apo Topi. ha ha ha gallate gallate militantesh
23 Korrik 2007 @ 8:45 pm
Besoj me aprovimin e administratoreve, pasi fola me autorin e ketyre fotove e montazheve qe qarkullojne ne nje liste te zgjedhur te autorit, mund t’i botojme edhe te peshku, qysh heret pa kaluar ende ne inboxin e tij. Autori i tyre, qe shume ketu ndoshta e njohin, e ndjek me vemendje peshkun…
23 Korrik 2007 @ 8:48 pm
E qerrata qerrataaaaaaaaaaa je me gustooooooooo ,do te behesh president e ? ee e mire mire Do ma marresh kolltukun e? po une ku te ulem pastaj mtoke e?
-Si urdhron shoku isar,jo shoku isar,,,, me fal tjap i komerdare te ulesh po deshe!!
-Sdu mer te cohem ska ardh ora 3 ala,ktu do rri deri mtre,pike!
-A mer plak cohu mo se ta futa me ket tavell kokes,teveqel!!
-Ik mer kanoce coca-cola,,, po ta leshoj sjam keq per karrike , te pjerdhsha karrikgen sic ta kam pjerdh para se me ardh kot-tul!
23 Korrik 2007 @ 8:56 pm
do ta mbash edhe 5 vjet te tjera, mbaje mire me Saline!
23 Korrik 2007 @ 9:15 pm
Ej, montazh eshte kjo foto, apo e vertete???!
23 Korrik 2007 @ 9:15 pm
Me duket se ka disa gjera qe nuk shkojne tek Moisiu….hahahahaha
23 Korrik 2007 @ 9:16 pm
Aty si ambient i Presidences me duket, ne fakt Moisiu shpesh here ka konsumuar biseda me Bamirin, por Moisiu me sa di une nuk e pi cigaren dhe ku di une, me duket sikur seshte ai nga menyra si qendron….
23 Korrik 2007 @ 10:54 pm
Ehh,Bamir…
C’do tallesh bythen per nja 5 vjet ketu!
23 Korrik 2007 @ 11:00 pm
p.s. te dy presidentet mbajne duart mburojne te mbrojne guret e cmuar presidenciale. eshte koicidence apo flirtim?
24 Korrik 2007 @ 1:33 am
Burra si Aleksandr Moisiu shume rralle lindi kombi shqiptar. Gjithemone keshtu ky fati yne; shume meshkuj dhe pake burra.
24 Korrik 2007 @ 2:01 am
“shume meshkuj, pak burra” asnje burrneshe !!!!
Si nuk propozuan nje politikane per presidente, apo s’kemi mberritur akoma deri atje…
Do ta hedh une, heres tjeter … sa per te mos thene qe u shuajten prijeset shqiptare, sa per te mos thene qe ato nuk u permenden fare ne kuvendin e burrave…
24 Korrik 2007 @ 2:43 am
edhe ti Laura, a e sheh moisiun aktor ne foto? Ti e konsideron mendimin tim si nje koncept perjashtues te femres shqiptare. Kuptimi i fjales “meshkuj” eshte qener se jo cdo mashkull eshte burre.
Si nuk propozuan….. etj etj thua ti, por po te kishte nje tjeter si Zhanxhesfina me siguri do ta caktonin dhe do ta kishin shume here me te lehte se sa me Topin. Edhe krahu tjeter ne kete pikpamje nuk ka asnje ndryshim. Nga femrat qe jane ne qeveri e ne administraten e larte pak femra apo burrnesha shoh ne krahesim me numrin egzistues te tyre.
28 Korrik 2007 @ 4:39 am
Laura,
Ka Zonja dhe Zonja qe thone JO presidences Laura.
Kemi mbrituar atje, por jo deri atje sa kjo kantidature te vije vertet nga vleresimi i kontributeve profesionale apo cilesive vetjake….???!!!
ps
Po te dergoje nje artikull qe e gjeta tek revista Mapo.
“Presidente? Jo, faleminderit!”
Shkruan : Belina Budini
Në katin e 14-të të SkyTower, derën e studios ligjore “Zaka, Kosta and Tashko” ndodh që ta hap vetë partnerja e parë, Tefta Zaka. Një siluetë me fund të gjatë deri në fund të këmbëve, ngjyra të zbehta dhe flokë të prera shkurt; mesogruaja tipike e zyrave me pamjen e nëpunëses së zellshme dhe pak të sertë, që sigurisht nuk ka kohë për të humbur, prandaj të shpie drejt e në zyrën e takimeve, duke mos të lënë kohë ta përfytyrosh si do të kishte qenë po të ishte bërë Presidente e Republikës së Shqipërisë. “Jam grua krejt e zakonshme”, - na thotë me të hyrë në temë. Në pamje të parë duket e vërtetë, por fakti që ka refuzuar postin më të lartë të shtetit, atë për të cilin gjithë burrat e politikës shqiptare duken të dëshiruar, na e sjell në një dritë të jashtëzakonshme.
Si mund të refuzosh të jesh president? Kjo është pyetja që të gjithë ia bëjnë këto ditë ekspertes ligjore, e para grua për të cilën u arrit konsensusi për të qenë presidente dhe ajo refuzoi. Sado e pabesueshme të duket, Tefta Zaka pohon se ai post i lartë nuk e intrigon aspak. Madje rrëfen në këtë intervistë të parë të saj që nga koha kur iu propozua kandidatura, se nuk i është dashur të mendohet dy herë për të thënë “jo”. Pa pranuar të japë detaje paskuintash se nga kush i erdhi telefonata e propozimit dhe si ka dalë emri i saj, gruaja që u tha jo Ramës dhe Berishës, pranon megjithatë të zbulojë detaje personale në lidhje me profilin e saj si edhe të rrëfejë për herë të parë arsyet e vërteta të refuzimit të kandidaturës së saj. Me modesti pohon madje se nuk e ka parë veten për asnjë moment si njeriun e duhur për të kryer një detyrë të tillë të lartë shtetërore. “Të jesh President është një përgjegjësi shumë e madhe, të cilën unë nuk jam e gatshme ta përballoj”, - shprehet, megjithëse pas atij imazhit të një gruaje të zakonshme, nuk qëndron aspak një femër e brishtë. Nuk është vështirë të zbulosh femrën e vendosur dhe tepër strikte në natyrën e saj edhe gjatë një bisede joformale, ndërsa në episodin më të fundit politik që e përfshiu në garën presidenciale, duket se ka demonstruar pikërisht forcën e refuzimit të një gruaje…
“Pse refuzova kandidaturën time”
Të gjithë ambiciozët e kësaj bote do ta kishin vështirë për ta kuptuar se si mund t’i rezistosh tundimit për të arritur majën në karrierë. Në rastin e Tefta Zakës, një grua ambicioze që nuk e ndal kurrë kërkimin e majave në profesionin e saj, kontradikta nuk mungon. Argumentet e saj lidhen më së shumti me pavarësinë e saj profesionale dhe personale, ndërsa shprehet se “Pavarësia është shumë e rëndësishme për mua në profesionin tim. Puna që bëj më pëlqen jashtëzakonisht shumë. Kam arritur me shumë mund dhe përpjekje këtu ku jam. Gjithçka e kam ndërtuar me duart e mia. Nuk më pëlqejnë surpriza të tilla që më përmbysin tërësisht jetën dhe rrugën time”, - shprehet ajo, edhe pse rrezikon të demonstrojë dobësi ose mungesë guximi karakteristika këto më shumë të hasura tek femrat sesa tek meshkujt në karrierë, sipas studimeve të shumta. Por kjo është një tjetër kontradiktë në profilin e gruas që u bë e famshme për 24 orë dhe të cilën e gjen ashtu si edhe para propozimit në anonimatin e përditshmërisë së saj, që është gjithësesi shumë impenjative dhe ku vazhdimisht i duhet të demostrojë aftësi drejtimi dhe guxim, pasi nuk është e lehtë të përballosh konkurrencën në një fushë të egër kompeticioni siç është ajo e studiove ligjore në Shqipëri. Por ky refuzim për të qëndruar në pozicione të larta shtetërore nuk është i pari për të, në fakt. Për të njëjtën arsye u largua edhe nga Gjykata Kushtetuese: pavarësinë e profesionit të saj, edhe pse në ambientet e ndryshme dorëheqja e saj u komentua si presion nga lart për t’u larguar. “Nuk m’u bë asnjë lloj presioni. Vendosa ta lë pozicionin në Gjykatën Kushtetuese, pasi kisha një projekt personal të rëndësishëm në profesionin tim të lirë, avokatinë. Punova shumë me këtë studio, të cilën e kemi ngritur bashkë me partnerët, vetëm me duart tona dhe ndihem e plotësuar dhe e përmbushur me të”, - tregon ajo.
“Nuk më pëlqen qendra e vëmendjes”
“Të siguroj, të jesh president nuk është gjëja më e bukur që mund të të ndodhë në jetë…”, - i përgjigjet insistimit me pyetjen pse ka refuzuar postin e kryetarit të shtetit. Nuk sheh asgjë të bukur as në të qenit njeri publik dhe në qendër të vëmendjes së mediave. Fakti që ende nuk ka dhënë asnjë intervistë dhe nuk i është përgjigjur interesit të shumtë të mediave të intriguer nga refuzimi i saj për kreun e shtetit, ilustron pikërisht dëshirën e saj për të qenë e padukshme. “Nuk e ke idenë sa të padurueshme e kam faktin që të gjej fotografi të miat të botuara nëpër gazeta”, - na pohon me sinqeritet, ndërsa komenton se dëshiron ta mbajë jetën e saj personale dhe profesionale sa më larg syve të të tjerëve. “Nuk kam asnjë lloj interesi dhe dëshire të shfaqem publikisht”, - pohon ajo dhe mezi e nxjerr nga kompjuteri një foto të sajën për ta botuar, kurse për ta përfaqësuar në foton tjetër, lë dy nga partnerët e studios ligjore, Floranin dhe Flonian.
“Jo karrierë politike”
E ftohtë politikisht, Tefta Zaka tregon se është pikërisht pavarësia e saj e theksuar që e ka mbajtur gjithnjë larg saj. “Unë bëj çfarë më thotë koka ime. Kam një pavarësi të plotë dhe ky është për mua kulmi i karrierës. Politika nuk më tërheq edhe pse shpesh puna jonë ndërthuret edhe me politikën”, - shprehet ajo dhe në fakt në rrethin e të njohurve të gjithë e cilësojnë një femër shumë të pavarur. “Njerëzit nuk e kuptojnë që mund të refuzosh të jesh president, thjesht sepse nuk e sheh veten në atë post. Ata që nuk më njohin habiten që unë kam refuzuar, por miqtë e afërt jo. Kam dhënë dorëheqjen edhe nga detyra e anëtares së Gjykatës Kushtetuese për të themeluar studion time dhe njerëzit prapë nuk e kuptonin si është e mundur dhe supozonin që më kishin bërë presione për ta lënë atë funksion, ndërkohë që e vërteta është se unë e lashë atë vetë, krejt me dëshirën time, për të themeluar këtë studio ku jam partnere tani”, - rrëfen avokatja e cila ka shumë miq edhe ndër politikanë, por nuk pranon të përmendë emra.
Në studio është ajo “presidentja”
Zyra e saj, aty ku kalon pjesën më të madhe të ditës, nuk ka askurrfarë madhështie dhe poltrona e saj nuk është as rrotulluese, as e lartë e llojit presidenciale. Megjithëse është një nga studiot ligjore më të suksesshme në Shqipëri, ambientet e saj janë krejtësisht modeste dhe muret thuajse të zhveshura. Por ndodhet pikërisht në një nga godinat më luksoze të Tiranës, kullën “SkyTower” në zemër të ish-bllokut, aty ku ka edhe shtëpinë. Megjithëse partnere në një grup prej katër vetash, duket qartë që “presidentja” është ajo në studion ligjore. Partnerët e tjerë i delegon të na ndihmojnë me formalitetet e fotografive, broshurave dhe CV-së. Tërësisht e dedikuar pas punëve dhe takimeve të rëndësishme, kandidatja që doli nga tavolina konsensuale e PD-së dhe PS-së për presidentin e republikës, duket se e ka gjetur “presidencën” në studion e saj.
6 Nëntor 2007 @ 2:47 pm
po keta jane gje burre e grua???????????????????????????
hajde keshilla hajde
megjithate jane te papame