Forca e forumeve elektronikë

Mendoj se ne kemi nje ide te gabuar per forumet elektronike. I shikojme ato si kafene ku njerezit takohen bejne muhabet dhe largohen e harohen. Dikush e quan forumin si vend thashethemesh etj etj. Keto jane te verteta deri diku. Por ne qofte se forumi moderohet me cilesi ai kthehet ne nje vend te vlefshem per shkembim idesh dhe publikim mendimesh ose sic eshte shprehur dikush “ai kthehet ne nje dritare ne mes te qytetit ku publikisht mund te shprehesh idete tuaja dhe te tjeret mund te degjojne keto ide”.

Ne nje tjeter vend eshte shkurar:
“Sipas disa studjueseve, Interneti ka potencial te konsiderueshem per te perfshire dhe angazhuar udheheqesit e opinionit te cilet ne kembim influencojne mendimet dhe sjelljet e te tjereve. Sipas Institutit per Politike, Demokraci dhe Internet, Qyetetaret Politike Virtualë “Online Political Citizens” (OPCs) kane “gjasa 7 here me te medha per te sherbyer si udheheqes te opinionit publik mes te afermeve dhe kolegeve te tyre…Normalisht 10% e amerikaneve jane njerez me influence tek te tjeret, nderkohe qe studimi yne del ne konkluzionin se 69% e Qytetareve Politikë Virtualë influencoje te tjeret”

http://en.wikipedia.org/wiki/Internet_activism
Dhe mendoj se peshku e ka aritur kete.
Por gjithashtu forumet jane vende qe ndikojne jo vetem tek miqte apo bashkbiseduesit por edhe tek ata qe marin vendime politke ne iteres te nje ceshtje.
Markus Kummer, kryetar i Sekretaritatit te grupit te punes mbi qeverisjen e internetit prane Kombeve te Bashkuara thote:
“Forumet nuk kane fuqi vendim-marrese por mund te nxjerrin rekomandime qe rrjedhimisht do te adaptohen nga organizatat qe i kane keto fuqi,”
http://www.newscientisttech.com/article.ns?id=dn10406&feedId=online-news_rss20

Me kujtohet ne 1998, kur nga nje Forum shqiptar “The Albanin List” u hartua nje peticion ku u mblodhen rreth 50 firma ne te cilen i kerkohej parlamentit shqiptar te asaj kohe te shpallte Janullatosin person te padeshiruar ne Shqiperi, si rezultat i nje deklarate qe ky i fundit kishte dhene ne Moske per te ndaluar bombardimet e NATOS en Kosove.( shiko http://listserv.buffalo.edu/cgi-bin/wa ) Nuk u arit ajo qe kerkohej por di qe parlamenti shqiptar ne baze te kesaj kerkese e mori kete ceshtej ne shqyrtim. dhe publikisht deklarata e Janullatosit ne Moske u quajt nje deklarate e gabuar. Pra dicka u be, si rezultat i nje grupi njerezish qe u mblodhen nga nje forum te tille.

Peshku ka patur reflektime te politikaneve tane dhe mendoj se edhe monitore te huaj jane interesuar tek peshku.

Duke pare lajmet dhe njoftimet e ndryshme kam krijuar idene se shtete me potence politike ne bote vezhgojne forumet cilesore per te mesuar se cfare mendohet nga populli dhe per te krijuar opinone. Shpesh statistika dhe informacione meren nga keto forume per ngjarje apo fenomene te caktuara. Keto njohuri e opinione ndikojne me vone ne vendimet e tyre, per politken nderkomtare. Kjo eshte nje praktike e njohur ne biznes dhe ne politke.
PBS ( Radioja publike ne Amerike) kishte dje nje emision se si jane ndjekur zgjedhjet e fundit ne Amerike nga populli Irakjan. Dhe tere inofrmacioni ishte mare duke vezhguar debatet ne forumet dhe bloget ne Irak
Ndersa Sue MacDonald, zedhenesja e Intelliseek thote
“Kur je duke “degjjuar” internetitn, diskutimi ndodh ne kohe reale.”
Nje shembull tjeter eshte me poshte (ang):
In May 2003, the consumer advocacy group Ban Trans Fat sued Kraft Foods, demanding that the comestibles giant stop selling its Oreo cookies in California. ……Just two months later, Kraft announced it would begin to cut trans fats out of its many snack products, and shortly afterwards, the U.S. Food and Drug Administration began requiring manufacturers to list trans fat content on nutrition-fact labels.
During the months before and after the suit was filed, a word-of-mouth marketing research firm called BuzzMetrics tracked more than 2.6 million comments about trans fats in various online forums, discussion groups and blogs from more than 120,000 people.
Mare nga “Why companies monitor blogs”
http://news.com.com/Why+companies+monitor+blogs/2100-1030_3-6006102.html

Nje aspekt tjeter eshte shtypi .Te mos harojme se shpesh gazetat dhe revistat shqiptare peshkojne tek www.Peshkupauje.com. Dhe duke qene se shtypi peshkon ne peshku mendoj se idete tone ndikojne ne edukim e popullsise ( i drejte apo i gabuar ky edukim, kjo eshte nje ceshtej subjektive sipas idese se gjithsejcilit).
Pra une mendoj se te thuash se ne ketu tek peshku nuk bejme gje tjeter vec i biem legenit sic thote nje shprehej popullore, dhe nuk ndihmojme ne ceshtejn komebtare, eshte nje mendim i gabuar sipas mendimit tim. Kuptohet per ndonje mund te duket se mbase me shume duhet bere, perfshi ketu kthimin ne Shqiperi, dhe perballimin direkt me situaten, dhe se eshte pa vlere qe te rime ketu jashte atdheut, ngrohte e me barkun plote e te kalojme kohen tek Peshku. Mbase eshte edhe keshtu, por duhet te kuptojme mendoj une se jo te gjithe jane kaq trima. Te jesh trim eshte cilesi, dhe kjo nuk varet gjithmone nga rrethanat por nga individi. Pra mbase ne qe kalojme kohen tek peshku nuk meritojme dekorata e lapidare por te pakten pak mirenjohje e meritojme. Dhe ajo qe eshte me e rendersishme eshte se ne te gjithe shkurajme me anonime pra asnje nuk e ben kete per dekorata apo lapidare. E bejme mendoj une se keshtu e ndjejme.
Mendoj gjithshtu qe kur shprehim mendimet tona te jemi me mendje te qete e gjakftohtesi pasi shpesh ne inat e siper shrehim mendime qe edhe vete ne nuk i perkrahim. Nuk besoj se asnje nga ju ne gjakftohetesi apo dite te qeta mund te rekomandonit te rembenim armet, te vrasim e presim cdo njeri qe del kundra nesh etj etj. Keto jane thenie ne gjaknxehetesi e siper . Por fatkeqesisht kur dikush tjeter nje i jashtem ( mik apo armik) i lexon keto krijon pershtypje te gabuar ose shfyrtezon kete pershtypje ne dem te interesit tone.
Qe ne momentin qe ne shtypim butonin “Dergo Komentin” mendimi yne eshte bere publik dhe do te komentohet ashtu sic eshte shkrojtur.

tomi korça

13 Nentor 2006

Dergoje artikullin me email Printoje artikullin

5 Komente

  1. Shuaipi thotë:

    13 November 2006 @ 9:09 pm

    Keto forumet mua me duken si ato mbledhjet e bodrumeve te ilegaleve.

  2. vlonjati thotë:

    13 November 2006 @ 9:17 pm

    Sa per ilegale ta siguroj qe s’jane Shuaipi, se monitorohen rregullisht nga shume burime, e per kete jam i sigurt.
    Qe jane komode dhe qe i kane dhene shume hapesir njerezve te shprehen me lirshem dhe pa ndrojtje,nganjeher te behen dhe trima ku seshte nevoja, po eshte e vertet.
    Per njerezit qe jane ne emigracion eshte nje ide e mire do thoja une se njihen me te rejat e fundit nga vendi,po pse jo dhe shkembejne ndonje mendim pa te keq dhe kalojne kohen, mbysin dhe nganjehere vetmine.

  3. blete thotë:

    13 November 2006 @ 9:24 pm

    nga ato mbledhjet e celulave ilegale neper bodrume, shpesh kane dale fatet e kombeve te tera. une mendoj se liria e fjales, qofte virtuale, qofte reale, eshte jetike dhe duhet ruajtur me cdo menyre. forma ne te cilen shfaqet, mund te ndryshoje, ashtu si ndryshon edhe njerezimi, por rendesi ka qe po lulezon.
    me ka takuar te lexoj nje liber teper interesant “loja e Enderit” (ender’s game) ne te cilen dy femije influencojne dhe vendosin fatin e Botes nga forumet e internetit. te qenet fantazi, nuk e pengon kete liber te tingelloje teper afer realitetit te sotem.

  4. Pjerin thotë:

    14 November 2006 @ 8:07 pm

    Mendoj se forumet jane tryezat e hapura ku ne shum raste del nje mendim me i pjekur se sa ata (burokratet/politikanet ) qe paguhen per kete pune nga taksat e popullit. Gjer me tani , une personalisht ndihem i kenaqur me kete forum, jo vetem se shfaq ate qe ndjej e mendoj, por duke qene se gjith jeten e kam pasur te mbyllur deren e shfaqjes se mendimeve , tani qe i shfaq ndjej nje sadisfaksion te madh. Nuk eshte e thene se shtetaret apo qeveritaret nxjerrin argumente te sakta (koha ka treguar se ne shum raste ata kane deshtuar me mendimet dhe idet e tyre), sepse koha po tregon se njerzit e thjeshte, studionesit, lexuesit, etj. kane nxjerre mendime e ide me te shkelqyer se politikanet dhe keshilltaret e kabineteve, e fakt eshte pikerisht ky forum e shum forume ne bote. Pjero.

  5. Erion Selmani thotë:

    14 November 2006 @ 11:46 pm

    Ekzistojne vertete edhe Forum-e shume te vlefshem ashtu siç ka edhe Forum-e kot fare .
    Ne shume raste ne zbulojme neper keto Tryeza ose “Bodrume” pjesè te panjohura tè vetvetes ,prandaj nuk eshte keq t’i hedhim nje sy ketyre faqeve.
    Sot qindra miliona njerez lundrojne neper Forum-e dhe blog-e pèr te lexuar dhe nganjehere vjedhur idetè e tè tjerève.
    Mund te jetè edhe e vertetè ajo qe komentet ne keto faqe te ndikojne te politikanet.
    Mos harroni qe ne Itali ,kryeministri Prodi donte t’u hiqte deri diku lirine e fjales ,te censuronte personat qe shkruajne nepèr Blog-e .Shpertheu revolta ne internet e te ashtuquajturve Bloggers prandaj ata e mbrojten lirine e tyre te fjales dhe e fituan .
    ME SA DUKET FORUMI NDIKON EDHE NE VENDIMET E POLITIKANEVE.

Komentet per kete teme jane te mbyllura.
Per t'u mbrojtur nga spam-i, Peshku pa uje i mbyll komentet e cdo teme pas 60 ditesh.

  • Po shikoni nje artikull ne faqen e arkivit te Peshkut pa Uje. Per te pare faqen aktive, shkoni tek peshkupauje.com