Fluturimi dhe rrëshqitja e Ivan Lefimoviçit

moska.jpg

Na ishte nje here nje punonjes bashkiak nga Moska qe quhej Ivan Lefimovic dhe diten qe u be 52 vjec, Ivan Lefimovici u cmend. Nuk kishin kaluar as pese minuta qe ishte kthyer ne shtepi nga Klubi i Shahut ‘64, nderkohe qe gruaja, Ana, po i shtronte dreken dhe nderkohe qe djali i tyre 17 vjecar, Maksim, po dilte nga dhoma e tij ku po luante ne kompiuter per te ngrene me te atin, kur Ivan Lefimovic vari pardesyne dhe doli lakuriq ne rruge. Maksim Lefimovicj e pa te atin me bisht te syrit te dilte nga dera lakuriq dhe thirri te emen qe ishte ne kuzhine duke nxjerre kaviarin, nje shishe te shtrenjte shampanje dhe gotat e kristalit nga frigoriferi per te festuar ditelindjen e te shoqit. Ata dolen tek dera dhe pane Ivanin duke vrapuar lakuriq neper rruge; ajo me nje ndjenje frike se mos shtylla e familjes papritur po i rrezohej; ai me nje ndjenje turpi dhe indinjate per lakuriqesine dhe cmendurine e papritur te babait.

Dhe sikur t’i kishte lajmeruar njeri, te gjithe fqinjet kishin dale tek dyert. Ja dhe Leon Marzcinsky, polaku cmirezi qe perplaste duart dhe qeshte me bori nen mustaqet e palara. Ja dhe Marina Kalvinova qe nderkohe qe pretendonte sikur nuk donte te shikonte kete paturpesi duke e zhytur fytyren ne supin e te shoqit, perpiqej te vidhte ndonje shikim te castit prej andej. Ja dhe adashi i tij, Ivan Fjodorovic, te cilit i vinte me te vertete keq dhe qe per nje moment e ndoqi me vrap per t’a kapur e per te ndalur kete cmenduri, por qe pa bere as dhjete hapa u mposht nga nje atak azme. Ja dhe Popinet, qe qekurse blene shtepi ne kete lagje iu dukej si nje lagje e cmendur, dhe qe fluturimin lakuriq te Ivan Lefimovicit e shihnin me indiferentizmin e fituar nga vertetimi i dyshimeve.

Dhe ne mendjet e ne gojet e te shoqes dhe te birit, te fqinjeve dhe te nje kalimtari qe po shetiste qenin e eksituar tashme nga pamja, ishte vetem bindja se Ivan Lefimovici ishte cmendur. E nderkohe qe ai shikonte mbi te gjitha dhe te gjithe me nje vetedije te lartesuar, si nga helikopteri I bashkise; shikonte shtepite dhe pemet e renditura anesh rruges te kalonin me shpejtesi; ndjente eren ti perplasej mbi pjeset e lakuriqta te trupit; ndjente nje clirim te pafjale dhe kotesine e gjithckaje, edhe ne mendjen e tij, fara e dyshimit se mos ishte cmendur po mbinte ne formen e bindjes.

Ivan Lefimovici vrapoi gjate. Rruget filluan te ndrronin trajta. Kembet e pamesuara te zbathura filluan te ndjenin dhimbjen e trotuareve te ndryshem. Njerezit filluan te ndrronin fytyra, e njekohesisht te kishin te njejtat fytyra te habitura, te frikesuara, te lemerisura, kurioze, te englendisura, te kenaqura, dhe here pas here, ndonje fytyre e indinjuar qe ndjente detyrimin qytetar per te thirrur policine, apo ambulancen ne celular. Ndersa Ivan Lefimovici vazhdonte te vraponte lakuriq neper rruget e Moskes.

Deri kur e ndaloi vrapin ne sheshin e kuq, ku per habine e tij pa se aty po e prisnin te gjithe miqte e tij te klubit te shahut, dhe se te gjithe ishin lakuriq. Dhe sic ndodh gjithmone, vendin e habise e zuri nje e qeshur masive histerike. Qeshen dhe qeshen. Qeshen dhe u ndjene te ngushelluar qe nuk ishin te cmendur dhe vetem, por te cmendur dhe me miqte me te ngushte. Qeshen se ishin qe te gjithe aty. Qeshen aq shume sa qeshen me lot. Qeshen aq shume sa e qeshura e tyre u degjua deri ne Kremlin dhe per nje cast punimet aty u nderprene. Aq shume qeshen sa e qeshura e tyre u degjua deri ne parajse madje, ku dy engjej naiv u rrezuan nga fronet te trembur dhe bene dhe Zotin te buzeqeshte. Qeshen me turistet kineze dhe japoneze te cilet filluan t’i merrnin ne fotografi. Qeshen me policine qe nuk dukej gjekundi, me doktoret qe nuk dukeshin gjekundi. Qeshen me nje cift anglez qe i pergezoi dhe qe dy vjet me vone zhvilluan marshin e pare te natyralisteve ne Londer. Qeshen me idene se ky ishte revolucioni i mesoburrave lakuriq te klubit te shahut. Qeshen me madhesine dhe me mplakjen e njeri tjetrit. Dhe pasi qeshen aq shume, qeshen dhe pak dhe pushuan.

Pastaj Ivan Lefimovici dhe miqte e tij filluan te preknin njeri tjetrin per t’u bindur qe nuk ishin ne enderr dhe kur u binden qe nuk ishin ne enderr, e moren seriozisht idene se ky ishte revolucioni i mesoburrave lakuriq te Klubit te Shahut ‘64 dhe vendosen te shkruanin nje platforme, por me pare menduan te festonin duke shkuar bar me bar per te pire nga nje gote vodka per t’u ngrohur, se ne fund te fundit ishin lakuriq, dhe aty filluan te loznin shah pa fushe me njeri tjetrin, deri sa me ne fund, pasi kishin lemerisur gjithe qytetin me lakuriqesine e tyre, me gjuhen e tyre te cuditshme me figura luftarake, shkronja dhe numra, me etjen e tyre te pashtershme per vodka, diku ne barin e nente apo te dhjete, pa rene mire nata i arriti policia, i arrestoi te tridhjetedy per shfaqje te pahijshme ne publik dhe per trazim te paqes qytetare dhe i mbajti ne rajon deri kur nje nga nje familjaret erdhen t’i merrnin per ne shtepi te tere.

Rruges per ne shtepi ngiste Maksimi. Ana ishte ulur mbrapa bashke me te shoqin, te cilit i kishin sjelle kostumin me te mire qe kishte e qe nuk e kishte veshur asnjehere. I heshtur dhe i ngrire, veshur me kostumin akull te ri, Ivan Lefimovici dukej sikur ishte dhender.

Lulian Kodra

Dergoje artikullin me email Printoje artikullin

73 Komente

  1. Med thotë:

    29 March 2007 @ 6:33 pm

    Skleroze e gjalle e :P
    ec se ma mire do bahet…

  2. Med thotë:

    29 March 2007 @ 6:35 pm

    po jo shprehje c’hyn ktu mer derman , se deti ka kohe qe a ba dhall jo kos :P

  3. akull-naja thotë:

    29 March 2007 @ 6:37 pm

    Dhe pasi qeshen aq shume, qeshen dhe pak dhe pushuan. :D

  4. blete thotë:

    29 March 2007 @ 6:46 pm

    teper origjinal si komplot. pergezime mendjes pjellore.

  5. Leon thotë:

    29 March 2007 @ 6:47 pm

    Ja dhe Leon Marzcinsky, polaku cmirezi qe perplaste duart dhe qeshte me bori nen mustaqet e palara
    —————————————————————–
    Po nuk eshte e vertet mor,nuk eshte e vertete!!!!!
    Nuk kam qene une ai! Ate dite une s’kam qene fare ne shtepi! :)

  6. Leon thotë:

    29 March 2007 @ 6:49 pm

    Me pelqeu shkrimi.Urime per fantazine dhe per pershkrimin letrar qe e bente pjesen shume terheqese!

  7. alb thotë:

    29 March 2007 @ 7:06 pm

    :D

  8. Blendi thotë:

    29 March 2007 @ 7:21 pm

    Hahaha c’u kenaqa. Bravo Luli me kenaqe. Kishte nuanca te realizmit magjik qe per mua eshte ajka e prozes. Pergezime.

    PS. Botimi u vonua per arsyet e avarise. Duket, kur e dergove heren e pare nuk mberriti tek ne.

  9. tiranalb thotë:

    29 March 2007 @ 7:42 pm

    Bravo, shume bukur. Eshte perkthim apo ka autor shqiptar?

  10. Lawman thotë:

    29 March 2007 @ 7:42 pm

    “qe perplaste duart dhe qeshte me bori nen mustaqet e palara.”

    Cdo me thene “te qeshesh me bori”?

    Eshte te qeshesh duke bere zhurme si bori, apo te qeshesh duke i rene borise se makines?

    Nganjehere them qe po te rri dhe ca vjet jashte nuk do ta kuptoj me gjuhen shqipe. :(

  11. edrus thotë:

    29 March 2007 @ 7:46 pm

    perkthim i dobet

  12. edrus thotë:

    29 March 2007 @ 7:53 pm

    S’e di se pse,por emri i tij(pa germen L) me solli ndermend nje fare gregori Efimovic……..qe persa i perket lakuriqesise,ka lene ‘dokumente’ te ‘vyera’ ne Kavanozat e San Pietroburgut (e kam fjalen per Rasputinin)

  13. stela thotë:

    29 March 2007 @ 10:12 pm

    Rasputini ishte nje monster ndersa personazhi me siper nuk ka asnje nga ato tipare. Pjesa ngjason me shume me nje komedi. Me pelqeu.

  14. iliriani thotë:

    29 March 2007 @ 10:21 pm

    Ja keshtu krijohen partite politike… Te lumte Lulian…

  15. emigrant thotë:

    29 March 2007 @ 11:04 pm

    ruse qe dalin lakuriq (me pardesy?), i morem vesh. a dini ndonje shqiptar? ;-)

  16. iliriani thotë:

    29 March 2007 @ 11:09 pm

    Tung, Emigrant! Sipas rreshtit te pare te tregimit duhet te presim vetem qe Edi Rama te mbushe 52 vjec, se gjithe kerkesat e tjera i ploteson… kriterin e zoterimit te shahut ja ploteson dashpeza (me guret e zinj) dhe blendgonxhe (me guret e bardhe)…

  17. emigrant thotë:

    29 March 2007 @ 11:20 pm

    Mirembrema, Lir! :-)

    (nuk them dot Tung, sado te mundohem, nuk me del nga “gjonguli”)

    PS Hey, let’s keep “letersi te Peshku” clean from politics….. ishte thjesht faji im qe rashe ne ngasje…..

  18. Blendi thotë:

    29 March 2007 @ 11:23 pm

    dakord me emigrantin, pa poltike keto do ishte me mire. boll energji i falim ku&%s

  19. Asterion thotë:

    30 March 2007 @ 1:15 am

    Shume e mire kjo skice. Me pelqen edhe qe te arrestuarit ishin 32, po aq sa edhe numri i gureve te shahut.

  20. Dori thotë:

    30 March 2007 @ 4:18 am

    Shkrim i shkurtër dhe i shkëlqyer. Bravo.

  21. emigrant thotë:

    30 March 2007 @ 4:28 am

    Blend, si gjithmone, flm per foton. Be assured that your inout does not go unnoticed… :-)

  22. iliriani thotë:

    30 March 2007 @ 8:09 am

    Emigrant dhe Blendi! Nuk desha te bej politike, por vertet kjo eshte skena e krijimit te nje patie politike… te pakten keshtu ka ndodhru ne vendet e lindjes…

    ja lexojeni troc fare…

    “…ky ishte revolucioni i mesoburrave lakuriq te Klubit te Shahut ‘64 dhe vendosen te shkruanin nje platforme, por me pare menduan te festonin duke shkuar bar me bar per te pire nga nje gote vodka…”….

  23. Cheney thotë:

    30 March 2007 @ 8:22 am

    nga eshte marre kjo? duket si nje shkrim i hershem i Bulgakovit..

  24. Odysseus thotë:

    30 March 2007 @ 8:24 am

    Cmenduria eshte relative, varet sa njerez e perqafojne cmendurine tende :D
    Pa brire eshte dhe moda………….

  25. iliriani thotë:

    30 March 2007 @ 8:34 am

    Emigrant! Fjala Tung eshte shkurtim i nje pershendetje te rendesishme ne shqip…

    1. Tung!
    2. Tungjat!
    3. Tungjatjeta!
    4. (T’u zgjatte jeta!)
    5. (Uroj te te zgjatet jeta!)
    6. (Qofsh jete gjate!)
    7. (Pac nje jete sa me te gjate!)
    8. numrat 1, 2, 3, perdoren edhe per te zevendesuar pershendetjet
    “Miresejugjeta!” dhe “Mirupafshim”…

  26. Lawman thotë:

    30 March 2007 @ 1:08 pm

    9. Tunxh = Bujar Lako tek “Udha e Shkronjave”

  27. sonet thotë:

    30 March 2007 @ 1:22 pm

    isha shume e lodhur..por cuditerisht me pelqeu pjesa…e bukur,mgjth perkthimi pak i dobet…

  28. Cheney thotë:

    30 March 2007 @ 1:23 pm

    Pse me eshte fshire postimi?

    gjithsesi, nder politikanet, tung per here te pare e ka thene ne media Meta..

  29. Lawman thotë:

    30 March 2007 @ 1:32 pm

    Ore nje gjo s’po marr vesh?

    Lulian Kodra e ka shkrujt vete apo eshte perkthim?

    Ne qofte se eshte perkthim tju vije turp qe vini nje pjese pa vendosur autorin. Kjo eshte vjedhje!

    VJEDHJE!

  30. Cheney thotë:

    30 March 2007 @ 2:01 pm

    nevrik..

  31. Lawman thotë:

    30 March 2007 @ 2:15 pm

    Nevrik po!
    I papergjegjshem jo!

  32. akull-naja thotë:

    30 March 2007 @ 2:17 pm

    Mua me duket atmosfera shume ruse e me kujtoi, si Cheneyt, stilin e Bullgakovit, po askush nuk pengon askend te kopjoje nje stil, apo jo? Ose Luliani me Blendin tallen me ne, se duan te shohim sa dime vertete te vleresojme nje shkrim pa u nisur nga emri… eeeee?

  33. Lawman thotë:

    30 March 2007 @ 2:21 pm

    Akulli,

    Kushdo qe ta kete shkrujtur Kodra, ose Bukowski mua zhgarravine me duket. Vetem se dua te di se kujt ja detyrojme nderin. ;)

  34. Dina thotë:

    30 March 2007 @ 2:27 pm

    You tell em girl!

  35. blete thotë:

    30 March 2007 @ 2:41 pm

    lawman, mos e kruj me Bulgakovin!
    akull-naje nuk e ke fort keq.
    blend na e sqaro pak kete mister te lutem se po na nxerr goja flluska sapuni.

  36. Lawman thotë:

    30 March 2007 @ 2:50 pm

    Bulga-nigga-who?

    Se pse te gjithe emrat ruse me duken njesoj… Bokowski, Navokov, Bulgakov, Blablakov, Shevcenko, Trocki…

  37. Blendi thotë:

    30 March 2007 @ 2:50 pm

    Nuk eshte perkthim por tregim i Lulian Kodres.

    Djalli ta haje, po te ishte perkthim do e kisha shkurar atje, e di ndryshimin.

    Shume dyshues jemi. Shen Thomai na e ka zili.

  38. Blendi thotë:

    30 March 2007 @ 2:52 pm

    Bukowski ishte amerikan!

  39. Blete thotë:

    30 March 2007 @ 2:58 pm

    ok me Bukowskin merruni sa te doni.

  40. Lawman thotë:

    30 March 2007 @ 3:01 pm

    Ok Blendi,

    Shyqyr qe na sqarove, se tani mund te vdes i qete…

    /”Women” i Bukowskit eshte libri me i bukur i nje rusi qe kam lexuar. (S’do mend qe do jete ruso-amerikan)

  41. blete thotë:

    30 March 2007 @ 3:07 pm

    per lawman:
    http://www.masterandmargarita.eu/

    per Blendin, faleminderit!

  42. akull-naja thotë:

    30 March 2007 @ 3:08 pm

    Lawman, secili ka konceptin e vet te zhgaravines, Dieu soit loué, apo jo? ;)

  43. Blendi thotë:

    30 March 2007 @ 3:10 pm

    Lawman, Bukowski ishte Gjermano-Amerikan. I ati ishte amerikano-polak.

    S’eshte rus.

    PS. Je shume i ndjeshem.

  44. akull-naja thotë:

    30 March 2007 @ 3:10 pm

    Po lere Blete te vdese i qete me Femrat e Bukovskit… :P

  45. Zana thotë:

    30 March 2007 @ 3:12 pm

    Lawman!Bukowski kishte nenen gjermane ,babane polako amerikan.Libri me i bukur i tij per mua eshte “Post office”.
    Po me behet shume qejfi qe Blete njef Bulgakov.E kam lexuarmbasi kam ikur nga Shqiperia.Il maestro e Margherita mbahet nder romanet me te mire rus te gjysmes se pare te shekullit te kaluar.
    Shkrimi ketu per muasjell vetem kete qe:çmenduria mund te behet normalitet ne qofte se shoqeria nuk perdor nganjehere edhe dhune per ta ndaluar

  46. Blendi thotë:

    30 March 2007 @ 3:15 pm

    Jo per te nderruar muhabetin, por vura re nje shperfillje nga ju vajza per Bukowskin.
    “Femrat” ia njohin ata qe nuk e kane lexuar ndonjehere…

    Bukowski eshte nje poet gjenial, nje shpirt i torturuar dhe une nuk mund te rrija pa e shkruar kete. Eshte humbja e gjithkujt qe do poezine te mos lexoje vargjet e Chuck-ut.

  47. iliriani thotë:

    30 March 2007 @ 3:15 pm

    Po sikur dhuna per te ndaluar cmendurine, te sjelle vete nje cmenduri te re edhe me te madhe?…Zana?…

  48. Lawman thotë:

    30 March 2007 @ 3:21 pm

    Une do jem nje humbes i madh se nuk lexoj gje tjeter nga Buckowski. Femrat me mjafton. Me duket sikur me ka shkruar biografine….

  49. Zana thotë:

    30 March 2007 @ 3:23 pm

    Bukowski thoshte qe femrat ,kuajt e alkoli jane jeta ime.Ne llojin e tij eshte nder me te medhenjte.Iliriani jam ketu….Flm

  50. Parrulla Armiqesore thotë:

    30 March 2007 @ 4:32 pm

    mos ja rendoni Bukovskit kockat. Vec sallate dini te grini?

  51. lulian kodra thotë:

    30 March 2007 @ 4:32 pm

    falemnderit te gjithe atyre qe menduan se eshte perkthim i dobet. nuk me ngjan edhe aq bulgakovce, pervecse po te pretendosh se bulgakovi eshte marre me djallin e une kam permendur zotin. faktikisht, stili qe doja te kopjoja ishte ai i gogolit, por ve re qe me te vertete i ngjaka me shume bulgakovit.

    ai qe thote se bukovski sikur i paska shkruar biografine tek femrat, qeka nje mendjemadh i keq, po nejse.

    blendit falemnderit per foton, shume e goditur.

    sa per gregory efimovic, te them te drejten, kjo eshte takse qe i paguaj injorances. thjesht koincidence. por le te kete qene historia muza ime.

    juaji
    kodra

  52. Lawman thotë:

    30 March 2007 @ 4:50 pm

    Ok pra Blendi,

    Nga te gjitha komentet e mesiperme vendose te me fshish ate ku them, se Rusi po ben te pamundur per te mbajtur njerezit tane te skllaveruar.

    Ndoshta mund te mos kene lidhje me shkrimtaret, po une e kam te veshtire te admiroj ndonje send te dale nga nje komb/rrace qe kerkon te na mohoje ne (shqiptareve) te drejten per te ekzistuar…

    Merci, bonsoir!

  53. Blendi thotë:

    30 March 2007 @ 4:58 pm

    Nuk qesh une. nesje.
    Le te mos e prishim temen. Kur nuk ka interes ne ate qe eshte substanca e temes komentet jane hidhje-pritje pa vlere.

  54. lulian kodra thotë:

    30 March 2007 @ 5:13 pm

    po mire mo lawman, po bulgakovi nese e ke lexuar, eshte letersi e gjalle, qe pervec asaj, eshte komplet kundra regjimit apo politikave te regjimit shovinist sovietik. ne se je kaq patriot e me qendrime kaq te prera atehere, armiku i armikut tend, si quhet? po dostojevski, tolstoi, pushkini, gogoli? edhe keta nuk i quan ti? te mohosh letersine ruse ne baze te patriotizmit per mua eshte shume e dobet. nuk eshte kombi/rraca qe mohon ekzistencen e nje kombi/rrace tjeter, por jane politikanet e nje kombi/rrace ata qe bejne gjera te tilla. por nese keto jane bindjet e tua te verteta, atehere edhe une e kam te veshtire te admiroj kombin shqiptar, pasi ti ke dale prej andej. megjithate, ti je vec nje therrime.

  55. Lawman thotë:

    30 March 2007 @ 5:24 pm

    Ok Lulian,

    Faleminderit per leksionin e leterise, profesor, dhe te patriotizmit. Se cfare kreditoj apo diskreditoj une eshte relative. Armiku i armikut tend, ngelet armiku im!

    Une nuk te sulmova ty personlisht, se nuk te njoh, prandaj dhe ti nuk mund te me ofendosh mua ne baze te dy-tre komenteve qe shef ketu.

    Eshte moment delikat tani per kombin tone (lexo lajmet), dhe na fal qe jemi me nerva te acaruara.

    Hajt shendet,

    /Gjithashtu kaq i prekshem sa je ti prej kritikes, nuk ke per tu botuar kurre metej peshkut…. (Ky eshte opinioni im per ty) ;)

  56. Lawman thotë:

    30 March 2007 @ 5:29 pm

    Pastaj sot nuk flitet me per “regjimin shovinist sovietik”, sot flitet per nje qeveri te dale nga votat e shumices se popullit rus, qe perfaqeson vullnetin dhe aspiratat e popullit rus.

  57. beni thotë:

    30 March 2007 @ 5:29 pm

    Pastafarianizem

  58. akull-naja thotë:

    30 March 2007 @ 5:29 pm

    Do ishte mekat qe Luljani te mos botonte me per shkak te nje te ashtuquajture kritike. Po aq mekat sa kjo faqe perdhoset me komente te dobeta politike.

  59. lulian kodra thotë:

    30 March 2007 @ 5:56 pm

    te me falesh qe nderhyra ne nje moment kaq delikat.

  60. stela thotë:

    30 March 2007 @ 6:49 pm

    Mos e ngaterroni letersine me politiken se nuk jane te tera vendet si Shqiperia.

  61. edrus thotë:

    30 March 2007 @ 7:02 pm

    Thone qe guximi eshte cmenduri,por dhe qe te krahasosh guximin e atyre qe kerkojne te ndryshojne rrjedhen e historise me ane te revolucionit,me cmendurine e 52 vjecareve nudo,me duket nje krahasim banal(dhe kur them banal s’e kam fjalen me lakutiqesine)

    s’e di se si me erdhi qe te kontrolloja se sa vjec ka qene ne ‘92 nje tjeter i cmendur,qe tha se qe xhveshur nga e shkuara kur vrapoi ne shesh per te qeshur bashke me shume te tjere(dhe ka nje ngerdheshje qe do te hidhte poshte jo vetem dy engjej naiv,por do te bente per te qeshur dhe vete djallin)………por jo,i binte qe te kete qene 48 vjec ne ‘92

  62. Laura thotë:

    30 March 2007 @ 9:42 pm

    si perfundim, ishte perkthim apo krijimtari e ‘lulianit’?

    cilado te jete, me pelqeu shume…

  63. LAURENT thotë:

    30 March 2007 @ 9:47 pm

    Laura,po mire me ne te prisnim te ishe ne Shqiperi nderkohe,nuk the se do kthehesh….?!

  64. Laura thotë:

    30 March 2007 @ 9:52 pm

    Po pra erdha… Po ju kerkova ne Tirane une, por s’pashe ndonje peshk, pervec atyre te tiganit… Ku ishit futur valle? Si s’me shkoi mendja te vija te faqja e peshkut e te beja lajmerim …

    do kthehem shpejt ne vere, per librin, dhe do organizoj nje feste ‘alla shqiptareske’ per peshq-miqte e mi…

    Dite sa me te bukur, kudo qofshi, dhe merreni sot me qejf… si atje te blloku ku vlonte QEJFI i nata-dites…

  65. laurent thotë:

    31 March 2007 @ 7:39 am

    Tung Laura…mire se u riktheve ne boten qe te gerric nervat :D
    Nuk e di a do i gjesh peshqit tek blloku se me thane te drejten ai qejfi i bllokut eshte paksa i konsumum :-D

  66. lulian kodra thotë:

    31 March 2007 @ 7:48 am

    me pelqejne ngacmimet e edrus, por eshte edhe nje tjeter mesoburre qe kerkon te beje nje revolucion, ndaj apo kundra oligarkeve te sotem rus, quhet kasparov. po nejse, te me falni edhe njehere per injorancen, aq me teper qe nuk ka te beje as me rasputin, as me kasparovin, e as me ate qe tremb edhe djallin.

    krahasimi mund te jete banalitet vetem po qe se revolucioni nuk eshte i tille. muhabet i ngatarrum, me voltaire russau e me shoqni. opinioni i im nuk eshte i qarte, pervecse nepermjet asaj qe kam krijuar.

    naten

    p.s.
    as une s’e humb kontrollin

  67. lulian kodra thotë:

    31 March 2007 @ 7:53 am

    hej! e fundit, para se te mbaroj cigaren, e dini ca i mungon peshkut?

    uji

  68. Zana thotë:

    31 March 2007 @ 8:19 am

    Jo i mungon vera(vena).Peshku thote:”O me ha e me pi me vere (vene),
    o me ço atje ku kam qene :”Do ta bente mbase edhe futurimin e Ivanit ma te shyretshem e jo te çmendur.

  69. laurent thotë:

    31 March 2007 @ 8:40 am

    Run Forrest run….edhe pa krijuar parti….ja keshtu kot per qejf…

    http://youtube.com/watch?v=kmVBxCw6mTk&mode=related&search=

  70. Zana thotë:

    31 March 2007 @ 9:08 am

    Kasparov eshte po ai kampioni i madh i shahut i cili ka deklaruar qe ne zgjedhjet e ardheshme presidenciale do te sfidoje Putin.Une bej tifo per Kasparov.

  71. lulian kodra thotë:

    31 March 2007 @ 9:28 am

    po une qe po pi vere e po me mungon peshku?

  72. Cheney thotë:

    31 March 2007 @ 3:01 pm

    blete, bulgakovi ska pas vetem mjeshtra e margaritare por edhe bretkoca, zhapike, xhandare e kalores..
    Ndonese fluturimi qullac i margarites ishte nga gjerat me te lezecme qe kam lexuar :D

  73. pannacotta thotë:

    1 April 2007 @ 10:26 pm

    Lulian shume e kendshme une u argetova, fundi sipas meje ishte i pershpejtuar dhe pak i forcuar.

Komentet per kete teme jane te mbyllura.
Per t'u mbrojtur nga spam-i, Peshku pa uje i mbyll komentet e cdo teme pas 60 ditesh.

  • Po shikoni nje artikull ne faqen e arkivit te Peshkut pa Uje. Per te pare faqen aktive, shkoni tek peshkupauje.com