Login



Register

Flash II

p1010626.JPG

Ime ‘më bën bakllavanë

me petët që s’po

i ecin

Im atë është me grip;

Kërkon përtueshëm një kanal

me muzikë popullore të pamodifikuar

gjenetikisht

e seanca parlamenti

(njëkohësisht)

Rula (mesogrua greke) qan televizivisht

për Franin (djalë i ri shqiptar)

që e la (pikë)

(Qysh k’shtu, or mec?!)

Ime ‘më propozon ta thërrasim

të heqë stresin

me pe’c

Zana paska djalë për të martuar

alamet çuni

me edukatë

dy metro i gjatë

(sa Frani )

dhe dorën, gati sa s’ma paskeshin kërkuar

News24 na lajmëron pa pushim

(interneti është i avashtë si truri im

i shpërngulur )

Bëj të flë, gjumi s’më zë

këndon duke tëhollur ime ‘më

Kafe, kafe, kafe…

anchora, anchora, anchora

perché io da quella notte…

Dielli nxeh mashtrueshëm gjelat marxhinalë

që ngelën pa shitur (dhe çmimet nuk ranë)

Daja im i papunë ankohet për luhatjen brendaditore

të motit në Tiranë

….

Krisma, krisma, krisma…

Fishekzjarre

Ora 12 e 31-shit vjen

e përpiktë

me drita, me ujë

me njerëzit që gëzojnë

për dritat, ujin

…dhe muzikën…

Unë laj përpikmërisht enët e darkës

familjare të zgjeruar

me anëtarë mungues

që kësaj here s’e mbytën dot

frikën nga epidemia e gripit imagjinar

dhe stresit familjar

që dolën, në fakt, të vërtetë.

njëzetetetë dhjetor dymijeshtatë - një janar dymijetetë

Dergoje artikullin me email Printoje artikullin

13 Komente

  1. macia_blu thotë:

    23 May 2008 @ 12:32 pm

    akull…me kenaqe…
    sh. sh. bukur.
    I love it!!!

  2. preparat Shkruaji mesazh privat thotë:

    23 May 2008 @ 1:39 pm

    Kaq te natyrshme keto rrjeshta, sa qe m’u duk sikur nuk i lexova po sikur i degjova te recituar. Shume bukur.

    Gjithashtu, “gjelat marxhinale” eshte gjeniale dhe nje emer i perkryer per nje grup punk rock… “Hello, we are the Marginal Cocks and this next song is from our first album Meat Market. It’s called We can’t be bought… One! Two! Three! Four!”

  3. Perparim Hysi thotë:

    23 May 2008 @ 1:52 pm

    Nje kuader”natyre e qete”qe ka brenda edhe poezine,edhe muziken,edhe artin vizual.Merita eketij sinkroni te bukur eshte e autores qe e pershendes.

  4. Blendi Salaj Shkruaji mesazh privat thotë:

    23 May 2008 @ 3:12 pm

    Ditto me preparat. Falm. akvll!

  5. xhenius thotë:

    23 May 2008 @ 5:06 pm

    motive te gjalla te familjes shqiptare! fantastike!

  6. Kapiten Kapiteni im thotë:

    24 May 2008 @ 12:08 am

    Akull bre…

    do pej dhe une copia-incolla te komentit te xhenius.me nje modifikim te vogel “motive te gjalla te familjes shqiptare! fantastike”
    te cilat ka kohe qe kane ra n’gjume ne kujtesen teme.Sepse ketu ku jetoj i gjej te gatshme :-)

    Nr e tel Rules e ke,se njof i fran ktu ne M….na.

    Krisma, krisma, krisma…

    Fishekzjarre

    Ora 12 e 31-shit vjen

    e përpiktë

    me drita, me ujë

    me njerëzit që gëzojnë

    për dritat, ujin

    …dhe muzikën…

    Unë laj përpikmërisht enët e darkës

    familjare të zgjeruar

    me anëtarë mungues

    që kësaj here s’e mbytën dot

    frikën nga epidemia e gripit imagjinar

    dhe stresit familjar

    që dolën, në fakt, të vërtetë

    kete pjese JUST LOVE IT!!!!

  7. Peshku Fluturues thotë:

    24 May 2008 @ 1:01 am

    Bravo Aklli! Fantastike!
    Shiko cfare me ke kujtuar:

    KAFEJA E MENGJESIT

    Ai hodhi kafe
    Ne filxhan
    Hodhi qumesht
    Ne filxhanin e kafese
    I hodhi sheqer
    Kafes me qumesht
    Me lugen e vogel
    E perzjeu
    E piu kafene
    Dhe vuri filxhanin mbi tavoline
    Pa me folur
    Ndezi nje cigare
    Beri rrathe
    Me ate tym
    Shkundi hirin
    Ne taketuke
    Pa me folur
    Pa me shikuar

    U ngrit
    Vuri kapelen ne koke
    Veshi
    Xhaketen e shiut
    Sepse binte shi
    Dhe doli jashte
    Neper shi
    Pa nje fjale
    Pa me shikuar

    Dhe une
    Futa koken
    Mes duarve
    Dhe qava

    Jacques Prevert

  8. xhenius thotë:

    24 May 2008 @ 11:42 am

    grazie kapiten! mgjs nganjehere e bej byrekun edhe ketu.
    jemi shqipo apo jo?!

  9. akvll-naja Shkruaji mesazh privat thotë:

    24 May 2008 @ 5:27 pm

    O, Peshq e Peshkatarë, më bëhet qejfi shumë që ju ka pëlqyer dhe ju falemnderit për fjalët e mira!

    Preparat, kam që dje që qesh me “Marginal Cocks”…U mundova dhe të bëj muzikën e këngës së parë (arsyeja pse s’po përgjigjesha), por nuk arrij akoma të integroj këngën e gjelave të detit ashtu si dua…:)

    Blend, ajo fotoja jote është shumë e bukur. Rrofsh.

    Kapitano, duhet me u lidhë me Top-in për nr. e Rulës, po shpejt sa nuk është prishë…:) Falemnderit!

    PF, ta dish ti ça lidhje kam unë me atë poezinë; ajo është përgjegjëse pjesërisht për atë çka jam unë tani, biles nganjëherë ja lë gjithë përgjegjësinë. Ti e ke përkthyer shumë bukur. Unë për herë të parë e kam lexuar anglisht, nga 16 vjeç e kusur, dhe pata dëshirë ta lexoj origjinal, por s’dija frëngjisht. Dhe kështu fillova një kurs frëngjishteje, etj., etj., etj….

    Përshëndetje!

  10. Koth thotë:

    24 May 2008 @ 8:38 pm

    Roman i bukur, me ndjenje !

    Kush me shan qofte dhe me men eshte i sha ! ;)

  11. akvll-naja Shkruaji mesazh privat thotë:

    24 May 2008 @ 8:45 pm

    Falemnderit!

    E di vetë ti Koth! :D

  12. akvll-naja Shkruaji mesazh privat thotë:

    25 May 2008 @ 10:12 am

    Meqë ra fjala te Preveri:

    FAMILJARE

    Nëna bën triko

    Djali bën luftë

    Ajo e sheh krejt të natyrshme nëna

    Po babai, ç’bën babai ?

    Babai bën biznes

    E shoqja bën triko

    I biri luftë

    Ai biznes

    Ai e sheh krejt të natyrshme babai

    Po djali po djali

    Çfarë sheh djali?

    Absolutisht asgjë nuk sheh djali

    Djali e jëma bën triko i jati biznes ai luftë

    Kur të mbarojë luftën

    Do të bëjë biznes me të jatin

    Lufta vazhdon nëna vazhdon bën triko

    Babai vazhdon bën biznes

    Djali vritet nuk vazhdon më

    Babai dhe nëna shkojnë në varrezë

    U duket krejt e natyrshme babait dhe nënës

    Jeta vazhdon jeta me triko luftë biznes

    Biznes luftë triko luftë

    Biznes biznes biznes

    Jeta me varrezë.

    J. P.

  13. xhibi Shkruaji mesazh privat thotë:

    5 July 2008 @ 5:59 am

    xhenius thotë:

    motive te gjalla te familjes shqiptare! fantastike!

    Duket sikur eshte kuturu, po ne fakt eshte e lidhur bukur dhe e rrjedhshme.

    Shume bukur akullnaja :)

Burim RSS për komentet

Komentet per kete teme jane te mbyllura.
Per t'u mbrojtur nga spam-i, Peshku pa uje i mbyll komentet e cdo teme pas 60 ditesh.