Flamurtari – Vllaznia, ndeshja me “spec”
Futbolli.com
Vlore, 3 prill - Ka me shume se tre ndeshje qe skuadra vlonjate nuk po arrin te gjeje dot piket e fitores, duke bere qe edhe Flamurtari te jete nje nga skuadrat problematike, persa i perket ceshtjes se mbijeteses.
Nuk eshte ne ate grade, sa Shkumbini, Luftetari, apo Kastrioti, por gjithsesi jane edhe tete jave dhe nje deshtim i radhes do te thote shume per vlonjatet. Kete fundjave, ata do te perballen me Vllaznine e vendit te trete, e cila, pare faktin se ka dale edhe nga Kupa e Shqiperise do te kerkoje me cdo kusht fitoren, per te arritur te pakten nje vend ne kupat europiane, sic eshte Intertoto. Dhe, nese humb ne kete perballje, atehere mund t’i thote lamtumire qe tani ketij objektivi. Pra, nuk eshte aspak nje ndeshje e lehte per Josen, por nga ana tjeter, as per Rucin nuk do te jete.
BK

5 April 2007 @ 2:49 am
me cfare shikoj une shkodra ka me shume mundesi per te fituar. dicka po shkon keq me vloren ne futboll. kam pare disa nga videot e tyre dhe duken tamam si amator pervecse disa nga lojtaret kryesore. Vlonjatet kane ndryshuar trajnerin e tyre dy tre here. mendoj se ka ardhur koha qe disa nga lojtaret te paketojne valixhet.
5 April 2007 @ 9:45 am
Flamurtari 1 Vllaznia 0
5 April 2007 @ 5:05 pm
Shpresoj qe te fitoj Flamurtari. Vlora eshte skuader e dobet per momentin por kushedi, ndoshta trajneri v. Ruci do na dhuroj ndonje kenaqesi ne vlonjateve.
6 April 2007 @ 7:42 pm
natyrisht qe ka me fitu VLLAZNIA!!!!
as qe diskutohet!
VLLAZNIA 2 flamurtari 0

7 April 2007 @ 4:33 pm
Me erdhi vertet “keq” qe Vllaznia ka fitu.
Ndjenja e fitores mu “burgos” kur mora vesh rezultatin.
Shkodra dhe Vlona kan pas kene krenaria e futbollit -”civil”
deri kur enverhoxhaprejgjinokastret na shpiku skuadrat e futbollit politik.
kurse sot kampionati eshte bere pa interes - ndodh qe nuk e fiton Tirana.
me vjen keq per vlonen por edhe per Shkodren teme
7 April 2007 @ 5:26 pm
Shume dobet Vlora!
Te pakten te qendrojne ne lige,se lan name fare!
7 April 2007 @ 9:34 pm
Tirane, 6 prill - Pas kater ditesh qe eshte larguar, nga klubi vlonjat i Flamurtarit, per te udhetuar drejt shtepise se tij ne Gjermani, mbrojtesi kongolez i Flamurtarit, Sasa Delain, i njohur si nje ish-lojtar i Partizanit dhe i Vllaznise, ka kontaktur sot ne mesdite me stafin e futbolli.com, teksa eshte indinjuar nga disa shkrime ne mediat shqiptare, sipas te cilave, Delain ka marre 25 000 euro nga drejtuesit e Flamurtarit dhe “ia ka mbathur per ne Gjermani”.
“Nuk eshte e vertete qe ia kam mbathur”, thote Delain, ne intervisten e tij, dhene ekskluzivisht per futbolli.com, ne linje telefonike nga Gjermania.
Futbolli.com: Delain, keni kater dite qe jeni larguar pa lene “gjurme”, teksa jeni akuzuar per “tradheti” nga skuadra e Flamurtarit, me te cilen keni nje kontrate. Si qendron e verteta?
Delain: E verteta qendron se une i kam thene edhe drejtuesve vlonjate, ashtu edhe shokeve te skuadres, qe do te largohem ne Gjermani, per te vetmen arsye se, duhet te qendroj prane familjes, pasi ne kete moment ata kane nevoje per mua. Por, ndoshta kjo eshte interpretuar gabim nga ata.
Futbolli.com: Ju kane akuzuar se keni marre 25 000 euro dhe jeni larguar duke mos iu permbajtur kontrates…
Delain: Po, une i kam marre 25 000 eurot, por keto jane vetem gjysmat e parave te kontrates sime sezonale. Nje gje e tille do te thote se une kam marre aq para, sa kam merituar, per te mos thene me pak, sepse kam luajtur me shume dhe kam edhe nje kest pa marre. Por keto jane gjera qe nuk ia vlen te permenden.
Futbolli.com: Atehere pse u larguat?
Delain: Iau thashe, sepse familja ime me vuri nje ultimatum: Ose do qendroja me ta, ose me futbollin dhe me skuadrat shqiptare. Ne nje moment te tille, une zgjodha qe te qendroja me familjen time dhe te them te drejten, si ata, edhe une, ishim te lodhur, duke mos u pare me njeri-tjetrin.
Futbolli.com: Kjo do te thote se nuk do te ktheheni me?
Delain: Kjo do te thote se nuk do te luaj me futboll dhe normalisht, nenkupton se nuk do te kthehem me ne Shqiperi. Madje, dua qe kete ta beni publike qe ta mesojne te gjithe, edhe drejtuesit e Flamurtarit, te cilet i kam marre ne telefon nga Gjermania, madje i kam nisur edhe sms, por nuk ma kane hapur, per t’u marre vesh.
Futbolli.com: Pra…
Delain: Pra, i uroj shume suksese Flamurtarit dhe atij qyteti, qe me kane pritur shume mire, por me duhet te qendroj ne shtepine time. Me duhet te rri me familjen time. Per kete po i jap lamtumiren futbollit.
—————————————————————-
S’ke faj ti byrazer jo! Ti merri 25.000 euro, te plasi shume per flamurtarin! E kane fajin koqet, qe kane ate ekip futbolli ne dore!Me 25.000 euro kishin bere ekip te ri me cunat e Vlores!Ahhh, ju hengert mortja te vdekur!
9 April 2007 @ 1:44 pm
Vllaznia e meritoi fitoren. jane nje ekip me i pergatitur. me vjen keq me Leon se mendon akoma se futbolli, te pakten ne vlore, mund te luhet vetem me futbolliste vlonjate. nuk eshte se e ke gabim, por me vjen keq qe shpreson.
me cfare kam pare une, ne me te shumten e ndeshjeve sa here qe Delain ka luajtur flamurtari ka dale mire me rezultat te mire ose eshte perfaqsuar denjesisht.
si vlore duhet te ulim “hunden” dhe te bejme pazare ne te gjithe shqiperine dhe po te doje bashkia te hapi ekipin shpresa dhe ta fuse ne ligen e trete qe te mos i humbin qe te gjithe lojtaret.
humbja me shkodren nuk eshte fundi i kampionatit se te pakten po luftojme qe keta lojtare te pergatiten per sezonin tjeter por humbja me besen dhe durresin dhe partizanin jane te pafalshme.
9 April 2007 @ 1:58 pm
luajne me zemer shkodranet, shpresoj te shikoj nje ndeshje Burrel v Vllaznia.
me gjithse burreli ka marre shum denime .
9 April 2007 @ 2:13 pm
bonehead,
Po pse te vjen keq ty njehere?
Une thashe qe me 25.000 euro kishin ngrit nje ekip te ri me cunat e Vlores,jo se do fitojne kampionatin me ato para.
Delani mos te marre parat dhe te zhduket pa dhene fare shpjegime! Kjo gje vetem tek ne shqiperi ndodh.I prishe trajnerit gjithe planet.A duhet ndeshkuar ky Delain per prishje kontrate?Prit gomar te mbij bare…
9 April 2007 @ 2:22 pm
Cubi_Matjan thotë:
9 Prill 2007 @ 1:58 pm
luajne me zemer shkodranet, shpresoj te shikoj nje ndeshje Burrel v Vllaznia.
me gjithse burreli ka marre shum denime .
9 April 2007 @ 7:58 pm
Ke te drejte Leon kur mendon se cfare duhet te behet me futbollistin e larguar. por ka kontrata dhe kontrata. kjo ka ndodhur dhe me perpara dhe nuk u be asgje por e futen menjehere ne ndeshjen pasardhese. ne qofte se i dini kushtet e kontrates shpjegohuni. une nuk besoj se i di por mendoj qe futbollisti i zi po ndjek ndonje klauzole ne kontrate.
As nuk e kam fjalen per te fituar kampionatin por kur trajneret dhe pergjegjesite e klubit dalin ne shtyp dhe premtojne qe ekipi sezonin e ardhshem do te perbehet vetem me lojtare vlonjate kjo e ul shkallen e profesionlizmit ne fund, te pakten per drejtuesit qe i thone keto gjera dhe e mbajne veten per njerez profesionist.
Sa per trajnerin Vasil Ruci nuk duhet te jete ne krye, nuk e eksperiencen e trajnerit te mirefillte ka vetem autoritetin si person. vlora do ose Latif Gjondeden ose Eqerem Memushin ose te vene prape ne fuqi Agim Canaj. te tjeret jane te pakualifikuar per te qene trajnere.
9 April 2007 @ 9:50 pm
Leon te jam afer ne keto dite te veshtira…Se mos ia merr me oiiii he xhan….ja vitin qe vjen …do benen gorricat sivjet se m’hahen mua…U kenaqa..