Fjalimi im per cmimin “Oskar” qe nuk fitova
albaniac.com
Elbino
Oh Zot! Wow! Nuk me besohet…shume falemindrit Akademia! Shume faleminderit! Une u gezova shume kur me shpallen kandidat per cmimin Oskar por qe ta fitoja …kurre nuk do me kish shkuar ne mend. Gjithe keta aktore te njohur dhe ma dhate mua? S’ka mundesi! (kandidatet e tjere me shikojne me inat dhe bejne sikur qeshin-s’me plas fare) Leonardo DiCaprio ka me vite te tere qe pretendon cmimin kurse une me te paren here e mora.Me fal Leonardo se kete cmim e meritoje ti sot. (Mendoj me vete si Borat - NOOOOOT!) Po me qe ma dhate po e marr me vete Oskarin, por ju premtoj se nuk do e vendos ne banjo si Ema Thompson, por do e vendos ne bufe ose po ma kerkoi qeveria shqiptare do jua jap ta vendosin tek muzeu ose tek Akademia e arteve te bukura.Apo me bukur tek kinostudioja? E mendojme dhe kete pune. Qe thoni ju une kam lindur ne Shqiperi ku edhe jam rritur gjate periudhes se komunizmit qe ka qene nje periudhe vertete e veshtire per popullin shqiptar.Atehere nuk shikonim filma te Hollivudit por vetem te Cinecita dhe te Kinostudios.Filma me shpata dhe me lufte.Po vijne turqit Skenderbeeeee! N’Kruj burra n’Kruj! Bum Bum Bum! Vdes per “Skenderbeun” une.Tani pas komunizmit i shikojme te gjitha filmat e Hollivudit, biles edhe te Pornovudit e Bollivudit.Te gjitha filmat e prodhuara nga vudat i shikojm.Po ne Shqiperi ne e kemi sistemin e shfaqjes se filmave pak si ndryshe.Psh. ne fillim i nxjerrim ne DVD pirate,pastaja na sjellin DVD origjinale nga jashte,keto i transmetojne disa kanale televizive private e ne fund fare i shfaqim ne kinema.Oooooo! Avash, avash se kinemaja nuk eshte per te gjithe ne Shqipe.Po nuk jetove ne 5 qytetet kryesore naaaaa!!! s’ka kinema per ty. Cmimi i biletes per nje film po jetove jashte ketyre qyteteve eshte rreth 5000 leke te reja.Ne cmim perfshihet jo vetem bileta e filmit por dhe cmimi i taksise vajtje-ardhje.Kapitalizem dhe modernizim ne nje! Po eshte qejf te shikosh film ne kinemate tona, jo si ato ne Amerike.Psh. pavarsisht se filmi eshte erotik,mami, babi marrin dhe cunin 11 vjec me vete i cili kur nje cift ben seks, i pyet prindrit me ze te larte “O ba ca po i ben ai asaj!” I ati pa pike problemi i thote “Po e rreh, se ka bere gabim”.Shikuesit perreth nuk e mbajne dot te qeshuren,vogelushi buzeqesh me djallezi dhe shton “Sa film i bukur o ba!” .Babai ndjehet me i lumtur se kurre.Djali i tij nuk eshte gei! Po me bukur eshte kur shikon film horror. “Me thuaj kur mbaron kjo skena me vrasje se nuk e shoh dot” peshperit vajza ne rreshtin e trete.Hmmm pas nje ore e 40 minuta? “AAAAAAA e vrau!Shih budallai! Po pse e vrave mo! U te hengert! Pika dreqit!” Dikush ka sjelle gjyshen me vete.Oh cfare kenaqsie! Me kujton babain e nje mikut tim, i cili tek shikonte nje film policesk cdo pese minuta ulerinte ”Futja re dreq! O gomar, futja re se do te vrasi.” Une i thoshja shokut tim “Ore do ja shpjegosh ketij ti qe nuk e degjon ai polici kete se na cau koken yt ate!” Jemi shume popull pasionant.Ne jo vetem i shohim filmat por dhe behemi pjese e tyre.Ndryshe nga Kazakistani ne vertete prodhojme filma.Po duhet te jesh person shume optimist qe te shikosh ndonje film tonin, se po te jesh njeri normal, e vret veten. Jemi shume tragjik ne.Te gjithe mendojne se tragjedia ka lindur ne Greqi.Joooooo! Ka lindur ne Iliri (Shqiperine e vjeter). Tragjedi ne shqip do te thote TRA (Te ra) GjE (dicka,gje) DI (di, njoh) dmth. Te ra dicka dhe ti e di, qe ka kuptimin te ra dicka shume e keqe dhe ti tani po e meson, po e di.E shikoni! Ju thashe qe tragjedi eshte shqip! Filmi me i mire i viteve te pas komunizmit eshte “Kolonel Bunker”.Jam i sigurt qe e keni pare se u fut dhe ne listen per kategorine e filmave te huaj te Oskar.Une vete nuk e kam pare.Nuk shikoj une film me fjalen bunker ne titull. Poshte bunkeri (spektatoret shikojne te habitur.Ata nuk e dine cka eshte bunkeri)! Nuk keni bunkere ne Amerike ju? Hajdeni ne Shqiperi se kemi sa te duash.Bejeni dhe ju nje film per bunkere.Ju sponsorizon Ministria e Shkaterrimit te Kultures.E di si e ka bere Kinostudion kjo e fundit? Xhamllik te terin.Biles kur deshen te hapnin dhe nje akademi filmi ne ambientet e Kinostudios,kjo e fundit u ofendua.Jo! Akademi filmi ne Kinostudio! Pse cu be ketu! Te behej fjale per ndonje salle lojrash fati si tek “Teatri Kombetar”, ok po per akademi filmi? Kurre!
Po boll folem per Shqiperine, hajde te flasim pak per mua.Muzika qe paralajmeron mbylljen e fjales, bie per te disaten here.Duke ju drejtuar dirigjentit te orkestres flas “Ore ti kungulleshke! Kur nuk e nderpreva fjalen heren e pare, a po mendon se do e nderpres me heren e gjashte? Ta theva shkopin! Julia Roberts nuk ja nderpreve ti fjalimin e le, mua nuk me le.Apo se jam nga Shqiperia? Rracist! Ta theva shkopin! (Dirigjenti fsheh shkopin dhe ulet ne vend.Ne salle hyn Ellen De Generes ) Ellen- Elbino…hmm suksese, por duhet te vazhdojme me programin. Une-Ta theva shkopin (Ellen largohet)
Situata eshte renduar,salla nuk pipetin,shikuesit amerikan kane ndaluar kanalin e televizorit tek ceremonia e Oskar.Cfare do ndodh me tej? Cfare do thoje Elbino? A do “kendoje” me orkestra? Une hedh veshtrimin nga JENNIFER Hudson. Ajo me shikon venger alla geto. Une e shikoj venger alla Kamze. Ajo ul syte poshte e friksuar.Duket qe s’eshte rritur ne Kamze.Kamzo fabulous!
Me ne fund lote me dalin nga syte.
Ky cmim nuk eshte vetem i imi por i te gjithe shqiptareve ne mbare boten. Salla duartroket furishem.Dikush therret “Mos qaj Elbino!Ji i forte! Bravooooo!” Aty per aty midis loteve i pergjigjem “Kush po qan moj! Jane lot gezimi!” Salla cmendet! Duartroket edhe me forte. Ju dua te gjitheve! Ju dua shume! Faleminderit Akademia! Ate qe nuk ma dha kinostudioja ime ma dhe kinostudioja juaj. Mirupafshim! Pastaj ne shqip them (se deri tani ishte perkthimi nga anglishtja ) “Per ju shqipe!” Largohem nga skena.Salla eshte ngritur ne kembe, duken shume te lumtur.Te gjithe bertasin “Go Elbino! Go!” Sa i lumtur ndihem! Ellen del e trembur ne skene. “Oh boy! I don’t want to follow that” eshte gjeja e pare qe thote. Qy’pa! Le ta provoje po deshi.Do i duhen te pakten 18 vjet jetese ne Shqiperi.


7 March 2007 @ 4:08 pm
Urime per “çmimin” Elbino
7 March 2007 @ 6:07 pm
hahahaha, hallall se po qesh me lot.
eshte me te vertete nje cmim leximi i ketij artikulli sidomos mbas leximit te deklaratave optimiste te Saliut qe me ne fund gjeti formulen magjike per te na bere te pasur si e gjithe bota.
7 March 2007 @ 6:28 pm
E forte fare kjo.
7 March 2007 @ 6:40 pm
kapeni nje cik realitetin e kesaj satire….
Piracy qe eshte krim, dhe kohet e fundit kane vene lligje te rrepta per ta ndaluar
“Po ne Shqiperi ne e kemi sistemin e shfaqjes se filmave pak si ndryshe.Psh. ne fillim i nxjerrim ne DVD pirate,pastaja na sjellin DVD origjinale nga jashte,keto i transmetojne disa kanale televizive private e ne fund fare i shfaqim ne kinema.”
Ja ku eshte Shqiperia sot!
“Avash, avash se kinemaja nuk eshte per te gjithe ne Shqipe.Po nuk jetove ne 5 qytetet kryesore naaaaa!!! s’ka kinema per ty. Cmimi i biletes per nje film po jetove jashte ketyre qyteteve eshte rreth 5000 leke te reja.Ne cmim perfshihet jo vetem bileta e filmit por dhe cmimi i taksise vajtje-ardhje.Kapitalizem dhe modernizim ne nje! ”
Ej Blendi, te admiroj per kete qe ke shkruar…zgjuarsi po ne kulm…ja ke ngjeshur te gjithve ketu. mund te vazhdoj te ve ne dukje dhe sjelljen e qytetareve ne kinema. Fakti qe ka Holliwood movies me shumice ne kinemate shqiptare. Mungese e filmave moderene shqiptare…qe e tejkalojne kohet e Skenderbeut..bukur ja ke futur dhe kinostudjos….cte them ma hoqe trurin me kete shkrim…te lumte
7 March 2007 @ 10:28 pm
O Elbino, po a ia dhe porosine time Scarlett Johansson, apo hiç prap ti?
Leximi ishte i kendshem.
7 March 2007 @ 10:43 pm
Une hedh veshtrimin nga JENNIFER Hudson. Ajo me shikon venger alla geto. Une e shikoj venger alla Kamze.

.
7 March 2007 @ 10:44 pm
Une hedh veshtrimin nga JENNIFER Hudson. Ajo me shikon venger alla geto. Une e shikoj venger alla Kamze.
7 March 2007 @ 10:45 pm
7 March 2007 @ 10:51 pm
Ti qenke nje derr i vertete mor bir.
7 March 2007 @ 10:59 pm
Akull-hajde mire, te dy ne te njejten kohe na paska vajt mendja te e njejta fjali?
7 March 2007 @ 11:01 pm
swed, fjali e denje per citim
8 March 2007 @ 2:07 pm
Ajo fjalia eshte e paarritshme. Mundojeni ta perfytyroni dhe eshte edhe me gjeniale. Nje nga tekstet me te bukura qe kam lexuar.
18 October 2007 @ 8:50 pm
tung nga un gresa ju pershendes shum dhe sa per ket faqe them se eshte shum e mir dhe mendoj se duhet te vazhdni keshtu ju pershendes un gresa