Identifikohu



Regjistrohu

Financial Times: Berisha prishi kontratën, s’dha reklamën për shkrimin

Anila Basha
Gazeta Shqiptare

Përgjegjësi i marketingut të Financial Times, Zaljko Mandic në një intervistë ekskluzive për Gazetën Shqiptare sqaron të gjitha kontradiktat që ka pasur me qeverinë shqiptare dhe kryeministrin Berisha lidhur me specialen që u botua pak ditë më parë në Financial Times. Ai tregon se këshilltarja e kryeministrit Suzana Guxholli ka penguar aktivitetin e gazetës por edhe premtimet e dhëna për reklamë. Kjo sepse, sipas Mandic, kjo e fundit nuk e ka parë më parë artikullin, pra përpara se të botohej. Ai thotë se qeveria shqiptare prishi kontratën në mënyrë të njëanshme me Financial Times dhe kjo gjë do të shihet në vazhdim nga ana e gazetës. “Eshtë hera e parë që më ndodh” thotë ai “ndërkohë që në momentin e fundit, në faqen e Shqipërisë duhet të vinim një tjetër gjë.
Zoti Mandic, kemi marrë dijeni për disa e-maile tuajat me këshilltaren e kryeministrit për botimin e artikullit të Financial Times. Mund ta komentoni?
Po, mund të përgjigjem. Dua te them se zonja në fjalë, Suzana Guxholli, ishte shumë e çuditshme, konfliktuale dhe na hapi shumë probleme. Por, nuk mund të përgjigjem pa i shpjeguar ato mirë, sepse ka pasur shumë më tepër konflikte dhe do ta kuptoni se si ndodhi e gjitha. Unë fola me drejtorin tim dhe ata e shpjeguam pse këto raporte për Shqipërinë ishin të vlefshme. Edhe sinopsuset (përmbledhjet) ishin shumë profesionale. Ato që ne ofruam në raport dhe në reklamë, ata i aprovuan të gjitha. Të gjithë në qeveri i morën sinopsuset, edhe pse ishin provizorë. Takova tre ministra kur isha në Shqipëri, të gjithë i miratuan. Më pas kjo zonjë, Suzana, ajo më tha se nuk ishin aprovuar, ajo nuk i kishte aprovuar. Eshtë e pabesueshme, isha tërësisht i shokuar nga kjo. Unë duhet t’ju jap juve letrën e drejtorit dhe ju mund të gjykoni vetë.
Unë kam këtu një korrespondecë emaili të zonjës Guxholli dhe dy emaile të zotit Dominik (drejtor i publicitetit) dhe tuajin, se qeveria ka bërë presion për artikullin dhe për ta korrigjuar, në shkëmbim të reklamës. Eshtë e vërtetë?
Po. Por, ishte më e ngatërruar se kjo. Raporti ynë ishte shumë i mirë, të gjithë e pëlqyen atë, ishte profesional. Të gjithë ekspertët në Shqipëri, përfshi dhe ambasadoret e vlerësuan atë. Sepse ishte një paraqitje e vërtetë e Shqipërisë, një promovim për Shqipërinë. Ne nuk duam të kënaqim apo të lëmë të pakënaqur qeveri të ndryshme. Ne duam t’u japim liderëve të vendeve, raporte profesionale dhe me cilësi për vendet e tyre. Në minutën e fundit ne duhej të vendosnim një reklamë tonën, për një konferencë në Lindjen e Mesme, që nuk kishte të bënte aspak me Shqipërinë. Sepse ne duhej te mbushnim hapësirën që në fakt ishte planifikuar të plotësohej me një reklamë të Agjencisë së Turizmit në Shqipëri. Ishte gjithçka e përgatitur, por kryeministri u ndaloi atyre ta dërgonin këtë raport. Ne nuk morëm raportin që duhej të publikonim.
Kishte një arsye?
Kjo zonjë e ndaloi këtë raport, publikimin e tij. Ajo ishte kundër raportit që në fillim. Askush tjetër nuk ishte kundër.
Ata kishin paguar për artikullin apo jo?
Jo për artikullin, po flasim për reklamën. Ata urdhëruan Agjencinë Kombëtare të Turizmit të mos e dërgonte reklamën. Reklama do të vinte nga kjo agjenci. Reklama duhet paguar sepse ajo zë vend në gazetë, është një reklamë dhe ndaj duhet paguar. Ne pritëm deri në momentin e fundit një tekst, një kopje dhe ata nuk dërguan asgjë. Kjo është unike. Ne mësuam nga burimet se ata nuk ishin lejuar të na dërgonin reklamën. Kjo zonjë, Suzana, ajo është pas gjithë kësaj.
A mund ta kemi këtë letër me të cilën jeni ankuar?
Eshtë pak komplekse, por do t’i them Dominik Good që ta dërgojë këtë letër që ne u dërguam autoriteteve në mënyrë zyrtare.
Kësaj zonje apo kryeministrit?
Ajo fliste me ne, në emër të kryeministrit. I gjithë komunikimi ishte në emër të kryeministrit, ju mund të gjykoni vetë.
Por, unë kam një kopje të e-maileve…Ka dy emaile?
Atëherë, ju e keni marrë letrën në këtë rast.
Jo letrën, por komunikimin para botimit të artikullit. Një email të zonjës Suzana dhe dy emaile tuajat, të z.Dominik dhe një email tuajin….
Po e keni parë letrën?
“E dashur Zonja Guxholli, jam në dijeni…” Kjo është letra apo jo?
Ah, ju e keni marrë këtë letër nga burimet tuaja? Kjo është letra atëherë…Edhe përfaqësues të diplomacisë shqiptare mbeten shumë të zhgënjyer nga e gjithë kjo, por ama duhej ta shpjegonin një gjë të tillë.
Por, ju tashmë e keni publikuar artikullin…
Jo, ne kemi publikuar raportin për Shqipërinë, por kishim reklamën për të vendosur në gazetë. Ne kishim disa reklama nga Raifaizen Bank dhe një reklamë nga një bankë turke. Por, ne kishim tre gazetarë që u angazhuan për këtë raport. Ata e ndaluan reklamën.
Ju keni theksuar në bisedën e fundit se prisnit reklamë dy gjysma faqesh gazetë të paguar nga autoritetet shqiptare. A ishte një kusht ky?
Ky nuk ishte kusht. Askush nuk vendosi asnjë kusht. Kjo m’u premtua mua nga ministri shqiptar, Sokol Olldashi. Unë duhet të them se të gjithë ishin shumë ndihmues, të gjithë e pranuan raportin tonë, sepse ishte shumë i mirë, pastaj reklama u ndalua.
Tani ku është problemi?
Qeveria nuk pagoi për reklamën, nuk ka paguar asgjë. Ka vetëm një problem, problemi është se një rregull u thye, një rregull nga Agjencia e Turizmit nuk u zbatua ata nuk e na e dhanë kopjen, ata e shkelën kontratën, ata duhet të gjobiten sepse nuk e respektuan kontratën. Ata nuk e anuluan kontratën, por nuk e respektuan, nuk ka dhanë reklamën dhe duhet të gjobiten.
Do të ketë një proces lidhur me këtë?
Jo, nuk besoj. Ata e kishin një kopje të reklamës, por nuk na e dërguan atë, sepse e ndaluan. Unë mora një email nga departamenti i marketingut të agjencisë. Ne na u desh të mbushnim vendin në minutën e fundit. Kishim planifikuar 6 faqe, pastaj na u desh ta bënim 4 faqe.
A është hera e parë që ju ndodh një gjë e tillë?
Në eksperiencën time, kjo ka ndodhur për herë të parë. Unë mbuloj të gjithë Ballkanin Perëndimor dhe kjo është hera e parë në jetën time që më ndodh, jo me Shqipërinë, por me të gjithë. Nuk ndodh një gjë e tillë.
Specialja u botua në të njëjtën ditë me artikullin e New York Times ku denoncohej për trafikun e armëve nga Shqipëria. Ju është kërkuar që të botohet specialja në të njëjtën ditë?
Jo, kjo është një koincidencë, nuk ka të bëjë fare me ne. Kurrë nuk e kam parë atë artikull, por disa miq të mi në Shqipëri më thanë. Nuk ka të bëjë me ne. Raporti ynë ishte përgatitur si çdo raport tjetër për Shqipërinë dhe do të publikohej një ditë pas samitit të NATO-s në Bukuresht, kështu e menduam, ne madje e ndryshuam edhe datën për ta publikuar atë. Ishte pritur shumë mirë, por pastaj kjo zonjë u ankua se nuk e pëlqente fare raportin, nuk e pëlqente sinopsusin dhe asgjë tjetër.
Duhet ta pyesni atë zonje pse e ndaloi botimin e raportin ata donin të bënin një reklame dhe unë nuk e di pse ata më pas donin ta ndalonin. Prandaj po rikthehem në pikën më të rëndësishme për ju si gazetare. Duhet të shpjegoni gjithçka nga ajo letër nga Dominik Gud për të pasur më shumë besim te Financial Times, ndërsa ajo zonjë e injoroi këtë. Unë kam pasur shumë mbështetje nga të gjithë që takova në Shqipëri, të gjithë ishin mikpritës, ministri Nishani, ministri i turizmit, Pango, Olldashi, i takova të gjithë. Ishin shumë ndihmues për mua, ishin shumë mikpritës. Raporti ynë u prit shumë mirë dhe ishte jashtëzakonisht profesional. Kjo është ajo që bëjmë ne me raportet tona. Por kjo zonjë, donte të ndalonte këtë raport, këtë reklamë. Ishte aq e gabuar, sepse pjesa jonë gazetareske kishte prodhuar një raport të mirë për Shqipërinë.

Dergoje artikullin me email Printoje artikullin

1 Koment »

  1. Ravintsara Shkruaji mesazh privat thotë:

    4 Prill 2008 @ 4:21 am

    Hmmm… po opinionin e asaj zonjës do e nxjerrë kush? Pse e qysh u soll ashtu me zotërinë?

Burim RSS për komentet · TrackBack URI

Shkruaj një koment (login)


Peshku ruan të drejtën të fshijë ose zbehë komentin që po dërgoni, sidomos nëse:
1) komenti fyen autorin, komentuesit e tjerë apo persona publikë
2) komenti është jashtë teme
3) komenti është shumë i gjatë
Nuk kemi qejf të censurojmë askënd, por ama diskutimet në faqe duam t'i mbajmë civile dhe të sjellshme.