Për të shtuar një blog tek indeksi i Peshkut, mund të veproni si më poshtë:
- dërgoni adresën e blogut dhe një përshkrim të shkurtër me email tek info@peshkupauje.com
- dërgoni të njëjtin informacion me mesazh privat njërit prej administratorëve të Peshkut
Që blogu juaj të pranohet në indeksim, duhet të plotësojë këto cilësi:
- të jetë blog në shqip ose me përmbajtje mbi Shqipërinë
- të ketë një burim RSS të qartë dhe me kod të pastër HTML
- të ketë postime të vazhdueshme, por jo shumë të shpeshta - mes 1 postimi në ditë (maks.) dhe 1 në muaj (min.)
Indeksimi i blogjeve tek Peshku kërkon fuqi të mëdha të serverit, prandaj jemi të kujdesshëm të menaxhojmë postimet e importuara me sa më shumë kujdes.