Fani Zguro fiton “Onufri 2007″
Fitues të edicionit të 14-të të “Onufrit” janë Zguro, Zeneli, Muzzolini dhe Pema
Fani Zguro, Driand Zeneli, Bruno Muzzolini dhe Heldi Pema janë “tradhtarët” e “Onufrit 2007″. Mbrëmë në ambientet e Galerisë Kombëtare të Arteve, u shpallën në një ceremoni modeste fituesit e edicionit të 14-të të Konkursit Ndërkombëtar të Arteve Pamore. Zguro u shpall fitues me videoartin “Street by street”. “Puna që fitoi konkursin, ka një impakt të menjëhershëm. Ka pamje shumë të forta, pasi jep idenë e Tiranës së sotshme, parë me një forcë të madhe, por mbi të gjitha me shumë realizëm. Kam pak ditë në këtë qytet, që nuk e njihja më parë dhe dallova menjëherë ndryshimet e dukshme dhe kontradiktat që vihen re mes ndërtimeve të bëra në epoka të ndryshme. Është një moment ndryshimi, i një dëshire për t’u zhvilluar. Kjo punë paraqet pikërisht këtë moment. Sapo hyra në ekspozitë, puna që më goditi më shumë ishte pikërisht kjo, pasi njoha menjëherë qytetin”, - thotë kryetarja e jurisë, Maria Campitelli kuratore e pavarur, e njohur në ambientet artistike pamore italiane.
Fitues i çmimit të dytë është Driand Zeneli me videoinstalacionin “Kur të rritem do të bëhem artist”. “Është një punë interesante që përputhet me konceptin e konkursit, me tradhtinë, me mitin e Pigmalionit. Ai tregon historinë mbi tradhtinë ndaj artit nën regjim dhe vështirësitë për të qenë sot artist në kuptimin e vërtetë të fjalës. Të jesh sot artist në Shqipëri nuk është e lehtë”, - vazhdon Campitelli.
Fituesi i tretë është artisti italian Bruno Muzzolini me videoartin metaforik “Ngricë”. Krahas çmimeve tradicionale të sponsorizuara nga Ministria e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, u nda edhe një çmim special që parashikon rezidencën në Milano të artistit Heldi Pema për tre muaj. Përveç Maria Campitellit, juria përbëhet gjithashtu nga Albes Fusha, fotograf dhe pedagog në Akademinë e Arteve të Bukura, Ormira Lulani, specialiste e arteve pamore në MTKRS, Christine Frisinghelli, Drejtore e Muzeut të Artit Bashkëkohor në Grac të Austrisë dhe drejtore e revistës artistike “Camera Art”, Austri, Matteo Fochessati, kryekurator dhe kritik arti i “Netëork”, Genova dhe Miami. “Niveli i përgjithshëm i ekspozitës është i mirë, me punë të ndryshme nga njëra-tjetra, një miks gjuhësor teknologjik. Kishte video, të cilat mbizotëronin dhe që fituan në mënyrë absolute, pikturë, instalacion, fotografi, pra të gjitha mënyrat e të shprehurit, që janë tipike të artit bashkëkohor. Më duket se artistët shqiptarë janë të ingranuar dhe janë brenda zhvillimeve të artit bashkëkohor. Ndoqa edhe punët e paraqitura në Bienalen e këtij viti në Venecia, të cilat patën një sukses shumë të madh, madje në një moment dukej se pavioni shqiptar do të ishte një nga fituesit”, - thotë kryetarja e jurisë.
Edicioni i këtij viti, titulluar “Bërë meTradhti”/Betrayal in Art” u kurua nga Ervin Hatibi dhe Rubens Shima. Sipas kuratores italiane në pjesën dërrmuese artistët i janë përmbajtur konceptit kuratorial, por kishte edhe ndonjë që devijonte. “Kemi diskutuar shumë mbi këtë çështje, pasi kishte ndonjë artist që i devijonte konceptit. Ishte rasti i një piktori që kishte piktura shumë të bukura, por nuk më dukeshin shumë brenda. Kuptohet nga pikëpamja intelektuale, mënyrat e leximit janë të ndryshme, kështu që u pranuan”, - thotë ajo.
“Onufit”, një nga ngjarjet më te rëndësishme për Galerinë Kombëtare të Arteve dhe artin pamor shqiptar, është hapur deri më 30 janar.
Alma Mile
Shekulli



15 January 2008 @ 5:58 pm
Gruaja pa emër
Fani Zguro është fitues i edicionit të 14-të të konkursit ndërkombëtar të arteve pamore, “Onufri”
Gruaja me flokët që ia merr lehtë era dhe çorapet e shkurtra që i dallohen sipër këpucëve gjysmë të hapura, nuk jeton më. Pothuajse çdo mbrëmje, në kthimet e mia të vona nga puna, e shihja në ballkonin e saj të vogël, me cigaren që i digjej mbi duart e holla. Ai mëngjes kur pashë portretin e saj në një fotografi vendosur në shtyllën ku në atë lagje në “Ali Demi” vendosen lajmërimet e vdekjeve, për shumë kohë, sa herë kaloja nga ajo rrugë vështroja ballkonin ku kishin mbetur vetëm disa vazo pa lule. Vështrimi i saj nga larg dhe tymi që ajo thithte gjithnjë në atë ballkon tregonin aq shumë për jetën e asaj gruaje…
Për muaj me radhë imazhi i saj më shfaqej vetëm atëherë kur instiktivisht kaloja në rrugën poshtë ballkonit të saj, dhe duke besuar se “trishtimit” duhet t‘i qëndrojmë gjithnjë larg, mendoja se ajo kishte qenë thjesht një grua, si dhjetëra të tilla që ndoshta nuk e pinë cigaren, por që mbrëmjeve vonë shtrëngojnë fort lotët në shtrat.
Por Fani Zguro ma solli sërish në kujtesë këtë grua… Ndryshe nga imazhi që kishte në ballkonin e saj të vogël në videon e tij “Rrugë pas rruge”, ajo nxiton diku. Me trupin e saj të kërrusur nga vitet, ndoshta po ecën drejt pallatit, për t‘u fshehur aty në apartamentin e saj të vogël…
E kam parë me dhjetëra herë videon e Zguros, thjesht për të kuptuar gjatë atij xhirimi aq të shkurtër që ai e ka bërë rastësisht, diçka më tepër mbi jetën e saj. Por disa hapa të nxituara pranë një rruge ku dëgjohet zhurma e makinave janë shumë pak për të zbuluar më tepër.
Por unë i besoj Christine Frisinghell, austriakes, anëtare jurie të “Onufrit”, e cila teksa shihte këtë video shprehej se “fuqia e artit qëndron pikërisht te përcjellja e filozofisë”. “Format e reja në art sot, videot, instalacionet, apo dhe pikturat, janë një mënyrë për të parë përmes tyre atë çfarë ekziston përtej”, thotë ajo. Tani në mendje kam jetën e saj dhe fundin e hidhur në atë ballkon të ftohtë…
Për Christine në art nuk ka nevojë të flasësh shumë. Në ato pak minuta ajo e njeh aq mirë atë grua, sikur të kishte bërë të njëjtën rrugë që bëj unë çdo mbrëmje me vite.
Kjo grua, emrin e së cilës ende nuk e di, është fituese e edicionit të 14-të, “Onufri”. Videoja ku ajo shfaqet me autor Fani Zguron, është vlerësuar dje si puna më e mirë e këtij aktiviteti. Me çmim të dytë është vlerësuar Driant Zeneli, me videon “Kur të rritem, dua të bëhem artist”. Çmimin e tretë e ka marrë artisti italian, Bruno Muzolini, me videon “Ngricë”. Çmimin “Artoteka”, i cili ofron një rezidencë disamujore në Romë, e ka marrë Heldi Pema, me fotot “Agim” dhe “Muzg”.
Punët u vlerësuan nga një juri me kryetare Maria Campitellin, ndërsa anëtarë: fotografi Albes Fusha; Ormira Lulani, anëtare, specialiste e arteve pamore në Ministrinë e Kulturës; Christine Frisinghelli, anëtare, drejtore e Muzeut të Artit Bashkëkohor, Graz (Austri) dhe drejtore e revistës artistike “Camera, Art, Austri”; Matteo Fochessati, anëtar, kryekurator dhe kritik
arti i “Network Genova” (Itali) dhe Majemi (SHBA).
Nën konceptin kuratorial të hartuar nga Rubens Shima dhe Ervin Hatibi, “Bërë me tradhti”, punët e paraqitura në këtë aktivitet ishin një rrugëtim midis artistit dhe artit, për të zbuluar “tradhtitë” që ata i bëjnë njëri-tjetrit. Kjo temë, e cila u konsiderua si e bukur, me këtë term që jemi mësuar t‘u vëmë gjërave të ndaluara në jetën tonë, nuk mund të thuhet se u vlerësua si e tillë nga të gjithë artistët pjesëmarrës. Në disa punë të paraqitura, koncepti i tradhtisë qëndronte shumë larg, duke bërë ndonjë stonim me punët që e tregonin më së miri këtë gjë. Por teksa tashmë kemi të qartë fituesit, shohim se gjykimi i jurisë ka qenë konsekuent me qëndrimet ndoshta të secilit që ka mundur ta vizitojë “Onufrin”. Sërish duke u ndalur në komentet që Frisinghell bëri për gazetën, arti është të shohësh përtej. Të katër veprat fituese kishin një të përtejme.
Në videon e Fani Zguros, “Rrugë më rrugë”, na jepen pamje të ndryshme të rrugëve të Tiranës. Ai ka ndaluar në çdo cep të fshehur të këtij qyteti të madh, duke vjedhur ato detaje që për të ishin më interesantet. Dhe duke dhënë me mënyrën e tij “tradhtinë” që i bën qyteti të shkuarës…
Puna e Driant Zenelit është një tjetër punë interesante në këtë aktivitet. Një video që tregon problematikat me të cilat has një i ri në Shqipëri. Ndërsa videoja e Bruno Muzolinit, “Ngricë”, është ndoshta një nga punët më të ndjera të këtij aktiviteti.
Gjithçka ndodh në një gotë akulli. Ku dalëngadalë ngrica shkrin dhe shfaqet një çark. Filozofia e përcjellë nga Muzolini mund të jetë dhe motoja që përcjell ky edicion i “Onufrit”. Se si çarku është shumë afër në jetën tonë të përditshme, i gatshëm të na zërë sapo një ngricë të na afrohet.
Kritika në vend është marrë pak këtë vit me “Onufrin”. Ndryshe nga edicionet e tjera të këtij aktiviteti, që mendohet të jetë një nga më të rëndësishmit e arteve pamore. Ky vit ka kaluar pothuajse në heshtje. Dhe vetë institucioni i galerisë nuk i ka dhënë hapësirën e duhur për ta promovuar. Një vëzhgues i kujdesshëm do t‘ua vinte fajin për këtë debateve të shfaqura edhe në media, mes drejtorit të këtij institucioni, Genc Mulliqi, dhe nëndrejtorit të tij. Ndërsa dikush tjetër do të shprehej se ka ardhur koha për të gjykuar në është vërtet “Onufri” hapësira ku mund të shohim tendencat e artit tonë bashkëkohor? Nëse dhe “Onufri” ka tradhtuar qëllimin me të cilin u krijua gati 14 vjet më parë.
Por ndërsa ky diskutim do të vijë në ditët në vijim, le të shohim se ç‘mendon një prej anëtarëve të jurisë, Christine Frisinghell.
Si një njohëse e mirë e gjuhës së artit (pas kaq vitesh në këtë punë, ajo mund të quhet një grua që e ndjen nga larg erën e artit), zonja Frisinghell thotë se 48 orët e saj në Tiranë i ka shfrytëzuar për të njohur më mirë atë çfarë ndodh në artet pamore në këtë vend. Dhe mendimi i saj nuk ndryshon shumë nga ajo çfarë kemi dëgjuar nga të tjerë të huaj që mbërrijnë në vendin tonë. Ndryshe nga fushat e tjera të artit, në artet pamore ne jemi konsekuentë me atë çfarë ndodh në fushën e artit bashkëkohor sot në botë.
Ashtu si në Perëndim, edhe këtu, në këtë cep të Ballkanit, Frisinghell vë re se arti është pasqyrë e të përditshmes. “Është interesante të shohësh se si artistët e rinj janë kaq të ndjeshëm ndaj asaj çfarë ndodh me vendin e tyre. Në këto punë unë kam parë reflektime mbi historinë dhe politikën e vendit tuaj”, thotë ajo.
Kjo është gjuha me të cilën arti komunikon në çdo vend të botës. Duke dashur të flasë më shumë për atë çfarë është përtej, Christine Frisinghell-i thotë se është ndalur gjatë për të gjetur kuptimin e secilës punë.
Pavarësisht kohërave, arti për Christine Frisinghell mbetet një fushë që kërkon të operojë me të njëjtat forma. “Të shohësh historinë e artit bashkëkohor do të thotë se e gjithë kjo histori është një ftesë për të menduar gjatë, se çfarë këto punë duan të thonë. Ti ndodhesh përballë një pune që reflekton heshtje dhe duhet të shohësh se çfarë përcillet nëpërmjet saj”, thotë Christine.
Por ajo që kjo grua e njeh mirë dhe mënyrën se si funksionon tregu i artit, që nuk e gjen ende në këtë vend, është funksionimi i një sistemi arti. Në kushtet ku ndodhet Shqipëria, ende nuk mund të flasim për një treg të tillë. Christine mund të gjejë lehtë falë lidhjeve që ka se cilët janë emrat në artin bashkëkohor në këtë vend, por mundësitë që u jepen këtyre të fundit në Shqipëri janë kaq të pakta. Kjo është arsyeja përse është ende herët për të folur për një treg arti, ku e vetmja mënyrë ballafaqimi është një aktivitet si “Onufri”. Le të besojmë se zonja Frisinghell e ka shfrytëzuar kohën e saj në Tiranë jo vetëm për të gjykuar punët e “Onufrit”, por dhe për të bërë ndonjë ftesë që ndonjërit prej këtyre artistëve që takoi këtu t‘i japë një shans për të ekspozuar në muzeun që ajo drejton. Kjo, pasi ashtu si Frisinghell përsërit, këta artistë kanë nevojë për shanse.
15 January 2008 @ 5:59 pm
pare per kedo qe me gjen kush e ka shkruar artikullin e mesiperm tek Shqip se spo hapet PDF qe ta shoh vet.
http://kolektiviza.wordpress.com/2008/01/15/fani-zguro-fiton-onufrin/
15 January 2008 @ 6:01 pm
pare per kedo qe me gjen kush e ka shkruar artikullin e mesiperm tek Shqip se spo hapet PDF qe ta shoh vet.
http://kolektiviza.wordpress.com/2008/01/15/fani-zguro-fiton-onufrin/
15 January 2008 @ 6:34 pm
shqip
K-viza, mos e kerko me kot, nuk ka autoresi
15 January 2008 @ 6:46 pm
Self,
dua ta di se kush e ka shkruar pasi duket qe eshte dikush ne brendesi te rrethit - perderisa e njihka mire jo vetem punen e Fanit, por dhe paska pas mundesi te njihet kaq mire dhe me Christine Frisinghell.
15 January 2008 @ 6:51 pm
K-viza,
kerkoje ne ndonje rruge tjeter
15 January 2008 @ 7:15 pm
Une para ca netesh pata rastin ndoqa Rubensin ne tv tek ZIP dhe mora pergjigje per shume pyetje qe kisha mbi “Onufrin” e ketij viti. Dua t’i uroj fituesit dhe kuratoret. Sipas meje ky edicion ishte me i suksesshem se me pare, e tjetri qofte me mire akoma.
15 January 2008 @ 9:43 pm
Interesante & tipike:
a) Arti shqiptar eshte konsekuent me artin ne bote (shih piken b)
b) Arti shqptar u njifka dhe u interpretoka ne 48 ore (shih piken a)
Konkluzionet nxirren vete.
Ne artikull trumbetohet Frisinghell si nje grua qe njifka cdo gje e gjithcka ne artin boteror: “”ajo grua qe e njeh mire”; “njohese e mire.” Gjera te cuditshme. Cfare kuptimi kane keto lloj vleresimesh? A nuk duhet emrat dhe veprat te flasin vete? “Kritika nuk eshte marre me Onufrin kete vit,” po ky lloj shkrimi vete te ben te kuptosh pse. Kritika nuk egziston ende.
15 January 2008 @ 10:20 pm
… qe vleresimi i saj ehste i padiskutueshem dhe kritika edhe po ekzistoi nuk ka cfare te thote, pervecse te aprovoje :), sepse po nuk aprovoi …
15 January 2008 @ 10:28 pm
c`lloj cmimesh jane ndare perkatesisht? Ne para, apo ndonje flete nderi…
15 January 2008 @ 10:32 pm
Nje gje nuk kuptova une plaku, zhuria percaktonte se kush vidio ishte me e bukur , a me e qelluar, apo percaktonte fotot.
15 January 2008 @ 10:35 pm
Prandaj dhe insistimi im per te marr vesh se kush e ka shkruar kte artikullin alla “aman na hidhni nga nje kocke se po vdesim si qeni”
idolatria qe u behen kuratoreve, artisteve te huaj ne shqiperi eshte fetishizuese. Pak rendesi ka se kush jane e c’fare kredencialesh kane, mjafton te mos jene shqipetar dhe u takon koka e dashit. Duke kerkuar per Maria Campitellin (sic kane bere shume te tjere, vetem sot figuron se eshte kerkuar 5 here te pakten) gjeja e pare qe rradhit Google eshte blogu im. Pas Kolektivizes vijojne ca informacione te varfra e te vakta qe ste ngrohin shume per autoritetin e kesaj sot per sot, packa se ka qene kush ka qene ne 70. PO e njejta gje dhe per Christinen, heroinen e artit bashkohor. Kjo me gjithmend duhet te jete shume e zonja, po si dhe kolekja e saj Bonnie Clearwater, qe per pune 48 ores arrijne te njohin, kuptojne, dhe vlersojne artin ne Shqiperi. Un e shkreta harxhova nje vit te tere.
Artistet dhe shkruesi i mesiperm presin akoma per figura te sojit te Harald Szeeman e Rene Block te vijne e ti shpetojne nga mjerimi ne Shqiperi, du jam ndonje ftese e nepermjet asaj te marrin ndonje vize e mos kthejne koken mbrapa. Mua me bezdis jasht mase viktimizimi dhe inferiteti qe has ne shpreje te tilla: “por dhe për të bërë ndonjë ftesë që ndonjërit prej këtyre artistëve që takoi këtu t‘i japë një shans për të ekspozuar në muzeun që ajo drejton. Kjo, pasi ashtu si Frisinghell përsërit, këta artistë kanë nevojë për shanse.”
S’po vazhdoj me se jam ne pune [or po sjell nje pjese te nje shkrimit tim (fatkeqsisht ne anglisht) mbi diskursin dhe prezantimin e Ballkanit ne ekspozita ne Europe.
…Balkan art production and exhibition is entirely made possible by Western money, invitations, presentation platforms and Western curators. And in so doing, the West’s power and superiority is once more reiterated and manifested. Unable to articulate itself, Balkan art has to be curated and presented by Western authorities. Artists from the Balkans need formal letters of invitation from curators or Western art institutions in order to travel and participate in the art world. Igor Zabel has argued that: “the general mechanisms of legitimizing at production from the former East through the institutions of the world of contemporary art operate, to a great extent, in such a way as to achieve cultural hegemony.”
The star power and authority of curators such as Rene Block or Harald Szeemann serve to legitimize and bring Balkan art to the fore of the art world. Acting as explorer and mediator, the Western curator travels to the region to collect artworks and present them to the West. “The instruments for the investigation and classification of the unknown,” says Iara Boubovna, “are being brought from such centers of civilization as New York, London, Paris, Berlin, or Vienna. On the return trip, souvenirs (”trophies,” in a sense) from foreign cultures are taken back, reflecting their languages, attitudes and concepts.” Speaking to the pros and cons of the notion of Balkanness, Ruxandra Balaci states:
[i]t seems that we have to assume this label… to be ‘ghetto-ized’ and wait to be discovered as Europe enlarged… we are a territory that should be explored. That should be researched upon. That should be Westernally contextualized. (The Balkans are interesting only if (re-) discovered by Western curators or theorists - of course always with the backstage, more or less overt help of Eastern curators and theorists.) The Balkan information is ingurgitated and digested mainly through or with Western filters and labels.
The works selected, and most importantly the framework they are presented in these geographical based exhibitions, function to correspond to and affirm the West’s previously held beliefs about the Balkans and its cultural hegemony.
Ignored and isolated from the West through out history, time has come for the Balkans to be discovered and claimed for the “New Europe”. The Graz exhibition, presented as “a curatorial operation and artistic experience against expectations,” literally sets out to search for “Balkania”. With the phantasmal essence of “Balkan(ia)” as its starting point, the exhibition does little else, but reproduce the existing Western expectations for the region as chaotic and inadequate. The accompanying publications seem to reduce the region to a tourist attraction - to which they act as guides. Rene Block’s exhibition is presented in much the same way: as a travel souvenir brought back for show-and-tell or as the exhibition subtitle puts it – “A Report.” The show is perceived as a documentary - an “eye-witness account” inviting the audience “to set out on a journey of discovery through south-eastern Europe”.
The reports altogether declared that: the future of Europe and the future of art are to be found in the Balkans. For the curators of In Search of Balkania “there is nothing in Europe but the Balkans”; where in the Balkans symbolize and embody the global condition. The exhibition stands as the “virtual encounter” where “Balkania is not a world unto itself, but a mirror onto all selves.” And that Balkan’s “multi-ethnic societies” can “serv[e] as the paradigm for prognoses on the processes of globalization”. Theorists and curators working within the Balkans seem to corroborate the regions importance and subversiveness. Curator Magda Carneci posits that: “In a world where stable, monolithic cultures tend to become exceptions, between the Scylla of monotonous globalization and the Charybdis of local cultural sufficiency, visual (and spiritual) Balkanism might represent a possible model for fruitful reflections. Slavoj Zizek locates the region in an “ex-dissenter space, from where things might be visible” from where the only site of resistance will come.
The subtitle to Harald Szeemann’s exhibition “The Future is in the Balkans” refers to the notion that the Balkans represents the other half of Europe (its saviour from itself, if you will), wherein the future of Europe lies: as a multi-cultural/ethnic unit(y). As revealed in the interview, “An Avant-Gardist in Search of Roots” Szeemann’s enthusiasm and attention to the region comes due to a sense of subversivness that the West has lost, but that the region embodies in its struggle. He has said, “I think there is still some kind of subversiveness in the art here, which is more or less dead in the West.” He is not only interested in aesthetics, but also in art that can move and change, and that the West will turn to these countries because there roots still have a kind of quality. When in Kosova, Rene Block hailed Kosovar artists as the avant-garde of the Balkans. And since his exhibition presented “Europe’s rapidly burgeoning art,” one can infer that they are the avant-garde of European/world art. Kosovar artists Albert Heta has reproduced Block’s statement in flyers but leaves blank and indeterminate just whose avant-garde they are. Positioning himself as a Western curator (“Borderless Art Practitioners”), Albanian curator Edi Muka claimed Balkan artists as the “New Proletarians of the Art World”.
Art from the region, responding to and reflecting the ideological and economic transition, ethnic-conflicts and its position and future within globalization, is often politically charged and socially engaged. Admitting that East European artists, lack ‘‘totality’’ as a result of being “wise”, Nedko Solakov echoes Szeeman in saying that East-European artists are “witnesses, no - they all in one way or another are active/passive participants in this change in society unique in the history of mankind….” The interest in East European artists in the West comes from the political and subversive nature of their work, or according to Solakov – jealousy - due to the “bitter realization that maybe there are some more substantial things in the world (coming from the non-world as it maybe)” The Balkan exhibitions are, in fact, only a part of the larger interest of Western curators in peripheral cultures searching for “displaced utopian and critical desires” that they “cannot necessarily find in their immediate surroundings.”
Exhausted high art is always on the lookout for new exotic energies, in places where the art system is unbound and professionalized by the general art market forces. Having become “ignorant and self-indulgent, decadent and occupied with lavish art spectacles” the West’ art-aches can be cured by the acquiring the Euro-Easts “keys to the secret knowledge embodied in some volatile new sensibility.” So what is it about Eastern European/Balkan art that makes it so interesting? For Helena Demakova the distinction and importance of Eastern European art comes from the development and actuality of the art scene itself, she argues that : “It is not a creation of the art market or the strategies of most contemporary thinking, not is it a baby spoiled by curators and critics. It is an amorphous mass consisting of academism from the last century, decorative expressionism of classical modernism, existing naturalistic realism, and contemporary art in the international (Western) sense.”
Natasa Ilic, who collaborated on the “Cetinje Bienial V” with Rene Block, reveals that behind the hype there is a hunger from the Western art community for new blood, as well as, the desire to make the art scene seem less Euro-centric. These exhibitions serve the purpose of defining and preparing such art for integration in the global art market by exploiting the trend of commodification of ethnicity as a cultural genre; dictating how and under what framework “Balkan art” should be made and accepted. The Balkans exhibitions are symptomatic of the dynamics of the global arts market. They package and promote the cultural productions of the region for the gaze and consumption of the West. As Branislav Dimitrijevic explains: “[these] exhibitions and their politics of display are attempts to locate the potential market value of art practices coming from this region by exploiting the trends of commodification of ethno as cultural genre”. Balkan artistic production earns value on the Western art market not for its formal qualities or for its specific works but rather because it stands in for a phantasmal Balkaness.
Boris Buden has noted that besides or behind Szeemann’s (or the art world in general) utopian insistence on art’s “pre-reflective, emancipatory power, its socio-critical instinct” lies the political reality as put forth by the Austrian politician Erhard Busek, the then coordinator of the Stability Pact for South Eastern Europe. In the essay to the catalogue of Blood and Honey “Austria and the Balkans and Europe”, he writes: “There is a psychological devaluation associated with the word ‘Balkan’ that without a doubt, affects people’s sensitivities. ‘Balkan’ is the term applied to situations that are corrupt, disordered and anything but likable. Who likes being insulted…” His advice: abandon the term ‘Balkan’ and adopt in its place ‘South Eastern Europe’. But how does an artist (or anyone else from the region) reconcile these two principles at work: the only means and opportunities for exhibition in and communication with the West come because of his/her Balkan specificity and on account of that very specificity he/she is marginalized and or exhibited as a ‘freak’. For Buden, the word ‘Balkan’ achieves success and esthetic relevance precisely because of its very disregard and disgust with on the ground of social reality.
The integration of the Balkan countries into the EU or just simply Europe is incumbent upon two contradictory standards: that it retain its authenticity, ethnos, and complexities – its very “otherness” - and that it should simultaneously rid itself of those very things and become European. “Balkanism,” write Louisa Avgita and Juliet Steyn, in their introduction to The Balkans issue of Third Text, “has been revived in the context of multiculturalism as a means to regenerate Europe’s Enlightenment and democratic tradition. Thus the Balkans not only provides Europe with an identity that reassures diversity, according to multicultural demands, but also confirms and renews Europe’s democratic ethos through the process of political transformation.” This paradoxical symbiosis expected out of the Balkans has defined and informed Balkan art discourse in both the West and in the region. Bulgarian curator and art critic, Iara Boubovna, explains that:
although the arts in the Balkans seem to be free at first sight, they are in fact enslaved by the constant pressure to prove their adequacy within a global context, to show that they are more than a product of national or regional exotics. This process of globalization is further complicated by the‚ “alien,” languages through which they think, describe, and characterize themselves… Art from the Balkans speaks a similar language as art from anywhere else, but the often different and diverse meanings that it communicates are dictated by an active context.
15 January 2008 @ 10:47 pm
Fani, paska fituar!!!
E madhe fare, me ne fund po rigjej nje nga personazhet me te fuqishem qe kam njohur si student.
Hallall plako, doli fjala jote!!!
15 January 2008 @ 11:25 pm
Kolektiviza,
Edi pse ndodh kjo,sepse ne perendim arti ka me shume vlera comerciale,dhe curatoret e perendimit jane manaxhere dhe expert ne kete drejtim
Po te shohesh.jashte konteksit problemi t qe ju shtroni,muzeumet , ne perendim ne pjesen me te madhe te tyre jane mbushur,me objekte arti antik historike qe nuk i perkasin atyre ,pra jane te grabitura,e njejta gje ndodh edhe sot,arti blihet dhe shitet pra eshte nje biznes i madh,kulturor ne vendet me te zhvilluara,kjo eshte arsyeja mendoj une,pse curatoret ,”gjujne” artin lindor.
17 January 2008 @ 6:32 pm
sa gjynah,
ajo plaka ne foto eshte ne lagjen time dhe pi cigare DS sot ne vitin 2008.
28 January 2008 @ 10:18 pm
jepi fano…..nga brera…vl