Familja Mbreterore, Princi Leka II, këshilltar i ministrit Basha

Rezarta Delisula
Gazeta Shqiptare

Princi Leka II punësohet këshilltar për Politikën e Jashtme, në ministrinë e drejtuar nga Lulzim Basha. Ai do të prezantohet me stafin javën e ardhshme, ndërsa do të ruajë titullin e Princit. Ka qenë një dëshirë e Mbretit Leka I, të cilën sipas burimeve tona ia ka shprehur liderit të së djathtës, Sali Berishës dhe ky i fundit e ka mbajtur premtimin. Në fakt, interesi është i dyfishtë, përfshi dhe Ministrinë e Jashtme, por ajo çka ka qenë e rëndësishme për Mbretin Leka I është dhënia e kontributit të familjes së tij për Shqipërinë. Një eksperiencë të tillë të mëparshme ka pasur dhe vetë Mbreti Leka Zogu. Në kohën kur jetonin në Afrikën e Jugut, Ahmet Zogu i ka kërkuar drejtuesit të shtetit në Arabinë Saudite të punësonte djalin e tij të vetëm, me qëllim që të njihte administratën. Dhe vetëm pak kohë më pas, Leka I u emërua këshilltar i Qeverisë së Arabisë Saudite. E duke qenë i kënaqur me këtë eksperiencë, duket se një ndër qëllimet e Lekës së Parë të ketë qenë njohja e Princit me strukturat shtetërore. Mësojmë se pas pak ditësh do të ketë dhe një konferencë të përbashkët mes Ministrisë së Jashtme dhe Oborrit Mbretëror për punësimin e Lekës së Dytë, ndërsa dje, Princi ka qenë kokë më kokë me ministrin e Jashtëm, Lulzim Basha për të diskutuar rreth punës.
Trashëgimia
Në bazë Statutit të vitit 1928, të Mbretërisë Shqiptare, Princi Trashëgimtar i fronit mbretëror është djali më i madh i Familjes Mbretërore. Kështu që Ai shpallet trashëgimtar i Fronit Mbretëror mbasi të ketë mbushur moshën 18-vjeçare, nga NMT Mbreti.
NTM Leka II, Princ i Shqiptarëve, u shpall Trashëgimtar i fronit në vitin 2000, mbas një betimi që Ai bëri përpara NMT Leka I, Mbret i Shqiptarëve, në Johanesburg. Nga ajo ditë, Ai zgjodhi të ishte NTM Leka II, Princ i Shqiptarëve. Ai u pagëzua me emrin Leka nga Mbretëresha Susan. Emri Anwar, NTM Leka II e mori për nder të Presidentit Anwar Sadat i Egjiptit, duke qenë se Presidenti Sadat ishte një mik i mirë i NMT Leka I, Mbret i Shqiptarëve. Emrin Reza, për nder të miqësisë që NMT Leka I kishte me Shahun e Iranit. Emrin Baudoin, NTM Leka II, e mori nga kumbara e Tij, Mbreti Baudoin i Belgjikës, ndërsa emrin Msiziwe është një titull honorifik (në gjuhën zulu do të thotë: Njeri i Popullit të Tij), e mori më vonë nga Mbreti i fisit Zulu.
Shkollimi
Edhe pse jeton në Shqipëri prej pak vitesh, Leka II flet nj shqipe të pastër. Bagazhi i tij arsimor është në nivele të larta. Princi sapo është kthyer nga një kurs masteri 6- mujor të cilin e kreu në Itali. Në vitet e para të jetës mësimet i mori nga një mësues privat, para se të vijonte shkollimin në Johanesburg, në Afrikën e Jugut. Nga viti 1989-1991 nisi studimet në “St Stithian’s Collage”, ndërsa më vonë në “St Peter’s Preparatory School”, deri në vitin 1996. Nga 1996-2000 ai studioi në “ST Peter Collage”. Pas ardhjes në Shqipëri sigurisht që mori mësime private për letërsinë shqipe, dhe në vitin 2004 kreu një kurs tremujor në akademinë ushtarake “Skënderbeu” në Tiranë. Në vitin 2004 deri në vitin 2005 vijoi studimet në akademinë me famë botërore, “Royal Military Academy of Sandhurst” në Mbretërinë e Bashkuar. Gjatë këtyre studimeve mori edhe disa çmime, si p.sh: “The King Hussein Price” dhe toga e NTM Leka II, Princ i Shqiptarëve është shpallur si “The Sovereign’s Platoon”.

Dergoje artikullin me email Printoje artikullin

157 Komente

  1. lexuesi thotë:

    18 August 2007 @ 1:12 pm

    Lajmin nuk dua ta besoj se jipet nga Gsh-ja.Por nqs eshte e vertete…duke patur arsimin e ketij te voglit (titulli princ ne RSh-ne eshte informal,jolegjitim) atehere jo qeveri gangstere po na mbushet se fundi me plot po plot fare ama me inkompetente…

    Ps.Arsimin universitar artikulli nuk e percakton ndersa na paraqet si “kualifikime” masterat (i thencin atyre dreq) 3 mujorshe dhe kurseve 6 mujorshe deri 1 vjecare.

    Turp

  2. Danieli thotë:

    18 August 2007 @ 2:32 pm

    Cudia e radhes po ndodh……
    Perse do ta keshilloje ministrin ky cunaku?!
    Epo ketu eshte per te vene duart ne koke dhe te cjerresh te pasmen me keto qe po lexojme……..

  3. loer kume thotë:

    18 August 2007 @ 2:40 pm

    shqiperia nuk ka mbret. shqypnia ka pas mbret.
    shqiperia nuk ka princ. shqypnia ka pas princ.
    kjo eshte e tera perralle me mbret… edhe keto na duheshin.,..

  4. Danieli thotë:

    18 August 2007 @ 2:43 pm

    Ketij “princit” qe te jete qytetar i Shqiperise ne radhe te pare duhet te ktheje te gjitha ato valixhet me florinj qe i mori gjyshi i tij ne 1939 kur u arratis nga Shqiperia se jane pasuri e njerzve dhe e Shqiperise.
    Ca ti besh Sales me Tosin qe shkojne e bejne pazare personale ne kurriz te popullit dhe pranojne perseri Leken ne Shqiperi……..
    Keta tipa jo vetem qe nuk e meritojne te kthehen ne Shqiperi por as titullin fallco qe mbajne por aty ka mbaruar gjithcka derisa arrn puna deri ketu.

  5. Julius thotë:

    18 August 2007 @ 2:46 pm

    Po e keni pare nje artikull kohe me pare, Dashamir Shehu i kerkonte Birishes zonen 31.
    Birisha di te degjoje kengen e zogjve edhe tu hedhe therrime.

  6. edrus thotë:

    18 August 2007 @ 3:02 pm

    Pse ja fusni kot juve?
    I duhet një këshilltar i tillë qeverisë shqiptare (p.sh: po të ishte që para ca kohësh, ato problemet me tregëtinë e armëve me Armeninë s’kishin për të dalë… duhen njerëz të zanatit për ato punë… dhe Berisha e gjeti.

  7. Leon thotë:

    18 August 2007 @ 3:23 pm

    Nuk thoni shyqyr…
    Do na rregullohen maredheniet me mbeterine e Arabise, si edhe me mullhaet e Iranit…Gjithashtu mund te mburemi edhe per maredheniet e shkelqyera me Afriken e jugut!!! :)
    Que vadis Albania???

  8. berti thotë:

    18 August 2007 @ 3:32 pm

    Kjo puna e keshilltareve ne Shqiperi eshte pak me ndryshe. Per kete po ju sjell nje shembull. Sala prezantoi grupin e Keshilltareve te tij pas 3 Korrikut 2005. Te gjithe i kishte mastraxhinj nga 23 vjec. Pas prezantimit nje prej njerezve te vjeter ne PD i mbledh menjane dhe u thote: “Diten e pare qe do mundni t’i jepni nje keshille Saliut, me njoftoni qe t’u jap te gjithve sic jeni nje dreke apo darke tek Sheratoni”. Keshtu qe edhe kete mavrine e kane cuar atje te marre ndonje rroge e te shpjere ndonji leke ne shtepi se me duket u kane shterur e po tresin dhjamet e tyre. Shkurt hesapi ka shku Leka i madh e i ka thene Sales m’i gjej nji vend pune ketij qypit se me ngeli ne shtepi.

    PS: Sala ne fakt i kishte dhe nja 2 keshilltare qe e kishin kaluar moshen 23 vjec.

  9. lolagaz thotë:

    18 August 2007 @ 4:53 pm

    Une them se jane duke e pergatitur per ndonje detyre tjeter me te mire, pse jo, ne nivel diplomatik. Ndersa detyra e keshilltarit eshte sa per fillim…

  10. gjergji thotë:

    18 August 2007 @ 4:58 pm

    uhhhhh …po m’perzihet ..m’duket se do qes zorret nga gomarrlik pas gomarlliku qe lexoj. Shyqyr zotit qe s’jetoj n’shqiperi se do m’ishin bere nervat kacurrel!

    P.s: …kur thojn edhe Amerikont “princi i shqiptarve my ass!”

  11. Xhina thotë:

    18 August 2007 @ 5:31 pm

    Mua me duket lajm e mire. Leka eshte djal i mire, ai ska pse te rri ne Shqiperi mund te shkoj ku te doje. Te ishte ky kryeminister do ishte me mire.

  12. uccello thotë:

    18 August 2007 @ 5:41 pm

    u mesuam kaq kohe me gomere e hajvane, tani na ben pershtypje nji zoçke..

  13. jakova thotë:

    18 August 2007 @ 5:43 pm

    Anvar Reza Baudoin Chaka Zulu ???Me lejoni te citoje Fishten:
    “nëse edhe ky soj i Zogollit është shqiptar, le ta dij bota mbare se Gjergj Fishta nuk është shqiptar” !!!

  14. Danieli thotë:

    18 August 2007 @ 5:43 pm

    Xhina te lutem mos na shkri fare gazit……….. hahahahahahaaaaaaaa

  15. Girl thotë:

    18 August 2007 @ 5:45 pm

    Ngelet duke share o milet! Sa helm keni brenda, shyqyr qe eshte peshku t’ju lehtesoj nje cik dufin e jetes tuaj jashte atdheut. :)))

  16. Leon thotë:

    18 August 2007 @ 5:48 pm

    Girl thotë:
    18 Gusht 2007 @ 5:45 pm
    Ngelet duke share o milet! Sa helm keni brenda, shyqyr qe eshte peshku t’ju lehtesoj nje cik dufin e jetes tuaj jashte atdheut. :)))
    ————————————————————————
    mire qe je ti jashte atdheut me mende ne koke… :)

  17. buda thotë:

    18 August 2007 @ 6:01 pm

    aman se nuk calon gomari nga veshet… ai zogu i vogel do endet korridoreve te ministrise dhe do i duket sikur keshillon ministrin (i cili per vehte nuk kishte asnje fare eksperience ne diplomaci para se te behej minister)…ndersa Sala po sigurohet qe te kete edhe ato 5 vota te zogisteve ne zgjedhjet e ardhshme…me sa mbaj mend ky zogu i vogel as shqip nuk di te flase por nejse nuk dua ta gjykoj se nuk e njoh dhe ndoshta do beje ndonje gje te hajrit sepse shkollimin te pakten duket se e ka…

  18. adriatik thotë:

    18 August 2007 @ 6:33 pm

    o sa bukur tani do ashtusim iranka, arapka belgjicka dhe jugafrikanka.

  19. iliriani thotë:

    18 August 2007 @ 7:47 pm

    Me duket se shqiptari nuk eshte gje tjeter veçse vete Urrejtja, Mllefi, Inati, intriga, hipokrizia, kotesia, etj. KUR JU LEXOJ JU O TE MAARR, ME VJEN TUUUUUUUURP QE JAM SHQIPTAR.

  20. TR-AL thotë:

    18 August 2007 @ 9:11 pm

    Shume gabim … Leka II eshte shume i gjate, shume i holle dhe shume bjond. Ashtu sikurse pjesa me e mire ketu edhe une mendoj se ky eshte gomarllik i madh …. Po me perzihet keq …

    Une ne fakt nuk e kam idene fare se c’perfaqeson ky si njeri, ashtu sikurse edhe ju …… thjesht nuk me pelqen nga pamja .. ky besoj eshte argument i mjaftueshem apo jo ..!?

    Ilirjan ke te drejte vella … Mesa duket ne shqiptaret vetem veten ose “te tanet” gjykojme mire … Te tjeret te vene ne dreq se jane absolutisht zgjedhje te gabuara …

    Uuuu c’mu perzie nga Leka II … sa i gjate qe eshte …… Mallkuar qofsh o Sali …… se na e nxorre corben e injorances qe kishim ne bark ..

  21. Godsmack thotë:

    18 August 2007 @ 9:51 pm

    Mos eshte 1 prill sot?
    Cdo dite si 1 prill me duket!
    Neve na ka marre lumi.
    Gjendja ne Shqiperi eshte tragjikomike.
    Nuk na ngelet gje tjeter vecse te qeshim me mjerimin tone.

  22. shefi kuadrit thotë:

    18 August 2007 @ 10:26 pm

    Leka mund te jete edhe i mire per ate pune, por seshte ajo ceshtja kryesore. Me vjen te qesh me rrjedhen e ngjarjeve: Leka i thote Sals…bre Sal shum po mpelqe mu punu ne MJ. Ashtu he burre? U tha u kry..ja kthen Sala, dhe e merr Sala ne tel ministrin dhe ky qe ashte axhami per vete ne ate detyre i thote ‘peqe shef’ dhe ja ku u krye emerimi. Asnje lloj procedure zyrtare e denje per nje shtet normal.

  23. Vesa thotë:

    18 August 2007 @ 10:29 pm

    Kot per kuriozitet: A nuk pash ketu para disa ditesh nje artikull qe thoshte qe Saliu i ka kerkuar cunit te Zogut te punoje per te? dhe se ky i fundit do te mendohej per nje pergjigje?

    Ktu thuhet e kunderta??? Pra, zogu i ka kerku saliut??
    Ajde mere vesh.

  24. iliriani thotë:

    18 August 2007 @ 10:36 pm

    Ej, ju trimet e emgracionit! Djali eshte shkolluar ne universitetet me te mira te Perendimit dhe ka menduar qe t’i sherbeje vendit te vet… Askush nuk mund te privohet nga deshira dhe detyra per t’i sherber atdheut te vet… O.K.???… Kur te ktheheni ju, do t’ju gjendet edhe ju nje vend per te ndihmuar Atdheun…

  25. Julius thotë:

    18 August 2007 @ 10:51 pm

    Kur te ktheheni ju, do t’ju gjendet edhe ju nje vend per te ndihmuar Atdheun…
    ———–
    Hejvalla Ilirian bej!
    Ore i tha, se ne shkolle nuk kemi bere, po per budallenj na merrni?
    Ka procedura me te cilat ky i gjati duhej te hynte ne ato dikasteret shteterore.

    Une kisha bere nje pyetje me pare, po peshku nuk e mori seriozisht edhe e fshiu. (mbase me te drejte). Kisha pyt a ka lesh ky Leka?
    Po cne kjo pyetje… Po andej e ka kap Sala mer ti, e ka kap nga leshte dhe e ka hudh ne qeveri.

    Hejvalla dhe njehere qe na mendon o Ilirian.

  26. adrian thotë:

    18 August 2007 @ 10:54 pm

    Satrapet ne fuqi..duam monarchy…NOW!!

  27. Godsmack thotë:

    18 August 2007 @ 11:04 pm

    Me Lekistet ne balle Shqiperine e presin dite te arta.
    Ata djemte e Enver Hoxhes ku jane?
    Ata nuk do zene ndonje ministri?
    Sa mosmirenjohes qe eshte Dr. Rrumpalla.

  28. mc thotë:

    18 August 2007 @ 11:08 pm

    Hey Iliriani,

    e para: kur te me drejtohesh ti mua me titullin Princ x, kur te ma sigurosh vendin e punes me miqesi dhe dallavere, hajt mo se po kthehem edhe une ne shqiperi. hahaha

    jo faleminderit, nuk e dua ate post.

    se dyti: universitetet e afrikes se jugut nuk jane institutet me te mira te shkollimit ne perendim dhe nuk behesh dot master per tre muaj me standarte perendimore pike.

    se treti: cfare dege masteri ka princi yt qe e beka keshilltar te afte ne fushen e ministrise te jashtme? cfare eksperience ka? apo eshte hajdut brez pas brezi…

    Ku u postua ky pozicion qe te gjithe kandidatet e mundshem dhe te afte te kishin aplikuar?

    U mesuat pa drita, pa uje, pa te drejta, e me rradhe . Prandaj iu vjen cudi kur ne emigrantet indinjohemi kur degjojme sesi behen dallavere te tilla akoma.

    Posti i keshilltarit te ministrit nuk eshte i parendesishem. Por kur vete ministri s’merr pyka nga punet e jashtme, varja dhe keshilletarit. Keshtu u be kjo pune.

  29. Amerikani thotë:

    18 August 2007 @ 11:09 pm

    Une mendoj Oborri Mbreteror kerkon qe princin ta stervisin dhe ta mesojne me administraten shteterore qe te marre nje eksperience ne drejtim. Princi me aq here sa e keam degjuar nuk duket ndonje njeri i keq si puna e atyre ne qeveri por nuk eshte edhe aq i mprehte sa per te dhene mend ne politiken e jashtme shqiptare. Nga kjo detyre une them i vetm perfitues eshte princi i cili po merr nje trajnim ne kete drejtim dhe jo populli. Princi eshte vetem nje keshilltare nuk eshte aktori i cili merr vendimet. Megjithate, keto horat me siper s’kane as edukaten te flasin si njerez te civilizum, pa eksese dhe pa masturbime pa ndonje ngacmim te jashtem.

  30. Pjer Thomas thotë:

    18 August 2007 @ 11:37 pm

    Mendoj se dukeqenese ka mbaruar shkolla ushtarake, do te ishte me i vlevshem ne dikasterin e mbrojtjes , se sa ne ate te puneve te jashteme.

  31. lumidrin1 thotë:

    18 August 2007 @ 11:41 pm

    Kafashate qe s’kaperdihet per ju,do te mesoheni.
    Me kambe te mbare. Amin.

  32. Godsmack thotë:

    18 August 2007 @ 11:43 pm

    Mendoj se ngaqe eshte shume i gjate do te ishte me i vlefshem te na bente hije.
    Den mas xeizis re Dalara!!!
    I thone ketej nga Greqia.

  33. lexuesi thotë:

    19 August 2007 @ 12:26 am

    Asnje media deri tani nuk ka permendur arsimin e larte universitar qe ka ky kandidati per keshilltar ne Min.e Puneve te Jashtme.Mundohen gazetaret e gjore te nxjerrin ne drite lloj lloj kualifikimi ne formen e masterit apo dhe kurseve pakmujorshe…por ama arsimi universitar qe qendron ne bazen e formimit profesional skush nuk e permend.

    Gazetaria shqiptare gjithashtu duhet te heqe dore nga perdori i titujve honorifike apo jolegjitim.Ne nje Republike parlamentare perdorimi i titujve te tille nuk eshte asgje me shume sesa sfidim i rregullit kushtetues dhe mosrespektim te vullnetit popullor.

    Tjeter problem eshte emerimi i tij ne post.Edhe sikur te kete ky djaloshi arsimin e duhur per ta bere kompetent ne postin perkates me duket krejtesisht e papranueshme menyra e emerimit te tij ne postin perkates.Eshte nje veprim i paster politik dhe aspak i denje per pozicionimin e te jatit ne jeten publike ne vend.Nqs ky djalosh shpreson te kete nje fije dinjiteti duhet mos e pranoje ate post te perkohshem…

    Si fund dua te shtoj qe ky djaloshi nuk mund te mbaje ne supe ne asnje menyre deshtimin apo historine e te gjyshit apo te babait.Ashtu sic nuk mund de pranoje dhe privilegje te cilat nje tjeter djalosh shqiptar me te njejtin nivel arsimor e edukativ nuk mund ti kete.Nga ana tjeter,eshte nje djale i ri qe meriton nje shans ne jeten publike te vendit.Por le te konfirmohet vete….dhe jo ta perdorin te tjeret (sic kane bere me babain e tij nje jete te tere).

  34. adriatik thotë:

    19 August 2007 @ 2:39 am

    Askush nuk po e njohka kete djale te na thoshte gjerat qe ka bere dhe meriton si pjestari i pare i familjes mbreterore te kryeje nje funksion per tu njohur me administraten ashtu si c’pritet te behet edhe me djemte e Dianes per tu njohur me luften etj etj. Ai mund te jete nje djale i shkelqyer por menyrat e marrjes ne pune, titujt e rreshtuar si te atij grekut Janullatos dhe perpjekjet per te thene se eshte me shkolle etj me duken me te vertete pune imitimesh brendave interesave te klaneve sahanlepirese. Menyra si e kane pershkruar shkollen e tij mua me del qe s’ka emigrant shqiptar qe te mos beje punen e keshilltarit te te githa ministrive dhe drejtorive qe disponohen ne Administraten Shteterore Shqiptaroproserbe. Dikush tha se ka ngelur pa leke dhe po merr nje pune ne qeverine e berishes. Kjo nuk me duket e vertete sepse ai ka marre aq shume prona sa imagjinata ma thote se do jete me i pasuri ne Shqiperi.

  35. Ardi thotë:

    19 August 2007 @ 9:39 am

    Persa i perket marrjes ne pune te tij nuk kane bere ndonje gje te keqe. Une mendoj se Leka para se te merrej ne pune duhet te heqe ose te mos pranoje ata tituj qe ka si Leka e Pare e ku ta di une tituj nga Afrika apo fise Zulu. Nje Republike parlamentare nuk mund te pranoje nje njeri qe nuk heq dore nga tituj dhe nga nje mbreteri e perenduar dhe jo ekzistente. E dyta, ai duhet te kishte deshmuar disa vite pune ne administraten shqiptare te njohe mentalitetin dhe menyren e punes aty, pas ketyre veprimeve ne baze edhe te nje eksperience ne te ai mund te ishte marre ne nje karrige me te larte. Nese ai do te ishte me nje mentalitet, sic pretendohet perendimor, duhet te vihej ne prove si kudo ne perendim duke kryer edhe pune te rendomta shih djemte e Ledi Diana-s apo djemte e mbreterve te Skandinavise.
    Me duket se ne pune eshte marre per te ndejtur korridoreve te MJ ose te perktheje korrespondencat e kesa ministrie.
    Gjithmone zgjidhje kokeposhte kemi patur dhe do te kemi.
    Me formim ushtarak nuk i hyn ne pune njeriu sot ne Europe.

  36. iliriani thotë:

    19 August 2007 @ 10:20 am

    Berisha i ofron post djalit të Leka Zogut
    11 Gusht 2007 @ 8:51 pm · në Shtypi

    Aristir Lumezi
    Gazeta Panorama
    11/08/2007

    Gjatë një takimi para nisjes së pushimeve verore, Kryeministri Berisha në përpjekje për të përfshirë rreth vetes përfaqësues të të gjithë spektrave të djathta, i ka bërë një ofertë të hapur trashëgimtarit të fronit. “Zgjidh ku do të shërbesh në administratën tonë”, mësohet t’i ketë thënë Berisha Princ Lekës, ndërsa ky i fundit ka kërkuar kohë për t’iu përgjigjur kreut të maxhorancës shqiptare. Burime pranë ekzekutivit pohojnë se oferta e hapur dhe pa përcaktime konkrete me mundësi përzgjedhje, ka si qëllim mosrefuzimin e ofertës së Berishës për t’u bërë pjesë e këtij ekipi edhe të përfaqësuesit më të lartë të legalistëve, duke joshur në këtë mënyrë të gjithë grupimin që familja mbretërore përfaqëson në politikën shqiptare.

    Ende nuk ka një përgjigje nga trashëgimtari i fronit, pasi ai është jashtë vendit, por përfshirja e tij në ekzekutiv do ta bënte atë palë me grupimin e djathtë, gjë për të cilën deri tani oborri mbretëror është të tregohet i kujdesshëm. Sipas të njëjtave burime, për shkak dhe të lidhjeve me personalitete ndërkombëtare, edhe për shkak të prejardhjes mbretërore, nuk përjashtohet mundësia e përfshirjes së Princit Leka në diplomacinë shqiptare.

    (marre nga “peshku pa uje”)

  37. gene thotë:

    19 August 2007 @ 5:26 pm

    Nje figurant i ri ne telenovelen “shqiperia”.

  38. N.Ago thotë:

    19 August 2007 @ 8:36 pm

    Sa gallatë ka kjo skena teatrale e “politikës” shqiptare!
    Dollinë do ti pi atij gazetarit që dy pyes i pari…filizin e familjes së vetëshpallur mbretërore e ish-shitëse e Shqipërisë, nëse njeh se, kush ka qenë Fan S. Noli dhe çlidhje ka patur gjyshi i tij tradhëtar me të?!

  39. gene thotë:

    19 August 2007 @ 9:14 pm

    Une do i ngre dolli ati qe do e pyese mbi permbajtjen e atij BETIMIT qe ka bere kur eshte emeruar PRINC i shqiperise.

  40. Godsmack-Purple-Rain thotë:

    19 August 2007 @ 10:07 pm

    PRINCE eshte vetem nje!

  41. iliriani thotë:

    20 August 2007 @ 4:04 am

    Ti Julius, me flamur grek dhe me emer roman, mos na fol si anadollak me tituj osmanllinjsh…

    1. sic e kane shkruar te gjitha gazetat shqiptare, Leka ka kryer studimet ne te njejten shkolle me femijet e Carlsit te Anglise… ketu nuk hyn fare Afrika e Jugut, qe edhe ate e pergojoni pa e njohur gjendjen atje… disa nga ju ketu e shajne me shume Shqiperine se sa Afriken, ndaj me nuk habitem…

    2. ministri, kushdo minister, e zgjedh vete keshilltarin e tij, pa pyetur asnje njeri, pa postuar ne internet njoftime per ndonje emer bosh…

    3. mjaft pergojuat ore te tera njerezit qe bejne karriere dhe sakrifica per Shqiperine, se i keni bere emrat e tyre si camcakizat per te pastruar dhembet tuaj…

    4. ai djali, ndonese fare i ri, eshte rritur, shkolluar dhe pergatitur mjaft mire nga familja… veti qe shume nga ne ketu nuk i kane dhe as nuk kane per t’i patur gjithe jeten e tyre…

    5. te tregoj une se cafre keshilltaresh kane patur ministrat e jashtem para ketij aktualit; ne invers - Mustafaj, Islami, Milo, Meta, Dade - shume nga ju do merrnit vrapin…

    6. ju lutem, behuni te kendshem, te mendshem dhe te dobishem me keto debate, se na e shpifet me sharje e fyerje pa vlere…

    7. (shpresoj qe mc te lexoje keto qe shkruajta tani dhe te behet E=mc ne katror…)

  42. gene thotë:

    20 August 2007 @ 4:12 am

    “ju lutem, behuni te kendshem, te mendshem dhe te dobishem me keto debate, se na e shpifet me sharje e fyerje pa vlere…”
    ————————–

    Na thuaj nje epitet per personat qe ta shpifin me sharje e fyerje ilirian.

  43. iliriani thotë:

    20 August 2007 @ 4:27 am

    Ata, qe thua ti, jane Peshkumeuje, Gene… pershendetje… ketu disa e ulin aq shume pazarin sa te heqin kenaqesine e pjesemarrjes…

  44. buda thotë:

    20 August 2007 @ 5:15 am

    ilirian, deri diku ke te drejte por duhet ta kuptosh qe ktu tek peshku niveli i skepticizmit eshte pak me i larte se mesatarja. Persa i perket problemit ne fjale, problemi nuk qendron tek Leka se sa tek menyra e zgjedhjes se tij. Dhe nuk e kam fjalen qe ministria duhet te nxjerre njoftim online etj, por tek: “Zgjidh ku do të shërbesh në administratën tonë”, mësohet t’i ketë thënë Berisha Princ Lekës”. Eshte ajo arroganca e qeveritareve qe sillen sikur e kane prone te tyren shtetin dhe administraten dhe kjo eshte dicka per tu shqetesuar. Gjithashtu nuk mund te jem aq naiv sa te mos besoj se kjo eshte edhe nje levizje politike nga Berisha per te marre mbeshtetjen e atyre pak te “patruve” legaliste qe akoma besojne se rikthimi i mbretit eshte shpetim i vendit.
    Persa i perket edukimit te tij, ka aq shume shqiptare te tjere te edukuar ne shkolla si Cambridge, Oxford, Yale, Princeton e Harvard e te tjera shume me relevant se cfare dhe ku ka studiuar Leka. E per me teper, kto vajza e djem shqiptare kane shkuar vete me mundesite dhe aftesite e tyre po pasur ndonje emer mbreti apo princi per ti hapur rrugen.Gjithashtu, qeveria shqiptare as nuk ia ka idene per kto studente dhe nuk ben as perpjekjen me te vogel qe te pakten per te krijuar nje database me informacion per kta njerez…

  45. Amerikani thotë:

    20 August 2007 @ 1:28 pm

    Ilirian ja dakord me ty, prandaj edhe shkrova te mesipermen:

    Une mendoj Oborri Mbreteror kerkon qe princin ta stervisin dhe ta mesojne me administraten shteterore qe te marre nje eksperience ne drejtim. Princi me aq here sa e keam degjuar nuk duket ndonje njeri i keq si puna e atyre ne qeveri por nuk eshte edhe aq i mprehte sa per te dhene mend ne politiken e jashtme shqiptare. Nga kjo detyre une them i vetem perfitues eshte princi i cili po merr nje trajnim ne kete drejtim dhe jo populli. Princi eshte vetem nje keshilltare nuk eshte aktori i cili merr vendimet. Megjithate, keto horat me siper s’kane as edukaten te flasin si njerez te civilizum, pa eksese dhe pa masturbime pa ndonje ngacmim te jashtem.

  46. lexuesi thotë:

    20 August 2007 @ 2:28 pm

    Ilirian

    Ajo cka shqeteson eshte problemi i ngritur nga Buda dhe njekohesisht prezantimi i vaket i studimeve te atij djaloshit.Biles dhe ti na flet per arsimin e shkelqyer t tij…por nuk permendet gjekundi a i ka mbaruar studimet universitare,per cfare dhe me cfare rezultatesh.

    Asnje veprim ne administraten publike nuk eshte (nuk duhet te jete ) i njeanshem (se keshtu do ministri..) pasi eshte i tille ai bie ndesh me ligjin mbi administraten publike.Qeveria e Berishes u votua pikerisht per levizjet e njeanshme te qeverise se shkuar.Berisha erdhi ne pushtet pikerisht me premtimin qe veprimet e tij ne administrate nuk do jene te njeanshme…

    Nqs veprohet keshtu ne vazhdimesi…ditet kjo qeveri i ka te numeruara.

  47. iliriani thotë:

    20 August 2007 @ 2:33 pm

    REPUBLIKA E SHQIPËRISË
    MINISTRIA E PUNËVE TË JASHTME
    DREJTORIA E SHTYPIT DHE DIPLOMACISË PUBLIKE
    Tiranë, më 20 gusht 2007

    NJOFTIM PËR SHTYP
    Ministri i Jashtëm, Z. Lulzim BASHA prezantoi anëtarin e ri të kabinetit të tij, Princin Leka II

    Sot Ministri i Jashtëm, Lulzim BASHA prezantoi para zyrtarëve më të lartë të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe ekipit të tij të ngushtë, anëtarin e ri të kabinetit të tij, Princin Leka II.

    Princi Leka II ka një formim akademik solid. Ai ka studiuar në disa kolegje të njohura në vende të ndryshme, përfshirë ST Peter College dhe më pas ka vazhduar në “Royal Military Academy of Sandhurst” një ndër institucionet edukative më prestigjioze në Mbretërinë e Bashkuar. Princi Leka II ka kryer gjithashtu një kurs tremujor në akademinë ushtarake “Skënderbeu” në Tiranë dhe një kurs 3 mujor në Itali.

    Ministri Basha vuri në dukje se emërimi i Princit Leka II në kabinetin e tij është pjese e filozofisë së qeverisë shqiptare si dhe e vendosmërisë së tij për të pranuar në administratën shtetërore kapacitetet më të mira të vendit, persona me aftësi të spikatura në pajtim me nevojat e Shërbimit të Jashtëm dhe kërkesave gjithnjë në rritje të diplomacisë shqiptare.

    Ministri theksoi se Princi Leka II e ka pranuar me kënaqësi ftesën për të qenë pjesë e ekipit te tij duke filluar kështu karrierën profesionale në fushën e marrëdhënieve me jashtë, në shërbim të diplomacisë se vendit dhe në mbrojtje të interesave më të larta të kombit shqiptar.

  48. Capitan Planet thotë:

    20 August 2007 @ 2:52 pm

    Ore kjo ministria jone akoma vazhdon te mos dije te spelloje Anglisht?

    Ju njerez jeni te habitshem, edhe doni te informoni, edhe nuk dini te shkruani apo nuk doni. Une pas dy njoftimesh dhe tre artikujsh akoma nuk kuptoj ku ka studjuar ky djaloshi keshilltar… “ST Peter College” - sic e shkruan zyrtarisht Ministria e Jaashtme e Republikes se Shqiperise NUK EGZISTON. Nuk shkruhet pa “’s” asnjehere. Eshte ne pronore, ben “St Peter’s“, me e pakta kaq. E dyta, “St Peter’s College” ka me qerre. Nje ne New Jersey, Nje ne Angli, nje ne Zelanden e Re, njera eshte s’eshte kolegj fare po kolegj ka emrin… Pra asgje e sakte ne informacionet “bullshit” te Ministrise. Me mire te tregohen te ndershem -eshte levizje politike e brendshme pa lidhje e Ministrine e jashtme qe rastesisht behet pjese e ketij “muhabeti”. Eshte me e ndershme, per ata qe nuk genjehen nga deklarimet me gabime ortografike…se djali si djale nuk ka asgje per te ofruar si keshille.

  49. lexuesi thotë:

    20 August 2007 @ 2:58 pm

    Ore jane ne terezi keta te Min. se Puneve te Jashtme?!

    Goxha njoftim per shtyp ku thuren lavde kurseve dhe masterave pakmujorshe…dhe asnje fjale per arsimin universitar qe ka (nqs ka mbaruar) ky djaloshi..?!Ku eshte arsimi universitar qe ka ky djaloshi?????????

  50. Capitan Planet thotë:

    20 August 2007 @ 3:10 pm

    Jam me ty lexuesi. Po habitem qe keto gjera nuk i bejne pershtypje gazetarit, qe skepticizmin e ka per profesion.
    Dua te mbeshtes pyetjen e lexuesit dhe te shtoj dicka. Deshiroj te di nga cili universitet/kolegj eshte Diplomuar djaloshi??? “Ka studjuar” shpesh here eshte menyre e bukur per te thene “Nuk eshte Diplomuar”. Pra arsimin e larte, e ka kryer - eshte diplomuar, apo vetem regjistruar ne Filan kolegj qe nuk e dime mire ne cilin kontinent ndodhet?

    PS. lexues Master 6 mujore nuk ka. Mos bjere pre e mashtrimeve. Jane kurse “masterizimi” ka tjeter kuptim - po qeveria shqiptare nuk di anglisht mire.

  51. iliriani thotë:

    20 August 2007 @ 4:03 pm

    Gazetarit, qe ketu nuk vjen per gazetar, natyrisht qe i bejne pershtypje… ketu ai thjesht dhe vetem e solli njoftimin e shtypit… me vone mund te beje ndonje koment…

  52. Julius thotë:

    20 August 2007 @ 4:45 pm

    Ilirian, mua fati me coi ne Greqi, peshku e nxjerr flamurin grek pa deshiren time, emrin ma kane vene prinderit, ndersa anadollacke flas sepse kjo eshte gjuha zyrtare e shtetit tim dhe keto jane praktikat qe ai ndjek.

    Sic e sheh, asnje nga keto karakteristika te mesiperme nuk varet direkt nga mua…
    =====================================
    Ministri Basha vuri në dukje se emërimi i Princit Leka II në kabinetin e tij është pjese e filozofisë së qeverisë shqiptare si dhe e vendosmërisë së tij për të pranuar në administratën shtetërore kapacitetet më të mira të vendit, persona me aftësi të spikatura në pajtim me nevojat e Shërbimit të Jashtëm dhe kërkesave gjithnjë në rritje të diplomacisë shqiptare.

    Ministri theksoi se Princi Leka II e ka pranuar me kënaqësi ftesën për të qenë pjesë e ekipit te tij duke filluar kështu karrierën profesionale në fushën e marrëdhënieve me jashtë, në shërbim të diplomacisë se vendit dhe në mbrojtje të interesave më të larta të kombit shqiptar.

    =========================

    Ne kete pjese komunikate qe shikoj une prej zyrtareve te shtetit tim, ka ca probleme. Keto probleme nder te tjera jane:
    1 - Ky cuni nuk eshte princ i shqiptareve. Ky eshte problemi nr 1. Nuk ka pse mban ate titull. Sic e thane dhe me lart (meqe titullin e ka te trasheguar), trashegon edhe mekatet e te jatit edhe te gjyshit.
    Se vetem titullin nuk ua ka marre ketyre, e ndjek llogjiken deri ketu?

    2 - Nuk eshte thene tamam, qarte bukur dhe paster, cfare shkolle ka mbaruar? Dmth sic e permenden perseri me larte cfare lloj diplome ka ky?

    3- duke mos qene e qarte pika 2 krijohet problemi tjeter: Cfare te dhenash ka ky qe eshte i kualifikuar per te qene kuader ne diplomacine shqiptare? dhe..qe kur qeveria ka hapur program per te perfshire citoj:

    ” filozofisë së qeverisë shqiptare si dhe e vendosmërisë së tij për të pranuar në administratën shtetërore kapacitetet më të mira të vendit, persona me aftësi të spikatura në pajtim me nevojat e Shërbimit të Jashtëm dhe kërkesave gjithnjë në rritje të diplomacisë shqiptare”
    ?

    Tani ne arnauteve na e bej kabull o ilirjan bej edhe kuptoji ca reagime:

    1 - ne momentin qe ky cuni prezantohet si princ, nuk i shmang dot ti dhe askush tjeter komentet rreth te pareve te ketij “princi”.

    2- ne momentin ne te cilin ti nuk qarteson se cfare diplome ka, nuk i shmang dot komentet rreth aftesise se tij per te qene kuader i diplomacise shqiptare.

    3 - ne momentin ne te cilin ti nuk qarteson se cfare programi eshte ky i qeverise, a ka dale ne publik kerkesa per kuadro te diplomacise etj etj… me ben mua te dyshoj per objektivizmin e kesaj perzgjedhjeje.

    Se fundi tre shprehje dhe nje mesim moral:
    1 - Koha eshte flori (populli)
    2 - Algjebra eshte matematika e dembeleve (Ajnshtajni)
    3 - Lakonizmi eshte menyre te shprehuri (fjalori)

    rrjedhim:
    1 1= 2.
    ==>

    Ky eshte biri i nje terroristi, nipi i nje hajduti, i paafte dhe i pakualifikuar, i perzgjedhur mbi baza politike per te marre persiper kete “detyre” qe i kane ngarkuar.

  53. shefi kuadrit thotë:

    20 August 2007 @ 6:47 pm

    Shikoni cfare thote ministri jone zar qe emrimin e ka bere sa hap e mbyll syte sapo kete ja ka urdheruar Sala: ‘Ministri Basha vuri në dukje se emërimi i Princit Leka II në kabinetin e tij është pjese e filozofisë së qeverisë shqiptare ‘

    Mire qe behet lecke dhe cerr i bindur i Sales, po pse e lan m**** me shu*** dhe pervec vetes se vet na ben dhe neve te tjereve budallenj? Kaq debile ti dukemi qeveritareve neve masa e thjeshte?

  54. lule thotë:

    20 August 2007 @ 7:36 pm

    Ilirian je i vetmi njeri qe je i ekulibruar dhe flet me llogjike dhe jo me pasione si keta te tjeret. Me duket se edukimi i keti “cunaku” nuk eshte me i keq se i shume politikaneve shqiptare qe kane mbaruar shkollat e komunizmit( agronomi, histori…mjekesi). Dhe shkrimi thote kurse masteri, jo master edhe pastaj…Si jeni keshtu mor shqiptare vetem te nxini dhe jo te merrni anet e mira. Edhe ne vendet e tjera emerimet ne administrate behen sec c’ke me te me ane te njohjeve, nuk eshte ndonje rast i vecante.

  55. Ervin BAKU thotë:

    20 August 2007 @ 8:02 pm

    Të dashur miq, T’a lëmë njëherë këtë Princin të punojë dhe më vonë të gjykojmë për rentabilitetin e tij… Pse kaq vrer dhe urrejtje për persona që as nuk i njihni, as nuk i keni parë kurrë ? Pse ? Nuk arrij t’a kuptoj dot këtë mënyrë të funksionuari… Aq më tepër për ju që jetoni jashtë … Sa për emërimin, kjo praktikë ndiqet kudo, të paktën nê Francë po…

  56. eT thotë:

    20 August 2007 @ 8:08 pm

    Ervin BAKU thotë:

    20 Gusht 2007 @ 8:02 pm

    Të dashur miq, T’a lëmë njëherë këtë Princin të punojë dhe më vonë të gjykojmë për rentabilitetin e tij…
    —–
    Jam shum dakort. e provojme disa muaj pastaj po s’na pelqeu e heqim.
    ne kete pune kemi :D

  57. Julius thotë:

    20 August 2007 @ 8:15 pm

    T’a lëmë njëherë këtë Princin të punojë …

    ——————————-

    Une ti lali Leken le te punoje. Princin nuk e le…as e njof.
    Juve e keni te veshtire aman mer tjua shpjegosh.
    Ky tipi nuk eshte princ. Gjyshi i vet, vendosi nje dite qe te merrte fronin e te bente veten mbret. Titulli or ti i dashur mik eshte i trashegueshem. Dmth ai eshte princ se i gjyshi u be mbret. E, po e quan veten princ, duhet te mbaje persiper barren e familjes se vet qe nuk eshte dhe gjeja me e mire qe na ka dhene ne historia.

    U kuptum?

  58. gene thotë:

    20 August 2007 @ 8:26 pm

    Me verte ministri i jahtem e ka prezantuar si PRINCI LEKA II??????????????????!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!

    A jeni te sigurte se nuk ka rene ndonje virus qe po i bren trurin njerezve te kthyer nga jashte ne shqiperi? (se ata qe jetojne aty kane fituar imuninet me duket)

  59. Ervin BAKU thotë:

    20 August 2007 @ 8:31 pm

    Julius - Në parim jam dakort me shpjegimin tënd.

  60. Blendi thotë:

    20 August 2007 @ 8:35 pm

    Nuk me duket se ndokush ketu i ka rene me qafe “princit”. Ato qe jane vene ne dyshim dhe ne pikepyetje jane ca fakte dhe ca praktika. C’te keqe ka?

    Ervin, une nuk gjej as vrer as urrejtje ne komentet, thjesht skepticizem dhe skepticizem te shendetshem biles. Keto pyetje qe ngrihen, mbi arsimimin ose mungesen e arsimimit te “princit”, mund te sqarohen menjehere pa pat nevoje te presim te mbije bari. Jane pyetje elementare dhe te drejtperdrejta.

    “A ka mbaru Leka shkollen e larte?” eshte pyetje qe merr nje “PO” ose “JO” - ketu po marrim nje “PJO” shume te dyshimte.

    Kritikën mund ta shmangim kollaj duke mos thënë asgje, mos bërë asgjë e duke mos qënë asgjë. ~ Elbert Hubbard

  61. shefi kuadrit thotë:

    20 August 2007 @ 8:41 pm

    Ilirian/Lule dhe Ervin…po ju drejtohem juve meqe ju nuk e kuptoni akoma thelbin e merise se peshkoreve.

    Nuk po shan njeri ketu Leken dhe karakterin e tij aspak. Perkundrazi, mua Leka me duket i matur, i qete dhe jo derdimen si ata qe e kane emeruar. Problemi eshte se shteti jone nuk eshte bajrak privat ku pronari Sali dhe ciraku Lul mund te bejne cte duan ata. Shteti shqiptar eshte perfaqesues i 3 milion shqiptareve dhe brenda ketij numeri ka shume syresh qe ju vjen turp qe shteti yne funksionon akoma ne menyre kaq amatore me emrime qe as Uganda nuk i ben. Mjaft na hapet barkun e na permendet Francen apo ke doni ju se eshte turp. Te tilla praktika emerimi jane fyese per cdo shqiptar me cipe dhe me dy pare mend. Kaq e thjeshte eshte.

  62. dati thotë:

    20 August 2007 @ 8:47 pm

    O Gene,

    Qe mos u hyjme historive te perseritura, e para punes Zogu u be mbret me referendum popullor. PO E MBESHTETI KREJT POPULLI! E dyta punes,
    nuk ka asgje te keqe qe ai e quan veten princ. Si mbret ai kishte dhe pasaporten mbreterore dhe ne vitet ne mergim, kjo pasaporte mbreterore
    njihej nga krejt vendet Perendimore, bile me kete pasaporte Ahmet Zogu
    udhetoi edhe ne SHBA. Ti si qytetar shqiptar, nen regjimin “modern” te Enver Hoxhes, nuk kishe as pasaporte fare po edhe sikur te kishe as ne Burundi nuk shkoje dot. Ka sot ministra shqiptare qe bllokohen ne cdo aeroport te botes dhe trajtohen si qytetare te botes se trete. Megjithe
    probemet qe pati qeveria e Zogut ne ate kohe, te gjithe qe kane jetuar
    ne ate kohe e kujtojne kohen e Zogut si periudhen me te sukseshme
    te qeverisjes shqiptare. Ka shume qe po e kerkojne ate kohe po spo u vjen me fatkeqesisht.

  63. Ervin BAKU thotë:

    20 August 2007 @ 8:49 pm

    Blendi, Kryeministri francez, Pierre Bérégovoy, që vrau veten në vitin 1993 ishte thuajse fare pa shkollë… Një ndër gazetarët më të famshëm në Francë (në mos më i miri, padyshim figurë emblematike e shtypit francez), Michel Drucker, është fare pa shkollë. Nuk dua të mbroj “Princin” apo të pa-shkolluarit, por shkolla nuk është gjithshka. Pastaj të gjithë kanë harruar kryesoren : këshilltari është staf privat i titullarit.

  64. Ervin BAKU thotë:

    20 August 2007 @ 8:54 pm

    Shefi kuadrit : Nuk po mbron njeri “Princin”… Absolutisht jo. Nuk e njoh fare. Por, këshilltari është staf privat i titullarit. Praktika të tilla rekrutimi janë krejt të shpeshta kudo, të paktën në Francë po.

  65. Julius thotë:

    20 August 2007 @ 9:19 pm

    Qe mos u hyjme historive te perseritura, e para punes Zogu u be mbret me referendum popullor. PO E MBESHTETI KREJT POPULLI! E dyta punes,
    nuk ka asgje te keqe qe ai e quan veten princ.
    —————
    Zogun e zgjodhi asambleja. Pak a shume ishin te njejtet njerez qe duke rendur binin shkalleve te Romes kush e kush me pare t’i jepte kuroren e mbreterise shqiptare Viktor Emanuelit.

    Per mbeshtetjen e popullit, do foto nga koha e xhaxhit? Ai pra qe i kishte duart me sheqer.

    Ne vitin 1997 u vendos me referendum, perseri nga populli, menyra e qeverisjes, eshte ajo qe kemi sot - republike.

    Shif praktikat e shteteve te huaja me mbreteri te rena, ne Greqi psh ish mbreti Kostandin ka GJITHNJE perpara titullit nje “ish” - teos.
    Ky eshte nje “ish”, madje madje eshte dicka shume me pak se ish, eshte hic.

    Une nuk pranoj qe hicin te ma shesin per princ…eshte shume e thjeshte.

  66. Blendi thotë:

    20 August 2007 @ 9:44 pm

    Ervin, nuk them se shkolla eshte gjithcka, shefja ime ne kete kompani te nderuar ku punoj ka me pak shkolle se une - por njihet me emer ne gjithe Ameriken - pra jam i qarte se suksesi arrihet edhe permes talentit dhe punes.

    Por, edhe nje here, le te mos keqkuptohemi. Nuk po e kritikojme Leken aspak - thjesht po mundohemi te informohemi. Ka apo nuk ka shkolle? Nuk po japim asnje gjykim - thjesht dhe vetem po ngrejme Pyetjen.

    Nga ana tjeter kemi nje minister qe disa me te drejte e quajne “Çirak”, i cili po na thote:

    Princi Leka II ka një formim akademik solid. Ai ka studiuar në disa kolegje (Sa jane disa? Pse disa?) të njohura në vende të ndryshme (Cilat vende?), përfshirë ST Peter College (E mbaroi kolegjin?) dhe më pas ka vazhduar (Por a ka mbaruar?) në “Royal Military Academy of Sandhurst” një ndër institucionet edukative më prestigjioze në Mbretërinë e Bashkuar.”

    Pra “formimi akademik” po na jepet si pika e pare dhe me e forte e Lekes. kemi apo jo te drejte te mesojme me shume mbi kete “bagazh” qe sjell “princi”? Po fyejme ndokend pse duam te dime? Nje keshilltar thirret per te keshilluar jo per nepotizem. Stafi “privat” nuk nenkupton staf “sic me thote baca mua”! Stafi “privat” dmth qe ministri mund t’i coje edhe t’i sjellin nje kafe, prandaj keshilltaret duhen konsideruar me lart se kaq. Dakord qe keshilltaret i zgjedh vete ministri - por do ishim gjithashtu dakord sikur te kishte pak me teper respekt per publikun. Shikon ndonje gabim ne formimin e fjalise se mesiperme te shkeputur nga njoftimi zyrtar?

    “…Princi Leka II ka kryer gjithashtu një kurs tremujor në akademinë ushtarake “Skënderbeu” në Tiranë dhe një kurs 3 mujor në Itali…”

  67. candy thotë:

    20 August 2007 @ 9:54 pm

    Kur e lexova kete artikullin kapa koken me dore. Epo ne robt kendej nga Amerika ngelem shkollave dhe jena me te vjeter se “princi” dhe per zotin s’po na e var njeri per tu bere keshilltare..sidomos keshilltare te dikujt me me shume eksperience se ne.

    Keto cudira degjohen vetem andej nga memedheu jone.

    Si mund te kontaktohet ky “princi” per me na keshillu icik si ti kapim majat edhe ne popullsia tjeter e edukuar?

  68. lolagaz thotë:

    20 August 2007 @ 10:00 pm

    Duhet ti mesojme gjuhen shqipe njehere qe ta dije mire e mire, e pastaj te jape keshilla… e ku??????? ne ministrine e jashtmeeeee

  69. Ervin BAKU thotë:

    20 August 2007 @ 10:16 pm

    Po ç’ka këtu për të kapur kokën me dorë apo me këmbë… Ju nuk kapni thelbin e problemit : është emëruar këshilltar dhe këshilltari është staf privat. Pikë, vijë, vijë nën të. Blendi, Unë nuk po mbroj apo kritikoj “Princin”, nuk e njoh absolutisht fare… Madje për mua, titullari nuk ka pse të fryjë apo mbushë artificialisht formimin akademik të tij. Lola, unë nuk e di se si e njeh ai shqipen, por jepen këshilla të çmuara në çdo gjuhë. Emërimi i tij është taktik (nga ana e Berishës) dhe e përsëris : ai është staf privat…

  70. lexuesi thotë:

    21 August 2007 @ 1:27 am

    O Ervin na jep dhe ne te kuptojme,cdo te thote per ty stafi privat ne admninistraten publike?!Mos ndoshta paguhet nga rroga e L.Bashes?!

    Cdo emerim ne administraten publike nenkupton sherbimin e institucioneve shtetore qytetareve te tij.Qytetari shqiptar nen titulaturen e taxapaguesit ka te drejten per informim te plote se ku shkon dhe si administrohen detyrimet e shlyera prej tij shtetit.Per te mos e perseritur faktin qe ligji detyron institucionet publike per trasparence te plote ne lidhje me emerimet ne admninistrate.

    Ti kembengul tek “stafi privat”.Ok.Ne nuk po pyesim asgje tjeter vecse nqs ky individ ka nje pergatitje profesionale per te qene pjese e nje dikasteri me te rendesishem ne vend.

    Ti na jep shembuj nga Franca.Une flas per Shqiperine or lum miku….atje ku ka me qindra vendime gjykatash te formes se prere qe nuk respektohen nga shteti (shiko ekzekutivin..) ne lidhje me levizjet e njeanshme qe jane bere ne admninistrate.Ketu nuk flasim per instuticionet franceze qe jane kaq te ekilibruara sa dhe profesioniste,ketu flitet per institucionet (administraten shqiptare) qe eshte mbushur dhe vazhdon akoma te mbushet me inkompetente…

    Pikerisht ketu calon dhe paralelizmi yt.

    Stafi privat sipas teje del qe Lul Basha ka te drejten te marri cdo pjestar te familjes ose shoqeri (duke filluar qe nga agronom deri ne idraulik) pa i dhene askujt llogari….edhe pse ky stafi i tij privat na paguhet nga taxapaguesi shqiptar..?!

  71. detijon thotë:

    21 August 2007 @ 6:50 am

    Ka ndonje eksperience pune ky princi?

  72. iliriani thotë:

    21 August 2007 @ 8:00 am

    I dashur Julius!
    Me duket se po harxhon kot dhe me nje shpejtesi te pazakonte baterite qe te kane mbetur nga propaganda antizogiste e diktatures komuniste.

    U shqetesova shume kur sulmove Ahmet Zogun, “mekati” i vetem i te cilit ishte se arriti te ndertonte te vetmin shtet serioz me te cilin mund te krenohemi ne shqiptaret. U shqetesova shume qe edhe pas kaq shume vjetesh ti ke mbetur peng i genjeshtrave te propagandes komuniste.

    Ai ishte roje i Kongresit te Lushnjes, nje tjeter ngjarje e rendesishme e historise shqiptare; e mbrojti zhvillimin e qete te Kongresit dhe garantoi suksesin e takimit me te madh politik ne historine shqiptare.

    Ahmeti ishte minister i brendshem, kryeminister, president dhe mbret i Shqiperise, ne te vetmen periudhe kur vendi yne u respektua kudo ne bote, dhe ne te vetmen periudhe kur vendi u begatua dhe ekonomia u zhvillua…

    Keto jane “mekatet” - sic i quan ti - qe Leka trashegon nga gjyshi i tij Ahmet Zogu…

  73. Syribukur thotë:

    21 August 2007 @ 9:38 am

    Sikur Keshilltari i sapoemeruar te mos kishte mbiemrin qe ka, s’besoj se do te ngjallte kaq reagime.
    Nje piktor, apo ish-piktor, e sollen nga Franca, me thonj te paprere dhe e bene as me shume e as me pak Minister te Kultures. (s’di nese kishte pervoje pune ne administraten publike). Pjesen tjeter te historise e dini…
    Dikush, qe sot eshte analist, erdhi nga Bari, sapo mbaroi Universitetin atje, dhe u emerua Keshilltar i Presidentit Mejdani (kjo ishte pervoja e pare e punes).
    Ne vitin 1999 nje djalosh pa punuar ne asnje vend tjeter, u be Kryeminister i Shqiperise. Po ashtu nje tjeter ne vitin 2001. etj.,etj.,etj.
    S’kuptoj ku qendron “mekati” i Lekes II?

  74. lumidrin1 thotë:

    21 August 2007 @ 9:48 am

    “Ngadale o djema ngadale, pse doni ju qe te na vijne ne pushtet Zogista.”
    Marre nga kujtimet e te pakujtuarit.Dhjetor 1990.

  75. Hajduti thotë:

    21 August 2007 @ 9:53 am

    O cuna/goca

    “Princi” e ka trasheguar kete titull nga baba dhe baba nga baba i vet etj etj, Ne ato kohe besoj une keshtu beheshin mbreterit kush ishte me iforte mundte te tjeret dhe shpallte veten mbret,
    Edhe Zogu kete beri kur permbysi Fan nolin me 25 dhjetor,
    Sic do njeri ai ka pasur te keqijat dhe te mirat e veta por besoj se po ti vesh re mire ai ka punuar per shqiperine duke u nisur dhe nga fakti qe i nderroi imazhin vetes se tij duke u martuar me nje te krishtere dhe duke shkurtuar mbiemrin e tij,
    Sa per princin nuk e njoh dhe vetem do mundohem ti jap kurajo ne kete pune shume te veshtire,
    Ai do ta tregoje se cfare eshte njeri i zgjuar apo trap,dhe mbase kultura qe i ka dhene familja mbreterore besoj se nuk duhet te jete e niveleve korruptuese dhe e pazareve,

    Po Sali Chavezi ngrihet pyetja kur do IKI ?

  76. Cheney thotë:

    21 August 2007 @ 10:16 am

    Sybajamja thote: ”S’kuptoj ku qendron “mekati” i Lekes II?”

    Mekati s’eshte i tij por i joni..Nejse, sic u tha me siper njerezit u lodhen me ‘cliché’… Vegjetim te mbare.

  77. Cheney thotë:

    21 August 2007 @ 10:21 am

    hajduti nga anglia,

    Nese dje do kishe pare nje emision teper informativ dhe edukues te itv1 do ta shtroje pyetjen ne kete menyre: ” Po Sali Pinoceti kur do iki?”

    Gjithsesi kjo pyetja jote ne kod fosilesh do te jepte prurjen: return: cliché

  78. Nereida thotë:

    21 August 2007 @ 10:28 am

    sikur te ishin gjithe keshilltaret si Leka, mire do ishte. Edukate e shkelqyer, etike, qyteterim, i pergatiur, gjuhet e huaja 100 here me mire se keta “te laret” qe shajne ketu, familje me kulture, nje prezantim model i Shqiperise. Po ju doni rrulat nga 1.5 m te prezantojne Atdheun, hajdaraga me shoke. E keqja ne kete mes eshte vetem e Lekes, qe po djeg CV me kete lloj qeverie, po s’ka shanse te tjera per te pritur.

  79. augustos thotë:

    21 August 2007 @ 11:10 am

    Ket pincin me duket se e ka stervit do kohet ene nje insekt me emnin fluturak .Sikur ka ken keshilltauer dhe femijet etij lujn me te naltgjatsise.
    LEK emrin e ka te bukun ne vet i buken eshte po jo si lul illi.
    Ilirjani!
    Ato qe thu ti kan nji themel po nuk mund ti qendrojne kohes
    lene zogun plak se bani 5 te mira e 6 te keqia.
    1- vodhi floni
    2.-iku si lepn
    3- vrau luigjin
    4-dhunoi shen naumin
    5-luftoi nolin
    6-me propozim te .. u be mret

    Po nipi i tij o shqiptar dhe ka te drejte me punu si t gjith.Une menoj se u fut i cik ofsajt kjo o mese e vertete.
    Sa per KORRIKUN mo u merzit per baterit i ka me uranium irani .
    O chavez. O kastro .O taljan .O gjithcka ne kotesite e tij.
    Vet shkrun ,vet vulos, vet firmos ,o tip universal si motorrat e uzines ENVER.
    Mu me pelqen qafsha serbT
    P.S.
    O mund me e lexu numer and germ

  80. reali thotë:

    21 August 2007 @ 11:28 am

    Ckeni o socialiste te pakenaqur, pse u eshte nxire kaq shume jeta? Pse vetem nxini e akuzoni cfardo qe te ndodhe? E kuptoj qe jeni ne depresion te madh pasi qe fara e juaj e kuqe komuniste po zhduket por duhet te pajtoheni me realitetin, duhet ta kuptoni se i takoni te kaluares.

    Sikur Berisha apo ndonje minister i tij te merrnin per keshilltar edhe Tony Blair, George Bush, Sarkozy, Merkel socialistet prap se prap do te kishin akuzuar ashtu sic e kane zakon te akuzojne per cdo here.

    Cfardo qe te beje qeveria Berisha, socialistet e mjere fillojne me akuza nga me te rendat.
    Sikur Sali Berisha te thote se sot kam ngrene byrek, jam i bindur qe menjehere pas pak minutash do te dali ndonje nga udheheqesit e shumte socialiste per ta akuzuar Berishen pse ka ngrene byrek. Dhe menjehere socialistet ketu ne peshk do te fillojne me akuzat nga me te rendat.

  81. iliriani thotë:

    21 August 2007 @ 11:47 am

    pershendetje augustos!
    Po te dish ca pak nga historia do ta kishe marre vesh deri tani ne 2007…
    se Zogu nuk vodhi floririn e shtetit shqiptar,…
    por nisi udhetimin me te deshperuar te jetes se tij,…
    me parate e trasheguara te familjes se tij,…
    me djalin e sapolindur dyditesh ne preher,…
    dhe me gruan lehone,…
    me pafuqine e plote qe te bente nje rezistence me te madhe nga ajo qe beri ushtria e tij ne portin e Durresit e te Vlores, Shengjinit dhe Sarandes,…
    kur perballe ishte nje nga fuqite me te medha te kohes, Italia fashiste,…
    dhe kur dallget e Luftes se Dyte kishin perfshire gjithe boten,…
    ai iku qe gjysherit tane te mos vriteshin kot ne nje lufte te humbur qe ne fillim,…
    qe vendi te mos digjej, me shume dhe baballaret tane te mos mbeteshin jetima…
    per te gjitha keto ai mori persiper pergjegjesi personale qe ia permendin edhe sot…
    se nganjehere eshte me mire te mos besh gje, se sa te besh keq…

    I dashur augustos! Deri sot ne 2007 duhet ta kishe marr vesh se Luigjin nuk e vrau Ahmet Zogu, por nji Balto Stambolla e ndoqi dhe e goditi ne Itali… lexo raportet e imta te policise italiane dhe gjyqet qe u bene… jane te gjitha te botuara…
    Zogu ishte shume i shqetesuar per kete vrasje dhe kerkoi hetime te hollesishme dhe denim te fajtoreve…
    as edhe shen naumin nuk e dhunoi, sic thua ti…

    sa per Nolin, e kemi thene edhe here tjeter se kur hyri Zogu ne Tirane, prifti i binte lires ne zyre dhe nuk i preku kush nje fije mjekre, dhe u nis me deshiren e tij jashte Shqiperise…
    Noli solli i pari faren e keqe te komunizmit ne Shqiperine e gjore dhe e molepsi aq keq sa po ia ndjejme shijen e hidhur edhe sot, me vrasjet dhe shkaterrimet qe beri…
    Zogu ishte nje antikomunist… pse c’prisje ti… qe te votonte ne parlament ai porosite e sovjeteve?…
    sa per mbreterite… ato atehere ishin ne mode… te gjitha vendet e zhvilluara ishin mbreteri… dhe Zogu i kishte te tera pushtetet… me mbeshtetjen e parlamentit nderroi formen e regjimit, ne menyre qe Shqiperia te zhvillohej me tregti, industri e bujqesise dhe ne menyre qe t’i rritej emri dhe te respektohej ne Europe dhe ne bote. sic edhe ndodhi ne fakt…
    deri atehere shteti shqiptar nuk kishte ndonje forme te qarte… ishte pa konture konstitucionale…
    ai zgjodhi formen me liberale te monarkise… mbreterine parlamentare… ku ligjet i bejne deputetet e zgjedhur nga populli…
    ende sot jetojne plot deshmitare te jetes se mire qe kalonte populli atehere… kultura me botime te shumta mori nje zhvillim te jashtezakonshem,…
    dhe pjesa me e madhe buxhetit shteteror harxhohej per bursat e rinise,…
    te rinjte me mijera niseshin ate kohe te studjonin me paret e shtetit te tyre ne shkollat me te mira kudo ne Europe…
    … nje brez i tere dijetaresh ky qe Enver Hoxha me serbet e tjere i shkoi ne plumb, qe Shqiperia te mos behej dot…

  82. reali thotë:

    21 August 2007 @ 12:03 pm

    Megjithate nese flitet per Ahmet Zogun, dihet faktikisht se ai iku per strehim ne Beograd dhe se nga andej u kthye prap ne pushtet me ndihmen e ushtrise Serbe.
    Gjithashtu ishte Ahmet Zogu ai qe vendosi nje kufi te hekurt me Kosoven e ku Shqiptaret ne Kosove nuk mund te merrnin kurfar ndihme nga SHqiperia ne kohen kur luftonin kunder pushtuesve serb.
    Shote Galica, pas shuarjes se pergjakshme te kryengritjes shqiptare ne Kosove dhe pas vrasjes se Azem Galices, Shote Galica erdhi per te jetuar ne Shqiperi dhe me vete kishte 7 femije qe kishin mbetur pa prinder nga luftrat e pergjakshme. Shote Galica i drejtohej per ndihme Mbretit Zog, por Mbreti Zog asnjehere nuk u kujdes qe ta ndihmonte Shote Galicen e cila ishte nje heroine qe luftoi krah per krah me burra kunder serbeve gjakatare.
    Keto qe i thash jane te verteta dhe ketu kane te drejte socialistet, por duhet ta kemi te qarte se nese babagjyshi i Zogut te sotem nuk na paska qene i mire atehere nuk dmth qe edhe nipi i tij te denohet per ate se cfar ka bere babagjyshi.
    Tani nuk jemi ne kohen e komunizmit ku per shkak te veprimit te nje individi te denohet e internohet e shkaterrohet e tere familja e farefisi, tani jemi ne demokraci ku secili individ pergjigjet per veten e vet dhe jo per te tjeret.
    Pershendetje.

  83. lexuesi thotë:

    21 August 2007 @ 1:38 pm

    Dilni nga komplekset historike qe keni.Ketu nuk po flitet per Ahmet Zogun,ketu po shtrohet pyetja a ka mbaruar ndonje pergatitje profesionale qe e ben te denje per dikasterin perkates ky djaloshi?????

    Edhe nqs ka mbaruar….per cfare,ku,dhe me cfare rezultatesh (meqe po flitej larte per edukimine tij,gjuhet e huaja etj budallalliqe) ???

    Nuk paguhet nga taxapaguesi shqiptar per hamshor ne Min.e Puneve te Jashtme…qe te jete i bukur,i gjate dhe bjond.Paguhet per t’i sherbyer vendit dhe shtetasve te vet.Meqe ra fjala….e mesoi shqipen (me shkrim e kendim) se kur erdhi nuk dinte me lidh dy llafe shqip ky “Princi” juaj.

  84. Iliriani thotë:

    21 August 2007 @ 1:51 pm

    Ilirian boll u lodhe. Emigrantet jane si jetimet qe asgje nuk i kenaq. Nuk thua shyqyr qe kane zbuluar “peshkun.., per te derdhur gjith vrerin e tyre, sepse te tjere qe nuk e kane kete mundesi (qe skane internet), flasin me vete.

  85. mato thotë:

    21 August 2007 @ 1:56 pm

    Pershendetje,Augustos nuk te heq as edhe nje presje.Lanet i ati(m) lanet (m) i biri dhe lanet (m)ate qe beri t`ane

  86. Ervin BAKU thotë:

    21 August 2007 @ 4:18 pm

    Lexuesi / Të gjithë e dimë që emërimi i tij ishte taktik, për të kënaqur partinë e tij të vogël. Doktori ishte gati t’i jepte portofole ministrash partive opozitare, kështu që “princin” e “bleu” fare lirë. Ti shtron pyetjen : “a ka mbaruar ndonje pergatitje profesionale qe e ben te denje per dikasterin perkates ky djaloshi?????”. Artikulli është konfuz përsa i përket shkollimit, por unë mendoj që djaloshi është i përgatitur. A është i denjë për dikasterin e MPJ-së ? T’a shohim. E ardhmja do të n’a japë përgjigje më të saktë. Ai që e ka rekrutuar e di më mirë se si dhe ku do t’a përdorë. Personalisht mendoj që ky emërim është paradhoma për të kap më vonë postin e ambasadorit. Dhe po t’a krahasosh me disa mediokër (me plot kuptimin e fjelës) që janë emëruar si ambasadorë nga ‘97 e këtej, djaloshi ka (ose më mirë do të ketë pas stazhit në MPJ) staturën për postin në fjalë. Sa për shqipen, artikulli është i qartë : Leka II flet një shqipe të pastër. Por ashtu si ju përgjigja një kolegeje time të dashur dje, po të them dhe ty, që këshilla apo sygjerime të mira mund të jepen dhe në gjuhë të huaj.

  87. lule thotë:

    21 August 2007 @ 6:29 pm

    Pershendetje Ervin, si gjithmone je i kthjellet ne gjykim. Se c’ka bere Ahmet Zogu ky nipi i tij s’ka ndonje pergjegjesi dhe s’duhet paragjykuar nqs do te jete pjese e administrates. Vertet artikulli nuk e shpjegon qarte se per c’fare ka mbaruar po duke qene si brezi i II i nje familje mbreterore(packa si i gjyshi i vodhi ato se nuk i trashegoi nga fushat e Matit), ka pasur mundesi financiare dhe njohje per tu edukuar ne shkolla te mira dhe te kete pasur eksperienca qe nje njeri i zakonshem eshte shume e veshtire ti beje. Keshtuqe si CV s’besoj se eshte mbapa shume agronomeve te tjere, puna eshte qe per nga zgjuarsia do ta shikojme me vone a i ka ngjare ndopak gjyshit te vet apo jo? :-)

  88. Julius thotë:

    21 August 2007 @ 6:55 pm

    Ilirian, qejfi im per te te replikuar, eshte ne perpjestim te zhdrejte me ato qe ke shkruar.

    diskutim te kendshem.

  89. Momli thotë:

    21 August 2007 @ 6:57 pm

    Edhe nje gomar me shume i punesuar per shtetin shqiptar. Kur i lejm ne vete mire na e bejne. Keta dun nje buldozer ti shporresh te gjithe qe nga Ministri e deri tek roja perjashta.

  90. cluephone thotë:

    21 August 2007 @ 7:09 pm

    it took a while … po prape i rane ne te njeresit.
    nuk ishte per ato dy metrot e Zogajve qe iu shtuan ministrise se jashtme…. JOOOO (te me fale princi i rene nga froni se nuk e njoh, e me njeh)
    Eshte e gjitha per Sali punedhenesin, e pronedhenesin … qe ka pushtetin dhe pretendon te drejtoje te gjitha qelizat e jetes ne shqiperi …
    ceshtja ehste se jemi shume te zene … ne kete ane te botes ku jetojme … se do ia gjeme kohen dhe anen dhe mavrise nje dite …

  91. Ervin BAKU thotë:

    21 August 2007 @ 7:20 pm

    “Edhe nje gomar me shume i punesuar per shtetin shqiptar”. Momlo / Nuk më duket fare gomar ky djaloshi, dhe aq më pak Lul Basha. Apo përtoje të shkruaje ndonjë koment më të thelluar ?

  92. Cheney thotë:

    21 August 2007 @ 7:24 pm

    Ke te drejte Ervin..Po me rojen c’pati? Ai e ben punen e vet..

  93. eT thotë:

    21 August 2007 @ 7:25 pm

    Ervin BAKU thotë:

    21 Gusht 2007 @ 7:20 pm

    “Edhe nje gomar me shume i punesuar per shtetin shqiptar”. Momlo / Nuk më duket fare gomar ky djaloshi, …

    ——–
    drejte ! s’mund te jete gomar dikush, pa qene njihere kerriç. :D

  94. Idris thotë:

    21 August 2007 @ 7:31 pm

    Si thote Bernsi-
    - Ka palaco dhe ne oborr
    quhet Kryeministrush.
    Tani ketu mund te llogaritet edhe Leka.Po si i ri qe eshte nuk e ka vesh akoma mantelin e karagjozeve te vegjel te oborrit Berisha.Ka kohe te arrije atje ku thote Momli.Tani per tani kercen ne fushe e do kullose si kere.
    Per mua si i behet qe nga nje studim i bere dal sternip i Perandorit te Bizantit?
    A ka ndonje “porofol” ne Memedhembje?

  95. Ner thotë:

    21 August 2007 @ 7:34 pm

    Sa krijese e dashur gomari! I duken te gjithe si vetja, eshte per tu habitur :)

  96. Julius thotë:

    21 August 2007 @ 7:39 pm

    Eshte e sigurt qe nuk eshte kerric.

    Me detyren e re, pas venies se samarit, ka marre titullin e gomarit.

  97. edrus thotë:

    21 August 2007 @ 7:48 pm

    Po ai këshilltari nga Amerika ku bëhet??
    Sikur u trombetua si një pasuri e kësaj qeverie…

    vijon…

  98. krasta krau thotë:

    21 August 2007 @ 8:11 pm

    Cuditem me shqiptaret qe vazhdojne te mbrojne sundimtaret e shkuar dhe te tashem, te cilet kane deshtuar dhe shkaterruar kete vend… Nje pjese justifikojne Zogun, tradhetare, diktatore (dhe me gjithe ndryshimin qe i beri shtetit shqiptare) nuk ja heqim dot keto tituj, te tjere enverin se thone ndertoi shkolla dhe hidrocentrale, te tjere Berishen se nuk cfare bente ne 97′ te tjere nanon se eshte kopil dhe di te vjedhe… Ore mblidhni kallaballekun…

    Ilirian… Zogu vodhi thesarin e shtetit shqiptare… Ke pyetur ndonjehere cfare ishin valixhet qe ja ndaluan te fuste ne britanine e madhe, me cfare e bleu vilen ne Long Island… Pasuria e mbretit thua ti… Po me vendim te parlamentit te zgjedhur prej tij i falen toka ne durres, elbasan e ku di une se ku dhe ti thua qe na paska pasur pasuri…
    Ai nuk qe asnjehere mbret i shqiptareve. Konica thote: Mbret nuk behesh, i tille lind” …. Nga kush e trashegoi beu i Matit, fronin e Shqiperise… Ciles dinasti mbreterore i perkiste ky zotnia… A e di ti qe ka pasardhes te Gjergj Kastriotit, pse te mos jene ata mbreter e princer (pasi e meritojne titullin nese Shqiperia paska nevoje per princen honorifike)…
    Po Konica qe e perkrahu duke e menduar si e vetmja mundesi per te mbajtur ate shtet te cunguar shqiptare te pas 13, thote per te se ishte “satrap, hajdut, tiran dhe i pagdhendur”. Po konica thote se ai e shiti shqiperine, pasi i mori borxhe Musolinit 3 milion dollare, qe i perdori per te ndertuar vila mbreterore (duhet ta dish qe kurora shqiptare erdhi nga italia) dhe ne fund nuk ia kthente dot… Ti duhet te dish gjithashtu qe nuk eshte propagande komuniste, por kur shqiptaret kerkonin arme ne protestat e prillit Zogu u tha se do te qendronte me ta do te vishte opingat dhe dilte ne mal… Pse nuk doli ne mal.. Pse nuk i veshi opingat, pse nuk ja dha armet populit, po i la te vriteshin ushtaret e tij si zogj me arme pa gjilpera…. Ti thua gruaja lehone dhe une them dakort u arratis ne kushte te veshtira… Po gruaja e tij iku 1 dite para zogut e shoqeruar me oborrtare dhe ky e mberriti me vone ne greqi… Pse nuk ndenji te luftonte, sic i kishte premtuar popullit te tij…
    Noli ishte komunist??????… Asnjehre nuk mund te ishte nje klerik komunist, Noli ishte klerik dhe nuk ishte komunist, por ishte demokrat i diplomuar ne hauard… U lidh me BRSS vetem se kjo kishte denoncuar marreveshjen e londres per ndarjen e Shqiperise dhe sepse vetem kjo e njohu qeverine e tij.
    Zogu ishte diktatore qe i vrau rivalet e tij rrugeve te botes ku emigruan.. Keshtu vrau Gurakuqin, Hasan Prishtinen, Bajram Currin e ku di une cfare…
    Nuk kam asgje me Leken, qe do te quhet Princ dhe as me intereson nese zgjidhet keshilltare, pasi sot eshte thjeshte post honorifik, qe pergjithesisht e zgjidhin dembelet, te ishte burre i zoti ishte marre me ndonje gje me te hajrit… Personalisht asnje pershtypje per te, miq te tij me kane thene qe eshte djale i mire…

  99. lolagaz thotë:

    21 August 2007 @ 8:53 pm

    Edhe mua me kane thene qe eshte djale i mire dhe i ditur. Ne fakt eshte e habitshme me ne te gjithe. Ndersa kemi vershuar gjithnje tek pehsku me komente per angazhimin e te rinjve ne poste te ndryshme dhe “debimin” e atij brezi, qe per hir te se verteses eshte vazhdimesi e nje klase te vjeter e demode, me idera ende te ngulitura komuniste, ne serish jemi spektike edhe per emrat e te rinjve. Nuk na gjendet dermani, shqip muhabeti. Edhe une futem ne nje thes me ju, normale. Por dua te them se duhet te jemi pak me liberale dhe te shfaqim paksa optimizem kur te rinjve qe jane brezi yne u ofrohen poste, cfaredo rendesi te jene. Nuk mund te themi fjalen e fundit te paren. Nese nuk do ta kishte aftesine, nuk besoj se do ia ofronin kete detyre.

  100. alb thotë:

    21 August 2007 @ 10:58 pm

    Ej… po Gjergj Elez Aline pse nuk e ndihmoi ai tradhtari… ishte nga ana e Katallanit me siguri.

    O Real di gje ti?

  101. iliriani thotë:

    21 August 2007 @ 11:19 pm

    Zoti Krau! Edhe ti je me rende se sa augustus nga keqinformimi propagandistik qe na ka bere historiografia komuniste e diktatures, qe fshiu dhe shtremberoi cdo fakt nga periudha e qeverisjes se Ahmet Zogut…

    Nuk ju ndihmoj dot… ndihmoni veten me lexime… dhe kur te mesoni ndonje te re, do te zbuloni me turp se sa kot jeni duke ja futur fjaleve ne kete debat…

    Me duket se shpjegimi qe bera me lart ishte i plote, nisur nga ato qe parashtroi augustus…
    dhe ne fakt, nese nuk shkojme aq larg ne histori, mund ta thjeshtojme fare…
    PYETJE
    Pse nuk e shihni kete djaloshin si njerin nga ju; pra si nje i ri, qe u shkollua dhe jetoi ne emigracion dhe u kthye ne atdhe e gjeti nje pune administraten shteterore?

    Per kete teme ne ketu te Peshku kemi diskutuar dhjetera here
    ja per shembull: ky keshilltari i ri i thote nje dite ministrit:
    1. vendet bosh ne administrate duhet te publikohen ne internet…
    2. jepu shanse te kthehen dhe te ndihmojne Shqiperine gjithe te rinjve qe shkollohen ne perendim…
    3. etj. etj…

    pra, keto qe po themi ne ketu, dhe gjithcka qe ju i kerkoni prej andej…

    tani m’u kujtua se anekdote e vogel me disa te papune qe po benin nje tubim te madh proteste para qeverise. “Duam pune, Duam pune!” - bertisnin dhe i degjoi nje turist biznesmen. Ky i thote perkthyesit: “Shko te rreshti i pare i mitingut dhe merr gjithe ata qe bertasin me fort, se do t’i marr ne pune ne fabriken time”.
    por ata vijne te revoltuar akoma me keq dhe i bertasin ketij biznesmenit: “Po, pse mor ti, ne gjithe kete miting kaq te madh neve na gjete me na fut ne pune ti? Ik, se nuk vijme”…

  102. MC thotë:

    21 August 2007 @ 11:45 pm

    Well, po dal nga tema tani.

    Dikush tha me siper: “ Nuk më duket fare gomar ky djaloshi, dhe aq më pak Lul Basha. Apo përtoje të shkruaje ndonjë koment më të thelluar ?”

    Lul Basha e ndriti si minister transporti, ndaj u hodh nga punet e jashtme qe ti rregulloje dhe ato duke filluar me marrdhenjet me azerbajxhanin. great work, we are all set.

    Me thene te drejten, ky leka II mund te jete vertet njeri i mire i paster.
    Puna eshte se , nese pagen ia jep taksapaguesi shqiptar, kemi te drejte ta pyesim cfare edukimi saktesisht ka.

    Nuk eshte keq te jesh skeptik. Nuk eshte as nga hidhesia as nga lakmia.
    Keq eshte kur i merr gjerat apriori.

  103. krasta krau thotë:

    22 August 2007 @ 12:25 am

    “Zoti Krau! Edhe ti je me rende se sa augustus nga keqinformimi propagandistik qe na ka bere historiografia komuniste e diktatures, qe fshiu dhe shtremberoi cdo fakt nga periudha e qeverisjes se Ahmet Zogut…”

    Ilirjan gabohesh rende, cfare thashe per Zogun e kisha nga Faik Konica, enciklopedia qe ecte vdiq me 1942 pa ardhur diktatura dhe qe ishte i ndaluar nga diktatura… Nuk e mohoj qe si te gjithe sundimtaret e ketij vendi edhe ai (Zogu qe nuk fluturonte) beri ca gjera, por kjo nuk ja zbardh faqen askujt. Ti thua krijoi shtetin e pare shqiptare, por ama e tradhetoi… (Lexo Konica vepra Per Ahmet Zogun e shkruar me 1941)… Mund te thuash edhe qe Enver Hoxha beri hidrocentralet elektrifikoi vendin, zhduku analffabetizmin ecetera, por ishte diktator apo jo?. Qe te dy mbeten gjakatare i pine gjakun dhe hengren ne kurriz te ketij populli te cilin e shiten dhe e blene kur deshen dhe si deshen… Une thjeshte bej nje balance mes te keqes dhe te mires qe sollen keta njerez dhe me rezultojne te keqij…
    Tani une qe dua te dal nga terri komunist a mund te te bej disa pyetje…
    Nga kush dinastia mbreterore Zogolli trashegoi fronin e Shqiperise?
    Cili ishte mbreti i pare i kesaj dinastie mbreterore dhe si u shpall ky mbret?
    A ka ndonje precedent tjeter boterore te veteshpalljes mbret?
    Cfare eshte marreveshja e miqesise me italine me 1926?
    Cfare eshte borxhi qe i kishte Zogu Musolinit a i kishte borxh?
    Cila ishte shkalla e varesise se Shqiperise nga italia ne vitet 30?
    Cfare pune bente para se te martohej me zogun dhe te behej mbretereshe, gruaja e Zogut?
    Cfare dhe sa ishin arkat qe nuk u lejuan te futeshin ne britanine e madhe?

    Te sqaroj qe me vendim te fuqive te medha froni i shqiperise iu dha Princ Vidit i cili nuk kishte abdikuar, por ashtu si Zogu u largua sapo filloi lufta. Ndersa me vone Shqiperia (me nje asamble kushtetuese te lire) hoqi dore nga monarkia dhe zgjodhi sistem qeverisje republikan…
    E njejta gje u be nga deputete e zgjedhur me 1945 (edhe pse keto nuk mund te quhen zgjedhje), por ato te parat ishin… Ndersa zgjedhjet qe bene zogun mbret jo…

    Nje mbret qe ka braktisur fronin dhe kombin fillimisht ne duar te fashisteve, per ta lene me pas ne duar te komunisteve, cfare te drejte morale ka te kerkoje serish te respektohet dinastia e tij…

    PS: Mos harro referencat per Zogun si hajdut satrap, shitesin e shen nauni dhe Shqiperise etj i kam nga Konica dhe Noli… te cilin ti ne menyre krejt te cuditshme e quan komunist??????

  104. iliriani thotë:

    22 August 2007 @ 12:40 am

    Konica dhe Noli jane burime informacioni te paragjykuara sepse ata ishin kundershtare te tij politike…

    etjen diturore per pyetjet e tua, mr.krau, shuaje ne lexime librash profesionale te historise dhe jo ne mocalet me uje te ndotur qe serviren pseudohistorianet e Enver Hoxhes… tip shute, puto, pollo etj…

  105. Lexuesi thotë:

    22 August 2007 @ 1:04 am

    Pyetje nga Iliriani :

    PYETJE
    Pse nuk e shihni kete djaloshin si njerin nga ju; pra si nje i ri, qe u shkollua dhe jetoi ne emigracion dhe u kthye ne atdhe e gjeti nje pune administraten shteterore?

    —–

    Po pra pikerisht kete jemi munduar te shohim (lexo qe ne komenti i 1 i temes) po asgjekundi nuk jipet shkollimi universitar i Lekes.Flitet per kurse pakmujorshe dhe vetem kaq…

    Ervin.Perfundimisht nuk na sqarove ate problemin me “stafin privat” te ministrit?Problemi qe une ngre (e perseris akoma nje here) eshte teper i thjeshte:A ke shkollim universitar ky djaloshi,dhe nqs ka a eshte i pershtatshem me profilin profesional?

    Nuk permenda faktin a eshte i denje a jo per dikasterin perkates,por nqs ka pergatitje universitare a eshte kjo pergatitje e pershtatshme me postin ne fjale..?!

    Ti me del tel trajnimi i tij…sikur ta kishim Leken kale rrace per ta stervitur e pastaj leshuar ne arenen nderkombtare te garave dipllomatike.Dhe dicka te fundit,nuk eshte vetem artikulli konfuz por dhe njoftimi per shtyp i Min se Puneve te Jashtme qe le shteg per skepticizem.Kur vete njoftimi per shtyp nuk percakton qarte nivelin e tij universitar…une si qytetar i thjeshte nuk mund te bazohem kurrsesi ne “mendimin” e Ervinit (mqs the qe mendon se duhet te kete).

  106. krasta krau thotë:

    22 August 2007 @ 1:21 am

    Vazhdon akoma te njetes vrime fyelli ti biesh, te thashe skam lexuar vepra te enverit dhe as bazohem ne historine e shkruajtur njeanshmerisht… Une pyetjet ti bera jo se nuk i di po prisja versionin tend… Sepse nuk duhet lexuar libra per te kuptuar se nje president nuk mund te behet mbret vetvetiu dhe te thote pasaj se e deshi populli dhe populli i fali pastaj per pasuri 1 te treten e tokave qe kishte… Konica ishte kundershtare politik, por mbahet si nje nga vleresuesit me te drejte te figurave te kohes ai ishte i tipit “Jepi çezarit, çka i takon çezarit” dhe mesa di une konica besonte te Zogu, deri me 8 prill 1939, kur Nju Jork Times e citon te kete thene “Mbreti i shqiptare nuk dorezohet, por do te luftoje ne male deri sa te vdese”…
    Shitja e Shen Naunit, nuk eshte noj gje qe duhet ta kqyresh ne libra, mjafton te dish qe tani eshte pertej kufijve….
    Po ta kesh lexuar marreveshjen e 26, ska nevoje te llomotisesh e shiti se shiti se ajo eshte kontrate shitblerje e qarte, qe e kalonte shqiperine ne protektorat italian…

    “etjen diturore per pyetjet e tua, mr.krau, shuaje ne lexime librash profesionale te historise dhe jo ne mocalet me uje te ndotur qe serviren pseudohistorianet e Enver Hoxhes… tip shute, puto, pollo etj…”
    Flm per keshillen… Por qe te kuptosh kush eshte pseudo dhe kush nuk eshte duhet ti lexosh te gjithe ti ballafaqosh pastaj te dalesh e te na thuash kush eshte pseudo dhe kush jo…

  107. lulian kodra thotë:

    22 August 2007 @ 8:14 am

    ilirian, kam nje pyetje per ty. pse iku? pse nuk ndenji e te dilte te luftonte krahe per krahe me subjektet e veta? udhetimin me te deshperuar te jetes se vete, pse e mori me djalin dy ditesh ne krahe, ne vend qe t’i tregonte pushtuesit se ka nje zot ky vend? pse iku, or trim? gjate se njejtes lufte, buckingham palace, ku ndodheshin mbreteresha e atehershme me mbretereshen e sotme te anglise, u bombardua. te shqetesuar, njerezit e keshilluan t’i largonte vajzat, sidomos princeshen e atehershme te uellsit. nena mbretereshe u pergjigj se princeshat nuk ikin pa nenen, mbreteresha nuk do iki pa mbretin, dhe mbreti nuk do iki kurre. vjen ora, vjen njeriu, thone. erdhi ora e ahmet zogu iku dhe as burrni grash nuk diti te tregonte. e tashti familja e tij? paqa paqe, rehati rehat, divani po divan ke kalaja, e parazitia paraziti. mbret leshi.

    Lartmadheria e Tij
    Lulian Kodra I

  108. doni thotë:

    22 August 2007 @ 8:33 am

    Meqe e shoh qe e keni kapur keq me ketepinjollin e fundit te Familjes Mbreterore shqiptare, pra Princin Leka 2 po i them edhe une dy fjale qe besoj se nisen nga nje analize gjakftohte besoj:
    Eshte e vertete qe keshilltaret e Ministrave tane jane njerez me nivel te ulet intelektual dhe profesional. Ketu e kam fjalen per nje dore te mire keshilltaresh qe une kam patur mundesine te vleresoj.
    eshte e vertete qe Ahmet Zogu konsolidoi shtetin e pare shqiptar ose per te qene mei sakte ai krijoi shtetin e pare shqiptar de facto. eshte e vertete qe Ahmet Zogu iku me floririn e tij, dhe nuk ja mori kujt.
    Po ka edhe nje te vertete te madhe te dashur zoterinj per te qene te plote:
    AHMET ZOGU U VETESHPALL MBRET, PRA SI RRJEDHIM EDHE NIPI I TIJ NUK MUND TE JETE PRINC I LIGJSHEM.Ju lutem kete mos e harroni. neser bie fjala me teket dhe mua qe ta shpall veten mbret dhe cbej: Mbledh banoret e krahines time, u jap nga nje pushke, rrezoj qeverine, gjej nja 20 pseudoburra te mencur qe mbledhin nje asamble dhe me shpallin mbret. Po kush do te me njohe tani se kohet kane nderruar?!
    Keshtu qe per te mos ndikuar aftesite e te qenit keshilltar me te qenit pseudoprinc po kalojme ne analizen e keshilltarit, njeriut te thjeshte Leka:
    Po para se te analizojme keshilltarin kalojme te eprori i tij:
    Ai eshte dicka me shume se 32 vjec, hyri i katapultuar ne politike, u zgjodh minister i transporteve, pasi nuk qullosi gje, ose me sakte beri namin ne transporte dhe telekomunikacione, u katapultua serish minister i jashtem. Tani dihet se si i do keshilltaret ky, qe te mos kene fare goje se ai vet (ministri) nuk ka goje. Ai eshte Altoparlanti i babait te tij shpirteror. Se sa shkolle ka bere ky Leka, kjo nuk mjafton te kete mberuar edhe ne universitetinme te mire ne bote, eshte fare i ri bre vellezer, ai ende nuk e di historine e Shqiperise, ckeshilla do te jape ai kur nuk i di fare problemet e Camerise, Kosves etj.
    Kjo zgjedhja e tij si keshilltar fsheh dicka tjeter: Tani qe jane zgjedhjet ne nje zone te Tiranes duan tu mbushin mendjen perfaqesuesve te se djathtes qe ne qeveri kane perfaqesim edhe zogistet dhe e lene Dash Shehin me gisht ne goje. Mos beni teorira kot.
    Edhe nje gje te fundit:
    Krahasuar me keshilltarin e tij te meparshem Etion Kapedani ky besoj se eshte me lart.
    bye

  109. iliriani thotë:

    22 August 2007 @ 9:28 am

    Lulian dhe Krasta Krau! Pyetjeve tuaja u jam pergjigjur dhe nuk po e zgjat me, qe te mos mendoni se jam ndnje fare zogisti i flakte… perkundrazi… nese doni me e dite edhe kete…

    Ato qe ndodhen ne histori ndodhen dhe nuk mund te zhbehen me. Ceshtja eshte qe ne ato qe ndodhen t’i dime sakte dhe pastaj te bejme vleresime mbi to.

    Tani eshte kollaj qe te flasesh nga maja e vitit 2007, nga kulmi i shekullit te ri se perse njeri beri kete dhe tjetri nuk beri ate…

    duhet menduar edhe konteksi historik, rrethana te nje vendi me pak se 1 milione banore…
    etj..
    u shtyme shume ne histori… tema eshte e ngushte dhe aktuale…

  110. Ervin BAKU thotë:

    22 August 2007 @ 11:41 am

    Lexuesi / Mendoj se u zgjatëm shumë tek kjo temë dhe peshqit e tjerë dolën jashtë teme. Unë i qëndroj temës. Të gjithë besoj se jemi dakort që kemi të bëjmë me një emërim taktik të Doktorit. A ka shkollim universitar djaloshi ? Nuk e di, artikulli është shumë konfuz në lidhje me këtë. Po e marrim që jo. Kurset, trajnimet e ndryshme, eksperienca jashtë atdheut, edukata familjare, mjedisi ku është rritur dhe bagazhi kulturor mund t’a justifikojnë rekrutimin e tij. Universiteti nuk është gjithshka (të kam sjellë dy shembuj sinjifikativë më sipër). Pastaj, dhe që për mua është më kryesorja : Lul Basha e di pse e ka marrë, si dhe ku do t’a përdori… Nuk mund t’a gjykojmë zgjedhjen e tij dhe punën e djaloshit pa filluar puna dhe pa kaluar të paktën disa muaj.

  111. Lexuesi thotë:

    22 August 2007 @ 12:25 pm

    Ervin peshqit kane kohe qe kane jashte ujit,por e rendesishme eshte qe debati te vazhdoje.Nuk ka asgje te keqe kur qytetari eshte aktiv dhe preokupohet per situaten institucionale ne vend.Perkundrazi indiferenca (sic kjo e shfaqur prej teje,e qe me duhet ta pranoj qe vetem ne disa raste te vecanta ndodh..) ndaj zhvillimeve shoqerore eshte ajo qe i le shteg sistemit te veproje ne menyre te njeanshme dhe pa llogaritur kostot politike qe sjell.

    Ne rastin tone eshte shume e rendesishme te sqarohet kjo enigme.Ketu nuk gjykojme Leken si person por gjykojme vendimin e marre.Pra nuk mjafton qe te jete nje vendim politik por te pakten te jete nje i pershtatshem me dikasterin ne fjale.Berisha erdhi ne pushtet pikerisht me premtimin per forcimin e institucioneve dhe me “thithjen” e trurit shqiptar qe gjendjet jashte kufijeve shteterore.Ne kete aspekt sidoqete jete nuk mund te konsiderojme qe cdo qytetar pa nje bagazh arsimor te pershtatshem te jete dhe pjese e nje prej institucioneve me te larta te vendit.Aq me teper (nqs marrim per reale torine tende) kur behet fjale per nje trajnim te mundshem per perfaqsues nderkombtar nje individi qe nuk ka as minimumin e arsimit te duhur.

    Ti i referohesh akoma artikullit.Une te kam drejtuar tek njoftimi per shtyp i Min.se Puneve te Jashtme…ne te cilen i eshte bere ekzakt i njejti prezantim arsimor si dhe ne shkrimin ne fjale.Pra kemi dicka qe nuk shkon…

    Ose ata te Ministrise nuk jane ne terezi dhe jane me shume se amatore ne punen e tyre ose ka dicka qe nuk shkon me arsimimin e Lekes…

    Shprehesh gjithashtu : Kurset, trajnimet e ndryshme, eksperienca jashtë atdheut, edukata familjare, mjedisi ku është rritur dhe bagazhi kulturor mund t’a justifikojnë rekrutimin e tij….

    Kurset (sidomos ato 3 mujorshe..) nuk mund te njihen kurrsesi si kualifikime profesionale.Ato jane thjesht kurse informative dhe jo specializime ne nje fushe te caktuar.Eshte arsimi universitar ai qe eshte percaktues (ne nje pjese te madhe te shoqerise) per drejtimin profesional qe merr cdokush nga ne.Ne nje moment kur nuk ke kete arsim baze…kurset dhe trajnimet dalin efetivisht te padobishme.Dhe dicka tjeter per te shtuar ne lidhje me paralelizmat qe dhe.Nuk mund ti vesh ne nej paralele institucionet franceze me ato shqiptare.Te parat jane krejtesisht profesionale ndersa te dytat kryekeput politike plot me inkompetente,atje ku vlera reale e profesionalizmit nuk lihet te vleresohet pikerisht nga antivlera..

    Eksperienca,Edukata,Mjedisi jane faktore percaktues per personalitetin e tij dhe jo per profesionalizmin e personit ne fjale.Edhe nje here ta perseris ketu nuk gjykohet Leka si person…gjykohet vendimi i marre.Krejtesisht absurd sipas mendimit tim nqs konfirmohet skepticizmi yne.

  112. augustos thotë:

    22 August 2007 @ 12:44 pm

    ilirjani!
    kam harru me shkrry 5 te mirat e zogut:
    1-ish zog pra dinte me fluturu ne rast reZZiku.
    2-njihte opingat
    3-u martu me nji tjeter zogcke geraltinen (qe mos e nyente sojin)
    4- kish mmotra te virtytshme
    5_shpetoi koken e deas kur desh me e vjedh italjani( ene i foli shqipnin per kompesim) si sala qe po na ofron toka ne mors(marres)
    ilirjani une kam respekt per ty ndaj dhe po them ca vogelima.
    nuk di storre kam vetem nji master me di f.illore
    lirjani hudhi mutit sherbet sa te dush pengjir nuk bohet!
    lexuesi! mo me hap barkun se kam met be me shkrujt me germa kineze!!

  113. akksidental thotë:

    22 August 2007 @ 1:54 pm

    WARNING, ACHTUNG, KUJDES, NQS LEXUAT DERI KETU KENI HUMBUR SHUME KOHE TE VLEFSHME KOT, DHE PASTAJ MOS U JUSTIFIKO PER ASGJE SKAM KOHE…SHIFE VETEN ME CFAR PO MERRESH :D

  114. Julius thotë:

    22 August 2007 @ 3:12 pm

    http://www.top-channel.tv/13/index.php?f=sondazhe

  115. peshkaqeni thotë:

    22 August 2007 @ 3:13 pm

    Më lejoni edhe mua të them dy fjalë për temën në fjalë.
    I lexova me vëmendje diskutimet dhe mbeta i zhgënjyer nga shumë diskutues.
    1) Mbreti Zog I u shpall Mbret nga Asambleja Kushtetuese e vitit 1928. Dikush tha se edhe ai mund të shpallej mbret po të mblidhte të gjithë fshatarët e fshatit të tij.
    Përgjigje: Gjithkush mund ta shpalli veten Mbret, por po nuk të njohu bota nuk mund të bësh kurrë Mbret.
    2) A ishte mbret babai i Zogut I ?
    Përgjigje: A ishte Mbret babai i Mbretit të Greqisë më 1928?
    Ai shte mbret babai i mbretit të Bullgarisë më 1928?
    A ishte mbret babai i mbretit të Rumanisë më 1928?
    Ai shte mbret babai i Mbretit të Serbisë më 1928?
    A ishte mbret babai i mbretit të Kroacisë më 1928?
    A ishte mbret babai i mbretit të Sllovenisë më 1928?

    3) Ku e bëri pasurinë Zog I?
    Përgjigje: Për ata që nuk e dinë Mbreti Zog I ka qenë i martuar dy herë. Herën e parë ka qenë i martuar me vajzën e Miliarderit të vetëm shqiptar Shefqet Vërlacit (zotëronte gati të gjithë Shqipërinë e mesme), por nuk ka pasur fëmijë. Një pjesë të mirë të pasurisë së tij Shefqet Vërlaci ia fali Mbretit Zog I.

    4) Dikush tha se Zog I iku dhe nuk luftoi.
    Përgjigje: A iku Mbreti i Greqisë?
    A iku mbreti i Bullgarisë?
    A iku mbreti i Rumanisë?
    A iku Mbreti i Serbisë?
    A iku mbreti i Kroacisë?
    A iku mbreti i Sllovenisë?
    Të gjithë ikën jashtë shtetit sepse nuk e pranuan pushtimin e vendit të tyre.
    5) Dikush përmendi Mbretëreshën dhe Mbretin e Anglisë.
    Përgjigje: A u pushtua ndonjëherë Anglia nga Gjermania ose ndonjë ushtri e huaj?
    Asnjëherë.
    Kuptoni dallimin midis bombardimit dhe pushtimit të një vendi.
    6) Dikush përmendi Shën Naunin
    Përgjigje: Kur u zhvillua Kongresi i Berlinit më 1913 apo më 1928?
    7) Shumë po pyesin për arsimin e Princit Leka II
    Përgjigje: Akademia Ushtarake Mbretërore në Londër nuk i duket fakultet ndonjë inteligjenti këtu. Atëherë edhe Princi Uilliam e Hari janë të pashkollë, sepse edhe ata kanë kryer të njëjtën Akademi.

    8) Dikush përmendi shtetin në kohën e monarkisë

    Përgjigje: Pse paraja shqiptare e ka emrin Lekë dhe për nder të kujt i është vënë ky emër o njerëz inteligjentë?
    Pse emri i vërtetë i Mbretit Leka I (Leka është Nickname) është Aleksandër o njërëz inteligjentë?
    Pse emri i vërtetë i Princit Leka II është Aleksandër o njërëz inteligjentë?

  116. capri thotë:

    22 August 2007 @ 3:26 pm

    Me sa shoh nga ky artikull, shqiptaret nuk e dine se nga u vjen e keqja…

    Hajde te na rroje mbreti!!!!!!!!!!

  117. augustos thotë:

    22 August 2007 @ 3:29 pm

    Ika!
    Tani qe erdhi peshkaqeni ,ska vend permu peshkun sardele
    O mome pse nuk me bene shpend si zog me fluturu ne rast te tilla.
    amam adm.
    Ma rruani ju peshkaqenin se une po ik ke min e jashtme atu ka vend per saRDele mE lek dhe pa LEK
    Vetem du me pyet peshkaqenin :
    kur dhiste mreti mut bente apo LEK?

  118. lule thotë:

    22 August 2007 @ 6:31 pm

    Po shyqyr qe erdhe o peshkaqen se u terbum me keto komentet e tjera.
    Nuk e di po ne shqiptaret inteligjente marrim ca si kot dhe flasim si filozofe te vertete. Shkrim qe ja vlen me lexu dhe mesova nja 2 gjera te reja per Zogun qe s’i dija. Peshkaqen ik dhe ne ndonje nga ato temat e tjera se na terbun fare mor zot :-(

  119. Ec mo!! thotë:

    22 August 2007 @ 6:36 pm

    “Vendin e caktuar e fitoi nje njeri qe nuk mori pjese ne kete konkurs” Dolem jashte te merzitur dhe te revoltuar. Me vone mesuam qe ai njeri qe u caktua ishte nje matjan me kater klase fillore. Lale Krosi i kishte dhene nje kartevizite per ministrin e Drejtesise,Milto Tutulanin, me dy fjale:”FEJTE CEKET!” ( e-te tek “FEJTE CEKET” jane me dy kacurrela tek balli). Petro Marko faqe 83 “Interviste me vetveten.”

  120. doni thotë:

    22 August 2007 @ 6:55 pm

    fatkeqesisht peshkaqeni ka marre zoterim me na tregu historine sipas asaj qe ai deshiron te jete. I dashur peshkaqen, une historine e Shqiperise e kam lexuar me pike e me presje dhe me vjen keq qe paralelizmat qesharake i merr per baze kunderargumenti. Ne rast se do te te them se ku ekma lexuar mund te te rreshtoj qe nga Sejfi Vllamasi, Arben Puto, Muin Cami, Eqerem Vlora e te tjere. Prej tyre jam perpjekur te marr vetem te miren ose te asaj qe une besoj se eshte me e mira. Sa per dijeni une jam i krahut te djathte antikomunist dhe dua te te sqaroj se ne shqiptaret i rendisimi njerezit vetem ne shume te mire ose ne shume te keqinj. e verteta eshte ndrsyhe, nje njeri per me teper nje personalitet duhet te shikohet ne kompliksivitet d.m.th. sa mire kane ndikuar politikat e tij ne ecjen kombetare dhe per te qene i sinqerte, une thashe qe Zogu krijoi de facto shtetin e pare shqiptar. e dyta qe ti ndoshta nuk e di, Kongresi i lushnjes hodhi themelet e shtetit modern shqiptar dhe Ahmet Zogu ishte ai qe ruajti me forcat e tij mbarevajtjen e Kongersit te Lushnijes, sic eshte edhe e vertete qe Ahmet Zogu pagoi per te vrare Avni Rustemin po pasi ky i fundit tentoi ta vriste me duart e te tjereve ne me shume se nje rast. Zogu i dha pamje Tiranes per kryeqytet ate pamje qe ka edhe sot, ndertoi kuadrin ligjor te shtetit dhe shume kode jane qe te kohes se Zogut. Sa per veteshpalljen mbret nuk ka asnje lloj mundesie qe te me mbushesh mendjen qe ai ishte se mbret lind nuk behesh. Sa per pasurine qe kishte marre nga cupa e Verlacit, mos harro qe verlaci ka qene armiku kryesor i Zogur pasi ai u nda nga cupa e tij, pse jo ai tentoi ta eleminonte jo ti falete para. Sa pasuri ka patur si i pari i Burgajetit mund ta imagjinosh. Per ikjen ne drejtim te Greqise do te te them se ja beri vetes, se po te zbrazte dy tre pushke si shtet, do te mbeshtetej me pas nga anglezet qe te rivinte ne pushtet dhe se forcat e Abaz Kupit do te ishin me mire te organizuara. Kete ta them me pergjgesi te plote. te keshilloj ta lexosh historine me vemendje dhe te mos besh kompetentin per gjera qe i degjon si qyfyre lokalesh. Ki parasyh se historia pa data eshte perralle dhe fatkeqesisht nga Zogu mbahen mend dy data 1928 kur u shpall mbret dhe prilli i 1939 kur braktisi vendin.
    kjo eshte analiza ime per Zogun edhe pse nuk eshte ky objekti i ketyre rreshtave.
    Sa per nipin e tij gjykoj se eshte shume i ri per te qene keshilltar, dhe fatkeqesisht po permendet emri i mire i gjyshit te tij per te thene qe ja ne qe jemi ne pushtet jemi te djathete dhe zogistet i kemi edhe ne qeverisje dhe ja fusin dashit ne zgjedhje. Nuk ka sesi te behet show para kamerave me mister buzeqeshjen qe prezanton nipin e mbretit. Une gjykoj se nuk humbasim ndonje gje te madhe po ti japim 800 USD nipit te mbretit, po ai humbet shume se bie shume poshte duke u kapur prej dore nga te tjeret.
    Shqiperia nga komunizmi humbi shume me shume se 50 vjet, ajo humbni familjet e medha qe u percmuna u dhunuan, u zhduken prej regjimit te Hoxhes. tani keta pseudo demokratet qe jane ne pushte po tallen me to duke u hedhur nga nje kocke per lepirje.
    Besoj se kam qene i qarte. Kush ka boshlleq ne histori i sugjeroj te lexoje libra dhe jo copera shkrimesh neper gazeta si ajo shqiptare ku Ismail Qemali akuzohet si agjent grek ne nje kohe qe Ismail Qemali dha doreheqjen per shkak se u zbulua plani turko, bullgaro, shqiptar per te luftuar kunder Greqise e Serbise.
    RRini me kembe ne toke. Historia shpesh nuk eshte perralle e bukur, shpesh ajo eshte e dhimbshme.
    Sa per Shen Naumin asaj nuk kam se cti bej, ai ua la jugosllaveve, ose per te qene me i sakte nuk luftoi per ta mbajtur per vet. Per kete lexo Mehdi frasherin se ai ka qene ne brendesi te kesaj ceshtjeje.

  121. Idris thotë:

    22 August 2007 @ 7:12 pm

    Desha nje pyetje me shume urtesi pa paragjykime ose i indikuar nga ndonje historian i tipit Plasari. …REALISHT…
    Kush zotron ose administron qofte edhe disa rreshtate shkruajtur SHQIP nga Zogu. I cfaredo natyre qofte,pershendetje,vendim etj.
    Do te na ndihmonte shume te shuajme diturine ne libra profesionale…Kerkesa nuk i drejtohet askujt ne menyre te vecante por gjithsesi jo atyre me burime mocalore.
    Ne cilin rast Diktatura personalizoi Zogun ne Kinematografi,Teater etj si nje personalitet karagjoz per ta denigruar?
    Nga i ati tek i biri.
    Cilat jane shkollat dhe koha reale e tyre si dhe vleresimet e Lekes?
    Perse ky duhet domosdoshmerisht te quhet Princ dhe jo thjesht LEKA ZOGU si nje qytetar i denje shqiptar?

  122. momli thotë:

    22 August 2007 @ 7:13 pm

    Thone kety pse e merr ministri ne pune nje njeri qe ska eksperience? Po vete ministri yne ska aspak eksperience dhe kualifikim per ate post. Vetem ne shqiperi i besohet diplomacia djemve te rinj, ne cdo vend te botes duhet te jesh diplomat karriere dhe i thinjur e i nginjur me politike qe te arrish te behesh minister i jashtem.

  123. tnerual thotë:

    22 August 2007 @ 7:52 pm

    Nuk mund te rrime ne shqiptaret pa e kru per cdo gje….
    Jam i bindur se edhe sikur te kishin marre ne pune si keshilltar Henry Kissinger apo Erion Veline prap se prap do kaloheshin te 150 postimet pa problem fare.

  124. peshkaqeni thotë:

    22 August 2007 @ 8:24 pm

    Replikë e shkurtër për ty o Doni
    E para:
    Për sa i përket Avni Rustemit. Parlamenti shqiptar caktoi deputetin e “famshëm” nga Libohova për të vrarë Esat Pashë Toptanin (Esati ishte daja i Mbretit Zog I) në Paris.Por Avniu si Avniu. Nuk kishte prapanicë për të qëlluar dhe vetëm sa hëngri lekët e parlamentit dhe u kthye nga kishte ardhur. Për ata që nuk e dinë: Esat Pashë Toptanin e ka vrarë shefi i policisë së Parisit me urdhër të Mbretit Zog I (Pra nipi vrau dajën për interesat e shtetit).
    E dyta:
    Për sa i përket Ismail Qemalit. Një pyetje o Doni. Nga ishte gruaja e Ismailit. Në qoftë se nuk e di po të përgjigjem unë. Gruaja e Ismailit ishte sllave nga Bullgaria. Prandaj ky far Ismaili nuk e ngriti flamurin në Shkup (kuptohet se po ia prishe sllaves nuk të pranon më në shtrat dhe sllavet e sllavët nuk janë si shqipot e politikës që e shesin prapanicën për 5 pare) që ishte metropoli i shqiptarëve, por e ngriti në fshatin e