Facebook - Mania e fundit e socializimit virtual
Sot dua te flas pak per Facebook, apo manine e re te socializimit virtual. Facebook nga dita ne dite po behet dhe me e preferuar dhe e aplikuar, duke lene keshtu ne hije mjaft faqe te tjera sociale si Myspace, Hi5, Yonja etj.
Le ta marrim me nga afer kete fenomen te ri social duke dhene se pari disa fakte informuese rreth tij.
1. Facebook u krijua nga Mark Zuckerberg, ish nxenes i universitetit te Harvard-it me 04. Shkurt 2004. Mark Zuckenberg eshte krahasuar shpesh me Bill Gates. Te dy kane qene ne Harvard, te dy e kane braktisur shkollen dhe Zack po tregon te njejtat dhunti talenti ne fushen e informatikes sa dhe Bill Gates. Si fillim Faceebook qe hapur vetem per studentet e Harvardit, me pas u hap dhe per studente te universiteteve te tjera amerikane si ai i Bostonit, Northernwestern etj. .
Ne 11 Shtator 2006, Facebook hapet me se fundi per tere perdoruesit e internetit ane e mbare botes.
2. Disa fakte te rendesishme te Facebook te dhena kronologjikisht:Me 10 Maj 2007 Facebook hedh nje hap te rendesishem duke i dhene shteg te lire te tera firmave per te reklamuar. Kjo i dha fuqi Faceebook-ut dhe ndaj shume konkurrenteve te tjere ne fushen e reklames falas si psh Craiglist etj.
Me 14 Maj 2007 Facebook lançon Qendren e Biznesit . Çdo perdorues, ndonese ne permasa te limituara, ka mundesi te reklamoje nje servis apo produkt, apo nje aktivitet te tijin.
Me 24 Maj Facebook lançon API (application programe interface), apo e njohur ndryshe dhe si Platforma e Facebook ku shkruesit e ndryshem te aplikimeve software mund te paraqesin punet e tyre. Kjo eshte nje nga pikat me te rendesishme ne Facebook te pakten sipas vezhgimeve te mia (pelqimi nga ana e perdoruesve). Po ashtu Facebook ka bashkepunime te rendesishme si ai me iTunes, me youtube (qe nga 24. 06. 207 ata morren ne stafin e tyre dhe ish CFO-ne e youtube Gideon YU). Po ashtu vlen per tu permendur ketu dhe bashkepunimi me iphone.
Me 25. 07. 2007 Microsoft kerkon pjese aksioni nga Facebook.
Dhe fale fames se fituar, Facebook arrin te shese 1, 6% te aksioneve te saj per 240 milion USD. Tere kjo kerkese shpjegohet me suksesin dhe fluksin e reklamave te paraqitura ne Facebook. Pas kesaj shitjeje vlera e Facebook ne borse arriti shumen 15 miliarde USD.
3. Disa fakte statistikore per Facebook:
a) E çuditshme mbase, por per momentin ka vetem 300 punonjes. Ne fakt mendoj se duhet rritur ky nr. si dhe sherbimet duhen permiresuar sepse shpesh here ka ngecje te rrjetit.
b)Facebook gezon 50 milione perdorues aktive momentalisht. Ky numer rritet perdite me 150. 000 perdorues te rinj.
c)Turqia ka arritur e 5-ta ne liste ne nje kohe fare te shkurter me nje numer prej 500. 000 perdoruesish.
4. Çfare filloi ta rriste popullaritetin, kersherine dhe terheqjen e perdoruesve (qe shtohen me mijra çdo dite), qene sidomos aplikimet e ndryshme software qe Facebook filloi tu ofronte atyre . Nese do ta shohim me nga afer kemi keto aplikime baze:
(Facebook Wall) Muri i Facebook
(Facebook Gifts)- Dhuratat e Facebook
(Facebook Marketplace) Pazari i Facebook
(Facebook Pokes) Goditjet e Facebook
(Facebook Groups) Grupet e Facebook
(Facebook Cases)Çeshtjet e Faceebook
-Muri i Facebook: Ne kete rubrike, mund te shkruani mesazhe te ndryshme per miqte tuaj. Pas kesaj rubrike Facebook hapi dhe mure te tjera argetuese si Superfunwall apo Fun wall, ku perdoruesit perveç mesazheve mund te linin dhe fotot, video, kenge apo aplikime te tjera zbavitese. Disa nga aplikimet zbavitese me ne mode ne Facebook jane:dhuratat, emocionet e shprehura me figura shume te lezetshme ne formatin gif, superlativat (ku mund ti vini nje epitet miqve tuaj apo te fitoni dhe ju nje te tille), double dare (ku mund ti nxisni miqte tuaj te guxojne te bejne gjera te çuditshme), pijet qe mund te qerasni, ushqimet qe mund te qerasni, apo qe mund te godisni miqte tuaj etj. Perveç kesaj ka dhe aplikime te tjera me aspekte me shoqerore apo me flirtuese siç jane testet e ndryshme, referenca miqsh, pershkrime miqsh, krahasime njerezish etj. Gjithashtu ka dhe teste te ndryshme psikologjike, kinemaje, arti, gjeografie, mode te kendshme keto te fundit per te pare dhe me mire dhe afer afersine tende me miqte apo thjesht dhe per te mesuar pelqimet e tyre. Mendoj se kjo eshte zgjidhja me e mire qe Facebook ka bere per te arritur suksesin momental me reklamat. Te tera aplikimet qe sa vijne dhe shtohen nga dita ne dite jane zbavitese dhe eglendisese, disa jane edukative ngjithashtu. Pra ka per çdo bark dhe stomak, material ketu nese do flisnim popullorçe. -Pazari i Faceebook :Perdoruesit mund te bejne reklamime te aktiviteteve te ndryshme si : real-estate, dhenie produktesh apo servisesh ne te ndrysme me qera apo shitja e tyre etj.
-Goditjet e Facebook- aplikime te ndryshme software per te terhequr vemendjen e miqve tuaj.
-Statusi ne Facebook- Ju mund ta ndryshoni gjendjen tuaj duke perdorur jo vetem temat e gatshme te Faceebook siç jane (jam ne pune, po flej, jam jashte etj) duke e vene ne pune krijmtarine tuaj . . Dalin vertet gjera te lezetshme prej andej. Dy nga statuset qe me kane bereme shume te qesh deri tani jane :
1. une nuk jam ndonje njeri i persosur, por ama di kung fu ![]()
2. po mendoj si t’ja vjedh parfumin motres per sot etj etj. .
Krijmtaria s’ka fund sigurisht:)
-Ngjarjet ne Facebook: Ju mund te merrni pjese ne aktivitete te ndryshme te organizuara ne qytetin tuaj apo online si dhe te hapni aktivitete vete dhe te ftoni miqte tuaj.
Grupet ne Facebook- Kjo eshte nje nga rubrikat me interesante dhe te rendesishme ne Facebook. Mund te kete tipar politik, argetues, hobi etj etj. Sidomos grupet politike kane shume anetare. Mund te veçoj ketu grupin “ve bast se mund te gjej 1 milione veta qe urrejne Bushin” apo versioni turk “ve bast se mund te mbledh 250. 000 veta qe ja shpif Erdogani” etj. Turqit jane te vetmit per te krijuar grupe me emra komike te pakten me aq sa kam vrojtuar deri tani nga grupet se ende s’kam pasur mundesi te kontrolloj shume grupet. Ja dhe disa emra te çuditshem grupesh “Sa te rri te martohem e e lodroj me rroça, rri beqo dhe dal per qefin tim”, “e shef ne rruge si flet me goje, por ne facebook e ben mik per koke”, “ne facebook do gjej dhe mamine time me kismet te Zotit” dhe pas disa ditesh doli nje grup tjeter me emer “e gjeta dhe mamine, rashe rahat tashme”
. Po ashtu ka dhe plot grupe me karakter shendetesor dhe ambientalist. .
-Çeshtjet ne Faceboook- Edhe keto jane po aq te rendesishme sa dhe grupet . Sigurisht qe ketu mund te gjeni dhe çeshtje komike ashtu si dhe çeshtje te çdo tipi tjeter po ashtu si tek grupet.
Perveç rubrikave te lartpermendura, Facebook kohet e fundit shtoi dhe servise te tjera te rendesishme si importimi i blogjeve ne facebook, fotografive nga flickr etj etj. Kjo i dha perparesi facebook ndaj faqeve te tjera sociale si myspace, hi5 etj.
Pra siç mund ta shihni Facebook eshte nje sinteze bombastike e shume shebimeve popullore ne boten virtuale, te tera te servirura me sprucime origjinale per t’ju mbajtur perhere ne korrent, por aq sa dhe per t’ju lidhur goxha pas vetes. Facebook eshte kthyer ne nje trend, ne nje nga aktivitetet shoqerore dhe menyrat me “ngjitese” te komunikimit. Sigurisht qe kjo sjell dhe lidhjen dhe fiksimin mbas tij. Por ketu me duhet te them diçka. Mendoj se kjo eshte e kontrollueshme. Nuk e di por Facebookun me tere rubrikat e tij e krahasoj me ato hotelet turistike me 5+ yje qe kane ato sherbimet pa kufi dhe tufen e sherbimeve qe ofron me ato bufete e hapura te hoteleve.
Me kujtohen njerez te ndryshem pasi kthehen nga pushimet ne keto hotele. Kur i pyet si ja kane kaluar thone: Ah mrekulli, mrekulli u kenaqem ça sherbimi. . Vetem se jena shnosh mo . . se çar te hash para. . Me vjen ti them : Vella, mos ha çdo gje ![]()
Po e njejta gje vlen dhe per Facebook, mendoj. Mos prano çdo aplikim, mos mbaj dhe gjera qe nuk te pelqejne ne faqen tende apo mos u mer me gjera qe pasi i kryen do te bejne te ndihesh e bukosur :)Kjo esh rruga me e mire dhe e shendetshme per tu kapur sa me pak nga kjo epidemi.
Ah dhe nje keshille te fundit. Ruajini mire profilet tuaja dhe zgjidhni graden e privacise se tyre dhe te dhenave qe keni ne faqen tuaj . Dhe e mira e te mirave eshte te mos jepni shume te dhena sikur dhe Facebookut sepse mund te jeni te rrezikuar qe te dhenat tuaja ti shiten firmave te ndryshme reklamash!
Hajde pra ju qofte udha e mbare ne Facebook


11 Nëntor 2007 @ 9:44 pm
Eni, e paskan prurë këtu ndërkohë që unë po shkruaja “kundërreklamën” tek :
http://edrus.blogspot.com/2007/11/facebook-e-hatebook.html
S’është vetëm punë ’socializmi’ virtual… ka edhe më “ashpër” në format e miqësisë…. sidomos kur miqësia krijohet me lidhës të fortë si urrejtja
11 Nëntor 2007 @ 10:09 pm
MANIA E FUNDIT E “SOCIALIZMIT” VIRTUAL apo “Mania e fundit e shoqerise virtuale”???

Mos na ngatorini shume me keto emrat, se Socializmin e kemi bere “Live”…
11 Nëntor 2007 @ 10:28 pm
kjo “hatebook” po qe qenka interesante :p
12 Nëntor 2007 @ 3:04 am
Verej se ne profin e Facebook te miqeve te mije, fotot qe serviren jane foto se si te tjeret do te donin qe ti shihnin. I lezeçem si komunikim dhe simpatik komentet qe ushtojne.
12 Nëntor 2007 @ 9:04 am
Ngelen tu u hap keto perdite dhe yahoo dhe windows e ka na nji.mu myspace youtube sdu tjeter ma tmirat jane.ket vec se me cojne email perdite x te ka ftu x2 te ka ftu.A ke harru dicka,Facebook ka reputacion qe eshte me shum si versioni i myspace per adoleshentet,pasi eshte pak me shume i kontrolluar apo orientuar.psh kur add te del nga e njef ket person apo bllokoje etc
12 Nëntor 2007 @ 10:18 am
flm peshku qe e nxorret ketu. dhe une po mendoja ta postoja ketu por isha ne hamendje, me shkurtuat punen:)
Edrus do shkruaj serish dhe per antifaqet qe jane hapur ndaj facebook.
leon: mendoj se duhet te qendroje socializim se njerezit per tu socializuar futen aty:) anyway..
john: mua per vete me pelqen facebook-u.pikerisht per kete me terheq se ta ruan privacine me shume se faqet e tjera, nuk ka nevoje me u hap si kope, njeriu ka qef me nda çfare deshiron vetem me njerezit qe do.e drejta per te thene : jo te jep njefare lirie dmth.sigurisht qe dhe te faqet e tjera mund te thuash jo , ama pasi profili jot te kete bere nje xhiro te mire sa andej kendej..
pastaj me pelqen se siç thashe eshte si bufe e hapur, zgjedh ça te te doje zemra:)
12 Nëntor 2007 @ 10:26 am
eshte fatkeqsi te jesh rob i bufese se hapur,sepse as nje gje nuk eshte e prekshme,thjeshte i magjinate e semure!Realiteti eshte ndryshe!
12 Nëntor 2007 @ 11:52 am
sigurisht qe eshte fatkeqesi nese robetohesh ama;)
12 Nëntor 2007 @ 3:38 pm
Une e kam testuar dhe nuk me eshte dukur aq i vecante ne krahasim me MySpace e te tjere. Eshte thjeshte nje mani sepse jane pak a shume po te njejtet qe perdorin dhe sherbimet e tjera te ngjashme.
“Kane shoket nje te tille e dua te kem dhe une nje”
12 Nëntor 2007 @ 4:14 pm
Edhe une jam ne face book.
Si muhameti 
Por pa foto ama
12 Nëntor 2007 @ 4:23 pm
Moza e forte kjo
12 Nëntor 2007 @ 4:25 pm
artan thote: Realiteti eshte ndryshe!
___________________
Une do thoja, realiteti po ndyshon.
Moza, na shto te shoqnia atehere, me foto, pa foto…behu pjese e grupit. Une kam disa muaj qe jam ne facebook, eshte i mire ne ate qe lejon te ruash kontaktin me njerez qe nuk e mban dot ndryshe per arsye kohe e distancash.
12 Nëntor 2007 @ 4:43 pm
Si, realiteti po ndryshon!!!
Te shijon me mire nje portokall plastik ne “bufene e hapur”, apo nje qe e keput nga pema, qe prek dhe e shijon,reeeealy real.
12 Nëntor 2007 @ 4:45 pm
Blend,
Tu befsha, i ke shume te rinj miqte (kalamaqe) dhe ti vete ke dale shume sexy ne foto per te qene tek friends e mi.
12 Nëntor 2007 @ 4:47 pm
Mire e ka Moza,nuk jane vetem syte,qe perfaqsojne te gjitha shqisat e njeriut, ka nja 7 me duket,eeee siri, eshte vetem “njecke”
12 Nëntor 2007 @ 4:58 pm
Po t’i hajde se ve une nje foto ku kam dal si lugat. Per moshen e miqve mos u anko por merre si kompliment qe ne moshen me te bukur duan te jene miq me ty.
12 Nëntor 2007 @ 5:01 pm
Jo jo se me bertet burri
12 Nëntor 2007 @ 5:04 pm
Po ia bere fakt te kryer, s’ka ca bertet mo!
lol
e bukur e bukur.
12 Nëntor 2007 @ 5:06 pm
Ehe ehe, duket qe sje martu ndonjehere ti xhan.
12 Nëntor 2007 @ 7:51 pm
Moza !
Po ne ca miqt e miqve (te asaj qe…… ju befte mamaja) qe jemi te vjeter dhe i shofim me dyshim keto gjojna?
Ne kemi qene mire qe ne kohen e te numurumit me gishta ti na paske dale dhe ne FACE….Te pakten ajo…. llafe kishte, po keshtu vepra te turpshme ,te dilte dhe ne FAGE BOOK!?!? Ti qofsh se ajo si dilte hasha burrit.
12 Nëntor 2007 @ 10:00 pm
Po po me gishta neve te vjetrit.
edhe fol
Prandaj ju dilnin 11 perhere juve. Hajde thoji sot kalamaqeve, nese po u dalin 11 apo jo. Qe te vegjel te thajne piten.
dhe merita eshte edhe e gjerave te tilla, si interneti, facebook etj
Keshtu qe Idris, rri aty e ngroh vendin se e ke ngrene kulloten tende.
Ty dhe mua, sna e do njeri surratin ne facebook.
Hidhi nje sy facebook te blendit apo syrit (magjik) te llukanit
12 Nëntor 2007 @ 10:57 pm
Facebook + Ypi = Bathbookdhe pastaj e përdorin të gjithë12 Nëntor 2007 @ 11:47 pm
Moj ti Moze, po profilin tim e ke pare? Bobo sa i vogel duhet te te dukem ty une
A mund ta shikoj dhe une profilin tend?
12 Nëntor 2007 @ 11:59 pm
klajdevour do me loz programatorash
Ka hyp nje mani e keqe mes shqiposh te harxhojne kohe te parimbursueshme ne sitet e lartpermendura dhe ca me tej ne blogje..
Dikush ketu,
sta qis emrin jo, me ka thene qe shpenzon 3-4 ore ne dite, duke mbajt korespondence dhe duke riperterire blogun.. mos sulmoni ee?
gafurra 
13 Nëntor 2007 @ 12:02 am
Po qe ke te drejte ti cheney
Po megjithate, ketu ia vlen te kalosh pakez kohe…
13 Nëntor 2007 @ 12:03 am
uaaa e gjeta kush qenka moza!!!! E pashe ne facebook (kisha nje dyshim kush mund te ishte, po s’isha i sigurt)
13 Nëntor 2007 @ 12:07 am
kristi,
Une jam njuz xhanki
, si rri dot larg ketij siti..
13 Nëntor 2007 @ 12:10 am
3-4 ore ne dite? Ia merrka dhe Tila Tequilas.
13 Nëntor 2007 @ 12:30 am
Blendo,
Ne kete rrjedhe postimesh, ti je me pashaporte diplomatike
e per rrjedhoje je i pa komentushem 
13 Nëntor 2007 @ 12:47 am
Ore une kam adrese ne te gjitha rrjetet sociale prej te cilave me ka ardh ftese dhe rrjedhimisht kam pranu te gjitha kerkesat per miq shoke etj… Por nuk shof se funksionon per ne shqipot kjo ne kemi aq shume miq reale sa keta virtualet jane po ata…
Vetem 3-4, pu sa pak…
13 Nëntor 2007 @ 1:13 am
Une ne facebook kam gjetur njerez qe s’i shihja prej vitesh.Per kete me pelqeu, Te tjerat s’i kam pare me interes ndaj s’mund te bej krahasimet.
13 Nëntor 2007 @ 1:21 am
Shif, edhe mua me perziet ne kete diskutim? Me lini mer rehat
13 Nëntor 2007 @ 1:44 am
Une gjeta Llukanin qe ka nxjerre vetem nje sy. Aman, kur behen interesant dhe meshkujt sot:D
13 Nëntor 2007 @ 5:44 am
”Une gjeta Llukanin qe ka nxjerre vetem nje sy. Aman, kur behen interesant dhe meshkujt sot:D”
e forte kjo ..
Gjithsesi mesa duket une paskam ngel shuuuuume mbrapa :
http://news.yahoo.com/s/nm/20071105/od_nm/cybergranny_dc;_ylt=AjVz65wI3nMp9I_P6m2.OPGs0NUE
13 Nëntor 2007 @ 8:32 am
Interesant është edhe Ning që të lejon të formosh bashkësinë tënde. Dikush paska hapur edhe Peshku pa uje atje…
13 Nëntor 2007 @ 11:37 am
Blend, po ti sikur do qisje foto tjeter me surratin e shemtut e jo me bibilushin mer cuno.
Krist, po mer i vogel me dukesh. Po ti cke, une nuk rri shume neper facebook, nuk te prish pune duke i thene njerezve qe je i vogel.
Qellon qe verdallosem ne networke te rriturish si psh LinkedIN
13 Nëntor 2007 @ 12:44 pm
http://www.informationweek.com/news/showArticle.jhtml;jsessionid=5W1ELYXKXMBM0QSNDLRCKH0CJUNN2JVN?articleID=202101541
13 Nëntor 2007 @ 2:11 pm
Moza, taksirat, ik shife dhe i her
.
13 Nëntor 2007 @ 2:19 pm
Hahaa,
Po jo mer ti, mos qit ate se i trembe gocat.
Une plake dhe e shemtut jam, por jo aq sa te me ndjellesh me ate shoqer kamioni me zhavorr
13 Nëntor 2007 @ 2:56 pm
Haha Blendi, u’re cute:D
14 Nëntor 2007 @ 7:08 pm
blendo na trembe me kete foton e fundit. sa te ishin bere mustaqet!
p.s. une e perdor dhe me pelqen facebook, ashtu si edhe myspace, hi5, tagged, etj etj etj. e kam filluar me friendster kete qe ne 1999.
per ne qe kemi nga tre pune dhe pamundesi te tjera shoqerimi (laj thaj dy shqiptare, nje filipinase, 5 hispanike e ku di une cfare), si edhe mungese kafenesh, interneti eshte shpetim.
pastaj eshte qejf kur lidh fytyrat e peshqve me pseudonimet e tyre…e vetmja e keqe e facebook eshte qe nuk ha dot cokollatat virtuale qe te dergojne.
14 Nëntor 2007 @ 7:34 pm
Blete , me shkrive fare tani:)
15 Nëntor 2007 @ 1:22 am
Une s’jam ne facbuk sepse eshte humbje kohe. Shumica e njerezve qe kisha te lista e miqve shtonin deri ne 400 friends dhe vinin foto dhe komente kot vetem per te shitur mend.
Me mire jeta e vertete. E c’e do? Kot? Te te ike rinia ne facebook. Patetike.
C’do gje qe nuk prodhon para, ose te sherbeje drejt permiresimit tim si njeri dhe eksperiencave te mia ne boten e vertete nuk ia vlen. Por, ka budallenj plot bota, prandaj do kete gjithnje facebooksa, myspacssa, hi5, msn profiles, etj etj.
Psh peshku eshte me ndryshe dhe i dobishem, sepse na ndihmon te rrahim mendimet dhe eksperienca mbi nje teme koncize, shqiptarine.
15 Nëntor 2007 @ 1:23 am
Dhe nje pike tjeter..
Mua nuk me pelqejne keto platforma keshtu ku listohen njerezit si te jene mallra ne pazar. Per mua njerezit qe merren me keto nuk kane jete dhe dinjitet per vehten!
15 Nëntor 2007 @ 1:35 am
Hermione, me vjen mire qe ti ke gjera me te rendesishme per te bere dhe mbi te gjitha qe te rrisin si njeri, po mesa duket keto eksperienca s’te paskan rritur aq sa te mos ofendosh njerezit vetem sepse s’bejne ato qe ben ti:).Cdo njeri ka te drejte qe rinine e vete ta “humbase” si te doje, nuk je ti ai/ajo qe percakton nese e ka humbur kot apo plot:)
15 Nëntor 2007 @ 11:02 am
hermione Peshku sigurisht qe ha buke veç.per me teper ka nje pikepamje tjeter dhe sigursht qe nuk krahasohen.
bashkohem me Irisin per sa tha.jo per gje po e ke pershkruar shume dramatike gjendjen, si te pakontrollueshme..
16 Nëntor 2007 @ 5:35 am
Blete, do zgjidhet dhe halli i cokollatave, vetem me thuaj kush te pelqen me shume? Apo te gjitha:)
Enka, facebook eshte bere si buka me gjalp:DD
16 Nëntor 2007 @ 11:55 am
Belle:)
miq dua t’ju terheq vemendjen tek forumi i gjuhes shqipe tek rubrika e gjuheve ne facebook.Pothuajse ne te tera gjuhet forumet jane plot vetem ai i gjuhes shqipe kishte ngel si jetim:(