Identifikohu



Regjistrohu

EVN planifikon mega-investim në Shqipëri

Vienë - (Thomson Financial) - Kompania regjionale Austriake e energjise EVN AG deklaroi se qeveria shqiptare e ka pranuar projektin e saj per te ndertuar tre hidrocentrale mbi lumin Devoll, pas perfundimeve pozitive te nje studimi te fizibilitetit.

Tre hidrocentralet do te prodhojne me shume se 400 MW energji elektrike ne vit per Shqiperine.

Burime prane kesaj marrveshjeje thane se ne rast se tenderi i EVN-së pranohet atehere volumi i ivestimit do te jete diku prane 1 Miljarde Euro, duke patur parasysh koston e ndertimit te nje hidrocentrali te vetem.

AFX News

Dergoje artikullin me email Printoje artikullin

18 Komente »

  1. tnerual thotë:

    6 Korrik 2007 @ 10:12 pm

    Shume shume mire.
    Tani pres ndonje analize te MJAFT qe te thote keq :D

  2. Asterion thotë:

    7 Korrik 2007 @ 6:37 am

    Normalisht, lajmi duhej te kishte kapur faqet e para te gazetave ne Tirane. Tre hidrocentrale ne Devoll do te kene impakt te madh jo vetem ne situaten energjetike ne Shqiperi, por edhe ne ekonomine e vendit dhe ne demografine dhe jeten sociale ne Jug. Do te hapen vende pune, do te shtrihen rruge ndoshta edhe hekurudha. Nje pjese e Devollit do te behet po aq e lundrueshme sa c’eshte sot Drini. Do te levizin mallra dhe njerez, mund te hapen mundesi te reja per turizmin… Me pelqen edhe qe nje firme austriake do te futet ne nje sektor te tille kyc te ekonomise shqiptare; meqe Austria tradicionalisht ka qene shtet mik i Shqiperise, per arsye gjeostrategjike. Italianet e ENEL-it kane kohe qe vijne rrotull ne Ballkan, dhe kane marre koncesione te medha ne Bullgari, ne Rumani e tani se voni ne Greqi; por nuk degjoj te kene arritur gje ne Shqiperi, edhe pse logjikisht Shqiperia do te ishte zgjidhje ideale per nje shumekombeshe te bazuar ne Rome. Shpresoj qe qeveria shqiptare ta kete shfrytezuar mire rivalitetin italian-austriak ne Ballkan, sidomos ne kushtet kur rajonit i duhet energji elektrike me shume se kurre dhe ne rrethanat kur Rusia edhe ekonomikisht po e leshon hijen me te rende se c’pritej. Mirepo ne gazetat e Tiranes nuk lexon asgje per kete, meqe merren hareshem me nje ceshtje absolutisht anesore triviale irrelevante per shumicen e shqiptareve, sic eshte ajo e presidentit, i cili me kushtetute ka rol me teper ceremonial e simbolik. Me vjen turp qe keta kloune - dhe e kam fjalen per protagonistet e politikes shqiptare - i kane okupuar edhe mediat me budallalleqet e tyre te mrekullueshme, ne nje kohe qe publiku shqiptar rri e veshtron, si te ishte fjala per nje reality show te radhes.

  3. timi thotë:

    7 Korrik 2007 @ 7:25 am

    sa mire flisni. me pelqen. po pse nuk behet publike qe keto hidrocentrale do ndertohen vetem mbasi shqiperia te bjere dakort ta bleje energjine qe do prodhohet aty per 35 vjet me cmime 80% me te shtrenjta se energjia ne rajon! pra investimin do e paguajme ne por ne vend qe te marrin kredi ne banka si WB, EBRD etj, po ja marrim nje kompanie austriake me 80%. beni pak discount value dhe shikoni kushtet e koncesioneve. pastaj shtojini faktorin qe qeveria do marri persiper nje risk ne euro kur ekonomine e ka ne leke. dhe ne fund fare - si qershia mbi torte - shtojini pak se kush nga tregtaret shqiptare eshte mbrapa kompanise austriake. dhe mbasi ta hani kete qe ju thashe, pini nje gote uje dhe hajdeni tek peshku flisni mbi rivalitetin austriako - greko - italian nen ravijezimet e hijeve ruseve!

  4. Asterion thotë:

    7 Korrik 2007 @ 3:44 pm

    Pikerisht Tim: pse nuk behet publike? Ka te pakten dy arsye te mundshme (1) sepse keto qe thoni ju nuk jane te verteta; (2) sepse keto qe thoni ju jane te verteta, por mbahen te fshehta. Megjithate, profili i kompanise austriake eshte publik dhe mund te konsultohet nga te gjithe ne faqen http://investing.businessweek.com/research/stocks/financials/financials.asp?symbol=EVNV.VI
    e nuk me duket nga ato kompani qe mund te katandisen te perdoren si gure shahu nga “tregtare shqiptare” sic thoni ju. Por pavaresisht nga c’thoni ju, nuk kam dyshim se diskutimi i gjere per kete investim, ne faqet e shtypit shqiptar, do t’i kishte nxjerre ne shesh te gjitha makinacionet qe mund te jene bere, e qe une nuk kam nga t’i di, meqe nuk kam as para te abonohem ne Tim’s Investors Newsletter.

  5. morgu Shkruaji mesazh privat thotë:

    7 Korrik 2007 @ 4:36 pm

    Le te shpresojme se punimet do te fillojne se shpejti se llafe e premtime kemi degjuar boll. Po qe se realizohet, ia bej hallall voten PD-se.

  6. tim thotë:

    7 Korrik 2007 @ 8:33 pm

    asterion - my investors newsletter nuk eshte per shitje. sa per te tjerat - koha do e tregoje ne kam te drejte apo jo. lexo pak per investimin e enronit psh ne indi. gjithe ajo kompani ishte. jo shaka!!! sidoqofte, me aq njohuri sa kemi te dy per keto pune - kur u hap tenderi per hidrocentralet e devollit? sa firma moren? si e analizoi qeveria shqiptare qe kjo qenka oferta me e mire? kush firme beri due diligence. kerko pak tek faqja e internetit te ministrise se industrise ne do gjesh pergjigje per keto?
    gjithashtu shiko pak direkteviat e EU per energjine. NUK LEJOHEN PPA. Dhe ne vazhdojme japim PPA. Po kur te privatizohet sektori kush do i paguaje keta?
    sa per HALLALL VOTEN PER PD - me lejo te kujtoj qe te futesh i dashur morgu ne faqen e internetit te kryeministrise dhe te lexosh premtimin e berishes se shqiperia ne 2007 do kthehet nga vend importues ne eksportues te energjise!!!! ka me HALLALL per vote! jo eksport, por 5 here me shume import, me cmime dyfish - dhe erresire prape. Hallall Vella

    - tani dicka qe ta dijme - e di pse nuk ndertohen hidrocentrale ne devoll? sepse uji perdoret per vaditje ne greqi te dashur miq, dhe greket e ndalojne sa here te duan. pyesni dike qe eshte marre me keto pune dhe do jua thote.

    dhe te fundit - e pata para disa javesh inagurimin e fillimit te punimeve ne hidrocentralin e kalivacit (per te gjashten here). do e ndertoje deutsche bank. hallall

  7. john thotë:

    7 Korrik 2007 @ 9:21 pm

    po devolli te pakten nje hidrocentral e ka gati.hidrocentralin e Banjes qe u nis qe ne kohen e Ramiz Alise,po atehere nuk bente nje miliarde keta do vijne ta bejne prej kromi mesaduket.po dhe ju sa grrices jeni.te pakten po vijne te investojne se kush do vij ti bej tjeter,apo dimri eshte larg thuaj dhe nuk po ju qan menderja akoma.

  8. timi thotë:

    8 Korrik 2007 @ 4:05 am

    john vllai nuk eshte per grricje. eshte se sdo bejne gje. ska nevoje per hidrocentrale shqiperia vella. ka nevoje per linja transmetimi

  9. sapere aude Shkruaji mesazh privat thotë:

    9 Korrik 2007 @ 10:56 am

    o timi, ti nuk ke hall gje tjeter me sa shoh por vetem kritikimin e PD-se. Shkon aq larg sa thua qe Shqiperia s’ka nevoje per hidrocentrale. Qofsh ti!

    Po i ndertuan keto qe po premtojne, edhe une ia bej HALLALL voten PD-se. Ti vazhdo qe andej nga Amerika te besh propagande anti-PD, vazhdo te te thuash qe Shqiperise nuk i duhen hidrocentrale (jo po nuk ke ndenjur ndonjehere pa drita ti ne Amerike, s’ke faj), ne te shpresojme qe te behet diçka per kete pune. :)

  10. Cen thotë:

    9 Korrik 2007 @ 11:27 am

    Sapere, hallall voten per cfare?

    “qeveria shqiptare e ka pranuar projektin e saj” - qe te huajt bejne projekte dhe keta i pranojne? Normal ka me shume shanse pranimi nese si firme avokatie eshte e Argites apo konsulent dhendri i Berishes.

    Nese ndertojne keto qe premtuan thua ti. Ka kaluar gjysma e mandatit, ca eshte ndertuar qe kane premtuar?

  11. Cheney thotë:

    9 Korrik 2007 @ 11:48 am

    Sapere,

    Kjo nuk eshte pune propagande. Si te ‘majtet’, si te ‘djathet’ kane deshtuar rende ne fushen e energjitikes dhe te naftes kundrejt popullit.

    Akoma shihen si asete ‘post-komuniste’ qe mund te milen ne pafundesi!!

    Mendoj se e vetmja zgjidhje ne kete pike, eshte lejimi i menaxhimit te ketyre kompanive nga kompani te huaja kundrejt nje perqindje drejt fitimit, gjithmone nese legjislacioni do te ndryshonte ne favor te KESH.

  12. sapere aude Shkruaji mesazh privat thotë:

    9 Korrik 2007 @ 8:04 pm

    Cen, hallall voten nese ndeertojne hidrocentralet. Ajo qe kam shkruar, eshte e qarte. Ato qe thua ti, nuk e di ku i bazon, por mua s’me duken shume bindese. Hajde le t’i bejne shqiptaret projektet athere!

    Cheney, te thuash qe Shqiperia nuk ka nevoje per hidrocentrale (vetem duke u nisur nga fakti qe ato ka ndermend t’i beje PD-ja) mua me duket thjehste propagande.

    Nuk thashe qe “te djthtet” akne shkelqyer, por thjeshte qe kjo eshte diçka qe duhet bere, diçka qe kemi neoje. Eshte diçka e pashfryetezuar qe duhet ta perdorim.

  13. stellina thotë:

    10 Korrik 2007 @ 4:06 am

    S’e kuptoj, kur na zene ne goje partite, sikur na kane zene ne goje familjet!
    Te analizosh e te perpiqesh te kuptosh se sa keta “shebetore” te popullit i sherbejne vertet atij, nuk me duket as driteshkurtesi e as keqdashesi.
    Hallet nuk njohin partishmeri, kerkojne zgjidhje… e gjeja per te cilen ka me pak nevoje kjo Shqiperi e shkrete eshte strumentalizimi i halleve te saj!
    Mendjet duhen mbajtur te hapura e syte kater… e jo te mbyllen para ikonave politike… se deri tani ia kemi pare hajrin!

  14. Brigadieri thotë:

    11 Korrik 2007 @ 2:23 am

    Uroj qe keto projekte te fillojne dhe perfundojne sa me shpejt dhe le tja leme kohes dhe popullit ti gjykoje gjerat , jo disa militanteve partiake .

  15. bonehead thotë:

    11 Korrik 2007 @ 2:38 am

    E verteta qendron se kur behen projektet, behen dhe planet e perfitimit. Nqs do te ishim te zote ne si komb do t’ua ofronim te huajve te merrte siper ndertimin dhe leket qe do te mblidheshin gjate jetes se kontrates te shkonin ne drejtim te pageses se pages perfundimtare.
    por…shumica e projekteve qe planifikohen dhe aprovohen behen qe disa persona dhe “institucione” te perfitojne leke, dhe ketu nxehemi dhe inatosemi ne tifozet sepse cdo gje behet vetem per te mbushur xhepat e personave dhe individeve.
    Sa do te “keqia” mund te kete nje projekt i tille, po te jemi ne te gatshem si popull te paguajme pagesen mujore te energjise dhe mos te kerkoje KESH-i te mbledh miliona, projekte te tilla paguhen brenda dekades pa e renduar xhepin e popullit fare.

  16. Brigadieri thotë:

    11 Korrik 2007 @ 3:06 am

    bonehead thotë:
    11 Korrik 2007 @ 2:38 am
    E verteta qendron se kur behen projektet, behen dhe planet e perfitimit.
    ————————————————————————————-
    Natyrisht qe behen plane perfitimi , cdo kush do deshironte te perfitonte nga dicka , por ka nje sistem drejtesie qe nese funksionon te denon nese ke perfituar pa te drejte .

  17. Rexhep Q. Dibër e Madhe thotë:

    30 Janar 2008 @ 4:41 pm

    Marëveshja konçensuale me EVN Austriake është me rëndësi të veçantë sepse e gjithë lugina e devollit përfshihet në një projekt të vetëm dhe i njëjti ka gjasa që të realizohet. Do ishte shumë e rëndësishme që qeveria shqiptare të proçedojë edhe me hidroçentralin e Skavicës si dhe ndërtimin e hidroçentralit të Gjoricës gjegjësisht Kojnarës (Dibra e madhe). Karakteristikat e hidroçentralit të Gjoricës akoma nuk janë shqyrtuar si nga pala shqiptare ashtu edhe nga pala maqedonase edhepse duhet theksuar se ky hidropotencial i tipit *Kapllan* mund të ketë fuqi instaluese rreth 8 MW/h dhe në koordinim me punën e hidroçentralit të Shpiles mund të prodhojë energji vjetore prej 30 GW

  18. andi thotë:

    11 Shkurt 2008 @ 3:03 pm

    asterion,me pelqeu shume komenti yt.tregon qe ke shkollim te larte dhe edukate civile.

    te fala

    andi

Burim RSS për komentet · TrackBack URI

Shkruaj një koment (login)


Peshku ruan të drejtën të fshijë ose zbehë komentin që po dërgoni, sidomos nëse:
1) komenti fyen autorin, komentuesit e tjerë apo persona publikë
2) komenti është jashtë teme
3) komenti është shumë i gjatë
Nuk kemi qejf të censurojmë askënd, por ama diskutimet në faqe duam t'i mbajmë civile dhe të sjellshme.