Ethet e “Alaskës shqiptare” pushtojnë qeverinë “Berisha”
Nga Tema
Qeveria më në fund ka vendosur të shpallë si sukses të saj rritjen e çmimit të kromit dhe të naftës. Kryeministri Berisha e ka marrë përsipër këtë risk gjatë një fjalimi në Kukës. “Është koha, kur Kukësi dhe kuksianët të mund të shfrytëzojnë pasuritë e tyre. Janë në kuotimin më të lartë si ujërat, ashtu dhe mineralet. E gjetëm kromin 50 dollarë toni, tani është 500 dollarë toni.”
Deklarata e Berishës tronditi sheshin dhe duartrokitjet shpërthyen për minuta të tëra. Berisha vazhdoi të flasë për rritjen e çmimit të kromit si sukses i qeverisë dhe si një meritë për luftën kundër varfërisë në veri. Deklarata në Kukës bëri përshtypje në gjithë vendin. Në Bulqizë minatorët vërshuan galerive të mbledhin ç’kishte mbetur, ndërsa banditë të armatosur kontrollojnë stoqet sipërfaqësore. Disa konflikte kanë përfunduar me vrasje dhe veriu i ngjan dita- ditës një vendi të pushtuar nga ethet e kromit.
E njëjta gjë po ndodh dhe me naftën. Ballshi është një qytet që zgjohet me ëndrrën të punojë në uzinë dhe të vjedhë ndonjë litër naftë. Çmimi i naftës po ashtu ka shkuar në stratosferë. Tani debati është, nëse qeveria ia vlen të lavdërohet për rritjen e çmimit të kromit dhe t’i faturohet po ashtu dhe rritja e çmimit të naftës, apo është mirë të distancohet nga të dyja. Ekspertët ekonomikë e këshilluan Berishën të mos e përdorë rritjen e çmimit të kromit si meritë të qeverisë, se do t’i kthehet në bumerang. Por jo të gjithë ekspertët kishin të drejtë.
Disa ditë më pas u privatizua dhe “ARMO”, kompania e vetme e përpunimit të naftës në Shqipëri. Kompania shqiptare që e bleu ka avokate Argitën, vajzën e kryeministrit. Kompania amerikane është një shoqëri tregtare pa përvojë, por thjesht shërben për kartëvizitë. Kjo gjë duhet të na gëzojë, se kapitali do të mbetet këtu në Shqipëri dhe pas kësaj ne do të kemi rast të fitojmë si shqiptarë dhe nga rritja e çmimit të naftës, pasi, sipas ekspertëve, nga rritja e çmimit të naftës fitojnë vetëm prodhuesit dhe shtetet që taksojnë. Në këtë rast kryeministrit i bie të jetë afër të dy vatrave të burimit të fitimit nga rritja e çmimit të naftës. Kështu që nuk mund të shmangë faktin që dhe ngritja e çmimit të naftës dhe të ardhurave prej saj është meritë e qeverisë.
Tani mbetet të shikojmë përfitimin publik që do të ketë qeveria nga këto premtime. Sa të kënaqur do jenë qytetarët e Veriut nga fitimet që shkojnë në xhepat e të licencuarve për krom dhe sa të kënaqur do jenë qytetarët e Jugut nga fituesit e licencave për përpunimin e naftës shqiptare. E vërteta është se kryeministri është i kënaqur nga të dyja.

4 July 2008 @ 5:11 pm
Di gje njeri te me thote se c’a ishte ky shkrimi? A keni arritur te gjeni lidhjen mes titullit dhe artikullit? Kush eshte epiqendra; 1) Berisha ia fut kot; 2) Berisha ia fut plot edhe kur ia fut kot; 3) Vajza e Berishes ka blere Armon; 4) Berishe, rri urte se do te te nxjerre Meroja te palarat.
5) Teme e lire.
5 July 2008 @ 12:50 am
e lodhme,
Ky shkrin eshte pjese e se vertetes qe fatkeqsisht i ofrohet publikut vetem si pjese e nje pakete shantazhi!
Armoja u shit per 2 lek ne nje kohe qe si aset ishte DIAMAND per shtetin dhe popullin SHQIPTAR. Fushat e naftes jane dhene me koncesione gjithashtu per shifra qesharake!!! Puntoret e naftes, kudo ne bote paguhen minimalisht midis 2000 dhe 3000 dollar ne muaj dhe po flas per puntoret e krahut dhe jo inxhinjeret etj. Cmimi mesatar i prodhimit te fucise brruto (sipas eficenses) shkon nga 2(Arabi Saudite) gjer nje 13 dollar fucia. Imagjino fitimet fantastike!!! Perse duhen shitur keto pasuri? Nese jane te pazotet ti menaxhojne le ti hapin krahun atyre qe munden. Eshte KRIMINALE qe minatoret dhe naftetaret nuk kane as kushtet MINIMALE te sigurise ne pune, per te mos permendur rroga dhe benefite adekuate!!
Ne lidhje me Naften per nje gje i heq kapelen Nanos, vuri ne drejtim 2 nga njerizt me te ndershem dhe me te perkushtuar qe ka njohur ai sektor! Drejtori i pergjithshem i Albeptrolit dhe Drejtori Rajonal i fushave (te dy inxhinjer dhe drejtues nder dekada ne kete fushe) Patoz-Marinze e kane gjet Albetrolin post Berishian te vjedhur e te shkaterruar gjer edhe me humbje dhe kane kthyer fitime kolosale ne arkat e shtetit! Sali Berisha e akuzoi Drejtorin e Pergjithshem per korrupsion pasiv me pretekstin se skishin bere tender per nje rruge disa kilometershe.. Ne fushe, drejtori i ri rajonal eshte nje ish mekanik me i kualifikuar vetem me dipllomen e universitetit PD.
Kjo pak histori per te treguar sukseset e familjes Berisha ne keto fusha.
te zgjidhej nje Chavez dhe te rimerte pasurite e vjedhura te shtetit nuk do me vinte keq!!
5 July 2008 @ 8:01 am
Une edhe sot s’po e marr vesh. Ne kemi qeveri ne krye me drejtu shtetin apo shtetin ja kemi dhene nje shoqerie private (shpa) qe te merret me likuidimin e tij dhe shitjen e aseteve???????????
5 July 2008 @ 9:23 am