Identifikohu



Regjistrohu

Ermonela Jaho ne “Metropolitan Opera” New York

Gripi i këngëtares, Ruth Ann Swenson, i ka dhënë mundësinë sopranos shqiptare, Ermonela Jaho, që të dalë para publikut në “Metropolitan Opera” në Nju Jork, ku ka luajtur rolin e Violetës në operën “La Traviata”.Ora e fatit duket se është në krahun e Ermonela Jahos. Pas suksesit që pati në muajin janar në Londër, këtë javë ajo është ngjitur në një nga operat më të njohura të Nju Jorkut.

Gjithnjë janë rastësitë ato që i kanë hapur dyert Jahos. Sezoni i gripit që ka përfshirë gjithë këngëtarët e operës në “Metropolitan Opera” në Nju Jork, i ka dhënë mundësinë Ermonelës që të ngjitet në skenën e këtij teatri për të zëvendësuar sopranon e njohur, Ruth Ann Swenson, në rolin e Violetes në operën “La Traviata”. Ajo ka kënduar përkrah tenorit Jonas Kaufmann, ashtu siç ka bërë edhe në janar, kur ka zëvendësuar Anna Netrebko në rolin e njëjtë në shtëpinë e operës “Royal” në Londër.

Debutimin e parë në këtë rol në Tiranë ajo e ka pasur qëkur ka qenë 17 vjeçe, ndërsa ka interpretuar edhe në skena të tjera me famë botërore, si në operën shtetërore në Mynih, teatrin “San Carlo” të Napolit, teatrin “Juseppe Verdi” në Trieste, si dhe në opera të ndryshme në Amerikë.

Muajin e kaluar, në “San Diego Opera”, ajo po ashtu kishte zëvendësuar Angela Gilber në rolin e mbretëreshës Mary nga Skocia, në operën e quajtur “Mary, Queen of Scot”. “Jam i sigurt se të gjithë kanë pritur me padurimin si do të dukej zëvendësimi i Gilbert, e cila është e sëmurë. Por mund të them me plot gojën, se sopranoja shqiptare ishte thjesht mahnitëse” ka shkruar kritiku Molly Bettiga në “Voice of San Diego”.

Ermonela Jaho, përveç roleve të ndryshme në gjithë botën, është shpërblyer me çmimin special të kritikës në garat “Giacomo Puçini” në Milano të Italisë, në vitin 1997, ka fituar çmimet e para në “Spontini International” në Ankona në Itali në vitin 1998, dhe atë në garën “Spontini” në Rovereto të Italisë në vitin 1999, ndërsa në vitin 2000, është shpallur këngëtarja më e mirë e festivalit “Wexford” në Irlandë.

Burimi gazeta Shqip

Dergoje artikullin me email Printoje artikullin

43 Komente »

  1. klajdevour thotë:

    28 Mars 2008 @ 8:31 pm

    ouuuuuuuuu po ca dreq sopranoje eshte kjo, sikur kerkon kolege me grip, kjo s’del asnjehere sipas axhendes normale ndonjehere, del vec kur semuret ndonje!!!!!!!!!! Dhe cuditerisht, ben buje!!!! Ben aq buje, sa ne shfaqjen tjeter prape ne rezerve e lene, dhe kjo prape ngjitet ne skene se kudo qe shkon dikush do semuret. Kjo eshte komike. I njejti person i sjell lajmet e kesaj ketu. e ndoshta i njejti i raporton ne shqip….

  2. Iris thotë:

    28 Mars 2008 @ 8:37 pm

    O Klajd po sikur po e mban me buke. Edhe sikur te jete vetem reklame, ça problemi ke ti?! Nga ty s’e prisja nc nc nc

  3. emigrant Shkruaji mesazh privat thotë:

    28 Mars 2008 @ 8:41 pm

    Krist, me fal, por…. s’po du me te thon cer me erdhi ne mend (epitet i rende shume!!!), se e kam aq miqesi virtuale me ty. Por do ta them heren tjeter sidoqofte, dhe po te erdh nga une, dije qe e ke meritu… :( :( :(

  4. klajdevour thotë:

    28 Mars 2008 @ 8:41 pm

    sepse eshte sikur te bejne per idiot. Sjellin te njejtin lajm (ndryshojne vendet dhe koha, rrezik dhe artistja e semure e njejta eshte :) )

    Nejse, nuk prish ndonje pune jo. Fati i saj. Po tmerr te matet suksesi nga gripi ama… Me pelqen qe e shkruan ç-ne Iris :)…

  5. emigrant Shkruaji mesazh privat thotë:

    28 Mars 2008 @ 8:44 pm

    O Krist, para se ta them (se po me ben), a di gje ti per kete artiste, apo veshja kodra mbas bregu?

  6. klajdevour thotë:

    28 Mars 2008 @ 8:51 pm

    E LASHE. Mund ta kem gabim, e pranoj. Po prape komike me duket. Nuk komentoj se realisht nuk e njoh dhe nuk e kam degjuar, keshtuqe rrezik te perfundoj si ata qe flasin si thua ti emigrant, si kodra mbas bregut. Ndjese artistes, fat per heren tjeter, ishalla ndonje grip i lehte per pjesetaret e tjere te trupes.

  7. Moza thotë:

    28 Mars 2008 @ 8:53 pm

    Hajde pra merr nai legen mer Krist dhe si specialist i muzikes dhe i karrieres muzikore qe je, bjeri dhe protesto.

  8. gre_wireless Shkruaji mesazh privat thotë:

    28 Mars 2008 @ 9:09 pm

    Di njeri ne cfare datash do te jete ne NY??

  9. emigrant Shkruaji mesazh privat thotë:

    28 Mars 2008 @ 9:16 pm

    Ajo nuk eshte ne NYC tani, gre_wireless; eshte ne Europe…. :(

    Edhe mua me humbi rasti me e kap Traviaten ne MET. Dhe s’duket te kete sy per Qabe kete vit per me e pa ketu. Por une do e update Peshkun kur te kete shfaqje ne US. Padiskutim!

  10. Iris thotë:

    28 Mars 2008 @ 9:26 pm

    O Kristi, dhe fakti qe eshte rezerve , s’e ul si soprano, se po te ishte kaq kollaj me qene soprano do isha une rezerve atje jo ajo. Edhe ti ishe pjesemarres, pastaj zevendes, tani je drejtor :D Behen me shkalle gjerat :p
    Sa per ç-ne, perpiqem , ne menyre qe te jem e kuptueshme per bashkebiseduesit :)
    Moza me kishin munguar komentet e tua

  11. losttext Shkruaji mesazh privat thotë:

    28 Mars 2008 @ 9:31 pm

    Ndjese artistes, fat per heren tjeter, ishalla ndonje grip i lehte per pjesetaret e tjere te trupes.

    klajdevour, kritiket qe e vleresuan Ermonelen si ne Covent Garden dhe ke Metropolitan Opera House, jane nga me te pergatiturit ne ate fushe. Koincidenca beri qe Ermonela te zevendesoje dy here kengetaren e radhes, packa se heren e dyte ishte ne fakt e prenotuar te kendonte ne nje date te mevonshme. Keto jane role boterore te repertorit klasik, e nje mendje e thjeshte mund ta kuptoje se s`ka fare pune fati a gripi ketu.

    Ironia jote eshte zbavitese, persa u perket te tjereve qe te lexojne e te gjykojne ty, e kjo, ne rastin me te mire.

  12. gre_wireless Shkruaji mesazh privat thotë:

    28 Mars 2008 @ 9:39 pm

    emigrant, let me know… thx

    ::))

  13. anonymus thotë:

    28 Mars 2008 @ 9:52 pm

    Ironia jote eshte zbavitese, persa u perket te tjereve qe te lexojne e te gjykojne ty, e kjo, ne rastin me te mire.

    Kjo ironi ne Shqipni kalon per squtllik!
    S’kane faj, e kemi qe ne kohe te Faik Beut kete. Keto vitet e fundit praktikohet en masse.
    Une biles, ngaqe kam qene i shqetesuar nga ngjarjet ne Gerdec, i kam pare TV-te shqiptare non stop, dhe… dhe… e kap veten duke folur “zbavitshem” padashje. Monkey sees monkey does :)

    P.S.
    Ajo goca, pervec se eshte kengetare e talentuar (thone), eshte edhe njeri shume i mire! Rob modest, rob i edukum. Duket sheshit se nuk ka dale nga ferra.

  14. Ardit Rada Shkruaji mesazh privat thotë:

    28 Mars 2008 @ 10:57 pm

    “Gripi i këngëtares, Ruth Ann Swenson, i ka dhënë mundësinë…”

    pertova me e lezu shkrimin ne fakt po se marr vesh pse perben lajm gripi, rrufa apo lija e dheneve e kesaj kengetareje ?

  15. emigrant Shkruaji mesazh privat thotë:

    29 Mars 2008 @ 12:05 am

    Por mire mer trima, sidomos ju qe shkruni nga Arnautistani e kom llafin, per ata qe ju hudhin ne ere e mor vesh, ene inotin, ene tifozllikun tuj, por me pune artistesh ala Tefta Tashko Koco c’me boni sikur jeni ai plaku qe lun Albert Verria te koncerti i vitit 36! Cer milet jeni mer!

    Ti Ardit Rada psh, sapo thu qe nuk merr vesh qe pse dicka qe nuk e ke lexu perben lajm!!! Po ky osht oksimoronizem i shkalles siperore mer vlla! Cdo gjo qe s’e lexo nuk perben lajm, se lajmi duhet lexu i her, qe te jet lajm per dike! Na hongret mer, flisni veresie se ashtu jeni mesu ne Shqiperi duket, ku flitet veresie fare.

    Lajm perbeka Sala, Tosja dhe Ed Rama…. Ne fakt hakshe hakshe ky eshte lajm, qe “Lajm perben Sala, Tosja dhe Ed Rama”! Mire thoshte Dritero Agolli xhanem, “Ky vend duket eshte helmuar krejt”.

    Tashti ti Ardit Rada dhe ti palaco-njeri, sa per lajm, Ermonela Jaho osht si kokrra e molles edhe po jep koncerte ne Europe ku e vleresojne per se mari edhe si duhet. Me standing ovation dhe jo me pordhe blogu si tujat!

    Komb i denum!!!

  16. shefi kuadrit thotë:

    29 Mars 2008 @ 12:07 am

    Me aq sa e kam pare me pelqen shume kjo Ermonela dhe i uroj suksese me gjithe shpirt. Megjithate do te doja te ishte soprano e pare dhe jo zevendesuese (klajdi ka njefare te drejte). Si Netrebko nuk eshte por prape mbetet e perkryer.

  17. emigrant Shkruaji mesazh privat thotë:

    29 Mars 2008 @ 12:12 am

    O shef, se me boni te ndjeshem kjo teme; po edhe per ket do kerkojme hesap mer? Ne NYC ishte caktu te kendonte tjeter date (e para shqiptare qe kendon ne rol kryesor ne operan me ne ze te botes!); ne Angli kritiket thane Netbrenko, go home!

    Po kjo osht isoj sikur ti kerkosh Ismail kadarese qe pse s’fito cmimin Nobel! Asaj, dhe jo vetem asaj, por edhe I. Mules, T. Papavaramit, ose atij balerinit ne Itali, se s’me vje ndermend emri, osht per t’ju thon thjesht Bravo!

    Edhe per ket do nxjerrim yckla mer!!!

    Shef, kemi mor fun per Zotin; na osht fut helmi ne palce… :(:(

  18. belle_fleur Shkruaji mesazh privat thotë:

    29 Mars 2008 @ 12:12 am

    Njerez une nuk pata rastin ta shikoj live Ermonela Jahon tek MET, por nje njeri qe une e njoh dhe kishte qene prezent me tha qe “ajo ishte mahnitese” me performancen e saj.

    Nuk e di pse kapeni pas bishtit, jo gripi jo lija, e rendesishme eshte qe kjo soprano shqiptare arriti te debutoje ne nje nga operat me te shquara te botes dhe doli me shume sukses.

    Ermonela lart e me lart!

  19. Plaka thotë:

    29 Mars 2008 @ 12:13 am

    Cim,
    Ruj qetesine po he.
    Mos ju qep ermoneles si ndonje tjetri :p se do futesh ne sherr.
    Nga soji jemi gatuar qe kur shofim qe dikush perkrah perhere e me ngulm dike, sulet per ta goditur e per ti gjet defekte.

  20. Plaka thotë:

    29 Mars 2008 @ 12:16 am

    Po leji mer Cimo,
    Se keto nga vetja vet nisen, ngaqe aty aty me ajshtajnin jane ne fizike berthamore, aty aty me Meryl Streep jane ne acting, aty aty me Picason jane ne pikturistike edhe u ngeli Ermonela tju rrezoje nivelin e rraces.
    Ah pash zotin

  21. Cheney thotë:

    29 Mars 2008 @ 12:20 am

    mos e turfullo mendimin emigrant, tipat klitorik njifen per shperthime sporadike te pakontrollume..

    keshilla ime, nje bilete tremije lekshe ene do tju vet-limohen cepat ne kete fushe..

  22. emigrant Shkruaji mesazh privat thotë:

    29 Mars 2008 @ 12:22 am

    Amon, vetem “Plaka” mos e vej nickun :D :P se te vrau Idrisi…. :P

    E.J. as qe ka nevoje per mbrojtjen time. Une s’e kam per ate pune fare. Mu me vje “me doren tone: me teper.

    Para ca ditesh i cova ket koment Blendit; mbase eshte aktual edhe per ketu.

    Blend,

    po te coj nje update nga te fundit e sopranos sone.

    San Diego:

    http://www.sandiego.com/index.php?option=com_sdca&target=a5274368-8656-47bd-8861-0fcdf0014b62

    It seems that this attractive and brilliantly talented stage animal, Albanian soprano Ermonela Jaho, is already an accomplished Mary Stuart, having previously sung the role at the Berlin Staatsoper where she was spotted by that ever-peripatetic talent scout, Campbell. Her single portrayal of the part at Civic Theatre last night is the proverbial act to follow! She wasn’t flawless, and she had a few strained moments, but none of that matters very much when you’ve got the basic vocal equipment, you know the role backwards, and you’re a passionate, totally committed performer like Ms. Jaho
    Gjithashtu:

    http://www.voiceofsandiego.org/articles/2008/02/21/arts/949queens022108.txt

    In her replacement role as Mary, Jaho shines. Her high, silvery tone easily dips dramatically lower when appropriate. She flawlessly negotiates the indignation and moodiness of Mary while she controls her voice exquisitely. Jaho skillfully executes (pun intended) her challenging musical role and charmed the audience on Saturday night. Both Aldrich and Jaho command the stage in their respective scenes and when their two queens finally meet, the tension is combustible. Somehow, Aldrich and Jaho manage to complement rather than eclipse each other on stage.

    Ndersa, sic me shkruan vete sopranoja per debutimin ne Metropolitan te NYC:

    Te shtunen ne daten 15 mars kam bere debutin tim ne Metropolitan Opera house ne New-York me Traviaten ne rrolin e Violetes dhe ka qene triumf dhe standing-ovation.
    Por ajo qe me ben akoma me te lumtur dhe krenare eshte se ne historine e Metropolitanit jam e para Shqiptare qe kendon ne rrolin kryesor te nje Opere.
    Metropolitan Opera House eshte opera me me fame ne bote……

  23. losttext Shkruaji mesazh privat thotë:

    29 Mars 2008 @ 12:34 am

    Megjithate do te doja te ishte soprano e pare dhe jo zevendesuese

    shefo, nuk ka qene zevendesuese per ate rol - eshte praktike e njohur qe ne nje stine operistike, nje rol te luhet prej dy ose me shume solistesh. Ermonela e kishte me vone radhen, por per shkak te pamundesise se solistes tjeter, u be nje kapercim ne role - ajo kishte kohe qe pergatitej per kete rol, e jo si ne rastin e Covent Garden-it ne Angli, ku guxoi te shkonte pak e pergatitur, meqe e thirren ne short notice. Dhe shkelqeu dhe atje…

  24. Tironsi thotë:

    29 Mars 2008 @ 12:44 am

    Ore une s’e mor vesh ca lidhje ka kjo puna e ishte apo s’ishte planifiku me dale kjo goca apo nanji tjeter!!! Thelbi osht qe kendoi, u pelqy osht shqiptare e kaq. Ai qe e ka sjelle shkrimin ka bo shume se na ben te ndihemi krenare. Sikur per hicgje te pakten kur te flas me nje te huaj per muhabet opere do kem nje emer shqiptar me shume per te permendur.
    Le qe kjo qeka si rrush:

    Por ajo qe me ben akoma me te lumtur dhe krenare eshte se ne historine e Metropolitanit jam e para Shqiptare qe kendon ne rrolin kryesor te nje Opere.

    Goca thote jom krenare qe jam shqiptare e qe ja cova emrin vendit ne New York ne prape do e gjejme nanji njolle. E hajde veji faj tipave si Pirro Dhima pastaj qe as dun me e zon Shqipnine ne goje :(

  25. TR-AL thotë:

    29 Mars 2008 @ 12:50 am

    Emigrant, ty eshte me te marre e me te klonu !! Pastaj me te shperndare ne cdo lagje te Shqiperise e me pa robt se ka edhe shqiptare si ty.

    I mencur, i ditur, karizmantik, patriot dhe mbi te gjitha mendje hapur .. :)

    Bile edhe kur behesh nervoz, si kete rast, e shpreh inatin ne nje menyre qe nuk vret. Mesa duket vjen nga ndonje familje tironce ku kafja pihet me shume sheqer … :)

    Bashkohem me indinjaten tende. Shqiptarit i eshte bere goja farmak. Edhe ne ato pak raste kur duhet te lodroje, nxjerr zi nga goja kot me kot ….

  26. Plaka thotë:

    29 Mars 2008 @ 12:54 am

    Emingranti ylli i mbremjes.
    E eklipsove ene Errrmonellen :-) e drreq !

  27. Parrulla Armiqesore Shkruaji mesazh privat thotë:

    29 Mars 2008 @ 1:25 am

    Per te njejtin emigrant po flasim?

    Na rrofshin per vere!
    Une kete njeri nuk e lexoj me, por ky ishte nje perjashtim vetem se ma rekomandoi dikush qe e respektoj shume.
    Mjerimi i Filozofise!!!

    —-
    Ore ne ket bot e verteta dhe e drejta kane nje rendesi minore. Nuk shkembehet e drejta dhe e verteta ne ket dynja! Sot ka rendesi “Brand”-i!… Jane perceptimet ato qe ndertojne realitetet dhe jo e kunderta.

    Zot na ruaj nga intelektuale te tille! Nga kekrues te vertetes si keta. Nga keta Diogjener te rrjedhur qe dalin me qiri ne dore ne mes te dites. Tmerr!! Ca lesh grup thinking, aman! Kujt po i RR per grup! Se na hengret.

    KP, ashtu mbase eshte, but who cares!? Really!


    (He, i dashur emigrant… ste vjen pak e hidhur te te them qe ska rendesi fare sa e mire eshte Emonela kur e imazhi eshte qe zevendesoi njeren se e zuri gripi. Ndoshta e talentuar po WHO CARES REALLY)


    Te marin me vete naj intelektual shqiptar, se mase po prekin ne zemer donald trumpin.

    ( Jo, propozoj Emonelen)


    Strangie, e pranoj qe ket teme nuk mund ta percjell pa elemente emocionale, qe mund te ma erresojne arsyen. E pranoj gjithashtu qe ndaj Lubonjes autor kam zhvilluar nje ndjenje alergjie dhe subjektivizmi mohues me katrorin e kohes - s’ka rendesi si e pse. C’ka e ben dyfish te mundur gjykimin tim te shtrember.


    Sepse nga natyra, nje inetelektual-analist ne Shqiperi nuk mundet kurre te kete thjesht nje mision puro kerkimor, shkence per shkence, shkence per te verteten etj. Fatkeqesisht, per vete derexhene shqiptare, kete kontinuum zezone, intelektuali-analist eshte me se pari nje misionar.
    —-

    Nuk kemi ngel te na e mesoje Lubonja kete!!!

    (E as te Ermonela)


    Xha xha dhe Lubonja jane ne avantguarden e “mitshkaterruesve” dhe “asgjendertuesve”. Mund te jene ngjarje te pavarura ne dukje, por te kontrolluar nga i njejti determinant latent.

    “Ja shihni c’thote F. Lubonja per kete, dhe ai eshte nje bure i ndershem!”

    Nese kjo nuk eshte squtllik, I don’t know what is


    Po e lej per momentin. Shume ja varem Lubonjes, ne fakt. I shoh komentet qe kam lene, dhe s’e kuptoj c’me gjet. C’ilet me zu? Une kete autor nuk e lexoj si rregull!


    Kur nuk te kerkon njeri me fol, s’ke pse thua gjera kaq, por kaq keqorientuese. Se ky eshte kulmi ne fakt, kjo shkon ne kufijte e oksimoronizmit! Si mund te jesh gati te falesh, kur tjetrit as qe i shkon nder mend te te thote “me fal”, Mr. Analist! How in the world!!!

    —-

    Ermoneles i uroj fat dhe mbaresi- dhe kete nuk e them per te shperlare gojen!

  28. plaka thotë:

    29 Mars 2008 @ 1:29 am

    Qyqja Parrulla,
    A te erdhi ajo revista per gra per arredimin e shpise ne shqip ?
    Sic duket ste paska ardhe qe qenke nxef kaq keq. :-)

  29. Parrulla Armiqesore Shkruaji mesazh privat thotë:

    29 Mars 2008 @ 1:34 am

    Jo jo .. kur me vjen deshira te bej pune shtepie ulem dhe pres te me kaloj.

  30. Tironsi thotë:

    29 Mars 2008 @ 1:56 am

    Parrulle, ato citimet e tjera s’e di nga vijne po te ajo e para me barnd-in ja ke fut kot fare. Me kujtove ate:
    -”ku e lame?”
    -”te komet perpjete pra (te pules)”
    -”e ti kem fut i te .ime” :D :D

    P.S Te lutem me thuj ca dmth JERM se kom nja 3 vjet qe du me e mor vesh mo gjithmone harroj me pyt kur vje rasti :)

  31. emigrant Shkruaji mesazh privat thotë:

    29 Mars 2008 @ 2:00 am

    Me ket nick me kujtove ate kengen:

    U plake mike, u plake,
    Xarr’ i heq ato carape….

    I kthehet “plaka”:

    U plake mik edhe tine,
    Mbete si kau ne brinje…
    :)

    Shife ktu po s’pertove, eshte nga nga nje shqiptare per se mbari:

    http://yli-skatten.blogspot.com/2007/10/u-plake-mike-u-plake.html

  32. toko thotë:

    29 Mars 2008 @ 3:03 am

    Eh hedh nje budalla nje gur ne lume dhe jane sa….ketu qe se nxjerin dot.
    Urime Ermoneles dhe bravo per te.
    Emigrant na mbaj ne dijeni per programin e saj Faleminderti

  33. shefi kuadrit thotë:

    29 Mars 2008 @ 7:03 am

    emigranto mos u hidh o burr se nuk e shava, mua ajo me pelqen, bile se me pelqen kam qef ta shoh primosoprano. po se me pelqen sdo te thote qe te behem i verber dhe mos tja shoh cenet (te cilat i ka me pakice). kritika boterore sic i njeh meritat i dikton edhe cenet (dobesi ne vokalin e larte, ze grykor, nuk arrin dot C-ne e larte). Tani nuk ka soprano pa cene po me aq sa kam pare them qe si Netrebko nuk eshte po kjo sdo te thote gje se ter bota nje Netrebko ka. Pastaj Ermonela e re eshte akoma dhe sa me shum qe njihet aq me shume perfeksionohet.

  34. Ll Shkruaji mesazh privat thotë:

    29 Mars 2008 @ 11:11 am

    ….Ti Ardit Rada psh, sapo thu qe nuk merr vesh qe pse dicka qe nuk e ke lexu perben lajm!!! Po ky osht oksimoronizem i shkalles siperore mer vlla! Cdo gjo qe s’e lexo nuk perben lajm, se lajmi duhet lexu i her, qe te jet lajm per dike!….

    LOL Cim, me ke permirsu humorin qe me mengjes megjithe gripin qe po me vardiset. Rrofsh :D

  35. Ardit Rada Shkruaji mesazh privat thotë:

    29 Mars 2008 @ 11:21 am

    Shoku LL!

    Zakonisht lajmet i mar ne rruge veshore, dmth i degjoj ne radio :)

  36. Ll Shkruaji mesazh privat thotë:

    29 Mars 2008 @ 11:29 am

    Ardit,

    Ne Anglisht ka nje shprehje “quite while you are ahead”. Tani, “ahead” s’je me, por lere gjithsesi muhabetin se do dalesh ne fund fare :)

  37. Ardit Rada Shkruaji mesazh privat thotë:

    29 Mars 2008 @ 11:31 am

    Ligjero shoku Ll
    Ligjero bilbili yne
    Ti marksizmin e shpetove
    Na nderove Shqiperine!

    PS: jashte teme po kete do te thoja edhe po te kisha perballe! :)

  38. akvll-naja Shkruaji mesazh privat thotë:

    29 Mars 2008 @ 11:43 am

    Po normal, ashtu si e shkru lajmin press78, gjëja e parë që lexojmë është gripi. Dhe njëherë që ka në dorë një lajm të mirë, do e përdhosë duke nxjerrë vetëm kleçka, që në fakt nuk janë. Turp e faqe e zezë!!! Palo gazetar!!! Sinqerisht.

    Ermonela, po e lexove këtë të lutem vër sa të mundesh video në youtube, që të të shohim sa herë të kemi qejf. Ose/dhe hajde në Zvicër e na e bë zemrën mal!
    Shumë urime!!!

  39. akvll-naja Shkruaji mesazh privat thotë:

    29 Mars 2008 @ 11:45 am

    press78, po s’e ke shkrujt vetë kët lajmin, lutesh t’ia kalosh sharjet kolegut përgjegjës. të falemnderit.

  40. Bariu thotë:

    29 Mars 2008 @ 12:29 pm

    Per akllin:
    http://www.ermonelajaho.com/files/ErmonelaJaho4Video.html

    hapen pak ngadale, por ja vlen!

  41. DEA thotë:

    30 Mars 2008 @ 2:44 pm

    Une e dija se Inva Mula ka qene sopranoja e pare shqipetare te kendoje rrol madhor ne MET. Por gjithesesi kjo nuk eshte qe e rendesishme sa fakti qe edhe nje shqipetare tjeter po kendon ne MET. Fusha e muzikes eshte shume kompetitive dhe sidomos ne Amerike qe cdo gje eshte e bazuar ne auditions.

    Congratulations per kengetaren!

  42. emigrant Shkruaji mesazh privat thotë:

    31 Mars 2008 @ 2:54 am

    Yep! Inva me rezulton qe ka lujt Mussetta-n e Pucinit (Bohemen) - mundet dhe te tjera qe une s’i kam kapur. Mbase fjala ka qene per rol kryesor (Mimi?) - por c’beri, sidoqofte? Keto jane ca maja qe cdo diskutim krahasues del skifo. Ja krahaso Jezercen me Korabin….

  43. emigrant Shkruaji mesazh privat thotë:

    5 Maj 2008 @ 9:07 pm

    Blend, po te perditesoj me aktivitetin aktual te E. Jahos. Ajo po jep shfaqje ne Marsej (France) - Manon Lesko te Xh. Pucinit. Dy linket e meposhteme jane kortezi e saj.

    http://blog.parisbroadway.com/2008/05/manon.html

    http://www.classiquenews.com/applaudir/lire_article.aspx?article=1943&identifiant=200855S692CHO3UODAJZJQJ4U0HD7VA

    Dy fotot e linkut te fundit me fustanin pink jane simply gorgeous!!!

    PS E mora vesh qe kishit kaluar great ne fundjave! Cheers!
    Ju kom zili me ate timen dhe po me beni te transferohem nga ato ane fare…. dhe pastaj eshte e garantume naj zijafet cdo dy jave… Bostoni&Worcester me NYC dhe CT nje vrap pele jane…. vetem ato cmimet e shpive i keni skandal anej ju! :)

Burim RSS për komentet · TrackBack URI

Shkruaj një koment (login)


Peshku ruan të drejtën të fshijë ose zbehë komentin që po dërgoni, sidomos nëse:
1) komenti fyen autorin, komentuesit e tjerë apo persona publikë
2) komenti është jashtë teme
3) komenti është shumë i gjatë
Nuk kemi qejf të censurojmë askënd, por ama diskutimet në faqe duam t'i mbajmë civile dhe të sjellshme.