Erdh koha, erdh shqiptari
Dy gjera jane te sigurta. Shpallja e pavaresise eshte hapi me i rendesishem qe ka marre populli kosovar ne gjithe historine e tij, gje qe nuk besoj se ka nevoje per diskutim. Dhe, kjo pavarasi eshte ende e brishte, cka do te thote se sot eshte e hene, duhet puna te filloje.
C’duhet te bejne kosovaret per te konsoliduar kete pavaresi? Cfare masash duhet te merren per te konsoliduar shtetin e Kosoves, perfshi ketu masa drejt njohjes universale te ligjshmerise se ketij shteti, dhe me tej edhe masa ushtarake te integruara ne ligj? Cilat jane gjerat kryesore per te cilat duhet te ndergjegjesohen kosovaret ne kete moment unik te historise se tyre, perfshi ketu edhe faktin qe, te shijohen frutat e pavaresise duhet punuar dhe djersitur rende mbi te gjitha ne nje vetegjyqesi te drejte? A ka avantazhe ne konsolidimin dhe sigurine e ketij shteti te ri nga prezenca e forcave paqeruajtese ne Kosove dhe cilat jane ato? Cili do te ishte hapi perfundimtar qe do te siguronte paqen dhe stabilitetin ne rajon, dhe ne qofte se ky hap eshte ndergjegjesimi i politikave serbe per te njohur pavaresine e Kosoves, cila eshte rruga me e mire per te arritur aty? Cili eshte mesazhi moral qe bota duhet te vleresoje nga pavaresia e Kosoves, dhe cili duhet te jete zotimi nderkombetar qe me e mira te behet? A eshte ky moment historik unik ne bote, apo duhen hequr paralele, dhe ne qofte se eshte me te vertet nje moment unik ne histori, c’mund te mesohet?
Edhe pse peshku pa uje nuk eshte Think Tank-u i duhur per te tilla debate, mbetet nje hapesire publike ku ndergjegjesimi mbi keto ceshtje dhe te tjera qe mund te ngrihen duhet te jete sa me i larte, sa me i kthjellet, dhe sa me serioz. Deshiroj te ftoj te gjithe shqiptaret dhe te gjithe peshkataret te reflektojne ne menyre publike me sa me urtesi dhe drejtesi per keto ceshtje. Natyrisht, me humor te mire.

21 February 2008 @ 1:33 am
Kjo idea e ‘tink-tankut’ nuk eshte aspak e keqe. Sidoqofte, gjerat nisin prej fillimit. Guri u rrokullis prej Girolamo De Rades. Le ti drejtohemi atij ne fillim.
21 February 2008 @ 1:35 am
per de Raden mund te adresoheni ketu.
21 February 2008 @ 2:08 am
Keshille per moderatoret. Kjo pyetje mund te vendoset ashtu sic keni patur bere para disa javesh me temat qe lidheshin me historine, ne krye te faqes ne menyre permanente me nje moderator per diskutimin.
21 February 2008 @ 6:51 am
Kur ti iki e reja e pavaresise, njerezit do ti kthehen mireqenies personale. Se me patriotizem nuk mbushet barku gjithmone.
Nga ana ushtarake as nuk behet fjale. Kur te vije puna per tu perleshur me Serbin sado te pregatitesh e te investosh gjithmone do jesh shume hapa mbrapa. Na rrofte Amerika, Evropa e Nato qe na mbrojne nga Serbi se vete nuk ja dalim dot.
Prandaj zhvilimi ekonomik i Kosoves do jete barometri i suksesit. Duke qene se Kosova ka popullsine me te re ne Evrope mendoj qe nje nga pikat kryesore duhet te jete zhvilimi i sistemit te edukimit.
21 February 2008 @ 7:08 am
Amin.
21 February 2008 @ 8:34 am
Hapja e nje debati te gjere per ceshtje serioze qe kane te bejne me shoqerine, vecanerisht per ato qe lidhen me kombin, vlen shume, si per te dhene mendime origjinale per cka mendon gjithesecili, por dhe per te zhvilluar kulturen e debatit, e cila na mungon per shkaqe qe dihen.
Trajtimi i problemeve qe kane te bejne direkt me fatet e kombit, deshiren per ta zhvilluar e lulezuar ate si dhe per te trajtuar me guxim por me optimizem sfidat qe e presin , jane dhe nje tregues per te gjithe ata qe kane te rrenjosur thelle ndjenjen e atdhedashurise.
Me vjen mire qe tek peshkupauje , ndryshe nga shume forume te tjera te debatit te hapur , gjej seriozitet dhe kulture ne trajtimin e ceshtjeve.
Lidhur me Kosoven dhe te ardhmen e saj, deshiroj, ne radhe te pare, te shpreh optimizmin tim. Kosova tani fitoi sfiden me te madhe te historise se saj 100 vjecare, fitoi pavaresine dhe flaku tutje shtypjen e nje shteti qe per nga menyra si vepronte te kujton veprimet e nje bishete eger. Sot Kosova gezon dhe me te gezojne gjithe shqiptaret, kudo qe jane, po me shume gezojne shqiptaret e thjeshte. Ata me kollaro e me kostume firmato, qe nuk mungojne t’i deklarojne hapur ne sy te njerezve te uritur, kane shume gjynahe. Kane gjynahe sepse nje here ne jeten e tyre iu dha mundesia historike qe te ndertojne nje Shqiperi demokratike e te begate, per te cilen te gjithe ishin te etur, dhe jo vetem nuk e ndertuan, por e perdhunuan, i thithen gjakun, e coptuan si nje kerme. Ku duhet te ishte Shqiperia sot dhe ku eshte, e fundit, ende nje lypsare qe mban syte nga bekatoret, pa dinjitet, pa shprese se kur do te marre fryme lirisht dhe do te beje perpara. Prandaj gezimi legjitim per pavaresine e Kosoves dhe clirimin e popullit te Kosoves i perket vetem popullit te Shqiperise, atij qe hapi dyert e shtepive sapo kemba e pare e kosovarit shkeli ne Shqiperi gjate spastrimit etnik, atij qe u derdh lume neper rruge, me flamuj te kuq dhe me shishe shampanje ne dore. Kosova do te mbahet ne kembe se ka pas nje popull vital, te etur per liri e per perparim, por ka dhe nje popull te tere qe e do me shpirt dhe do t’i gjendet gjithmone prane. Ky nuk eshte folklorizem patriotik, por eshte shpirt patriotike i vertetuar me se nje here. Eshte ky shpirt qe geni i shqiptarit ka rrojtur e vazhdon te rroje. Rron or rron e nuk vdes shqiptari!
Kosova tani ka hapur krahet e fuqishme te shqipes dhe po shkon drejt qiellit te kalter. Veshtiresi do te kete, se pa veshtiresi dhe sakrifica edhe jeta nuk ka kuptim. Ajo fitoi betejen kryesore, do te fitoje dhe betejat e tjera. Uroj qe dhe ne te Shqiperise te fitojme betejat e enderruara.
21 February 2008 @ 9:05 am
Sigurisht, 2 shtete shqiptare ne Ballkan nuk shíhte aspak mire nga gjitonet..Ne nje aspekt te larget , them se koha do punoj per ne..POKER i forte,do luhet ne tavoline kur behet fjale per gazin qe Ruset duan ta sjellin ne Europe…Problemi eshte thjesht ekonomik…Ketu duhet te perqendrohemi si ne ashtu edhe Kosovaret..Tregti e lire dhe pa dogana…
21 February 2008 @ 12:13 pm
Shyqyr zotit Kosova u bë e pavarur dhe për cdo ditë po del nga kthetrat e Serbisë që për shumë shekuj kreu përdhunime serike ndaj zemrës së shqiptarisë.
Por disi u hutova dhe hidhrova kur lexova misioni i ri do të jetë ashtu sikurse ai i UNMIK-ut. Mos më keqkuptoni; ne kemi nevojë për ndihmë por kam frikë se këto mision do ta bëjnë më të lehtë për politikanët shqiptar në Kosovë ti ikin përgjegjësisë.
Lexoni se c’far thotë ky shefi i EULEX
21 February 2008 @ 12:14 pm
http://mollakuqe.wordpress.com/2008/02/19/interviste-me-kryeadministratorin-e-ri/
“Unë kam pushtet ekzekutiv. Unë mund të anuloj ligjet, shkarkoj zyrtarë të korruptuar dhe shpall të pavlefshme vendimet e Qeverisë së Kosovës. Unë jam i impresionuar nga synimet e politikanëve në Kosovë. Sot apo nesër kushtetuta do të publikohet dhe kjo kushtetutë do të kontrollohet nga organizata ime para se të aprovohet nga parlamenti.”
21 February 2008 @ 12:53 pm
Tju them te drejten kjo interviste nuk me bind fare per autenticitetin e saj. Duhet te behet nje dallim i qarte mes momentit te tanishem dhe te mevonshem : EULEX nuk zevendeson UNMIK-un. Nuk e di se sa here na e kane thene kete diplomatet europiane. Ja se c`thote zedhenesi i EUSR Preparatory team pikerisht ne lidhje me kete keqkuptim (grupi qe krijoi EULEXin)
“I would already now want to underline that the idea is that UNMIK would transfer authority not to the EU but to the Kosovo authorities and that the EU would then support the local institutions. The EU will not replace UNMIK.” Jaas Luri
21 February 2008 @ 4:44 pm
Ore me keq ardhje lexoje populli kosovar ? Ku shihni nje popull kosovar ? Kosovar eshte nje fjale qe per mblidh te gjithe popujt qe jan ne kosove por mbi 90% e tyne jan SHQIPTAR , nuk ka komb kosovar apo popull kosovar por ka popuj sic e kallxone edhe vete flamuri i tyne me ato 6 yjte …
21 February 2008 @ 7:49 pm
Ka fillu te tmerrohet BE-ja se e ka kuptu qe ne e dime kush eshte themra e tyre e Akilit. Jo vetem qe e dime por edhe kemi fillu ta lujm bukur ate karte
Prit prit se s’ke pa gjo fare, eshte vetem fillimi, boll na terhoqet prej hune.
21 February 2008 @ 8:10 pm
Gjëja më e mirë, për ti rritur “reklamën” në panoramën ndërkombëtare, është që qeveria Kosovare ti kërkojë Komitetit Olimpik që të marrë pjesë në Olimpiadën e Pekinit.
21 February 2008 @ 9:18 pm
projekti tjeter pas Kosoves:)
http://calabriaindipendente.wordpress.com
22 February 2008 @ 8:05 pm
Tani per tani, ne Kosove pritet dhe nje perfaqesim i EU aty, me forca dhe administrate, keshtu qe eshte shpejt per te thene se do behet keshtu apo ashtu. Pastaj varet dhe s’e ç’monedhe do perdoret aty, euro apo do dali ndonje monedhe kombetare. Ajo qe duhet te beje klasa politike kosovare eshte gritja e nje burse kombetare, pregatitja e nje terreni ligjor per pritjen e investitorve te huaj dhe kosovare neper bote, dhe pregatitja e nje klase te zote ekonomistesh. Te tjerat vijne vete duam apo s’duam neve.
23 February 2008 @ 7:44 pm
Unë besoj qe vetem me bashkimin e trojeve etnike shqiptare ne nje shtet do te arrihet deri te paqja dhe prosperiteti ne Ballkan.