Energjia nukleare, një kompani paraqitet në zyrën e kryeministrit

Konsorciumi i njohur, Afla Group shprehu interes për të investuar në Shqipëri në projekte në fushën e energjisë atomike, bioteknologji dhe në Nano Technology, një teknologji e njohur për prodhimin e paisjeve të vogla elektronike, fokusuar në fushën atomike.

Orjeta Zhupa (Shekulli)

 

Kryeministri Berisha priti në një takim përfaqësuesit e Alfa Group, të kryesuar nga Howard Ash.

Konsorciumi i njohur, Afla Group shprehu interes për të investuar në Shqipëri në projekte në fushën e energjisë atomike, bioteknologji dhe në Nano Technology, një teknologji e njohur për prodhimin e paisjeve të vogla elektronike, fokusuar në fushën atomike.

Gjithashtu Grupi Alfa sugjeroi krijimin në Shqipëri të një Qendre kërkimore –shkencore në fushën e Nano Technology si dhe ndërtimin e një impianti për prodhimin e produkteve të kësaj teknologjie.

Kryeministri Berisha falënderoi përfaqësuesit e Alfa Group për projekt-idetë dhe i informoi se për projektet në fushën nukleare, Shqipëria po përgatit kuadrin ligjor që do të pasohet me përfundimin e nënshkrimit të marrëveshjeve dhe me ngritjen e strukturave përkatëse.

Kryeministri Berisha pohoi se në fazën e dytë do të diskutohet për këtë sipërmarrje që mund të ofrohet si investim publik, rezultat i marrëveshjeve rajonale, ose si investim privat.

Kryeministri Berisha tha se qeveria e tij po i hap rrugën Shqipërisë të përdorë edhe këtë burim si alternativë energjie.

Energjia bërthamore, ëndërr e largët

Që prej një muaji, politika italiane ka deklaruar disa herë se dëshiron të ndërtojë centrale bërthamore. Ministri i Ekonomisë, Giulio Tremonti dhe zv/ministri i Punëve Prodhuese, Claudio Scajola, thonë se dëshirojnë t’i ndërtojnë në Shqipëri këto centrale. Kryeministri shqiptar Sali Berisha deklaroi disa javw më parë se, “ishte dakord që centralet bërthamore të ndërtoheshin këtu te ne”, por pranoi gjithashtu se, deri më sot, nuk është negociuar zyrtarisht me Romën, pra, që bëhet fjalë vetëm për deklarata mediatike.

Dashuri me energji në kohë krize

Entuziazmi për energjinë bërthamore është shtuar në dy anët e Adriatikut, veçanërisht për shkak të krizës energjetike botërore, që për Italinë nënkupton çmime jashtëzakonisht të larta për naftën e gazin, ndërkohë që për Shqipërinë nënkupton kufizime masive në furnizim dhe bllokim të zhvillimit ekonomik të vendit.

“Centralet bërthamore kërkojnë shumë kohë për t’u ndërtuar”,- thotë profesori Cini, i cili është shumë i respektuar për njohuritë e tij në këtë fushë. “Nëse puna do të niste tani, do të duheshin së paku tetë vite që centralet të përfundonin”. Premtimi i qeverisë italiane është që rreth vitit 2013, të jenë akorduar licencat e të jenë përcaktuar vendet e ndërtimit. Edhe ky parashikim, duket tepër optimist.

Energji, pa leverdi ekonomike

Sot për sot, thuhet se energjia bërthamore është shumë e lirë. Kushton 12 deri në 18 cent të euros për kilovat. Por sipas profesor Cinit, kjo është një e dhënë e gënjeshtërt. “Vendet që kanë bombë bërthamore, kanë investuar më herët miliarda për të prodhuar bombën. Energjia bërthamore qe një derivat i investimeve për bombën, e për pasojë rezulton më e lirë. (Sepse askush nuk fut në llogari koston ushtarake). Për vende që nuk kanë investuar te energjia bërthamore për qëllime ushtarake, kostoja është shumë më e lartë”,- thotë ai.

Pa drita, me ëndrra bërthamore

Qeveria shqiptare ka folur për energji bërthamore, gjatë kohëve të fundit, shumë më tepër sesa ka folur për zgjidhje konvencionale të krizës energjetike. Shqipëria ka nevojë aktualisht për 600 deri në 800 megawat fuqi të instaluar termocentrale, ose do të importojë përgjithmonë 50-60% të energjisë që konsumon. Në skenarin e saj më të mirë, qeveria ka premtuar se një TEC 93 megawat do të hyjë në punë, në mes të vitit 2009, së bashku me disa dhjetëra hidrocentrale të vegjël, të cilët duket se do të shtojnë vrimat në xhepat e shqiptarëve, por nuk do ta zgjidhin problemin.

Dergoje artikullin me email Printoje artikullin

17 Komente

  1. hi-teka thotë:

    1 July 2008 @ 3:44 pm

    Konsorciumi i njohur, Afla Group shprehu interes për të investuar në Shqipëri në projekte në fushën e energjisë atomike, bioteknologji dhe në Nano Technology

    Gjithashtu flitet se MIT do zhvendoset ne Shqiperi, dhe pikerisht ne Mamurras, per te mos ndryshuar inicialet.
    Hello youtube!

  2. prap une thotë:

    1 July 2008 @ 4:00 pm

    per Zotin ky duhet te

  3. toko thotë:

    1 July 2008 @ 4:30 pm

    Mua ky Alfa group me resulton compani ruse Mbase gabohem por..
    …..Russians looked on in alarm last October as a convoy arrived from Bulgaria including 41 tonnes of spent nuclear fuel, bound for the Krasnoyarsk storage site (in eastern Siberia) and eventual reprocessing. The contract governing the shipment was not drawn up by scientific experts as required by law (10), and a fresh scandal erupted: even though the firm named by the Bulgarian nuclear plant to act as middleman went out of business in March 2001, it was still listed as the financial intermediary. This offshore company, Energy Invest and Trade, was closely linked to the notorious Alfa Group, whose bankers took over the management of Minatom’s accounts - and thus the Bulgarian contract - last year.
    ————–
    Per me shume lexo
    ALFA-GROUP/RENOVA (HTTP://WWW.ALFAGROUP.ORG)

    Alfa Group’s main assets are the Tyumen Oil Company (TNK), cellular operator Vimpelcom, the Perekriostok chain of stores, and Alfa-Bank, Russia’s largest private bank in terms of assets (”Kommersant-Dengi,” No. 14). Alfa-Group shares ownership of TNK with Renova, which controls the Siberian-Ural Aluminum Company (SUAL), Russia’s second-largest producer of primary aluminum. Key figures include Alfa-Group CEO Mikhail Fridman, Alfa-Bank President Petr Aven, and major TNK shareholder and SUAL head Viktor Vekselberg. Vekselberg is the common link in recent deals that pair Alfa-Group/Renova with heavyweight international partners. Britain’s BP will pay $6.75 billion for half of TNK, and Britain’s Fleming Family & Partners is teaming up with SUAL in a deal that could, according to Vekselberg, give FF&P up to a 23 percent stake in the new company
    ————————–

    A Statement from Alfa-Bank On Recent Media Reports About Financing In Iran — Moscow, Russia
    A recent article published on the internet web site Foxnews.com, and republished elsewhere, falsely stated that Alfa-Bank is the primary financial agent in the development of Iran’s nuclear power plant at Bushehr and erroneously suggested that Alfa-Bank, and by extension its Chairman, Mikhail Fridman, and the Alfa Group as a whole, plays a principal and central role in the development of Iran’s nuclear power program and the sale of aircraft to the government of Iran…
    …Alfa-Bank is one of the largest privately-owned banking institutions in the Russian Federation and provides a full range of financing and related services to clients in Russia and around the world. Alfa-Bank, the financial arm of Alfa Group in Russia, maintains a client relationship with Atomstroieksport — a company owned and controlled by the Russian Federation — that has a contractual relationship with the Iranian Atomic Energy Organization. Neither Alfa Group, nor any of its subsidiaries including Alfa-Bank, has any direct client relationship with any Iranian entity — public or private — that is a component of the Iranian nuclear development program.

  4. toko thotë:

    1 July 2008 @ 4:34 pm

    Mua ky Alfa group me resulton compani ruse Mbase gabohem por..

    …..Russians looked on in alarm last October as a convoy arrived from Bulgaria including 41 tonnes of spent nuclear fuel, bound for the Krasnoyarsk storage site (in eastern Siberia) and eventual reprocessing. The contract governing the shipment was not drawn up by scientific experts as required by law (10), and a fresh scandal erupted: even though the firm named by the Bulgarian nuclear plant to act as middleman went out of business in March 2001, it was still listed as the financial intermediary. This offshore company, Energy Invest and Trade, was closely linked to the notorious Alfa Group, whose bankers took over the management of Minatom’s accounts - and thus the Bulgarian contract - last year.
    ————–

  5. toko thotë:

    1 July 2008 @ 4:36 pm

    Linke te tjera
    http://www.alfabank.com/media/news/2007/08/10/

    http://www.cdi.org/russia/johnson/7188-10.cfm

  6. Rob-terneti thotë:

    1 July 2008 @ 4:40 pm

    Keto jane shashkat me tym para zgjedhor. Alfa, Beta dhe Omega, ta haje kush ta haje.

  7. Vuno thotë:

    1 July 2008 @ 4:55 pm

    hihihi, kerpurdha, kerpurdha me zarar. nesa Sala e realizon ket endrren e tij berthamore ma ha mendja te gjithe shqipet do bejne turizem kozmik andej nga 2020.

    PS: don’t do drugs, may have atomic affects ;)

  8. toko thotë:

    1 July 2008 @ 5:04 pm

    Edhe keshtu mendoj por Alfa Group ( po te jete kjo rusja) tregon mire se kush jane investitoret qe vijne ne shqiperi sic tha njeri tek VIP VUP per Belger Izraelitet, Norvegjezet etj etj “ndersa ne shqiptaret po mbetemi me gisht ne goje” dhe ate shenimin e Forbes per investimet ne shqiperi. Tregues i mire

  9. manjola thotë:

    1 July 2008 @ 5:09 pm

    Edhe keshtu mendoj por Alfa Group ( po te jete kjo rusja) tregon mire se kush jane investitoret qe vijne ne shqiperi sic tha njeri tek VIP VUP per Belger Izraelitet, Norvegjezet etj etj “ndersa ne shqiptaret po mbetemi me gisht ne goje” dhe ate shenimin e Forbes per investimet ne shqiperi. Tregues i mire

  10. Vlore1920 thotë:

    1 July 2008 @ 5:10 pm

    thojini komandantit te nderroje llojin e droges qe merr se po merr me qafe nje vend te tere :(

  11. Grupi thotë:

    1 July 2008 @ 7:29 pm

    Grupi Alfa

    Na kane rrethuar Grupet Armiqsore…boll mo me Grupe!

    Edhe kjo na duhet…Krushevitet revizionist te vine e te na ndertojne centrale berthamore…

    Gjithashtu flitet se MIT do zhvendoset ne Shqiperi, dhe pikerisht ne Mamurras, per te mos ndryshuar inicialet.

    Me sa duket MIT-ja lexoka Peshkun…se une ja propozova kte universitet ne Mamurras para nja 1 muaji…

  12. artian thotë:

    1 July 2008 @ 7:43 pm

    Grupet per enrgji nukleare, vijne tek zyra e kryeministrit,njesoj sikur kryeministri te jete me profesion Dktotor!
    Dhe doktori, eshte ekspert per gjithshka,sidomos per zemren dhe e zgjidh problemin,me nje recete,dhe me thirjen”next”,tjetri,kush e ka radhen!
    Nuk ka rruge tjeter shqiperia,per te zgjidhur keto oferta ne menyre serioze,ligjore,parlametare nga me experte,por keto duhen kaluar ne reviste,parade drejte e ne zyren,sikur te ishte zyra per sherbime mjeksore,popullore !?
    Nje nejri i vetem nuk mund te mare persiper nje angazhim te tille qe eshte shume serioz per fatet e vendit tone dhe te rajonit,Greqia,komshiu, eshte i shqetsuar per komshiun e varfer dhe ka frike,se mos shperthen, gazi i sobes se Shqiperise dhe ndot te gjithe lagjen,dhe kush paguan parate per ta riparuar se pare komshiu,alvano ska i mut ti bej ball, ka hy ne borxhe me te gjithe !

  13. Cheney thotë:

    1 July 2008 @ 9:29 pm

    pervec xarlliqesh te tjera une ketu mora vesh se profesor Cili ose ka qen pishem kur eshte shprehur ose gazetarja ka qen pishem kur ka shkrujt artikullin.

  14. Idris thotë:

    1 July 2008 @ 9:46 pm

    “”"”"hihihi, kerpurdha……
    Ke marre dhe adminat dhe duket qe per meze ke kerpurdha…. :) :) :)
    Po te pakten thuj noi gjo shkarazi cfare po pi…. :),
    Po e ke afer ate MOZEN thuj qe ka fillu me u be serioze…na kishte dale dhe ne tabele te nderit…..po thuj dhe qe Cheti ka per t’ja bo shalet kuq me hithra…sa kur te kujtohet te dale faqe miletit neper Drrasa ti shkojne shtate

  15. berberi thotë:

    1 July 2008 @ 10:34 pm

    Sala eshte bo i modh. Ka fillu me i shit shpejt e shpejt renat qe krijon, se e ka kuptuar se edhe pak kohe i ka ngel ne pushtet, e i duhen ca pare per pleqerine.

  16. lumidrin thotë:

    1 July 2008 @ 11:26 pm

    Ku jemi, e ku pretendojme te shkojme, duket qesharake.
    Ju jap te drejte.
    Po citoj fjalet e Sarkozy sot , president i radhes per E.B “europa duhet te ndertoje me shume centrale atomike”.

  17. Pjer Thomas thotë:

    3 July 2008 @ 6:07 pm

    kush ma hoqi komentin tim, po e fus prap;

    “..Sot për sot, thuhet se energjia bërthamore është shumë e lirë. Kushton 12 deri në 18 cent të euros për kilovat. Por sipas profesor Cinit, kjo është një e dhënë e gënjeshtërt. “Vendet që kanë bombë bërthamore, kanë investuar më herët miliarda për të prodhuar bombën. Energjia bërthamore qe një derivat i investimeve për bombën, e për pasojë rezulton më e lirë. (Sepse askush nuk fut në llogari koston ushtarake). Për vende që nuk kanë investuar te energjia bërthamore për qëllime ushtarake, kostoja është shumë më e lartë”,- thotë ai….”

    Mirpo me llogjiken e ekonomisteve te botes se dyte e trete, i bie qe kjo energji te ishte me e shtrenjte . Pse duhej te ishte me e lire kur per kete lloj energjie eshte shpenzuar me here ne miliarda, do te pyeste kushdo. Mirpo pikerisht ketu fle lepuri.
    Investohet per bomben, miliarda, mirpo keto llogariten si obligacione, persa kohe pritet nje mall per shitje, ne kete rast; Energjia, obligacione qe kryejne dy fuksione, qe ne makro-ekonomi perkthehet me veprim te dyfishte, 1) kthehen ne vlere leku/paraje sapo fillon shitja e mallit Energji (aq energji qe shitet , po aq kthehet ne vleren e saj) , 2) kjo vlere paraje (si çdo mall) ka vleren e vet ne Burse, pra ne letra me vlere) gje qe e çliron objektin/aktivitetin dhe njekohesisht qeverine, nga borxhi, apo me sakt nga i ashtuquajtur borxh i fillimit/i nismes se investimit.

Komentet per kete teme jane te mbyllura.
Per t'u mbrojtur nga spam-i, Peshku pa uje i mbyll komentet e cdo teme pas 60 ditesh.

  • Po shikoni nje artikull ne faqen e arkivit te Peshkut pa Uje. Per te pare faqen aktive, shkoni tek peshkupauje.com