Emigranti…
Binte një shi i imtë i padukshëm, që mezi ndihej. Dhe njerëzit lageshin nga çadrat që, të vendosura njëra mbi tjetrën krijonin rrëke të vogla uji, që pastaj kullonin mbi supet që ishin të ngjitura me të tjera supe. Aty mbante erë të rëndë duhani, djersë e rrobash të palara e të lagura. E gjithë kjo erë të ngjitej në hundë, në duar, në qerpikë e gjithandej, saqë sado të laheshe, nuk mund ta hiqje. Madje nganjëherë më krijohej përshtypja se nuk doja ta hiqja as këtë erë, as pamjen e vrerosur të fytyrës që qeshte në të rrallë e vetëm nga zori, të ngjashme me retë në qiell, të cilat sa vinin e zbeheshin duke humbur ngjyrën e errët.
Më dukej sikur në të kundërt do të humbja një pjesë nga vetja, megjithëse nuk isha i sigurt nëse kjo vete ekzistonte. Këtu kisha ditë që rrija. Kisha ditë që shihja të njëjtin qiell, ditë që më ngulej në mish i njëjti shi i papastër, pasi unë nuk mbaja çadër. Kurrë nuk jam munduar të numëroj ditët dhe as t’u tregoj sa kohë ka kaluar. Për mua koha është diçka e pazgjuar, e shpikur për të na lodhur më shumë, për të na sjellë vërdallë.
Ju të gjithë ndoshta jeni bërë kuriozë të dini se kush jam unë, apo më gënjen mendja, pasi në fund të fundit ju s’keni përse ta di
ni se kush jam unë. As mbret, as pasha, as ndonjë prostitutë e famshme, të cilës ia keni numëruar të gjitha lekët që kishit në portofol. Megjithatë jam i sigurt se, po të më dëgjoni në vazhdim, do të kuptoni fare lehtë se me kë keni të bëni…
Gjithçka këtu është gri. Para meje muri. Pas meje një tjetër mur.
Juve duhet t’ju kujtohet menjëherë kush jam, nëse ju them se një pjesë e imja, ta zëmë 1 e 10-ta, ka mbetur në telat me gjemba të këtyre mureve që më rrethojnë, që atëherë kur vendi im quhej “Bunker”. Unë gjithmonë kam dashur ta thyej murin.
Madje, shumë prej jush duhet të më njohin për fytyrë. Nëse ju kujtohet, unë kam qenë në shtëpitë tuaja dhe kemi ngrënë në të njëjtën sofër, e më pas ju më keni përcjellë deri te pragu e ndoshta pak më larg, e më pas jemi ndarë. Ndokush prej jush më ka puthur në faqe, se mbaj mend në ishte nusja, motra, nëna apo gjyshja e vjetër. Pastaj o më keni harruar, o keni ndenjur me sytë andej nga unë ika me shpresë që do të kthehesha, e nëse nuk kthehesha, nëna qante dhe vdiste, nusja qante e më pas martohej sërish, për të pritur sërish. Kushedi sa herë buzëtrëndafiltat më kanë harruar si një foto të fshehur mes gjimbajtëseve, të cilat i vishnin për të tjerë.
Më keni kënduar këngë. Aq shumë këngë, sa më duket vetja një qen baladash, krejt jashtë së sotmes, krejt jashtë së nesërmes.
Muri para meje hesht. Flet vetëm burri i ves
hur me kapotë, të cilin e urrej se më urren, të cilin e përqesh sa herë më lexon keq emrin tim në shqip, e që ma kthen duke ma flakur përtokë pasaportën e “bardhë”.
E bardha për ju njerëzit e thjeshtë është një ngjyrë e mrekullueshme. Po ju them një sekret: edhe për mua ka qenë e tillë para se të ngrihesha nga sofra dhe të ndahesha me ju. Tani, e bardhë për mua do të thotë fatkeqësi. Pas së bardhës unë duhet të mendoj sërish si ta çaj malin me dëborë të bardhë në këmbë, duke u ruajtur majtas djathtas nga ujqërit. Shokët, ata që si unë rrinë sup më sup dhe presin në heshtje kullesat që mbledhin çadrat e zeza e që, ashtu si unë, zgërdhihen prej zorit, më kanë gjetur sa herë të shqyer. A e dini që ujqërit kishin një zakon: sado të uritura, lukunitë asnjëherë nuk më hanin të gjithin. Ata merrnin vetëm të brendshmet dhe pasi më kishin shqyer, më linin ashtu, mbi dëborë, ku kufoma ime prishej me vështirësi për shkak të të ftohtit. Prandaj, në të gjitha historitë thonë se më kanë gjetur vetëm kokën, me qerpikë të ngrirë dhe sytë nga qielli.
Lukunitë e ujqërve më kanë zënë në rrugë, ndërsa përpiqesha për të kaluar malet me dëshirë që të bëhesha i pasur dhe në fund të kisha para për të blerë… Se çfarë kam dashur të blej, as unë vetë nuk e di. Ndoshta kërkoja të blija ëndrrën, ndoshta doja vetëm një shall të kuq për nënën. Nëna ime s’ka mbajtur kurrë bizhuteri, po do t’i shkonte një byzylyk, nga ai që kam parë pazareve të një vendi të huaj.
Po ku isha? Po ju tregoja për burrin me kapotë, që rri poshtë strehës dhe lexon emrin tim keq. Një herë më shkoi në mendje ta ndërroja emrin, shumë si unë e bënë dhe tani nuk quhen më Arbër, por Vasillaq. Unë s’di pse ndërrova mendje, ndërsa burri me kapotë vazhdon të ma lexojë keq dhe vëllezërit e mi s’di përse e përsërisin po ashtu gabim, siç bën ai, dhe pastaj nënqeshin, duke pritur që edhe atyre t’u lexohen keq emrat.
Ja pse them që nuk kam më vete. Në gjithë ato rrugë me emra të ndryshëm ku kam shkelur, kam mësuar shkronjat që ata përdornin dhe kam dëgjuar me kujdes se si i nxirrnin germat nga goja, por sa herë që unë flisja në gjuhën e tyre, më shihnin vëngër. Dhe gjithmonë pyesnin kush isha. Njerëz të tillë kuriozë gjithmonë i kisha frikë. Ata mund të raportonin te njeriu me kapotë dhe do të më duhej sërish të kthehesha pas, të bridhja malet me dëborë, të rrija ditë të tëra pa ngrënë, për t’u kthyer sërish në rrugët e tyre. Për këtë nuk më pëlqenin germat e tyre, as emrat e tyre dhe as të panjohurit.
Për këtë ndoshta e urrej edhe burrin me uniformë. Ai dhe të tjerët si ai më kanë bërë që të harroj emrin tim, veten time. Ndoshta jo me dashje, ndoshta jo se s’kanë të drejtë, ndoshta thjesht sepse u tingëllon keq e përkthyer në germat e tyre. Në fund të fundit, edhe s’kam pse i urrej për kaq pak gjë. Ata thonë se më kanë dhënë punë dhe unë si dreqi kam punuar. Jam paguar 10 herë 20 herë më pak nga sa duhej të paguhesha, po nuk kam bërë zë. Si njeri i huaj, unë i respektova rregullat e tyre, edhe pse asgjë s’m’u shkëmbye me të njëjtin respekt.
Ata edhe sot më thonë i huaj, më shohin me dyshim, presin të shqiptoj gabim një fjalë të tyren dhe pastaj të më vërsulen aq keq, saqë unë preferoj sërish lukuninë e ujqërve, dallgët e detit ku jam mbytur mijëra herë dhe muret, mjafton të jem në vendin tim.
Po unë s’kam vete, rrjedhimisht as emër e në fund, asnjë vend që mirëfilli të quhet i imi. Madje, kohët e fundit, ndërsa kthehesha për atje ku ka qenë shtëpia, më thanë se quhesha emigrant. Nuk e di cili është kuptimi i kësaj fjale, por shumë njerëz më thërrasin kështu, pa pyetur nëse mua më pëlqen ai emër, pa pyetur nëse mua më pëlqen si e shqiptojnë. Edhe ju më keni thërritur kështu, prej ditësh kam vënë re se, ndërsa shiu më futet në palcë, unë i thërras vetes me të njëjtin emër. Përpara meje muret, pas meje muret dhe ju tani e dini që unë quhem emigrant.
Shkruar per tim vella, qe edhe pse ju luta, serish shkoi ne kembe ne Greqi, pasi nuk me bindet se mund te punoje edhe ne vendin e tij… Heren e parafundit iu desh te qendronte 1 jave pa buke ne mal sebashku me shoket.. Pastaj tre vjet rrjesht priti per nje vize, une kam ndenjur me te, per ore te tera ne dyert e ambasades greke, ne shi dhe ne diell. Para nje jave u nis serish ne kembe, pasi ashtu si shume te tjereve mes te cileve burra me mbi 50 vjet ne shpine, u kthenin pergjijge se nuk kishin eksperience ne pune…Kesaj radhe arriti atje ku donte, por une nuk mund te harroj qe per tre nete shihja ne enderr Gramozin dhe historite me tmerre qe me kane treguar miqte e kushurijte e im vella… Askush nuk i ka numeruar kockat e shqiptareve te mbetur ne male… Nga fshati im ka dy te humbur, te dy besohet te vrare dhe nje eshte kthyer ne arkivol. Kur isha shume i vogel e mbaj mend makinen qe e solli atehere nuk kishte shume makina, ime me thoshte qe e kishin zene poshte guret, trupin ia gjeten pas tre muajsh…



6 July 2007 @ 1:09 am
Histori e dhimbsur per te gjithe emigrantet qe hyjne ilegale. Jeta keshu e ka, njady i ngre, njady i perpjek.
Per mua nuk ja vlen te rezikosh jeten te arish ne greqi,apo kudo ne bote. Por te detyrojne kushtet, dhe kete e kuptoj.
Zoti qofte me ju, te gjith qe vuani ne keto menyra jashte atdheut. Paci fat gjithmone. Do tju mbaj ne lutje.
6 July 2007 @ 2:52 am
Shkrim jo vetëm i goditur,por i dhimbshëm si një përgjithësim i një kalvari që,mjerisht,për ne,shqiptarët,s’paska të mbaruar.Secili nga ne,gurët e rrokullisur(ku s’do mend fut dhe veten time) kemi se ç’mësojmë nga ky leksion.O Zot,po kur do të vijë ajo ditë që jo vetëm mos mërgojmë ilegalisht,por dhe legalisht?Ky mërgim,kjo ikje i ngjan as më pak dhe as më shumë një erozioni që,pak nga pak,po ha kombin.
Autorin e përgëzoj se ka prekur një tel ikandeshent që është gati të na ndezë flakë.
Përparim Hysi,5 korrik 2007
6 July 2007 @ 4:01 am
Shkrim i bukur, i dhimbshem, dhe real.
Kam njohur shoke qe iken nga mali, apo me barka nga deti .
kam njohur shoke qe u ktheyn me trauma mendore,
nga te ikurit kam njohur shoke qe nuk dihen ku jane.
Faleminderit Krasta
6 July 2007 @ 4:05 am
e shkruar shume mire. fotoja teper e pershtatur.
urime
6 July 2007 @ 10:00 am
shkrime te tilla jane si drita henes qafes se Gramozit…
Shpresoj ta publikosh diku krasta..
6 July 2007 @ 10:46 am
Krasta,
na rrenqethe mishin. Flm.
6 July 2007 @ 11:22 am
Krasta, me bere te ndihem edhe nje here i prangosur dore me dore me nje shokun tim ne operacionin “fshesa”, u ndjeva edhe nje here ne burgun e anijes qe me coi ne Korfuz me gjithe se i kisha dokumentat absolutisht absolutisht te rregullta. Qava edhe nje here per nipcen 18 vjecar qe e mbyten ne Zvicer me plasmas per 6000 franga, ore e kuptoni ti krasta krau vetem per 6000 franga se kaq ishte sasia qe kishte shitur. Pse valle ky eshte cmimi qe paguajme per rrugen e kalimit nga nje rend diktatorial ne rendin kapitalist?
Krasta krau, cfare ndjeva me lart, eshte respekt i madh per “emigrantin” tend dhe per ata qe marrin persiper te thone te verteten rreth tragjedise anarkiste ne kete down te shekullit 21.
6 July 2007 @ 12:06 pm
kjo qe lexova me beri te rrenqethem… fakking hell…
6 July 2007 @ 2:37 pm
krasta, kjo shkoi direkt si link i preferuar te blogu im, lum miku.
ishte vlere!
te lumte!
6 July 2007 @ 3:08 pm
Krasta shume bukur e ke paraqitur rendesen e humbjes se identitetit te emigranteve.tregim shume i ndjere.te pershendes!
6 July 2007 @ 4:10 pm
Krasta me kujtove rrugetime e mija disa here per ne greqi o zot çfar torture(megjise ca pjes te udhetimit kishte natyr te bukur é te virgjer) akoma ne do lengojm me plage te tilla qe na kan len shenje te perjeteshme ne zemer dhe shpirt,
o Zot kur do mbaroj ky mjerim per ne….?
mu mbusen syt me lot!
6 July 2007 @ 6:10 pm
Fleminderit per fjalet e mira… me vjen keq qe dikujt i kujtova dite te keqija, por kjo eshte jeta. Faleminderit edhe per foton e Gramozit, sme kish vajtur mendja. Cheny, eshte publikur ne gazeten ’standard”, kur punonja atje, nder te rrallat here qe pas kembenguljesh me lejuan te shkruaj dicka sic doja dhe jo sic donin. (po sigurisht nuk eshte gazetari edhe pse nje pjese e pershkrimit eshte real) Nje nder cobezat qe shpresoj ti mbledh ndonje dite, por te gjitha ne vazhden e tentatives..
6 July 2007 @ 6:54 pm
Krasta
Nuk ta them per te te bere qejfin, por ishte nje shkrim qe me beri te lotoj. Ndoshta se jemi miq bashke. Mbase ta kishte shkruar dikush tjeter, nuk do te kishte bere te njejtin efekt tek mua. Por kete nuk mund ta them me kopetence, pasi shkrimi kishte prekur vertet nje pjesez reale te qindra pjesezave te tjera sinonime te “emigrantit”. Po me jep zemer te postoj dhe une ndonje pjesez te “doreshkrimeve” te mija. Megjithate, si femer qe jam, ato kane nje karakter disi personal, ndaj dhe nuk me ka pelqyer ti postoj. Mbase ndonje dite…
6 July 2007 @ 8:18 pm
Lola (se si me duket te te therras keshtu) flm… po mos u merzit. Doja te shtoja qe pak a shume eshte shkruar nen ndikimin e Orhan Pamuk (Une jam e Kuqja)
6 July 2007 @ 8:34 pm
Nga stili i bukur po kujtoja se ishte shkrimi i Emigrantit, dhe po thoja vertet art. Kur ç’te shoh ne fund, Krasta krau. Kjo tregon se dhe Krasta ka nje stil plot art dhe neserdej mund te jete nje konkurrent i forte i Emigrantit. Konkurrenca , ne fund te fundit , sjell zhvillim
6 July 2007 @ 9:14 pm
Emigrant: “Unë gjithmonë kam dashur ta thyej murin.”
Ali Podrimja: “Une gjithmone kam dashur te jem gur”
7 July 2007 @ 9:30 am
Shume shkrim i bukur, real dhe i dhimbshem!
Personalisht kam qene pjese e atyre cadrave te zeza qe ne kohe te zymte qendronin para murit te erret vetem e vetem per te marre nje pasaporte te bardhe si perfundim!
Te lumte Krasta krau, te falenderoj!
11 July 2007 @ 2:56 pm
Me te vertete shume shkrim i bukur! Me beri dhe mua te lotoj! Dhe kur mendoj qe keshtu kane kaluar dhe vazhdojne te kalojne nje pjese e madhe e shqiptareve :(((((, ndihem dhe me keq!
Realitet i hidhur!
29 January 2008 @ 10:48 pm
i prekshem, perjetim i dhimbshem, mund me qen realitet , ka shumë raste qe ndodhin në keëte menyrë,, nese nuk e kemi perjetu ja vlen qe ta lexojm dhe ta perjetojm me brendesi shpirti. kjo është jeta ….