Elbasan, ujkonja bëhet kafshë shtëpiake
Gazeta Shqip
E RRALLë/ Emigranti sjell në shtëpi këlyshin e ujkut që e gjeti në malet e Selanikut
Liza është shndërruar në një gjysmë qen, ditën leh, ndërsa natën ulërin
Nuk kanë të sosur çuditë në Elbasan. Në fillim polli mushka, në fshatin Polis, pastaj lindën gjela e pula me katër këmbë, viça me dy koka, ndërsa deformimet e çuditshme prekën edhe njerëzit. Kësaj radhe, çudia nuk ka të bëjë me çrregullime fizike: kafsha më e egër e pyjeve tona, ujku, arrin të bashkëjetojë me njerëzit e të ledhatohet nga më të vegjlit sikur të ishte qengj i butë.
Historia e rrallë vjen nga Shpati i Elbasanit. Në një fshat të kësaj zone, një ujkonjë është shndërruar në kafshë shtëpiake, madje duke e lënë me qentë e shtëpisë, ajo ka sjellë në jetë disa krijesa që janë gjysmë qen e gjysmë ujk.
Tri vite të shkuara një emigrant nga fshati Pobrat i zonës së Shpatit në Elbasan, është përballur me një ngjarje interesante në malet e Selanikut, ku punonte si bari delesh. Teksa ka qenë duke përcjellë tufën e bagëtive që shtegtonte në këto anë, disa gjahtarë vendas kanë arritur të prishin “lumturinë” e një familjeje ujqish. Nga krismat e armëve, ujkonja ka mundur të marrë me vete dy këlyshët e saj, por ka lënë të tretin në strofull. “Ishte një këlysh i vogël, i mbetur pa nënë dhe unë e mora sikur të ishte një qengj i vobektë”, thotë Bashkim Preçi, i cili është kthyer pranë familjes së tij në dhjetor të vitit 2004. Kur erdhi, mes dhuratave të shumta për gruan dhe fëmijët, Bashkimi kishte sjellë edhe ujkun, të futur në një kuti kartoni. Bashkimi kishte mundur të kalonte traun e doganës greke e shqiptare, duke i gënjyer punonjësit e dy krahëve se këlyshi që mbante në një kuti kartoni ishte këlysh qeni. Madje, kishte siguruar edhe dokumente për të, por te doganierët shqiptarë nuk kish kaluar dot pa paguar 50 euro. Kur arriti në fshat, i dha porosi gruas që këlyshin e ujkut ta rrisnin njësoj si të gjitha kafshët e tjera shtëpiake. Sot ujkonja nga Selaniku mbush tre vjet e gjysmë në Shqipëri. Ajo ka pjellë disa këlyshë që janë gjysmë qen e gjysmë ujk, nga të cilët ka mbijetuar vetëm njëri.
Të zotët e shtëpisë, por edhe banorët e fshatit e kanë ndjekur me vëmendje të veçantë rritjen e ujkonjës së pagëzuar me emrin Liza. Madje çiftimi i kësaj kafshe tregohet si një histori dashurie. “Turreshin gjithë qentë e fshatit, por ujkonja greke që ne ia vumë emrin Liza, donte vetëm qenin Balo, të kunatit”, thotë e zonja e shtëpisë, Violeta. Familjarët tregojnë se ujkun femër e rritën që të vogël me qumësht dhe bukë gruri. U mësua me të gjithë njerëzit e shtëpisë dhe, sidomos, më fëmijët. Bleona, vajza e madhe e Bashkimit, qëndron më afër ujkut. Ajo i jep bukë e ujë, e përkëdhel në kurriz dhe në qafë, si të ishte qen, por kafsha herë-herë edhe i skërmitet.
Madje, Liza ulërin natën si ujk dhe ditën leh si qen. Ndërsa Baloja, “i shoqi”, tashmë qëndron i lidhur natë e ditë, pasi është bërë i egër si ujk. “Na ka shpëtuar tri herë nga zinxhiri dhe ka ikur në mal”, tregon Gain Preçi, babai i Bashkimit, që ka sjellë në fshat ujkonjën greke. Por, çuditërisht, Liza, ikën ditën në mal dhe në darkë kthehet sërish në shtëpi. Por, para se të vijë, Liza i ka përlarë ca pula në fshatrat fqinjë. Në fshatin Selcë, ujkonja ka ngrënë edhe një gomar dhe ka terrorizuar fshatarët, që nuk e dinin se kishin të bënin me një ujk të zbutur. Që nga ajo ditë, Liza është dënuar me izolim. Maksimumi që i lejohet është ndonjë xhiro nëpër oborr, por gjithnjë me zinxhir në qafë.
Ofertat
Ujkonja shitet, por shtrenjtë
Një gjahtar nga Elbasani që kërkon ta përdorë ujkonjën për mbarështim, i ka ofruar familjes Preçi rreth 2 milionë lekë të vjetra. “Ne nuk e shesim aq lirë dhe, aq më tepër, pa marrë leje nga burri, që është në Greqi”, thotë bashkëshortja e pronarit të ujkonjës, Bashkimit. Ndoshta, ndonjë ofertë me interes, Lizën e fshatit Pobrat mund ta transferojë diku gjetkë. Sidoqoftë, Shpati na prezanton këtë tablo interesante nga bota e kafshëve të egra. Në këtë zonë të egër në dimër e të freskët në verë, do të mbahet mend se është zbutur një këlysh ujku.


8 Gusht 2007 @ 2:49 pm
“…….Por, para se të vijë, Liza i ka përlarë ca pula në fshatrat fqinjë. Në fshatin Selcë, ujkonja ka ngrënë edhe një gomar …..”
KULMI !!!
8 Gusht 2007 @ 4:00 pm
Yt te cafte Liza !
8 Gusht 2007 @ 4:07 pm
“Lum” Balua!
8 Gusht 2007 @ 4:10 pm
Qeka adash me majmunin e kopshtit zoologjik nje here vaktit. Edhe ate e quanin Liza. Kudo ne bote kafshet e Zoo-se i duan, i perkedhelnin… te ne ishte qejf kur i thoshim “Liza ka morra, Liza ka morra….”. Eh sa inat i vinte Lizes, por s’kishte ca bote, ishte mbas hekrave, ne Zoo-ne e Arnautistanit…
8 Gusht 2007 @ 4:12 pm
Jane bere shqiptaret si prifterinjte budiste ne monastiret e Tibetit, qe mbajne ne shtepi edhe tigra.
Popull bujar ne, te papare, ne strehojme Nanon edhe Berishen dhe i leme ne krye te shtetit, jo me nje cope ujkonje.
Ky pyesim ne aman.
8 Gusht 2007 @ 7:04 pm
Ne Elbasan ndodhin te tilla deformime lindjesh per arsye se kimikatet e metalurgjise dhe tymrat jan ne dore te zotit.
E njejta gje si ketu me poshte ;;;
http://news.bbc.co.uk/1/hi/sci/tech/1122566.stm
8 Gusht 2007 @ 7:14 pm
Megjithate,ujku,qimen e nderron por zanatin se harron. Prandaj kujdes ju qe e rritet se nuk i dihet. Tung.
8 Gusht 2007 @ 7:17 pm
Ate ulkonjen ma mire ti gjejn venin se po harrun naj dite pa e ushqy vallaj mos o zot i gjen belaja pastaj tu i hanger kalamajt si topa sheqeri larg qofte,mire thote Fitmi.
8 Gusht 2007 @ 7:18 pm
Po,derisa ky popull e mban me rroge Sali Berishen,dhe mban me buke mjaft politikane qe vetem deme sjellin,nuk eshte keq te ruhet me buke edhe nje ujkonje. Ngase,kafshen po ta mbash lidhur me zingjire nuk mund te beje deme, ashtu siq bejne politikanet e korruptuar.
9 Gusht 2007 @ 12:14 pm
Liza qenka zbutur fare
, nje gomar, ca pula. Elbasani eshte bere tamam tani se Liza i mungonte, botes se cudirave.
9 Gusht 2007 @ 1:47 pm
Po me Elbasanin ckeni ?
Ju ka dhen hekur e krom gjithe jeten dhe jan djegur dhjetra elbsanllinj per ate metalurgji te cmendur,si thoshte xhaxhi dulla Clirimi i dyte i Shqiperise!!
Mire qe u semuren njerezit dhe u vrane por pasojat po i vuajme akoma me lindje me deformime se ambjenti eshte shume i papaster pikerisht nga ajo metalurgji e mallkuar.
mesoni se mbeturinat e kimikateve nga me te ndryshmet dhe mos-konfiskimi i tyre sjell demtime brez-pas - brezi.
9 Gusht 2007 @ 6:53 pm
Si shume po e mysin habite ket Qelbacin.Linie rehat ne hallet e veta.
9 Gusht 2007 @ 7:08 pm
sa me shume njoh njerezit
aq me teper dua kafshet
//qelbasani eshte qyteti nga me provincialet qe mund te ekzistojne. “vendasit” i trajtonin jabanxhinjte si plehra. Meqe neve po na priste barku qe te ishim ne ate qytet, per te ndertuar metalurgjikun. Qe nga 90, kur te gjithe jabanxhinjte si puna ime iken, elbasani u shnderrua ne nje nga metropolet me te rendesishme te botes
///duhet ta leshojne ulkonjen qe nga Zaranika deri ke stadiumi qe te “rregulloje” sitauten…
16 Janar 2008 @ 11:36 am
E postova tek kjo teme meqe nuk gjeta nje me te pershtatshme.
Marko Caka/ Greqi
Vazhdon të tentojë me të gjitha mënyrat, që burri i saj shqiptar Fran Shtjefni të kthehet në krahët e saj, por nga shqiptari ende nuk shihet asnjë dritë jeshile. Ndërsa fama e kësaj lidhjeje ndërmjet miliarderes greke dhe shqiptarit nga Nënshati i Shkodrës ka marrë dheun, Rula Vrohopulu vazhdon të jetë personaliteti më i popullarizuar si në Greqi ashtu edhe në Shqipëri. Lajmi më i fundit që mësojmë për të është se mbrëmjen e së dielës është nderuar me medaljen e arit, nga komuniteti shqiptar në Greqi. Shoqata e Emigrantëve të Greqisë, me president Hidër Bucin, i ka akorduar miliarderes titullin “Anëtare Nderi” e shoqatës, për vlerat saj të rralla dashurore dhe për Shqipërinë e shqiptarët. Por krahas vlerësimit të saj, gjatë një aktiviteti madhështor në teatrin “Orfeos”, ku nuk mungonin edhe mediat greke, është vlerësuar me medalje mirënjohjeje edhe gazeta më e madhe në Shqipëri, “Panorama”, e cila botoi intervistën ekskluzive të Rulës, realizuar nga gazetarët e saj, si dhe televizionin “Vizion Plus”, me gazetarin e emisionit “Zonë e Lirë” Arjan Çani. Ndërkohë ftesat për Rulën nuk mungojnë nga ekranet dhe mediat greke, ku në secilin prej tyre ajo nuk pushon së thëni fjalët më të mira për shqiptarët. “Për mua shqiptarët dhe Shqipëria janë gjithçka në jetën time dhe dua të flijohem në këtë vend”, janë fjalët që thur ajo për shqiptaret, frazë që ka çmendur miliona teleshikues grekë me absurditetin e historisë së saj. Pikërisht ky gjest human dhe shumë i rrallë prej një grekeje ka bërë që dhe shoqata më e madhe në Athinë, e shtrirë në 32 degë në të gjithë Greqinë, të mendojë për këtë grua fisnike, e cila flet vetëm me gjuhën e dashurisë.
Zonja Vrohopulu, mbrëmë shoqata më e madhe e komunitetit shqiptar në Greqi ju nderoi me titullin “Anëtare Nderi”. Ç’do të thotë ky çmim për ju?
Për mua sot është nata më e bukur dhe nderi më i madh që i bëhet figurës sime, si një grua që mbron me devotshmëri dashurinë si gjënë më të çmuar, si dhe lartëson vlerat që kanë shqiptarët. E kam theksuar dhe do ta përsëris deri sa të vdes se: shqiptarët janë një popull me tradita dhe me vlera shumë të rralla dhe ajo që çmoj tek ata është se janë një popull me besë dhe me dinjitet.
Me këtë çmim është nderuar vetëm pak kohë më parë presidenti i Shqipërisë, Bamir Topi dhe pas tij edhe ju. Ç’peshë ka për ju kjo medalje?
Mua më bëhet qejfi që shqiptarët më vlerësojnë kaq lart, pas të nderuarit presidentit Topi. Por ajo që unë mendoj që më solli sot të marrë këtë çmim, është se shqiptarët dinë të vlerësojnë të mirat. Dinë të jenë mirënjohës ndaj atyre që sakrifikojnë për idealet e shenjta që ka Shqipëria. Ky çmim mu dha jo se kam luftuar të mbroj këto ideale, por si një grua e martuar me një shqiptar që kam edhe unë përgjegjësinë të mbroj këto vlera, e t’i lartësoj këto vlera të paçmuara që kanë shqiptarët. Me të vërtetë zemra ime është e plagosur për Franin tim, por shqiptarët i dua sa askush në botë. Ata më janë gjetur kudo pranë dhe më kanë admiruar si një nuse të tyren, prandaj dhe unë jam pjesë e tyre. Por mendoj se një ndihmë të madhe në njohjen e figurës sime, ndihmuat dhe ju si gazetë “Panorama”, por dhe gazetari im më i dashur Arjan Çani, të cilit i jam borxhlije për mirësjelljen e tij dhe xhentilesën. Prandaj e dua shumë, shumë…
Pas kthimit tuaj nga vizita në Shqipëri, si ju pritën mediat greke?
Për paraqitjen time në Shqipëri, mos pyesni fare, se çfarë nuk më pyetën. Të gjithë donin të dinin se si më priti gazetari i famshëm shqiptar Arjan Çani dhe nëse ishte i sjellshëm ndaj meje. Padyshim që ishte kënaqësia ime më e mirë dhe përvoja më e bukur që kisha kaluar ndonjëherë me një gazetar televiziv. Çani ishte shumë xhentil dhe shumë i bukur, i cili di të vlerësoj gratë dhe aq më tepër një grua që është martuar me një bashkëkombës të tij shqiptar. Pastaj ai është bërë shumë i njohur në Greqi saqë dhe portreti tij gjatë intervistave të mia në Greqi është shfaqur shpesh. Çani është bërë shumë i popullarizuar dhe i admirueshëm për publikun grek, duke e quajtur shumë seksi nga femrat. Prandaj unë mendoj se vajtja ime në Shqipëri ndihmoi shumë dhe në njohjen e artistëve shqiptare këtu tek ne. Me javë të tëra mediat greke komentonin vajtjen time në Shqipëri. Kjo më bënë të ndihem mirë për Shqipërinë time.
“Pas Bamir Topit vlerësojmë dhe Vrohopulun”
Zonja Rula Vrohopulu u dekorua nga shoqata juaj me titullin “Anëtare Nderi”, nga lindi ideja për vlerësimin e saj?
Pas botimit në gazetën tuaj prestigjioze “Panorama” dhe në intervistën në televizionin “Vizion Plus”, në emisionin e gazetarit të admiruar për shqiptarët në Greqi, Arjan Çani vlerësuam nivelin e këtyre gazetarëve, të cilët pasqyruan realitetin dhe sinqeritetin e një gruaje, e cila ka ndihmuar sa askush tjetër në afrimin e dy popujve fqinjë, shqiptarë dhe grekë. Për mua dhe të gjithë shqiptarët që jetojmë dhe punojmë në Greqi kjo zonjë është shumë e moderuar që përveç dramës së saj, ajo ruan dhe dashurinë e rrallë për shqiptarët. Prandaj dhe na shtyu ideja që këtë grua fisnike për idealet e shenjta të dashurisë ta nderojmë me titullin e lartë “Anëtare Nderi”, një titull që vjen pas presidentit Bamir Topi, në vizitën e tij të fundit në Greqi.
A mund të na thoni më konkretisht se cili ka qenë ndikimi i zonjës Vrohopulu në afrimin e dy popujve?
Po t’i kuptosh në thellësi vlerat e zonjës Vrohopulu janë shumë humane, sepse ajo di të vlerësojë burrin e saj, që është shqiptar dhe gjendje ekonomike shumë të dobët dhe vlerat e familjes shqiptare. Pastaj dhe promovimi më i mirë i saj është kur ajo deklaron publikisht para gjithë grekëve se shqiptarët janë popull me shumë vlera dhe që trashëgojnë një histori shumë të lashtë. Mbi të gjitha ajo thotë se shqiptarët janë punëtorë, të kulturuar dhe shumë bujarë. Pra në zemrën e saj nuk ka asnjë shenjë racizmi.
Çfarë ke kuptuar nga kjo grua, e cila tregon se është dashuruar marrëzisht me shqiptarin Fran Shtjefni?
Tek kjo grua kuptoj shumë gjëra. Jo vetëm dashurinë, por dhe emancipimin e lartë që mbart. Ajo jep gjithçka për një të varfër vetëm për hir të dashurisë pa dallim ngjyre, feje dhe kufijsh. Mbi të gjitha ajo është shumë e sinqertë, vështirë ta gjesh këtë tek gratë e sotme, ku shumica vënë vetëm interesat materiale mbi dashurinë. Për mua kjo grua është shumë largpamëse dhe model për gruan e sotme. Ku ka gjë më të bukur që një njeri të thotë se dua të vdes në një fshat shumë të varfër siç është Nënshtati, si dhe të nderojë jetën me fshatarët e tij. Pra, ajo sakrifikon gjithçka që pakkush e bën këtë gjest të rrallë.
Sa ka ndihmuar Rula Vrohopulu për promovimin e imazhit të shqiptarëve në Greqi?
Mund të them se zonja Vrohopulu ka qenë promovuesja më e mirë që i është bërë shqiptarëve dhe vendit të tyre këtu në Greqi. Asnjëherë nuk kisha parë një shtetas të huaj, aq më tepër grek që të dalë dhe të flasë kaq mirë për shqiptarët. Pra, unë mendoj se Rula është më shqiptare se vetë ne shqiptarët që për hir të realitetit kemi arritur të mohojmë dhe dinjitetin tonë dhe gjuhën tonë. Ndërsa, kjo zonje jo vetëm që thotë se dua të thoni Rula Shtjefni, por përpiqet dhe para kamerave të flasë disa fjalë shqip, duke dhënë mesazhin se është krenare që është martuar me një shqiptar. Prandaj dhe vlerësimi ynë ndaj figurës së saj tregon se shqiptarët dinë të vlerësojnë këdo që vlerëson popullin tonë dhe vlerat historike të tij.
Si u prit nga grekët ky gjest fisnik dhe human ndaj Rula Vrohopulus?
Shumë, shumë mirë. Të gjitha kanalet greke që në orët e para të mëngjesit dhanë lajmin e dekorimit të gruas greke nga komuniteti shqiptar në Greqi. Të gjithë komentojnë dhe i bëjnë jehonë se shqiptarët dinë të vlerësojnë njerëzit pa dallim gjuhe dhe kombi. Për mua me anë të saj, Shqipërisë i është bërë si asnjëherë tjetër promovimi më i madh duke i rritur vlerat e saj.
______________________________________
E solla kete shkrim ne forum jo se me beri shume pershtypje personazhi dhe historia e saj ne fjale por emri i kryetarit te shoqates te emigranteve ne Greqi Hider Buci.
Hider Buci kryetari i nje prej shoqatave me te medha ne Greqi….???????????????????????????!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!
Ha, ha, ha… E kam lexuar e rilexuar disa here fjaline qe anonçon emrin e tij dhe prap shpresoj te jete nje lapsus i gazetarit te “Panorama”.
Ju do te pyesni; “Po çka kaq shume per tu habitur ketu? Kush do te kete rastin ta lexoje kete shkrim dhe komentin tim (kam parasysh ata qe e njohin mire Bucin) natyrisht qe nuk do te çuditet me habine time sepse do te jene njelloj i habitur dhe vete.
E kush nuk e nje Hider Bucin dhe aftesite mashtruese te tij, te cilat ai di ti perdore kaq mire per te depertuar kudo.
Interesant. Vite me pare kur sapo qe larguar nga Shqiperia pasi i doli boja me sindikatat e ku di une, i tregon me krenari nje te njohurit tim se punonte per “Asfalian” greke. Te gjithe qeshem kur miku yne na e tregoi dhe thame; “epo imagjinate te forte ka dhe ky “Hider Buci”. Ky ishte i fundit haber nga Hidri.Sigurisht kush kishte kohe te merrej me Hidrin dhe mashtrimet e tij.
Mirepo lajmi i mesiperm… Jo nuk ka dyshim qe per te gjithe Bulqizaket dhe ata qe njohin Hider Bucin, patjeter dhe per Kryetarin e sindikatave Kalaja, madje edhe per Berishen e Nanon (Buci ne fillimet e demokracise arrinte te depertonte kudo sa majtas, djathtas. Njihet si organizator i gravave ne Bulqize sa here qe nderronin qeverite ne interes te sejciles pale. Thuhet se ka qene dhe 1200-sh ne vitet e xhaxhit, i denuar me burg ordiner ne vitet e xhaxhit) etj, duhet te jete nje bum i vertete… Valle a e dine emigrantet e kesaj shoqate kush eshte Hidri? Po zonja Rula a e din kush e Hidri? Mirepo ne fakt kush eshte Hidri….?
Hider Buci kryetari i shoqate me te madhe……?????????!!!!!!!!! Hider Buci……..???????????!!!!!!!!!!! Hider Buci…… ?????????!!!!!!!!!!!!!!!
E pra asnjeher nuk me ka shkuar ndermend se do te vije nje dite e te pyes veten seriozisht dhe ndoshta me shqetesim; “Kush eshte Hider Buci?” “Kujt i sherben?” Sa dijeni ka ambasada jone atje per kete shoqate?
Shpresoj qe kjo shoqata te jete jo me shume se sa nje veper e mashtrimeve te tij te rradhes. Shpresoj…
Shkeputur nga;
http://iliriada.createmyboard.com/portal.htm