Identifikohu



Regjistrohu

Ekspozite e re e artistit Artan Shabani

artan-shabani.jpgLagjja “ghetto“ e hebrejve ne qytezen e bukur mesjetare te Chierit, prane Torinos mirepret ekspoziten e piktorit te talentuar shqiptar Artan Shabani. Ekspozita e titulluar ”The Labyrinth of Memory”, u inagurua ne Galerine Il Quadrato, ne brendesi te pallatit antik qe daton ne vitin 1300, diten e shtune, daten 1 Mars 2008, ne oren 18.00.

Do te jene te ekspozuara rreth 45 punime, pjese e krijimtarise se viteve te fundit te artistit Artan Shabani, ne vaj, tempera dhe teknika te ndryshme.

Do te jene te pranishem artistë, koleksionistë, miq dhe autoritetet vendore te qytetit te Chierit dhe Torinos.

armeedescanderbeg.jpgHyrja ne inaugurimin e ekspozites eshte me ftesa, dhe e lire ne ditet e tjera. Ekspozita do te qendroje e hapur deri ne daten 31 Mars.

Artisti Artan Shabani mbas ekspozites torineze do te ekspozoje ne Siracusa dhe ne principaten e Monte Karlos, ne keto aktivitete artisti prezanton figuren shqiptare dhe cikle nga Homo Balkanicus.

Adresa: Via della Pace 8 - angolo Via Vittorio Emmanuele (presso il Ghetto Ebraico), Chieri (TO)

Per info:

info@thepromenadegallery.org

Tel. 347 728 62 03

Sjellë nga: www.vatrashqiptare.com

Dergoje artikullin me email Printoje artikullin

5 Komente »

  1. oLTiMUs thotë:

    8 Mars 2008 @ 1:49 am

    Ketu do te gjeni dhe nje artikull te shkruar per artistin e cila na u dergua nga vete artisti.

    http://www.albstudent.eu/iglocal/intrattenimento/exhibition-artan-shabani-premonade-gallery

  2. Zeus10 thotë:

    8 Mars 2008 @ 7:33 pm

    Bravo Tani. Suksese. Me ne fund Vlora po e kap ritmin ne art e kulture, pas nje kohe te gjate “pushimi”.
    Shoku yt

  3. djali nga torino thotë:

    8 Mars 2008 @ 8:13 pm

    Artani Shabani eshte nje krijues vertet origjinal dhe shume i pelqyer nga publiku i ketushem.
    Nje funksionare e larte e komunes ne Torino tregon ne nje bisede se ne nje ekspozite u terhoq aq shume nga disa piktura te Shabanit saqe bleu dy njeheresh aty dhe dy te tjera ne nje kohe te dyte. Praktikisht e filloi koleksionin e saj vetiak me 4 piktura te ketij artisti te talentuar me te cilat gruaja thote se mbeti e mahnitur qe ne momentin e pare.
    Urime piktorit! Pashmangshmerisht suksesi i tij eshte i lidhur me emrin e mire te artit shqiptar ne bote.

  4. Pjer Thomas thotë:

    8 Mars 2008 @ 8:41 pm

    Bravo shqiptarve te Italise, e vençarisht atyre te Torinos.

  5. Studenti Shqiptar Shkruaji mesazh privat thotë:

    10 Mars 2008 @ 7:21 pm

    Artan Shabani dhe krijimtaria e tij jane fat per Shqiptaret e Torinos, per ata te Vlores dhe per gjithe kulturen Shqiptare, ne teresine e saj.

Burim RSS për komentet · TrackBack URI

Shkruaj një koment (login)


Peshku ruan të drejtën të fshijë ose zbehë komentin që po dërgoni, sidomos nëse:
1) komenti fyen autorin, komentuesit e tjerë apo persona publikë
2) komenti është jashtë teme
3) komenti është shumë i gjatë
Nuk kemi qejf të censurojmë askënd, por ama diskutimet në faqe duam t'i mbajmë civile dhe të sjellshme.