Identifikohu



Regjistrohu

Dyshimet e Nënë Terezës

mother_teresa.jpgJezusi ka dashuri të veçantë për ty. Ndërsa për mua, heshtja dhe boshllëku janë aq të mëdha saqë unë hedh sytë dhe nuk shoh gjë, vë veshin por nuk dëgjoj gjë.

Nënë Tereza në një letër drejtuar at Michael van der Peet, Shtator 1979

Më 11 dhjetor 1979, Nënë Tereza shkoi në Oslo. E veshur me veshjen e saj të zakonshme dhe sandale në temperaturat nën zero, Gonxhe Bojaxhiu mori titullin më të lartë, çmimin “Nobel”. Në fjalimin e saj, Tereza, misioni i bamirësisë së të cilës ishte rritur nga një marrëzi e një gruaje të vetme në Kalkuta në vitin 1948, në një fener botëror të kujdesit për të tjerë duke mohuar kujdesin për veten, dha një mesazh që bota ishte mësuar ta dëgjonte prej saj. “Nuk mjafton që ne të themi, ‘Unë e dua Zotin, por nuk e dua fqinjin tim’”. Ajo dënoi abortin dhe u shpreh e pikëlluar për varësinë e të rinjve nga droga në Perëndim. Më në fund, ajo sugjeroi që Krishtlindjet që ishin në prag duhet t’i kujtonin botës që, “reflektimi i gëzimit është real”, sepse Krishti është gjithkund. “Krishti është në zemrat tona, Krishti është në varfërinë që hasim çdo ditë, Krishti është në buzëqeshjet që japim dhe ato që marrim”.

Por pavarësisht kësaj, tre muaj më parë, në një letër drejtuar konfidantit të saj, at Michael van der Peet, letër kjo që vetëm tani është bërë publike, ajo shkruante për një Krisht ndryshe, një Krisht që mungonte. “Jezusi ka dashuri të veçantë për ty. Ndërsa për mua, heshtja dhe boshllëku janë aq të mëdha saqë unë hedh sytë dhe nuk shoh gjë. Dua që të lutesh për mua, që ta lë Atë që të ketë dorë të lirë”, shkruante Nënë Tereza.

Disonanca mes dy shkrimeve, vetëm 11 javë nga njëri-tjetri, është drastike. I pari është tipik i asaj gruaje që bota mendonte se e njihte. I dyti ngjan si dicka që vjen prej një drame ekzistenciale të viteve ‘50. Së bashku, ata krijojnë një portret vetë-kontradiktor — ku një nga ikonat humaniste të shekullit të shkuar, veprat e të cilës dukeshin kaq pandashmërisht të lidhura me afërsinë e saj me Zotin, jetonte një realitet shpirtëror privat shumë ndryshe, një peisazh bosh ku mungonte prezenca e perëndisë.

Dhe pikërisht, kështu duket se ishte jeta e ikonës, sipas një libri të ri me titullin “Nënë Tereza: Ji drita ime”, i përbërë kryesisht nga korrespondenca ndërmjet Terezës dhe rrëfyesve dhe superiorëve të saj në një periudhë rreth 66-vjeçare. Në këtë libër shfaqet kontradikta shpirtërore e një jete të njohur më së shumti nëpërmjet veprave. Letrat, shumë prej tyre të ruajtura kundër dëshirës së saj (ajo kishte kërkuar që ato të shkatërroheshin, por kisha e saj nuk e kishte lejuar këtë), dëshmojnë se për pothuajse gjysmëshekulli të jetës së saj ajo nuk e kishte ndier aspak prezencën e Zotit – apo siç shkruan redaktori i librit, at Brian Kolodiejchuk, “as në zemër dhe as në rite”.

Ajo mungesë duket se ka filluar në të njëjtën kohë kur ajo filloi të kujdesej për të varfrit dhe të sëmurët për vdekje në Kalkutë, dhe, përveç një pushimi 5-javor në vitin 1959, kurrë nuk u mposht. Edhe pse dukej gjithnjë e qeshur në publik, Tereza e letrave jetoi në një dhimbje të thellë dhe të qëndrueshme shpirtërore. Në më shumë se 40 letra, pjesa më e madhe e të cilave nuk janë publikuar kurrë, ajo vajton për “thatësirën”, “errësirën”, “vetminë” dhe “torturën” që po kalonte. Ajo i krahason eksperiencat e saj me ferrin dhe në një pikë thotë se e ka bërë të dyshojë ekzistencën e parajsës, madje dhe të Perëndisë. Ajo është mjaft e ndërgjegjshme për mospërputhjen mes gjendjes së saj të brendshme dhe sjelljes publike. “Buzëqeshja”, shkruan ajo, është “një maskë” apo një mantel që mbulon gjithçka. Në mënyrë të ngjashme, ajo pyet nëse është përfshirë në mashtrime verbale. “Fola sikur zemra ime ishte e dashuruar me Perëndinë, e butë, me dashuri personale”, i thotë ajo një këshilluesi. “Nëse ju do të ishit atje, do të kishit thënë “çfarë hipokrizie”. Reverend James Martin, një redaktor i revistës jezuite “America” dhe autori i “Jeta ime me shenjtorët”, një libër që merret me raportet e shkurtra në vitin 2003 të dyshimeve të Terezës thotë: “Nuk kam lexuar kurrë jetën e asnjë shenjtori, ku shenjtori të ketë një errësirë kaq të thellë shpirtërore. Askush s’e dinte se ajo po vuante”. Kolodiejchuk, redaktori i “Eja bëhu drita ime”, kujton: “Kam lexuar një letër të Motrave (të misionareve bamirëse të Terezës), dhe gojët e tyre u hapën. Do t’i japin një dimension krejt të ri mënyrës si njerëzit e kuptojnë atë”.

Libri nuk është puna e ndonjë reporteri hetues anti-fetar, i cili grumbulloi korrespondencën e Terezës. Kolodiejchuk, një anëtar i Misionit të Bamirësisë, është përgjegjësi për kërkesën e shenjtërisë së saj dhe mbledhjes së materialeve mbështetëse. (Deri tani ajo është lumturuar; hapi tjetër është kanonizimi). Letrat në libër janë mbledhur si pjesë e këtij procesi.

Dy at katolikë me pikëpamje të ndryshme parashikojnë se libri do të jetë një pikë referimi. Reverendi Matthew Lamb, kryetari i Departamentit të Teologjisë në Universitetin konservator “Ave Maria” në Florida, mendon se “Eja bëhu drita ime”, do të renditet me “Rrëfim” të St. Augustine dhe “Mali me katër kate” të Thomas Merton, si një autobiografi me theks shpirtëror. Martini i Amerikës, një institucion shumë më liberal, e quan librin “një shërbesë e re për Nënë Terezën, një shërbesë e shkruar e jetës së saj të brendshme”, dhe thotë: “Mund të kujtohet në mënyrë po kaq të rëndësishme si shërbesa ndaj të varfërve. Do të jetë një shërbesë ndaj njerëzve që kanë përjetuar dyshim, mungesë të Perëndisë në jetën e tyre. Dhe e dini se kush janë këta? Gjithkush. Ateistët, dyshuesit, kërkuesit, besimtarët, kushdo”.

Jo të gjithë ateistët dhe dyshuesit do të jenë dakord. Edhe Kolodiejchuk edhe Martin supozojnë se paaftësia e Terezës për të perceptuar Krishtin në jetën e saj nuk do të thotë se Ai nuk është atje. Në të vërtetë, ata e shohin mungesën si pjesë të dhuratës hyjnore që e aftësoi atë të bëjë një punë të madhe. Por për ateistët amerikanë (një grup ky në rritje), ky argument duket absurd. Ata do ta shohin librin e Terezës më shumë si gruaja në këngën tipike “country”, e cila mban një pishtar për burrin e saj 30 vjet pasi ai është larguar të blejë një pako cigaresh dhe kurrë nuk është kthyer. Christopher Hitchens, autori i “Pozita e misionarit”, një polemikë e ashpër për Terezën, dhe kohët e fundit i manifestos ateist “Perëndia nuk është i madh”, thotë: “Nënë Tereza nuk përjashtohet nga kuptimi i faktit se feja është një prodhim njerëzor dhe se kura e saj për rrëfimin e besimit do ta kishte thelluar pusin që ajo kishte gërmuar për vete”. Ndërkohë, ata që e njihnin energjinë e jashtëzakonshme të buzëqeshjes së Nënës mund ta diagnostikojnë sëmundjen e saj më pak si një dhuratë të Perëndisë se sa si tentativë të nën-ndërgjegjshme për llojin më radikal të përulësisë: ajo e dënoi veten me një dështim gjymtues për të ekuilibruar sukseset e mëdha.

“Eja bëhu drita ime” është ajo gjëja e rrallë, një autobiografi pas vdekjes që mund të shkaktojë një rikonsiderim në masë të figurës së madhe publike, në një mënyrë apo në tjetrën. Ngre pyetje për Perëndinë dhe besimin, motorin pas arritjes së madhe, dhe qëndrueshmërinë e dashurisë, hyjnore dhe njerëzore. Këtë e bën jo vetëm në një formë të organizuar dhe të qëllimshme, por si një turli me shënime të dëshpëruara që s’duhet ta shihnin dritën e diellit dhe që do t’i lërë lexuesit edhe më të bindur se është autentike, dhe se ata, në një farë mënyre shokuese, po prekin jetën e vërtetë të brendshme të një shenjti modern.

Pjesa e parë e një artikulli të gjatë nga Time magazine.
Përkthimi marrë nga Tirana Observer me redaktime dhe modifikime.

Dergoje artikullin me email Printoje artikullin

58 Komente »

  1. adriatik thotë:

    24 Gusht 2007 @ 5:15 pm

    pike e zeze! se ku i gjejne ca artikuj kunder cdo gjeje te mire shqiptare vetem sa te kete mbajtur nje cike prapanicen shtrember ne karrike. Po pse pikersiht tani na dalin te gjitha keto? Prite se do dale edhe ndonje gje per Skenderbene se per Teuten e morem vesh qe kishte qene budallacke dhe frikacake.

  2. Blendi Shkruaji mesazh privat thotë:

    24 Gusht 2007 @ 5:25 pm

    Nuk ka asgje per tu shqetesuar adriatik. Eshte pune me spec kjo se mua me duket e pamundur per njerez pa interesa dhe eksperienca ne besim te kuptojne ate qe ka perjetuar Nene Tereza. Ajo nuk eshte e vetmja besimtare qe kalon periudha te veshtira me besimin. “Nata e Zeze e shpirtit” eshte nje term i njohur ne jeten e shenjtoreve. Bibla na jep shembuj te shumte te “thatesise” ne besim. Njeri qe nuk degjonte dot zerin e Perendise ishte Mbreti David.

    Ajo qe eshte e mahnitshme eshte perkushtimi te Terezes qe edhe pse ndihej “e torturuar” kurre nuk braktisi Kishen dhe Sherbesen. Ajo do kanonizohet me siguri, dhe nuk eshte ceshtja ketu qe te na ngreje nderin neve si komb. Edhe pse na nderon maksimalisht duke na dhene nje Shenjt modern, ajo i perket gjithe njerezimit, sepse per te varferit dhe te vobektet jeten e dhuroi si flijim, dhe per me teper e shoqeruar me thatesira besimi qe tregojne bindjen e saj veteflijuese.

  3. Darien thotë:

    24 Gusht 2007 @ 6:22 pm

    Artikull shume interesant!

    Sigurisht qe ky nuk eshte konspiracion i huaj kunder shqiptareve, keshtu qe keni pak respekt ndaj kompleksitetit te ceshtjes.

    Thatesira qe ka perjetuar Nene Tereza eshte verejtur edhe tek shume persona te tjere fetare gjate koherave, dhe keto letra qe dolen tani s’jane aspak te cuditshme.

    Sidoqofte ne duhet te mbetemi krenare per nje njeri madhor si Nene Tereza, te cilen nganjehere duket sikur se meritojme hic.

  4. Permetari Shkruaji mesazh privat thotë:

    24 Gusht 2007 @ 6:46 pm

    Ne fakt ky lajm ka zene vend te rendesishem ne lajmet e dites sot. P.sh eshte ne faqe te pare te aol.com sot. Nuk eshte konspiracion ndaj shqiptareve, jo. Shumica nuk e dine qe ajo shqiptare, madje.

    Tung

  5. Dori Shkruaji mesazh privat thotë:

    24 Gusht 2007 @ 7:14 pm

    Plasën krenaritë edhe këndej…

  6. edrus Shkruaji mesazh privat thotë:

    24 Gusht 2007 @ 7:19 pm

    Ky artikull, vetëm se i shton vlerat veprës së Nënë Terezës, sepse devotshmëria dhe përkushtimi i saj për të ndihmuar të vobektit, përtej besimit të saj në Jezu Krishtin, e ka folenë në zemrën e saj të madhe.
    Dhe shenjtërimit , nëse kërkohet një mrekulli e bërë prej, mund të përmëndej një mrekulli e vetme, që asgjë s’ka shenjtërore ose të ardhur nga fryma e shenjtë,është jeta dhe madhështia e veprës së saj .

  7. Zana thotë:

    24 Gusht 2007 @ 7:52 pm

    Nuk kane qene asnjehere mister krizat e forta mistike te Madre Terezes.Te gjithe shenjtet i kane pasur….Eshte ana e saj humane.Edhe Krishti ne kryq iu drejtua Zotit:”At perse me ke braktisur?”Eshte ana njerezore e birit te Zotit.Nuk eshte negative ,perkundrazi .Pas te tilla “krizash”besimi e perkushtimi i Saj ndaj Zotit e misionit forcoheshin me teper.

  8. krasta krau Shkruaji mesazh privat thotë:

    24 Gusht 2007 @ 8:38 pm

    Me pelqen qe qenkemi ne te njejten linje… po ne kete artikull shkruhet

    Zot, Perëndia ime, kush jam unë që Ti të më falësh? Fëmija i dashurisë tënde që tani është bërë
    më e urryera, ajo që Ti e ke hedhur mënjanë si të padëshirueshme, të padashur. Unë të thërras, unë
    kapem pas teje dhe nuk ka Asnjë që të më japë përgjigje, Asnjë ku unë të kapen, jo, Asnjë. Vetëm…
    Ku është Besimi im, edhe thellë brenda meje, s’ka asgjë, përveç boshllëkut dhe errësirës. Zoti Im sa e dhimbshme është kjo dhimbje e panjohur. Unë nuk kam Besim. Unë nuk guxoj t’i pëshpërit këto fjalë dhe mendime që kanë zënë vend në zemrën tim dhe më bëjnë të vuaj në një agoni që s’rrëfehet.
    Aq shumë pyetje pa përgjigje jetojnë brenda meje, sa Unë kam frikë t’i zbuloj ato, për shkak të blasfemisë. Nëse ka Zot, të lutem më fal. Kur përpiqem t’i ngre mendimet e mia drejt Parajsës ka vetëm një boshllëk fajësues që i bën mendimet e mia të kthehen në thika të mprehta e të më plagosin shpirtin.
    Më kanë thënë që Zoti më do dhe prapë errësira, ftohtësia dhe boshllëku janë aq të mëdha, saqë asgjë nuk e prek shpirtin tim. A mos kam bërë gabim që i jam dorëzuar aq verbërisht Thirrjes së Zemrës së Shenjtë?
    Adresuar Jezusit

  9. T.Sokolaj thotë:

    24 Gusht 2007 @ 8:51 pm

    Ne te vertete nuk pata kohe te lexoja gjithe shkrimin por duhet te pranojme se pavaresisht nese Zoti ka qene i pranishem tek Nene Tereza ne nje pjese apo ne gjithe veprimtarine e saj, kjo nuk besoj te kete shume rendesi.
    Shqiptaret duhet te jene krenare per Nene Terezen eshte bashke me Kadarene, shembulli me i mire qe i kemi dhene ne Botes. Ai shembull i mire qe me miresine e saj ka rene ne sy te gjithkujt. Ani pse Nene Tereza mund ta kete ndjere apo mund te mos e kete ndjere pranine e Zotit. Me ngjan se kjo e ben ate me te shenjte, nje njeri qe vepron aq bujarisht, qe i kushton jeten ndihmes ndaj te varferve dhe te pambrojturve, qe i dashuron ata edhe ne mungese te besimit ne Zot apo ne mungese te pranise se tij. Ky eshte mbinjeriu, ai i pazakonti. Megjithate ne nje tjeter kendveshtrim, me leterkembimet e saj, ashtu si ne veprat e saj, Nene Tereza i paska lene Botes nje dileme te madhe, ndoshta me te madhen e koherave…..si gjithe veprat e saj te medha!

  10. krasta krau Shkruaji mesazh privat thotë:

    24 Gusht 2007 @ 8:53 pm

    Ka nje problem ketu eshte vetem pjesa e pare e nje artikulli shume te gjate, te cilin kur e lexon ne orgjinal, te con ne perfundime krejt te tjera… Mua mu duk sikur ata e kishin shpallur shenjtore…

  11. bledi thotë:

    24 Gusht 2007 @ 9:29 pm

    http://www.foxnews.com/video2/player06.html?082407/082407_green_theresa&Americas_Newsroom&Crisis of Faith&Crisis of Faith&World&-1&News&124&&&new

  12. doriani thotë:

    24 Gusht 2007 @ 10:00 pm

    nuk e lexova me shume kujdes kete artikull,por me aq sa pashe mu duken se shume dyshime me shume se spirituale dhe psikologjike,ishin gazetareske,mme qellim qe te arrijne “skupin”.Nqs tek nene tereza,ka patur nje lufte te brendeshme kaq te forte dhe megjithate ajo vazhdonte ti perkushtohej detyres se saj,-ky eshte nje fakt qe tregon edhe nje here per qendresen dhe karakaterin e kesaj gruaje unike.Mos harrojme se per te gjykuar nene terezen,per dyshimet e saj(qe gjej rast te them se ishin private dhe si te tilla duhet te ishin gjykuar) sejcili prej nesh dhet te gjendet ne nje shkalle me lart ne piramiden e dashurise se Zotit dhe ka mundesi q

  13. doriani thotë:

    24 Gusht 2007 @ 10:04 pm

    dhe ka mundesi qe nje pozicion te tille mos ta arrije asnje i vdekshem deri diten e apokalipsit.Perfundimisht ,dua te them se ky liber,per nga menyra sesi po i parashtrohet publikut,eshte edhe nje here tjeter personifikim i mekatit te perditshem njerezor,qe kerkon te instrumentalizoje gjithckaa qe e ben te ndjehet “gjalle” dhe sadopak te fuqishem perballe fenomeneve qe nje dite me pare i ka pare me misticizem dhe..qofte edhe me besim.

  14. Pjer Thomas thotë:

    24 Gusht 2007 @ 10:05 pm

    Keto te dhena per Nenen e Madhe , qe ne nuk i dinim me para, tregojne se sa e ndershme ka qene ajo me veten e saj dhe me sa pergjegjesi e shihte ajo veten e saj para Zotit.

  15. SHOKU thotë:

    24 Gusht 2007 @ 10:09 pm

    Nuk mendoj se eshte figur aq e madhe sa shqiptarve tu marr kohe duke trajtu ne menyra te ndryshme si ka besu e sa ka besu e si eshte ndjere nder kohe. Gonxhe Bojazhi ka qene thjesht nje njeri si gjithe te tjeret te pakten per ne shqiptaret . Munde te mos jeni dakort me mendimin tim e di po ju qe sjeni dakord me thuni, cfare ka bere ky njeri per shqiptaret ne shqipri e ne trojet tona qe te bje dakord me ju? e ne qofte se eshte emer i njohur per te tjeret e oburra te bertasim se eshte e jona kjo nuk me duket se na bene ndonje sherbim te madh

  16. ivezaj thotë:

    24 Gusht 2007 @ 10:34 pm

    shoku, ajo ka bere per NJERZIMIN dhe ajo ka rrespektin e NJERZIMIT keshtu qe ne vec duhet te jemi krenar qe ajo pati gjake shqiptari…

  17. Julius Shkruaji mesazh privat thotë:

    24 Gusht 2007 @ 10:41 pm

    Hajde hajde sa me frike i jeni futur kesaj pune. po flitet per cka MENDONTE, cka ndjente Nënkë Tereza…

    Të dinit juve psh se cka mendon Julius përditë, kishit me më vra…. :D

  18. SHOKU thotë:

    24 Gusht 2007 @ 10:42 pm

    po z.Ivezaj une ndjehem krenar me ata qe kontribojn per kombin.

  19. Zana thotë:

    24 Gusht 2007 @ 10:44 pm

    Shoku ; shko e gjej shoket dhe akuzoje Nene Terezen si agjente e Vatikanit….Mjer fukaraja per mend

  20. ivezaj thotë:

    24 Gusht 2007 @ 11:05 pm

    shoku, edhe kjo eshte kontribut. Nuk eshte kontribut vec fuqia por edhe miresia e vlera tjera si i pati Nene Tereza, e ato vlera i din e gjitha bota. E ata qe duen te dine me shume per Nene Terezen e dijne se ajo ishte shqiptare. E te kesh nje shqiptare me vlere boterore, ajo te ndihmon ne identifikimin prane botes, idetifikim pozitiv…
    Ne te gjithe jemi krenare nese nje aktore apo modele shqiptare ka sukses e jo me te mos jemi krenare me Nene Terezen!

  21. krasta krau Shkruaji mesazh privat thotë:

    24 Gusht 2007 @ 11:11 pm

    Cilin komb, ate qe nuk e la te vinte ne varrim te te emes…
    Pershendetje Shoku, duket se nuk e njeh mire histori, Nene Terezen nuk e linin te shkilte ne Shqiperi dhe ajo mundi te vizitonte Motren dhe Nenen e saj vetem ne varre, shume vite pasi kishin vdekur… Sapo ka hyre ne Shqiperi jane hapur disa qendra ku sherbejne Motrat e Nene Terezes, qe sherbejne si qendra pritje dhe mbajn me buke shume prej atyre te cileve nuk ua siguron dot shteti shqiptare, i cili perseris nuk i dha leje te vinte ne varrimin e te jemes, e jo me ta lejonte te ndihmonte shqiperine…

    “Me gjak jam shqiptare, me pasaporte indiane, shume thone qe i perkas botes, me zemer une jam e Jezu Krishtit”, Nene Tereza

  22. Idris thotë:

    24 Gusht 2007 @ 11:16 pm

    Them se c’do komb ka majat e tij ne cilesi qe i sherbejne njerezimit.Dhe te cfaqesh ne njerzim si perfaqsues i atij kombi qe rrjedh Nen Tereza jo vetem qe eshte krenari por edhe siguri.
    Ka pak rendesi se ku e ushtrojne aktivitetin figura te tilla hyjnore para te cilave falet miresia njerezore,por ka shume rendesi per ne qe tek ajo rrodhi i njejti gjak qe rrjedh ne dejet tona si shqiptare.Shume pak YJE te tille ne galaksine e miresise njerezore jane cfaqur nder shekuj.Cfare kerkon me teper per emrin shqipetar i dashur N?
    Mos do qe te ishte aviatore dhe te bombardonte Serbine e Greqine? Mos do qe te ishte njeriu me i pasur i botes dhe te na mbushte me para qe ne te rrinim e ajo te na ushqente?
    Ajo na ka dhene SHUME ……..Miresia boterore rrjedh ne gjakun tend.

  23. Idris thotë:

    24 Gusht 2007 @ 11:22 pm

    Ah keto teorite me ka thene baba mue…ruaju prej tyre se jane pjella te propogandes boshe.Eshte shume ndryshe e verteta……..

  24. Zana thotë:

    24 Gusht 2007 @ 11:26 pm

    Sherbimi me i mire qe mund ti beji vendit edhe me “i vogli”prej nesh eshte te jete qytetar i ndershem i vendit ku jeton.Edhe ne ate te voglen bote te secilit prej nesh ka vend te thone eshte njeri per se mbari,e jo hajdut ,pleh o mashtrues.E jo me nje si Madre Teresa.Sherbim me te mire kombit i ben kur njeh ,flet e shkruan gjuhen tende ne menyre te persosur e pa gabime.Indershem para vendit tend je kur figurave te tilla si N.T.iu ben nderin e tespektin me te madh.Kur ka qene dita e shpalljes se saj :”e Lumnushme” kam qene ne S.Pietro.Me besoni ndofta ka qene e vetmja dite qe kam ndjere se sa bukur ishte te jesh shqiptar.Qofte vetem per ate sentiment te asaj dite (si te une edhe te shume te tjere)
    kontributi i N.T per kombin ka qene i madh.

  25. alb thotë:

    24 Gusht 2007 @ 11:39 pm

    :D

  26. jakova thotë:

    24 Gusht 2007 @ 11:43 pm

    Ti ngrehim edhe nje buste Nene Terezes,ashtu me kali edhe me shpate,
    se ndryshe nuk fiton rrespektin e shqiptarit.O Zot,….te jeshe shqiptar eshte diagnoze.

  27. alb thotë:

    24 Gusht 2007 @ 11:45 pm

    po kombi ka naj sherbim ndaj teje?
    po nese nuk ta ben sherbimin qe te detyrohet, a meriton me sherbim?
    po madre tereza per kombin e beri sherbimin e vet apo per motivime fetare?
    po motivimet e madre terezes a jane pak si sopra nazionale?
    po motivimet e madre terezes a i kalojne kufijte e kombit?
    po kombi car eshte?

    Zana per juve…

  28. alb thotë:

    24 Gusht 2007 @ 11:49 pm

    jakova thotë:
    O Zot,….te jeshe shqiptar eshte diagnoze.
    _______-

    O Jakova… do te te kisha qerasur bolshem plako.
    Po ke gjetur naj kure ma thuj dhe mu.

  29. krasta krau Shkruaji mesazh privat thotë:

    24 Gusht 2007 @ 11:54 pm

    “Me gjak jam shqiptare, me pasaporte indiane, shume thone qe i perkas botes, me zemer une jam e Jezu Krishtit”, Nene Tereza… Alb si thua a te pergjigjet… Me fal qe ja mora fjalen Zanes…
    Po i shtoj kesaj qe me urdher te Vatikanit, sa here permendet emri i Nene Terezes, permendet edhe kombesia e saj shqiptare, a mjafton kjo si sherbim per ne te pakenaqurit, qe emrin shqiptare na bie ta lexojme ne me te shpeshten vetem pas fjale grup kriminal…

  30. jakova thotë:

    25 Gusht 2007 @ 12:05 am

    alb thotë: Po ke gjetur naj kure ma thuj dhe mu.
    ———————————————-
    Eshte semundje terminale kjo plako,s’ka sherim :)

  31. Zana thotë:

    25 Gusht 2007 @ 12:10 am

    Alb,qenke ne te thella sonte…si zakonisht..Njerez si N.Tishin perkushtuar ne te gjithe ekzistencen e tyre fese katolike ,e kane ndjekur si askush ne praktike mesimet e Jezu Krishtit.Kjo nuk ka te beje vertet aspak me nacionalitetin direkt.Te arrish ne lartesira te tilla perkushtimin tend ndaj tjetrit siç Ajo jane te rralle shume ne historine e perbotshme….Pikerisht pse jane aq te rralle na ben privilegj qe prej nesh ;nje grusht njerezish ,e forta e te cileve me siguri nuk eshte miresia e dashuria per tjetrin perkundrazi,del nje personazh i ketij kalibri.
    Kur e mora vesh se detyrimet e “kombit”ndaj çdo individi nuk kishin per tu plotesuar kurre pata per fat zgjedhje dhe e bera.”E tutti vissero contenti e felici……”

  32. Perparim Hysi Shkruaji mesazh privat thotë:

    25 Gusht 2007 @ 2:45 am

    Secili ka të fshehta në shpirt.Dhe i mban ato të ndryme,ndoshta për jetë.Të sillesh kështu(pra,duke mos treguar të fshehtat)nuk bën ndonjë sakrilegj.Por t’i zbrazësh ato që ke në shpirt thellë dhe t’i bësh të njohura për njerëzit,kjo të bën që të dallohesh mes të tjerëve.Parë me këtë sy,them unë që,edhe njëherë,Nënë Tereza e bëri beli që është sa tokësore dhe aq njerëzore.Kontributi i saj është kuti që e vë në një rrangë superior dhe unë,sado ateist që jam,mezi pres që ajo të shënjtërohet.Është krenaria jonë dhe grafomanët që hedhin”pleshta” mbi këtë Figurë Madhore,unë i shumëzoj me djajët.

  33. Amerikani thotë:

    25 Gusht 2007 @ 7:29 am

    Per mendimin tim Nene Tereza me keto letra e kane dale e ka thyer mitin e saj si harcore katolike apo e krishtere. Ketu eshte nje emision qe ma do mendja i heq dyshimet per kete.

    http://www.youtube.com/watch?v=e7Gv68wRC1Y

  34. Paul Tedeschini thotë:

    25 Gusht 2007 @ 8:00 am

    Lexoni Kur’ani-n dhe do te kuptoni Nane Terezen!

    Perkethimi i Kur’anit nga arabishtja ( Surja e trete “Ali Imrane”, Ajeti nr.55) ne:

    Shqip

    55. (Përkujto, o i dërguar) Kur All-llahu tha: ‘O Isa (O Jezus), Unë po të marr ty, po të ngris te Unë, po të shpëtoj prej sherrit të atyre që nuk besuan (Kur deshten ta mbysin). E ata që të besuan ty (kristjant), do t’i ngrisë lart mbi ata që nuk besuan deri në ditën e kijametit , pastaj vetëm te Unë është kthimi juaj, Unë gjykuj mes jush për atë që kudështoheshit.

    Anglisht
    When God said, ‘O Jesus! I will make Thee die and take Thee up again to me 7 and will clear thee of those who misbelieve, and will make those who follow thee above those who misbelieve, at the day of judgment, then to me is your return. I will decide between you concerning that wherein ye disagree. And as for those who misbelieve, I will punish them with grievous punishment in this world and the next, and they shall have none to help them.’

    Italisht

    55. E quando Allah disse: “O Gesù, ti porrò un termine e ti eleverò a Me e ti purificherò dai miscredenti. Porrò quelli che ti seguono al di sopra degli infedeli, fino al Giorno della Resurrezione” . Ritornerete tutti verso di Me e Io giudicherò le vostre discordie.

    Gjermansiht
    55. Wie Allah sprach: «O Jesus, Ich will dich [eines natürlichen Todes] sterben lassen und dich zu Mir erheben, und dich reinigen (von den Anwürfen) derer, die ungläubig sind, und will die, die dir folgen, über jene setzen, die ungläubig sind, bis zum Tage der Auferstehung: dann ist zu Mir eure Wiederkehr, und Ich will richten zwischen euch über das, worin ihr uneins seid.

    Frengjisht
    3.55. (Rappelle-toi) quand Dieu dit : “Ô Jésus, certes, Je vais mettre fin à ta vie terrestre t’élever vers Moi, te débarrasser de ceux qui n’ont pas cru et mettre jusqu’au Jour de la Résurrection, ceux qui te suivent au-dessus de ceux qui ne croient pas. Puis, c’est vers Moi que sera votre retour, et Je jugerai, entre vous, ce sur quoi vous vous opposiez.

    Spanjol
    55. Cuando Alá dijo: «¡Jesús! Voy a llamarte a Mí, voy a elevarte a Mí, voy a librarte de los que no creen y poner, hasta el día de la Resurrección, a los que te siguen por encima de los que no creen. Luego, volveréis a Mí y decidiré entre vosotros sobre aquello en que discrepabais.

  35. adrian thotë:

    25 Gusht 2007 @ 8:06 am

    Mos harroni ku ka jetuar ajo.. Ne KALKUTE, ku ishte zemra e hidherimit apo e mizerjes..ne mes te milionave induve apo budisteve!!

  36. Admirim thotë:

    25 Gusht 2007 @ 10:08 am

    Paul Tedeschini,
    po e kuptoj qellimin tuaj, por me vjen keq sepse interpretimi juaj i Kur’anit eshte i bazuar ne “wishful thinking”.

    Per t’i qartesuar gjerat te shikojme se ke e konsideron Kur’ani si besimtar te porosive te Isait/Jezu Krishtit:

    Ju (besimtarë) thuani: “Ne i besuam All-llahut, atë që na u shpall neve, atë që iu shpall Ibrahimit, Ismailit, Is’hakut, Jakubit dhe pasardhësve (të Jakubit që ishin të ndarë në dymbëdhjetë kabile), atë që i është dhënë Musait, Isait dhe atë që iu është dhënë nga Zoti i tyre pejgamberëve, ne nuk bëjmë dallim në asnjërin prej tyre dhe ne vetëm atij i jemi bindur. (2:136)

    E kur e kuptoi Isai vendosmërinë e tyre në mosbesim (dhe qëllimin që ta mbysin), tha: “Kush janë ndihmëtarët e mi për në rrugë të All-llahut”? Havarijjunët thanë: “Ne jemi ndihmëtarë të fesë së All-llahut, ne i besuam All-llahut, e ti dëshmo për ne se jemi muslimanë (të bindur, të dorëzuar)”! (3:52)

    O ithtarët e librit, mos teproni në fenë tuaj dhe mos thuani tjetër gjë për All-llahun, përveç asaj që është e vërtetë. Mesihu, Isa, bir i Merjemes, ishte vetëm i dërguar i All-llahut. Ishte fjalë e Tij (bëhu) që ia drejtoi Merjemes dhe ishte frymë (shpirt) nga Ai. Besojeni pra All-llahun dhe të dërguarin e Tij e mos thoni: “Tre” (trini). Pushoni (së thëni), se është më mirë për ju. All-llahu është vetëm një All-llah; larg qoftë asaj që Ai të ketë fëmijë. Ç’ka në qiej dhe ç’ka në tokë është vetëm e Tij. Mjafton që All-llahu është planifikues i pavarur. (4:171)

    Bënë kufër (mohuan të vërtetën) ata që thanë: “All-llah është ai, Mesihu, biri i Merjemes”. E vetë Mesihu, (Isai), tha: “O beni israilë, adhurojeni All-llahun, Zotin tim dhe Zotin tuaj, sepse ai që i përshkruan Zotit shok, All-llahu ia ka ndaluar (ia ka bërë haram) atij xhennetin dhe vendi i tij është zjarri. Për mizorët nuk ka ndihmës. (5:72)

    Dhe kur All-llahu tha: “O Isa, bir i Merjemes, a ti njerëzve u the: “Më besoni mua dhe nënën time dy zota pos All-llahut!?” (Isai) Tha: “Larg asaj të mete je Ti (o Zoti im). Nuk më takon mua ta them atë që s’është e vërtetë. Ta kisha thënë unë atë, ti do ta dije. Ti e di ç’ka ka në mua, e unë nuk di çka ka në Ty. Ti je më i dijshmi i të fshehtave!” (5:116)

    Dhe, kur Isai, biri i Merjemes tha: “O beni israilë, unë jam i dërguar i All-llahut te ju, jam vërtetues i Tevratit që ishte para meje dhe jam përgëzues për një të dërguar që do të vijë pas meje, emri i të cilit është Ahmed!” E kur ai u erdhi atyre me argumente të qarta, ata thanë: “Kjo është magji e hapët”. (61:6)

    Ai (Isai) tha: “Unë jam rob i All-llahut, mua më ka dhënë (ka caktuar të më japë) librin dhe më ka bërë Pejgamber. (19:30)

    Ai ju përcaktoi juve për fé atë që ia pat përcaktuar Nuhut dhe atë që Ne ta shpallëm ty dhe atë me çka e patëm porositur Ibrahimin, Musain dhe Isain. (I porositëm) Ta praktikoni fenë e drejtë e mos u përçani në të. Për idhujtarët është rëndë kjo në çka ju i thirrni ata. All-llahu veçon për të (për besim të drejtë) atë që do dhe e udhëzon në të atë që i drejtohet Atij. (42:13)

  37. Gjergji thotë:

    25 Gusht 2007 @ 10:56 am

    Jam me ty adrian, Nen Tereza ka jetu ne mes mizerjeve e çfardolloj semundjeje dhe (nese keto letra jan te verteta dhe jo shpikjeje gazetareske) eshte mesenormale qe nje person, megjithse besimtar i mirfillt, te ndaloj per nje moment dhe te bej ne vetvete nje rifleksion per çka po i shohin syte.

  38. Paul Tedeschini thotë:

    25 Gusht 2007 @ 11:00 am

    Admirim!
    Une nuk kam ba asnji interpretim te librit te shejte Kur’ani-t. Une nuk jam fute dhe as nuk futem ne diskutime teologjike, sepse nuk e njoh kete fushe. Kjo asht nji çeshtje krejte tjeter, qe mue nuk me intereson fare.

    Un vetem kam paraqite perkethimet ne disa gjuhe te hueja nga ku del se Pejgameri (I derguemi i Allahut=Zotit) Isai (Kjofte me Te paqa dhe bekimi i Zotit) asht ne fakt vete Jezu Krishti (Kjofte me Te paqa dhe bekimi i Zotit), ose Gesù Cristo (su di Lui la pace e la benedizione di Dio).

    Po ashtu se kush beson Pejgamerin Isa, pra Jezu Krishtin, quhet kristjan. Mund te quhen per shembull edhe Isaista.

    Po ashtu kur thona “Allah”, na duhet te kuptojme fjalen Zot, fjalen Gott, fjalen Dio, fjalen Dieu, fjalen God, fjalen Bog etj simbas gjuhve te popujve te ndryshem.

    Keto jane vetem probleme gjuhesore dhe jo teologjike.
    ————————–

    Nji pyetje rreth shprehjes te citueme ma siper prej jush:

    - E kur e kuptoi Isai vendosmërinë e tyre në mosbesim (dhe qëllimin që ta mbysin), tha: “Kush janë ndihmëtarët e mi për në rrugë të All-llahut”? Havarijjunët thanë: “Ne jemi ndihmëtarë të fesë së All-llahut, ne i besuam All-llahut, e ti dëshmo për ne se jemi muslimanë (të bindur, të dorëzuar)”! (3:52)

    Si ka mundesi qe ti kerkohet Pejgamerit Isa (=Jezu Krishtit) “…dëshmo për ne se jemi muslimanë …) kur muslimanizmi ka dale rreth shtat shekuj mbas vdekjes se Isait=Jezu Krishtit?

  39. edrus Shkruaji mesazh privat thotë:

    25 Gusht 2007 @ 11:13 am

    Do ti lutesha autorëve që komentet e Admirimit dhe Paul Tedeschinit të hiqeshin (dhe jo se debati i tyre nuk ka vlera ose se po bëhet për sherr, por thjeshtë sepse janë komlet offtopic (jashtë teme): në këtë rast po flitet për Nënë Terezën

  40. Paul Tedeschini thotë:

    25 Gusht 2007 @ 11:28 am

    Jo mor Edrus, une nuk jam jasht temet!

    Nane Tereza asht udheheqe dhe ka zbatue gjate tane jetes se vet mesimet dhe fjalet e Pejgamerit Isa=Jezu Krishtit (Kjofte me Te paqa dhe bekimi i Zotit), te birit te Merjemes (Marijes), te cilet, qe te dy nderohen shume ne Kur’an.

  41. Amerikani thotë:

    25 Gusht 2007 @ 3:46 pm

    Definicioni i fjales musliman do te thote “i nenshtruar ndaj Zotit”. Duke qene qe islami u shpall ne arabisht fjala musliman eshte ne gjuhen arabe. Por ne popujt para islamit te Kohes se Muhammedit kane qene musliman me definicion “pra te nenshtruarit” dhe kjo fjale ka qene e perdorur ne gjuhe te ndryshme ku feja e Zotit eshte shpall ne ato popuj. Per ta thjeshtesuar kete kuptim po bej pak histori. Muslimanet besojne ashtu si ifutet dhe te krishteret qe Zoti krijoi Ademin dhe Havane pastaj nga ata dolen popuj dhe kombe te ndryshme. Dhjete gjeneratat e para te gjitha kane besuar ne Zot por kuptohet qe ka patur edhe kriminel mes tyre sic ka qene Kabili i cili vrau vellaun e vet. Pas ketyre gjeneratvebesimi ne Zot u zbeh dhe njerezit filluan te adhuronin njerwzit e mire ne mesin e tyre derisa besimi tek Zoti u zevendesu me besimin tek njerezit e mire (qe keta bejne mrekullira dhe perralla te tjera). Tani Zoti nga meshira e Tij ka derguar Profet qe t’i udhezojne edhe njehere njerezit ne besimin tek Ai dhe keshtu cdo populli i eshte derguar nga nje Profet qe t’a kumtoje mesazhin e Zotit. Tani mesazhi i profeteve ndonese ka ndryshuar ne aspektet e ligjeve ai ka qene i njejte ne besim, pra te gjithe e kane besuar Zotin Nje.

    Paul Tedeschini thotë:

    55. (Përkujto, o i dërguar) Kur All-llahu tha: ‘O Isa (O Jezus), Unë po të marr ty, po të ngris te Unë, po të shpëtoj prej sherrit të atyre që nuk besuan (Kur deshten ta mbysin). E ata që të besuan ty (kristjant), do t’i ngrisë lart mbi ata që nuk besuan deri në ditën e kijametit , pastaj vetëm te Unë është kthimi juaj, Unë gjykuj mes jush për atë që kudështoheshit.

    Ti thua se “E ata qe te besuan ty” jane kristjant. Une desah te te pyes. Kush e beri kete koment? Komentatoret e Kur’anit thone se ata qe i besuan Jezu Krishtit ishin Hauarijunet dhe jo te krishteret. Sepse te krishteret e defromuan mesazhin hyjnore qe solli Jezusi dhe shpiken ate qe quhet sot Trinitet. Po ashtu une do te doja te dija nga ju z. Paul qe duke qene se feja juaj eshte krishterimi pse nuk thuhet ne Bibel se ata qe ndjeken Kishtin ishin te krishtere? Kjo ka nddh sepse fjala ” krishterim” doli shekuj me vone pas vdekjes se Jezu Krishtit.

    Edhe dicka mbi nene Terezen. Gezim Alpiioni ka shkruar nje liber mbi jeten e saj dhe shihet qarte se ajo ehste shume larg mitit qe shihet ne mediat tona. Per me teper referohuni librit Nene Tereza: Celebritet apo e shenjte?

  42. edrus Shkruaji mesazh privat thotë:

    25 Gusht 2007 @ 5:49 pm

    E more vesh tani që ishe jashtë teme o Pal?

  43. Admirim thotë:

    25 Gusht 2007 @ 5:54 pm

    Paul Tedeschini,
    Ja argumenti nga Bibla se termi i “krishtere” nuk eshte perdorur nga Jezusi per pasuesit e tij:
    Dhe plot një vit ata u bashkuan me atë kishë dhe mësuan një numër të madh njerëzish; dhe, për të parën herë në Antioki, dishepujt u quajtën të Krishterë. (Veprat e Apostujve 11:26)

  44. Blendi Shkruaji mesazh privat thotë:

    25 Gusht 2007 @ 6:23 pm

    Ju lutem repsektoni temen. Po flasim per jeten dhe vepren e Nene Terezes. Peshku nuk eshte nje blog teologjik dhe nuk kemi ndermend ta bejme te tille ndonjehere, prandaj debatet fetare nuk jane te mirepritura.

    Faleminderit per mirkuptimin.

  45. Amerikani thotë:

    25 Gusht 2007 @ 8:31 pm

    “Buzëqeshja”, shkruan ajo, është “një maskë” apo një mantel që mbulon gjithçka..

  46. alb thotë:

    25 Gusht 2007 @ 8:36 pm

    Hej, dini gje me teper rreth vertetesise se permbajtjes se ketij shkrimi?

  47. alb thotë:

    26 Gusht 2007 @ 12:09 am

    adrian thotë:

    Mos harroni ku ka jetuar ajo.. Ne KALKUTE, ku ishte zemra e hidherimit apo e mizerjes..ne mes te milionave induve apo budisteve!!
    _______

    Plako, feja merr persiper te te jete sherim, ushqim, prehje, burim, siguri ne cdo ambjent… perkundrazi, ne keto ambjente efekti i saj eshte shume me i dukshem.

    Shkrimi ka devijim nga origjinali… Kriza e besimit te Madre Terezes do te kete efekt me te madh dhe shkaterrues, pasi te behet “shenjt”… kjo do perdoret si argumentim i brendise se fese se krishtere. Ndoshta edhe realitet… por gjithesesi alarmues.
    I kane hapur pune vehtes keta tipat.

  48. john thotë:

    26 Gusht 2007 @ 4:00 am

    Pavarsisht se Nene Tereza ishte Katolike dhe perhapi besimin Katolik,puna e saj ishte shpirterore,puna e saj kryesore ishte ndihma per te varferit,qe ne fund te fundit njeriu nuk e ben se eshte katolik apo budist,por e ben sepse e ndjen.Letrat qe ajo ka derguar,per mua ngjajne si momente stresi,kur dikush kerkon ndihme nga nje mik i mire.Na semuret nje i familjes dhe themi pareshtur perse na ndodhi neve,nene Tereza gjendej midis qindra mijra njerezve qe po vdisnin per buke.C’pyetje te bente?
    Periudha qe ajo ka derguar keto letra,ndoshta e kam gabim,por a nuk eshte periudha kur i vdiq nena apo motra dhe nuk e lane te vinte ne Shqiperi per varrim?Nje person qe ndihmon gjithe boten dhe i mohoet familja dhe ne vdekje,normale qe do merzitet.Per ata qe shkojne ne kishe,e dine shume mire dhe te thuhet shpesh nga Ati,qe djalli gjithmon tenton te vej ne dyshim besimin tend, por ti kurre nuk duhet te dorezohesh.Ajo eshte lufta e brendshme e besimit,qe shfaqet dhe ne keto letra.Fakti qe deri ne diten e fundit te jetes,ajo vazhdoi me sukses misionin e saj,tregon se Nene Tereza i rezistoi demoneve te saj me fitore.Ateistet dhe te tjeret ne Amerike,bejne lloqe per publicitet e vemendje,asgje tjeter.

  49. alb thotë:

    26 Gusht 2007 @ 4:38 pm

    krasta krau thotë:

    24 Gusht 2007 @ 11:54 pm
    Po i shtoj kesaj qe me urdher te Vatikanit, sa here permendet emri i Nene Terezes, permendet edhe kombesia e saj shqiptare, a mjafton kjo si sherbim per ne te pakenaqurit, qe emrin shqiptare na bie ta lexojme ne me te shpeshten vetem pas fjale grup kriminal…
    _________

    Jo nuk mjafton… dhe c’ka eshte me e rendesishmja nuk po e kerkon njeri kete “njohje merite”. Vatikani e permend kete fakt per arsye “stratregjike” (lexo joshje, servirjeje).

    Sa per ate qe emri shqiptar eshte prane fjales kriminal, i thuaj se pari “faleminderit” evropit dhe botes se “qyteterume apo cirivilizume” te cilet kane qene “mesuesit” tane te pare dhe te paharruar ne rrugen e malavites se organizuar.

  50. alb thotë:

    26 Gusht 2007 @ 4:40 pm

    Gjithesesi kandidatja per shenjt, ne krize besimi!!!… Krishterimi shume pak po i ofrone dunjase.

  51. T.Sokolaj thotë:

    26 Gusht 2007 @ 8:39 pm

    Mendoj se kjo eshte nje teme te ciles ne, shqiptaret, nuk duhet ti bejme anashkalime por te debatojme dhe ne menyre te zjarrte madje. Une personalisht jam impresionuar keto dite kur shikoj jehonen e madhe ne gjithe mediat boterore qe po i behet leterkembimeve te Nene Terezes. Derisa e gjithe media boterore, se paku mediat e medha po i kushtojne rendesi kesaj teme, mendoj se debati nuk eshte i sjelle nga ndonje subjekt me interesa te caktuara dhe se dyti, cka mendoj se eshte me e rendesishmja, gjithe kjo vemendje ne kete rast, tregon asgje me shume sesa Madheshtine e Nene Terezes. Imazhin me fisnik, me bujar, me te paster dhe me njerezor qe shqiptaret kane ne boten e madhe e cila i ka identifikuar deri pak vite me pare Shqiperine dhe shqiptaret me diktaturen e Enver Hoxhes, bunkeret e ngritur ne vend te shtepive dhe rrugeve apo edhe me anarkine e vitit te mbrapshte 1997. Besoj se eshte me shume rendesi te vleresohet se Nene Tereza edhe sot kur nuk ndodhet me ne boten e te gjalleve, ka lene pas nje dileme te madhe, ashtu sic qe vepra e saj e madhe me dhe pa pranine e besimit ne shpirtin e saj te Madh…
    Nuk mendoj te kem kaluar ne patetizem ne cfare thashe ketu, eshte deshira ime qe ato simbile prej verteti, ato vlera njerezore qe kemi te dime ti konsiderojme dhe ti vleresojme.

  52. T.Sokolaj thotë:

    26 Gusht 2007 @ 8:42 pm

    Mbaj mend se edhe disa vite me pare eshte debatuar lidhur me figuren e Nene Terezes nga disa kendveshtrime fetare. Mendoj se eshte gje tmerresisht e gabuar. Sic ne fakt tregoi edhe koha sepse ai debat, rezultoi shterpe. Ne duhet te na mjaftoje te gjitheve, sic e mendoj une, fakti qe Nene Tereza ishte dhe njihet si shqiptare, pavaresisht perpjekjeve te disa fqinjeve per te mohuar prejardhjen e vertete te Shqiptares se Madhe, Nene Terezes.

  53. Cheney thotë:

    28 Gusht 2007 @ 12:02 pm

    E lexova shkrimin ne ‘Time’ perpara se ta shihja te krasitur ketu te peshku. Fillova ta perktheja gjate udhetimit me qellimin per ta prezantuar te Peshku. Nje shkrim i tille mbi nje figure te tille jo vetem qe duhej publikuar i plote, por edhe duhej perkthyer drejte. Pjesa e pare perfundon ne nje pike ku detyrimisht, njerzve, duan apo nuk duan, do ti ngrihen ne mos te dyja te duja vetullat te pakten njera. Pra, felliqsja e gazetarise Shqiptare shpaloset edhe njehere ne gjith permasat e saj.

    ME beri pershtypje qe ne artikull ajo konsiderohej Maqedonase dhe nuk jepej emri i saj i vertete dhe i plote.

  54. T.Sokolaj thotë:

    28 Gusht 2007 @ 11:05 pm

    Kjo eshte eshte teme tmerrresisht interesante!

    “Gjëja e mrekullueshme në personalitetin e saj është që ajo u harmonizua në atë mënyrë që i dha mundësi vetes të bëjë qendrën e organizimit të personalitetit të saj, fener të veprimeve në jetën e saj spirituale”. (Richard Gottlieb)

    “Nëse ndonjëherë bëhem e shenjtë - sigurisht që do të jem njëra nga
    ‘errësirat’ vazhdimisht do të mungojë në parajsë - për t’u
    bërë dritë atyre që janë në terrin e tokës”, ka shkruar ajo në
    vitin 1962″.

    Fragmentet jane marre nga gazeta “Express” e cila botohet ne Prishtine

  55. hetusi thotë:

    28 Gusht 2007 @ 11:38 pm

    Me thene te drejten poshte njeres fotografi dale me te motren jepet emri i saj dhe i motres.Une nuk e kam kuptuar qe eshte “maqedonase”.
    Po citoj prej TIME:
    -Early INTIMATIONS it wasat age12,when Agnes Bojaxhiu,above left,posed in “macedonian dress “with her older sister Aga ….
    E kam vene ne thonjza pasi behet fjale “per veshje maqedonase ” dhe jo eshte prej maqedonie.
    Nen foton e dyte Po citoj TIME:
    -FIRST CALLING in 1928, Bojaxhiu left Skopje for ireland and then Indiato begin life as e teaching misionary.
    In a poem she wrote.”I’m leaving my dear home/and my beloved land/to steamy Bendal I go/to e distant shore”
    Ndoshta nuk mund ta kem kuptuar mire por asgjekund nuk thuhet qe eshte nga MAQEDONIA.

  56. flaka thotë:

    30 Gusht 2007 @ 12:04 am

    Te tentosh te jesh “njeri i shenjte” pak kush e ka kurajo edhe vetem ta mendoje, jo me t’i japim vetes te drejte te blasfemojme turlilloj interpretimesh e dijesh qw gjithsesi s’kane per te pasur te sosur kurre. Eshte mire , t’a mendoje, larg qofte t’a provoje ndokush veten, ta gdhije e te ngryset vetem me njerezit e afert te gjakut te vet, njerezit e shpirtit, familjes, te dashurit, femijet, duke i pare tek lengojne, vuajne, nuk kane sherim, nuk ke me c’ti mjekosh, nuk sheh shprese permiresimi ne to, nuk di kujt me t’i drejtohesh, se gjithshka eshte perfundimidht e pafryt, e s’do kesh munsdesi te dalesh , te bredhesh, te qeshshesh , se zemra s’te qesh, te luash me fjale se fjalet te mbeten ne gjoks e as ne fyt s’arrijne, vetem do sherbesh te semureve rreth teje, sepse jane njerzit e tu, vetem njerezit e tu, qe po lengojne lengojne… as nate as dite gjume… e as as as as…. asgje tjeter! Pra vetem me njerezit tuaj, mos beni teori, e mos u shtirni duke vene sado pak blasfemi mbi vdekjen e saj qe vdiq per te tjere, aspak te vet, por njerez. E per njerez …. ishte mjaft mendoj dhe aq e meritueshme sa ajo te konsiderohet shenjt me te gjithe respektin tone, qe na ndan nga ana tjeter e cnjerzores, se perditshme te krimit apo moskokecarjes per te tjere e madje edhe me keq…!NENE TEREZA UROJ TA MERITOJE RESPEKTIN E TE GJITHE NE, SEPSE ESHTE NJERIU - SHENJT! Respekti ndaj saj eshte respekti qe dime t’i japim ose jo vetes. E nese ne nuk dime te respektojme veten, c’presim te na respektojne te tjeret, kur duam te gjejme gjithmone dicka, per te cilen kemi nevoje te veme goje mbi dike, kur krejt mire e dime brenda vetes, se nuk mund te krahasohemi me te! Te jesh Njeri dhe I Shenjte, eshte merite e rrallekujt>Te jesh vetem Njeri, ama Njeri ( e theksoj!) dhe pak a shume e shohim qe qenka e veshtire! Uroj te mirekuptohem!

  57. detijon thotë:

    31 Gusht 2007 @ 1:13 am

    Edhe sikur nene Tereza ta kete humbur besimin ne nje pjese te jetes se saj, kjo nuk e njollos absolutisht aspak figuren dhe vepren e saj.

  58. Besnik-u, thotë:

    7 Shkurt 2008 @ 1:38 pm

    Nëse Tereza e Kalkutës nuk ka besuar në Zot dhe as ne idhuj te Jezus Krishtit, a i atribohet asaj prap titulli si “Katolike” edhe pse nuk paska qen “BESIMTARE” ???

    Realisht,.. a ishte Ateiste apo Agnostike ?

Burim RSS për komentet · TrackBack URI

Shkruaj një koment (login)


Peshku ruan të drejtën të fshijë ose zbehë komentin që po dërgoni, sidomos nëse:
1) komenti fyen autorin, komentuesit e tjerë apo persona publikë
2) komenti është jashtë teme
3) komenti është shumë i gjatë
Nuk kemi qejf të censurojmë askënd, por ama diskutimet në faqe duam t'i mbajmë civile dhe të sjellshme.