Identifikohu



Regjistrohu

Durres, kapen 7 klandestine ne nje kontenier, tentuan te shkonin ilegalisht ne Itali

Sherbimi Doganor i Durresit ka kapur ne Portin e Durresit 7 klandestine shqiptare te cilet nepermjet nje kontenieri kerkonin te kalonin ne shtetin fqinj. Klandestinet jane kapur nga doganieret ne momentin e vulosjes se trailerit para se te hipnin ne tragetin qe do te nisej per ne Itali. Per kete ngjarje eshte arrestuar shoferi i kontenierit.

DURRES - Sherbimi Doganor i Durresit ka kapur ne Portin e Durresit 7 klandestine shqiptare te cilet nepermjet nje kontenieri kërkonin te kalonin ne shtetin fqinj. Lajmi eshte bere i ditur nga burime te policise, te cilet kane saktësuar se mes klandestineve shqiptare gjendet edhe nje femer e cila po tentonte te kalonte me traget ne anen tjeter te detit Adriatik. 7 klandestinet jane kapur nga doganieret ne momentin e vulosjes se trailerit para se te hipnin ne tragetin qe do te nisej per ne Itali. Menjehere pas zbulimit te ketij plani, te 7 personat jane ndaluar nga uniformat blu, ndersa eshte arrestuar edhe shoferi i kontenierit Artur Sula, 35-vjec. Po keshtu burimet bejne te ditur se kontenieri i kapur ka qene i firmes “Berat Konfeks” dhe traleri mbante targat DR 40 84 E. Pas evidentimit te kësaj ngjarjeje policia dhe ekspertet e hetimit kane nisur menjehere hetimet per zbardhjen e ngjarjes.

(A.S/Balkanweb)

Dergoje artikullin me email Printoje artikullin

62 Komente »

  1. POPI thotë:

    9 Prill 2008 @ 9:14 am

    E C’do thot ky lajm???
    Peshku eshte kthyer ne edicion lajmesh!!!!!!!!!!
    Keni harruar se me duket se kish pasur dhe do vrasje e arrestime ne Shqiperi, vendosini dhe ato….
    ………nuk ka ndonje gje per tu diskutuar, argumenta te vjeter, historira te vjetra.

  2. Ll Shkruaji mesazh privat thotë:

    9 Prill 2008 @ 10:42 am

    Jo nuk eshte “lajm” eshte “shenje”! Eshte “shenje” qe sot ne vazhdojme akoma te arratisemi nga vendi. Eshte “shenje” qe gardhi i vizave vazhdon te qendroje po aq fuqishem sa edhe me pare. Eshte “shenje” e paturpesise politike qe gelon e te mbyt ne cdo hap!

    Kush ka sy e shikon :(

  3. tung thotë:

    9 Prill 2008 @ 11:35 am

    Kjo eshte shenje,por shenje e keqe qe te le njolle.Eshte shenje dhe njoll e hipokrizise dhe mashtrimit te levizjes se lire.Premtim si nga ana e ambasadave per liberalizim te vizave ashtu edhe nga ana e qeverrrrise per arritje dhe suksese qe do te bejne lehtesimin e marjes se vizave.Qeverite tona i kap dehja e euforise dhe vetem numerojne arritje dhe suksese(sic beme per 50 vjete ashtu vazhdojme edhe sot),bejne parade suksesesh.Dalin te gjithe ne tv (pa perjashtimdhe per cudi deklarojne se qeveria ka bere kete edhe ate,se cfare do ti te beje me teper qeveria-shrojne pyetjen.More zoterinj edhe ne se ka bere ndonje gje te mire ,eshte detyre e saj dhe nuk ka bere ndonje gje te jashtezakoneshme.A e arrin dot ti si qeveri(pa perjashtuar asnjeren) qe ti krijosh kushte njerezve qe te mos ikin klandestin (duke rrezikuar jeten)por te jetojne ketu si te barabarte me ata ku duan te syrgjynosen,a je i afte ti si politikan te krijosh kushte qe te kethehet edhe ai qe ka ikur dhe te jetoje ashtu sic jeton atje ku eshte syrgjynosur.po krijove keto atehere dil e mburru sa te duash sepse une do iki per te bere qef dhe do te kethehem ne shtepine time.HOME SWEET HOME.Juve kete nuk jeni te afte ta beni edhe prandaj ambasadat tallen me kete milet aq sa edhe sportisteve nuk ju japin viza dhe djegin aktivitetet nderkombetare.Dhe me qesharake eshte se pasi te refuzojne vizen as nuk te sqarojne persene,por te japin nje cope pusull ku te drejtojne tek avokati i Lazios(amb Italiane) qe te ankohesh.Pra ti japesh edhe avokatit ca para ,mbasi ke shpenzuar gjithe ate kohe edhe para per ambasaden dhe noteret.

  4. Blendi Salaj Shkruaji mesazh privat thotë:

    9 Prill 2008 @ 12:33 pm

    POPI, sic ta ka shpjeguar “Ll” nuk eshte thjesht nje lajm. Me teper eshte shenje, evidence. Une personalisht jam i bindur qe historia e ketyre te shtateve qe po iknin te vulosur ne kontenier (dmth duke sakrifikuar jeten) pasqyron nje pjese te realitetit shqiptar. Dmth qe nuk behet me fjale vetem per keta te shtate sepse pertej kronikes lajmi flet per gjendjen ekonomike, mundesite per pune, per banese, mundesite per edukim dhe perspektivat per shumekend. Nuk do te ishte cudi e madhe sikur secili prej nesh te kishte patur ndonje te aferm, a kusheri ne ate kontenier, dua te them qe na perket si lajm - dhe nuk do te kishte qene cudi sikur ata te shtate te kishin vdekur atje brenda. Kjo ishte nje tragjedi e mbetur ne tentative. Duhet pergezuar kontrolli qe u shpetoi jeten kesaj rradhe.

  5. ThoughtPolice Shkruaji mesazh privat thotë:

    9 Prill 2008 @ 1:11 pm

    Si mjaftiste qe jeni, e kuptoj plotesisht deshiren tuaj per ta bere gjendjen, duke shfrytezuar edhe kete lajm, sa me te keqe, sa me te rende dhe tragjike etj. Nuk e kuptoni qe ky “vajtim” nuk ben me pune. Eshte e kuptueshme qe shume shqiptare do te mundohen te arrijne ne vendet e zhvilluara perendimore, ne mungese te levizjes se lire, apo vizave te liberalizuara, me menyra te tjera.
    Por kjo gje nuk eshte per te shkruajtur ketu ato qe thote poshte dhe perpjete Erion Veliaj, qe i qan xhani shume per shqiptaret. E. Veliaj qe si argumentin me te madh per te kerkuar mbeshtetjen e qytetareve, kishte qe ishte jetim..
    Edhe vende qe tashme jane anetare te BE-se, kane nje levizje te tille te qytetareve te tyre, drejt vendeve te tjera te BE-se, qe jane shume me te zhvilluara ekonomikisht dhe ku ka me teper pune, paguhen me mire etj. Mjafton nje shikim perciptaz i numrit te polakeve, sllovakeve etj., qe sapo u bene anetare te BE-se u dynden drejt vendeve qe ju dhane te drejten e punesimit.
    Pra, edhe vende tashme anetare te BE-se, por qe niveli ekonomik i tyre eshte shume me i ulet se sa i vendeve te tjera te BE-se, ballafaqohen me kete gje.

    Keshtu qe kursejeni propaganden mjaftiste per te tjera gjera. Me mire uroni qe te liberalizohen vizat per Shqiperine ne 2009 dhe shqiptaret te levizin si njerez normal, se sa merreni me kete gjera…

  6. Cheney thotë:

    9 Prill 2008 @ 1:39 pm

    Seriozisht e ke?

    Mendoja se gjendja vajtuese e shume e shume Shqiptareve, pa frike do thosha e shumices se Shqiptareve, eshte nje problem gjithperfshires qe duhet te kaperceje partizanllekun politik. Ky rast eshte etallon mates i ketij mjerimi!!

  7. ThoughtPolice Shkruaji mesazh privat thotë:

    9 Prill 2008 @ 1:42 pm

    Ke te drejte, ne kohe te diktatures kemi qene shume here me mire…

    Cfare jane keto qe flitni mer? Une te jap shembuj nga vendet rishtare ne BE, ti me flet per “gjitheperfshirje”…

  8. Blendi Salaj Shkruaji mesazh privat thotë:

    9 Prill 2008 @ 1:53 pm

    Ore Polic, me kohen e diktatures i krahason te gjitha ti or, or c’te te them une ty?! Eshte viti 2008…levizja e sllovakeve drejt evropes me vetura nuk krahasohet dot me keta qe e kane mare shpirtin ne dhembet dhe po vendosin qe o do ikin o do vdesin si minj ne kontenier te vulosur…po ti nuk ke asnje fije ndjeshmeri ndaj deshperimit te bashkekombasit tend? Nuk don t’i me kuptu qe gjerat nuk jane “mire e bukur”!

    Se dine keta mavrinj qe hyme ne NATO? NATO ketu, NATO ne itali - pse ikin keta?!

    Si nuk e shikon mjerimin ne vendosmerine qe kane: ose te largohen nga Shqiperia ose t’i japi fund jetes? Do ikin me cdo kusht!!! Cfare thote kjo per vendin nga po arratisen? Per vleren e jetes? Si nuk qenka ky problem per ty po te rrifka tek mjafti? Ne vend se te shikosh endrrat e donkishotit me mjaftista e sorroista kriptokomunista - debilizmi nuk resht se me habituri - shiko te kapercesh llogoren mendore. Te mendosh per Shqiperine si shtepine tone te perbashket, jo te sokellish parrulla lart e poshte se je bere i palexueshem. E nuk kam kohe te merrem me milixhista… (TM)

  9. Ll Shkruaji mesazh privat thotë:

    9 Prill 2008 @ 1:58 pm

    ThP,

    Te paska ngec ora tek Mjaft-i, hiqe mendjen pak nga “imperializmi dhe revizionizmi” se s’jane pergjigje per gjithshka…..

    Per tu rikthyer ne diskutim, para dy ditesh Ambasada Greke ne Tirane s’pranoi ti jepte vize boksiereve Shqiptare qe po shkonin ne Greqi per te marre pjese ne ndeshje parapergatitore per Olimpiaden. Mbreme Ministri perkates tha “s’kemi c’te bejme”. A e kupton sesa i larte eshte muri i vizave????

  10. t_red Shkruaji mesazh privat thotë:

    9 Prill 2008 @ 2:07 pm

    Përse këta shtatë njerëz zgjodhën të futeshin në kontenier dhe jo të fusnin pasaportën në xhep për në Itali? Sepse ose iu është refuzuar viza, ose e kanë parë të pamundur marrjen e saj. Nga ana tjetër e kanë parë po aq të pamundur qëndrimin në Shqipërinë ku portofoli i tyre boshatiset me shpejtësi skëterrë e nuk ka me ç’të mbushet më; ku gjithçka ndodh e askush nuk ka faj; ku e ardhmja i përket të shkuarës. Në të tilla kushte ata nuk kanë parë tjetër rrugëdalje. Kontenieri. Klandestinizmi përballë vizave. Vizat përballë gjendjes aktuale, të vërtetës shtëpiake, ulërimës së jetesës së pakushtëzuar. Të gjitha këto në një burg ku testohen burokracitë dhe pushtetet e vockla perëndimore.

    Këta të shtatë ishin “klandestinë në tentativë” sepse nuk e ndeshën gjëkund atë togfjalëshin parazitar “liberalizim i vizave”. As nuk u ndjejnë të çliruar nga kushti diskriminues që kanë vënë mbi kombësinë e tyre dirigjuesit që vijnë nga jashtë. As nuk kanë mundësi të vendosnin vetë për të ardhmen e tyre pa provuar ankthin e pritjes ndërkohë që një nëpunës i huaj civil merr një vendim thelbësor për jetën e vizë-kërkuesve shqiptarë. Mbase të shtatë këta njerëz nuk kanë ditur të plotësojnë kushtet që kërkojnë operatoret e paepura përtej 0900-ës në ambasadën italiane; por ama kanë ditur me siguri se dita e tyre kërkon një zgjidhje, që në Shqipëri me sa duket nuk po e gjenin.

    Psikologjikisht, sistemi i vizave në Shqipëri, vulat e refuzimit, trajtimi diskriminues dhe marrja e vendimeve për jetën e çdo shqiptari që paraqitet në sportelet famëkeqe, nuk është aspak i ndryshëm apo më pak vrasës sesa shiriti i bardhë çifut.(akoma e them këtë). Kjo politikë vizash, në mënyrë të paevitueshme nxit zemërimin dhe redukton në zero besimin ndaj sistemit të vizave.

    Në pozita idealizmi, të duket më e udhës të lexosh sesa të zbërthesh nenin 1 të deklaratës universale të të drejtave të njeriut:“Të gjithë kemi lindur të lirë dhe të barabartë në të drejta, moral dhe dinjitet”. Neni 1 i kësaj deklarate të miratuar nga të gjitha shtetet që aplikojnë sistemin e vizave dhe nxisin nëpërmjet tyre klandenstizma, është edhe pika e parë mbi të cilën shkelin çdo ditë politikat diskriminuese të ambasadave të huaja mbi qytetarët e përbuzur të Shqipërisë. Liberalizmi i vizave nuk kalon nga ajo derë, prandaj shtatë njerëz përfunduan në kontenier, në polici e në mes të katër rrugëve në xhunglën me ambasada.

  11. Cheney thotë:

    9 Prill 2008 @ 2:12 pm

    Po pse mer mendje ndritur kishe ndonje dyshim qe nuk do kishte eksode nga keto vende? Arsyet dihen, dhe ne Shqiperi jane akoma me te thella. Te duket normale qe ne 2008 Shqiptaret ta barazojne jeten me ZERRO, dhe ti futen akoma odiseve te tilla? C’fare shenjash jane keto, nuk jane shenja mjerimi?
    ti e ke hallin ne vend tjeter gjithsesi; cdo shenje reflektimi mbi te tanishmen e sheh si nje sul kundrejt Sales. Kjo dihet qe s’lejohet..

  12. ThoughtPolice Shkruaji mesazh privat thotë:

    9 Prill 2008 @ 2:18 pm

    Te te kthej pergjigje ty, eshte humbje kohe, por meqense me je drejtuar me kaq mllef, po e marrim mundimin me shpresen qe vlen per te tjeret se ty nuk te vlen…

    Se kush ka me shume ndjeshmeri per bashkekombasit, kjo eshte veshtire per t’u gjykuar virtualisht, vetem nje gje eshte e sigurte, qe une nuk bej pjese ne korbat qe sillen per te shqyer kufoma te bashkekombasve, vetem per te bertitur; oh sa keq qe eshte Shqiperia…
    E kuptoni qe jeni bere qesharak me keto qe thoni…

    E kupton ti qe levizja e shqiptareve dhe sllovakeve, polakeve etj., eshte e njejte, te gjithe duan te arrijne dicka me te mire ne vendet shume me te zhvilluara ekonomikisht se vendet e tyre. Vetem se sllovaket dhe polaket e bejne ne kushte normale, shqiptaret ne kushte te tjera…
    Nese vetem ky fakt qenka per te vene kujen, atehere kujen duhet te vene edhe sllovaket dhe polaket qe kane mbushur rruget e disa vendeve te Evropes…

    Te thuash qe Shqiperia nuk ka probleme, thjesht genjen, por te thuash qe Shqiperia ka marre fund, pse u kapen 7 shqiptare qe tentuan te kalojne kufirin, perseri, thjesht genjen…
    Po ti kaq di dhe kaq flet…Ti Shqiperine e njeh nga ato qe thone mjaftistet dhe te tjere si keta, per “lajmet” e tjera i ke mbyllur veshet dhe nuk i lejon te hyjne ne ate koken tende…se pastaj si do t’i justifikosh ato thirrjet per permbysje te dhunshme dhe anarki qe shkarravit ketu tek peshku dhe mediat e pronareve te rrezikshem…

    E shikon dallim thebesor qe kemi ne te dy, ti nga fjalet e mjaftisteve dhe me mesimet e Soros, nxin Shqiperine per te justifikuar thirrjet per dhune qe i ben publikisht, jo se ke ndonje “ndjeshmeri per bashkekombasit”, ndersa une thjesht po te kundershtoj me argumenta, te cilat ti edhe pse permend “vetura”, nuk arrin ti hedhesh poshte…pasi je i kufizuar ne dije dhe ne gjykim, por ti nuk e kupton, te pakten te paren jo…

  13. ThoughtPolice Shkruaji mesazh privat thotë:

    9 Prill 2008 @ 2:20 pm

    Pergjigjia me siper eshte per te nderuarin Salaj b.

  14. Ll Shkruaji mesazh privat thotë:

    9 Prill 2008 @ 2:21 pm

    ….E shikon dallim thebesor qe kemi ne te dy, ti nga fjalet e mjaftisteve dhe me mesimet e Soros, nxin Shqiperine per te justifikuar thirrjet per dhune qe i ben publikisht, jo se ke ndonje “ndjeshmeri per bashkekombasit”, ndersa une thjesht po te kundershtoj me argumenta….

    Bobo, bir Selman i nenes c’te te qaj me pare :(
    “Emigrant”, Laverin urgjent!!!!!!!!

  15. ThoughtPolice Shkruaji mesazh privat thotë:

    9 Prill 2008 @ 2:27 pm

    Ll,

    Po pergatitesha te te komplimentoja, pasi isha pak a shume dakort me postimin e parafundit. C`te gjeti qe ma prishe konsideraten aktuale…apo permendja e mjaftit…kaloje me uje…

  16. Cheney thotë:

    9 Prill 2008 @ 2:28 pm

    Llukan,
    S’te ben pune Laveri ketu,
    Merr nje makine nga varrezat dhe stukoje e lyeje; po tu ndez meriton nobelin..

  17. t_red Shkruaji mesazh privat thotë:

    9 Prill 2008 @ 2:33 pm

    Ne kerkim te kuptimit te fjales “argument” (thjesht per te verifikuar mos e kisha kuptuar gabim deri me sot kete fjale), iu ktheva serish postimit qe pretendon se eshte bazuar ne to (argumentat); dhe e humba fare interesin dhe deshiren per t’i nxjerre nje tjeter kuptim kesaj fjale.

    Argumenti i vetem ishte: “sllavet dhe polaket levizin me mjete normale”. Te gjitha fjalite e tjera kishin ngjyre te forte supozimi dhe shperfillje te perqendruar ne kerkim te vemendjes. Rruga per aty pervecse fyese, ishte edhe udherrefyese jo fort e mirepirtur. :(

    P.s. pergjigja vjen ne rolin e ekzistueses ne komunitetin e “te tjereve”, sipas fjalise 1 ne 2.18

  18. bledialb thotë:

    9 Prill 2008 @ 2:33 pm

    E ”po venin drejt europes”, ca gje te keqe ka!

    A nuk po ciren ”politikanet” tane keto 18 vjet, ”te vemi drejt europes”.

    Kjo ka qene dhe qellimi i deklaruar i yni, jo te ‘’sillnim europen ketu” apo te ngrinin vendin ne nivelin e europes.

  19. Ll Shkruaji mesazh privat thotë:

    9 Prill 2008 @ 2:35 pm

    ThP,

    Seriozisht, si hyn Soros ne kete muhabet? Vertet jam kurioz.

    Cheney,

    Ke te drejte, Laveri s’te ben pune hic fare ne keto raste. Duhen edhe ca fuci raki qe te behet njeriu karroqe e te mos dije nga kjo bote per ca dite te pakten. E pastaj kur te zgjohet te vere prape Laverin, te pije pjesen e mbetur e te shkoje prape ne gjume.

  20. losttext Shkruaji mesazh privat thotë:

    9 Prill 2008 @ 2:36 pm

    E kupton ti qe levizja e shqiptareve dhe sllovakeve, polakeve etj., eshte e njejte, te gjithe duan te arrijne dicka me te mire ne vendet shume me te zhvilluara ekonomikisht se vendet e tyre. Vetem se sllovaket dhe polaket e bejne ne kushte normale, shqiptaret ne kushte te tjera…

    cudi, qenka dhe levizje e njejte me ato te polakeve e sllovakeve, vecse ne kushte te tjera… gje qe, hem, e ben ca si te pa-njejte, fare pak, hicmosgje, nje shprehje teknike.

  21. ThoughtPolice Shkruaji mesazh privat thotë:

    9 Prill 2008 @ 2:37 pm

    O Llukan ke qene keto dite tek peshku apo jo?

  22. Ll Shkruaji mesazh privat thotë:

    9 Prill 2008 @ 2:38 pm

    O ThP,

    Te lutem mos i bej bisht se behet muhabet me i lodhshem se c’eshte tashme. A mund te di se si hyn Soros ne kete muhabet!

  23. bledialb thotë:

    9 Prill 2008 @ 2:40 pm

    Keto vendet e europes perendimore sot qahen se u mbushen me arab.

    Ne kemi 18 vjet , pa pas 90tes, me kufi te mbyllura, e shume mire brenda europes mund te merej fuqia punetore, ose keshtu ka qene dhe shekuj me pare.

    Keto 18 vjet mbyllur kufite per europen lindore, e mbushu me arab.

  24. ThoughtPolice Shkruaji mesazh privat thotë:

    9 Prill 2008 @ 2:44 pm

    Jo mer nuk hyn bishti ketu. Lexo edhe postimet e tjera ne tema te tjera, se e kupton qe hyn…jo me keta te 7 direkt :lol: , ka lidhje me ato thirrjet e dhunes, permbysjeve qe ti si perfaqesues dinjitoz i mjaftit duhet t’i dish… hajt tani mos ul vlerat e vetes

  25. Capitan Planet thotë:

    9 Prill 2008 @ 2:51 pm

    O Llukan mos u merr me keto shpifsa!

  26. berti thotë:

    9 Prill 2008 @ 3:04 pm

    Qenkan kapur 7 veta qe donin te arratiseshin nga kufiri dhe kapoja i tyre???!!!
    Mesa shoh syri vigjilent i ushtareve dhe policeve tane trima nuk paska gabuar.
    O shoku polic a nuk e kupton qe vazhdojme te jetojme ne tymnajen e demokracise-se diktatures se proletariatit alla “Sali-Fatos-Sali-Ramiz-Enver.

  27. Grupi Shkruaji mesazh privat thotë:

    9 Prill 2008 @ 3:17 pm

    Nganjehere negativiteti gjithperfshires i disa peshkatarve…ku cdo gje eshte e nxirre, pa shprese dhe me mjerrime…me ben qe te mbeshtes edhe nje militant si Polici. Ju lutem mos me detyroni te mbaj anen e Policit…me shprehje si “ose te largohen nga Shqiperia ose t’i japi fund jetes”

    Njecik me teper gjakftohtesi, njecik me teper llogjike…dhe njecik me pak fjalime emocionuse per mjerrimin e pa pare ne historine boterore te Shqiperise.

    Para ca vitesh kur hapeshin konteneret ne Itali dilnin refugjatet Polak e Bullgar e Romun…qe te mos i harrojme Romunet klandestin ne Itali (qe ja kalojne dhe Shqiptarve ne numer). Po sot ata mund te marrin makinat dhe shkojne ne Itali pa pengesa. Prap nuk eshte e njejta gje?? Ne e kemi kthyer Shqiperine si nje ishull ku cdo gje e keqe bie mbi ne…bile nje fatkeqsi e papare ne historine e njerzimit…duke harruar qe te GJITHE fqinjte tane qe tashme jane ne BE…ishin ktu ku jemi ne vetem disa vite me pare.

    Ju lutem aman mos e beni kaq tragjedi kolosale…se nga njera ane pengesa eshte militantet PD-ist si Polici…po nga ana tjeter jeni dhe ju pengese me kte negativitet pa kufi…

    Po mire o mire…po vetem do shani e mallkoni zotin qe na dha kte fat?? Tjeter gje s’do beni?? Pse shkon Gjermani dhe hap fabrika ne Poloni dhe nuk vjen ne Shqiperi…ku mund ta ket dhe me te lire?? Se jo vetem qe kemi kte qiverisje te shkelqyer…po kemi dhe kte popull kaq plot me kapacitet dhe mentalitet…dhe kjo qiverisje eshte produkt i kti mentaliteti qe shume peshkatare prodhojne cdo dit.

    Po po…fajin e keni dhe ju…se vetem me negativitet dhe sharje…nuk shkohet asgjekundi. Te pakten mos u mundoni ta beni si tragjedine me kolosale ne historine e njerzimit…se dhe nga vende shume me te pasura se jona ikin njerzit me konteiner (Shqiperia pik tranziti i Turqve). Mundoni te gjeni zgjidhje dhe rrugedalje…se E MORREM VESH QE KEMI PROBLEME…

  28. tung thotë:

    9 Prill 2008 @ 3:20 pm

    Te vemi drejt Europes…..,por me se te shkojme,me not me kembe apo me kontenier? sepse vizat sa me shume flitet per liberalizim aq me shume shterngohen.Po te liberalizoheshin apo te hapeshin kufijte,kush do te punonte per pushtetaret,a do te punonin ne Gerdec per buken e gojes pleq gra e femije? Dhe per cudi ose per ironi ,qeveria jone(sipas nje lajmi) dergon specialiste ushtarak per cmontim armesh ne Bosnje.lajm i rreme apo i sakte?

  29. berti thotë:

    9 Prill 2008 @ 3:25 pm

    O grupo, nuk te ben pershtypje qe robt ketu vazhdojne te arratisen si qemoti???

  30. Cheney thotë:

    9 Prill 2008 @ 3:32 pm

    Grup,

    Nuk e di per cfare negativiteti e ke fjalen? Ketu te peshku gjen njerez qe me ndergjegje te plote jane kthyer dhe kane investuar gjithshka ne Shqiperi.
    Evidentimi i te vertetes nuk meriton nje ‘pirdh se lirohesh’..Denoncimi i perhershem, me doza konstante realiteti, duket se eshte e vetmja gje qe mund te na coje drejt ndergjegjsimit!!

    Mbas 18 vjetesh, nuk kemi kohe tja nisim nga mohimi; Shqiptari mesatar eshte ne pik te hallit!!

  31. Idris thotë:

    9 Prill 2008 @ 3:33 pm

    Me te vertete lajm i dhimbshem!!!!!
    Kush tha qe ne polaket e Sllovaket se kemi vene kujen ? …..Kush tha qe ata jane te kenaqur, dhe kete largim “per nje jete me te mire” e kane se u “pelqen” te rezikojne jeten ? Llogjike Mixhiste qe e ka globin nen kembe.
    Duhet nje Logjike Policesh po nga ata te matjes se kohes me “tharjen e peshtymes ” qe te kesh keto njesi matjeje edhe per probleme shoqerore.
    ne Memedhembje. Gjithsesi nga Logjika e Policit konkret qe bujt here pas here tek Peshku kur cenohet prestigji i “Kulles se Berishajve” mund te qemtosh edhe pallavra te tilla duke i faturuar si DETYRA te PESHKUT????
    “”"”‘ Me mire uroni qe te liberalizohen vizat per Shqiperine ne 2009 dhe shqiptaret te levizin si njerez normal, se sa merreni me kete gjera…”"”"”
    Po ketu nuk jemi ne Kishe a Xhami te lutemi me “ishallahe” e “amine “.
    As ne mbledhjen e KD te PD ku shpallet vija per propoganden qe duhet per te “MBROJTUR FITORJET” e Sales……
    7 Njerez …TE RIJ… rezikojne jeten per tu larguar nga vendi “Shpreses”
    se Mixhes nga vendi “investimeve” pas Hyrjes ne NATO nga denglat me
    valle e kenge te Ciljetes , nga motivet 20 vjecare te melodive
    “poshte nga cairet”.
    Ketu nuk eshte vendi per alucinante e Belule qe zbulojne armiqesine nderkombetare te SOROS ,sepse financon apo sponsorizon nje ORGANIZATE SHQIPTARE qe ti marre pushtetin SALES .Dhe ne se me te vertete qenka kjo dhe mendohet te ndodhe kjo mund te jete i vetmi rast qe LUTEM sipas POROSIVE te POLICIT te behet sa me e fuqishme per ti larguar njehere e pergjithmone te MARRET nga PUSHTETI.
    7 njerez ne …2008….Rezikojne perseri JETEN …dhe ne kete rast MJAFT duhet te …ULERINTE…Kunder mashtruseve qe se kane per gje qe ne cdo eveniment te GENJEJNE Patyrpesisht dhe te vene POLIC ne ruajtje te genjeshtrave.

  32. toko thotë:

    9 Prill 2008 @ 3:40 pm

    THp
    Perse nuk e shikon kete lajm si nje veprim te qeverise ne luften kunder trafikut? Mbas kjo do te balanconte deri diku idene se mbase ( MBASE e perseris MBASE) eshte sjelle me qellim te keq per te denigruar punen e qeverise.
    Personalisht, mendoj se sot trafiku nuk eshte ai i viteve 95 apo 97, kjo per arsye se tani ka rene deri diku interesi i njerezve per te emigruar ne menyre ilegale dhe se eqeveria ( per hir te se vertetes duhet pranuar) me ligjin kunder skafefe e ka kufizuzar kete trafik. Me kuptoni drejt ai nuk eshte zhdukur por nuk eshte me si ne 95 apo ne 97 ku njerezit me “tonelata ” kalonin Otranton per ne Itali.
    Gjerat kane ndryshuar , por mendoj se kalimi klandesitn nuk eshte porblemi yne madhor. Ajo qe mua me shqeteson eshte fakti qe ky lajm mund ti kete zene vendin ndonje lajmi tjeter me madhor Psh Cfare behet me Gerdecin? Cfare behet me pergjegjesine morale, politike dhe ligjore me kete katastrofe. Mendoj se keto jane lajme qe duhet te na shqetesojne me shume se 7 klandestine kaluan apo nuk kaluan kufirin.

  33. Cheney thotë:

    9 Prill 2008 @ 3:44 pm

    toko,

    Te me falesh por mendoj se eshte disi e rendesishme te te pyes, sa kohe ke pa u kthyer ne memedhe?

  34. ThoughtPolice Shkruaji mesazh privat thotë:

    9 Prill 2008 @ 3:50 pm

    Nga i gjithe debati ne kete teme, per nje gje me vjen thellesisht keq! Qe i dhashe publicitet te pamerituar kesaj teme, qe kishte mbetur me 4 postime. Tani u be carcaf ku edhe mixhiste kafenesh me muhabet odash dhe llafe pleqsh, qe pretendojne se po qesendisin bukur dhe rendshem, na japin leksione per Xhamite dhe Kishat…dhe emigrimin klandestin dhe te ligjshem…

    Nuk e kuptoni se ju ka kaluar koha! Ejani ne mendje, nuk rrezohet Berisha, dhe as nuk merret pushteti, duke u ankuar se kam qene jetim dhe tani me beni lider. Apo te nxini ate qe ndodh dhe jetohet ne Shqiperi, se hajt keta shqiptaret do na votojne se ne do ta zbardhim Shqiperine ta bejme si bora…
    Aq me keq kur ca bejne thirrje per permbysje te dhunshme dhe anarki…

    Disa e kane edhe nga mosha, por ca te rinj cfare i ka gjetur…

  35. AR31 Shkruaji mesazh privat thotë:

    9 Prill 2008 @ 3:58 pm

    E dhimbshme!

  36. Blendi Salaj Shkruaji mesazh privat thotë:

    9 Prill 2008 @ 4:04 pm

    “Aq me keq kur ca bejne thirrje per permbysje te dhunshme dhe anarki…”

    Kjo qeveri duhet te bjere, por per dhune dhe anari nuk ka aspak nevoje.
    Ne nje Demokraci qeveriset nga populli, per popullin - dhe kur nje Qeveri nuk vepron ne interesat e popullit te vet, por ne dem te tij - Demokratikisht, kjo Qeveri duhet te dorezoje celesat. Partia Demokratike le te krijoje nje qeveri te re, s’ka nevoje per asnje lloj eksesi, as per zgjedhje te reja, as kurgje.

  37. J. thotë:

    9 Prill 2008 @ 4:06 pm

    Se dine keta mavrinj qe hyme ne NATO? NATO ketu, NATO ne itali - pse ikin keta?!

    Do e thosha vete. Po e ke thene ti.
    Turp te kene qe ne vend te festonin ne shesh, dolen te shkonin klandestine ne Itali!!! Turp e per faqe te zeze….

    Kompllot.

  38. toko thotë:

    9 Prill 2008 @ 4:14 pm

    Cheney
    Kam shume vjet shume shume vjet qe nuk kam qene Por ama ve re qe megjithese nuk kam qene shum e shume shume vjet, konkluzionet e mia jane shume me te mira se ato qe kane disa nga ju qe shkojne per vit. Shkoni ku shkoni dhe perseri ktheheni tek konkluzionet e mia.
    Differenca nuk eshte sa kohe ke qene qe nuk ke qene ne atdhe pasi mos qenia ne atdhe kompesohet me takim njerezish, media, interenti, telefona, Jeotjme ne shek e XXI dhe jo ne shex e IXX kur duhej 2 muaj me vapor te shkonin apo te vinin lajmet nga memedheu.
    Ndryshimi qendon ne faktin sa realist je ne shikimin e fakteve. Thuhet qe shikon mendja dhe jo syri. ne qofte se mendjen do ta mbushesh me militantizme AntiBeirshe/Proberishe patjeter qe edhe te jetosh ne shqiperi mund te jesh me i qorepsur se ai qe nuk eshte atje por shikon realitein pa anesira milatantesh. SHiko Mjaft, Shiko opoziten, shiko PDisted shiko Leftistet, shiko gredecaret. Militanzimi eshte semundja jone me e keqe se vete miopia, dhe jo sa here ke vizituar shqiperine.

  39. WASU Shkruaji mesazh privat thotë:

    9 Prill 2008 @ 4:18 pm

    toko,

    IXX nuk ekziston si numer, te pakten jo si numer romak.

  40. Idris thotë:

    9 Prill 2008 @ 4:24 pm

    J.
    Eshte nga rastet e rralla qe POLICEVE nuk u largohen “nga drejtime te paditura” dhe te mos mendojne me gjynahqaret se do ndodhe si 3 vjet perpara kur s’kish kufij e s’kishte POLICE.
    Te lutem ne se ke ndonje te dhene me te thelluar per nxitesit e ketij komploti.
    Une kam disa te dhena te siperfaqeshme te nxjerra nga analiza ne KD te PD….ka gisht ai i tmerrshmi komplotist nderkombetar S….
    gjurme te shpien edhe tek nje Oraganizate e Financuar nga ai sic eshte M….ku pleq te moshuar jane Ideatore dhe organizatore ….
    por gjithsesi duhet urgjentisht te aktivizojme Saliun te mos bllokoje gazeten “Sot” ku mund te botojme nje artikull me K….dhe te autorizojme Lefkofene te nderhyje tek admin e Peshkut ta Botojne .
    Ne pritje dhe mos i merr me nenvleresim keto probleme MADHORE se keshtu fillojne keto…me ka thane baba mue…..

  41. toko thotë:

    9 Prill 2008 @ 4:26 pm

    Me fall Wasu korigjim XIX kenaqur tani :)

  42. Ll Shkruaji mesazh privat thotë:

    9 Prill 2008 @ 4:30 pm

    ThP,

    Dmth, Soros edhe hyn (nga pergjigjet e tua te meparsheme), edhe s’hyn. Eh pike e zeze. Nejse, per mua nje pergjigje e ketille e mbyll diskutimin bashke ne kete ceshtje.

    Ll.

  43. Grupi Shkruaji mesazh privat thotë:

    9 Prill 2008 @ 4:48 pm

    O grupo, nuk te ben pershtypje qe robt ketu vazhdojne te arratisen si qemoti???

    Sic thash…e dime qe vazhdon te ket probleme ne Shqiperi dhe i dime cilat jane kto probleme. Por dhe nje gje duhet thene…s;ka nevoje qe ta kthesh problemin ne nje tragjedi legjendare sic po mundohen te bejne disa…jo vetem ne kte teme…po kudo (se u jane erresuar syte).

    Romunet sot mund te levizin lirshem me makina…po para ca vitesh…edhe ata me konteiner shkonin ne Itali ne shifra po aq te medhaja sa ne Shqiptaret. Pra ktu s’kemi te bejme me nje fenomen Shqiptar…me nje mjerrim te papare sic po mundohen disa ta pasqyrojne…po me nje problem real qe ekziston ne gjith rrajonin…per aresye te kuptueshme…dhe qe ka nje zgjidhje ashtu sic eshte zgjidhur ne vende te tjera te rrajonit. Ne vend qe te hidhemi perpjet me kalamalleqe dhe me fjalime emocionuse qe po na thone “eshte KAQ keq sa njerzit me mire vdesin se jetojne ne Shqiperi”…do ishte me mire te merreshe mundimi e te analizohet se PSE vende si Rumania qe s’ishin me mire se Shqiperia nga cdo pikpamje…sot jane me perpara dhe kane dyert e hapura per ne BE…DHE cfar do bejme ne kur te “liberalizohen” vizat per ne BE…do marrim rruget dhe do abandonojme Shqiperine apo do ta shohim kte si nje shenje per te qendruar ne Shqiperi??

    Dhe problemi nuk eshte vetem tek politika…se ajo eshte vetem produkt i mentalitetit te popullit…dhe ky mentalitet mbetet vetem i zi. Se ne Shqiptaret kemi probleme reale padyshim…po ne kemi dhe shume probleme qe ekzistojne vetem ne koken tone. Ne na duhet psikiatri e thelle qe te marrim vesh se zgjidhja e problemeve nuk eshte gjithje…fajso dike tjeter, sha, dhe behu negativ.

    Ktu te Peshku mblidhen pale dhe njerez te edukuar e te pare…”paria” e vendit…dhe eshte fatkeqsi qe e vetmja gje qe kjo “inteligjence” mund te prodhoj eshte kte lloj mentaliteti…qe s’eshte hera e pare qe del ktu ke peshku por del ne CDO teme…duke fillaur nga reklama turizmi ne CNN (ku 90% e komenteve ishin te tipit…e ku kemi natyre ne nje m*ut kemi!)…duke vazhduar ne artikuj “fukarai jeton ne kasolle me 17 femijet e tij” (ku reagimi eshte “shikon fajin e ka qiveria!”…ne vend qe reagimi te ishte “sa popull injorant kemi qe ben 17 kalamaj kur e di qe nuk i mban dot!)…dhe duke perfunduar ne artikuj si “ne Torovice jetojne ne burg”…dhe “Vlora kryen mosbindje civile”…ku reagimet si gjithnje ishin “qiveria e ka fajin!” dhe ’sa vend i mjere! me mire vdis se rri atje!”…ne vend qe te ishin “e si mund te kryej mosbindje civile biznesmeni Vlonjat me hotel te ndertuar me tulla te vjedhura, ne toke te vjedhur, me tubacione qe zbrazen ne det, i paregjistruar dhe qe s’ka paguar taksa ne jeten e tij, dhe me tela elektriku te vjedhura?”…dhe…”pse ai 25 vjecari ne Torovice qe e kishte gjuhen te gjate sa nje shpate para gazetares…s’eshte per gje tjeter pervec ankeses ndaj qiverise se s’po i gjen pune? S’eshte per gje tjeter ai pervec llafeve?”

    Dola jasht temes…po kjo me duket mua si nje fatkqesi…mbase fatkqesia numer nje i Shqiperise…qe INTELIGJENCA…eshte ne nivel kaq te ulet sa i vetmi reagim qe mund te sjelle ndaj problemve Shqiptare…eshte reagim i tipit te thashethemeve te kafes…pra sharje, negativitet dhe shprehje emocionuse “me mire vdis se rri ne Shqiperi!”…pa sjell ASNJE alternative, ASNJE zgjidhje, ASNJE analize se si mund te ecet perpara…te pakten dhe nje analize te fqinjve tane perreth qe na e kan kaluar dhe si mund ti KOPJOJME te pakten…ose ose…mbase kekroj shume…por ndonje veprim konkret per te permirsuar gjendjen. Jo jo…asgje pervec mallkim. Eshte tragjedi qe “inteligjenca” perfaqsohet nga njerez te nje niveli kaq te ULET sac jane ata sharlatanet qe vetquhen “anal-ist”.

    Si do jet populli kooperativist Mamurras ne gjendje te sjelli nje zgjidhje kur vet “ne” jemi te nje niveli kaq te ULET??

    Mbase kur “inteligjenca” arrin kte nivel mizerabel…mbase eshte koha per ti hequr vizen ati vendi…por une SHPRESOJ qe te jem teresisht gabim.

  44. gre_wireless Shkruaji mesazh privat thotë:

    9 Prill 2008 @ 5:06 pm

    ne fakt une qesha dje kur ky lajm doli tek top-i me duket…. qesha sepse lajmi thoshte qe u arrestuan 7 vete per trafik klandestin. Kur i hodha nje sy lajmit pashe qe ishin arrestuar klandestinet dhe jo trafikantet. Keta te 7 nuk besoj se kane hipur vete ne kontenier dhe jane fshehur pa dijenine e askujt….

  45. Idris thotë:

    9 Prill 2008 @ 5:06 pm

    Sidoqofte eshte nje inteligjence me kahe te ndryshme dhe jo ne “GRUP” qe ben si ben dhe do dale tek Vlora edhe kur flitet per Gerdecin,
    Ti e pranon dhe vete qe ke dale jasht teme dhe me keto pergjithesime qe ke bere ndoshta ka argumente ne pafundesi…..
    Problemi qe konkret Duhen analiza Halucinante per keto ndodhi ne vitin 2008 qe zbulojne “armiq” tek Sorosi dhe tek “Mjafti” apo nje venie gishti mbi plage ne raortet prioritare te “fajtorit”
    ……………….Paaftesi qeveritare apo injorance individuale………….
    se mesa dime edukimin e mbulon QIVIRIA jo fshataret e Mamurrasit…
    Por kur ke nje “qeveritar” qe mjetin me te zgjuar per marrjen e mbajtjen e PUSHTETIT e sheh tek trimat MAMURRSIAKE doemos edhe nje inteligjence e “curufiaksur” por e “mbarsur” dhe e ruajtur me POLICE pergjegjesine do ta gjeje tek MAMURRSAKET vec e vec dhe se toku! :( :( :(
    Grup!
    Si mjaft i gjendur dhe i lexushem me kenaqesi, per te gjithe eshte i rekomandushem per tema te caktuara ….pak pushim! :D :D :D

  46. Blendi Salaj Shkruaji mesazh privat thotë:

    9 Prill 2008 @ 5:27 pm

    Ah, mor Grup qe e paske bo gazete. Po mos e qit kallashin milixhist mor burr se nuk e gatuam ne 20 vjecaret ket corbe…

    Shif mor Grup se nuk eshte justifikim “cfare benin rumunet para ca vjeteve…”

    Shiko sesi dilema njerezore e ketyre qe arratisen nuk ka ndryshuar asnje grime qe nga 2 Korriku 1990 kur u hapen ambasadat. Kjo skene eshte perseritur ne Mars 1991, ne Mars 1997 (te mbyturit e Otrantos), ka vazhduar e pashqetesuar me gomone per 8 vjetet “e ndritur” te qeverisjes Socialiste dhe vazhdon akoma sot me 2008 kur po behen 2 dekata tranzicion.

    Nuk po e ngarkoj une emocionalisht se kjo eshte DRAME NJEREZORE qe nuk ka nevoje per zbukurime. Ndoshta ti ke qelluar me optimist, po edhe une per optimist e di veten. Ilacet jane te hidhta!

    PS. ne ketu po komentojme, nuk po bejme ANALIZA sic kerkon ti. ZGJIDHJET duhet t’ua kerkojme atyre qe kane dhe kane patur pushtetin jo emigranteve…une remitancat i kam pagu regullisht - me fal qe s’kam dergu edhe “ANALIZEN dhe ZGJIDHJEN” me DHL.

  47. Grupi Shkruaji mesazh privat thotë:

    9 Prill 2008 @ 5:38 pm

    Ilacet jane te hidhta!

    Ilacet te sherojne zotri…po deri tani une s’kam pare ndonje ilac…kam pare vetem diagnoza. Qe jemi te semure e morrem vesh…s’kemi nevoje me per diagnoza…kemi nevoje per kurim.

    Shif mor Grup se nuk eshte justifikim “cfare benin rumunet para ca vjeteve…”

    Se pari duhet te shikosh qe s’eshte shkruar si JUSTIFIKIM…Eshte shkruar per KRAHASIM.

    Po mos e qit kallashin milixhist

    Ku e pe milicine ke shkrimi im?

    se nuk e gatuam ne 20 vjecaret ket corbe…

    Ne s’e gatum patjeter…po kjo s’ka te bej me asgje. S’eshte pune faji ktu…kush e beri e kush do ta rregulloj.

  48. Idris thotë:

    9 Prill 2008 @ 5:47 pm

    Pak informacion per funksionimin e PROPOGANDES QEVERITARE te SHTETIT jo te nje shteti

    -Sukseset - jane atribut i zgjuarsise, largpamesise dhe funksionet normale te nje SHTETI qe prapa per shfrytezimin e te mirave vjene dhe …..popla

    -Te metat - Mungesat-jane atributi nje kulture te ulet te shtresave te poples te cilat gjithsesi (prape sukses) qeveria ka programe te eleminimit te tyre hap pas hapi.

    - Ne mes - Servilet e lehsit e nje medie e shtypi prane SHTETIT qe lehin , sipas ndersimit qe u ben shteti por edhe kercejne e kendojne sipas Daulleve Lodrave qe u bie shteti

    -Ne ane - Njerzit qe mendojne me ane te mendjes se dicka nuk shkon , dicka duhet ndryshuar ,GJITHSHKA duhet teb JETE objekt i KRITKES per ta LEVIZUR.

    Kushdo mund te zgjedhe nje POZICION!
    Klasifikim i huazuar dhe i pershtatur…..qe nga koha e prehistorise

  49. une them thotë:

    9 Prill 2008 @ 5:56 pm

    Lexoj, Lexoj, dhe pastaj them nuk paskam lexuar asgje……a thua se te gjithe ketu jane ca ne pushtet, e pjesa tjeter qe kane ngelur jashte pushtetit….a thua se te gjithe flasin per nje Shqiperi ne te cilen as nuk jane lindur e rritur, as nuk kane degjuar ndonjehere per te, sikur kjo Shqiperi eshte ne nje kafaz ne kopshtin zoologjik ku mund te blesh nje bilete dhe ta shohesh nga larg…..a thua se Shqiperia u katandis ketu ku eshte per nje jave, per nje muaj, per nje vit, per nje dekade, apo per nje shekull.

    LAJM

    Shqiptaret jane arratisur nga Shqiperia qe ne kohen e baba Qemos……por ne fusim koken ne rere dhe ja atribojme te gjitha problemet individit….a thua se nderruam Ramizin dhe Shqiperia te nesermen do zgjohej e lire…nderruam Nanon dhe iku korrupsioni….ta nderrojme Berishen se nuk arratisemi me…..

    Zgjohuni o milet, se bota per te ardhur ne kete pike zhvillimi i jane nevojitur shekuj, ndersa ne kerkojme ta arrijme sa hap e mbyll syte. Bota kane derdhur gjak, ndersa ne duam te derdhim vere, bota kane punuar shtepite e tyre se pari, ndersa ne duam te punojme shtepite e te tjereve. Kur Bota ka kaluar fazat e tranzicionit, korrupsionit, emigracionit, te berit shtet e politike, ne luftonim per mbijetese….

    Me pak fjale, te jemi te sinqerte me vetveten ne rradhe te pare, ta analizojme vendin tone kontekstin e ngjarjeve me te cilat eshte ballafaquar, dhe vetem atehere do te ecim perpara. Per sa kohe qe sillemi si dhi e zgjebosur me bisht perpjete, e kam shume te veshtire te mendoj se moralisht do ecim ne rruge te mbare.

  50. Artian thotë:

    9 Prill 2008 @ 6:03 pm

    Po kjo dihet kjo pune ndodh perhere ne dogana,dhe kjo s`perben lajm.
    Lajm ose sensacion lajm do te jete:
    - kur ne Durres,

    nuk do te kapen Klandesine..

    Behej nje party i madh,por askush nuk e dinte pse behej kjo feste kaq e bujshme ..
    -ore -pyet njeri -pse gjithe kjo feste?
    -siiiiiiiii nuuuuk e ditke tii, nuuuuk e dit`keeee,…
    -jo,
    -Por mashinisti i Trenit te Durrsit ,ka cu Trenin ne orar ne stacion.
    Ky ishte lajmi.

  51. ThoughtPolice Shkruaji mesazh privat thotë:

    9 Prill 2008 @ 8:33 pm

    Dmth, Soros edhe hyn (nga pergjigjet e tua te meparsheme), edhe s’hyn. Eh pike e zeze. Nejse, per mua nje pergjigje e ketille e mbyll diskutimin bashke ne kete ceshtje.

    Ll, naiviteti i ben njerezit te lumtur! Qe te ta largoj piken e zeze ty, po ta shpjegoj me thjeshte. Sorosi (qe eshte si pune Lenini) eshte financuesi, inspiruesi etj., i Mjaftit dhe qendrimeve te kesaj organizate dhe menyrave qe zgjedhin se si t’i shprehin keto qendrime mjaftistet…ketu futen edhe elemente jashte Mjaftit qe financohen ose paguhen nga Soros, dhe te gjithe keta perbejne skalionet qe nxijne cdo gje ne Shqiperi, dhe per te hequr kete “nxirje” shume nga keta propozojne permbysje te dhunshme, anarki, revolucione etj…Te gjithe keta elemente subversiv, jane hapur ose me raste, te mbuluar me gjethe fiku, perkrahes te Edi Rames…
    Shembulli me i mire eshte trajtimi qe i behet lajmit ne kreun e kesaj faqeje.
    He, te duken te panjohura apo te pakuptueshme keto qe thashe?!
    Mos rastesisht, Sorosi financon me ndonje donacion edhe “peshkupauje”, gjithmone sinqerisht dhe thellesishit, po te duash edhe gjeresisht, per te promovuar vlerat e “shoqerise se hapur”?

  52. Grupi Shkruaji mesazh privat thotë:

    9 Prill 2008 @ 8:46 pm

    TP…Soros mos te ka ngrene gje buken me gjize ty?? Mua ma vodhi njeri nje cope buke me gjize kur isha nja 10 vjec…mos ka qen ky Sorosi?? Se ti po permend si te vetmin argument tend kundra…gjithckaje…qe “financohen nga Sorosi”. EDHE PASTAJ?

  53. ThoughtPolice Shkruaji mesazh privat thotë:

    9 Prill 2008 @ 8:50 pm

    Lali, ke lexuar dhe nuk ke kuptuar asgje. Ose ben me vetedije te plote rolin e naivit edhe ti.

  54. Artian thotë:

    9 Prill 2008 @ 8:51 pm

    Sorosi,paska qene nje koker armiku i jashtem qe kekon te rrezoje pushtetin popullor te baces,ai financione grupe armiqsore brenda vendit me qellim destabilizimin e situates,por ne na mer te keqen Sorrosi, ne hyme ne Nato..! Sorri kaq ta bej dhembin ..!

  55. toko thotë:

    9 Prill 2008 @ 8:57 pm

    Si kaluam nga 7 klandestine ne kontenier tek Sorosi???? Nejse pa buke mendoj une

    Ps1 THP po cke o vllajo qe kekon te na heqesh mu dhe Grupit buken e kalamojve. Ne paret nga Sorosi i marim paguhemi nepermjet Peshkut :)
    Ps2 Penaro Un e Grupi dum ritje roge Sipas ketij skanndalit te zbuluar nga THP ju merkeni goxha ndihma nga Sorosi ne na jepni vetem $4 per rrjesht dum $6 tani :)
    Ps3 Grupo si ram dakort ke kafja e mnjezit sot o vllajo ? Duhet qi ne cdo shkrim me permend Ramen qi une me t’kundershut. Nuk e ke permend fare Ramen tek ajo ai shkrimi qi ke bo ma siper Nuk me ke lan vend te debatoj fare. Si ti edhe un paguhem me rjeshta. Tradhetar :)

  56. ThoughtPolice Shkruaji mesazh privat thotë:

    9 Prill 2008 @ 9:03 pm

    Toko, prano ndjesen time, qe fola per Sorosin, ne vend qe te merreshim me 7 bashkeatdhetaret tane (per ato s`kemi cfare te themi me shume). Por mu kerkua sqarim nga Ll. per Sorosin, keshtu qe bej derman e me mirekupto…

    Sa per ato te tjerat, cfare te them une? Mos e prish lumturine, se duket qe je shkeputur me kohe nga Meme…dheu

  57. berberi Shkruaji mesazh privat thotë:

    9 Prill 2008 @ 11:12 pm

    Lajmi eshte mjaft interesant. Doganieret zbulojne mall te pa deklaruar qe do te eksportohej. Urime doganiereve tane dhe atyre qe i kane emeruar. E ndersa ankohemi per importe te larta te mallrave dhe eksporte shume here me te ulta, marrin guximin te pengojne ekportin e mallit njeri. Turp, ndoshta me keq se turp, ky eshte krim dhe tradheti e larte ndaj atdheut. Ore gomere doganiere mallkuar qofshin ata qe ju kane punesuar. Po si nuk lejoni kete mall te eksportohet? A e dini ju se vetem ky mall i eksportuar jashte vendit e ka mbajtur popullin e tij te mbijetoje deri tani? A e dini ju se ky mall ka qene deciziv ne mos pasje te hiperinflacionit? Sigurisht qe ju nuk i dini se po ti dinit jo vetem do ti lejonit te eksportoheshin por edhe do te siguroheshit qe ata te mbrinin gjalle matane detit. Mend per here tjeter.

  58. ofelia Shkruaji mesazh privat thotë:

    10 Prill 2008 @ 10:03 am

    kisha disa dite qe nuk kisha hy ke peshku…
    me vjen vertet keq qe menddhenia eshte shpesh kaq e papergjegjeshme…
    shume nga ju, me ç’thone te pakten, i njohin problemet ne Shqiperi… ka te tjere qe nuk i njohin… gjithesesi, per problemet ne Shqiperi (ashtu si ne çdo vend tjeter ne bote), pergjegjese eshte politika, sidomos klasa drejtuese. Gjithmone klasa drejtuese/politika jane pergjegjese si per biznesmenin qe nderton pa leje dhe zbraz tubacionet ne det, si per jeten ne kasolle me 17 femije (qe me duket njeçike i tepruar si shembull).
    Nuk e kuptoj ama lidhjen e politikes me financimet e njerit apo tjetrit ne drejtim te njeres apo tjetres organizate… me ndjeni… nese keni nge ma shkoqisni me shtruar…
    per tu kthyer ne fillim te debatit, ajo qe me duket thelbesore eshte mungesa e sigurise/projektit per te ardhmen ne shqiperi (lidhur me nje sere problemesh sociale). Nese dy dekada perpara ishim njesoj me Romanine etj etj… pse sot nuk jemi??? çfare duhet bere???
    Klasa drejtuese/politike duhet te gjeje pergjigjet dhe te krijoje te ardhmen (ne kuptimin e gjerete fjales) ne vend qe justifikohet e te krijoje alibi duke vjelle vrer per kundershtaret…

  59. Beli thotë:

    10 Prill 2008 @ 1:48 pm

    Nuk i lexova komentet ….
    Si ka mundesi qe shteti arreston njerezit qe duan te bejne me mire vehten, kur kjo eshte nje gje elementare qe nje njeri ka te drjete te zgjedhe ….edhe pse ata vuajne qe te arrine ate.
    Shetti shqiptar duhet ti hapi et gjitha rruget klandestine, dhe ti kontrolloje ato rruge qe te mos demtohen shtetasit shqiptar kur marrin ate rruge!
    Kjo do ishte shume menyre e mire nqs ambasadat e huaja nuk u japin visa shqiptareve …dhe vazhdojne te na discriminojne ne fushat politike dhe ekonomike

  60. Ll Shkruaji mesazh privat thotë:

    10 Prill 2008 @ 4:21 pm

    O ThP,

    Thashe qe e kisha mbyllur diskutimin por ja qe me ngacmove me sukses :)

    1) Mjaft-i dhe Mjaftistet (kushdo qofshin) s’ka pune fare me kete lajm….
    2) Lajmin e ka nxjerre Balkanweb, faqja me e madhe e lajmeve ne internet per Shqiperine…..
    3) Me sa di une, edhe Altin Goxhaj qe Soros-in e ka si buken qe ha, ujin qe pi dhe ajrin qe thith, s’e ka bere akoma lidhjen Balkanweb - Soros. Ti po ja kalon edhe Altinit :)

    4) Po qe se di ndonje gje qe Sorosi “financoka” Peshkun te lutem shume, te lutem i thuaj te dergoj ndonje cek edhe kendej nga Shqiperia se te merresh me muhabete te ketilla keshtu veresie eshte me te vertete per te qare hallin (mua, jo ty se mos keqkuptohemi).

    5) (pertej ironise) Ata te 7-te ishin ca qyqare qe mund te kishin vdekur vetem e vetem per te “shpetuar” nga vendi i perparimeve te medha! Flasim prape kur te vdesin me te vertete, kushedi, do jete ndonje “aksident” tjeter……

  61. ThoughtPolice Shkruaji mesazh privat thotë:

    10 Prill 2008 @ 4:40 pm

    E mirekuptoj naivitetin tend Llukan! C`lidhje ka balkanweb me publikimin dhe trajtimin e ketij lajmi nga mjaftistet (kushdo qofshin), tek peshku?
    Une nuk kam foluar per balkanweb, qe si agjensi lajmesh ne internet, kete pune ka.
    Une kam folur per publikimin dhe menyren qe ju - mjaftistet - e trajtuat kete lajm…Meqe ra fjala, pse nuk beni copypaste te gjitha lajmet e balkanweb, ketu tek peshku, per aksidentet, per vetvrasjet, vrasjet, arrestimet, arratisjet (nga burgu) etj…

    Per financimet e Soros per peshkun, ndoshta nuk perdorni cek, behen transaksionet direkt ne llogarite bankare…

    Qe ta mbyll o Llukan se nuk kam edhe kohe, beje lidhjen ndermjet financuesit dhe inspiruesit te mjaftit Soros, nxirjen e Shqiperise nga mjaftistet, duke shfrytezuar ne menyre jo te drejte edhe kete lajm, tek peshku edhe jashte tij, thirrjet per permbysje te dhunshme, anarki etj, pas kesaj ti do te jesh me i zgjuari nga te gjithe…

  62. Ll Shkruaji mesazh privat thotë:

    10 Prill 2008 @ 4:43 pm

    I dashur ThP,

    Ne filmin e bukur “A beautiful mind” ka nje situate te ngjashme me kete qe po hasim ketu midis meje dhe teje, ose me sakte me hipotezat qe ngre. E keqja eshte se kur s’ke aftesine e Nash per te krijuar teori qe vertete i sherbejne botes mbetesh thjesht nje ………….. paranojak ;)

    Te kerkoj falje per kete shkelje te etikes por s’mund ti pergjigjesha seriozisht atyre qe shkrojte me siper. Mbetsh me shendet. :)

    Ll.

Burim RSS për komentet · TrackBack URI

Shkruaj një koment (login)


Peshku ruan të drejtën të fshijë ose zbehë komentin që po dërgoni, sidomos nëse:
1) komenti fyen autorin, komentuesit e tjerë apo persona publikë
2) komenti është jashtë teme
3) komenti është shumë i gjatë
Nuk kemi qejf të censurojmë askënd, por ama diskutimet në faqe duam t'i mbajmë civile dhe të sjellshme.