Duket sikur ka kaluar kaq shume kohe Nancy

It seems so long ago Nancy nuk eshte kenga me e bukur e Cohenit, dhe as me e famshmja e tij. Keto mund e jene respektivisht Famous Blue Raincot/Democracy dhe Dance me to the end of love. Jo, Nancy eshte me e fshehur thelle neper albume e ndergjigje. Eshte kenga qe Cohen donte te na kendonte kur te ishte i vjeter por pastaj, kushedi se si, diçka ndryshoi kuptim dhe dikush iku dhe tani nuk eshte me e mundur.

Nje nder arsyet qe e ben Nancyn te jashtezakonshme eshte fakt qe eshte kenga ma coheniane e Lennard. Nancy, se bashku me Death of a ladie’s man, eshte kenga ku Cohen mbledh te gjitha fuqite per te prekur te gjithe temat me te gjitha eshte marre gjithmone. Problemi eshte qe te permbledhura ne nje kenge te vetme keto te masakrojne. Nancy te le pa energji si nje ndeshje e luftuar a si nje provim i veshtire. Dhe te komentosh tekstin – gje qe dua te bej – eshte thjesht qesharake sepse teksti eshte nje, nuk mund te ndahet e te mblidhet perseri. Por per hir te…

Te gjitha elementet e Cohen, natyrisht. Ne fund te fundit siç thote Cash, jemi vetem “flesh nga blood.” Cohen s’e ka thene kurre, diçka kaq banale do ishte ofenduese e thene nga ai, por pika e arritjes eshte e njejta.

Dhe ndaj Nancy eshte “flesh”, por per me shume eshte kujtese ( duket sikur ka kaluar kaq shume kohe Nancy ) vetmi ( Nancy ishte vetem, duke pare shfaqjet e vona, ne nje gur gjysem te vyer ) liri ( ne Shtepine e Ndershmerise dhe te Misterit, i ati i saj ishte ne gjyq ), rini ( asnje nga ne nuk ishte i forte ) dashuri ( Nancy vishte corape jeshile/ dhe flinte me te gjithe/ nuk tha kurre qe na priste, edhe pse ishte vetem, por besoj se u dashuria me ne / ne njemi e nenteqind e gjashtedhjet e njishin ) dhe pastaj perseri pyetja e lashte Si mund te jemi te lire? Nancy ishte vetem ( nje 45 mbas kokes se saj, nje telefon i mbyllur.) Ndoshta sepse ( i thame qe ishte e bukur, i thame qe ishte e lire, por askush nga ne nuk e takonte, ne shtepine e Misterit. )

Dhe arrin, si shpesh kur flet monsieur Cohen, arrin edhe pendimi e falja. ( Tani kur shikon rreth e rrotull, e shikon kudo, shume perdorin trupin e saj, shume i krehin floket, dhe ne boshllikun e nates, kur je i ftohte dhe i ngurte, e degjon tek te flet lirishem, i behet qejfi qe ke ardhur, i behet qejfi qe ke ardhur. )

 

Nuk eshte nje kenge komplet e shpikur. Cohen thote qe “ nje dite Nncy u fut ne banjo, morri pushken e vellait dhe vrau veten. Ishte 21 vjeç.” Po, Nancy e vertete vret veten ne 10 mars 1965, e lodhur nga kalimi neper spitale psikiatrike. Ndoshta pyetja se si mund te jesh i lire…

 

Por kenga eshte gje tjeter, eshte diçka aq e madhe saqe as vete Cohen sdo mundohet me te shkruaje diçka te tille. Eshte sikur e ka pare se sa larg mund te shkoje, dhe nuk i ka pelqyer aspak. Kthet mbrapsht dhe vazhdon te merret me “gjerat e zakonshme”. E megjithate, nese dy strofat e para jane thjesht historike, ngelen rreshtat e fundit. E sheh Nancyn kur behesh Nancy. I behet qejfi qe ke ardhur sepse shkon kur behesh ajo. Nuk eshte nje femer, Nancy eshte nje TT mbas koke, nje telefon i fikur, nje dashuri e humbur ne menyre te pariparueshme e shume gjera te tjera si keto.

Sjelle nga www.albstudent.eu

Dergoje artikullin me email Printoje artikullin

1 Koment

  1. xhibi thotë:

    30 June 2008 @ 11:54 pm

    Cohen eshte fantastik.

    Ja dhe kenga e Nancy-it.

Komentet per kete teme jane te mbyllura.
Per t'u mbrojtur nga spam-i, Peshku pa uje i mbyll komentet e cdo teme pas 60 ditesh.

  • Po shikoni nje artikull ne faqen e arkivit te Peshkut pa Uje. Per te pare faqen aktive, shkoni tek peshkupauje.com