Dua lule për Festivalin
Isha në sallë natën e parë të Festivalit të 45të….
Nje mbremje qe me zor e mori veten. Filloi me nje balet evokues te historise se festivaleve, por skena ishte e vogel per te realizuar nje koreografi te tille… balerinat e shendosha qe mezi i mbanin partneret ne krahe. Ne fund te numrit, kater a pese balerine me kapuçë te bardhe ne koke ku fshihej edhe fytyra, shperthejne ca letra me ngjyra nga ato qe perdoren gjate karnavaleve. Dhe e gjitha kjo per te hyre ne skene…Adi Krasta.
E pranoj qe eshte prezantues i zoti, por nuk eshte Pippo Baudo qe duhej te hynte me ate pompozitet ne skene. Nejse hyri dhe u perpoq ta shkrifteronte atosferen. E keni parasysh vete. Gjysma e pallatit te kongreseve ishte bosh. Shume femije qe benin rremuje, gra ose burra qe ne mes te shfaqjen ngriheshin sa te mundnin nga vendet dhe bisedonin ne kembe midis tyre, duke penguar pamjen e te tjereve, hynin, dilnin, hanin kokoshka. (Pse jemi nje publik i tille pash Zotin???)
Hyjne dy prezantueset. Gjynah qe i kishin dhene mundimin te vinin deri aty. Adi Krasta me Pandi Laçon nuk kishin menduar fare per to, vetem per madheshtine e Krastes, te cili vajzat e gjora nuk munden t’i marrin asnje pellembe hapesire ne skene.
Nga ato te dyja mesove vetem qe kjo brunia aktore kishte njerin sy blu dhe tjetrin kaf. Dhe kete na e tregoi qe ne fillim Krasta ne kuader te spontanitetit. Nuk ia degjuam njehere zerin te shkretes aktore. E pame vetem se si inskenonte keq mbi pianon ku pak me perpara fluturonin duart e Kujtim Prodanit, apo se si mbante ne duart e ngatheta nje kitare.
Edhe nje here te shkretat vajza! Shterpesia organizatoreve i kishte shnderruar ne dy Tatoo te shemtuara shqiptare, ne dy lesbike pa lidhje kur ne fakt vajzave nuk u shkon aspak kjo pjese.
Pastaj kishte nje element ku dua te ndalem: prapaskena. Ne fillim bene nje lidhje me ate kengetaren, Sonila Mara me duket, ajo qe kendoi me burrin violinist dhe qe i kerceu disku, (jo per fajin e saj). Pastaj nga mesi bene nje lidhje me Frederik Ndocin dhe pastaj asgje…une mendova se kane harruar fare qe kane ngritur nje prapaskene …….
Skenari, i mire per nje diletant, por per nje profesionist kurrsesi. Kur do heqin dore nga ideja se dine gjithcka dhe po i japin publikut gjera interesante, kur ne fakt sillen si ne nje rreth vicioz dhe perseritin veten??
Publiku shqiptar nuk eshte ai i para dhjete apo pese vitete qe mrekullohej sa here Krasta bente nje batute edhe pse te vjedhur. Mundesia per te perthithur spektakle, festivale, konkurime dinjitoze permes satelitetit eshte e jashtezakonshme. Kategorite estetike “fatkeqesisht” ka njerez qe i njohin dhe kuptojne mjaft mire. atehere pse dreqin mundohen te na bejne te besojme se ai qe bejne eshte arti i vertete.
Se u kujtova…Po skena !!!!!! Aq e varfer, me ca llambushka qe ne televizor mbase dalin mire por ne skene jane llaftar i vertete. Nje skene qe s’ka madheshti, e varfer, pa lule, shume, lule, LULE, LULE, mos po kerkoj ca si shume zoterinj…?? Po kerkoj vec ca buqeta me lule per heronjte e festivaleve, per kengetaret e tij, kompozitoret dhe poetet, orkestren e strukur ngushte e ngushte, dirigjentet dhe FESTIVALIN, qe eshte vetem i tyre dhe nuk ka te drejte t’ua marre askush…
Uroj qe festivali tu perkase serish atyre, artisteve te vertete.

22 December 2006 @ 11:03 pm
Vio╚a,
balerinat e shendosha ♠
e modhe, u shkriva duke qesh d.m.th si a vleka fare ta shikosh ◄
22 December 2006 @ 11:05 pm
TVSH ka bankrotua që moti në të gjitha planet.
Në faqen e internetit ka shumë parregullsi, dhe nuk mund të dëgjosh këngët siç është premtuar në fillim. Të huajt që vizitojnë këtë faqe zhgënjehen dhe marrin përshtypje të keqe për Shqipërinë.
22 December 2006 @ 11:08 pm
Kur shikoj TVSH më bie në mend se Shqipëria ka qenë komuniste. Nuk di pse vetëm pamjet janë të zbehta dhe më duket se kanë një transparent overlay të hirtë.
22 December 2006 @ 11:16 pm
Kush eshte autori ishkrimit?Tashti festivali eshte ai qe eshte,dhe mundesite ato qe jane.Nese thote qe Krasta nuk eshte Baudo atehere moaìs pretendo qe Tirana te kete lulet eSan Remos
22 December 2006 @ 11:21 pm
Tashti festivali eshte ai qe eshte,dhe mundesite ato qe jane
———————————————————————-
Ajo qe O, O! Qe jane balerinat e ‘trasha’ …jane. Ato nuk jane balerina po ‘pole dancers’ ne fakt.
22 December 2006 @ 11:23 pm
festivus poles?
Zana e ka shkruar “viola”. (?) Opinion personal i nje spektatoreje eshte.
23 December 2006 @ 2:59 am
O Viola, te pershendes per shkrimin dhe per mundimin e ndarjes se opinioneve me ne. Po nje gje nuk na tregove…. Kenget…. Si ishin kenget… Me duket se festivali behet edhe per keto apo jo (ne fakt vetem per to)… shpresoj qe mos t’i kete monopolizuar Krasta edhe keto
23 December 2006 @ 8:37 am
Me keqardhje verej se disa nuk e njohin kritiken.Ky shkrim i autores (Viola) eshte thjeshte nje kritike qe i behet festivalit dhe nuk eshte se ajo po shan,ofendon apo xheloze.
Mendoj se kritika e saj eshte mjaft e goditur dhe per me teper festivalit i nevojiten keto kritika se sa levdata e kota.
Nuk e di n.q.s. dikush nga ju ka pare spetaklet shqiptare ne televizor por eshte nje tendence e theksuar ne keto spetakle per te kopjuar cdo gje te huaj bile deri aty sa te kopjohet edhe gjuha e huaj se shqipja nuk qenka “cool”.
23 December 2006 @ 10:14 am
Pse paskan marre mundimin per ta pare festivalin?
Pse qenka bere festivali?
Mos mor cfare na paska humbur.
23 December 2006 @ 3:20 pm
qe ka probleme te shumta kete e dime te gjithe, por le te behemi pak pozitive ju lutem. te mundohemi te fokusohemi ne ato gjera te mira qe kishte. mua personalisht mu duk me mire se vitet e tjera.
p.s. ato balerinat ishin me te vertete shume te shendosha!
24 December 2006 @ 6:01 am
festivalin e fitoi Frederik Ndoci.Doni me?
Adit i pelqen aq shume vetja sa harron qe ben lapsuse pafund,e ne vend te shqipes perdore fjale italiane franceze angleze pa pasur nevoje.Festivali eshte berrnut.Per cfare te behemi “pozitive”? Qe te justifikojme leket qe ata vjedhin,teksa menderosin dhe keqprezantojne muziken tone ne Europe!
24 December 2006 @ 10:31 am
Gruaja e frederikut do beje mire te regulloje dhembet para se te shkoj tek festivale europian.
24 December 2006 @ 10:34 am
Gruaja e frederikut do beje mire te regulloje dhembet para se te shkoj tek festivale europian, se me ato dhembe cuditi spektatoret!
24 December 2006 @ 4:14 pm
Djema si mund ta shoh une festivalin ? Pjero.
25 December 2006 @ 7:13 am
Pike e pare per mendimin tim cmimin e pare e meritonte “Mariza Ikonomi”, kishte nje kenge shume te bukur dhe sa per kengetare eshte vertete e madhe.
Bashkepunimi me Kristin sikur i kishte dhene ngjyra dhe Magji.
Sa per Adi Krasten them qe vertete eshte i madh, por duhej te pergatitej me teper, nuk mjafton te jesh i madh dhe i afte, ne pjesen me te madhe te kohes ka thene gjera pa kuptim.
Si gjithmone fundi ne festivale eshte i hidhur juria nuk dha zgjidhjen e duhur, pamvarsishte se kenga e Frederik Ndocit ishte e bukur, i pergjigjej dhe shprehte dhimbjen e mergimit dhe mentalitetit te mbi 50 vjecareve.
26 December 2006 @ 8:37 pm
Frederik Ndoci ,??????? Fix Fare ka ditur per qmimin 3 dite perpara.
Evrovizioni eshte nje nder festivalet me te keqija ne Evrope , keshtu qe edhe shkuarja e Frederik Ndocit atje e justifikon edhe me teper kete festival.
Nese do te mbahej nje maraton per hecje mbrapa ne shqiptaret do ta fitonim.
respekt
teatri
26 December 2006 @ 8:48 pm
ka ndonje internet site qe e transmeton kete festival? se ne ketej nuk pame gje.
Frederikut i kam problem pamjen se ngjan si pimp i shperdorur. po te kishte nje qethje me moderne, e nje veshje me interesante skenike, do te dukej me serioz si kengetar.
Gruaja e tij ka ze te bukur dhe bejne nje duet teper te mire se bashku.
nuk e di si ka qene kenga e tyre.
sidoqofte, iu uroj fat atyre edhe shqiperise ne festivalin evropian. edhe sikur te jete i degjeneruar si festival, cmimi i pare eshte cmim i pare e respektohet.’