Identifikohu



Regjistrohu

Drejt Europës

(Krijim i vjeter, me shtesa te reja…. kontributi juaj per vazhdimin eshte i mirepritur)

————————————————————————————–

Duke zvarritur kembet drejt avionit te linjes Rrushbull -Mamuras degjova spikeren e aeroportit tek therriste ne altoparlant:- Sabaudin Kanani, te paraqitet tek Porta 3″. -T’emen -thashe- E paskam dhe Shaben ne avjon.
Zura vendin ne avjon, tek zona e pasagjereve. - Po behemi gati per nisje- therriti stuardesa, nje jevge egzotike…- Pe Korçe- thashe me vete- ata kane jevga shume.” Zeri i saj vazhdoi me pas:- Te behen gati remistet.
- Remistet, c’ne remistet ne avjon?
Zgjat koken nga pas dhe shof nje varg sklleverish te lidhur me zinxhir me njeri tjetrin. Nderkohe 2 kapake hapen poshte kembeve te secilit, dhe ata nxjerin kembet jashte.
- O bre taj, levizni- bertiti nje mjekrosh tullac, qe nuk e kisha vene re me perpara. Filloi tu binte me kamzhik remistave te cilet me pas filluan te vraponin si te cmenur, duke shtyre keshtu avjonin perpara. Zeri i spikeres vazhdoi:
- Te nderuar pasagjere, mirese vini ne linjen e Teveqel Enterprises per ne Mamuras. Avjoni i sotem eshte nje modifikim i nje Zisi Sovjetik te 63-shit i kombinuar me nje turbine te kombinatit metalurgjik “Çeliku i Partise”. Koha ne Mamuras ka pak vranesira po parcela e mbjelle me domate e Rrapush Ahmetit, ku do tentojme te ulemi, eshte pergatitur per cdo eveniment. Ne rast urgjence, shtrengoni b0let fort, lutuni Zotit apo Allhut dhe hani fara luledielli. Ju urojme udhetim te kendshem dhe ju mirpresim ne udhetimin e kthimt.
Nderkohe dy burra shtatlarte, qe nga paraqitja i njoha qe ishin prej Hasit T’Kuksit, kaluan ne korridorin e ngushte e ndaluan prane turbines e cila sapo ishte ndezur dhe nga e cila dukeshin flake. Dy kuksianet hoqen kemishat kapen dy lopatat anash koridorit dhe filluan ti hidhnin qymyr trubines.
- Qenka avjon me qymyr- thashe me vete, por zeri i spikeres sikur te mi kishte lexuar mendimet vazhdoi.
- Avjoni i sotem, eshte teknologjia e fundit ne aeronautike, jo vetem qe eshte i pajisur me nje turbine me qymyr 200 kuaj fuqi por i kemi shtuar dhe nje Turbo charger per te rritur shpejtesine e mberritur 20 minuta para afatit.
I cuditur kthej koken pas dhe shof remistet qe tashme kishin futur kembet ne avjon por kishin nxjere rremat nga dritaret e avjonit dhe po “vozitnin” (jo kuptimi Kosovar i kesaj fjale) keshtu ndihmonin shtytjen para.
Sapo arrime kuoten e caktuar stuardesa korcare egzotike, fillon te vije verdalle me nje karroce ushqimesh:
- Sot kemi Trahana, Fasule me djathe, Qofte ose per ata qe s’hane mish kemi veze te ziera me rigon…. ka dhe hashure per embelsire, cfare deshironi?
-Fasulet, Fasulet -thashe pa u menduar fare
Teksa levizja me kujdes lengun neper pjate, cuditerisht gjeta 2 kokra fasule te cilat me mjeshteri arrita ti kap e kaperdij. S’kaluan as 30 minuta nga dreka dhe filloi te ma guduliste hunden nje arome e perzier vezesh te ziera, djathi te bardhe e ndonje pordhe qe do i kishte shkare pa dashje ndonje “dashamiresi” tjeter fasulesh. Sepse mu duk e njohur ajo arome:- Dreq - thashe me vete- ky qenka Shaba.
U ngrita ne kembe dhe fillova te kerkoj neper avjon, kur e shof teksa po lexonte revisten “Forbes 500″ ne nje cep te avjonit:
- Shabe, po ku je mor ti se na thave syte.
E pashe tek u lumturua e me pershendeti gjithe perzemersi. - Kam shume halle keto kohet e fundit -me tha
- Ca te shqeteson - i thashe
- Investova shume tek ferma e Zylyftar Qorbibes, e kishin nxjere dhe si “rival” ne NYC Stock Exchange, $30/ aksioni kishte shkuar. Çe do se u ra flama pulave, 2-3 lope dolen te cmendura e me gjeti belaja. Si me qene Vefa dhe kjo Ferma e Qorbibes.
- Mos e rruj- i thashe, -paret vene e vine, me shendet si ke qene.
- Mire vallahi, kam qene kaps keto 2 ditet e fundit ndaj dhe hengra fasule, besoj me njofe nga aroma apo jo.
- E diskuton ate pune - i thashe- njesoj si sapuni “i Vlores” i ke ato te flamosura, unikale.
Stuardesa i afrohet Sabaudinit dhe i thote:
- Zoteri nuk lejohen substanca te pakontrolluara ne avjon.
- Cfare sutjenash moj?- i thote Sabaudini

Substanca, substanca -i thote stuardesa, -ju do keni ngrene dicka qe e mbushet avjonin me arome te ketij lloi.
- Hik moj, mos me ca…..- ja kthen Sabaudini.
Kur papritur nje nga Qymyrtaret ul lopaten ne shesh dhe na berrtet:
- Jam Rruzhdiu prej Hasit T’Kuksit! Tash e çes atomatikin e ju çes te tane xhinoze pe ktu!
-Car leshin tha ky mer Shab- i thashe une
- Ku b0let mora vesh gje une, po meqe s’dime te fluturojme s’po bejme llafe.
Nuk e ngajtem me ate muhabet. Pas 20 minutash u degjua zeri i spikeres:
- Po behemi gati per ulje.
Dy Qymirzhinjte ulen lopatat e filluan te fiknin zjarrin. Nga pas Rremistet po frynin tullumbaca, te cilat me pas i nxoren nga dritarja dhe qe na siguruan nje ulje graduale. Te parcela me domate kishte dale te na priste vete Rrapushi me nje karroce me dy qe.
- Shabe - i thashe-, dalim nje here nga kazinua e Mamurasit per qef.
- Fjale eshte ajo?- ma ktheu Sabaudini…

Dergoje artikullin me email Printoje artikullin

19 Komente »

  1. eT thotë:

    3 Nëntor 2007 @ 5:35 pm

    ndodh

  2. Idris thotë:

    3 Nëntor 2007 @ 6:09 pm

    C’pate me Rrapo Ahmetin.Eshte burre imire…..

  3. artan thotë:

    3 Nëntor 2007 @ 6:18 pm

    o bakterie,-mos vdeksh kure! se me ke dh.. tu qesh!

  4. Perparim Hysi thotë:

    3 Nëntor 2007 @ 6:23 pm

    Dhe prape me aq humor,sa une them:-Sa te mira qenkan keto lloj “bakteriesh…,si pune e ktij pseudonimit qe,gjithesesi,shkruan bukur.

  5. Peshku Fluturues Shkruaji mesazh privat thotë:

    3 Nëntor 2007 @ 7:05 pm

    I MADH! Me ke nxjerre mallin e “Faraone dhe Firaune” te Qamil Buxhelit. Rrofsh.

  6. emigrant Shkruaji mesazh privat thotë:

    3 Nëntor 2007 @ 7:20 pm

    Koth, mos m’thuj her tjeter qe s’te thashe…. :D :D :D :P :P :P

    ps: e t’hongshin antibiotiket gjall, jarabi!….. ;)

  7. Leon Shkruaji mesazh privat thotë:

    3 Nëntor 2007 @ 7:27 pm

    E lezetshme.. :)

  8. Pjer Thomas thotë:

    4 Nëntor 2007 @ 6:50 pm

    :-)

  9. edrus Shkruaji mesazh privat thotë:

    4 Nëntor 2007 @ 8:49 pm

    SAKTËSIM:
    1-Xha Rrapushi ka qënë marrë me blegtorinë (më saktë me delet), prandaj autori, më parë se të thotë pasaktësira, është mirë që të informohet nga mamurrzakët (Nëse ke ndonjë shkrim tjetër për Mamurrasin mos ngurro të më pyesësh :P )
    2- Zisi i përdorur për linjën, ka qënë i SMT-së së FushëKrujës, sepse në Mamurras kishin vetëm modelat kinezë (shumë më mëdernë se modelet preçedentë :P )

  10. klodi Shkruaji mesazh privat thotë:

    5 Nëntor 2007 @ 4:22 am

    :p

  11. Cheney thotë:

    5 Nëntor 2007 @ 4:38 am

    Nje dokumentar i mirfillte :D

  12. qoftelargu thotë:

    5 Nëntor 2007 @ 5:13 am

    Sa ka ecur Shqiperia!

  13. krasta krau Shkruaji mesazh privat thotë:

    5 Nëntor 2007 @ 6:45 pm

    E pa pame…

  14. krasta krau Shkruaji mesazh privat thotë:

    5 Nëntor 2007 @ 6:49 pm

    Ps ai avioni a mos shkrun gjekundi rrofte PPSH… :D :D

  15. artan thotë:

    5 Nëntor 2007 @ 6:56 pm

    Jam Rruzhdiu prej Hasit T’Kuksit! Tash e çes atomatikin e ju çes te tane xhinoze pe ktu!
    -Car leshin tha ky mer Shab- i thashe une
    - Ku bolet mora vesh gje une, po meqe s’dime te fluturojme s’po bejme llafe.

    hi,hi,hi,hi,….. :)

  16. Idris thotë:

    5 Nëntor 2007 @ 7:03 pm

    Po parullen ke Kazinua e Mamurrsit ,ndertim pa leje,qe pret legalizimin nga Shaba,pse se ke vu apo e ke mik Shaben?;) ;)
    Lojna Kasinje.Jam pronar QeQEn.Kam AvTomatiK.

  17. edrus thotë:

    6 Nëntor 2007 @ 11:28 pm

    Idris, veç mos kalofsh n’Mamurras! :P

  18. zhvejku thotë:

    7 Nëntor 2007 @ 4:51 am

    Kjo kazua e Marmuzyt eshte e leganimizu ne kshillkon e vrupit?

  19. Ar.Ba. Shkruaji mesazh privat thotë:

    7 Dhjetor 2007 @ 1:09 am

    … Pas ndalimit te avionit, se bashku me Shaben dhe Sabaudinini zbritem ne parcelen me domate te Rrapos. Perpara se te arrinim tek qerrja e Rrapushit, thame t’i hedhim nje sy parceles. Ne cep te saj qendronte Hyrija, gruaja e Rrapushit, e cila qe nga fytyra dukej se nuk ishte e kenaqur nga prodhimi i ketij viti. Ne te vertete nuk kishte faj, sepse domateve u kishte rene nje virus trojan dhe nuk i linte te ngrinin koke. Por, menjehere pasi vume re se parcela survejohej nga kamera sigurie, morem nje pamje serioze dhe u drejtuam per nga qerrja me dy qe…

Burim RSS për komentet · TrackBack URI

Shkruaj një koment (login)


Peshku ruan të drejtën të fshijë ose zbehë komentin që po dërgoni, sidomos nëse:
1) komenti fyen autorin, komentuesit e tjerë apo persona publikë
2) komenti është jashtë teme
3) komenti është shumë i gjatë
Nuk kemi qejf të censurojmë askënd, por ama diskutimet në faqe duam t'i mbajmë civile dhe të sjellshme.