Dorëhiqet Surroi
Koha Jone
Veton Surroi dha te dielen doreheqjen nga drejtimi i Partise Reformiste “Ora” ne Kosove. Bashke me Surroin, ne nje kuvend te jashtezakonshem te kesaj partie, dha doreheqjen e gjithe kryesia e partise. Gazetaret ne Prishtine vleresuan se doreheqja ishte shenje e pergjegjesise morale qe ndjen udheheqja per rezultatin e dobet qe shenoi partia ne zgjedhjet e fundit ne Kosove.
Partia Reformiste ORA ne zgjedhjet parlamentare te 17 nentorit nuk siguroi dot as 5 perqindeshin e votave te domosdoshme per te siguruar futjen ne parlament. Ajo mori vetem 4,1 per qind te votave dhe mbeti jashte tij.
“Ora” u formua nga Veton Surroi, nje nga figurat me te njohura te medias dhe jetes publike ne Kosove, ne prag te zgjedhjeve parlamentare te para kater vjeteve. Ne keto zgjedhje, “Ora” siguroi shtate vende ne parlament.
Ne Kuvendin e jashtezakonshem te “Ora”-s, qe u mbajt dje ne Prishtine, u analizuan shkaqet qe e cuan partine ne renien e konsiderueshme te votave ne zgjedhjet e fundit parlamentare dhe ato lokale. Sipas analizes se kesaj partie, mes tyre jane dhe angazhimi i kryetarit dhe nenkryetarit te partise ne procesin negociator per statusin e Kosoves, por dhe te metat organizative ne punen e kryesise.
Pritet megjithate qe Surroi ta drejtoje partine deri ne nje kongres “te jashtezakonshem zgjedhor”. Ai pritet te mbahet ne fund te janarit apo ne fillim te shkurtit te vitit te ardhshem.

24 December 2007 @ 8:33 pm
Nje fitorJe per nacionalizmin e pandotur nga Titizmi
24 December 2007 @ 8:38 pm
Suroj , mund te jete min. i jashtem ne qeverine e re . Min. pa portofol..