Identifikohu



Regjistrohu

Djepi i ABC mbetet pa fëmijë, pa shkolla

Gazeta Shqip

Mbeten pa shkolla fshatrat e famshëm: Dardhë, Vithkuq e Voskopojë

Mëkatet që turistët e sotëm mund t‘u veshin pikave piktoreske dhe të vizitueshme në fshatrat turistikë mbajnë emrin e analfabetizmit. Në dhjetë vjet rrugëtime nëpër zonat e bekuara nga natyra, të pasura për nga historia e zhvillimit, trashëgimisë kulturore dhe specifikave që i dallojnë nga zonat e zhvilluara urbane, shumë pak mund ta kenë hasur atë që në fakt mungon në këto vende “të shenjtëruara” për të tërhequr vëmendjen e turistëve të sotëm të huaj apo vendas qofshin.

Por teksa udhëton me mendje në fshatrat më me emër të zonës juglindore, që nuk kanë reshtur së shkeluri nga këmba e të interesuarve për historinë e tyre, krahas natyrës magjepsëse, e ndjen largimin që për një dekadë ka braktisur nga popullata e mëparshme këto vende, duke sjellë nga pas edhe atë që në një të ardhme do të ndihet si një gur i heshtur, analfabetizmi.

Këto fshatra, të cilat përmenden shpesh fundjavave, kanë gjithçka që mund të joshë një vizitor, por nuk kanë shkolla. Aty gjen natyrën e virgjër, monumente të kulturës, shtëpi karakteristike prej guri dhe ndërtime të reja e moderne, por nuk gjen të ardhmen. Aty nuk ka fëmijë dhe as shkolla, nuk ka arsim, që shekuj më parë i ka bërë këto vende të shquhen për famën që patriotë e dijetarë u munduan ta japin, duke i veshur me tërheqjen që edhe sot e kësaj dite ekziston për këto fshatra, të cilat kanë qenë si kryeqytete të zonës juglindore e me të cilat edhe sot mburrja për turizmin dhe historinë e hershme quhet Dardhë, Voskopojë apo Vithkuq.

Veqilharxhi, Kavaljoti, Konica, e shumë poetë, patriotë e dijetarë, por edhe sot njerëz me famë botërore, që kanë emrin shqiptar e krenohen se janë nga zona të njohura për kulturën, si vëllezërit Belushi. Aktorët nga qyteza do të përloteshin me jetën e errët dhe të pandriçuar të fshatrave që të vetmen krenari kanë të shkuarën, por kurrsesi të ardhmen.

Dardha është një nga fshatrat pa shkollë, po ku edhe sot e kësaj dite kujtohen kostumet dardhare, folklori i pasur e trashëgimia e dikurshme. Braktisja e saj nga banorët çoi brenda një dekade në mbylljen e shkollës së dikurshme. Dardha përjetoi këtë herë dramën e dytë të të larguarve pas asaj të viteve 1900, kur zbuluan Amerikën.

Por sot, Dardhës, që ka pasur arsimtarin dhe gazetarin e parë Sotir Peçi, kompozitorin e parë shqiptar Thoma Nasi; fshati që ka qenë në penën e Asdrenit dhe të Lasgushit, i mungon arsimi. Aty nuk ka fëmijë. Kjo është edhe arsyeja që fshatit i mungon një institucion arsimi, që për herë të parë do të hapej sipas historianëve në gjuhën shqipe në vitin 1917.

Sot shkolla si ndërtesë nuk ka emër. Ajo quhet shkolla dardhare, ndërsa më parë mbante emrin e Kristo Isakut. Drejtori i arsimit në Korçë, Andrea Mano, tregon arsyet e mbylljes së shkollës.

“Fshati Dardhë nuk ka shkollë. Shkaku i parë e mbylljes së saj ishte largimi i njerëzve në emigracion. Me ikjen e familjeve të këtij fshati ikën edhe fëmijët, gjë që bëri që shkolla të mos kishte më nxënës. Në fshat edhe sot nuk ka fëmijë dhe të rinj. Kjo është edhe arsyeja se përse fshati nuk ka më shkollë”, shprehet Mano.

Por pasoja e emigrimit të njerëzve sjell edhe mungesën e njerëzve të arsimuar, kur vetëm për një ose dy fëmijë nuk mund të qëndrojë e hapur një shkollë ku jepen dije. Niko Balli, kryetari i shoqatës dardhare “Shpresa”, tregon se si është shuar gjithë kultura, ndërsa thotë se e vetmja shpresë është që në ambientet e shkollës së mbyllur në këto dhjetë vitet e fundit të hapet një muze. “Gjithë ajo kulturë, gjithë arsimi për të cilën krenohet Dardha me emra të njerëzve të shquar që nga Sotir Peçi, Jorgi Velo, Spiro Konda, Endri Keko e Teodor Laço, sot është lënë disi në harresë.

Dardha numëron më shumë se 35 personalitete të fushave të ndryshme. Arsimi ka qenë në kulmet e veta, ndërsa sot nuk ka shkollë dhe është për të ardhur keq. Fshati ka aktualisht pesë fëmijë, të cilët çohen në shkollë në Drenovë ose në Korçë. Godina po mbahet me shpenzimet tona dhe në fakt ambientet e saj janë shumë të përshtatshme jo vetëm për t‘u rikthyer në shkollë, por edhe në muze të historisë. U premtua nga ana e ministrisë se do të përdorej për trajnime, por ka edhe një ide për ta bërë muze. Fshatit i intereson ta përdorë këtë shkollë për interesa të arsimit, pasi ambientet janë cilësore dhe klasat e mëdha”, thotë Niko Balli.

Pikat turistike, edhe pse të dashura për vizitorët, nuk kanë të ardhme në arsim. Zonat kanë çdo gjë, por kanë edhe analfabetizëm. Këtë fat ka edhe Voskopoja, pa të rinj. Vetëm një shkollë nëntëvjeçare, me një numër të paktë nxënësish, është simboli i arsimit në këtë zonë, ku ka ekzistuar akademia e parë e lartë në vendin tonë, që njihet me emrin Akademia e Voskopojës dhe që në vitin 1744 do të bënte që ky fshat të vlerësohej si qyteti i dytë në Ballkan pas Stambollit. Por tani, në ditët tona është harruar kjo akademi, ndërsa arsimdashësit e atëhershëm dhe dijetarët do të turpëroheshin nëse do ta dinin se pas disa shekujsh këtu jo vetëm nuk do të kishte më gjurmë të arsimit të lartë, por as atij të mesëm. Historia me ulje-ngritjet e saj ka lënë gjurmë edhe në Voskopojë, ku nuk ka më as bibliotekë. Në vitet 1744-1760 Voskopoja dhe Vithkuqi kishin bibliotekat e para, por edhe shtypshkronja.

Dergoje artikullin me email Printoje artikullin

4 Komente »

  1. Koth thotë:

    8 Tetor 2007 @ 11:52 am

    Po nese nuk ka femije ( ka vetem 5 femije ) , keta qe kane ngel jane pa shkolle dmth nuk dine shkrim e kendim ?

    Se me duket sikur shkrime thote : dardharë e dardhare kthehuni ne parajse !

    P.S. Dardharë zini grate se na ngeli Niko Balli pa pune.

  2. blete Shkruaji mesazh privat thotë:

    9 Tetor 2007 @ 6:48 pm

    Ndostha duhet pare me syrin qe pikat turistike kur jane te sukseshme, shumojne bizneset, mbajne njerezit me pune, dhe pastaj rikthejne familjet neper shtepite e tyre e femijet neper shkolla.
    nuk eshte ide e keqe them une.

  3. Atdhetari thotë:

    9 Tetor 2007 @ 10:30 pm

    Rinia Shqiptare doli jashtë shtetit. Në Shqipëri shikon tani vetem pleq e plaka. Ka shumë fshatra te tjera ne Shqipëri që janë boshatisur komplet ose shikon tek tuk ca pleq.

  4. Atdhetari thotë:

    9 Tetor 2007 @ 10:34 pm

    Po t’i thurim ca vargje, thjeshtë si elegji
    E që në realitet, janë shumë me rëndësi
    Me falle dhe përralla, populli është fryrë
    Qe sa vjet me radhë je duke e gënjyer.

    Te lutemi shume si matrapaz qe je dhe si ish-president
    Mjaft me koke te huaj, sillesh dhe shet mend
    Mos fut hundët gjithkund dhe na bene pazar
    Jo nuk dot tolerojë keshtu me kombi shqiptar.

    Kete qe themi veri pak veshin, te kushtohet ty
    Kur te bie ne dore, ta lexosh me shume kenaqesi
    Se konjuktura jote, prihet nga infeksioni
    Duhet te hiqni dore nga politika qe aq shume e doni.

    Ti vdes per karierizem, s’lodhesh per Shqiperine!
    Na e paske humbur i shkreti ndjenjen, per atdhedashurine!
    Me ato ide te zymta, krejtesisht prapanike
    Te eshte mbushur koka, me sëmundje kronike.

    Qe atehere, kur u fute ne politiken shqiptare
    Ti nuk shkove drejte, zgjodhe rruge tradhetare
    Devijove nga realiteti dhe premtimi juaj
    Duket se ke ecur me trup tendin, por me koke te huaj!

    Hej mor i “nderuar” mor Sali Berisha
    Ti na dole i eger, njelloj porsi bisha!
    Dhe gjithmone mendoje, se shume larg te shkonte nami
    Por jo besa, nuk falenderohesh per ndoj pune vatani

Burim RSS për komentet · TrackBack URI

Shkruaj një koment (login)


Peshku ruan të drejtën të fshijë ose zbehë komentin që po dërgoni, sidomos nëse:
1) komenti fyen autorin, komentuesit e tjerë apo persona publikë
2) komenti është jashtë teme
3) komenti është shumë i gjatë
Nuk kemi qejf të censurojmë askënd, por ama diskutimet në faqe duam t'i mbajmë civile dhe të sjellshme.