Dizidenti
Dizidenti
“Vdeketaret me rrefejne boten kur ende s”kisha ardhur, boten qe nuk e kisha njohur deri atehere, a mbase qe nuk e kisha njohur ne ate fare feje. ”
Dikush nga fundi i salles se mbushur plot me kurioz, prepotent, te humbur por me shume me degjues te vemendesh u ngrit dhe tha me te madhe. Ka edhe nje diell, nje diell qe qendron mbi re. Pastaj te gjithe bene uuuuuuu nga habia, pane njeri tjetrin ne sy, dhe nuk diten nese duhet te gezoheshim apo trishtoheshim per kete.
Po mire le te jete dielli, e c’pune na prish ai:t ha nje nga pjestaret e salles, dhe pas kesaj te gjithe nisem te therrisnin.
Le te jete, le te jete, le te jete.
Pasi rane dakort ta pranonin diellin, nga salla u ngrit dikush tjeter dhe pasi u hodhi nje veshtrim te vemendshem te gjithe te pranishmeve u ul perseri ne vendin e tij, pa folur as edhe nje fjale. Ashtu bene edhe te tjeret. U ngriten nga vendet ku ishin ulu, pane me kujdes njeri-tjetrin dhe pastaj u ulen serish ne vendet e tyre.
Ne salle ra qetesia. Kaluan keshtu nje ore, dy, tre e keshtu salla nisi te boshatisej. Po iknin te gjithe nje nga nje dhe AI e kuptoi se pas pak do te ngelej vetem AI.Mendoi se duhej te thoshte dicka interesante, dicka per tu terhequr vemendjen. Hypi mbi karrige dhe bertiti fort, me sa i hengri fyti, “dyqani tek cepi i pallatit tim ben byrek te mire. Ben byrek te mireee, perseriti per ata qe mund te mos e kishin degjuar.”
Nje yyyyyyyy e zgjatur u degjua ne salle, e bashke me te shperthyen te sharat, ofendimet qe i drejtoheshin atij.
Kishte harruar, ne takimet e tyre anonime ndaloheshin rreklamat.
Qe prej asaj kohe e quajten dizident.
——————————————————————————-
MARIA
Maria ishte e imja.
Edhe e jotja ka qene me sa me kujtohet, ne fakt ajo e te gjitheve ishte.
Te degjoja kur me flisje per te, e nje dite rashe edhe une ne dashuri me emrin e saj.
Ti su cudite , me puthe e bashke folem per Marian.
Pastaj Maria erdhi.
Si nje buze e madhe dridhej ne faqet tona te deshirave.
Na perqafoi, na puthi te dyve ne buze, dhe ne, te tre te lumtur rreshkitem, ne mjegullen e frymes se saj.
Ajo gjithmone i kishte kofshet e nxira, e shpinen te gervishtur me thonje epshi, por ne as guxim nuk kishim ta shikonim ne sy.
Mua me pelqente spiralja e pushit te saj qe i zbriste drejt fund-barkut, magjepsesha ne qartesie e syve bajame, pergjumesha ne veshtrimin e saj te kadifenjte.
Ajo me perdridhej rreth trupit, me mbeshtillet me c’kishte e flinte, bashke me te kuqin e saj te buzeve, bashke me qerpiket e saj te gjate.
Ty te pelqente lakuriqesia e saj e veshur me corapet e bardha, gjinjte e saj te vegjel, dhe buzet kryenece.
Kur ishte ftohte perqafoheshim e flinim te tre.
Maria na donte te dyve.
Te dy e donim edhe ne.
Ne palme e vetmuar, numeronte takimet tona te lumtura, dhe ne qeshnim atehere me vetmine e saj.
Se ne ishim tre.
Une,ti dhe Maria.
E ruanim bashke Marian, bashke i blinim lule, bashke e enderronim, bashke e deshme deri sa nje dite vrame po bashke.
Ti me thua Maria bredh rrugeve te Brukselit, e une me te u perplasa ne nje rruge ketu ne Tirane.
Kishte hedhur nje parfum mashkulli, me thirri me nje emer qe se njihja, e me pa me syte e lodhur.
Te betohem per boten.
Ishte ajo.
Maria e te gjitheve.
Maria ime, qe mesa me kujtohet ka qene edhe e jotja.
13 August 2008 @ 9:01 am
Se di pse, po mua me pelqen ky shejtan karkaxhuall
13 August 2008 @ 12:52 pm
He se e di ti, e di! :O
13 August 2008 @ 3:24 pm
Karkaxhuall, nderime!!!
R E S P E K T!
PS kapellen e hoqa dhe pastaj e hodha mbi mbajtese si Mel Gibsoni para se tu lexonte mendjen grave. Ngaqe duke lexuar pjese te bukura, te duket vetja me padashje si “cool”. E ke vene re?
PPS Per adminet: e merrni vesh ku e kam llafin kur insistoj per letersi te mire? Krijime si ky e kane bere peshkun “willy-nilly” nje rezidence cilesie (flas per letersine ne vecanti). Nderkaq nivelet e tjera shkaktojne reaksion per shkak alergjie te fituar ne kohe. Kohet kur kerkonim te mos hyhej me kepuce me balte ne sallonin e letersise kane mbaruar. Kjo fale krijimeve si ky. Qe e bejne tapetin e sallonit “vetpastrues”. Dhe peshkun JO nje faqe alternative. Alternativa eshte e dhene nderkaq: cilesia. Sepse oferta eshte e “goxhashme” out there.
13 August 2008 @ 3:30 pm
emigrant, mund të të marr disa fjalë borxh ?
13 August 2008 @ 5:03 pm
shume bukur..shume!!
13 August 2008 @ 6:07 pm
Sipas meje keto jane çaste poetike te shprehura ne proze(sidomos pjeseza e dyte).Mua me ngjallin emocione fragmentare dhe per te qene i sinqerte,te paplota.Mungon vetedija per te çuar deri ne fund mendimin,ose per ta plotesuar ate.
14 August 2008 @ 12:23 am
Faleminderit.
ma beri diten…. 
14 August 2008 @ 5:17 am
Blendi, Kam derguar nje tregim te titulluar “Lumturia” nga Karkaxhualli. U bene nja tre dite.
14 August 2008 @ 6:57 am
skica e pare me duket amatoreske ne menyren e te shkruarit. as art e as mendim. nje klishe e zakonshme e konsumuar jo vetem ne letersi.
per skicen e dyte ndaj mendim te njejte me ate te dorianit me siper. e lexoj deri ne fund dhe pastaj pyes autorin “e cfare pastaj?”. fraza deklarative te cilat nuk justifikojne peshen ideore qe kerkon t’u jape autori. maria keshtu, maria ashtu, e imja, e jotja, e te gjitheve. ka shume marie qe jane te te gjitheve, por une si lexues pasi e lexoj skicen nuk gjej asnje motiv artistik apo ideor pse kjo maria e skices duhet te serviret si e vecante aq sa te meritoje vemendjen e autorit e me pas te lexuesit. pra nuk dalloj ne tekst ate qe e ben kete marie te vecante per subjekt persiatjesh letrare e me tej. me duket se ideja ka mbetur ne mendjen e autorit dhe nuk ka arritur te shprehet ne skice. ngjan me shume me nje skice te koduar qe i drejtohet dikujt qe di me shume per “marien”, se sa me nje skice qe krijon te lexuesi perfytyrimin e nje marieje te vecante. skica hapet dhe mbyllet me fjali deklarative ku mes rreshtash dallohet nje tis mllefi i embel dhe i bute here-here poetik (sepse ka edhe mllef te bute si kadife) i cili gjithsesi nuk justifikohet nga ana ideore ne rreshtat e skices.
psh. “maria e te gjitheve” thote autori. perse e te gjitheve? ne tekst nuk del kjo gje vecse ne deklaraten e autorit ne filim dhe ne fund te skices.
pikerisht duke shtjelluar artistikisht si ide apo nenide kete fakt qe deklaron autori (pra qe maria nuk paska qene sic kujtonim ne e jona, por paska qene e te gjitheve) skica mund te fitonte fabulen qe i mungon.. vende vende ka fjali dhe paragrafe te shkruar bukur. me nje ripunim ndoshta del dicka me terheqese. me sa e kam lexuar mendoj se autori ka nje difekt ne finalizimin ideor te krijimeve te veta.
Sidoqofte kjo ishte vetem pershtypja ime te cilen askush nuk eshte i detyruar ta konsideroje si te mireqene. as autori i skices sigurisht.
14 August 2008 @ 8:50 am
Po po e njoh dhe une Marien.Marien-Shenjtore dhe Mekatare,Dashuri dhe Deshperim,Shprese dhe Zhgenjim.E dashuruam une, ti, ai, te tre , me mijra dhe, duke e dashuruar, e vrame butesisht,barbarisht, duke e kthyer ne FANTAZMEN tone te perbashket te mekatit…
15 August 2008 @ 3:06 pm
1. Jam dakord me ate lexuesin nga gjermania. Stili i tregimit te pare eshte aq i rrahur (kujtoni barcaleten me Nastradinin qe dilte ne Minare dhe nuk thoshte asgje) saqe eshte bere shume banal. Kjo forme stilistike, qe loz me pritshmerite e lexuesit, pra midis madheshtise qe premton momenti dhe kotesise qe shpaloset realisht duhet te ishte krijuar ne menyre me origjinale. Para ca kohes po dikush ketu shkruan:
2. Ndersa tek tregimi i dyte ka forma stilistikore qe nuk me duken shume te bukura: “ne fakt ajo (Maria) e te gjitheve ishte” - duhet te ishte “ne fakt ajo u perkiste te gjitheve” ose “ajo ishte e te gjitheve”. Pasi ketu nuk kemi te bejme me varge ne nje poezi, cfare lejon ndryshime ne sintakse.
Nga fundi nuk me pelqeu ndryshimi nga rrafshi publik ne ate individual dhe perdorimi i lidhezes lidhore “qe”, e cila prish “rrjedhshmerine” e leximit. Madje edhe ndajfolja “mesa” duhet hequr fare per mendimin tim, nese do mund ti gjeje dicka tjeter per te shprehur dyshimin tend ne kujtimet e tua.
“Ishte ajo.
Maria e te gjitheve.
Maria ime, qe mesa me kujtohet ka qene edhe e jotja.”
Me bukur do te ishte:
“Ishte ajo. Maria. Maria ime. Mesa me kujtohet, edhe e jotja. Maria e te gjitheve”.
- pra ne kete rast kalohet gradualisht, nga prezantimi i Marise, tek fenomeni individual i yti, dhe pastaj tek Maria si fenomen (ose pervoje) e nje grupi me te madh njerzish (shoqerise). Ne kete menyre i jep kohe lexuesit te fantazoj vete nje pervoje personale me Marine, duke e bere lexuesin pjese te atij grupit “te gjithe” mbasi ti e ke prezantuar. Dhe jo vice-versa.
3. “Si nje buze e madhe dridhej ne faqet tona te deshirave” - Nuk me duket ndonje metamorfoze shume e goditur, cdo kush do e kalonte pa e kuptuar fare, ose do te lexonte vetem buzen dhe deshirat, “faqja e deshirave” nuk ka ndonje kuptim. Mbase me mire do te ishte “Si nje puthje e madhe, zgjonte indet e deshirave”. Pra objekti “buze” ne formen e tij groteske eshte shume i shpifur dhe aspak estetik psh. gojac ose e ka gojen si shpelle, nje goje e madhe ka konotate negative dhe aspak estetike ose epshndjellese.
4. “Kur ishte ftohte perqafoheshim e flinim te tre.” - Ne shqip me bukur tingellon “Kur ben(te) ftohte”. Mbase me poetike do te ishte: “Kur bente ftohte, me perfaqime mbeshtilleshim, flinim, ne te tre.” ose “Kur bente ftohte, te perqafuar flinim ne te tre”. Etj. per sugjerime te metejshme: 30$ dollar fleta.
15 August 2008 @ 11:55 pm
“”"”"emigrant, mund të të marr disa fjalë borxh”"”
:D
:D
Pse mer kujt do i propozosh…Si dalin tre Maries ne nji Belgjike e tere ????
Rrefenje e paster pa subjekt….lloi i ri …te shohim sa do levrohet .Urime
15 August 2008 @ 11:57 pm
Plak ziliqar !
Leji mer robt t’knoqen
15 August 2008 @ 11:58 pm
“”"”"emigrant, mund të të marr disa fjalë borxh”"”
:D
:D
:P,
Pse mer kujt do i propozosh…Si dalin tre Maries ne nji Belgjike e tere ????
Rrefenje e paster pa subjekt….lloi i ri …te shohim sa do levrohet .Urime,
jo vetem per te paren qe eshte nje “borat” i vogel per disidentet
por per te dy rrefenjat
16 August 2008 @ 5:21 am
Pershendes Karkaxhuallin, dhe autorin e poezise “Ah Maria”, Bled Staroven, me pjesen e meposhteme te marre nga poezia ne fjale:
Maria ,Maria…..
Tani Maria nuk eshte me femer
as numer telefoni nuk ka
as mall per mua.
Tani Maria nuk eshte me femer
por nje nga sendet e mia….
17 August 2008 @ 3:42 pm
nuk kam ndermend te bej asnje koment ne lidhje me postimet e mia ne kete forum, dhe kjo per faktin se ato nuk ma lejojne nje gje te tille. Tani ato (krijimet) kane fituar personalitetin e tyre dhe flasin vete per ate qe jane. Cdo perpjekje e imja per ti shpjeguar do te ishte e padrejte, dhe do ti vendoste ato ne pozita inferiore.
ne kete moment une jam thjeshte nje lexues si ju, tashme i qete dhe i liruar nga pesha e trillimit dhe fjales.
Pritja eshte frymarrja ime, ndersa pesha e mendimit eshte e verteta e rradhes qe sme perket vec mua.
Ps: “dyqani tek cepi i pallatit tim ben byrek te mire”.
Maria, eshte e bute heshtja ime
nuk eshte rrebele
te pranon edhe kur iken
edhe koken mund te mbeshtetesh ne te (B. Starova)
Maria ime ( D. Kulla) po pres ta lexoj ketu
17 August 2008 @ 3:48 pm
17 August 2008 @ 4:15 pm
Shiko Kavajso se “ma beri” ka edhe kuptim tjeter
, kjo lloj nderhyrje i ka sqaruar pak
:)
dhe shkurt ti e di qe ne shqip zakonisht merren shkurtesat me perberje rrokjet e para
:D 
Them se ke bere nje nderhyrje inteligjente karkaxhuall , qe them se eshte e barabarte me tolerancen dhe thelbin perse pranon te vish tek PESHKU …per tu lexuar e komentuar ! Perseri Urime . Qenke i qarte!
“”"”"”ne kete moment une jam thjeshte nje lexues si ju , tashme i qete dhe i liruar nga pesha e trillimit dhe fjales”"”"
dhe ne se dikush e tjeter e lexon , sidomos ata qe vijne me “pompa” dhe bejne “tridhjet “tregime mbrapa per te shpjeguar se cfare kane dashe te thone me te parin
“”"”Pritja eshte frymarrja ime, ndersa pesha e mendimit eshte e verteta e rradhes qe s’ me perket vec mua”"”"
Ndersa me kete “te shkurter” te lloit “per Rahmet” , ke gervishtur edhe cipen megallomane te kritizereve . Qenke i qarte!
Nje kerkese personale, ndrroje ate Nickun ose pershtate se e kemi veshtire te te therrasim shkurt
17 August 2008 @ 4:19 pm
hic mos e nderro karkaxhull,
ty te thirrim Xhuli 
Ja une e kam mimoza ene me thirrin Moza
17 August 2008 @ 4:48 pm
Problemi eshte se ketu tek peshku, njelloj si dhe tek qingji dhe pata, ka shume kalimtare por pak LEXUES. Moda ben kerdine gjithandej. Te hedh nje sy kendej dhe o burra te them qe edhe une lexoj. Caze e caze e kane marre me te lehte kete punen e leximit. E mendojne si abetaren e klases se pare apo kendimin e klases se dyte. Mjafton te bashkojne ca germa dhe kthehen ne shtepi te gezuar qe sot kane lexuar ! Très bien.
Ne grupin e atyre qe hedhin syte mbi shkronja, ka dy lloje te ndryshme :
LEXUES dhe ANTILEXUES.
Antilexuesit nuk jane ata qe nuk lexojne fare, por jane ata qe nuk dine te lexojne. Dmth, qe i mbledhin germat por ne koke nuk iu hyn asgje. Keta jane shumica. Lexuesit jane fare pak, te pakten tek “peshku”. Me ç’kam vene re, ketu ka nje tufe antilexuesish qe valeviten andej-kendej ne kerkim tekstesh ku, nqs nuk e kuptojne, thone qe kuptuan gjithçka, dhe kur e kuptojne, nxitojne te thone qe nuk kuptuam asgje.
Shkurt, ketu ia vlen te shkruash per nja dy-tre kokrra me te cilet mund te ndash dy fjale. Shumica pastaj jane vetem per ta perdorur ekranin e kompjuterit per te pare hundet e tyre te bukura.
Asgje e re nga fronti i veri-jug-lindje-perendimit.
17 August 2008 @ 5:59 pm
Mbase te frymezon..
http://www.youtube.com/watch?v=CJ_8N3dU2BY
19 August 2008 @ 3:53 pm
Xholi, mos u nxeh. Ti nuk je Hemingway. Nje veper letrare eshte si puna e flokeve. Floket mbas gjumit, si vargjet mbas krijimit, jane te shpupurisura, cfare nuk flet gje per formen dhe ngjyren. Vargjet dhe rrjeshtat ne proze duhen pra krehur si floket. Pyet Mozen per kete (nese i ka floket e gjata, dhe seksin sic edhe pretendohet). Duhen krehur me kujdes, shpesh, te hiqen thinjat, qimet me rrenjet e dobeta, etc. derisa te shkelqejne e te behen te derdhura.
Nuk eshte gabim ti kthehesh krijimit tend, sidomos kur nuk je ndonje gjeni. Kjo duhe te dalloj nje shkrimtar profesionist nga nje amator. Profesionalizmi sjell sot sukses. Gjenialiteti nuk eshte dhurate e te gjitheve. Edhe shkrimi mesohet. (veshtro stilin tim: une alternoj midis fjalive te gjata dhe te shkurtera, perdor pak atribute, perpiqem te kufizo nje ide ose nje fjali ose nje paragraf. Ky stil eshte i mesuar.)
Vepra nuk mund te korrigjoj vetveten. Korigjimi eshte puna e krijuesit. Nese i ke dhene vepres krahe, krihi puplat! Mos e lesho krijimin tend “nje rosak te shemtuar” dhe te presesh te perceptohet “nje mjelme”. Mos prit qe krijimi yt te rritet dhe konsolidohet ne mendjet e lexuesve. Krijimi duhet te jete i pjekur qe ne takimin e pare me lexuesin. Lexuesi mund ti jape fryme dhe jete vepres, porse gjithmone brenda skeletit dhe mases qe i ke dhene ti. Etj. filozofira.
5 October 2008 @ 9:10 am
per petullngrenesat
une ju falenderoj,,, ishte nje kenaqesi te punoja me ju ne emerin TONE ju falenderojme per bashkepunimin…………