Ditët e fundit të Migjenit
Gazeta Shqiptare
Adriatik Kallulli, Gazeta Shqiptare, Milosao
Trupi i tij po e tradhtonte. Migjeni ishte në një luftë të heshtur me mushkëritë e tij. Për shtatë muaj provoi sfidën, i mbyllur në dhomat e sanatoriumeve italiane. Data 14 shkurt e vitit 1938, do të shënonte nisjen e një rruge pa kthim për poetin. Me këtë datë fillon edhe kartela e tij mjekësore e sanatoriumit “Luigi Gonzaga” në Torino. Faqja e parë tregon gjithçka që ishte Migjeni. Në kokë të saj, shkruar bukur lexohet Nikolla, pasuar nga Millosh. Migjeni është i regjistruari i 2594. Koka e kartelës tregon se ai ishte shtruar në repartin Nr. 1, shtrati 32. Një student shqiptar në përpjekje për të jetuar. Diagnoza, të dhënat familjare dhe personale janë shënimet që mjekët kanë hedhur në kartelën e re. Gjithçka është e detajuar për trupin e tij ditën që ka hyrë në këtë sanatorium. Peshonte 52 kilogram dhe e kishte temperaturën 36 gradë. Ndërsa të dhëna të tjera, të vështira për t’u deshifruar në shkrimin e mjekut flasin për fytin, frymëmarrjen dhe zemrën e tij. Mjekët mbajnë gjithçka nën kontroll. Të dhënat bëhen më të plota që prej datës 16 shkurt. Në një tabelë janë vendosur të dhënat e analizave, në një pjesë të mirë të së cilave ka rezultuar pozitiv. Reagimi do të vinte në ditët në vazhdim. Duke nisur nga 17 shkurti, mjekët kanë shënuar çdo ndryshim në gjendjen e tij shëndetësore. Në këtë ditë temperatura shënonte 36.9 gradë, ndërsa gjendja e përgjithshme e keqësuar. Në datën 1 mars gjithçka fillon të ndryshojë. Në kolonën përbri datës shkruhet: “Oreksi i mirë. Gjendja e përgjithshme e përmirësuar. Pesha në kg, 54(2 kile të shtuara për 15 ditë)”. Një fletë e tërë tregon grafinë që i është bërë mushkërive të tij. Të tilla përshkrime do të vazhdojnë deri në datën 9 prill. Kjo është periudha në të cilën mendohej se Migjeni po përmirësohej vazhdimisht, ashtu siç lexohet në kujtimet e të motrës, Olga. “Nga data 4 deri më 9 prill, nuk ka pasur shqetësime specifike. Gjendja e përgjithshme është përmirësuar”, shkruajnë mjekët. Tashmë pesha e tij shënon 55 kilogram. E menjëherë pas kësaj, më 15 prill është vizatuar një skicë e mushkërive të tij, në të cilën tregohet se pjesa e djathtë është e prekur rëndë. Ndërkohë që të bën çudi një ndryshim i madh në peshë në datën 1 Maj. Mjekët shënojnë shifrën 99 kg. Deri në 12 maj mjekët shënojnë për shqetësime të vazhdueshme të poetit. Të dhënat bëhen gjithmonë e më të pakta në muajin gusht, atëherë kur gjendja e poetit ishte përkeqësuar mjaft. Këto janë ditët e fundit në sanatoriumin “Luigi Gonzaga”. Kartela mbyllet me datën 11 gusht, vetëm me një fjali të shkruar nga mjekët. Në të njëjtën ditë fillon një tjetër sfidë për poetin. Asgjë nuk ka ndryshuar nga shëndeti i tij. Përveçse është transferuar në Ospedale Valdese-Torre Peliçe. Kartela nis më 11 gusht të vitit 1938. Gjashtë faqe dëshmojnë ditët e fundit të tij. Edhe këtu mjekët kanë shënuar të dhënat e Migjenit; peshën, temperaturën, gjendjen e përgjithshme. Përkrah tyre, edhe të dhënat në ditën e fundit. Në ndryshim nga kartela e parë nuk ka shumë shënime. Mjekët kanë mbajtur vetëm një grafikë të luhatjes së tij të temperaturës. Mjekët prisnin vetëm fundin. Në datën 16 dhe 18 gusht grafiku shënon pikën më të lartë, afërsisht 40 gradë. Nuk ka të dhëna të tjera për oreksin, për peshën apo për dhimbjet e çdo dite. Më pas temperatura vjen duke u ulur. Ora e shuarjes po afronte. 15 ditë në sanatoriumin e Torre Peliçes ishin vetëm sa për të mbajtur shpresën gjallë. Në dhomën që poeti e cilësonte si të “vuajtjes” ai do të hidhte edhe shënimet e fundit. Tashmë e dinte se ç’po ndodhte brenda tij. E priste fundin. “Tradhtinë” e ka shënuar në vargjet thurur ikjes. Pika e fundit në grafikën e temperaturës shënohet në fillim të kuadratit që përkon me datën 26 gusht. Migjeni mbyll sytë. Ndërsa në faqen e parë të kartelës klinike, një rresht më poshtë datës së hyrjes shënohet: 26 VIII/ 38. përkrah kryqi i vdekjes.

25 August 2008 @ 1:32 pm
xhibi, kush e ka shkrujt ket artikull, dhe a do dije gje nese ka ndonje jeteshkrim mbi Migjenin?
25 August 2008 @ 1:34 pm
“Ardhja e migjenit ne letersine shqiptare” - Ismail Kadare
25 August 2008 @ 1:43 pm
ose-Kadare
25 August 2008 @ 1:49 pm
Losto, Adriatik Kallulli, Gazeta Shqiptare, Milosao, pdf.
25 August 2008 @ 2:45 pm
Me vjen mire qe perkujtohet Migjeni,me i madhi prej poeteve te viteve’30 te shekullit qe kaloi.Ky”zbulim”i karteles mejkesore nuk i shton asgje asaj qe cka njohim nga Migjeni.Qysh nga botimi i Gjovalin Lukes e kendej,kane dale libra qe e sjellin te plote kete poet te rinise,si:monografi nga Vehbi Bala,studime nga Kadare dhe nga studius tetjere.Me sa di une(te pakten nga njoftime te shtypit?!)nuk eshte bere kujdes per varrin etij ne Shkoder ku,per fat te keq,ka patur dhunime te varit dhe,c’eshte me e keqja,u ndermorr edhe ne shtyp permjet nje frati ne Shkoder nje sulm mediatik ndaj Migjenit.Keto qendrime te bejne qe ta riqash kete Poet kaq te madh qe iku aq i ri.Nisma e deputetit Ceka per te ruajtur trashegimine e Migjenit e Co…,duhet pershendetur dhe nuk duhet pare me “lente”provincile se”gjasme ka interesa familjare”,se e shoqja e tij,eshte e mbesa e Migjenit.
25 August 2008 @ 2:46 pm
Ju flm t`gjithve per pergjigjet; i`ll check `em out.
25 August 2008 @ 3:09 pm
flm qe e ndate me ne kete shkrim.
25 August 2008 @ 3:26 pm
Ky reportazh mjaft i bukur…emocionus…sikur jeton fundin tragjik te njerit prej koloseve te Poezise e Prozes se shkurter shqiptare…
Falem gazetes Shqiptare dhe penes qe e ka QINDISUR !!!!!
Le te shtonte dhe mendimin e tij ose te saj ne fund
Perkrah KRYQI i PAVDEKSHMERISE…
26 August 2008 @ 8:02 am
Letersia shqipetare e kujton me hidherim, dhe gjithmone do te jete nje pjese e parealizuar si rrjedhoje e humbjes ne moshe te re te te paperseritshmit shkodran Migjeni. Vecantia ne shkrimet e tij pasqyrohet ne pasqyrimin e realitetit te ditve te tij, duke e sjellur mjerimin mjerim, vuajtjen vuajtje, lotin lot, mundin mund tek lexuesi. Migjeni do te permendet perhere per kontributin e vecante ne letersine shqipetare per thjeshtesine, stilin, dhe te gjitha vecorite e tjera qe e rendisin ate ne listen e poeteve me te mire te te gjitha koherave ne gjuhen shqipe.
E trishte te lexosh dhe te perjetosh dhimbjet dhe humbjen qe e priste e gjithe popullin shqipetare(jemi popull i vuajtur dhe padyshim mund ta perfshish mjerimin e gjithe popullit pasi kjo ishte edhe tema te ciles Migjeni ju kushtua me se shumti), letersine, familjen e tij dhe vete Poetin.
26 August 2008 @ 8:18 am
Migjeni ishte nje gjeni,nje yll qe shkelqeu pak,
ka kaq kohe qe eshte shuar dhe eshte kaq aktual edhe ne ditet e sotme: oh si nuk kam nje grusht te fuqishem/ malit qe hesht mu ne zmer t’ia ngjesh/
nuk e di nese perkthyesit tane kane punuar mjaftueshme qe ai te njihet neper bote… gjithmone kam patur mendimin qe nuk eshte bere sa duhet…
26 August 2008 @ 8:29 am
Sot jane 70 vjet nga vdekja e poetit me te madh shqiptar, viganit te letersise shqiptare, Millosh Gjergj Nikolla (Migjeni). Kur mendoj se sa shume vepra e te gjitha te nje niveli te larte ka shkruar ne nje periudhe te shkurter, pavaresisht zhdukjes te parakohshme vetem ne moshen 27 vjec, me kap trishtimi kur mendoj se akoma sa shume do te na kishte dhene. I perhershem qofte kujtimi i tij.
Mendoj se do te ishte me vend , qe me rastin e 70 vjetorit te vdekjes ti dedikohej nje teme e vecante me shkrimet me te mira te tij.
26 August 2008 @ 8:34 am
Nga “Kanget e Fundit”
Nën Flamujt e Melankonisë
Në vendin tonë
kudo valojnë
flamujt e një melankolie të trishtueshme…
…dhe askush s’mund të thotë
se këtu rron
një popull që ndërton
diçka të re.
Aty këtu në hijet
e flamujve
mund të shifet një mund,
një përpjekje e madhe
përmbi vdekje
për të pjellë diçka të madhe,
për të qitë në dritë një xhind!
Por, (o ironi)
nga ajo përpjekje
lind vetëm një mi.
Dhe kështu kjo komedi
na plas dellin e gazit,
nsa prej marazit
pëlcasim.
Në prakun e çdo banese
ku ka ndoj shenj jetese
valon nga një flamur
melankolie të trishtueshme.
26 August 2008 @ 8:47 am
nuk e gjeta dot ta sillja ketu “bukuria qe vret”… eshte nje nder kulmet me te arrira te madheshtise se tij si krijues
26 August 2008 @ 9:13 am
Juve qe jeni pak me te letersuar, po patet mundesi na sillni ndonje krijim te Migjenit; p.sh. do isha kurioz te lexoja poezine/shkrimin e pare te tij, dhe te fundit, dhe ndonje shkrim qe mund te mos te na i kene zene syte, pra qe nuk ka qene shume i popullarizuar.
Flm
26 August 2008 @ 9:17 am
Ja edhe nje nga veprat e tij te fundit. I merzitur, por njekohesisht plot dashuri per jeten.
Migjeni
Urime për 1937
Shok i dashtun, unë përgjithësisht nuk shkruej urime, as për Krishtlindje as për Bajram, as për ditëlindje as për ndonj festë tjetër. Nuk shkruej, pse urimet që n’ato ditë e tan bota ban, nuk dij a plotësohen një për qind se pothuaj të gjitha dalin nga hipokrizia. Bota këtë e din, por njësoj vazhdon të shkruej urime. As për Motmotin e Ri deri tash nuk i urova askujt asgja. Por kësaj herë duhet të hyj në rradhën e njerzve të korrektë dhe t’u uroj shokve të mi Motmotin e Ri të 1937.
Së pari, t’uroj, shok i dashtun, gjumin e ambël, që të mos ndëgjosh si gjëmojnë njerëzit nën barrën e kryqave të vet tue shkue në Golgotha. Të mos ndëgjosh as dëshpërimin e të mundunve as britmën e ngathnjyesve në këtë jetë. Të mos ndëgjosh bubullimën e Spanjës. Gjumin e ambël! Të mos ndëgjosh si afër teje gërset dhëmballa për dhëmballë, nga të ftohtit. Pse atëherë duhet të pyesësh: moj dhëmballë, pse ndeshe për dhëmballë dhe gërset aq? E gjuha në vend të dhëmballës përgjigjet: pse asht ftohtë, zotni, e kur asht ftohtë, zotni, u hyn dreqi trupit, muskulave, nervave, zotni, dhe qashtu gërset dhëmballa për dhëmballë, zotni. Asht tepër banale të themi se mungon vesha dhe mbathja dhe zjarrmi, prandej: gjumin e ambël, shok i dashtun.
Së dyti, mbas gjymit t’ambël, t’uroj - ç’asht dhe e natyrshme - të jesh i gëzuem, gjithmon i gëzuem. Nga gëzimi i madh, në sentimentalizëm, të puthish drrasat e dhomës e shtyllat, si bani Greta Garbo në filmin “Mbretnesha Kristina”, kur shijoi dashunin shtazore (desha të them hyjnore, por njësoj asht). Aq i gëzuem, saqë bota të ta kenë zili dhe të thonë: oh, sa i lumtun asht! Të jesh i gëzuem, edhe pse n’anë tjetër zemra të pëlset, si e paljaços. Të jesh i gëzuem, se gëzimi yt u jep shpresa edhe të tjerve. Në rasë se tryeza e shkrimit të çalon, ti qeshu. Në rasë se e vetmja karrigë që ke në shtëpi asht e shpueme dhe s’ke ku të rrish, ti qeshu. Në rasë se s’ke zjarrm e ke ftohtë, po, ti qeshu. Në rasë se ndonj ditë, ashtu kot, të mungon dhe buka, ti merre për lojë, për shaka, dhe qeshu, qeshu. Del në rrugë bile, në kryqëzimin e udhve, dhe qeshu, qeshu, qeshu, e bota do ta ketë zili dhe do të thotë: ah, sa i lumtun asht! E kur të të vij në shtëpi ta shofi shkakun e gëzimit tand, do t’i kujtohet botës vetvetja dhe do të fillojë të qeshi kikikikakaka. Smundja e të qeshunit do të përhapet ndër të gjithë dhe njerzit si majmunat do të hidhen përëjetë nga gëzimi… Dhe kështu të uroj që vjetin 1937 ta kalojmë në gëzim, edhe pse të smundë patologjikisht.
26 August 2008 @ 9:24 am
Respekt kujtimit të Poetit të Mjerimit!
I dashur dhe i kënduar nga të gjithë e në veçanti prej të gjithë atyre që kanë mbaruar shkollën 8vjeçare Migjeni të Mamurrasit.
26 August 2008 @ 9:29 am
70 vjet me pare ME i MADHI POET i LETERSISE REALISTE, MBYLLI SYTE por SHPIRTIN e la ne vepren e tij, si nje deshmi, si nje akuze per padrejtesite, hipokrizine, mjerimin, prostitucionin, krizen morale. Dhe ka 18 vjet qe politika zyrtare e ka rrethuar me nje komplot heshtjeje.Sepse Migjeni eshte nje PERMENDORE AKUZE per bukurine qe vret, per kafshaten e pakaperxyeshme te mjerimit, per lulat e vocer te malsive tona,per lypsat e qyteteve tona qe enden trotuareve, aty rrotull institucioneve fetare dhe hoteleve luksoze dhe degjoje refrenin: Zoti te dhashte!per derrat e knaqun nga konforti dhe sokratet qe vuajne padrejtesite, per studentin qe kthehet ne shtepi (Shqiperi) dhe trishtueshem shikon se ende vertitemi ne pellgun tragjikomik te prapambetjes tone….
Eshte e dhimbshme, zemerbrerese dhe te ban te qajsh kjo HARRESE PER POETIN E MJERIMIT!!
26 August 2008 @ 4:03 pm
Pershendetje per temen!!!!
Migjeni i madh e mbylli krijimtarine dhe jeten e tije me vargjet e meposhtme ne sanatoriumin e Torinos. Keto rreshta jane dhe rreshtat e tij te funduit.
Mos u lut per mue murgeshe
Ferrit pash me pash du me i ra!!!!!!!!!!
26 August 2008 @ 4:16 pm
Roni, mirseuktheve! Me thane qe kishe ble “500,000 USD” libra ne shqipni. Gjysmat kom per ti vjedh une. Vetem mos ardhsha.
Sa per migjenin, eh, uragan I nderprere tha njeri, qe per vete eshte cunam fare.
26 August 2008 @ 8:20 pm
FALEMINDERIT MIGJEN….VETèM RESPEKT PèR TY!!!
26 August 2008 @ 9:03 pm
Mendoj, qe Migjenit nuk do ti behej vone per perkujtime istitucionale pompoze e te reklamizuara. Do ti mjaftonte, qe shqiptaret kudo ta kujtojne ashtu sic mund te vihet re lehtesisht. Me respekt e dashuri te pakufi.