Disiplinori grek denon Bushin per gjestet ne ndeshjen me Panathinaikosin
Balkanweb
26 Prill 2007
Komisioni i Disiplinës në Federatën Greke ka dënuar me 3 ndeshje pezullim dhe 40 mijë euro gjobë sulmuesin e kombëtares shqiptare Alban Bushi për incidentet e ndodhura në takimin Apollon Kallamaria-Panathinaikos.
Vendimi është një nga më të rëndët e dhënë ndonjëherë nga Disiplinori grek dhe që e mbyll sezonin për Alban Bushin, duke qenë se Superliga në Greqi është drejt mbylljes. Nëse pezullimi 3 javor ishte një masë e pritshme duke parë përmasat që mori takimi i 15 prillit në stadiumin e Selanikut, gjoba e dhënë ndaj sulmuesit të kombëtares shqiptare përbën një precedent më vete në futbollin europian, pasi është një nga më të rëndat e dhëna ndonjëherë për gjeste të zakonshme që ndodhin në fushën e lojës. Avokati i Bushit Kosta Babasis ka thënë para gjykatësve grekë se sulmuesi ishte provokuar nga kapiteni i Panathinaikosit, i cili ka përdorur terma rracistë në fushën e lojës.
Nga ky denim ka reaguar menjehere Alban Bushi duke e cilesuar si shume te madhe shumen e gjobes. Ai eshte shprehur duke thene: “Edhe pse vendimi te le per te deshiruar une e respektoj ate. Mesa duket ligji eshte i pabarabarte per shqiptaret ne Greqi. U be padrejtesi se jam shqiptar“. Ne fakt deri me sot nuk ka ndodhur qe ne futbollin grek te vihet kjo gjobe. Si reultat i kesaj kane reaguar dhe tifozet duke paralajmeruar protesta per uljen e vendimit.
Ndërkohë ajo që të bie në sy në këtë vendim është fakti se ndaj kapitenit te Panathinaikosit Dimitrit Papadopulos nuk është marrë asnjë masë ndëshkimore, c’ka tregon një vendim të njëanshëm nga ana e Komisionit të Disiplinës në Greqi. Papadopulos goditi me shpullë Bushin gjatë takimit dhe për këtë u ndëshkua me karton të kuq.
Nderkaq, ne daten 18 prill, Klubi i Apollon Kallamarias e ka ndëshkuar me 6 mijë euro gjobë futbollistin e kombëtares shqiptare Alban Bushi. Në ndeshjen e dates 15 prill mes Apollon Kallamarias dhe Panathinaikosit, Alban Bushi pështyu kapitenin e skuadrës mike Dimitris Papadopulos në minutën e 57-të, ndërsa ky i fundit e goditi me pëllëmbë në fytyrë. Arbitri Briakos e nxori me karton të kuq Papadopulos, ndërsa Bushi qëndroi një minutë i shtrirë. Panathinaikosi kaloi në avantazh, por në minutën e dytë shtesë Bushi barazoi po me penallti. Më pas shqiptari shkoi para pankinës së Panathinaikosit duke iu përthyer krahun, një gjest që u transmetua nga të gjitha kanalet greke. Gjesti i shqiptarit ka shkaktuar një reagim shumë të ashpër në të gjithë Greqinë, duke qenë se Panathinaikosi humbi shansin për Champions. Pavarësisht se në ndeshje futbolli janë parë gjëra shumë herë më të rënda, reagimi grek ndaj Bushit ka qenë vërtetë shumë i ashpër.
Megjithe veprimet e Bushit per permiresimin e imazhit, gjoba eshte vene dhe madje e madhe. Sulmuesi i kombëtares shqiptare Alban Bushi, ka bërë dy dite me pare një vizitë në një Institut Handikapatësh në Selanik. Ai ka shpërndarë disa dhurata për fëmijët e Institutit, ndërkohë që ka qëndruar për pak kohë me ta duke firmosur edhe autografe


27 Prill 2007 @ 2:57 pm
boo, boo, boo, disiplinoreve greke.
Ky Albani u denua qe u denua, t’ia kishte dhene tamam drurin grekut.
27 Prill 2007 @ 3:57 pm
po dhe ky Bushi i jone edhe ha shuplaken prej grekut ….denohet nga klubi i tij me 6000 Euro, dhe 40000 Euro nga federata greke, dhuron dhurata ne spitalin grek …..po ky qenka trapi me i madh midis futbollistave Shqiptar
Ta bente pleh ate grekun dhe te linte greqine per ndonje klub tjeter europian!!!!
27 Prill 2007 @ 4:12 pm
vij edhe une dhe e ndihmoj (mato gruda)