Diçka më pak e “bujshme” se fotografitë lakuriq
A keni dëgjuar ndonjëherë për fshatin Ura e Shtrenjtë në Malësinë e Shkodrës? Unë për vete s’ja kisha dëgjuar ndonjëherë emrin dhe para Qershorit të vitit të kaluar po të ma kish përmendur dikush do të kisha menduar se ishte ndonjë shaka apo ndonjë gojëdhënë. Them para Qershorit sepse në atë kohë rastisa në faqen Albania Bridge të Rachele De Felice ku mësova se Rachele, një ish-vullnetare e Oxfam në Shqipëri, me nismën e saj po përpiqet të ndihmojë banorët e këtij fshati të ndërtojë një urë mbi një grykë të thellë e cila e ndan fshatin në dy pjesë të patakueshme në dimër e në mot të keq.
Kur e hasa faqen e saj në Qershor mendova që ishte një nismë e mrekullueshme dhe e vendosa këtu tek Peshku me synimin për ta ndihmuar Rachele sado pak. Fatkeqsisht përgjigjet ishin të pakta, nuk e di nëse ndihmat ishin më shumë por përgjigjet ishin gjithsesi shumë, shumë pak. Sot, i nxitur nga një letër e Rachele dërguar të gjithë të interesuarve mbi përparimin e nismës si dhe i nxehur nga idiotllëku i hasur në botimin dhe në diskutimin e fotografive të Edi Ramës vendosa ta risillja edhe njëherë këtë temë. Është acaruese, është fyese që veprime si botimi i fotografive personale të dikujt vjedhin qoftë edhe një grimcë të vëmendjes tonë; është poshtëruese për ne nga vetë ne që i japim kaq shumë rëndësi. Më poshtë janë ca rrjeshta nga raporti mbi punën që mund të lexohet tek Albaniabridge.co.uk si dhe lidhja për disa fotografi të bëra nga një e huaj e cila po bën një grimcë të asaj që duhet t’ja kërkojmë “udhëheqësve” tanë…..
Albania Bridge – Raport mbi punën, Shkurt 2007
Falë ndihmës tuaj bujare kemi mbledhur deri më tani 2,235 stërlina (rreth 3,350 Euro/4,350 Dollarë Amerikanë). Kjo shumë është diçka më tepër se 15% e asaj që synojmë të mbledhim, është një arritje e madhe por fatkeqsisht akoma kemi nevojë për ndihmën tuaj që të mbledhim 20,000 Eurot për të përfunduar punën (për më shumë hollësi mbi shpenzimet për ndërtimin e urës shiko shkrimin fillestar të Qershorit).
………………………………………
Paratë e mbledhura deri më tani i kanë mundësuar inxhinierit dhe fshatarëve të fillojnë punën. Koha është e vështirë pasi s’mund të bëhet shumë në dimër kur shirat vështirsojnë gjithshka. Gjithashtu duhet të kemi kujdes kur të fillojë të shkrijë bora dhe të ngrihet niveli i ujit të lumit. Ndërtimi i themeleve të urës filloi në Tetor dhe ka përfunduar tashmë së bashku me të katër shtyllat mbajtëse. Gjithashtu është ngritur një punishte për të punuar pjesët metalike të urës dhe puna mbi kornizën metalike të urës filloi në Nëntor. Një problem serioz është mungesa e energjisë; ashtu si edhe në pjesët e tjera të vendit fshati ka probleme me energjinë. Kjo shkakton vonesa në punë dhe mund të jetë e nevojshmë të blihet një gjenerator.
Banorët vazhdojnë të marrin pjesë në ndërtimin e urës, ndihmojnë me punën fizike si dhe kanë emëruar Isuf Mehaj, kreun e kooperativës së mjaltit, si kre të brigadës së punës. Edhe zyra e Oxfam në Shkodër po mbikëqyr dhe ofron ndihmë kur është e nevojshme.
Për ta mbyllur, e ardhmja duket mirë në Urën e Shtrenjtë dhe ura po ngrihet falë mbështetjes dhe dhuratave tuaja. Miqtë tanë aty na dërguan këtë përshkrim të shkurtër nga jeta e përditshme:
Në Dhjetor në pjesën e sipërme të fshatit lindi një foshnje. Prindërit janë tani më të qetë pasi në të ardhmen do të mund të shkojnë tek infiermierja në qendër të fshatit për 10 minuta ose të kapin mikrobuzin e të jenë në Shkodër për 45 minuta në vend që të detyrohen të kalojnë malin e të udhëtojnë 2 orë për të arritur deri në qytet.
Faleminderit që të gjithëve që mundësuat këtë.



13 Shkurt 2007 @ 8:12 am
Ura e Shtrenjte eshtene fshatin me te njejtin emer.Eshte rreth nje ore e gjysem me autobuzet e asaj kohe.Ne kohen e diktatures perdorej edhe si fshat per internime.Ndodhet pak distante nga fshati Mes qe eshte si qender.Une e njoh mire se kam punuar disa muaj arsimtare.Jane njerez te qete e tradicionalisht antikomuniste.Kjo ura ka qene gjithnje ne gjendje te mjerueshme.I lumte kesaj zonjes qe po rivlereson monumentet tona
13 Shkurt 2007 @ 8:52 am
Para disa ditesh kam fol me nje te njohur, qe kishte qene ne pjesen veriore te shqiperis gjate viti 1997. Kur e pyeta, se cfare i kishte bere me shume pershtypje nga shqiperia. Mu pergjigje- Fshatrat, qe nuk kishin rruge…dhe gomari si i vetmi mjet, qe bente lidhjen ndermjet fshatit dhe qytetit apo fshtrave te tjere me te afert. Ma ktheu kete pergjigje me sy te disi te zmadhur dhe i zhytur ne mendime, sikur po perpiqej te ngjallte nga cepat e kujtes, vertetsine e asaj qe kishte pare.
Inisiativa e kesaj zonjes eshte per ty admiruar.Disa si kjo i duhen Atdheut.
13 Shkurt 2007 @ 10:23 am
mendoj se ky azhwillim social ne zonat e thella te malsise schqiptare eshte vetem si pasoje e moscarjeskokes nga deputetet dhe politika
13 Shkurt 2007 @ 4:28 pm
Ka inisiativa te shumta private qe nuk ndimohen dhe nuk behen te njohura per te zgjidhur problemet e komunitetit,,burime per zgjidhje ekzistojne ,por mungon vullneti i mire ,i vet njerzeve,qe kane hallin,presin nga qeveria dembele,ne jemi tradiocionalisht dembel presim te bien nga qelli bile,te mos kontribojne as edhe me nje centez,qe te behet nje ure, nje rruge, nje sistem “panelesh diellore” etj Ky mentalitet na ka lene te varfer,prit gomar te mbije bar,bari nuk mbiu Gomari ngordhi ,…
Zana , .. qe ne fillim me politike s`te rrihet …por nje zgjidhje per problemin nuk dhe ..apo historia te tilla “”Une e njoh mire se kam punuar disa muaj arsimtare.
“Jane njerez te qete e tradicionalisht antikomuniste..” e cfare robsh jemi,po su grisem pak nuk rrime ,
“Po me uren c`pati Gjermani .. ?!! “”
13 Shkurt 2007 @ 4:30 pm
@zana. Dakort me ty, po s’kuptoj pse duhej permendur “tradicionalisht antikomuniste” ?!
13 Shkurt 2007 @ 8:49 pm
Po meqense qekan kaq shume antikomuniste, pse nuk i jep e bija apo kunati berishes $200 mije dhe ta mbarojne uren!!!
Cjane keto lloj frazash politike edhe atje ku nuk hyn politika fare. Do ishte mire ti ndihmonim sadopak kete iniciative. Ka ndonje # llogarie???
13 Shkurt 2007 @ 10:45 pm
e keni reklamuar ket edhe me pare dhe une kam dhene ca.
13 Shkurt 2007 @ 10:59 pm
Ve re me kenaqesi se ju paska shqetesuar shume qe iu bera kete percaktim atyre njerezve te mrekullueshem.Nuk pata qellim tjeter vetem t’ju ve ne dukje se si te tille kane qene te harruar nga te gjithe sistemet meqe nje sistem antikomunist akoma nuk po duket ne Shqiperi.Je naiv Genty(edhe gent edhe genty nuk shkon) kur mendon se Berisha o i kunati na qenkan antikomuniste……
14 Shkurt 2007 @ 2:13 am
ah zana, me te ngjare ka qe sistemi komunist do t’ua kishte riparuar uren me kohe e me vakt.
me sa po lexoj nga kjo faqe (Habi!!!) fshataret po perparojne edhe ne saj te nje koperative modeluar dhe sponsorizuar nga OXFAM.
ky fakt me thote vetem qe termat dhe etiketat nuk jane kurresesi percaktuese dhe nuk kane pse merren shabllon.
megjithate nisma eshte teper e vlefshme. Iu uroj fat nismetareve dhe fshatareve ne ndertimin e kesaj ure.
2 Mars 2007 @ 6:30 am
Nje shkrim nga Rachele botuar ne Guardian:
http://society.guardian.co.uk/voluntary/story/0,,2020011,00.html