Dhjetë gjërat që me së shumti dëmtojnë trurin!!!
1- Mosngrënia e mëngjesit – Njerëzit te cilët nuk hanë mëngjes do të kenë sasi të pakët te sheqerit ne gjak dhe si rezultat i kësaj, truri nuk do te ketë rezerva te mjaftueshme ushqyese, prandaj shkakton degjenerimin e trurit.
2- Ngrënia pa masë – ky ves shkakton forcimin e arterieve trunore, e cila të shpie deri në zvogëlimin e fuqisë mentale.
3- Pirja e duhanit – shkakton tkurrje të shumëfishtë te trurit dhe te shpie deri te sëmundja e Alzheimerit.
4- Përdormi i tepërt i sheqerit – Përdorimi i tepërt i tij, qoftë ai ne ngrënie apo pije, pengon në thithjen dhe përvetësimin e proteinave dhe lëndëve tjera ushqyese, duke shkaktuar vështirësi në zhvillimin e trurit.
5- Ndotja e ajrit - Truri është njëri prej konsumatorëve më të mëdhenj të oksigjenit në organizmin tonë. Thithja e ajrit të ndotur dobëson furnizimin e trurit me oksigjen duke zvogëluar efikasitetin e tij.
6- Humbja e gjumit – Truri si organ i brendshëm i njeriut ka nevojë për pushim. Pagjumësia e madhe përshpejton ne vdekjen - mbarimin e qelizave trunore etj.
7- Mbulimi i kokës përgjatë fjetjes – Të mbulosh kokën përderisa jeni duke fjetur, vie deri te shtimi i dyoksid karbonit dhe zvogëlimi i oksigjenit ku shkakton dëmtimin e trurit.
8- Aktivizimi i trurit përgjatë sëmundjes – Puna e vështirë apo të studiuarit gjatë sëmundjes, të shpie deri te zvogëlimi i efektshmërisë së trurit si dhe prishjen e tij.
9- Mungesa e mendimeve stimuluese – Të menduarit është metoda më efikase ne stërvitjen e trurit tonë. Mungesa e mendimeve stimuluese ne tru shkakton tkurrjen e tij.
10- Të flasësh rrallë – Bisedat intelektuale do të ndihmojnë që truri të jetë sa më efikas.
nga www.mesazhi.com


5 Tetor 2007 @ 5:49 am
Hm….po prsh, ilacet?
Po sa mire…alkooli nuk ta demtoka Trurin!
5 Tetor 2007 @ 6:09 am
Koth! megjithse te kam marre inat…… po po ta kujtoj ate historine e demeve te alkolit,mbase kushedime hap rruge.
Te kujtohet doktori i fshatit,kur na kishte mbledhur burrat e fshatit per te shpjeguar DEMET e RAKISE.
Dy gota; nje me raki dhe nje me uje, dhe nje krimb ne dore.
Futi krimbin ne uje e mbajti ca dhe e nxorri.Krimbi levizte.
Futi krimbin ne goten e rakise,levizi pak krimbi dhe …..ngordhi.(vdiq)
E mba mend si na u drejtua tere krenari duke i dhene trupit vrik mbi tavoline
He -tha -flisni !
E qe thua zotrote-tha Gim jevgu-kuptum pak.Po te pish uje levizin krimbat ne tru.Po te pish raki ngordhin.
5 Tetor 2007 @ 12:28 pm
Bravo Idriz e ke gjetur.
5 Tetor 2007 @ 2:07 pm
Une ate pergjigjen e Gim jevgut e di kshu:
“Kuptum kuptum, po te pish uje s’ngrodhin mikrobet, po te pish raki kaput te gjitha!”
E kshu fshataret vazhduan te pine raki…
5 Tetor 2007 @ 2:23 pm
Te gjithe gjerat e mira ne kete jete jane ose ilegale ose te bejne keq per shendetin
ANONIM
5 Tetor 2007 @ 3:16 pm
Trurin ta demton e para e televizorit me ore te tera…
5 Tetor 2007 @ 3:27 pm
“gjella me kripe dhe kripa me karar” duhet thene edhe per rakine me duket.
Per cdo ushqim eshte thjesht sasia qe ndikon negativisht apo pozitivisht
Interesante jane keto artiujt qe cdokush mund ti dije, por kur jane te rrjeshtuara me rradhe ne leter sikur te nguliten me mire ne tru.
5 Tetor 2007 @ 6:16 pm
11- Te degjosh sali berishen ‘nd Co.
5 Tetor 2007 @ 7:58 pm
Ore nuk u fol gje per uiskin, konjakun, rakine dhe veren, athere po i fus dhe dy gota vene, sa te ndihem pak ne qejf
5 Tetor 2007 @ 8:06 pm
Idris,
ky rrufjani qe ka postu me K ( ketu ) nuk jam une, sepse ne ate ore qe ka postu ai pale me cin zihesha ne gjume.
I vdekur isha se isha andej nga Korca dhe u ktheva vone, po nje gje se mora vesh une pse jan kaq te poshter keta adminet ?
Te behem hasem une me robt per nje Thenie Dite !
Adminnnnnnnnnn! Hiqe thenien Adminnnnn !
Per shkrimin : Ca gjera ene duhen kufizu kete muj mer se jemi duke agjeru ( ata dmth )
”
” .
5 Tetor 2007 @ 8:43 pm
Për më tepër shikoni këtu:
http://yli-skatten.blogspot.com/2007/09/keshilla-te-shendetshme.html
5 Tetor 2007 @ 8:48 pm
edrus, ato po qe qenkan udhezime! pse s’thua qe qenkam gjeni shendeti.
flm per lidhjen
5 Tetor 2007 @ 10:19 pm
Trurin e demton me shume truri
5 Tetor 2007 @ 10:33 pm
Ilaçin nga helmi e dallon sasia.Nje hap(kokerr)te ben mire ,dy mbase te çojne rehat ne ate dynja….nje gote raki eshte ilaç,dy te çojne ne ate dynja trurin e “kusurin”
6 Tetor 2007 @ 3:51 am
Gjerat qe demtojne trurin.
Sepse m’u kujtua nje episod i “Seinfeld”. Ishte episodi ku Elaine dhe George kishin dite pa maredhenie intime (jo me njri-tjetrin, te kuptohemi). Elaine qe zakonisht shquhet per zgjuarsine dhe sarkazmen e saj ishte bere pak si “e mefshte”, ndersa George qe nuk shquhet per ndonje gje te vecante (pervec situatave absurde ku e gjen veten ndonjehere), kish filluar dhe fliste e mendonte si filozof e shkencetar.
;P
6 Tetor 2007 @ 3:56 am
Episodi ku George u bo i mencem, dhe Elain e trashe? Ku Jerry kaqoli thote: “everything evens out for me”…ky eshte episodi?
p.s. george costanza eshte karakteri me interesant ne bote. amon, mos ma shaj
6 Tetor 2007 @ 4:02 am
Po, po ai episod eshte.
P.S. Nuk ta shaj George, po si Cosmo Kramer nuk eshte.
6 Tetor 2007 @ 5:42 am
Seinfeld junkies galore!
“The guy who runs the place is a little temperamental, especially about the ordering procedure. He’s secretly referred to as the Soup Nazi.”
“Why? What happens if you don’t order right?”
“He yells and you don’t get your soup.”
6 Tetor 2007 @ 6:03 am
shkoni flini gjume shejtener!!!!
Blend, ne Lindje je ti vellacko?
6 Tetor 2007 @ 6:19 am
“No soup for you!!”
(Nje fragment tjeter, qe te them te verteten nuk eshte i kuotur, sepse nuk e mbaj mend fjale per fjale, por ideja gjithsesi jepet)
Elaine: I went out with this guy, we had lobster and then yada, yada, yada…
Jerry: You yada the best part!
Elaine: Oh no, I mentioned the lobster.
Kam qene ne nje shfaqje te J.S. Dy ore te tera kam qeshur aq shume sa nuk e kini idene.
6 Tetor 2007 @ 6:22 am
Po, ne lindje. Po shof Red Sox - Angels, top of the ninth tied at 3. Si mund te fle?
Yes INA Jerry eshte king, show eshte i paerseritshem. Une duhet t’i kem pare te gjitha serite se po me duket sikur i shof per here te peste a gjashte….po prap i shof, :D. Nuk e di a shef “Curbe ur enthusiasm ” te Larry David. Por ka shume elemente te “Seinfeld”.
6 Tetor 2007 @ 7:21 am
Qenke bere “xhemexhe” sic thote Faik Beu, qe ndiqkerke “baseball” ose shkopa-cinglash sic thote Anonymus Agai (AA, if you get my draft, doode!!!)
6 Tetor 2007 @ 8:33 am
Nuk jam dakort me piken e pare…
6 Tetor 2007 @ 12:23 pm
Te me falni se une jam dhe burre i pjekur, dhe nuk kam perdorur ndonjehere nga keto anonimet. Truri im punon si nje makine perfekte pas çdo akti intim (nuk po e perdor ate fjalen tjeter).
6 Tetor 2007 @ 12:31 pm
varet nga truri adriatik
http://www.risateonline.it/upload/I/113353_cervello_uomo2.jpg
7 Tetor 2007 @ 12:03 am
Të pish alkol… dehesh
kur dehesh… fle
kur fle… nuk bën mëkate
kur s’bën mëkate… shkon në parajsë
Përfundim: Nëse doni të shkoni në parajsë… përdorni alkol
7 Tetor 2007 @ 10:17 am
Faleminderit, anonim, vertet ishte nje foto interesante qe me bindi per gjendjen pas intimitetit.
7 Tetor 2007 @ 11:16 am
Adriatik, jo vetëm pas……. por edhe para, përgjatë dhe…. gjithmonë

7 Tetor 2007 @ 6:31 pm
Dhjetë gjërat që me së shumti dëmtojnë trurin!!!
12. Perdorimi vend e pa vend i celularit.
“Curb your enthusiasm”, he.
Per mendimin tim te dy sitkomet jane “te medhenj”, por nuk mund te heq paralelizma te tjere midis tyre (nuk mund t’i krahasoj). Ah po kane dhe dicka tjeter te perbashket: nuk merzitem t’i shoh per te dhjeten here, bie fjala, dhe te dy nuk kane efekte demtuese per trurin, perkundrazi.
Edrus, alkoohol, jo alkol ;P
7 Tetor 2007 @ 10:42 pm
trurit te kombit i ka ikur truri…!!! demtim 11: pirja e ujit te cezmes ne shqiperi, demtim 12: drita me orar(=erresire pa orar)
7 Tetor 2007 @ 11:08 pm
Ore emigo,
11 dhe 12 jane gjetur tashme (hajde per 12 s’po te them gje, po mos ia hidh punen poshte AR31-shit-komenti Nr. 8). Me duket se nuk e zbatuar keshillen Nr 1.
7 Tetor 2007 @ 11:23 pm
Sigurisht qe Seinfeld dhe Curb your …. kane elemente te perbashketa. Larry David ishte producer i te dyjave.
Une jam George Constanca!
7 Tetor 2007 @ 11:46 pm
ina,
uji mos te te duket cudi, se ne tubacionet e tiranes qarkollon bollshem: salmonela,sighela,streptokoku,stafilokoku,pneumoniokoku,mikobakteri i turbekulozit,proteas,pseudomonada,e.coli,virusi i hepatit A(rezistent ndaj klorizimit te ujit),parazite te ndryshem,mikites….etj…etj…pa kontroll!!!!!!!!!!
7 Tetor 2007 @ 11:55 pm
emigrant, ca mikrobe nuk i kane bere keq asnjeriu.
8 Tetor 2007 @ 12:03 am
blete,
te kuptoj drejte, por gjerat shkojne zinxhir, boshtin e se keqes e perbejne: semundjet,varferia dhe injoranca, sic e ka deklaruar dhe vete sekretarja e shtetit zonja rice
8 Tetor 2007 @ 12:10 am
Me vjen keq, nuk mohova efektet e ujit te “pijshem” ne Shqiperi, thjesht desha te te vija ne dukje qe 11 (se 12 kam te drejten e autorit ta heq) eshte gjetur.
Kuqo,
Good for you!
Dhe dy sitkome mund te jene te ndryshem edhe pse kane te njejtin producent.
8 Tetor 2007 @ 12:12 am
ina mos e hiq 12 se eshte teper e vertete.
8 Tetor 2007 @ 12:12 am
just came in…. nick-u im eshte pa “i” ne fund dhe besoj me nje zarf anash…
@blete, s’di per c’po flitet, por ne shqipot s’kemi frike nga gjermani e jo nga nje mikrob qe s’shihet dot as me sy…

8 Tetor 2007 @ 12:13 am
pasojat e demtimit te trurit nga aresyet e mesiperme. falja fukarase.
8 Tetor 2007 @ 12:38 am
ina,
puna eshte mos te shtojme te tjera pika…
8 Tetor 2007 @ 12:46 am
blete,
Thanks “honey”
Po mire e, ne e kthejme dhe ndryshe: “Dhjete gjerat qe stimulojne trurin”

8 Tetor 2007 @ 1:17 am
po e filloj une:
1. Peshku…:)

8 Tetor 2007 @ 1:31 am
Meqenese Seinfield & Co.. e kam pare keto dite kam filluar te “stimuloj trurin” me “Two and a Half Men”. Dje ishte nje episod ku Charlie (xhaxhai) po i jepte keshilla atij cunit te vogel. Alan (babai) behet pak xheloz dhe i thote Charlie’t: “This was supposed to be a father-son moment”. Charlie i pergjigjet: “Yeah, so was pre-war Irak”

8 Tetor 2007 @ 1:31 am
2.doza te vogla stress-i apo ankthi
8 Tetor 2007 @ 1:38 am
ina,
besoj se je dakort me piken stimuluese nr.2.
8 Tetor 2007 @ 1:41 am
Une studioj psikologji.
Si thua ti, jam apo s’jam dakort?
8 Tetor 2007 @ 1:50 am
Une mendoj qe teoria e mesiperme nuk eshte e vertete… Nga komentuesit (me sa di paraprakisht te gjithe me tru ne rregull) asnjeri nuk heq dore nga 5 apo 6 qe vijojne me siper… kshu qe o na ka vdek truri dhe se kapim, ose ata qe e kane shkrujt kane probleme me trurin…
Emigrant… Mos na hap telashe.. Kush tha qe erresira i ben keq trurit… Zakonisht ndikon ne nxitjen e zones se argetimeve ne te erret..

8 Tetor 2007 @ 1:57 am
kraste,
Ate 6-en e ngordhe fare ti.
8 Tetor 2007 @ 1:58 am
ina,
nuk di si ta lidh stress-in apo ankthin me psikologjine, ndoshta kur eshte puna ne sezon para provimeve, se une studioj per mjeksi dhe e kam mire parasysh c’do te thote stress provimesh. s’di ne shqiperi ka apo jo stress para nje provimi???
8 Tetor 2007 @ 2:06 am
krasta,
ndoshta erresiren mund ta shenojme si piken 3, pasi 1-in dhe 2-in i kemi gjetur
8 Tetor 2007 @ 2:15 am
Ok ok ska rendesi numri… po e lame qe i ben mire jo keq…
E kisha me 6 mesiper dmth i kam tejkalu…
:D
Ina nuk e kisha me 6 si pikeme kete rast sdu te them qe nuk i permbusht kushtet
8 Tetor 2007 @ 2:17 am
Siç e shifni edhe na menyra e te shkruarit… truri im eshte duke shkundur kembet… naten e mire njerez te mire…
8 Tetor 2007 @ 2:18 am
Dmth 6 nga 10 pika eee
8 Tetor 2007 @ 2:19 am
pika 1 shte Berisha &co ……………..te leme 6 vende bosh , pastaj si piken shtate te shenojme “ikjen e dritave” ,

8 Tetor 2007 @ 2:27 am
Stresi positiv (eustress - kanadezi Hans Selye) ne mase te moderuar na ndihmon te performojme sa me suksesshem. Po e ke parasysh “the fight or flight response” qe na shfaqet gjate situatave kercenuese, apo kur merr nje plage, pse nuk e ndjen dhimbjen menjehere? Arsyeja eshte norepinefrina ne tru (droge naturale-hormon stresi ne ato pjese te trurit (por jo vetem) ku kontrollohet vemendja dhe veprimet reaguese) dhe eustresi na rrit imunitetin ne organizem; arsyeja, sasia e imunoglobines A, substance qe ndodhet ne rruget e frymemarrjes (hunde, mushkeri) dhe ato te tretjes (stomak, zorre). Prandaj ndodh qe pas nje periudhe stresi te moderuar njeriu te semuret nga gripi. Mos u cudit, “Health Psychology”.
Si nuk paska stres ne Shqiperi para provimit: do te m’i marre leket pedagogu, apo …..
Dhe shume kunguj po mban nen sqetull zotrote (statistike, mjekesi), apo je gardh ti!!!!!
8 Tetor 2007 @ 2:47 am
ina,
nick-u im eshte emigranti dhe jo emigrant.
norepinefrina quhet me kuptueshem per popullin e tjeshte dhe noradrenaline, epinefridio eshte gjendra mbiveshkore nga ku prodhohet adrenalina noradrenalina si dhe nga sistemi nervor simpatik etj…
IgA(imunoglobuliniA) vertet ka efekt imunitar
shoh qe pika 2 ka ngallur debat te frytdhenes…
8 Tetor 2007 @ 2:52 am
Ore shejtan,
Po c’tu desh qe zgjodhe ate nick (me i).
Suksese ne studime dhe na u befsh doktor i mire!!!
8 Tetor 2007 @ 2:55 am
thnx ina, gjithashtu suksese dhe ti!
8 Tetor 2007 @ 6:37 am
po truri….ben keq per alkoolin?
8 Tetor 2007 @ 6:47 am
jo jo… truri i ben keq alkoolit
8 Tetor 2007 @ 9:29 am
eh…e dija…flm per pergjigjen!
Truri ben shume keq shpeshhere
8 Tetor 2007 @ 10:38 am
“Truri ben kalane,
truri ben hatan”
Nje koker misri eshte e shkreta..
8 Tetor 2007 @ 11:59 pm
Puna eshte…qe a shohim ne trurin sikokerr misri apo jo?
pastaj…pse mos jete tip….berthame pjeshke?
9 Tetor 2007 @ 12:16 am
Tani, tamam, tamam eshte kokerr gruri (se keshtu thote gjyshja ime). Por ndodh qe koka mund te jete dhe bosh.
9 Tetor 2007 @ 1:15 am
ina,
ghyshja jote ka shume te drejte, ajo e ka fjalen per hipofizen(pityitary gland) qe me te vertete eshte sa nje kokerr gruri, por qe prodhon hormonet jetike te njeriut
9 Tetor 2007 @ 1:17 am
korrigjim: 1.gjyshja, 2.pituitary
10 Tetor 2007 @ 4:37 am
uaaaaa, mbulimi i kokes…krijon probleme per trurin…atehere…
si i bie…
Prit se e gjeta…
Pirja e Alkoolit te ndihmon
1. te hash te nesermen mengjes ( je hangover normalisht…dhe i uritur)
2- Mund te hash, po jo shume ama…se prape eshte stomaku pak i ngatarruar
5- Ndotja e ajrit - Kur je duke pire…je ose ne lokal ose ne shpi…(ne US te pakten) keshtu…qe nuk ke ndotje te ajrit
6- Humbja e gjumit – Me alkool te ze gjumi si qengj
7- Mbulimi i kokës përgjatë fjetjes – Nuke mbulon dot koken…se normalisht ke shume vape…biles shpeshhere statistikat tregojne, qe nuk mbuloheni fare..
8- Aktivizimi i trurit përgjatë sëmundjes – Hm….alkooli te mbron nga mikrobet.
9- Mungesa e mendimeve stimuluese – Alkooli te jep mendime stimulese te cilat mund te gjendet vetem nen ndikim e pijeve
10- Të flasësh rrallë – Dhe kur pi, zakonisht flet shume duke filluar ” se une….”
Hm….me ben te mendoj e gjitha kjo
7 Mars 2008 @ 12:48 am
alkooli esht nje nder gjerat me te demshme sa i perket trurit
po edhe gjerat e tjera si p.sh droga, duhani, alkooli etj.
jeta eshte vetem nje here jetoni si eshte me mire
7 Mars 2008 @ 12:55 am
Feja- Fete , televizioni , koha , radioja , propaganda , natyra , smundjet …