Identifikohu



Regjistrohu

Dhe mos thoni që asnjë nga këto s’është e vërtetë

femije.jpg

Autori/a është Anonim. Kjo “Letër” më erdhi me email, njëra nga ato që pasohen miqësisht. Është një letër drejtuar të lindurve në fillimvitet ‘80. Një udhëtim pas në shtegun e kujtimeve.

Qëllimi i kësaj letre është drejtesia që duhet t’i kthehet një brezi. Brezit që na përket ne, të lindurve në fillim të viteve ‘80 (një vit më shumë një vit më pak nuk ka rëndësi). Ne që shtëpitë e blera nga prindërit tanë i shohim sot të kushtojnë tridhjetë apo dyzet herë më shumë. Tani që ka hyrë në modë financimi nëpërmjet bankave jemi aq të zgjuar sa ta kuptojmë që kush guxon ta blejë këtë shtëpi do paguaj interesat ndaj bankës të paktën deri sa ai vetë të jetë bërë gjysh…

Luftën partizane, ne, nuk e kemi bërë, as zbritjen në Hënë nuk e kemi parë, nuk kemi jetuar miqesinë me popullin rus ose kinez dhe kujtesa jonë historike fillon pak a shumë me Botërorin USA 1994. Duke qenë se nuk kemi bërë ndertimin e hekurudhave dhe aksionet e zboret shpesh na thonë që s’dimë se cfarë është lodhja…askush nga ne nuk mërzitet se na thonë edhe që nuk kemi ideale sepse lexojmë shumë më pak libra se prindërit tanë. Gjithësesi e kuptojmë politikën shumë më mirë se prindërit tanë (të paktën ne nuk shkojmë më per të votuar).

Të shumtën e rasteve Plaku i Vitit te Ri nuk na sillte cfarë deshironim, por sot e kësaj dite me te mëdhnjte na perserisin se ne i kemi patur të gjitha, edhe pse janë ata më te vegjëlit se ne që me të vertete i kanë te gjitha (por atyre asnjeri nuk ju thotë gjë).

Jemi brezi i fundit që luajtëm me peta, me karroca me kuzhinjeta, e ka kush e ka, pas-spres dhe në të njejtën kohë te parët që mesuam të luajmë me Play-station, Nintendo (kush nga ne nuk i ka urryer te paktën një herë mustaqet e Mario Bross.)dhe në të njëjtën kohë të parët qe panë kukllat me ngjyra në televizor dhe shkëmbyen makinat Turbo.

Kemi veshur pantallona të gjëra, të ngushta, kauboj , të grisura dhe të zhubrosura (sepse moda kështu urdheronte). Tutat e para që kemi veshur ishin blu me vija te bardha por në rrugë s’para i vishnim edhe pse ishin te rehatshme sepse kjo donte te thoshte se ti ishe fshatar.

E kemi kaluar shkollën fillore duke shkuar atje edhe të shtunën ndërsa për të ndejtur pak vonë darkave në fundjavë u shpiknim prindërve se do flinim tek shokët. Ende nuk e kemi kuptuar se ku në fund të fundit përfundonim pasi edhe shokët e tjerë perdornin të njejtin justifikim ndaj prindërve të tyre. Nejse, në fund të fundit mbetemi ata që per te fundit u conim lule mësuesve për 7 mars dhe të parët që u conim dhurata të shtrenjta që t’na kalonin klasen. Shkonim në shkollë për Shën Valentin dhe nuk bënim mësim duke bredhur rrugëve single. Kemi aplikuar si studenta jashtë shtetit dhe kemi parë sesi mund të bëhesh arkitekt, historian dhe mjek me provime të blera.

Etiketa që kemi patur pas shpine ka qenë ajo e “Brezit te shthurur” dhe për shumë kohë kemi qenë viktima te telenovelave dhe telebingove. Ngushëlloheshim pak duke pare Beverly Hills (atehere, se po ti shohesh tani vë duart në kokë). Disi më të rritur u ndiem kur filluam të ndiqnim Dawson Creek (edhe pse nuk e kuptonim pse pikërisht ky personazh ishte kryesori në film)

Kemi qarë per Lady Oscar, jemi zgërdhier me arushin Tao Tao dhe me aventurat e Nils Holgersonit, kemi ëndërruar te kishim një skuadër si ajo e Holly dhe Benjit dhe jemi futur në dilemat më të thella rreth cështjes nëse Mila dhe Shiro në fund fare shkojnë në krevat apo jo. Jemi gjenerata që kemi parë Ardit Gjebrenë të paraqitet si këngëtar dhe më vonë ta shohim vecse tek Miss Albania dhe jemi ne qe kemi parë e bërë këngët e para rrep shqiptare (e ka kush guximin ti dëgjojë përsëri?)

Jemi të parët që mësuam të punojmë si kamarjer nëpër lokale dhe jemi po neve që i kthyem këto lokale në shtëpi të dytë (ose më mirë të parë pasi ende sot kush rri më shumë se disa orë në shtëpi). Jemi ata që prenotonim ditëlindjet nëpër disko dhe ata që merrnin parfum me vete pasi kur dilnim prej andej qelbeshim era duhan. Jemi brezi që i pari shijoi pub-et e hapura që në 10 të mëngjesit dhe ata që ende nuk e kuptojnë ku është ndryshimi në Shqipëri mes pub-it dhe diskos. Filluam ne ti pinim cigaret e para hashash dhe të gjithë na tregonin me ndot si mallista, ndersa sot nqs nuk je ekspert bari askush nuk të perfill më.

Gjithmone na kujtojnë se c’ka ndodhur para se ne të lindnim, sikur brezi jonë nuk ka asnjë djeni për ngjarjet historike.

Jemi të parët që i pamë prindërit tanë të fusnin para nëpër firmat piramidale dhe mesa duket jemi po ne që u habitëm (ata e moren me qejf) sesi mund të fitohen kaq shumë lekë pa punuar fare. Për faj të më të medhenjve, ata që na përsërisin se ne nuk lexojmë aq sac duhet, përjetuam ‘97, pamë sesi digjej atdheu jonë dhe mësuam që i trembim kaq shumë popujt e tjerë sa shpesh herë na lenë të mbytemi në det. Ishim ende të vegjël dhe na përsërisnin se paraja can kudo kur na dhanë makinat e para dhe filluam të falsifikojmë patentat.

Mësuam se cfarë është terrorizmi por asnjëri nga ne nuk e mban mend rënien e Murit të Berlinit. Pamë sesi Bill Clinton shkëmbente pikpamje gojore me segretaren e tij dhe sesi një popull që aq shumë na ngjante përzihej nga vendi i vet. Brezi jonë e ka parë dhe në disa raste na kanë derguar në luftë pasi ushtarët në këto vende thuhet se marrin rroga të mira. Kemi ulëritur edhe ne se Europa është e mrekullueshme por e kemi parë edhe të vështirë kur nëpër ambasada e kufinj kemi kaluar netë të tëra pasi kompiuterat ishin të prishur.

Jemi brezi i fundit qe shijam kasetat qe kur prisheshin i rregullonim me stilolaps dhe brezi pare që u hodhëm me krahëhapur nëpër Cd e internet. Hanim hamburger dhe ne për të parët mësuam sesi mund të ndryshojë emri edhe pse shija është po ajo (sufllaqe, doner etj.). Kemi pirë aq shumë Cola dhe ishim në që shpikëm poncin me qumësht (kishte një ngjyrë portokalli shumë te lezetshme). Jemi ne që dilnim nëpër lokale vetëm me lekët për kafe dhe përsëri ne qe ndiheshim të pasur kur këto lekë na mjaftonin për të marrë nje biter. Përsëri ishin ne të fundit që shijam shëtitjet rreth bulevardit dhe të parët që provuam bukosjen nëpër lokale. Brezi jonë u edukua me cigare slims (ato te hapurat) dhe jemi brezi i fundit që përdor ende shkrepsen për ta ndezur.

Brezi jonë që vit pas viti shpreson tek kualifikimet e kombëtares shqipëtare dhe që preferon të ndjeki kampionatin italian pasi ai shqipëtar është i gjithi i shitur. Të parët që provuam turpin e të qenit shqipëtar por jemi përsëri në që bëhemi si grifsha nëse dikush prek nderin e vendit tonë.

Të fundit që pushimet e verës i shijonim nga qershori në shtator dhe të parët që e kuptuan se vera e vërtetë është 15 ditët e para të gushtit. Të parët që pane Durresin e pushtuar nga vëllezerit kosovare gjatë verës dhe të fundit që i mbajnë mend kabinat prej kompesate në plazhërat e Jugut. Të fundit që mbajtëm përparësen në fillore dhe të parët qe e kuptuam se veshja e bukur dhe sidomos makina të japin tjetër pamje përpara një vajze.

Po ti kthejmë sytë prapa pyesim veten si kemi mbijetuar vallë? Nuk kemi patur celulare dhe msn. Iknim në shkollë me canta plot me libra dhe askush nuk na jepte më shumë se nje byrek 200 leksh në drekë. Mjeti jonë i komunikimit ishte telefoni i shtëpisë dhe kur e bllokonim për orë të tëra të paktën një herë në muaj kishte sherr në shtëpi për faturën telefonike. Ndonjëherë mbyteshim me ëmbëlsira por nuk ndiheshim mbi peshë dhe as që e kishim idenë se c’ishte dieta. Më e shumta që mund të ndodhte ishte qe dikush te ishte pak topce, po puna merrte fund atje. Nga e njëjta shishe pinim 15 veta dhe asnjeri nuk u infektua ndonjëherë. E vetmja gjë që ndodhte ishte që ti hidhnim morrat njëri tjetrit në shkolla e kopështe por mamate rregullonin gjithshka me ato krehrat e tmerrshëm. Kur lidheshim me dikë, pak si me turp, ecnim rrugës dorë për dore,ndonjëherë edhe putheshim, edhe pse po t’na shihte ndonje vëlla ose baba thuhej se do t’na vriste. Po ja që mbetëm gjallë dhe të dashuruar…dikush sot edhe është martuar.

Counter strike e mësuam kur brezat e rinj kishin lojrat më të zhvilluara elektronike. Nderkaq ne jemi rritur me kompiterat me marshën e zezë dhe butonin e kuq (më lojë e shpifur!). Nuk kishim as 200 kanale televisive, as dolby surround, as dvd e as wireless po gjithsesi kënaqeshim dhe bënim me të vërtet pallë. Nuk kishim fiksimin e adoleshentëve të sotëm për veshjet firmato por ama kur bënim dashuri zhveshur as që na shkonte në mend se moda është kaq e rendësishme. Djemtë ishin gjithmonë si të fortë por kur dashuroheshin bëheshin më të urte e të ëmbël se qengji. Kurse vajzat na torturonin duke i ndjekur kudo, vetëm për një qëllim: ti propozonim pak dhe t’ju ofronim një kafe.

Kemi patur liri, dështime, suksese dhe përgjegjsira…pak e nga pak edhe ne jemi rritur!

Ti je njëri prej nesh? Urime atëhere!

Sot papritur u bëre i madh! Dërgoja bashkëmmoshatarve të tu këtë letër, te gjithë bashkë kënaqemi më shumë.

Dergoje artikullin me email Printoje artikullin

573 Komente »

  1. J.Kabare thotë:

    10 Prill 2008 @ 12:44 pm

    u bere dyzetvjecar
    brezi im
    u bere

  2. Tironsi thotë:

    10 Prill 2008 @ 1:02 pm

    Kush ka rreshkit keto kohet e fundit ketu :D ?

  3. Ravintsara Shkruaji mesazh privat thotë:

    10 Prill 2008 @ 1:16 pm

    Ne kemi mbajtur edhe çantat me Sailor Moon ne kurriz dhe s’kemi lene reklame te Giocchi Preziosi pa pare, si dhe jemi çuditur qe ata te jashtmit (italianet) ne televizor i kishin dhembet gjithmone te bardhe e te bukur…

    Ju pershendes me kete: http://www.dailymotion.com/relevance/search/sailor+moon+italian/video/x23k65_sailor-moon-italian-opening_music

  4. adriatik Shkruaji mesazh privat thotë:

    10 Prill 2008 @ 1:31 pm

    ah, sikur te kisha degjuar dhe se c’pune ke bere gjate kohes qe u bere 40 vjecar. Gjjithmone kam kujtuar se une i perkisja nje brezi te humbur, por sa i zhgenjyer qe ndihem. Edhe pse nuk i perkas atij brezi, parpe blej gold e credit per te luajtur Archlordin, edhe pse e kam nje pune qe e dashuroj si i marre dhe paguhem nje ore sa per asistencen muajore te nje shqiptari te thjeshte ne Shqiperi, prape dua ta jetoj jeten edhe 200 vite te tjera. Edhe pse i kam te gjitha keto, prape nuk me ngushellojne per ate qe brezi pas meje nuk me tregon se c’fare ka krijuar qe nga 80-a deri ne 08-n. …… e megjithate qofsha i gabura ne ate perceptim qe munda ti bej ketij shkrimi te shkruar me nje force jetesore te pabesueshme per ndjeshmerine time fort te pagdhendur ne tragjedine e Trojaneve te Rinj.,

  5. adriatik Shkruaji mesazh privat thotë:

    10 Prill 2008 @ 1:33 pm

    ok, u krye pa dashjen time!

  6. zotrules Shkruaji mesazh privat thotë:

    10 Prill 2008 @ 1:42 pm

    Zan 1:1 Ne fillim Zoti…
    Zan 1:ca Ne vitet 1980 Zoti krijoi boten…
    Zan 1:diku nga vitet `80, Zoti krijoi gomeret.
    Po ik ore vrit veten, tuhaf.

  7. WASU Shkruaji mesazh privat thotë:

    10 Prill 2008 @ 1:44 pm

    Kemi qene po ne qe kaluam nga klasat me soben e vogel me dru, tek dritaret pa xhama (ndoshta me plasmas per ata me me fat), tek kondicioneret e ngrohja qendrore.

    Nga kepucet e lekures me qafa qe bliheshin dy numra me te medha sec duhej dhe nderroheshin me te reja vetem kur ishin dy mumra me te vogla se kemba, tek kambalet e me vone tek lukunia e kepuceve me maja te hatashme :)

  8. alba thotë:

    10 Prill 2008 @ 1:46 pm

    Jemi brezi qe pame prinderit tane te ndryshojne profesionet e tyre 20-30vjecare e te behen thjesht rrefugjat, pune te rendomta. Jemi ata qe vraponim per dokumentacionin e prinderve qe benim perkthyesit dhe mbeshtetja e tyre. Qe pame plaget ne shpritrat e prinderve tane dhe i vuajtem. Qe u futem te paret ne universitet e huaja. Te tjere nga ne lane shkollat per te punuar deri ne ndertim te ndihmonin familjet. Qeme ata qe nga bicikletat qe rrethonin oborret e shkollave pame benzat qe bllokonin trafikun te rruga para shkolles. Qe hengrem moltot e shpifura e na pelqenin, qe pame reklamat e dubluara aq keq Kronenburg kudo kryeson. Qe na vinte zor te kishim nje lidhje, ende lexonim libra per filozofi. Brez tranzicioni brezi yne, prona e perbashket ne ate krejtesisht private. Sa shume me ke kujtuar tani

  9. berti thotë:

    10 Prill 2008 @ 1:50 pm

    Wasu, ti je brezi i ‘50 ! je jasht loje :)

  10. Tironsi thotë:

    10 Prill 2008 @ 1:54 pm

    Ca me ke kujtu ti mu me reklamat…

    KAMAKROUUUUUUUUUN !!! TV qe i nevojitet familjes tuaj :D :D :D

  11. Godsmack thotë:

    10 Prill 2008 @ 1:58 pm

    C’na gervishe plaget me kete shkrim.
    Sa per telefon nuk kishim,s’kishim coca-cola por kishim aranxhata,s’kishim jeans por kishim blu xhins dhe terital,s’kishim biciklete por kishim karroca me kushiniete,etj,etj.
    Te pakten atehere ishim te lumtur dhe te padjallezuar.
    Sot…

  12. WASU Shkruaji mesazh privat thotë:

    10 Prill 2008 @ 2:04 pm

    Pse mo vlla, ty ne fillore ti hudhshin kepucet amerikont me parashuta? Vetem ne te tjeret u fusnim nja 897 shtresa boje dhe po aq te llustrume kepuceve sa s’u njihej me ngjyra? Po ne ‘80 ato ishin a derebardhe.

    Pastaj, te isha e ’50s une, e bejshim muhabene per opinga, jo per kepuce.

  13. WASU Shkruaji mesazh privat thotë:

    10 Prill 2008 @ 2:05 pm

    Tironso, po Top Hat-in mo, e harrove? :D

  14. WASU Shkruaji mesazh privat thotë:

    10 Prill 2008 @ 2:09 pm

    Lene Godsmack, se ne kena pas qene ekonomike dhe eficente te paperseritshem. Nje pete camcakezi ishte baraz nje jave mbllacitje, kjo duke perfshire edhe reduktimin gradual nga kerkesat e kalamojve te lagjes per “i cik”, se ndryshe e mbushte pesmeditcin.

  15. Leo thotë:

    10 Prill 2008 @ 2:16 pm

    prekese.
    me kujtoi nje pjese te femijerise-njepjese te jetes time ne atdheun fatkeq.

  16. Tironsi thotë:

    10 Prill 2008 @ 2:19 pm

    ka qene ene i cokollate turke. Ajo mahej atehere. Tu bofsha WASU ma kujto se kom nja 1 ore qe po vras mendjen.

  17. hilali thotë:

    10 Prill 2008 @ 2:21 pm

    HILAL !

  18. Godsmack thotë:

    10 Prill 2008 @ 2:23 pm

    Atehere me nje camcakez kapje nje dashnore!

  19. Arbi thotë:

    10 Prill 2008 @ 2:26 pm

    Hilal

  20. WASU Shkruaji mesazh privat thotë:

    10 Prill 2008 @ 2:27 pm

    Haha, Hilalet e shkrete qe shumicen e kohes kishin skadu qy me luften e dyte boterore, ne kishin marre nje ngjyre bezhe ne te bardhe siper. Po prape, sa te shijonte hilali i skadum s’te shijon tani as cokollata zviceriane.

  21. Tironsi thotë:

    10 Prill 2008 @ 2:27 pm

    Te morsha te ligat o Hilal. Cer sekelldie me ke heq, nuk e ke idene :D :D
    O tu boft dita e njemijte jarebi

  22. WASU Shkruaji mesazh privat thotë:

    10 Prill 2008 @ 2:34 pm

    Nga viti 90 e tutje, cdo xhep i pantallonave s’ishte me xhep, po traste farash luledielli. Me 10 leke te vjetra shtyjshe nja dy ore, ama me 30 leke te vjetra hikte dita e mesimit pa u marre vesh hic.

    Ama biznesmenet e farave ishin hilexhinj te medhenj, sa vinte e hynte ne uje ai filxhani i shkrete i mases, derisa e kthyen ne gote rakie.

  23. losttext Shkruaji mesazh privat thotë:

    10 Prill 2008 @ 2:40 pm

    hilal me konjak, hilal me ponc, hilal ne xhep just in case, ishte bo hilali si burri nones

    shumica e ketij brezi, bashke me prinder e vellezer e motra me te medhenj ne moshe, ju larguan ketij realiteti te pershkruar ne leter, e u katapultuan mu ne mes te kapitalizmit si psh ne USA.

    (bisede telefonike)

    -Hello? Aj uont tu flaj from finiks tu jurop, tirana, allbenja. A`jm amerikan sitizen…
    -Ooook…and your name is?
    -xhi, xhej, uaj, ell, i and…
    (gets interrupted by the clerk)
    - Po fol, mi Gjyle, fol…

  24. WASU Shkruaji mesazh privat thotë:

    10 Prill 2008 @ 2:45 pm

    :D U te rafte pika lost!! Do na pushojne nga puna mer dreqi ta haje…

  25. Grupi Shkruaji mesazh privat thotë:

    10 Prill 2008 @ 2:45 pm

    Olin dhe Benxhin e kishim harruar fare…

  26. Tironsi thotë:

    10 Prill 2008 @ 2:48 pm

    hahahahahahahahahahaha - Po fol, mi Gjyle, fol…
    PO celsi m’qafe me llastik brekesh te blem te kinkaleria?

  27. WASU Shkruaji mesazh privat thotë:

    10 Prill 2008 @ 2:55 pm

    Cer llastiku mer ti, ushkur thuj, se me qene llastik tamom e kishe replajcuar ushkurin e brekeve te Korces qe sa vinte e behej si tespije nga gonglat e ushkurit.

    S’e kam marre vesh najhere pse breket e korces i kishin gjithmone i kembe me te gjere se c’duhej (ndoshta per ajrosje), tjetren te ngushte sa ta ndante mollaqen me dysh.

  28. lule thotë:

    10 Prill 2008 @ 2:55 pm

    Aman mo na shkrite me keto kujtimet..tani filluam te rrëmojmë kujtesen e te nxjerrim xhevahire…
    Celsi ne qafe me llastike brekesh mos e pyt, po para çelsit ne qafe me duket se e vinim poshtë asaj leckes qe fshinim kembet..Po pastaj u prish dynjaja :D

  29. Blendi Salaj Shkruaji mesazh privat thotë:

    10 Prill 2008 @ 2:55 pm

    Meqe u kujtuat per kartonat…Delfini i bardhe….dhe ato te italioni qe ishin pa fund…po nje “thesar i vogel” ishte dhe ky:
    robi-dhe-rozi.JPG

  30. WASU Shkruaji mesazh privat thotë:

    10 Prill 2008 @ 2:57 pm

    Shi ky mo me teknollogjira nashti… :)

  31. Idris thotë:

    10 Prill 2008 @ 2:58 pm

    Lavdi Brezit tuaj durimplote e krenar qe s’hengri njehere mish TAMAM….
    Po mos na vini shume faj :( :( :( …..Ne ishim rrit me fjalen e URTE…
    Shqiptari kur s’ka PULE …e ha sorren. Ne libra e kemi vene ndryshe :) :)
    E beme dhe kete dhe ja produkti…….PA PROTEINA! :D :D :D
    Jerman! Mo u MERZIT a xhan i vllait , se do e bejme BERLININ si KUCI!
    Jeni brez i MREKULLUESHEM , ashtu si c’do BREZ keni JETEN TUAJ.
    J E T O J E N I ……Me PUNE dhe DASHURI!

  32. WASU Shkruaji mesazh privat thotë:

    10 Prill 2008 @ 3:01 pm

    “Po ku i grrise pantallonat keshtu more gomar?”

    (Arushi qe kerkonte babane)

  33. Grupi Shkruaji mesazh privat thotë:

    10 Prill 2008 @ 3:02 pm

    Brezi i pare qe beri Miss Klasa!!…si e harruat…Une isha Ardit Gjebrea…prezantusi.

  34. Blendi Salaj Shkruaji mesazh privat thotë:

    10 Prill 2008 @ 3:02 pm

    “Ne ferra usta! Usta u bene gati?!” :lol:

  35. NYC_GUY Shkruaji mesazh privat thotë:

    10 Prill 2008 @ 3:16 pm

    Me kishte ardhur dhe mua ne e mail kjo , e kam lexuar disa here , nje paragraf duke buzeqeshur me nostalgji dhe tjetrin duke u dridhur .
    Me vjen ne mendje ajo kenga e atij durrsakut (s’me kujtohet emri)

    S’jam i vogel babi im
    jam ne moshe te behem prind

    dhe im ate qe thoshte , eh po prishet fara dynjaja .

  36. Gimi thotë:

    10 Prill 2008 @ 3:18 pm

    Furv the donkey e kishte emrin Inacori (me duket)

  37. enka thotë:

    10 Prill 2008 @ 3:18 pm

    Blend mos vdeksh ..sa me kish marre malli per Xha Barken!

  38. WASU Shkruaji mesazh privat thotë:

    10 Prill 2008 @ 3:19 pm

    Brezi i pare qe kaloi nga sapuni i Rrogozhines ke Duru-ja e turkut, tek Palmolive-ja, nga kanocja tek dushi i vajgurit, tek dusho “moderrn”, e masanej nje hap prape ke kanocja kur s’ka uje.

  39. massmedia thotë:

    10 Prill 2008 @ 3:19 pm

    ej aman ci ka kapur te gjithe sot me kete brezin ‘80?! ka ndonje feste apo ca?
    gjithe kjo nostalgji ne te njejten dite, shume koicidence…

  40. berti thotë:

    10 Prill 2008 @ 3:37 pm

    Brezi i filmit Ishulli i thesarit. “Xhon Silveri”.
    Pale pale te shtunave ne darke kur kishte ndonje film me shpata. “Heronjte e Neferit”. Sa kemi qare kur kane vrare Katanin. Te premteve ne darke atyre qe ua kapte “RTCB1″, kenaqeshin me “Elektrik Blu”.

  41. Blendi Salaj Shkruaji mesazh privat thotë:

    10 Prill 2008 @ 3:39 pm

    Lol, “Kthim ne ishullin e thesarit” ishte ai Ben Gani aty skuth, skuth…ka pat nje serial “Bon Esperance”…”Te gjithe lumenjte rrjedhin”…etj etj

  42. izaura thotë:

    10 Prill 2008 @ 3:41 pm

    Skllavja Izaura !

  43. WASU Shkruaji mesazh privat thotë:

    10 Prill 2008 @ 3:44 pm

    Aman se “Bon Esperance” dhe “Te gjithe lumenjte rrjedhin” na u be si burri nenes…tre here ne vit i jepshin, apo nuk zgjasnin nga dy muj…Filmat e preferem, njato me “Macist”, “Kartagjena ne flake” psh. Robte ngaqe s’e kuptojshin se si mund tu bejshin muskujt aq te medhenj, thoshin “I bejne me hije”…

  44. t_red Shkruaji mesazh privat thotë:

    10 Prill 2008 @ 3:47 pm

    Pergjithmone Xhulia, 5 shoket, Bota e fshehte e Poli Flintit, Poli dhe Virgjinia…c’patet qe e hapet thesin?! :D

  45. rual thotë:

    10 Prill 2008 @ 3:49 pm

    po mee
    Jeta rreth nesh
    Trupi e Shendeti

    :D

  46. Nostalgji thotë:

    10 Prill 2008 @ 3:51 pm

    Po lojrat me shpata druni, me kopaca e me cingla i mani men?

  47. WASU Shkruaji mesazh privat thotë:

    10 Prill 2008 @ 3:51 pm

    t-red, s’e hapem thesin jo, u grris nga poshte :)

  48. AlisaT Shkruaji mesazh privat thotë:

    10 Prill 2008 @ 3:52 pm

    po kokteilin me Tom Cruz e harruat? Kur vinte ajo skena qe u puthshin ata ne ate si pune ujvare, romantikisht ne erresire, dhe kamera i kapte ne nje close up, mamaja ime bertiste: mbylle televizorin, shpejt!

  49. Nostalgji thotë:

    10 Prill 2008 @ 3:56 pm

    Po librat me Tipin e Cufon, teatrin e kukllave te djelen ne dreke, prrallat te shtunen ne darke?
    E sa nostalgji per ato vite per simite me djathe qe te thote mami mos dil ha i her buken n’shpi, po te shijote me shume perjashta ku te gjithe shoket e grupit te thoshin me jep i cap, me jep i cap se edhe une sa here te kam dhone ty?

  50. traummädchen thotë:

    10 Prill 2008 @ 3:56 pm

    hahahhahahah c´kohe …

    http://youtube.com/watch?v=gzyFmilkd80

  51. NYC_GUY thotë:

    10 Prill 2008 @ 3:57 pm

    Nga 5 shoket tek “Na shpetoi zilja” dhe pastaj tek ” Beverly Hills” . Nenmadhja , Pipi Corapegjata .

    Arushi qe humbi babin : ” Femijet e mi , nuk jane ngordhalaq ”

    “Te gjithe fajin e ka parajsa”

    Neper MP3 tona do gjeni akoma Albano & Romina , Kotunjo , Ramazotti .

    Po na pyeten kush eshte grupi me i mire Shqiptar me siguri do themi Ritfolk ose Djemte e Detit

  52. Blendi Salaj Shkruaji mesazh privat thotë:

    10 Prill 2008 @ 4:03 pm

    Pershendes Gjimnazistat e Tiranes te viteve 1993 - 1996 :D :D :D

  53. Blendi Salaj Shkruaji mesazh privat thotë:

    10 Prill 2008 @ 4:07 pm

    Yyyy u bo si disko Refleksioni ktu:

  54. reader thotë:

    10 Prill 2008 @ 4:10 pm

    Bo, ca me kujtove RitFolk. E kam akoma ate kaseten qe nxorren ne ‘96-en, e para dhe e fundit kasete origjinale qe kam blere. Fletushka brenda kishte gjithe textet e kengeve, shumica nga Ervin Hatibi po une atehere me te degjume e kisha kush ishte Hatibi, dhe thosha sa te bukura i ka keto textet. Kishin thene atehere ne radio qe do benin nje tur po pastaj ndodhi ‘97…nejse
    Oret e “mesimit” te parku, Luanet dhe Harku ishin vendet ku rrinim, se te parku s’hynin “te medhenjte”….me caj te ftohte dhe ato slims te hapur qe i permendi dikush. Zonat e influences simbas gjimnazeve, Monaco ne 12 te drekes…eh

  55. peshkaqeni thotë:

    10 Prill 2008 @ 4:14 pm

    hahahahahaahahaha
    Sa kam qesh sot me vete
    hahahahah
    Të lumtë blendi për shkrimin të lumtë

  56. AlisaT Shkruaji mesazh privat thotë:

    10 Prill 2008 @ 4:15 pm

    Blend mbaje ketu:

    http://www.youtube.com/watch?v=JHfh3pOTT4Q&feature=related

  57. WASU Shkruaji mesazh privat thotë:

    10 Prill 2008 @ 4:22 pm

    Emisioni me kenge dhe pershendetje (s’me kujtohet qe s’me kuujtohet emri i asajt bjondes, beni nanjini sevap ne shtrydheni ka i cik trunin):

    Gimja, rrefugjat ne itali, pershendet nenen Mereme, babane Shefqet, tre motrat Sanije, Zylyfe, Sadete, burrat e tyre Hasan, Hamit, Xhemal, femijet e tyre Vera, Goni, Ina, Ola, Eri, Toni, Tani, Ani, Eni, Beni, dhe Genti, shoket Tomi, Taqi, Raqi, Tonce, Gonce, Gimce e Like me kengen “Ooo Xhimi Xhimi” nga Madona.

  58. massmedia thotë:

    10 Prill 2008 @ 4:26 pm

    silvana brace

  59. WASU Shkruaji mesazh privat thotë:

    10 Prill 2008 @ 4:32 pm

    He pra mo rrofsh se na zuri sindroma e Hilalit me duket :)

  60. reader thotë:

    10 Prill 2008 @ 4:34 pm

    jo, eshte nje brez me poshte, 20 e ca me 30 e ca, qe kaluan 10 vjetet e para te jetes me tallon dhe 10 te dytat me tranzicion dhe ishin shume te rinj per te pasur mundesi te kryenin ate lufte qe duhej bere po qe s’u be nga prinderit e tyre, eshte ai brez qe pasi u largua ne mase nga shqiperia e 97′es, i lerkohet tani te kthehet dhe ta beje, meqe lufta e pare rezultoi keshtu sic po e shohim.

  61. Bregdeti thotë:

    10 Prill 2008 @ 4:44 pm

    Me te vertete qe kjo letra te rikthen ne kohen e femijerise qe per disa kohe i kishim harruar. Se c’me kujtoje Lady Oscar kur ne fund puthu Andren, si dhe Candy Candy infermierja vullnetare, o zot sa i kemi pas pare.

    Pergezime per kete teme kaq te bukur qe na ben te rikthehemi here pas here ne femijeri.

  62. losttext thotë:

    10 Prill 2008 @ 4:52 pm

    http://www.youtube.com/watch?v=csutmEf1kPM&feature=related

  63. Genti thotë:

    10 Prill 2008 @ 4:57 pm

    Po ca na ke kujtu me keto cikerrima te vogla qe kemi kaluar si femije edhe adoleshente, shume observim edhe pershkrim i bukur i viteve 80-jetave e te 90-dhjetave. Shume kujtesa.

    Po ajo rreklama e sallamit Tophat…

  64. akvll-naja Shkruaji mesazh privat thotë:

    10 Prill 2008 @ 5:04 pm

    all that she wants, verë 1995 më duket, po bën vaki dhe 1996 ose 1994… sklerozë, mor ju…

  65. canart1975 thotë:

    10 Prill 2008 @ 5:11 pm

    Po harruat kur na conin prinderit me ble vajguri e rrinim nga 5 ore ne rradhe me marre 5 kile.Eh ckemi heq ne te shkretet.
    Apo kur loznim futboll nga mengjesi deri ne darke me topat e llastikut

  66. sarantioti thotë:

    10 Prill 2008 @ 5:16 pm

    Sallami tophat (mami sallami)
    Asaj kenges aty lart njeri te lagja ime qe nuk kuptonte anglisht i thoshte ‘genci me valixhe’ (dancing with an angel), kurse Seedorfit i thoshte zendorfi, bin ladenit edhe sot i thot binlandeni.

  67. krasta krau Shkruaji mesazh privat thotë:

    10 Prill 2008 @ 5:17 pm

    E cna futet ne te thella…
    A ka 82-sh ketej verdalle… Kjo tamam tama i drejtohet pikerisht 82… Ne jemi te fundit pionere te Enverit… E maj men si sot… po nuk e kam shamine… Pas kesaj u shemb sistemi… dmth kam qene vetem 3 muaj pioner se e vone kishte marre fund…

    Me kujtohet se ne te 82 kishim libra te rinj, pjesa me e madhe e te cileve nuk gjendeshin dhe me e bukura ishte se as qe trashegoheshin sepse as 81 as 83 nuk punonin me ato libra… Kjo ishte shenja qe ne nuk i perkisnim as i pale, ishim nje kembe ketej nje kembe andej…Nje vit me shami pioneri, vitin tjeter me hilal… :D

    Po une skam femije mor i uruar :D
    Po ujku 80
    Pa brire ti je mbret, pa mbrire je pasha :D

  68. Blendi Salaj Shkruaji mesazh privat thotë:

    10 Prill 2008 @ 5:17 pm

    akvll-naja, All that she wants hyri furishem ne veren 1993. Ka qene vera qe mezi prisja te mbaronte se nisja gjimnazin ate shtator…

    Po e fishkelleja rruges me buken 50 ne krah kur me ndalon Klajdi i 21shit, rahmet paste, dhe me pyet: E ke ket kongen? - Cin konge? - Ket qe po fishkelle? E kisha dhe i bera nje kopje dhe qe ate mbasdite ajo kaseta TDK eshte luajtur te ballkoni ketija deri sa u fshi shiriti…

    Kurse ne Laprake kenga “All that she wants” kendohej, “Ooo pet shop boys…”

  69. sarantioti thotë:

    10 Prill 2008 @ 5:18 pm

    Kallamishte dhe balte.
    Arriten titanet.
    Thanasi

  70. AlisaT Shkruaji mesazh privat thotë:

    10 Prill 2008 @ 5:20 pm

    Enver Hoxha vdiq ne 11 Prill. 1985. Neser behen 23 vjet.

  71. WASU Shkruaji mesazh privat thotë:

    10 Prill 2008 @ 5:24 pm

    Kraste, ne ti ke ata te tremujorshit ke qene? Na e hoqen rriskun nga goja mer, s’na e lane shamine as me e gezu…

  72. Tedi thotë:

    10 Prill 2008 @ 5:28 pm

    Me shkrite fare me ate kujtimin e cokollates hilal :D

    Po ai sallami ngjyre jeshil, qe e shisnin per Parizier ju kujtohet?

    Po pasditet te Universiteti qe ishin bere si sfilate mode derisa ne fund e mbyten katunaret dhe u be vend sherri, sherre qe rastesisht edhe po te fillonin nga cepi i shkalleve, zhvilloheshin mu ne qender te sheshit?

    Po kur na u desh te shkonim neper shkolla me qese trasparente, se trembeshin se mos merrnim arme me vete ne shkolle?

    Po sapunin Duru, qe na beri te gjitheve tullace qe 20 vjec?

  73. Leon thotë:

    10 Prill 2008 @ 5:32 pm

    Si mund te harrojme Nils Holgersonin nga Shoni.. :D :P :P
    ju kujtohet patoku Martin qe donte te fluturonte??

  74. Bostonian thotë:

    10 Prill 2008 @ 5:32 pm

    Blend faleminderit per sjelljen e ketij shkrimi tek peshku.

    Jemi brezi i fundit qe kemi bere patina/motor (spo e permend karrocen hic) me dru dhe kuzhineta.
    Jemi brezi qe e mesuam italishten nga televizori duke pare Bud Spencer dhe Terense Hill (Kembemadhi ne Egjipt, Me mire nje mik se nje thesar etc).
    Brezi qe e ka pare Rambo’n dhe Terminatorin turqisht (nga SHOW).
    Jemi brezi i fundit qe kemi pare rradhet per buke, qumesht etj dhe tollonin.
    Brezi qe u kenaq duke ngrene cokollata turke “HILAL”.
    Brezi qe kishte enderr nje xhup meshin me zinxhira ose me thekë, xhinse tub mundesisht Dallas, rrip me togez te madhe H. Davidson dhe kepuce me maje etj.
    Brezi i pare qe u be guzhinjer/kamariera restoranti se duhej te paguaje shkollen(po flas ne Amerike).
    Brezi i pare ne historine e shqiptareve qe disa u martuan (me lek) per te marre dokumentat se po mos ti kesh, pij lengun dipllomes.

    Kur erdha ne amerike si student ne ‘98 kam nisur pune me $10/ora. Tani qe kemi zene pune serioze dhe marrim rroga mesatarisht te mira ra dollari! S’ka me vleren qe kishte. Sa te pafat qe jemi s’na u nda $10 dollareshi qe s’na u nda.

  75. Leon Shkruaji mesazh privat thotë:

    10 Prill 2008 @ 5:34 pm

    http://www.youtube.com/watch?v=HEYTI56yu9o

  76. klajdevour thotë:

    10 Prill 2008 @ 5:34 pm

    82 jam dhe une :)
    skemi patur asnjehere xhama ne shkolle, po kishim nje sobe me dru (une kam qene ne pogradec shumicen e kohes dhe e kam patur dritaren nga liqeni kur frynte nje ere e tmerrshme - ato drute qe i merrnim zakonisht ne vere e qe ngarkoheshim pastaj me thase ne kurriz, kush e kish shtepine ne kat te peste e kishte tmerr!!!

    Pse ato emisionet per femije ne radio ne oren 10 te dielave!!!???? Po xhinset e para, sa me fat ishte ai i shkrete qe mund te vishte nje pale xhinse (pastaj ato sqarimet jo blue po black jeans :) )

  77. akvll-naja Shkruaji mesazh privat thotë:

    10 Prill 2008 @ 5:37 pm

    Rrofsh o Blend! Aq do ketë qënë, meqë ti ke pika të forta referimi. Unë vetëm mbaj mënd që dilte nga çdo dritare makine dhe nga çdo lokal, nga Shkodra der në Vlorë. Ok, nga Tirana der në Vlorë. Po ti paske pasë ne kasetën… çfarë fati kanë ca e ca mër ti…

    p.s. presor Llukani i “Samiut”, Onda, Eden Park, Fideli, Luanët, “Kashta”, bilardoja pas Luanëve, Quartier Latin, Deus, kioska e byrekëve trekëndësh te cepi i ish KQ and I would do anything for love

  78. edrus Shkruaji mesazh privat thotë:

    10 Prill 2008 @ 5:39 pm

    Brez që filmin “Në çdo kilometër” dhe “katër tankistat” i njihnin vetëm se i kishin dëgjuar nga ata që luanin Shtet/qytet/kafshë/film/bimë :P

  79. J. thotë:

    10 Prill 2008 @ 5:39 pm

    kraste 82 ketu! Po su bera pioner i xhaxhit enver se kisha vajt 7 vjec ne shkolle.

    http://www.youtube.com/watch?v=6vo4tPWkb34

    kush e mban mend ate me lart?
    Vdisja per ate Kellyn.

  80. Eri thotë:

    10 Prill 2008 @ 5:41 pm

    Edhe ky shume artikull i bukur Blendi. Bravo per perceptimin inteligjent te nje gjenerate qe shume shpejt do mbaj neper duar timonin e Shqiperise. Per mire a keq do e shohim, por kjo permbledhje sikur na jep shpresa.

    NYC_GUY:
    Neper MP3 tona do gjeni akoma Albano & Romina , Kotunjo , Ramazotti .
    Po na pyeten kush eshte grupi me i mire Shqiptar me siguri do themi Ritfolk ose Djemte e Detit.

    Edhe kjo shume e vertete, mua akoma me pelqen Ritfolku, kane bere mbase muziken me perendimore/britanike qe ka dale nga toka Shqiptare.

  81. Ravintsara Shkruaji mesazh privat thotë:

    10 Prill 2008 @ 5:41 pm

    jo akull jo, 1993 fare :) oo llaçi boj , izenadhe bejbe… :D :D :D eh çer na gjeti

  82. Ravintsara Shkruaji mesazh privat thotë:

    10 Prill 2008 @ 5:45 pm

    Po Leonard Bombaj, Disko-Klub Albania dhe ajo bjondja që thoshte “Jetë makabre, pa pikë intimiteti!” dhe ne qe shkriheshim, megjithese nuk e dinim as çfare ishte makabriteti, se per intimitet nuk behej llaf te kishim zhvilluar ndonje ide brenda apartamentit 2 dhoma e 1 kuzhine…

  83. Leon Shkruaji mesazh privat thotë:

    10 Prill 2008 @ 5:46 pm

    Me nje fjale breze rebelash… Une nuk jam i 80’s por i 78.. :D :P
    Mbaj mende diten qe ka vdeke enveri ashtu si ne mjegull ku njerezit rrinin te gjithe me nerva dhe per nje femije si une ne ate kohe la shije te hidhur… Mbaj mende qe shikonim filmat me kauboj nga raiuno te dielave ne darke dhe ne mengjes prinderit na porosisnin te mos hapnim goje ne shkolle,ku si per cudi tema kryesore e muhabeteve te kalamaqve ishin kaubojsat e mbremshem.. :D
    Mbaj mende zerin e amerikes qe gumezhinte ne lagje ne mbasdite dhe me e habitshmja ishte qe njerezit mbyllnin perdet e dritareve,megjithese zeri i radios iliria gumezhinte.. :D
    Mbaj mende edhe protestat dhe thirrjet ne klase per liri-demokraci edhe asnje nuk dinte se c’fare do te thoshte liri-demokraci… :D
    Mbaj mende rradhat e gjata per cdo gje dhe lufta per nje kasete ACDC, apo nje bluze me stampat e huaja…
    Megjithese per dicka jam i sigurte,per ate kohe nuk jam aspak nostalgjike… E urreja ne kulm.. Fillimi i viteve 90 ishte cmenduri e vertet..
    Shume urretje shihje ne njerez,shume fare..

  84. J. thotë:

    10 Prill 2008 @ 5:49 pm

    Edhe kjo shume e vertete, mua akoma me pelqen Ritfolku, kane bere mbase muziken me perendimore/britanike qe ka dale nga toka Shqiptare.

    muzika e viteve nga 90 deri 94-95 ka qene muzike e shpirtit. Pastaj u thelluam ne ceketine kapitaliste…

  85. akvll-naja Shkruaji mesazh privat thotë:

    10 Prill 2008 @ 5:52 pm

    Edhe Elton Deda me shokët e tij, e me ktë këngën që s’mi kujtohet titulli:

    E duam jetën ndaj na lini ta jetojmë
    Do ketë vallë pak qetësi për shpirtin tonë?
    E shtrenjta ime në ktë mbrëmje mos mungo
    I kam harruar përkëdheljet, mos harro

    Xh. Jorganxhi

    Oh moj none, ç’na çoi Blendi dhe mailat e tij back in time. T’shof mos m’osh heq naj rrudhë…:D

    Rav’, del knej t’jap nja dy msime anglishtje!:P

  86. Roni thotë:

    10 Prill 2008 @ 5:54 pm

    Une dje u bera 26 vjec
    Dhurate me te bukur se kjo leter nuk ka per mua,
    Faleminderit kushdo qe e ka shkrujt
    ps: Per Tironcit ktu : Po dy Luanet te parku kush i ma men????
    aty kam provu per here te pare kacurrelin (konjak me ferrnet)

  87. akvll-naja Shkruaji mesazh privat thotë:

    10 Prill 2008 @ 5:54 pm

    12 vallzime pa një të shtunë :D

  88. akvll-naja Shkruaji mesazh privat thotë:

    10 Prill 2008 @ 5:57 pm

    dhe la Voglia, se e harrova krejt. kur kishte piano dhe toaste të papame…
    ikkkkka

  89. WASU Shkruaji mesazh privat thotë:

    10 Prill 2008 @ 5:58 pm

    Qejfi i madh per djemte me rrit floket, prej nga stili me kerkum i kohes ishte “bisht pellumbi”, qe ne amerikanisht quhet “mullet”. I dyti ne liste, floket kacurrel te lyme me brilantine apo vaj flokesh. Dhe nje koncept akoma me origjinal, nje gershetim te te dy stileve, e solli Dashnor Diko qe kishte jo vetem mullet, po mullet kacurrelse. Hajt nje pershendetje me kengen “Bananja” per brezin qe pati rastin te provoje bananet e para ne Shqiperi.

    Ju kujtohet ajo reklama e bananeve, e para reklame e prodhuar ne Shqiperi?

  90. J. thotë:

    10 Prill 2008 @ 6:00 pm

    aahahahha Akull 50 kile me gjithe..bile Adi.
    Ai ishte i pari prezantues me duket qe filloi”te donte shume” publikun.
    Pastaj filloi Arditi ta perdorte si shprehje e me pas Reizi qe e vinte stilolapsin te xhepi i xhaketes, pastaj i fshiu me gome Z-ne emrit edhe qe ketej e me andej e quan veten Rei.

    bobo e forta…
    kush e mban mend tullacin qe thoshte motin?? :D :D :D :D

  91. WASU Shkruaji mesazh privat thotë:

    10 Prill 2008 @ 6:01 pm

    Akvll,

    Mesimet e anglishtes me Isenshellat e qemotit doemos…

  92. edrus Shkruaji mesazh privat thotë:

    10 Prill 2008 @ 6:03 pm

    Blendi, thonë që kur fillon merresh me kujtime… e ke hongër, ikeeeeeee… u plake :P .

    P.s: Meqë paske shokë dhe SHOQE , të paktën ngushëlloni njëritjetrin :P

  93. toko thotë:

    10 Prill 2008 @ 6:06 pm

    Duke lexuar tere komentet tuaja mu kujtua vetja ne ate moshe qe pershkruani ju ( 15 vjet me pare se ato qe kujtoni ju). Mendoj se cdo gje ka te mirat dhe te keqiat e saj.
    Psh shume gjera kane qene edhe 15 vjet me pare sic i pershkurani edhe ju. Por ka edhe gjera qe ishin me mire. Ju kujtoni xhamat psh, shkollat ne ate kohen time ishin ndryshe Kishin ngrohje dhe kishin xhama. Ju kujtoni rradhet e vajgurit dhe sallamin Ne ate kohe ishte ndryshe kishte edhe vajguri edhe sallam. Pra si te thuash gjendja ekonomike ishte me mire ne vitet 70-80. Kriza filloj pas prishjes me Kinen ne vitet 80-90. ne kete pike me vjen keq per ju. Ndersa ajo qe me vjen keq per brezizn tim eshte se ne nuk aritem te shijome qofte edhe pak ate tranzicionin tuaj me disko e reklama ne TV. Ne ishim shume te ritur atehere per ti shijuar ato si ju.
    Ndersa historite e bluxhinsave flokeve te gjata apo te shkurtra, te paturit kujdes kur flet dhe cfare thua, keto kane qene njesoj si per ju edhe per ne.
    Nje gje mendoj se ka patur influence te keqe gjate kohes se krizes komuniste. Shthurja ne drejtimin e normave qe perbejne nje shoqeri. Papunsia, fukarallaku, pakenaqesia ekonomike, si dhe ideja se bota eshte me mire se ne.( qe ne fakt ishte por jo ashtu sic e mendonim ne te miren) ushqeu dembelizmin, shkaterimin, vjedhjen, korupsionin. Dhe fatkeqsish pa as nje ndihme nga asnje qeveri qe erdhi pas ndrimit te sistemeve per ti rivendosur ato sic ishin ne periudhen para krizes ekonomike te komunizmit beri qe kjo shthurje te ritej e te ngrihet ne pushtet sic e kemi sot.
    nejse kujtime te bukura.

  94. akvll-naja Shkruaji mesazh privat thotë:

    10 Prill 2008 @ 6:09 pm

    ore, ju të dy më lart, u mbaruan temat me parti-enver që s’na lini të englendisemi rehat? ju falemnerës shum.

  95. Blendi Salaj Shkruaji mesazh privat thotë:

    10 Prill 2008 @ 6:12 pm

    Adi Krasta tek 12 vallezime pa nje te shtune…

    Eli Fara te ai konkursi me kenge popullire kendonte “25 gershetat” dhe fitoi nje manjetofon “Sherebel”.

    PS. Kete leter nuk e kam shkruar une. Une do ta shkruaja pakez ndryshe se kam lind ne vitet 70…megjithese me perfaqson se me saktesisht e kam 1979.

  96. akvll-naja Shkruaji mesazh privat thotë:

    10 Prill 2008 @ 6:12 pm

    yes, WASU, yes, Mr. Priestley, Pedro, Lucy… (s’më kujtohen të tjerët për qamet…:D)

  97. akvll-naja Shkruaji mesazh privat thotë:

    10 Prill 2008 @ 6:14 pm

    Klani i Natës (Aisha, Mon mec à moi)

  98. Ravintsara Shkruaji mesazh privat thotë:

    10 Prill 2008 @ 6:15 pm

    Ah zyshe zyshe, u plake :D Po mua m’a ke pasë nxirë me frejzell verbsat … Po Alles Gute ne oren 4 mbasdite me Max, Melanie und Amelie :D Meine Tasche ist weg… nderkohe qe mamaja na urdheronte te mos zbrisnim nga divani deri sa te thahej cimentoja.

  99. WASU Shkruaji mesazh privat thotë:

    10 Prill 2008 @ 6:19 pm

    Njathere ishte koha kur pantolleve u thojshin “trousers”, jo “pants”, e gomes me fshi lapsin i thojshin “rubber”, jo “eraser”. Hec e t’u thojshe iktyre robve ktu ne shkolle “ekskjuz mi, ken aj juz jor raber pliz?” :D

  100. Genta Shkruaji mesazh privat thotë:

    10 Prill 2008 @ 6:29 pm

    hahaha ca kujtimesh :D edhe mua me erdhi me email kjo leter para nja dy ditesh, ohhh ca kujtimesh…
    Mbaj mend qe me dergonte gjithmone gjyshja te bleja buke te zeze. Ishte aq e mire e ngrohte dhe une i haja gjithmone koret :D me fuste ca pellemba gjyshja, si minjte me thoshte.

    Po cokollatat Kiss i mbani mend? Dolen pas hilal? Po cumcakizat bigbabol?
    Po letrat e karameleve qe i mblidhnim e i futnim te faqet e librave?

  101. WASU Shkruaji mesazh privat thotë:

    10 Prill 2008 @ 6:32 pm

    Goca, ju lutem mos me thoni qe e keni harruar moden e streçeve…

  102. Albanopolis Shkruaji mesazh privat thotë:

    10 Prill 2008 @ 6:35 pm

    Kete shkrim kam pasur fatin ta lexoj i dyti pas ketij personi qe e ka shkruajtur.Ai quhet G….. (emri i nje mbreti ILIR) dhe studion ne nje shkolle profesionale te Tiranes.
    Problemi eshte se shkrimi eshte bere per brezat ‘80 dhe ‘90 dhe jo vetem per brezat ‘80, pasi edhe vete autori eshte ‘90-sh.

  103. Blendi Salaj Shkruaji mesazh privat thotë:

    10 Prill 2008 @ 6:45 pm

    Cumcakiza “Titi-kokos”…

  104. Genta Shkruaji mesazh privat thotë:

    10 Prill 2008 @ 6:49 pm

    Jooooo WASU nuk harrohen strecet e zeza me corapet e bardha :D

  105. Ravintsara Shkruaji mesazh privat thotë:

    10 Prill 2008 @ 6:50 pm

    Marsi ka qumësht, të ushqen! Glukozë, të mban gjallë!!!… :D

  106. WASU Shkruaji mesazh privat thotë:

    10 Prill 2008 @ 6:50 pm

    Ne me atlete (se s’kishin dale kambalet akoma)

  107. WASU Shkruaji mesazh privat thotë:

    10 Prill 2008 @ 6:54 pm

    ..dhe plot cokollate te shijshme :)

  108. Genta Shkruaji mesazh privat thotë:

    10 Prill 2008 @ 6:55 pm

    Sa kemi pas luajtur…une sa vija ne shtepi nga shkolla, hidhja canten ne korridor e me vrap te luaja, (si cun rrugac me thoshte gjyshja :D) “ngriva-shkriva”, “topa djegsi”, “topa me gropa”, “hapa dollapa”, “teuta”

  109. akvll-naja Shkruaji mesazh privat thotë:

    10 Prill 2008 @ 6:59 pm

    pallati 176, 1 herë në dy muaj, pas buke.

  110. ardi thotë:

    10 Prill 2008 @ 7:02 pm

    …me falni qe po ju them por brezat duke filluar nga mesi ‘80 JANE BREZAT ME KOT…snob, “modern”,zhulc….me vjen keq se femijeria u kaloi me shume varfni, rinia vazhdon akoma me sex droge, kafenera, pube…pa art, letersi, sport….edhe pak art ose sport qe mund te behet, eshte me shume KOPJIM,biznes apo pisllik, per moral sbohet fjale, per familje po ashtu…..shume pak shfrytezojne oportunitetet qe afron koha…..edhe ata pak qe studiojne JASHTE fluturojne me presh….
    …sigurisht kete po e them ne pergjithesi….
    …respekte, per brezat poshte viteve ‘80…..

  111. momli thotë:

    10 Prill 2008 @ 7:05 pm

    xhinset ‘motor’
    bluzat me meng te shkurtra ‘majaci’
    atletet e kuqe qe u mushen te gjith njesoj
    xhaket xhins me jak pellushi me rambon ose van damin nga mrapa
    vaji vegjetal italjon me kanoce ‘dhurate’
    porno te shijak tv per qejf
    la bush be my lover

  112. Idris thotë:

    10 Prill 2008 @ 7:09 pm

    Jeni me te vertete te mrekullushem , plot gjalleri e humor ,te sinqerte e te paster si produkt i normave morale qe huazuat e trasheguat nga brezi meparshem. i prinderve dhe shoqerise PA HILE ..Jeni ajer BJESHKE
    te kenaqni mushkrite kur u lexon.
    Po me cingla kush ka lujte nga JU ?

  113. J. thotë:

    10 Prill 2008 @ 7:09 pm

    …respekte, per brezat poshte viteve ‘80…..

    Ik o gjyshi..se ta shtriva nje me karate te te coj ne vitet para prishjes me jugosllavet. :D

  114. Idris thotë:

    10 Prill 2008 @ 7:10 pm

    Po rraqe -rraqe KIKI -KO?
    Ko 1 ,ko 2,……..

  115. Grupi Shkruaji mesazh privat thotë:

    10 Prill 2008 @ 7:10 pm

    Akull…ishte edhe Hob-i, Jan-i, Olaf dhe Frieda.

  116. Leon thotë:

    10 Prill 2008 @ 7:12 pm

    akvll-naja thotë:
    10 Prill 2008 @ 6:09 pm
    ore, ju të dy më lart, u mbaruan temat me parti-enver që s’na lini të englendisemi rehat? ju falemnerës shum.
    ———————————————————-
    engelendesmi??????????
    Femijeria gjithmone kujtohet me nostalgji.. Ndersa per rinine “it was crap in albania in early 90′”..E vetmja gje e mire ishte Ridfolk dhe Redon Makshi.. ahh po edhe Bledar Sejko..
    te fala pac akvll.. :D

  117. akvll-naja Shkruaji mesazh privat thotë:

    10 Prill 2008 @ 7:13 pm

    Na morsh t’ligat, se sa kemi lexu ne, s’keni lexu as ju, se s’kishit kohë duke shku nëpër aksione. Dhe teatri ishte 200 lekë dhe dëgjonim rock, dhe sa për sport, ke të drejtë, por e kompensonim me nga dy orë të ecme n’komë s’kishim makina. Dhe shihnim gjithë filmat më të mirë ku ishin e ku s’ishin pa asnjë lek, që nga kolltuku i shpisë. Dhe bënim kurse gjuhe si të babëzitur. Dhe nuk fluturojmë fare me presh, por me avion.
    Respekte për pleqnin.

  118. Grupi Shkruaji mesazh privat thotë:

    10 Prill 2008 @ 7:14 pm

    Ik o gjyshi..se ta shtriva nje me karate

    :)…Karate Kid dhe filmat me Van Dam-in…

    Po rraqe -rraqe KIKI -KO?
    Ko 1 ,ko 2,……..

    Ca gjuhe eshte kjo Idris??

  119. Vlore1920 Shkruaji mesazh privat thotë:

    10 Prill 2008 @ 7:16 pm

    Blendi Salaj thotë:
    10 Prill 2008 @ 6:45 pm
    Cumcakiza “Titi-kokos”…
    ———————————-
    :)

  120. akvll-naja Shkruaji mesazh privat thotë:

    10 Prill 2008 @ 7:17 pm

    O grup, rrofsh!:)

  121. WASU Shkruaji mesazh privat thotë:

    10 Prill 2008 @ 7:18 pm

    J., karate e cer karateje, te mesume nga Çak Norrisi.

    Idriso, kena lujt kena lujt, po vetem kur bijshim m’top se 1 a 2 topa ishin gjithsej ne lagje. Nga ato, nje ne jave e sigurt qe ta cajshin me thike kojshinjte me shtepi private, se u bijshin topat ne bahce ne u prishnin domatet.

  122. losttext thotë:

    10 Prill 2008 @ 7:19 pm

    cer jon ato cinglat Idriso

    ne kena pas lujt i loj shkopa xinkthi, ene doceeeeee, mer jahu

  123. emigrant Shkruaji mesazh privat thotë:

    10 Prill 2008 @ 7:22 pm

    Kur erdha ne amerike si student ne ‘98 kam nisur pune me $10/ora. Tani qe kemi zene pune serioze dhe marrim rroga mesatarisht te mira ra dollari! S’ka me vleren qe kishte. Sa te pafat qe jemi s’na u nda $10 dollareshi qe s’na u nda.

    O Bostonian, sa qahesh mer burre i dheut… :D :D :P mo keq se jevgu qe sa boni dasem, ju ca daullja… nuk e beso, ka shku 1 USD sa nji dollar canadez; nuk i besova syve ne nje bille hoteli ne vancouver… ishin aty aty… that’s the exchange rate, Sir, tha ai boti…

    Do ta kisha bo i cerre, po jam ne nje pushim 5 minutesh mbledhje dhe me duhet me u fut prape… Me 10-ve gazit me ket… :D

    PS amon mos u qa mo!!! s’u fryt pare, s’u fryt… ju ka bo amerika greedy mer… :P

  124. edrus Shkruaji mesazh privat thotë:

    10 Prill 2008 @ 7:22 pm

    Brez i degjenerum :P

  125. Grupi Shkruaji mesazh privat thotë:

    10 Prill 2008 @ 7:23 pm

    O grup, rrofsh!:)

    Tani po mbajte mend emrin e gruas te Mr.Presley…te jap nje cumcakiz Ulker…nga ato me makina nga brenda

  126. jon thotë:

    10 Prill 2008 @ 7:27 pm

    ‘79 ketu!

    Kopshti me dreke, gjellet e kopshtit qe s’i mbaj mend fare si ishin, me shije a pa shije, edukatoret qe na moren neper shtepi perballe televizorit me 11 prill ‘85.
    Fletoret e vizatimit (ishin 2 llojesh, sa lekshe ishin?) “kavanozat” e vegjel 5-6 kendore me vinovil, shiritat me ngjyra per vit te ri qe i kishim per detyre, perpareset e zeza te klases se pare, jakat e bardha, ato cantat e zeza me 2 rripa te trashe dhe me togezat qe prisheshin.
    Bankat e shkolles qe na shoqeronin deri ne vit te III ne gjimnaz. Vizitat per tek zyshat e semura, kompostot e fabrikes se konservave.

    Demonstratat e para te para pas rrjetave te mureve te shtepise, ditet pushim. Ndertimet e dyqaneve te para buze rruges me blloqe betoni te bera vete, te lyerit me gelqere me pompen qe bllokohej.

    Micheal Jackson, kercimet dhe te mesuarit permendesh te cdo kenge te tij. “I want to break free”, Freddy Mercury qe morem vesh qe kishte vdekur nga Sida, aty e morem vesh kete semundje te re dhe nga vinte :D
    “Princi i Bel Air” masdite, Lupin dhe Inspektori Zenigata tek Italia Uno ne ora 1.20 sa maronte ora 6 me vrap ne shpi. Antenat e radiove me zgjatues per te degjuar radiot italiane, Radio DJ.

    Eh c’na bete, sa kujtime!

    Po bananet e para kur dolen?

  127. akvll-naja Shkruaji mesazh privat thotë:

    10 Prill 2008 @ 7:28 pm

    Mrs Pristley.

    hudhe. një audi ju lutem. :D

  128. akvll-naja Shkruaji mesazh privat thotë:

    10 Prill 2008 @ 7:29 pm

    ops. Mrs Presley. :?

  129. NYC_GUY thotë:

    10 Prill 2008 @ 7:31 pm

    Po qe jeni 1979 e poshte keto emra duhet t’ju zgjone kujtime Mimoza Ibrahimi , Ela Tase , Kreshnik Tartari .

    Ndjese paste Arben Minga 2-0 kunder Belgjikes ne eleminatoret e 86 .

    Kushta ne Beograd 2-1 me gjysem kthese , ne ate kohe nuk e kuptoje pse im ate qe nuk kishte asnjehere emocione futbolli godiste tavolinen me grusht .

  130. Grupi Shkruaji mesazh privat thotë:

    10 Prill 2008 @ 7:32 pm

    hudhe. një audi ju lutem

    Hape ta shikosh ca t’ka ren…dhe pastaj e ndajm ne gjys cumcakizin…

  131. Ravintsara Shkruaji mesazh privat thotë:

    10 Prill 2008 @ 7:32 pm

    Na shau, për besë, po duket që nga librat s’paska nxënë gjë ky ardi, brezi i vjetër, se as Shqip nuk dika të shkruajë.

    Na thotë “zhulc” po ne jemi krenarë se jemi brezi i parë që filloi të lahej edhe të mërkurën, megjithëse na bërtisnin të mos e zbraznim depozitën e ujit.

    Na thotë “të palexuar” kur s’lamë faqe të “Gjeniut” pa zhubravitur dhe u habitëm kur morëm vesh që gjermanofonët s’para e njihnin shumë Remarkun dhe pyesnim veten se pse duhej të quhej Kazan, biri i Barit, pasi kishim mësuar të numëronim me librin e Babarit…

    E brezi ynë mësonte t’i binte pianos mbi një dërrasë të vizatuar, se zysha e muzikës ato mjete kishte, po ama masat 4-she e pushimet 8-she edhe sot i mbaj mënd. Es!

  132. msusi thotë:

    10 Prill 2008 @ 7:33 pm

    Drizi (ai qi hudhet) tuj lujt rraqe rraqe kiki ko, 1, 2 etj

  133. Koth thotë:

    10 Prill 2008 @ 7:33 pm

    Po mire more !
    Keni turp ju apo s`keni ?
    Ju ka plas cipa fare ! Jazek ju qofte !

    Edrus !
    Jo brez i degjenerum jo ! Brez leshi ! :)

  134. msusi thotë:

    10 Prill 2008 @ 7:33 pm

    http://it.youtube.com/watch?v=undn_riz6eg

  135. Nostalgji thotë:

    10 Prill 2008 @ 7:35 pm

    Pse me harrut qe nga byreku me presh kena kalu ke pica, nga kacurreli ke HIVI (arancata).

  136. akvll-naja Shkruaji mesazh privat thotë:

    10 Prill 2008 @ 7:37 pm

    Benz, ore, ç’tjetër të na bjerë!…:)

  137. akvll-naja Shkruaji mesazh privat thotë:

    10 Prill 2008 @ 7:38 pm

    jena kthy ke pica për të dalë prapë ke byreku me presh, se është trendy me gatu për brezin tonë.

  138. Koth thotë:

    10 Prill 2008 @ 7:40 pm

    Akell !

    Taxi te ka rene ! Ose Benz 240 ngjyre portokalli, diesel. :)

  139. akvll-naja Shkruaji mesazh privat thotë:

    10 Prill 2008 @ 7:40 pm

    Ravo, që kur Shqip shkruhet me të madhe? :P

  140. akvll-naja Shkruaji mesazh privat thotë:

    10 Prill 2008 @ 7:42 pm

    Kothe, Benz 200 fare, bezhë.;)

  141. Grupi Shkruaji mesazh privat thotë:

    10 Prill 2008 @ 7:42 pm

    librin e Babarit

    :)…