Detaj interesant nga demonstrata e 1981 në Prishtinë
E lum nena qe e ka ba,
mbi nje shkalle qe e ka pa,
shume i ri e tregoi bishe,
demostrata e 81′ish.
89′en vete e nisi,
pushke e tij e para krisi…
….
Pershendetje pershq, peshkatare dhe peshkagure…
Desha t’ju sjell kete kengen per Zahir Pajazitin te kenduar nga Adelina dhe fjalet e kenges. Qellimi nuk eshte t’ju mallengjej me kengen, por desha te ndaja me ju nje detaj ne fjalet e kesaj kenge, qe me duket interesant.
Para disa vitesh me vodhen CD player’in e makines (ne US isha mos u habitni) dhe mbeta me “cassette player” dhe vetem me nje kasete te Adelines qe permbante edhe kete kengen. E kisha degjuar dhjetera here, po nuk po ia kuptoja dot ate vargun e dyte, dhe vecanerisht fjalen “shkalle”. Fillimisht mendova se thoshte “shkja” ose dicka te ngjashme, por nuk po e beja dot lidhjen. Pyeta edhe disa shqiptare nga Kosova, por edhe ata nuk e nxorren dot kuptimin ::))
Ne ato kohe po lexoja nje liber per Kosoven, dhe aty mesova nje detaj interesant per Demostraten e Vitit 1981 ne Prishtine (very obvious actually). Demostrata u be ne nje atmosfere shume represive nga serbet, dhe nuk kishte mundesi te organizoheshin shume, ta reklamonin, apo te merrnin leje nga bashkia. (kuptohet nuk merrte pjese Elita 5 apo ndonje grup tjeter::))). Menyra se si u zhvillua ishte shume spontane dhe njerezit dolen ne shesh. Pjestaret me aktive te demostrates, me megafona te vegjel ne dore, vendosen shkalle ne vende te ndryshme te sheshit ku kryhej demostrata dhe hipen mbi shkalle dhe u flisnin njerezve perreth per te drejtat e shqiptareve ne Kosove.
Kjo, per mendimin tim, eshte dhe domethenia e vargut te dyte, “mbi nje shkalle qe e ka pa”. Kjo behet me e qarte nese degjoni vazhdimin ” shume i ri e tregoi bishe / demostrata e 81′ish”.
Nese beni nje google search do t’ju dalin keto rreshta si teksti i kesaj kenge: ” O Lum Nana Që Të Ka Pa/I Mjerë Shkau Që E Ka Pa/Shumë I Ri E Frigoj Bishën / N’demostrata 81-shën” Une them se kjo eshte gabim, dhe kenga i referohet nje detaji shume interesant te asaj ngjarjeje historike. Nuk kam pare shume foto te asaj demostrate dhe nese dikush mund te sillte do te isha shume i interesuar.
gre_wireless
PS: fjala “bishe” eshte perdorur hershem si kompliment ne jugun e Shqiperise. Per pak kohe e importoi edhe Tirana, por u zevendesua shume shpejt me komplimentin “i/e papare” ::))

7 August 2008 @ 9:58 am
7 August 2008 @ 10:00 am
Keti La Bestia dmth ?
7 August 2008 @ 10:04 am
Me nje fjale kur mi ka ngrejt nerva gruja ngaqe lyhet shume me gjona grash dhe une i them se mje bo si bishe, ky qeka kompliment? Atehere i bi qe sikur me i thone se je bo e bukur mi dreq, kjo duhet te jete e shame. Hajde shqipe hajde bishe fare je!
7 August 2008 @ 10:19 am
ehe Moza.. ehe… ashtu i bie…
7 August 2008 @ 10:20 am
Sinonimi “KAFSH” është gjithnjë kostante (c), të paktën në Gjirokastër. Shoqërohet me “ik ti VO” me raste.
Korçarët herën e fundit që i cheka nuk i ishin shkëput akoma “hë bre karo” apo “na bre”
Tironsët laj thaj kanë ngel te “hë mër plak”.
Në Vlorë MOS UA SHAJ DETIN përndryshe do përballesh me fjalor goxha të pasur, po në top 5 ngelet “hë mi motra”.
***
Interesante gre, unë dhe u mallëngjeva mër plak nga kënga se nuk e kisha dëgju më parë.
7 August 2008 @ 2:06 pm
J.
Nje korrigjim te vogel persa i perket vlonjatces:
“mi” perdoret me siper, nga Shqiperia e Mesme ne pergjithesi. Ne jug zevendesohet me “me” ose ose edhe “moj”, dhe persa i perket shprehjes me tipike vlonjate, ka qene e ngelet gjithmone e famshmja “Motrëëëëë”
7 August 2008 @ 2:46 pm
Nga nje kerkim te shpejte ne google…
http://www.lclark.edu/~lotl/volume5issue4/kosovo01.jpg
http://www.radiokosovaelire.com/images/HH1981.jpg
7 August 2008 @ 4:07 pm
Thx lexuesi…
7 August 2008 @ 5:41 pm
Zahir Pajaziti eshte nje nga 7 heronjte e vetem (zyrtare) te Republikes se Kosoves
7 August 2008 @ 6:33 pm
Google perkthimi eshte ne rregull….te pakten me sa degjova Adelinen nga kjo YouTube video, ajo thote tamam si perkthimi i Google.
Ndoshta origjinali eshte si thua ti……nuk e di.
7 August 2008 @ 6:46 pm
mua nuk me tingellon ashtu Darien… sidomos tek rreshti i dyte…
7 August 2008 @ 6:47 pm
PS: nuk eshte perkthim
7 August 2008 @ 10:37 pm
Nuk jam ne dijeni per jugun e Shqiperise por fjala “bishe” nuk perdoret ne asnje kontest si kompliment ne shqipen qe perdore Kosova.
Nuk e kisha degjuar me pare kete kenge te Adelines por jam i sigurte
se teksti ne Google eshte i njejte me ate qe kendon Adelina.
Nuk e di se nga cili liber po merr informatat per demonstatat e 81-shes po meqe isha fatlum ti perjetoje ato vite (isha femije por i mbaje mend shume mire) me lejo te te beje nje krahasim te Kosoves se atehereshme dhe Kosoves se sotme.
Atehere i adresoheshin njeri tjetrit me “shoqe” ose “shok” por jetonim si zonja e zoterinje.Sot i drejtohemi njeri tjetrit me “zonje” ose “zoteri” por
jetojme si skllav e skllavopronare.
Atehere flamuri zyrtare i Kosoves ishte po ai qe ka Shqiperia.Sot flamuri i Kosoves eshte ….(te plotesohet sipas deshires).
Atehere te gjitha librat shkollore nga gjuha,historia dhe muzika redaktoheshin ne Tirane.Sot ato redaktohen nga Migjen Kelmendi me shoke.
Atehere Universiteti i Prishtines me mbi 40000 studente ishte krenaria e Kosoves ,universitet ne te cilin diplomuan shume greke,rumune,kineze e studente tjere te huaj.Sot Universiteti i Prishtines i gjason tregut te gabelve ku cdo gje eshte ne shitje.
Atehere me nje gjysme page te puntorit te thjeshte talleshim dhe injoronim greket neper plazhet e Pllatamones,Asprovaltes e Paralise.Sot presim ne rend per vize para ambasades tyre.
Atehere kur per vrasje te nje shkau liroheshim nga gjygjtari me nje verejtje te rende.Sot per nje ofendim ndaj shkaut mblidhet Keshilli i Sigurimit te OKB.
Atehere serbet(lexo:shkijet) e Kosoves recitonin vargje te Lasgush Poradecit(i kisha degjuar me veshe te mi).Sot shqiptaret e Kosoves nuk e recitojne dot as Naimin.
Atehere Mbrojtja Territoriale e Kosoves brenda nates mund te mobilizonte
dhe armatoste rende 100000 kosovare.Sot FA te Kosoves numerojne 2500 veta dhe te armatosur ne stilin e shoqates se gjuetareve.
Atehere forcat federative policore nuk guxonin te hynin ne territorin e Kosoves e as ushtrija jugosllave te leshonte kazermat pa lejen e Parlamentit te Kosoves( ishin vet shqiptaret qe ftuan ndihmen e policise federative).Sot ushtrite e gjithe botes kalurojne Kosoven pa leje te askujte.
Atehere ne mes te Beogradit brohorisnim per Shqiperine dhe Enver Hoxhen.Sot ne mes te Prishtines shajme Kadaren.
……
Keto qe i shkruajta me siguri se nuk do ti lexosh ne ate librin tend per demonstratat e 81.As une nuk i lexova.Une te gjitha keto i perjetova.
8 August 2008 @ 12:51 am
jakova,
thx per informacionin. por si po e tregon i bie qe kot sa eshte bere demostrata dhe gjithe cka rrodhen me pas. Ke shume te drejte qe mund te kete patur nje degradim te kushteve ekonomike, sociale dhe arsimit ne keto 27 vitet e fundit. Por kjo ka ndodhur per arsye te ndryshme dhe kane ndodhur aq shume gjera gjate kesaj kohe sa nuk cakton dot as fajin se secili do fajesoje ate qe intereson.
nga ana tjeter, po te jemi pak me shume pozitiv, tani qe jeni te pavarur mund t’i marresh ato librat dhe ti rregullosh si te duash. Mundesh qe ne universitetin e prishtines dhe ne gjithe shkollat e tjera te Kosoves, t’ju mesosh njehere ne gjuhen shqipe, dhe pastaj me vone te rritesh dhe cilesine. Do vije dhe dita kur i huaji te te marri ty leje te hyje apo jo ne Kosove. Edhe Basha/Berisha i tha OSBE’se kete jave qe te priste tek dera, kur Shqiperia eshte ne pike te hallit.
8 August 2008 @ 1:44 am
saqrim per fjalen bishe..
ai eshte bishe far..dmth i zoti
ajo qenka bishe femer…dmth femer e mire ne fizike
fjala bishe ne vetevete eshte e perdorur per dicka te eger po me shume e lidhur me ujkun..ra bisha ne kope,qe dmth ra ujku ne kope.dhe ujku eshte i perdorur dhe si sinonim per dike qe eshte i zoti..ai eshte ujke djal..qe do te thot i shkathet shume…ne vlore me e njohura eshte O MOTRAAAAAAAAAA HE MOJ.
8 August 2008 @ 3:11 am
E mer Jakova!
:( 
O njeri i mire !
E kush do me dite tani per ata djem krenare e HEROJ qe u bene buka shpirterore e levizjeve te pas 90 qe JU imponuan BOTES :
“Me jep hakun ose hi behem dhe e marr vete “… Dhe nuk qene rastesisht ne KRYE ata qe e dinin se cfare ishte 1981 , nga vinte dhe kush e mbante gjalle…..
Ai popull u edukua e u mbajt gjalle me vargjet e kenges labe qe i dedikohen I.Qemalit.. :
Dua vatanet e mija
Do ti marr se s’eshte pune….
FALEM i dashur se ti tregove ngjarje te Jetuara ndersa hihihihihistorianet do te thone ty se nuk qe ashtu…. ????????
Per ate kohe kendoi dhe ADELINA….
Fali dhe une pas teje kedo qe thote ndryshe e fal…KOHE te tjera …
Objektivat tjetersohen dhe eshte i njejti POPULL qe i perkrah… dhe jam i bindur qe do te vije prap situata qe te “lexohet” mire nga kushdo 1981,
vit qe A.Ismaili e perjetoi me kengen e saj , ndersa te tjeret me GJAKUN e tyre…
8 August 2008 @ 11:27 am
Ah Jakova Jakova, te ka zene “nostalgia canaglia” !
Ti shkruan per periudhen qe mund te quhet “peridha e arte” e Kosoves, e qe do permblidhte vitet 70-81. Por si çdo nostalgji, doemos qe eshte romantike. Romantike, sepse ti merr disa elemente te asaj periudhe dhe i transformon ne “legjenda”: psh, vertet qe shqiptaret e Kosoves mbanin flamur ne shtepi, por Kosova nuk kish flamur zyrtar (siç shkruan ti). Ti shkruan se “me nje gjysme page te puntorit te thjeshte talleshim dhe injoronim greket neper plazhet e Pllatamones,Asprovaltes e Paralise“, por percaktoje nje çike se per ç’fare punetori e ke fjalen: me sakte, duhet te shkruaje “me nje gjysem page te puntorit jugosllav” (ku, sigurisht, bente pjese dhe Kosova).
Ke shume nostalgji per vetadministrimin jugosllav i dashur (nuk e them ne kuptimin pro-sllav : thjesht si periudhe e Historise se Jugosllavise se Titos e qe e ke jetuar femi — ndofta kjo eshte dhe e keqja, e ke si kujtim femijeror !!!)…
E drejta jote eshte, por me duket se nuk eshte tamam e verteta. Sot vertet kosovaret presin para ambasadave te huaja per vize, por kane pasosha (pasaporta
) kosovare! Dikur, shkonit “ku te donit”, por pasaportat i kishit Jugosllave ! Keto nuk i thua ne mesazh… 
Nese asokohe (vitet 71-81), “per vrasje te nje shkau liroheshim nga gjygjtari me nje verejtje te rende” (te citova), del se Miloshevici kish te drejte kur u inatos aq shume, ne 89-en, dhe i tha serbit te Kosoves : “as edhe nje qime floku nuk do t’ju preket më” ! I bie vertet qe Milloshi te kete patur te drejte !
Nese do te thuash se demostratat e 81-shit ishin te gabuara, pra te nxitura e te manipuluara nga vete Serbia (une jam i sigurt qe ashtu ka qene !), shkruaje troç : shqiptaret e Kosoves i kishin pothuaj te gjitha te drejtat, dhe duke filluar qe prej 81 filluan ti humbnin, per faj te tyre. Por argumentoje, dhe jo me romantizma te tipit “kam degjuar me veshet e mi nje serb te recitoje Lasgushin” (gje qe ta besoj plotesisht, por qe nuk do te thote ndonje gje te madhe : Ne kuadrin e vellazerim-bashimit, sikunder nje serb recitonte nje poet shqiptar, ashtu dhe nje shqiptar recitonte permendesh nje poet, te themi, vojvodinas !! S’ka ndonje habi ketu. )
Shkurt, nostalgjite e tua zor se jane nje pergjigje serioze per sa rrodhen ngjarjet ne Kosove, asokohe dhe me tej. Te supozojme per nje moment se nuk do ndodhnin demostratat e 81-shit, se Shqiperia dhe Kosova do vazhdonin “stinen e dashurise” se viteve 74-81, qe Pagarushen, Shpresa Gashin do vazhdonim ti shikonim ne TVSH, qe do vazhdonim te lexonim (ne te Tiranes) Lasgushin permes botimeve te “Rilindjes” se Prishtines, e qe ju te Prishtines do vazhdonit “te brohoritnit per Enver Hoxhen ne mes te Beogradit” (te citova), por… a thua do arrinit te ndalonit Sllovenine apo Kroacine te beheshin te pavaruara ??? Pra, te ndalonit shperberjen e asaj Jugosllavie “ku behej aq qejf” ??? Pra, te mberrinin ketu ku mberritet ?? (e qe, sinqerisht, me duket se ju(na) ka ecur jo pak fati…. !!)
8 August 2008 @ 5:29 pm
Tazibao!
Me shume qetesi e urtesi ….Ja ke futur . P@…es po te futme me keq se “Kau -Peles”" C’pate ?! Ti sikur ishe mire ?????
As e ke lexuar per cfare ben fjale JAKOVA ! Dhe ne se doje ti beje plotesime si hihihihihihihistorian i koheve Moderne , mund ta plotesoje me parashikimin fantastik te E.H . :
“C’do te behet Jugosllavia pas vdekjes se TITOS ? -Do te shperbehet!
Me qe si i mireinformuar paske kuptuar qe JUG.ishte nje shtet ARTIFICIAL….dhe qe kishte Kroate,Sllovene,Shqiptare etj….
S’ke asnje te drejte ti analizosh Faktet ne ate menyre spekulative ku Jakova per aq sa u SHPREH , bente nje krahasim te tipit …ZGJOHU !
Ndoshta dhe “gabim” ne ndonje krahasim te mbartur po gjithsesi SHQIPTAR ! Ai flet per Shqiptare……te pakten sic eshte shprehur …
Ne se je i asaj moshe …eshte mire te thuash se cu be me nismen per tu regjistruar VULLNETAR per te vajtur ne lufte ne ato vite ..per LIRINE e Kosoves … !
Vertet inteligjenca ka vlere kur shoshit e argumenton te kunderten por kur ajo eshte e mbeshtetur ne THELBIN e faktit dhe jo dege qe mund te jene edhe te “semura”.
8 August 2008 @ 6:56 pm
nese jeni te interesuar, ky ishte libri
tregonte se si u krijua atmosfera per lufte dhe flet per kater ndodhi te medha: 1) demostrata e 91, 2) puna e nje serbi dhe shisheje, 3) helmimi i femijeve ne nje shkolle dhe 4) greva dhe demostrata e 89.
nuk po them qe kjo ka qene gjithe historia, por kam pershtypjen se shume pak nga anetaret e ketij blogu kane shume njohuri per fillesen dhe rrjedhen e ngjarjeve ne Kosove. shume shume dime me shume per piken 4, ndersa per te tjerat dime vetem neper tym, dhe do ishte mire te kishim me shume informacion. Do ta mireprisja nje teme qe tregonte hollesi per ato kohe…
gjithashtu kur flitet per heronjte e Kosoves, perseri shume vete qe kane patur kontribut shume te madh ne ato vite jane te panjohur per shume nga ne.
8 August 2008 @ 7:03 pm
Gre, une do sugjeroja dhe The Death of Yugoslavia.
Vetem 2 pjeset e para flasin per Kosoven
1) Enter Nationalism dhe
2) The road to war
Eshte liber dhe film. Mund te shkarkohet nga www.isohunt.com
8 August 2008 @ 7:04 pm
P.S ajo e shishes eshte e c’eshte
8 August 2008 @ 8:57 pm
Idris,te faleminderit qe lexove dy here komentin tim.
Tazibao,chill bro.
Gre,demonstratat e 81-shes dhe te 91-shes nuk kan asgje te perbashket
me njera tjetren.
Tironsi,akteri i shishes(tash i ndjeri) quhej Gjorgje Martinoviq-nje ish oficier i ushtrise jugosllave i cili preferonte sexin me shishe te birres se Pejes.Si duket shishja kishte penetruar thelle dhe ishte thyer me te cilin rast ai u lendua rende.Meqe ushtrija jugosllave kishte denime te renda per homofilet ai atebote akuzoi shqiptaret.
Qe nga ajo dite nuk e kam pi ma birren e Pejes :))))
8 August 2008 @ 9:00 pm
jakova, thx ishte typo…
Korrigjim:
#
tregonte se si u krijua atmosfera per lufte dhe flet per kater ndodhi te medha: 1) demostrata e 81, 2) puna e nje serbi dhe shisheje, 3) helmimi i femijeve ne nje shkolle dhe 4) greva dhe demostrata e 89.
nuk po them qe kjo ka qene gjithe historia, por kam pershtypjen se shume pak nga anetaret e ketij blogu kane shume njohuri per fillesen dhe rrjedhen e ngjarjeve ne Kosove. shume shume dime me shume per piken 4, ndersa per te tjerat dime vetem neper tym, dhe do ishte mire te kishim me shume informacion. Do ta mireprisja nje teme qe tregonte hollesi per ato kohe…
gjithashtu kur flitet per heronjte e Kosoves, perseri shume vete qe kane patur kontribut shume te madh ne ato vite jane te panjohur per shume nga ne.
#
8 August 2008 @ 11:44 pm
Idris (dhe jakova),
Une e lexoj je nje, por 10 here mesazhin e jakoves por me rezulton qe, nese lexoj “Atehere kur per vrasje te nje shkau liroheshim nga gjygjtari me nje verejtje te rende.Sot per nje ofendim ndaj shkaut mblidhet Keshilli i Sigurimit te OKB“, eshte ne llogjiken e gjerave te shkruaj: Epo del se Miloshevici na paska pas te drejte kur u inatos aq shume, ne 89-en, dhe i tha serbit te Kosoves : “as edhe nje qime floku nuk do t’ju preket më”. Ky nuk eshte spekullim, eshte rrjedhim llogjik !
Ku dua te dal ? Dua te dal ne ate qe mua me intereson te kuptoj dhe lexohej te vertetat siç kane qene, pra jemi gati-gati teresisht ne rrafshin e historise (zor se me keto dialogje tonat ketu do ndryshojme rroten e ngjarjeve qe po ndodhin e qe do ndodhin). Sepse kur Idrisi shkruan “Jakova per aq sa u SHPREH , bente nje krahasim te tipit …ZGJOHU !“, kesaj i bie : “Mos u merrni me shembujt e jakovës, sepse edhe mund te kundër-argumentohen (gje qe per aq sa dita, e bera), por thelbi eshte i mire, eshte patriotik !”. Ose, thene popullorçe, i bie: s’ka shkije qe na lexon ketu ne blog, jemi mes vedi. Une jam dakort qe jemi mes vedi, por halli eshte qe per problemin ne fjale, me dashje apo pa dashje, kemi patur te bejme dhe kemi te bejme me shkijet, ky eshte realiteti i gjerave.
Une e kuptoj SHUME MIRE mesazhin e jakoves, qe nese do ti bie shkurt, afrohet me optiken (e shikimit te ngjarjeve te atehershme) qe shpesh eshte etiketuar (NUk e them ne sensin pejorativ, por thjesht historik) si “marksist-leninistet e Kosoves” - gjithmone te viteve 70-80).
Per mendimin tim modest, ajo eshte nje optike maksimaliste. Une doemos, si nje patriot i mire (shpresoj), do deshiroja qe gjerat te vazhdonin po ashtu siç kishin nisur ne fund-vitet ‘70, pra me afrimin e Kosoves me Shqiperine, e qe sot te kish nje shtet te vetem shqiptar, por nga ana tjeter, une NUK e kam rroten e Historise ne dore (ndaj dhe thashe: as une, asnjeri nga ne ketu, nuk mund te pengonte shperberjen e Jugosllavise). Keshtu qe do ta mirepritja se si do ta shikonte rrjedhen e ngjarjeve jakova (si vendali Kosove qe eshte), nese ngjarjet pas ‘81 nuk do te rridhnin siç rrodhen. Sepse une e di fort mire se ç’fare do te thote jakova kur shkruan “demonstratat e 81-shes dhe te 91-shes nuk kan asgje te perbashket” , dhe JAM PLOTESISHT DAKORT ME KETE KONSTATIM, por te shrkuash kete fraze pa shtuar dy rradhe mendimi se ku ishin fajet e shqiptareve, kesaj i thone: “po shkruaj diçka (edhe pse, PLOTESISHT TE VERTETE!!), sa per tu bere interesant ne kete blog”. Ose, le te thote konkretisht: fajin e kishin Azem Vllasi, Rrahman Morina apo Riza Sapunxhiu (meqe dhe ata jane(ishin) shqiptare — e meqe debati u dashka t’u vazhdoka vetem ne prizmin shqiptaro-shqiptar, pa u marre parasysh kojshiu (dmth, shkiu).
Por e perseris: kjo optike me eshte dukur maksimaliste. E do kishte nje çmim teper te larte ne jete njerezish. Meqe jemi tek “çmimi i larte qe duhej paguar”, sa per ate parashikimin fantastik te E.H. qe ti evokon (dhe qe eshte i vertete), kam frike se pikerisht, E.H. ka qene me se shumti per versionin e bute; ka qene M.SH (mehmet shehu) me se shumti per versionin e forte (dhe e hengri !).
Fundja, ja qe mua keshtu ma thote kjo rradakja ime: Me mire 10 mije jete te humbura (aq sa mendohet te jete numri i viktimave te Luftes ne Kosove) dhe nje Kosove “qe eshte sot ajo qe eshte”, sesa 300 mije a me shume te vdekur (shembulli i Bosnjes) dhe pasiguria per te mos ekzistuar më fare ne harte. Apo thuaj “te dale ku te dale” (”te dilte ku te dilte”)
9 August 2008 @ 3:40 pm
E zgjerove tazibao…
:(
ose ose edhe me larg jemi brenda…
:)
Po mao VDIQ!!!!!!! dhe te tjere aktore dolen ne skene…
qe sipas shprehjes cifute -”bene pazar me xhaketen (miqsite e pronen) e babes”
Ndoshta dhe mire e bere …..dhe jo vetem ndoshta….
Sikur ta vleresonim ARRITJEN si nje ZINXHIR PERPJEKJESH patjeter edhe perfytyrimi edhe perfundimet jo vetem qe do ishin te lidhura me 41-45,me 48 ,me 54 , me 68 , me 74 , e per te mbritur ne ca finale ose “trompeta kushtrimi” me te ndegjushme ne arenen nderkombetare…sepse askush nuk e ka mohuar qe Pavaresia e Kosoves
nuk varet edhe nga miratimi ose JO i nderkombetareve me Arsye ose edhe me mjete IMPONUSE “Demokratike” :(.
Une s,dua te permend emra as si “armiq” as si “partizane” por ne se je i asaj kohe dhe i mireinformuar duhet me e thene hapur se ai ZINXHIR perpjekjesh eshte i PASHKEPUTUR dhe rezultatet e asaj ngjarje imponuan kthimin e kursit te politikes nderkombetare me kahje nga KOSOVA!
Veshjet pastaj qe mund ti behen sipas ‘kohes” jane tjeter gje…ndryshe do thonim “Rrofte Fashizmi” se ai na bashkoi te PLOTE
Nje reformim vilajetesh ne kuadrin e PERANDORISE OTOMANE !!!!!!!
Nje shtese miqsore me teper per relax…Dhe ne ato vite them se nuk do ishim “vrare” aq shume po te kesh parasysh thenien ..
Mijra lumenj e qindra male…. pas ngjarjeve te 68…
Them se celesi i arte per te hapur dyert e mendimit per nje analize me racionale jo te tipit buzeplasur , e njerezve me bicak Mixhist , eshte kenveshtrimi HOXHIST….
Nje varg ose nje zinxhir PERPJEKJESH te PASHKEPUTURA….
Jakova me duket se foli per ate hallke te zinxhirit ashtu si ISHTE ose une e kam kuptuar ndryshe!…Midis vedit!
10 August 2008 @ 8:15 pm
Ok Idris, aty me qendro: me 41-45,me 48 ,me 54 , me 68 , me 74
pastaj vazhdon, deri ne 2007. dhe ndoshta fillon me heret…
kjo eshte histori, e cila mund te na duket se e dime, mund te na duket se e kemi jetuar, po pastaj behemi lemsh.
le ta themi dhe pse jo ta shikojme te shkruar historine ashtu si eshte, tani qe dime dhe jane akoma gjalle ata qe e kane jetuar. Te mos behet si me Mukjen e gjera te tjera qe te mblidhen pas 50 vitesh historianet dhe te thone qe historia e Kosoves filloi ne 97′ten