Deshire., E Fundit?

opus-243-gabriela.jpg

Bazuar ne nje histori te vertete, klipi “Mary Jane’s Last Dance”, Tom Pety

Si gjithmone oreve te para, isha vone serish. Po nxitoja si lepur duke menduar nje justifikim te mundshem… u prish autobusi, I vune gjobe furgonit…kur pashe qe te tjeret ishin mbledhur te dera e jashtme.

Na kishte premtuar pedagogu yne qe do na conte ne morg, dhe e mbajti fjalen. Nuk doja ta humbisja nje mesim te tille per asgje. Dmth, per asgje pervec atij gjumi te embel te mengjesit… ahh…

Nejse. Tanime isha te dera. Nje roje si xhuxhmaxhuxh me gishta te trashe e te kthyer nga artriti mbase I shkreti, na hapi deren e hekurit. Nese do vije njeri tjeter pas jush, ndonje qe eshte vone, - tha,- do therras njerin nga ju ta identifikoje. Me jepni nje emer.

Hajde protokoll hajde… ia keputi njeri nga cunat. Plasen te qeshurat. Roja qe mbase se kuptoi as fjalen protokoll na shihte me nje sy shume serioz derisa mbaroi punet “protokollare” me nje nga vajzat.

Hyme brenda. Gati gati dukej si atmosfere kishe, tempulli, a ndonje laboratori eksperimentesh, bardhe, paster, fresket, nje ere e caktuar qe te trashte hunden. Shshshhh! Na frenoi doktori. Askush nuk pipetiu me. Aty kishte njerez te vdekur. Ndaj u sollem si te ishim ne varreza. Derisa nje nga cunat, s’me kujtohet se kush, kapi nga kemba nje vajze nga ato te llojit syze-flokeleshuar-libra ne sqetull-xhup puplash deri ne fund te kembeve. Ajo ia dha ulerimes. Une qe pashe skenen se mbajta dot te qeshuren. Alfa-alfa, profesori qe I ngrihej nje qime ne maje te kokes si personazhi Alfa alfa ne nje film te lashte, u kthye me syte e tij statike pikasi vajzen. Ajo biba u skuq. Me falni profesor. Suspansi I krijuar … u pengova dhe u…

Nga te qeshurat deri dhe Alfa alfa vuri buzen ne gaz. Boll tani! tha, - dhe na ktheu kurrizin.

Permes korridoresh qe te fusnin ne koke idene e nje piramide te bardhe spitalore, arritem ne nje dere te madhe te si dere frigoriferi. Dhe dorezen ashtu sikur e kishte. Ketu do futemi. Mendohuni mire. Kush do te dale, le te ike tani pa mungese. Ndodh qe studentet tronditen dhe ju te stomatologjise nuk e keni me detyrim hyrjen ketu. Dhe me ftohtesine natyrale qe kishte, Alfa alfa hapi deren. Dhoma e sarkofagut te piramides se bardhe, mendova titullin e nje tregimi te mundshem. Duhet ta shenoj.

Dhoma ne qender kishte nje tryeze te madhe prej guri, me syprine inoksi qe shkelqente ne sintoni te plote sidomos me Alfen. Ne mur kishte nje si dollap te madh gjigand, I teri me dyer te vogla si kuti shahu, me doreza prej kasaforte te tera.

Ketu ne mbajme te vdekurit qe sjellin ne morg. Nisi Alfa. Kjo eshte fryeza e autopsise. Ja, me jep nje pale doreza, I tha nje infermiereje mesogrua qe kishte qene aty tere kohes e askush se kishte pare. Ja, fantazma e mendeshes se faraonit te piramides se bardhe, mendova. Se braktis trupin e tij tere perjetesine.

Alfa veshi dorezat dhe hapi nje nga dyert. Pa te shohim c’ka ketu? Ah po. Terhoqi nje si shtrat qe flinte mbi shina rreshqitese. Kjo eshte nje plake qe eshte gjetur pas tre ditesh e shtepine e saj nga fqinjet. E vdekur. Nuk kishte njeri te interesohej per te. Do varroset me shpenzimet e shtetit. Ja, shihini njollat ne kurriz? Kush me thote c’jane keto njolla? Pooo, jane njollat qe tregojne krahun e mbeshtetur ne pozicionin paresor te vdekjes. Vjen ngaqe likidet e trupit precipitojne nen forcen e rendeses. Bravo. Iu drejtua Alfa alfa djalit qe foli. Nje nga gocat, qe per me teper ishte dhe shtatzane u alivanos.

Po te thashe moj… cjane keto gra shtatzana ketu? Po nxirreni more jashte…

Sa gjynah e shkreta… me tha shoqja qe kisha ne krah.

Me tere mend. E tmerrshme, - thashe. Te vdesesh vetem si qen, mos ta dije njeri, dhe te varrosesh me shpenzimet e shtetit! Megjithse, po vdiqe, varrosu me c’te duash, vazhdova.

Gjyshja dukej me tere mend babaxhane. Duhet te gatuante mire. Per ke?

Dakord, - vazhdoi profesori. Shohim ndonje tjeter. Hapi nje tjeter dollap, dhe doli nje kufome e nje vajze te re. Ai e terhoqi trupin, dhe koka iu var nga pas.

Shiheni, po sheh Jonin, tha dikush. Plasi e qeshura. Me vertet, ajo po me fiksonte. Ishte me sy hapur, shume te hapur. Shoqja ime qe kisha ne krah, nxorri nje qese nga canta me te shpejte dhe ia krisi vrapit. Pas saj dolen dhe dy te tjera.

Nderkohe Alfa alfa nisi te shpjegonte qe vajza ishte gjetur e vdekur rruges qe shkonte nga kullota per ne shtepi, ne nje fshat te bregut te jugut. Rrethanat nuk diheshin dhe nuk kishte asnje gjurme dhune ne trup. Floke te zeza, sy te zinj, qafe e bardhe esmere, bukuroshe..

Fakt I cuditshem eshte qe kjo eshte e paster nga shenjat e zakonshme te vdekjes, si duket …si e gjalle…tha Alfa alfa.

Vertet, trupi I saj I bardhe, dukej sikur pulsonte akoma nga goditjet e zemres. Ishte e bukur.. vertet bukuroshe.. c’mekat I tmerrshem..pse te kishte vdekur valle?

E kishin gjetur familjaret shpejt e? Domosdo, fis xheloz… se mos ia dridhte burrit qe la pas ne stan.. po ndaj ka vdekur kjo… nga merzia.. kjo femer e re.. e bukur…ca tmerri! Sa keq! Kjo nuk duket si e vdekur. Shih si sheh! Ca habie!

Po ti projektosh syte a del valle skena e fundit qe ka pare? Duket tamam sikur po me sheh mua. Po cka menduar ato kohe qe ka jetuar? Sa ishte tha ky? 19 vjece? C’mund te mendoje nje 19 vjecare e degdisur ne nje fshat te harruar, e martuar ndoshta qe 15? Pa pare asgje ne bote? C’ka menduar? C’ka enderuar duke pare detin magjik te jugut?

Keto mendoja, dhe syte ndiqnin linjat e saj. Gjoksi… pulpet e lakuara embel.. ato pulpe ishin forcuar duke ngjitur kodrat, ato jane bere per te kercyer… ka kercyer valle?

A enderronte per te kercyer kur I kthente kurrizin burrit? A ka dashur te kercente kur ai I zbriste? Kur ishte e lire nga deshirat e mishit?

Ajo shihte diku, fiks ne syte e mi. Mu be sikur lutej per dicka me kembengulje. Me insistim.

Ajo do te kerceje. Ca do te kerceje ajo? Po po… ajo kerkon… e si kerkon? Ku po e kuptoj une qe ajo kerkon dicka? E shkreta, ca ka dashur ajo? Vetem te veje kembet ne perdorim. Ato kembe te bukura, ne nje kercim… ne nje tango mbase? C’do te kercesh? Ajo sikur me therriska.. mendova. E habitshme. Ajo sikur te terheq me sy…

Nderkohe fjalimi monoton ritmik I profesorit u nderpre. Erdha ne vete. Ai rregulloi kufomen dhe shtyu shtratin e inoksit ne shina.

Do shohim prape? Apo do ikni? - Tha.

S’foli njeri.

Ne rregull. E shoh qe nuk ua ka me qejfi. Kaq e patet tere kuriozitetin more? Jeni te lire te dilni, por pa piken e zhurmes, degjuat? Shihemi neser ne leksion.

Isha nga te fundit qe dola. Me hamendje. Doja ti thoja te shikonim dhe nje here vajzen, por … pune qe s’behej.

Dolem te tere, drejt e ne kafe.

Sa e mire ishte ajo ore! Tha njeri. Pusho mor nekrofil, - I thashe.

Ajo donte te kercente. Per kete jam I sigurte. Madje do kete enderruar te behej balerine.

Hahhaa! Po ti more si ia bere per ta mare vesh? Thane cunat.

Ajo I foli me sy, tha miku im I fakultetit qe e dinte shume mire si funksiononte truri im. Qeshem.

Vazhduan biseda te tjera por mua, idea e vajzes qe s’kishte kercyer kurre ne jeten e vet mu fiksua. Ajo duhet te kercente. Ajo duhet te kerceje tani mbase. Mendova.

Ne nje sekonde e pashe veten duke e udhehequr ne nje salsa e pastaj ne tango.

Po mire moj zemer e vogel, - mendova, me imazhin e salsa - tangos, akoma te fiksuar ne sy. - Ku di une te kercej? Pastaj, si mund te te nxirrja nga morgu? Te te coja te kerceje mu ne bregun e detit te Qeparoit?

Do kercenim nen diellin e perendimit, sa te dilte hena, pastaj do te te lagia kembet ne uje e do te te ktheja ne morg. Keshtu do vdisje rehat.

Ca kryevepre…!

E pamundur.

U nisa vetem per leksionin tjeter. Po ecja, e rrugen e kisha nga morgu. Mos valle kjo ishte shenje qe une kaloja serish me keto mendime ne koke para saj?

Nuk mund te behet qe une te kercej me te ne morg. Mendova. Po sikur po? Ne cast mendja me krijoi nje skenar tjeter. Po sikur ti thoja Alfa alfes qe isha piktor amator dhe doja te pikturoja vajzen? Bashke me vellain?

Ishim te dy piktore dhe nuk ishim modele dhe donim te pikturonim vajzen. Po po! Per tiparet mos e ki problem, - do I thoja, - se do I nderroj. Ajo duhet te kerceje se s’ben para se te varroset. Ndryshe nuk do vdese!

U nisa me hap te nxituar per ne zyren e Alfes para se te me nderrohej mendja. E konsiderova veten si te pire, dhe keshtu isha I cliret.

Pse doje te me takoje? Me tha Alfa I lajmeruar me pare nga sekretarja.

Profesor, I thashe. Kam nje kerkese. Nje kerkese te vockel. Disi absurde ne pamje te pare, por qe eshte e justifikueshme. Po ta kerkoj ne menyre sportive. Mos mendo per keq dhe te lutem te ma plotesosh.

Ai mi nguli syte e ftohte. Dhe lekuren dukej sikur e ishte te ftohte, sikur I kishin depertuar tere vitet e morgut, te vdekurve, frigorifereve, inokseve ne gjak. Ai eshte si reptil, mendova. S’ka per te me lene.

Po he pra. - Tha. C’do me kerkosh. Ai shfaqi emocion. Kuriozitet! Aty, une kuptova qe ai ishte ne qejf. Ose me sakte, kisha qelluar ne ditet e tij humane.

Une dhe vellai im jemi piktore. Amatore. E kemi te trasheguar nga babai. Dhe… pikturojme.. dhe…do donim, duke…

Degjo profesor se po e sterholloj shume. - Ai shqeu syte. - Kam qejf qe te pikturoj kufoma ne sallen frigoriferike, ne morg. Dua te hap nje ekspozite dhe nuk kam me modele frymezimi. Me imagjinate nuk behet gje art. Doja leje shuuume konfidenciale nga ju qe te mund te vizitoja bashke me vellain dhe nje here morgun. Eshte cmenduri,e di, por, ju jap fjalen qe nuk do e perflasim.

Ai ishte si I llahtarisur. Duhet te dilja nga situata. Dukej qe kishte nje mal me emocione qe varej si do kanalizoheshin.

Ju siguroj qe nuk do marrim asnje me vete. I thashe.

Ai, kaloi nje sekonde, dhe ia dha te qeshurit. Mendova se e bera te qeshte, po jo.

Ai qeshi me ate qe kishte menduar vete.. - more, po mos u marrin ata me vete, - tha.

Nga frika ju pushon zemra.

Ca humori idiot…

Hahahha! Jo se jemi trima ne. I thashe.

Degjo more djale, me tha. Po ik more beji piktura shoqeve te tua. Nuk ke shoqe ti?

Kam, po ajo nuk do, - I thashe. Thote qe piktura te vjedh nje cope shpirt. Te vdekurit nuk Kane shpirt apo jo?

Shpirt? Tha I habitur. Shpirti eshte koncept idiot. Mori fryme si ne siklet.

Po mire more, po aman, a je I ndergjegjshem per sa me kerkon? Si more te te le une ty te pikturosh njerez te vdekur ne dorezimin tim…

Po ne ekspozite ti as ke per ti njohur, I thashe une, per te devijuar biseden aty ku e doja, aty ku do i fryja sedren atij ne nje fare menyre te fshehte, dhe njekohesisht duke e bere si fakt te kryer.

Dhe per arsye te pashpjegueshme akoma dhe sot nga shkenca jo e sakte e arsyetimit, Alfa alfa, profesori yne reptil, njeriu me I akullt ne tere fakultetin, me dha leje.

- Jo me shume se 20 minuta. Pas mesimit, dhe pas ores 6, kur nuk ka njerez verdalle.

Tani jam i bindur qe ai nuk e ka menduar fare ate pune, dhe I ka rene shkurt per te mos u cmendur nga kerkesa, duke ma plotesuar. Me pas bente sikur nuk me mbante mend fare. Ne provim erdhi e me kapi me kopje.

Dola nga zyrat sikur kisha fituar nje mbreteri. Aq I gezuar isha, sa harrova c’do beja ne morg. Pasi isha qetesuar nga vala e pare, me zuri e dyta e lumturise.

Vajza do te varrosej e qete. Ajo do kercente.

Po muzika? Po mund te kercenim dhe pa muzike..

Poo! Une ne telefon kisha kenge nga Gotan Project. Do shkoja te merrja dhe nje tjeter ne internet kafe, me pak tango, me salsa, ose mambo dhe ja…

Po une s’dija te kerceja!

Pune qe zgjidhej… as ajo nuk dinte, nuk kishte kercyer kurre dhe nuk do te merrte dot vesh deficencat e mia ne hapa.

II

Shtyva deren e rende te salles frigoriferike. Zemra me rrihte fort fort. Duhet te isha I trembur normalisht, jashte erresire, ora 6.30, dhe isha vetem, ne nje salle me kufoma. Me dhjetra filma horror thonin qe tani duhet te ndodhte dicka e keqe, po cuditerisht nuk ma ndjente fare.

Me zor prisja, tamam me gezimin e Bakusit, te cmendurit hyjnor, te beja ate qe kisha per te bere. Po kenaqesha shume. Do ti plotesoja deshiren nje te vdekure te pavarrosur qe donte vetem te kercente.

Ku ta vija telefonin? Duhet te mbeshtesja ne fillim telefonin diku, pastaj te nxirrja vajzen. Ne fillim I ula volumin. Po te degjonte roja qe une kisha vene muzike ne sallen e te vdekurve, nuk kishte cmenduri piktoresh te me justifikonte.

Imagjino ti thoja atij tipit qe po krijoj klimen e duhur per te pikturuar?

Nderkohe I kisha thene qe do vinte dhe nje djale tjeter, vellai im, sa per te krijuar nje genjeshter te besueshme, dhe ai priste nga casti ne cast ti hapte deren e jashtme te oborrit.

Mbeshteta letrat e piktorit te rreme ku kisha vizatuar ca skica kufomash qe ne klase, I mbeshteta te tryeza e gurte me siperfaqe inoksi. Mu ne cep. Sigurisht qe aty ne cep nuk kishte pasur ndonjehere ndonje zhvillim te papaster autopsie per te shqetesuar sqimen time prej ariu maniak. Mbi te vendosa telefonin dhe e bera gati. Mjafton te shtypje play…

Po tani? po me shtrengonin zorret. Duhet te qetesohesha e te gjeja trupin e vajzes. Si nuk e kisha fiksuar dollapin e saj ne mengjes?

Kujt ia kishte prere mendja njehere, qe do realizoja dicka te tille! Deshira e nje trupi, deshiren e syve te tij, do ta plotesoja une!

Mendova qe isha vertet njeri special. Ndjeva nje gezim e nje vrull te brendshem. Kisha kapur deshiren e saj, qe notonte ne ajer nga kembet, pulpat e saj, shpatullat, dhe kisha realizuar te pamunduren. Isha aty ta plotesoja. Deshiren e nje askushi, qe askush nuk kishte per ta kuptuar…

Hapa disa dollape. Ishin bosh. Gjeta te paren ate plaken e shkrete dhe nga ajo u orientova.

Hapa dollapin e saj. Terhoqa shtratin ne shina. Hoqa mbulesen. Ja ku ishte! Magjike! Syte shihnin diku lart, buzet gysem te hapura, te plota, mishtore, dhembet pakez te dukshem nen buzen e siperme qe u shpervol ne nje moment duke zbuluar nje dhemb anesor te nxjerre katarosh. I rregullova buzen duke ndjere nje te ftohte te cuditshem.

E hoqa fare mbulesen. Pashe serish me perqendrim kembet e saj. Ajo mund te mos kishte kercyer kurre, e une nuk kisha per te qene kurre ekspert belerinesh, por, ajo vajze kishte lindur per te kercyer.

Esmere, flokegjate, te zinj, syte e zinj, format e mbushura te trupit, gjoksi I plote, mjekra e rrumbullaket me majuc, ajo ishte balerine.

E imagjinova veshur me nje fustan te kuq, me pika te zeza, nje milonga, pista e drunjte, coctails, karafil ne floke, kembet e zbathura rrotulloheshin ne drurin e parketit…

Ajo ishte e gabuar ketu. Universi, te cilit I besoja, mos kishte bere gje gabim? C’donte ajo ketu? Ajo duhej te ishte gjendur e vdekur ne nje lagje portuale te ndonje Buenos Ayres, apo Rio, apo Carakas, vrare ne nje krize xhelozie e siper, jo ketu, ne kete spital te lodhur, ne kete menyre, pa ditur pse vdiq, e gjetur maje nje kodre… ose minumumi ta kishin gjetur ne breg te detit me kembet qe I lagte dallga, veshur me kemishe, vdekur nga te ftohtit e nates duke pritur te dashurin e saj skafist te ikur dy dite me pare. Jo keshtu…ajo ishte heroine! Jo kesi fare viktime! E mbetur peng e vullnetit te mire te nje te panjohuri per ti plotesuar deshiren e fundit…

Moss! Sa shkoi ora? Mjaf enderrove, - I thashe vetes. Kisha vetem nje cerek ore ose 20 minuta kohe, dhe deri tani kishin kaluar 5. Asaj nuk I duheshin enderrimet e mia, donte vetem te kercente. Ne kujtim te atyre dashurive te panjohura, ne emer te deshirave mistrece e lozonjare te qenies se saj femerore.

Si ta zbrisja? Duhej ta terhiqja nga shtrati qe per me teper lekundej ne shina dhe nuk qendronte fiks.

Ku ta kapja, ku ta kapja? I futa perfundimisht duart nen sqetulla duke e terhequr, dhe akoma sot kujtoj me rreqethje ftohtesine e sqetullave te saj. Aty ku eshte nje nga qoshet me te ngrohta te trupit, aty buronte ftohtesi! Atehere, une kuptova vendosmerisht qe ajo thjesht, nuk ishte e gjalle.

Ishte shume e rende. Me keputi krahet. Asnje ne trupi ne saj nuk rrinte si duhet. Krahet I vura ne qafen time. Ato vareshin nga pas. I majti me rreshqiti ne sup e ra serish. Ne ate pozicion dukej sikur kercente me tangerllek adoleshencial qe me nje dore mban te dashuren e me tjetren cigaren.

I sistemova krahet rreth qafes, koken me syte e saj qe shihnin enderrues diku siper meje, ia mbeshteta ne supin tim.floket me mbeshtollen gjoksin, dhe me nje dore mbaja belin e saj peshe per te komanduar kembet e mos t’ja lene te zvarriteshin. Nuk e di as vete se si e sistemova ate trup jo te gjalle ne duart e mia, duke e mbeshtetur ne trupin tim.

Me vinte keq qe ishte e zhveshur. Doja ti vishja trekuartin tim, por nuk kisha kohe. Keshtu, ja ku ishim, statike, une dhe ajo, e varur ne krahet e mi, shpina e saj here me cmeriste me mosqendrimin ne pozicion normal, here me mahniste me shkelqimin e saj te bute e te embel nen dritat e salles. Po shtrengohesha e sforcohesha ta mbaja ne kembe. Ishte dhe e gjate! Koka saj te supi im!

Me nje gisht, me levizje milimetrike shtypa play ne telefon. Filloi ‘Una Musica Brutal” e Gotan Project. E kisha perzgjedhur me kujdes, dhe ishin dhe dy kenge te tjera per tu kercyer. Ne fillim mendova te kerceja vete mje kenge, por mu duk sikur do ia hidhja asaj, do beja nje gje sa per te lare ndergjegjen… ajo donte te kercente, dhe nje kenge nuk eshte e kercyer, edhe pse ishte tango…

Fillova te udhehiqja. Po lekundesha lehte lehte, nen tingujt e tangos se perpunuar.

Lekundesha, levizja, avash, doja te kontrolloja dy trupat… nisa te djersija. Po me keputeshin krahet. Ishte si te kerceje me nje thes cimento ne duar, duke e mbajtur ne pozicionin me te keq. Djersa po me rridhte ne shpine, dhe ne balle.

Duart e mia po mbanin ate ne sup dhe ne doren rreth belit, duke I shtrenguar fundshpinen ne vijen qe nis ne fillimin e te pasmeve.

Nuk jam I bindur as sot, por ajo me duket se u ngroh. Po po! U ngroh! Mbase nga nxehtesia qe cliroja une. trupi I saj filloi te me ngrohte duart. Apo duart e mia trupin e saj? Njesoj eshte, s’ka pike rendesie. Ajo po ngrohej.

Dhe c’koincidence, kur degjova shume me pas fjalet e kenges! thonin pikerisht, “…dame el tuo calor… “ me erdhi keq qe nuk e dija atehere kur kerceva me te, pikerisht ne momentin qe ajo po ngrohej…

Ne nje moment kuptova qe nuk po sillesha ashtu si duhej, dhe ajo po merzitej. Une po mendoja, nuk po kerceja. Une po beja detyren ,nuk po shijoja. Atehere, vendosa ta coja ate gje deri ne fund. U zhyta ne muzike, braktisa cdo lloj kontrolli dhe leviza si me vinte te levizja nga muzika.

Ajo u hallakat, krahet I rane, koka I ra pas, dhe filloi nje kercim, qe ne cdo hap te tij shfaqte pasion. Perpiqesha ti lexoja deshiren ne sy, dhe ndiqja mendjen e saj me hapat e mi. dhe jekohesisht e shtrengoja fort ne supe dhe fundshpine, ku kishte filluar te ngrohej… tango mbaroi. Une finalizova ne pozicionin klasik me femren shtrire me duart vetem ne shpine. Floket e saj preken token, koka iu var, krahet githashtu, dhe nje pike djerse ra mbi faqen e saj.

Tani duhet te fillonte kenga e dyte. “Mysterious ways”, U2. I pershtatej jo? Deshira e saj vinte te une ne rruge misterioze, dhe une e riprodhoja sa te mundesha duke e kenaqur esmeren me hapat e mia te ngatheta.

Nuk mund tu shpjegoj hapat e kercimit, po rri e kujtoj me vete si e mbaja nga nje dore, rreshqisja ne gjunje,” …get on your knees boy…” çohesha, largohesha, kerceja rockun misterioz, afrohesha serish, dhe e beja ate te rotullohej, te me rrihte me floke, dhe buzet e saj sikur buzeqeshnin…e une qe kerceja per te duke u sperdredhur sikur beja streep..!

Mbaroi dhe kenga e U2. Tani ishte e fundit, me e ndjera. E mora ate hopa, e shtrengova fort, derisa kockat e saj te ndjenin forcen qe e mbante dhe I jepte nxehtesi. Ajo ishte pakez me e ngrohte tani….

Filloi “Historia Del Un Amor” e nje Guadalupe Pineda. Zeri I saj I ndjere, I embel, gjithepershkues me beri te shtrengoja trupin dhe me fort…

Dua te fiksosh ne koken tende kete moment, dhe te ndihesh mire, I flisja me vete. Mbase jo deri ne perjetesi, se mund te kesh kujtime me domethenese te regjistruara ne koken tende, por sidoqofte, fute ne nje kuti kete moment, dhe ruaje per dite te erreta, vetmuara si kjo e sotmja, ose te tjera qe do te vijne, se sot nuk je vetem… dora e saj me ra ne faqe. Nje dore e brishte, pak si mavi, me gishta aq te gjate, pak si te shtremberuar…

U keputem te dy ne toke… nuk kisha me fuqi, dhe doja te shijoja kete ndarje aty, ne gjunje, me te ne supe. Me fal qe nuk te ndjek dot me ne vallezim, - I fola me mendje, po le te degjojme… lehte lehte, per aq sa mund te degjohej nga stereofonia e nje celulari, tingujt gurgullues te kitares na kridheshin embel ne veshe, dhe une kuptova, nga syte e saj, qe ndoshta ishte e kenaqur…

Ora ishte 6.57. e shtriva, e mbulova. Trupi I saj I bindur ishte qetesuar. I perkedhela floket dhe e shtyva.

He mo, s’erdhi vellai e? me tha roja. Nuk e di, po me beri merak, I thashe. Do dal ta kerkoj se s’i pergjigjet as telefonit. Faleminderit dhe naten e mire. Me fal per shqetesimin.

Roja, mbase I prekur nga kjo miresjellje qe, edhe pse I veshur me pushtetin e mjekesise ligjore, nuk para a jepnin, me pa me sy te shqetesuar.

Ishallah eshte duke pire me ndonje shok, - tha.

Faleminderit I thashe duke e justifikuar egzagjerimin e merakut te tij me vendin e punes.

Ika duke nxituar, e pas kurrizit e dija qe kisha lene nje kujtim.

Apo marre nje kujtim?

Dergoje artikullin me email Printoje artikullin

21 Komente

  1. 103whispers thotë:

    20 November 2007 @ 3:41 pm

    mysterious ways he!!!!

  2. Idris thotë:

    21 November 2007 @ 12:10 am

    Loer! Me nje subjekt te tille…. ne mos qofte i trajtuar me pare ….duke zevendesuar personazhet ne njerez te njohur HISTORIKE ..do ishe bestseller…
    do te ishe nje nga zbulimet e fundit…Shtrydhe…..Shkurtoje..perqasi figurat ne Histori…Eshte shume e thelle jo si ato tra la late e hermetizmit….
    Kadareja me krahasimin SHEKSPIRIAN qe bie per te zbritur nepermjet shkalleve ne themelet e shtetit(Pashallaret..)…do te dukej si nje loder femijesh para ketij versionit tuaj te Kadaveres.
    Ka pas qene nje version me Krymba qe vinin nga varrezat…te ushqyer me trupa …nga te gjitha kategorite.M.I.R.E per mu.

  3. loer kume thotë:

    21 November 2007 @ 10:04 am

    idris, ti tua ta ngreme ne politike te madhe ne menyre fine dhe intriguese?

  4. artan thotë:

    21 November 2007 @ 11:16 am

    te zhbirosh pertej vdekjes nuk eshte “nice” e, larg qofte dasht zoti!..larg!

  5. Peshku Fluturues thotë:

    21 November 2007 @ 3:24 pm

    Motiv shume i rende. E lashe se nuk e vazhdoja dot. Tema e te vdekurve me duket pak e rende per njerez qe kane pare boll te vdekur. Megjithate edhe me aq sa lexova duket e shkruar nga dore e stervitur. Sill edhe ndonje gje tjeter pak me te ndryshme.

  6. blete thotë:

    21 November 2007 @ 10:05 pm

    hmm, me pelqen Loer.

    por duhet te kishe kercyer Mary Jane’s Last Dance nga Tom Petty (Kim Basinger luan kufomen ne video) sepse pjesa e dyte duket si skenari i videos se saj. por ndonjehere frymezimi godet dy here ne te njejtin vend

    te jap goxha pike per pjesen e pare. mua me pelqejne gjyshet.

  7. blete thotë:

    21 November 2007 @ 10:10 pm

    whoops. ja ku e paske shkruar dedikimin. me behet qejfi qe jam gabim dhe qe kjo pjese eshte e tera jotja.
    pa kritika te tjera.
    blete

  8. loer kume thotë:

    21 November 2007 @ 10:39 pm

    :) … nice blete… ritrajtim… me vjen inat, edhe pse njerez te mi te afert gezohen, qe nuk ishte mendja ime ajo qe polli idene bruto, por sidoqofte, cdo gje tjeter ishte frymezim i imi…
    pakez edhe eksperience… ;)

  9. losttext thotë:

    22 November 2007 @ 12:22 am

    hej, Loer.

    Interesant si teme, por them se do ishte akoma me me interes sikur ta rishkruaje. Duket sikur nganjehere njelloj “nxitimi” e ben t`ja humbase mprehtesine; gjithashtu ka vende ku liricizmi duket ose i teperuar, ose i pajustifikuar. Sidoqofte, keto ishin vetem 0.02 $ te miat.

  10. INA thotë:

    22 November 2007 @ 2:12 am

    Brrrrrrrr!

    Me ngjethe mishin, me ngjethe!!! Nga njera ane me trembin keto “cmendurite” e tua, nga ana tjeter me intrigojne.

    Keep it up!!!

  11. doriani thotë:

    22 November 2007 @ 8:19 pm

    sipas meje,pika e lidhjes se ketij tregimi do te ishte deshira dhe perpjekja e personazhit per te pikturuar te vdekuren me deshiren per te rigjetur shpirtin brenda saj.Besoj se ky do te ishte nje subjekt qe do te kishte brenda shume “perberes”

  12. doriani thotë:

    22 November 2007 @ 8:22 pm

    qe do ta benin te sukseshem,por me nje menyre trajtimi krejt te ndryshme sipas meje.Ajo qe vjen me pas ,sipas mendimit tim,eshte thjeshtezim dhe “rrenim” i kesaj magjie ku ka brenda shume poetizem,nostalgji dhe vend per aludime qe mund te çonon ne nje krijim unik dhe me peshe.

  13. Idris thotë:

    22 November 2007 @ 8:56 pm

    Po qe se ke fuqi ta mbash …NGRIJE dhe SHPEJT…. pa ta zene ndonje nga ..rrenimet dhe thjeshtezimet e asaj qe dua te them qe kam ndermend dhe pres te them kur te mevijne ne mendje…..
    Nje subjekt i tille eshte i denje per KONKLUZIONE te tjera jo thjesht per nje vajze qe mund ta operosh ne cilen pjese te duash dhe ta ngresh ne ART mes e lart- a mes e poshte por edhe per cdo Mashkull me te njeten gjatsi vale ne te menduar e ne te pershkruar.
    Ne se ke vendosur ti mbashe ne “rendin E thjeshte” personazhet atehere ZBRIT te “lartit” ne te gjalle dhe vuri poshte bythes se te thjeshteve….ose te pakten ne te njejtin anus te semure nga kapslleku…

  14. loer kume thotë:

    22 November 2007 @ 9:18 pm

    idris, nuk e kuptoj qarte aludimin tend, po me aq sa marr nga ato qe thua, kuptoj qe duhet te permbys rendin me kete tregim, te rrezoj ata qe jane lart, te medhenjte e cdo kaste, e ti ve poshte nje te vdekure… kjo gje = perdorim i nje kadavre per te cilin duhet te kemi respekt, perdorim per te fyer te lartit. nderkohe qe personazhi thjesht i dha nje kercim atij trupi, sepse ajo ate donte. pastaj, pikpamjet e mia politike shprehen nen te, te “re puplore’ dhe sikur nuk shkon qe te rishkruaj kete tregim per perdorim ideologjik. eshte thjesht nje histori. megjithate, dua te kuptoj se c’thua ti tamam. ji me i qarte.
    dorian, e di per sa tregime, apo dhe romane them une qe ‘ah, ta kisha une kete subjekt ne dore, do i ndryshoja kete, do i krijoja ate, do e nxirrja komplet ndryshe?” e di per sa? shume dorian. dhe jo vetem une. tere krijuesit e cdo niveli, gjejne pjese qe do donin te ishin te shkruara shume ndryshe nga ata.
    mua nuk me eksiton ideja e piktures ne kete tregim, edhe pse eshte gjetje. eshte ide fantastike ajo e thirrjes se shpirtrave permes piktures. por, konsiderojeni kete si nej ngjarje, mos fantazoni mbi fantazi… mbase keshtu ka ndodhur… pse duhet te mendojme qe nuk paska ndodhur keshtu dhe duhej te kishte ndodhur ashtu?
    tregimi ka nje te mete. e vuri ne dukje dhe losttext;
    ka pasazhe te nxituara qe nuk justifikojne momente te tjera me pas, sic eshte pjesa ku jepet motivi i personazhit qe e shtyn te vallezoje me jo te gjallen. kjo eshte e drejte.
    akullnaja me tha qe nuk duhet ti kisha vene kenget me tituj, po duhej ti kisha pershkruar muziken. dhe kjo eshte ceshtje per diskutim…
    ina, ke blog ti? jam kurioz…
    faleminderit te tereve qe keni lexuar nje proze aq te gjate sa kjo. per durimin dhe per keshillat. shume kritika te bera ketu te peshku me kane bere te korrigjohem drejt shkrimeve te tjera.

  15. INA thotë:

    22 November 2007 @ 10:44 pm

    Jo loer nuk kam.

    P.S Kam qejf te degjosh kete kengen, e kam degjuar qe ne ‘96, me pelqen shume, dhe dikush ketu tek peshku solli dhe linkun, une s’e gjeja dot s’e nuk i dija titullin, kur e pashe ketu, OMG.
    http://uk.youtube.com/watch?v=sG2Vj86B2hg

  16. emigrant thotë:

    22 November 2007 @ 11:30 pm

    Loer…. pse s’rri mire? :( ;) … just kidding… :) kshu bej une kur me behet qejfi nga ndonje krijim.
    Nuk mund te them qe eshte teme e pa rrahur (kujtoj nje film amerikan me party ne nje vile - Blendi eshte i tmerrshem per te gjet titullin e atij filmi (Blend, eshte Marty or smth?) - po ashtu me duket se ka qene nje roman rus… Zot, s’me vijne titujt ne mend… pooor, tema eshte great dhe megjithse ishte shume kenaqsi per mua kur e lexova, them qe ka prape potencial per se mbari, po te duash me vone.

    Urime!

  17. loer kume thotë:

    22 November 2007 @ 11:44 pm

    faleminderit emigrant…
    per punen e temes ate po i thoja dhe dorianit me siper, qe tema eshte shume hapsinore, le vend per te tere. ide e bukur ishte dhe ajo lidhja me pikturen, por qe mua nuk me vete ta levroj. jam shume i intriguar per si mund te shkruhet e pare ne kete kendveshtrim. une vete, duke pare clipin e tom pety’t ne darke vone, shto dhe ca kujtime personale, erdhi e tere kjo.
    kjo eshte ideja e veshtrimit artistik, secili shikon me ngjyrat e veta nje pike te caktuar fikse.
    ina, e pashe klipin qe te blogu. sugjestionues.. :)
    pse rri kaq e fshehte? :) hape nje blog…:P

  18. swed thotë:

    23 November 2007 @ 12:52 am

    INA, e ke gjet fiks se nga e kishte frymezimin Loeri.
    Ky versioni eshte me i lezetshem
    http://uk.youtube.com/watch?v=WOC_3XksWpA

  19. Ravintsara thotë:

    23 November 2007 @ 3:44 am

    Wow…!

  20. Pjer Thomas thotë:

    23 November 2007 @ 10:30 pm

    Tema e tregimit ishte interesante (nje tregim me nje te vdekur e te gjalla kam pasur dhe une ne plan ta shkruaj, nje ngjarje te vertete) , veçse tregimi mund te behej me me ndjenje ose me me pak fantazi. Nuk qe tregim i keq, veç mund te behej me mire. P.sh. tek kenga e dyte trupi i vdekur behet me i lehte dhe dukej sikur ndiqte ritmin e te gjallit.

  21. Loer Kume thotë:

    24 November 2007 @ 12:09 am

    o pjero, na e thuaj aman kete ngjarjen e vertete me te vdekur e te gjalle se ketu po zien kurioziteti ne nivele te papara, ose fundi i fundit, shkruaje tregimin o burre…
    hahaha, e bukur kjo pikasja jote per kengen e dyte… mund ta justifikoja me faktin qe njeriu kur arrin piken refraktare te lodhjes, mpihet dhe nuk ndjen me lodhje per pak kohe qe i binte pikerisht gjate kenges se dyte, po me thene te drejten nuke kam menduar kaq thelle kur e shkrova. anyway… po e le me kete justifikim te vlefshem, perderisa djaloshi keputet ne kengen e trete. pranohet? :)
    sinqerisht, sa meson ketu te peshku, nuk kisha per ti mesuar te beja tre fakultete gjuhe - letersie:) faleminderit …!

Komentet per kete teme jane te mbyllura.
Per t'u mbrojtur nga spam-i, Peshku pa uje i mbyll komentet e cdo teme pas 60 ditesh.

  • Po shikoni nje artikull ne faqen e arkivit te Peshkut pa Uje. Per te pare faqen aktive, shkoni tek peshkupauje.com