Login



Register

“Dënimi me vdekje”

Sadam.jpgDënimin me vdekje, Europa e civilizuar e ka hequr tashmë prej kohësh nga faqet e legjislacionit, dhe e konsideron një barbari, edhe kur i dënuari është një diktator ose kriminel si Sadam Hysejni.

Kur G. Bush,e cilëson ekzekutimin si një “gur” të rëndësishëm në rrugën e demokracisë së sapolindur Irakene ai kërkon që të jape imazhin e një kapitulli të mbyllur me atë varje, dhe hapjen e një të riu……..por Bagdati nuk është skena e një westerni, në te cilën, fituesi pasi mbaron dyluftimin, i hyp kalit dhe niset vetmitar, duke lënë pas krahëve një kufomë.

Pasioni i ndezur pas këtij ekzekutimi, shkon pashmangërisht drejt një lufte civile, ku nga njëra anë kujtojnë “martirin” e ri, dhe nga ana tjetër brohoritet për hakmarrjen që më në fund u realizua…..pra me pak fjalë, s’do të mungojnë hakmarrje dhe martirë të tjerë në atë tokë që edhe me kaq sa ka hequr, do ti mjaftonte të ishte e denjë per tu bërë simbol i vrasjeve e vëllavrasjeve, demokracive e tiranive, pasurisë dhe varfërise…….por mbi të gjitha si simbol i çmendurisë njerezore (sidomos asaj Aamerikane), që është në gjendje të krijojë një katrahurë të tillë.

Përveç dënimit me vdekje, vlen të shikohet dhe mënyra se si dhe perse u gjykua Sadami. Nuk është se dyshoj në fajshmerinë e tij, por ai u gjykua, sikur të ishte gjykuar Hitleri (sikur te ishte zënë i gjallë) për gjëra të bëra në 1933, dhe jo për ato që bëri gjatë Luftës së Dytë Botërore. Përshpejtimi i dhënies së vendimit, perveç kërkesës gjithnjë dhe në rritje të Kurdeve ndaj Presidentit Talabani(kurd) dhe Shiitet ndaj Kryeministrit Maliki(shiit),vuri në një vijë mendimi dhe Presidentët Amerikanë dhe Iraniane, por nëse Iranianët gëzojne për vdekjen e Sadamit, si të një armiku që nën ndihmën e Amerikaneve i sulmoi në vitet ‘80 (me rreth 1milion të vdekur), për Amerikanët, një zgjidhje e shpejtë e problemit Sadam, do të mënjanonte rrezikun e daljes në shesh të “komplicitetit” dhe “bashkëpunimit” të ngushtë të Amerikanëve me Sadamin gjatë konfliktit Irak/Iran…………
Edrus

Dergoje artikullin me email Printoje artikullin

14 Komente

  1. edrus thotë:

    6 January 2007 @ 1:25 pm

    Autori : Cheney
    Komenti:
    a varim dot ndonje nga tanet?

    ========================
    Autori : Danieli
    Komenti:
    Ate thuaj qe kush ka mundesi te vari te gjithe politikanet qe kane
    udhehequr Shqiperine keto 16 vjet e 4 dite……..

    Sa per Sadamin ata qe e hoqen dhe Irakenet qe e shane dhe e peshtyne do
    ta kujtojne tere jeten se ate qetesi qe kishin nen regjimin e Sadamit
    nuk kane per ta pasur kurre….do te shohim e do kuvendojme me
    pas………

    =======================
    Autori : Askushi
    Komenti:
    Edrus di ndonje gje per “komplecitetin”dhe bashkepunimin
    RAMIZ-SALI-FATOS-CEKA-CO dhe leri pordhet me Sadam e amerikan se ka kush i zgjidh ato
    dhe nuk kane ngelur ne doren tende.

    =======================
    Autori : edrus
    Komenti:
    Askush,s’pretendoj dhe s’ma ha mendja te kem thene gjekundi se do ta
    zgjidhja une problemin e “komplicitetit”…………
    S’e di sepse po me vjen ndermend nje aforizem qe sapo lexova ne nje sit
    tani:”Problemi i njerezimit,eshte se budallenjte jane shume te
    sigurte,ndersa te mencurit jane plot me dyshime”. [Bertrand Russell]

    Fakti qe kam dyshimet e mija,s’do te thote qe jam automatikisht i
    mencur,si dhe s’besoj se siguria juaj i perafrohet aforizmit.

    P.s:sa per komplicitetin saliramizcekaetjetj…….po pret qe te
    ringjallet enveri qe te hape dossjet??
    Kur s’i keni hapur deri tani….pse i kerkon nga une??

    ==========================
    Autori : Cheney
    Komenti:
    Askush,
    Ti varim?

    =========================
    Autori : AL
    Komenti:
    Qeveria amerikane eshte kampione e qytetareve te vet ne radhe te pare
    dhe te tjeret vijne ne radhe. Dhe ashtu duhet te jete. afer mendsh,
    Amerika nderhyn aty ku i cenohen interesat—e ka per detyre–detyre ndaj
    qytetareve te saj.

    ========================

    Autori : tomikorca
    Komenti:
    Al sa mire do te ishte qe qeveria shqiptar te bente te njejten gje. Te
    kesh keto parime nuk duhet qe te kesh si kusht te jesh i fuqishem,
    duhet te jesh pak idealist, pak politikan i mire, dhe pak i ndershem.
    Fatkeqesisht politikaneve tane u mungojne keto “pak” deri ne aspak.
    ========================

    Autori : edrus
    Komenti:
    AL,c’rrezik i kanosej qytetareve amerikane??
    Mbaruan se c’rrenjosuri rrezikun e talebaneve ne Afganistan qe ju futen
    Irakut??
    ========================

    Autori : tomikorca
    Komenti:
    edrus,
    Me sa kuptoj une, Ne parim reziku vinte nga besimi se Sadami kishte
    arme te shkaterimit ne mase dhe rezikonte jo Ameriken por gjendjen rajon.
    Rajon ky me rendesi per interesat amerikane. ( Nafta dhe azgje tjeter).
    Ndersa ne realitet Qeveria Amerikane kishte dhe ka interesa ne kete
    rajon dhe nuk deshiron qe nje force e ketij rajoni te konkuroje apo
    rezikoj keto interesa. Te mos harojme megjithese se ankohemi per ngritjen e
    cmimeve te naftes perseri amerika ka cmimet me te ulta ne bote per
    naften, dhe per ameriken nafta eshte jetesore. harxhon 1/4 e konsumit
    boteror. Pra si shtetas amerikan ( jo irakian apo nga lindja e mesme) jam i
    kenaqur kur mendoj se ne Evrope apo gjetke cmimi eshte 1,5 here me i
    larte. Po te isha Irakian, apo nga lindja e mesme nuk e di si do te
    ndjehesha. Por di nje gje qe une jam nen qeverine amerikane dhe ajo po punon
    per mua, xhepin tim. Kjo me ben te ndjehem mire. Ketu ka shume pyetje
    dhe pergjigje te komplikuara se lidhen me moralin, te drejtan e
    njeriut, perfitime te disa kompanive etj etj. Por per sa kohe xhepi tim nuk
    preket me harxhimin e naftes. (Une vete shpenzoj gati 1 serbator nafte ne
    2 dite) kjo me ben te ndjehem mire. Sa mire sikur te ndjehesha mire ne
    Shqiperi me qeverine e politikanet shqiptare.
    ==========================

    Autori : AL
    Komenti:
    per ti shtuar ate qe thote Tomi,
    skemi te bejme fare me hipokrizira ketu—Cdo qeveri duke perfshire dhe
    europen plake gjithmone mundohet te cut deals qe i perfitojne
    qytetareve te tyre.
    pajtohem me Tomin—ishte me shume per stabilitetin sesa naften
    drejt-per drejt. po te kete stabilitet shitja dhe blerja e naftes rregullohet
    ne menyre normale nga tregu—te gjithe perfitojme—edhe lavira
    Europe.
    ========================

    Autori : edrus
    Komenti:
    Tomi,mund te pranoj shume shume here me shume argumentet e tua,sesa
    akoma me hipokrizine e rrezikut nga armet e shfarosjes ne mase.

    Por edhe ketu,nqs ti i thua faleminderit amerikes per politiken e
    saj,po per te njejtat arsye,do ta urreja une(sikur te mos ishte embargua
    ndaj libise…..edhe ne itali cmimi i naftes do te ishte akoma me i ulet
    se ne amerike…….apo jo ;)

    ==============================

    Autori : tomikorca
    Komenti:
    Dakort i dashur endrus, por une jam i kenaqur se jam ne amerike. Tani
    po te shkojme ne te njetin argument, une do te thoja se ju ne Evrope nuk
    paguani shume per barnat mjeksorese sa paguajme ne ketu ne amerike dhe
    perse sepse atje tek ju qeveria ka gjetur nje menyre te perfitoj nga
    amerika. Ajo mban cmimet e ulta, pra dhe fitimet e ndermarjeve
    farmaceutike jane te me e ulta se ne Amerike, pra si rezultat edhe shpenzimet per
    zbulimin e barnave te reja apo kurave te reja jane me te pakta, keshtu
    qe ne pergjithesi kjo bare i ka rene amerikes, ( me sakte ne qe
    paguajme per keto barna). Amerika ka jetesore naften ndaj politka e saj eshte
    perqendruar ne nafta me shume se ne te tjerat, ndersa Evropa ka ose
    shikon me te rendesishme anen e shpenzimeve mjeksore te popullsise,
    prandaj dhe ka shfrytezuar kete forme te mbaj te ulet cmimet e barnave. Nje
    shembull kjo te tregoj se edhe qeveria Italiane apo Francese apo Anglese
    kujdeset me format dhe mundesite e saj per qytetaret e saj. Keshtu
    shembuj jane financimet e bujqesise nga shteti per konkurencen etj etj. Po
    ne Shqiperi mund te me thote njeri cfare ben shteti per qytetaret e
    saj?
    ==========================

    Autori : edrus
    Komenti:
    ta them une i dashur tomi se si punon shqiperia:mbyll puset e
    naftes……sepse keshtu fitojne me shume importatoret :(
    ==========================

    Autori : tomikorca
    Komenti:
    Ose vendos taksa te ulta per sheqerin dhe alkolin qe vjen nga Maqedonia
    dhe shkatero fabriken e sheqerit ne Korce. Keshtu jo vetem qyteti i
    Maliqit te vdese nga papunesia por dhe tere zona e Korces e specializuarne
    mbjelljen e panxharit te sheqerit te shkretohet, dhe disa individe qe
    importojne sheqer e te behen miljonere.
    =========================

    Autori : vlonjati
    Komenti:
    edus, Ureja e Fierit u falimentua, kur dihet qe ajo ishte teknologji
    bashkohore dhe eshte , se u ndertua vetem ne 88, vetem e vetem qe AFADA
    (bisnesmen te lidhur me PD ne vitet 92-96, dhe me mbas dhe me PS ) te
    importonte dhe shiste pa konkurrence, do me per shtetin shqiptar ti!!!
    ========================

    Autori : tomikorca
    Komenti:
    Keto bemat e shteti shqiptar bien pak ere Somali por nejse jemi ne
    Evrope nuk jemi ne afrike keshtu qe nuk kemi perse te kemi frike. :(
    Por ama ne qofte se duam te ecim perpara duhet ndryshim ne politike.
    Pasi mendoj se e vetmja politike qe luajne keta zagare politikane eshte
    ajo e embargos ndaj njeri tjetrit ne dem te popullit. ( Akoma nuk kam
    degjuar ndonje marveshje per zgjedhjet, qe do te na cojne drejt evropes)
    Me falni nese po behem i bezdisur por ju kujtohet bojkotimi qe kemi
    thene disa jave me pare. Mbase eshte shansi per ndryshim.
    =======================

    Autori : vlonjati
    Komenti:
    Tomi, somalezet s’kane industri fare, as dogana, dhe jane te organizuar
    akoma me fise!!!
    E shumta qe kane ata jane disa anije te shpejta qe bejne punen e
    pirateve, duke rrembyer ndonje anije me mallra.
    Pra perseri ata jane larg nesh.
    ==========================

    Autori : tomikorca
    Komenti:
    Perse ne kemi dogana? Ah po ato qe paguhen nen dore per individin jo
    per shtetin ( quhen keto dogana?).
    Po ne ne se jemi te organizuar? Berisha & Co eshte ndertua ne base
    “fisi”, ku i pari i fisit Berisha ka gjithmon te drejte.( Ah po ky toni
    e ka emrin shtet)
    Ah po ne nuk kemi anije te shpejta per pirateri por ama kemi skafe per
    droge e mish te bardhe .
    Vertet jane larg ku Evropa e ku Afrika
    ============================

    Autori : Albanian
    Komenti:
    Po perpiqem te kuptoj cfare lidhje ka panxhari i sheqerit me denimin me
    vdekje por spo nxjer dot perfundim. :D
    ============================

    Autori : cangonjari
    Komenti:
    Sa per denimin me vdekje, meqe e ketu e kishim fjalen une mendoj
    duhet te egzistoje . Nuk e kuptoj pse duhet te ushqesh me buke ne
    burg nje kriminel qe ka mare jeten e me shume se nje njeriu , me
    paramendim , pa arsye , dhe kur te gjithe e dine do ta bente ate
    perseri
    po te mundej .
    Sa per Sadamin , ai ishte nje krye kriminel qe vrau me mijera civile
    vetem te provonte armet kimike . Zhduku familje te tera qe sot nuk i
    gjenden as varet . Apo eshte ajo fjala kush vret nje quhet kriminel kush
    vret me mijera quhet strateg !
    =========================

    Autori : tomikorca
    Komenti:
    Albana asnje lidhje me denimin me vdekje po ka lidhje me udheheqesit
    per te cilet po diskutojme denimin me vdekje
    =========================

  2. edrus thotë:

    6 January 2007 @ 1:32 pm

    Autori : ilegal
    Komenti:
    ne irak ose arabi ne qofte se vjell te presin doren me te cilen volle
    keshtu me ato qe sadami kishte bo normale qe do denohej me vdekje
    prandaj bushi e la ne irak se po ta merte ne amerike nuk e egzekutote pastaj
    sapo per europen qe nuk vret pse sllobodanit kush ja ngatarroi ilacet
    roja biruces .prandaj thone qe eu eshte dhelper ose te ngatarro olacet
    ose te prish avionin ose asident me makine
    ============================

    Autori : Paul Tedeschini
    Komenti:
    Do te deshiroja te dij se çka do ti kishin bere kosovart Sllabodan
    Millosheviqit po tua kishin dorezuar atyre amerikant mbas bombardimit qe i
    bene Beogradit!!! A do ta kishin varur apo do ta kishin denuar me burg
    te perjeteshem!!!
    ===========================

    edrus:
    Komenti:
    Paul,lexo komentin e ilegalit me siper :),se si mund te behen gjerat pa
    barbarizma.
    Amerikanet,pervec se “humben”pike me kete lloj denimi,nese prisnin qe
    ai trapi i sadamit, te qante dhe te ulerinte perpara
    litarit……….ngelen te zhgenjyer…dhe qe pikerisht ai qendrim i tij qe tashme krijon
    te gjitha premisat per tu bere “idhull” i te gjithe irakeneve qe
    luftojne per irakun.
    ========================

    Autori : Cheney
    Komenti:
    edrus e pe videon?

    Ne nje plan tjeter; ke propozoni per varje ne shqiperi? Ju pyes
    sinqerisht, pasi nese i akuzojme ‘armiqte tane te brendshem’ pafund, cili do
    te ishte denimi maximal per kete vuajte qe po i ’shkaktojne’ popullit?
    =========================

    Autori : edrus
    Komenti:
    Jam kunder denimit me vdekje(me perjashtim te pedofileve)
    Receta ime:http://edrus.blogspot.com/2007/01/harrimi.html
    =========================

  3. edrus thotë:

    6 January 2007 @ 5:17 pm

    vlonjat,mos e sill Klodin ketu,se do te propozoje qe te varin tyja pastaj ;)

  4. LlTako Shkruaji mesazh privat thotë:

    6 January 2007 @ 5:35 pm

    Edrus faleminderit per postimin e pergjigjeve :)

  5. edrus thotë:

    6 January 2007 @ 7:19 pm

    me ke nje kafe borxh ;)

  6. vlonjati thotë:

    6 January 2007 @ 7:29 pm

    Edus e di ti shprehjen;
    “ma zenc pe koke”,
    te shkon shume per ate qe the me lart!!!

  7. edrus thotë:

    6 January 2007 @ 7:39 pm

    Vlonjat………..shiko oren kur eshte postuar….ishte koha qe po debatoje me Klodin per Berishen…………..por sic duket,Klodi ti paska marre dhe ato dy qe te kishin ngelur

  8. KLODI thotë:

    6 January 2007 @ 7:58 pm

    endrus , vlonjati eshte socialist i terbuar dhe kur degjon keq per “uqerit e kuq” humbet edhe kontrollin.
    P S; eshte socialist ne distance qe nga 97′ (burim : vlonjati)
    kujton qe berisha i vodhi parate dhe Nano ja premtoj qe do ja jape ……dhe premtimi vazhdon…….vazhdon……!
    per te kuptuar 97′ , vlonjatin e ftoj te degjoj Skender Gjinushin (bosin e skafeve ne vlore . burim: Berisha) kur thote qe:
    -2007 do jete si 1997. cfar nostalgjie e bukur per gjinushin , ishte koha kur filloj te pinte gjakun e popullit. sa bukur do idhte per te si kur te rikthehej ajo koh.

  9. edrus thotë:

    6 January 2007 @ 8:03 pm

    Me c’xhevahire po nxjerr nga goja sot vlonjati,uroj qe te jete duke pire(i befte mire),keshtu qe edhe nese i ka shpetuar ndonje llaf(qe normalisht e di qe s’do ta thoshte)le t’ja leme pijes :)

  10. vlonjati thotë:

    6 January 2007 @ 8:09 pm

    Plako (edrus), une s’te bezdisa ty, apo jo.
    Ishe ti ai qe e fute ate xhevairin i pari, pse merzitesh kur te tjeret te kthejne pergjigje.

    P.S mua mu duk pa vend ajo qe ti kishe shkruar, sepse kishje kaluar ne ekstrem, apo jo???
    Ti e di qe jeten ta fal zoti dhe ai ta mere, ndaj dhe une tu pergjigja ashtu, ndoshta banale, por me lind e drejta ta mbroj veten!!!
    Per te pire, une dhe pij nga pak plako, por s’para e teproj pa lidhje.

  11. edrus thotë:

    6 January 2007 @ 8:23 pm

    Komplimenti per sensin tuaj te humorit vlonjat….ndoshta sot eshte dita qe shikon vetem seriozisht,te me falesh qe pata bere ate batuten e mesiperme(nese s’ishe ne gjendje qe ta kuptoje qe ishte thjeshte nje batute per te mbyllur diskutimet qe po ndizeshin se koti me klodin(dhe po te them dhe nje here,shiko oren e postimit tim,dhe shiko komentet e tua dhe te klodit ne ate moment tek tema e berishes 11′)

  12. KLODI thotë:

    6 January 2007 @ 8:27 pm

    vlonjat , ka te drejt edrus.

  13. vlonjati thotë:

    6 January 2007 @ 8:29 pm

    Klodi mo je gje i biri i Arsen Hoxhes ti???

  14. KLODI thotë:

    6 January 2007 @ 8:38 pm

    a jo jo vlonjat . un jam biri Agimit dhe jam nga tirana.
    keshtu nese je nga vlora nuk me njeh…!
    megjithate respekte.

Burim RSS për komentet

Komentet per kete teme jane te mbyllura.
Per t'u mbrojtur nga spam-i, Peshku pa uje i mbyll komentet e cdo teme pas 60 ditesh.