Demokracia ne familjet Shqiptare

Para disa kohesh me qelloi te jem mik ne nje familje Tiranase. Kisha kohe qe nuk e vizitoja Tiranen, mbeta i habitur se sa kishte ndryshuar Tirana. Jo vetem Kryeqyteti yne ishte ndryshe ne krahasim me te kaluaren, por edhe vet njerzit dukeshin me te qeshur, te thjesht, pa komplikime, mundesia e tyre per te ofruar argetim e shlodhje,gjeta nje qetesi te kendshme sa nepr mend me kalonin ide nga me te ndryshmet.

Pasi xhiruam per nje kohe te gjate. u kthuem ne shtepi.Plaku po lexonte gazeten, dhe pa i hequr syte pyeti se si mu duk Tirana,i shpreha fjalet me te mira e pershtypjet qe me bente kryeqyteti yne i bukur. Ne moment qe prisnim te shtrohej dreka, une i ulur ne kanape mora albumine familjes e fillova te shikoja fotografit e familjes.Fotografit e para ku plaku e plaka ishin te fejuar, bardh e zi lindja e femijeve etj.Diku nga mesi i albumit ishin fotografit personale te familjareve.

Plaku ne nje pervjetor te tij, veshur me kostumin tij te mir, ne krah te djathte fotoja e enverit, um, ne foton e plakes shoh ne krah te majte ramizin, um,kaloj tek fotoja e djalit te madh ne te djathte te tij fotoja e fatosit, um, do jete ndonje loje e tyre per tu argetuar mendova, shoh fografin e shokut tim , ishte e koheve te fundit, nuk i besoja syve, ne krah te djathte fotoja e edit. E mbylla albumin pa dhene asnje shenj, por plaku ja priti ne qast, te pelqeu?. Umm!!

Mbase te kane bere pershtypje fotot tona personale ku secili ka prane idhudhin e tij?. Eh - i them, duhet te jete ndonje loje per tu argetuar.

JO, Jo nuk eshte loje, e duke ngritur zeri e duke u çuar ne kembe, me gishtin drejtus drejtuar nga une, kete skene e kisha te njohur, e nuk e di pse mu rrengjeth trupi, ti, ti nuk kupton nga demokracia, ne jemi familje me ide demokratike, ku gjithsecili ka idet e tija, secili gezon te drejten te adhuroj ate qe i pelqen, e une nuk nderhyj ne zgjedhjet e tyre, sepse une nuk e di se sa ti kupton nga demokracia, por kesaj i thone demokraci, e jo dengla e vengla amerikane apo ku ta di une se nga vijne.Balli i plakut ishte mbuluar gjithe djers, syte i kishin marre nje ngjyre te ndezur alle,i mahnitur nga ky fjalim mahgjepes u ngrita ne kembe dhe e perqafofa me ter forcen time, je i madh o plako, je i madh, kesaj i thone demokraci, e vazhdoja ta perqafoja me force.

Dergoje artikullin me email Printoje artikullin

4 Komente

  1. Zana thotë:

    15 April 2007 @ 12:24 pm

    Hajde demokraci!ç’pluralizem …ne te njejten familje njeri do Fatosintjetri Edin….ç’Edo Ameriken….kjo po…Hajde more hajde….

  2. Pjer Thomas thotë:

    15 April 2007 @ 4:56 pm

    Parimisht, ajo qe thote plaku aty qendron. Familja eshte si shoqeria dhe anasjelltas.

  3. edrus thotë:

    15 April 2007 @ 8:07 pm

    Kush quhej Marenglen ne ate shtepi??

  4. akull-naja thotë:

    15 April 2007 @ 8:19 pm

    po qysh asnjeri s’ishte me Salen anash? Jemi ne demokraci apo jo? :P

Komentet per kete teme jane te mbyllura.
Per t'u mbrojtur nga spam-i, Peshku pa uje i mbyll komentet e cdo teme pas 60 ditesh.

  • Po shikoni nje artikull ne faqen e arkivit te Peshkut pa Uje. Per te pare faqen aktive, shkoni tek peshkupauje.com