Delegacioni Shqiptar Niset Për Në Pekin

Delegacioni shqiptar për Lojrat Olimpike Verore në Pekin, Kinë, do të jetë më i madhi që ka dërguar ndonjëherë Shqipëria. Do të dërgohen 27 njerëz nga të cilët 11 janë sportistë, 9 trajnerë dhe 7 administratorë zyrtarë. Shqipëria do të konkurojë në not, vrapim, peshëngritje, mundje, qitje, dhe xhudo.

Presidenti Topi në fjalimin për delgacionin tha: “Medaljet kanë vlera speciale, por çka është më e rëndësishme se disa medalje është pjesëmarrja. Është shpirti garues dhe krenaria në përfaqësimin e Shqipërisë që peshojnë më shumë.”*Ambasada Kineze ka pëcjellur delegacionin, i cili niset më 27 korrik, me një darkë. Në ceremoninë e hapjes do të marri pjesë Kryeministri Sali Berisha dhe Ministri i Sportit Ylli Pango.

*Citati është përkthyer nga anglishtja. Informacioni është marrë nga tre lajme të shpërndara nga Agjensia e Lajmeve Xinhua (1, 2, 3).

Dergoje artikullin me email Printoje artikullin

24 Komente

  1. Dori thotë:

    27 July 2008 @ 4:06 am

    Sikur s’më kanë zënë sytë ndonjë lajm tek Peshku për lojrat olimpike prandaj bëra një përmbledhje të shkurtër. Kush ka lajme me më shumë informacion të lutem silli.

    Disa komente:
    -sportistët nuk janë as gjysma e delegacionit
    -për çfarë janë ata 7 administratorët?
    -Topi paska shpresa të vogla ose thjesht realist :)

  2. shqipo thotë:

    27 July 2008 @ 5:05 am

    7 administratoret…. hehe, edhe une vras mendjen. perkthys? admin te komitetit olimpik?

  3. buda thotë:

    27 July 2008 @ 7:27 am

    Ja dhe nje bio e sportisteve nga nje faqe e ‘vaket’ e komitetit olimpik shqiptar…

    http://www.nocalbania.org.al/index.php?option=com_content&task=blogcategory&id=18&Itemid=33

  4. Pjer Thomas thotë:

    27 July 2008 @ 10:02 am

    Se mos ngelet gjysma e ekipit atje :-) kur te mbarojne lojrat.

  5. Mao Ce Dun thotë:

    27 July 2008 @ 11:31 am

    Shpresoj qe shoku Sali te rrije pergjithmone ketu ne Kine.
    Kemi nevoje per nje bum-ciki-ciki-bum ekonomik,qe vetem ai di ta beje!

  6. Tironsi thotë:

    27 July 2008 @ 1:49 pm

    O Julo, o gjaLper :D Ti je mo?

  7. Dori thotë:

    27 July 2008 @ 2:11 pm

    buda faleminderit për lidhjen, disa gjëra që mësova nga leximi:
    -Dorian Çollaku hidhka Hummer në vend të Hammer :)
    -5 shkodranë, 3 tiranas, 2 kuksianë, dhe 1 elbasanlli
    -Sidni Hoxha, garues në not, qenka vetëm 16-vjeç

  8. Idris thotë:

    27 July 2008 @ 2:24 pm

    Po nje foto te delegacionit nuk ka….????(Sidomos te Administratoreve :(
    E ngjashme me nje pershkrim te Azis Nesim..
    “Poshte nje tufe lopesh gazetat e dites komentonin:
    Delegacioni qeveritar niset per lojrat Olimpike….. :) :) :)
    Poshte nje grupi qeveritaresh gazetat e dites komentonin:
    Nje tufe lopesh te races duke kullotur… :D :D :D

  9. edvin thotë:

    27 July 2008 @ 2:56 pm

    JAM KRENAR QE sHQIPERIA MERR PJESE NE LOJRAT E PEKINIT.SHPALOLOSJEN E FLAMURIT TONE NUK DO TA HUMB PER ASGJE NE BOTE.NUK DUA TE KESHILLILLOJ ASKEND DHE AQ ME SHUME SPORTISTET TANE,POR DUA TJU THEM VETEM DIçKA:JU, MOS U NDJENI INFERORE SEPSE NUK JENI 11,EDHE SYTE QE DO TJU NDJEKIN NUK JANE ME MIJERA POR JANE MILIONA,JANE SYTE E GJITHE SHQIPETAREVE NE SHQIPERI, E NE MBARE BOTEN .PARA EKZEKUTIMIT TE SPECIALITETEVE TUAJA KENDONI HIMNIN TONE DHE GJITHçKA DO TJU DUKET ME E LEHTE,DO TE NDJEHENI SUPERIORE DHE DO TE JENI KOMPETITIVE

  10. Idris thotë:

    27 July 2008 @ 3:06 pm

    Nje mesazh me i forte i duhet drejtuar edhe atij Markut ne Angli qe eshte TERHEQES Traresh se Ai eshte Kampion …ketyre nen hyqmin e Admin….
    ku patjeter duhet te kete SHISH-as :P :P :P cope dy atre ..duhet tu urojme ne perspektive nje fitore :) :) :)

  11. J. thotë:

    27 July 2008 @ 3:18 pm

    O Julo, o gjaLper :D Ti je mo?

    Jo në fakt. Po e ka thënë aq mirë sa në raste të tilla, të gjithë jemi Mao. :D

  12. ITS thotë:

    27 July 2008 @ 3:31 pm

    -E dini pse s’bo ekipi olimpik shqiptar.
    -Sepse kushdo qe di ti notoje, vrapoje apo te hudhet, e ka perdor ket aftesi per te kapercy kufinin. :D

  13. xhibi thotë:

    27 July 2008 @ 3:40 pm

    Di gje njeri ca ditesh/oresh do marrin pjese keta atletet tane, qe te hedhim nje sy mos i shikojme ne TV?

    Suksese ekipit.

    Po Kosova kur do dergoje ekip? Te behen dy shtete shqiptare aty tek lojerat, ne krah te njera-tjetres. :)

    Mao Ce Dun thotë:

    Shpresoj qe shoku Sali te rrije pergjithmone ketu ne Kine.
    Kemi nevoje per nje bum-ciki-ciki-bum ekonomik,qe vetem ai di ta beje!

    Mbajeni, ja u kemi falur. Merrni dhe Tosin me Edvinin po deshet, dhe bejni 3 musketjeret. Do ishte fantastike pastaj te shikonim me ca theksi do e flisnin kinezcen, e cila kushedi sa do prevalonte me fjaler e reja qe do fusnin keta, sidomos ato fjalet e medhaja te Tosit qe as Kina nuk i nxe. :D

  14. Fjala thotë:

    27 July 2008 @ 6:22 pm

    Ishalla si diskriminojn ne ate far feje sa ti kerkojn autografe thuj :D

  15. edrus thotë:

    27 July 2008 @ 6:31 pm

    Ishalla takojnë ene Dajën, se atje n’Peqin e ka zgarën e qofteve…

  16. xhibi thotë:

    27 July 2008 @ 7:20 pm

    Fjala, varja autografeve, po thuaj mos hane cdo lloj ushqimi kinez se do semuren. Kinezet kane nxjerre ligj tani qe te hiqet mishi i qenit nga menute, sa te mbaroje olimpiada, ne menyre qe mos ofendojne te huajt. Per mishin e maceve nuk di gje nese do e heqin nga menuja. :D
    Megjithese dhe perendimoret kane zakonet e tyre te cuditshme ne lidhje me ushqimet aziatike. :P

  17. Vlore1920 thotë:

    27 July 2008 @ 7:29 pm

    Në ceremoninë e hapjes do të marri pjesë Kryeministri Sali Berisha dhe Ministri i Sportit Ylli Pango.
    *******************************
    Mbase sua leshon per rop komandanti :)

  18. shqipo thotë:

    27 July 2008 @ 7:43 pm

    sic duket mbarun te gjithe shiritat qe mund te presi Sala ne Shqipni, e tashti po kalo ne Kine se ka nigju qe kane shume projekte ato, ven i modh. me ket rast po e bo edhe i rruge kine. s’i dihet, ndoshta shko blen ca fisheke te tjere per t’ja rish.it amerikonve ;)

  19. Fjala thotë:

    27 July 2008 @ 7:45 pm

    Xhibo,
    Po mre tani qe erdhen shqipot vendosen me e heq mishin e qenit kta e? Une kte e quj diskriminim dhe ska burr none te ma mushi menjen qe s’osht. :D

  20. Aurel thotë:

    28 July 2008 @ 9:46 am

    Cfar injorantesh qe jemi ne Shqiptaret…ketu po flitet per ekipin ton OLIMPIK qe do te garoj ne evenimentin me te madhe boteror…OLIMPIADE dhe spo flasim per salen apo ramen!!! Ne vend qe ti uroni keta djema dhe vajza qe te dalin sa me mire ne garat e tyre beni si karagjoze duke i tallur dhe neperkembur, me kete lloj mentaliteti skemi per te hecur asnjehere perpara!! Urime atleteve tane per ne Pekin 2008!!

  21. arb thotë:

    28 July 2008 @ 11:49 am

    …urime ekipit olimpik shqiptar!!dhe me ndonjè medalje ishalla!!!

  22. alfa thotë:

    28 July 2008 @ 11:06 pm

    Mire qe na fillon emri me A-albania dhe do jemi nje nga vendet e para qe do hyjme ne stadium gjate ceremonise se hapjes dhe parades se sportisteve. Kjo vetem ne qoftese emrat e shteteve mos i rendisin ne alfabetin kinez dhe e bejne lemsh renditjen sic ndodhi ne 2004 ne Athine. Ne kete rast, renditja per ceremonine olimpike, emri me A te vlen se te nxjer nga te paret edhe pse nuk ke shume shance per medalje. Kurse here te tjera emri me A, sidomos kur je ne maje te regjistrit, nuk te vlen se te ngre zysha menjehere ne mesim.
    Ate notaren Marku nga Shkodra duhet te vene ne krye se eshte me simpatikja. Bravo Shkodra me gjithe keta sportiste!
    Nuk do e humb ceremonine e hapjes ne date 8 gusht vetem per te pare flamurin tone.
    suksese

  23. shqipo thotë:

    28 July 2008 @ 11:11 pm

    aurel: ndoshta e kam gabim por nuk besoj se ka ndonje Shqiptar qe s’uron (pe ose pa fjale) qe ekipi yne te dale mire.

  24. peshkaqeni thotë:

    30 July 2008 @ 1:57 pm

    Urime ekipit tonë olimpik kombëtar për në Kinë!
    Shpresojmë ndonjë medalje…

Komentet per kete teme jane te mbyllura.
Per t'u mbrojtur nga spam-i, Peshku pa uje i mbyll komentet e cdo teme pas 60 ditesh.

  • Po shikoni nje artikull ne faqen e arkivit te Peshkut pa Uje. Per te pare faqen aktive, shkoni tek peshkupauje.com