Login



Register

Deklasimi mediatik i arsimit

“Të premten organizohet një protestë për mungesën e energjisë në vend. Jeni të ftuar të merrni pjesë për të bërë publik aktivitetin” - thoshte një njoftim për shtyp i shpërndarë para disa kohësh. Mbrëmjen e të mbledhurve, pak ose aspak media e përmendën shumë përciptazi protestën, të cilën nuk e kishin klasifikuar dot si “breaking news” të tipit “Rama vesh atlete në takimin me Topin”.

“Liberalizimi i vizave është një fasadë e rënë boje pas së cilës nuk mund të fshihesh dot” - thoshte dikur kryeministri në një mbledhje qeverie. Gjithçka u interpretua nga media si luftë personale e kryeministrit ndaj një ministrie të veçantë ose stafit që e rrethon. Asnjë trajtim i problemit nën këndvështrim se, më shumë se kritikë ndaj Ministrisë së Integrimit, kjo deklaratë prek qindra shqiptarë që e duan më të qartë dhe më të prekshëm lajmin. Epo, deri atje media e ka të vështirë të zbresë. Edhe nëse do t’i duhej të dilte jashtë bulevardit, nuk do ta lejonte dinjiteti të merrej me pasojat që sjell çdo debat qeveritar që nuk ka lidhje me licencat, transmetimet numerike apo numra të tjerë.

Mirë, arsimi profesional është në udhëkryq dhe Shqipëria ka nevojë të gjejë një rrugë të cilën mund ta ndjekë në këtë sistem. Tregu vendas dhe i huaj kërkon fuqi punëtore të kualifikuar, dhe shumë partnerë kombëtarë e ndërkombëtarë po mundohen të gjejnë një zgjidhje të përbashkët dhe efektive për jo-akademikët. E pastaj? Ç’rëndësi mund të ketë për median kjo? Në sallën përballë asaj ku zhvillohet debati kombëtar për Arsimi Profesional, paska një stendë ku shkruhet “promovim libri”. Kamerat dhe diktofonët vërshojnë të gjitha atje; tek libri që edhe vetë autori do të mrekullohej nëse do të lexohej me apo pa urgjencë prej ndokujt. Një biskotë, kek, brusceto, një kafe gratis, pak shkëmbim të freskët informacioni jo-gazetaresk me kolegët, dhe vizita në vendin e ngjarjes mbaroi. Arsimi profesional?!

Eh, arsimi profesional! E kujt i hyn në punë ai? Të pakënaqurve nga cilësia e punimeve në shtëpitë e tyre, se përveç inxhinierit dhe arkitektit, edhe tekniku i ndërtimit paska qëlluar në të njëjtin nivel jo-profesionalizmi? Familjarëve, që edhe nëse nuk ju rrjedhin tubat në banjat e veta, shohin gjithë trishtim pikimin që zbrazet nga tubacionet e montuara shtrembër në banjën e komshiut? Hidraulikut që nuk e ka formim përkatës profesional ta ushtrojë këtë zanat? Biznesit që nuk është në gjendje as të trajnojë vetë, as të gjejë staf të trajnuar për zanatet e dorës së dytë? Po, po, për ato zanate që kanë rëndësi jetike më primare sesa njohja me një libër që as ISBN nuk ka fuqi të ketë.

Kamerat ikin. Reporterët shohin të bezdisur kur ju kërkon ta marrin më seriozisht arsimin, edhe kur ai është profesional. “Më fal, unë merrem vetëm me kulturën. Merrni redaksinë t’ju dërgojnë një gazetar tjetër për arsimin”. E drejtë. Ja të presim ca sa të mbarojnë tonët me kafe nëpër Tiranë, dhe të shpresojmë që e-mailet, telefonatat dhe kontaktet e një ditë më parë me median, të dalin nga tabuja e krizës për lajm kur brenda tij nuk ka politikë apo interes personal.

Po ç’hyn arsimi në interesin e medias? Ku ta vënë ata lajmin për rëndësinë e një fuqie punëtore të kualifikuar, e një bashkëpunimi dhe koordinimi të përditshëm të partnerëve socialë, që ngjarjet të marrin udhë, e të mos ngelen në hartimin e strategjive dhe në rishikimin e pafund të tyre? Po si t’i interesojë medias nëse sekretaret, rrobaqepëset, teknikët, këpucarët, hidraulikët, saldatorët, mekanikët apo elektricistët kanë kualifikimin e duhur për të ofruar një shërbim efektiv, cilësor dhe profesional? Media madje nuk e sheh me dylbinë e eksluzivitetit, skupit apo magjisë së idesë “personale dhe të pazbuluar kurrë më parë” as protestën ndaj territ të shekullit të 21-të, jo më të pretendojmë se mund t’i duket interesant profesionalizmi i ustallarëve shqiptarë apo sistemi në të cilin notojnë ata.

Edhe në protestën e energjisë kryefjala nuk është mungesa e saj, por kërshëria e madhe shtyrë nga zgjuarsia me mbidoza për organizatorët e ngjarjes: “Si e komentoni thënien e fundit të Rucit?” Zonjëzë, shqiptarët nuk kanë as 8 orë drita në ditë në 2008-ën, ti merresh me Rucin. Ja u more edhe me Rulin. Po s’e pyet njeri për energjinë, jooo! Ndryshimet në qeveri, ato të lënë pa bukë e pa dritë!

Edhe në protestën e energjisë kryefjala nuk është mungesa e saj, por kërshëria e madhe shtyrë nga zgjuarsia me mbidoza për organizatorët e ngjarjes: “Si e komentoni thënien e fundit të Rucit?” Zonjëzë, shqiptarët nuk kanë as 8 orë drita në ditë në 2008-ën, ti merresh me Rucin. Ja u more edhe me Rulin. Po s’e pyet njeri për energjinë, jooo! Ndryshimet në qeveri, ato të lënë pa bukë e pa dritë!

….as terri nuk e verbon interesin shterpë të përcjelljes së thashethemeve që jemi të destinuar t’i dëgjojmë si telenovela dhe intriga gojësh të liga nëpër politikanë. Media shtron e ndjek më përulësinë më të madhe gojëdhënat politike të ditës, poshtë e lart bulevardit të bërë copë nga vara-vingot e tyre.

Stenda që lajmëronte debatin mbi Arsimin dhe Formimin profesional qëndronte si e mbirë nga askund, e huaj, e tepërt dhe e padukshme për sytë mediatikë, që skupin e kërkojnë tek vendosësit e lajmërimeve, jo tek përmbajtja apeluese e tyre.

Nëse politika prodhon shterpësi, media e shton atë. Për fat të keq, arsimi ende nuk ka arritur të jetë jashtëligjor. Vendi i tij në familjen e pakurorëzuar media-politikë-interes, vazhdon të jetë i padëshirueshëm. Për fatkeqësinë e të gjitha palëve.

Dergoje artikullin me email Printoje artikullin

6 Komente

  1. Grupi Shkruaji mesazh privat thotë:

    10 January 2008 @ 5:53 pm

    Tamam e ke godit…dhe kte gje e thashe dhe une para ca ditesh kur po flisnim per ate protesten ne Vlore. Media s’ka mend apo kohe te merret me probleme reale apo edhe te mundohet te sjelli nje analize serioze. Merret me thashetheme e sentimentalizma…po asgje serioze. Merret me “kulture”.

    Po kur e gjith shoqeria Shqiptare eshte peng e mungeses se edukimit cilesor…po ashtu edhe media. S’ma ha mendia se kta gazetaret e reporteret qe kemi sot jane me te kualifikuar se ata profesionistet qe permend me siper…se edhe kta nga te njejtat shkolla kane dale.

    Kur populli mbetet i painformuar…atehere vetem kjo lloj gazetarie mund te perfitoj. Sic thash edhe per ate protesten ne Vlore…asnjeri s’mendon se cdo bejne femijet e tyre ne te ardhmen…do gjejne pune me cilis, do kene edukim cilsor, do behen pjese e nje force puntore moderne…apo do mbeten hotelxhi e kamarjer?? Edhe kur behen perpjekje sado te vogla per te rimekembur nje sistem arismi apo nje industri moderne…rrishfaqet injoranca qe i kundervihet. E ku gjendet medja…qe as merr mundimin te intervistoj ndonje inxhinjer apo ndonje specialist per mendimin e tij/saj…po merr e interviston ‘biznesmenin” e Vlores qe qenka “rrahur” nga policia.

    Edhe ne kohen e munizmit dilte ndonje gazetar si Vangjushi qe mundoheshe te sillte pak seriozitet ne gazetari. Ai perfundoj ne internim…se ashtu ishte koha…po sot c’fare alibie kemi qe lajmet me serioze mund ti marrim ke Fiks Fare??

    Mungesa e profesionalizmit ne gazetari sjell edhe mungese profesionalizmi ne shoqeri mbare…apo eshte e kunderta?? Chicken or the egg??

  2. toko thotë:

    10 January 2008 @ 6:55 pm

    Pse????
    Sepse shtypi e ve gishtin ne plage, meren me pasojen, nuk kemi drita nuk kemi uje nuk kemi arsim, nuk kemi cdo gje qe i duhet nje kombi qe jeton ne Evrope.
    Po cili eshte shkaku, Askush nuk e thote se i gjithe shytpi perfshi ketu edhe ne i perkasim nje force politke apo tjetre, te cilat bashkerisht jane shkaktaret e gjendjes.
    Qe kemi te keqe kete te tere e dime, bile aq shume e dime sa eshte bere bajate, askush nuk thote cili eshte shkaku dhe si rregullohet.Me thoni ku fillon e keqja dhe pastaj me thoni si ndreqet ajo JU LUTEM, kete duam te dime ne populli fukara.

  3. tropizma Shkruaji mesazh privat thotë:

    10 January 2008 @ 7:57 pm

    T_Red shkrim mjaft i mire, mund te them edhe me i mire se te tjeret sepse ishte me i zhveshur nga abstraksionet (jo se me bezdis abstraksioni ne vetvete, po ka kohe, vend e mase). Do te doja qe, per hater te problematikes qe ngre, ta trajtoje pak me gjate situaten e arsimit profesional. Une e kuptoj qe ky i fundit ishte perdorur me teper per ilustrim, por duke u marre edhe ne me gjera te medha si ‘media’ dhe ‘ligjerimi publik’ na ngelen perseri temat konkrete si arsimi profesional ne prapavije. Eshte situate e sikletshme, e di, jemi te gjithe bashke ne vorbull.

  4. t_red Shkruaji mesazh privat thotë:

    11 January 2008 @ 10:58 am

    Ok, jemi dakord qe media nuk shfaq asnje interes per ceshtje te prekshme, dhe nuk mund te pretendojme dot qe te kete rol edukues apo akuzues (gjithmone per ceshtje te prekshme).

    Aryeja perse media nuk eshte ajo qe presim te jete, thjesht fare, informuese e plote, qofte edhe me ngjyra te shplara, eshte se media ne Shqiperi eshte e tera e kontrolluar nga interesa qe nuk kane te bejne fare me ceshtje si arsimi, ekonomia apo turizmi. E thene troc! Me shume se gazetaret/reporteret (paralelizimi me arsimin profesional do t’i bente “cirake”), pergjegjesine me te madhe per kete nivel te mjerueshem mediatik e kane drejtuesit (redaktoret, kryeredaktoret, drejtoret e pafund qe pine kafe, wisky, femra dhe gjume letargjik).

    Po; jane te gjithe te kushtezuar nga pronaret dhe ka nje politike shpesh te hapur editoriale. Jo; askush nuk i pengon te merren me probleme qe mua, ty, prindit, femijes, konsumatorit, klientit, nxenesit, mesuesit, t’i jepet edhe nje lajm interesant “me raste festash”, qe te mos kete te beje me politiken.

    Por media eshte infektuar keq fare nga fast food-i ne lajm dhe asnje nuk perpiqet te gjeje kohe te shohe nje minute me gjate ne lajmet qe percjell. Eshte shume e dhimbshme te shohesh se asnje media nuk shfaq interes per arsimin profesional qe u mor si shembull.

    Cilesia e sherbimeve ne Shqiperi eshte vertet per t’u ardhur keq dhe perpjekje po behen qe gjerat te vihen ne vend (te pakten teorikisht) dhe sistemi te reformohet. Me shume fuqi vepruese po kerkohet t’i jepet Dhomes se Tregetise dhe me shume hapesire ne hartim politikash partnereve sociale (perfaqesuesve te punedhenesve dhe punemarresve) qe arsimi profesional t’i pergjigjet nevojave te tregut te punes dhe njekohesisht te ndikohet ne rritjen e cilesise se ofrimit te ketij arsimi, pastaj te sherbimeve qe rrjedhin prej tij.

    Po jo, te paret qe s’tregojne interes jane palet e perfshira direkt. Ministrite e linjes, ajo e Arsimit dhe ajo e Punes, e shohin Arsimin dhe Formimin Profesional si nje detyrim “extra” qe duhet hequr nga kemba. Kjo thjesht sepse politikisht, arsimi profesional nuk ka ndonje rendesi qe hijerendeve te misnitrive mund t’ju terheqe vemendjen. Nderkaq, ndodhi financiare brenda tij ka me bollek…por te gjitha keto kalojne heshtur, pikerisht per shkak te mungeses totale te pergjegjesive dhe interesit qe vazhdon te mbaje peng zhvillimin e ketij arsimi dhe rritjen e cilesise se sherbimeve.

  5. Ll Shkruaji mesazh privat thotë:

    12 January 2008 @ 2:19 am

    Ajo qe me cudit tek arsimi profesional (duke lene menjane per nje cast mediat) eshte “lulezimi” i arsimit profesional stomatologjik. Ka nje universitet te madh privat qe “lindi” nga kjo fushe, e mesa di, njekohesisht veprojne edhe disa te tjere. Vetem se e kam te veshtire te kuptoj se perse e njejta “histori suksesi” nuk perseritet edhe ne fusha te tjera, qe nga farmacia e deri tek puna administrative.

  6. krasta krau Shkruaji mesazh privat thotë:

    17 January 2008 @ 2:38 am

    E thene troc! Me shume se gazetaret/reporteret (paralelizimi me arsimin profesional do t’i bente “cirake”), pergjegjesine me te madhe per kete nivel te mjerueshem mediatik e kane drejtuesit (redaktoret, kryeredaktoret, drejtoret e pafund qe pine kafe, wisky, femra dhe gjume letargjik). :) Ku eshte uiski im :P
    Llukan si i behet, na ka mberthyer T_red me shpatulla per muri… :)

    Pergjegjesine me te madhe per kete nivel te mjerueshem mediatik… e kane shume, perfshi mua dhe mjaft si puna ime, por nuk besoj qe eshte me vend ajo pjesa qe kam ctituar…

    Nejse idete ne shkrim jane pozitive, jane ato qe duhen… por veç pak te shmangura nga gjendja reale ne shtyp e media me te cilen ashtu si ti nuk jam i kenaq. Kur them gjendje kam parasysh stafet…numrat… parate… ndikimin… orientimin… dhe per rrjedhoje te te gjithave cilesine… Por kjo nuk eshte aq e thjeshte sa e sheh ti dhe vjen si mungese e nje sistemi, ose per shkak te nje sistemi te tere (te ngrit ne kembe prej vitesh) te cilit i intereson kjo gjendje…
    Por ka edhe dicka, sa i perket temes, ka nje publik qe ne nje menyre apo nje tjeter impenjohet te te mbaje ne pune dhe kjo ne media eshte pune shifrash e statistikash shitjeje, te cilat kam mesuar ti shoh ndryshe prej disa kohesh… Kjo pak a shume do te thote qe nese ne faqen e pare eshte arushi polare

    gazeta dhe emisioni ndiqen… ne te kundert me ate qe ndodh kur flitet per arsimin profesional… Mua nuk me pelqen kjo, por atyre qe blejen gazeten po…

    Sidoqofte ne media ka shume gjera per te ndryshuar…

Burim RSS për komentet

Komentet per kete teme jane te mbyllura.
Per t'u mbrojtur nga spam-i, Peshku pa uje i mbyll komentet e cdo teme pas 60 ditesh.