Dekanët: Pedagogëve të “tmerrshëm” u hiqet lënda
• Esmeralda Keta
Pedagogët që ngelin studentët në masë, rrezikojnë të dalin jashtë loje. Profesorët e Universitetit të Tiranës, kanë bërë një marrëveshje me njeri-tjetrin, që për mësimdhënësit e “tmerrshëm” të ketë masa ndëshkuese, duku iu hequr të drejtën e lëndës ose duke ua zëvendësuar atë me një tjetër lëndë më të lehtë. Dekani i fakultetit Filologjik, Shezai Rrokaj, gjatë mbledhjes së djeshme të senatit të UT-së, ka sqaruar se kjo gjë bëhet për t’u dhënë fund monopoleve mbi një lëndë të caktuar. Ndërkohë, që po gjatë mbledhjes së djeshme, është deklaruar se në Universitetin e Tiranës do të ketë degë të hapura vetëm te Ekonomiku dhe Shkencat e Natyrës, Biologjia, dhe këto vetëm për sistemin part-time.
PEDAGOGET E TMERRSHEM
Karta e Bolonjës rrezikon t’i nxjerrë jashtë tregut të universiteteve. Profesorët e Universitetit të Tiranës, kanë bërë një marrëveshje me njëri-tjetrin, për të cilën kanë marrë edhe miratimin e rektorit të UT-së, Dhori Kule, për të marrë masa ndaj pedagogëve që ngelin në masë studentët. “Këtyre pedagogëve do t’u hiqet lënda që ata japin, ose ajo do t’u zëvendësohet me një lëndë tjetër më të lehtë, - ka deklaruar dekani i Filologjikut, Shezai Rrokaj. – Kjo bëhet për t’u dhënë fund monopoleve që disa pedagogë kanë krijuar mbi lëndë të caktuara”. Në mjaft universite ka një kategori pedagogësh, që nga studentët etiketohen si të “tmerrshëm”, të cilët, jo vetëm ngelin në masë të rinjtë, por edhe i zvarrisin ata me vite të tëra, duke bërë që koha e diplomimit të tyre të zgjasë pambarimisht. Duket se ky fenomen ka shqetësuar jo vetëm titullarët e fakuleteve, por edhe kolegët e tyre, të cilët janë bashkuar për t’i “ndëshkuar”, ata pedagogë që i kanë notat kaluese me shumë kursim dhe i torturojnë studentët. Këta pedagogë tashmë rrezikojnë të humbasin lëndën dhe pse jo, edhe të dalin jashtë tregut të punës. Marrëveshja e pedagogëve ndaj kolegëve të tyre është bërë e ditur gjatë mbledhjes së djeshme të senatit të Universitetit të Tiranës. Në këtë mbledhje, krerët e fakulteteve të UT-së, kanë deklaruar se kanë bërë gati kurrikulat e reja për ciklin e dytë të studimeve dhe studimet MASTER, kurrikula, të cilat janë në përputhje me tregut evropian të punës.
DEGE TE HAPURA
Drejtuesit e fakulteteve të UT-së, kanë disktuar gjatë mbledhjes së djeshme edhe për kuotat e miratuara dy ditë më parë nga Qeveria si dhe për ata të sistemit part-time. Pas dy viteve me degë të hapura, universitetet vendosin sërisht kufinj. Që do të thotë se gara për ata që duan të shkojnë në fakultet do të jetë më e fortë. Kështu në Universitetin e Tiranës do të ketë degë të hapura vetëm në dy fakultete: në fakultetin Ekonomik dhe në atë të Shkencave të Natyrës, në degën Biologji. Por kjo vetëm për sistemin me kohë të pjesshme dhe jo për atë me kohë të plotë. Dy ditë më parë Qeveria miratoi kuotat e reja për vitin akademik 2008-2009, në bazë të të cilave do të kenë mundësi të ulen për herë të parë nëpër auditoret e 11 universiteteve publike në vend rreth 21 mijë maturantë. Vetëm për universitetin e Tiranës, që është edhe universiteti më i madh në vend, Qeveria ka miratuar rreth 6 mijë kuota.
Gazeta Shqiptare


5 July 2008 @ 9:27 am
Jam cmendur une apo keta?
5 July 2008 @ 4:01 pm
e shikoni qe letra publike e asaj vajzes se MJAFT beri pune? jo po kundershtojeni po deshet
6 July 2008 @ 5:59 pm
Arsimi ne planetin “Berisha-Polloian”!
6 July 2008 @ 6:19 pm
Kjo eshte budallallek (po tregohem e bute)!
Kriteri i zotesise na qenka perqindja e kalueshmerise dhe tmerrshmerise???
Kompetenca e nje pedagogu ne lenden qe ai jep mesim, quhet? Pergatitja profesionale pi uje??
Mbi c’baza te tjera behet ky vleresim pervecse kalueshmerise se studenteve??
Me lejoni te citoj te madhin Goerge Carlin: “Some people are really fu..ing stupid…some people are full of sh.t…others are fu..ing nuts.”
Keta tanet jane specie e vecante; kombinim i te trejave.
6 July 2008 @ 6:28 pm
Universitet jane kalbur ne rrenje.
Nuk di sa i sakte eshte shkrimi.
Pooor nqs nje lende prej vitesh ka kalueshmerite ulet, ka patjeter nje problem.
Dhe problemi eshte permanent, sepse studentet qarkullojne.
Pra ka gjasa qe problemi te jete o tek profesori o tek procesi o tek literatura.
Une jam koshiente per nivelin e ulet te studenteve, por eshte po keshtu e vertete qe shume lende behen me vite monopol te disa pedagogeve te tjeter qe per sa raste kam pare une jane 90% medioker dhe nuk sjellin asnje gje te re ne lenden e tyre prej vitesh. Perkundrazi ngelen te ngurte ne menyren sesi testojne njohurite dhe ne menyren se si i japin.
Asnje lende nuk ka pse te jete monopol, sidomos nese eshte e provuar me shifrra se ajo nuk thithet nga studentet.
Kuptohet me te thatin do digjet dhe i njomi, por une per vete, kur kam parasysh monopoistet e lendeve qe kam hasur ne jeten studentore dhe kur kam dhene mesim ne universitet jam e kenaqur !
Por kam shume pak besim se qellimi eshte i paster, duke pasur parasysh qe gjithe drejtuesit si te rektoratit dhe te dekanateve jane po medokrit e vjeter qe i falen akoma perendise qe diten 2 llafe frengjisht, se vetem kjo i beri ata qe jane sot.
Kam hasur profesore te vjeter, te mrekullueshem te cilet kishe kenaqesi ti ndiqshe dhe tek te cilet kishte dhe kalueshmeri te kenaqshme, dhe nje fenonmen te rralle per kohen kur une kam bere universitetin : Studente qe hynin te degjonin dhe pse nuk ishte leksioni i tyre ! Dhe nuk po bej llaf per shkenca shoqerore, ku mund te shkosh te degjosh kollaj.
Absolutisht duhet zgjidh problemi i ngercit te kalueshmerise ne disa lende ne fakultetet tona.
6 July 2008 @ 6:30 pm
O Z-t, po keta jane idiota komplet, apo vetem 99%?