Login



Register

Déjà vu në Ballkan

Është ditë me diell sot dhe retë mbi Mitrovicë janë veç mbetje të furtunës që na shkatërroi jetën. … Në këtë déjà vu ballkanase, asgjë më nuk është njëjtë si herën e kaluar.

Shumë pak njerëz e mbajnë mend sot emrin e Miroslav Solevic. Sa për rikujtim, edhe një herë – ky është një lider i serbëve të Fushë Kosovës, kah fundi i viteve 1980. Dilte shpesh në TV dhe gazetat serbe për të kërkuar që Serbia ta “mbrojë popullin duarthatë serb”. Kulmin e karrierës e arrin para rrumbullak 21 vjetëve. Në prill të 1987, ia organizon një pritje Milosevicit, në Fushë Kosovë.

Pikërisht aty dhe atëherë lind edhe “miti i origjinës” — dikush do të thoshte “reinkarnimit” — së nacionalizmit serb. Sipas mediave serbe, të përditshmes Politika dhe paraardhëses së RTS, policia e dominuar nga shqiptarët sulmon popullin e shkretë serbë që veç sa kërkonin të drejta të barabarta. Milosevic del nga salla e Shtëpisë së Kulturës në Fushë Kosovë dhe aty e hallakat masën me fjalët - “Askush nuk guxon t’ju rrahë”. Kjo fjali, edhe ia shtroi rrugën për fitore në parti. Matija Beckovic, akademiku serb që sot përkrah Kostunicën, bërtet: “Aty ku është derdhë gjaku i shenjtë serb - aty është Serbi, edhe nëse asnjë serb nuk mbetet”.

Shumë vite më vonë, Solevic, në një dokumentar të shkëlqyer të edituar nga BBC, të titulluar “Vdekja e Jugosllavisë”, pranon që “ngjarja e popullit” e vitit 1987 nuk ka qenë bash edhe aq spontane. Organizatorët lokalë serbë, disa ditë më parë kishin përgatitur mirë skenografinë. Edhe gurë të mjaftueshëm kanë siguruar për “popullin duarthatë”. Edhe policia e atëhershme, e cila as që nuk ishte “shqiptare” por amalgamë e milicëve nga e tërë Jugosllavia, ishte e sulmuar e para. Udhëheqësia e atëhershme kosovare ishte e vakët në reaksione, frikësohej pa arsye nga fqinji i madh. As ndërkombëtarët fort nuk ishin të interesuar se ç’po ndodhte në kasabanë e Fushë Kosovës, në kohen kur po pritej rrëzimi i Murit të Berlinit.

Skenari i Fushë-Kosovës është replikuar shumë herë nga lidershipi i Milosevicit. Në Pakrac e Plitvice të Kroacisë, “populli duarthatë” atakoi forcat kroate, për të shënuar fillimin e krijimit të Krajinës. Në Sarajevë, një vrasje e pashpjeguar, e një krushku në një dasmë serbe, lanson një “mbrojtje tjetër të popullatës serbe” dhe fillimin e Rrethekimit të Sarajevës – një ndër ngjarjet më të turpshme në historinë moderne europiane. Valës së nacionalizmit dhe gjuhës së urrejtjes askush nuk iu kundërvu në vitet e para të shpërbërjes së Jugosllavisë, gabim ky që i ka kushtuar bashkësisë ndërkombëtare shumë. E neve, edhe më shumë.

M’u kujtua Solevic jo rastësisht, pas ngjarjeve të Mitrovicës. Matrica e veprimit të nacionalistëve serbë është dëshpërueshëm identike me veprimet e para 21 vjetëve. Shkakto incident - përdor makinerinë masive propagandistike për t’ia hedhur fajin “atyre” – dhe bëhu gati për luftë. Në të cilën mos trego mëshirë. Solevicit i është dashur kohë për ta mësuar se kujt i ka ndihmuar. Në një intervistë në Vreme të Beogradit, më 1999, Solevic rrëfehet: “Çdo gjë që bënte Milosevic, të cilit i ndihmonim, ka pasur funksion qëndrimin në pushtet. Kosova për te ishte një depo e mandateve për zgjedhje. Çdo herë që ka kallur situatën, a i ka pasur 50 anëtarë të Parlamentit që i ka fituar nga Kosova, me të cilët ka luajtur si ka dashur. Zgjidhja e problemeve do ta përshpejtonte ikjen e Sllobës nga pushteti”.

Makineria e nacionalizmit serb, që përbëhet prej një mase amorfe të “intelektualëve” dhe akademikëve që shpërndajnë teori raciste, mediave shtetërore që kanë hazër fjalorin e urrejtjes dhe kriminelëve notorë që luftërat i kanë platformë për hajni, mbeti “jetime” pas ardhjes se Djindjicit në Serbi. Me Kostunicën e gjetën shpëtimtarin – dikush që pa dhimtë do të thërret në beteja të reja me slogane të vjetra. Solevic nuk është më, por është Mirko Jaksic, person i cili përfiton 12.000 euro në muaj nga Qeveria Serbe për disa rroga në “funksionet shtetërore” që ka. Edhe zgjedhjet po afrohen, kështu që s’do mend që Kostunica me krejt këtë mesele të Mitrovicës do të mundohet t’i shkulë nja 2-3 % elektorat.

E mos u befasoni as me Administratorin e Mitrovicës Gerard Galuccin. Ai ma kujton një personazh tjetër të luftërave, gjeneralin kanadez të UNPROFOR, MacKenzie. Edhe ai kundërshtoi shumë NATO’n që intervenoi në Bosnje. Në një fjalim para senatorëve amerikanë më 1995, MacKenzie pohon që - “në Bosnje kemi punë me tre vrasës të pamëshirshëm serikë. Që të tre palët janë njësoj fajtore dhe Perëndimi gabon nëse intervenon për njërën anë.”

Askush nuk e dëgjoi atëbotë, ndërsa disa vite më vonë gazetari Roy Gutman shpalos se MacKenzie ishte përfitues i 15.000 dollarëve nga lobi serb në Amerikë. As këto para të përgjakshme nuk e ndihmuan fort se zgjedhjet për deputet në Kanada nuk i fitoi ky i mjerë. Kështu edhe ky Galucci, në një potez spektakular, dërgon e-mail 30 personave të lartë në OKB, për ta akuzuar Larry Rossin dhe UNMIK që nuk ka të “drejtë morale” për të intervenuar kundër provokatorëve serbë. Po të njëjtën letër “pahiri” ia dërgon edhe Politikës beogradase, e cila e boton menjëherë.

Si dëshmi që “ata” (UNMIK, shqiptarët, NATO, dhe të gjithë armiqtë) po e sulmojnë “popullin duarthatë”. Por, kohërat kanë ndryshuar. Skenari i nacionalistëve serbë nuk po “dhezë” më. Demonstratat e Mitrovicës më shumë tmerruan publikun liberal në Serbi sesa që krijuan ndonjë cunami të përkrahjes për Mitrovicën. Po e njëjta Politikë, dje botoi një kolumne të analistit të njohur Bosko Jaksic, i cili thotë që “hallakama e Mitrovicës është një cinizëm në funksion të përforcimit të interesave të ngushta partiake”. Kolumnisti tjetër beogradas Mihajlo Ramac porosit se “plumbat kundër OKB’së në Mitrovice dëshmojnë se plani i Kostunicës është ndarja e Kosovës”. Të shkretit Larry Rossin, luftëtarit për paqe në Haiti, Darfur e Kosovë, tani i është gjuajtur tërë makineria propagandistike serbe.

Por, tash e vërteta dihet dhe kjo duhet të na mbajë të qetë dhe në paqe. Për tango nevojiten dy vetë, ndërsa ne nuk do të duhej të pranojmë të bëhemi valltarë në dansin diabolik të Kostunicës.

Është ditë me diell sot dhe retë mbi Mitrovicë janë veç mbetje të furtunës që na shkatërroi jetën. Edhe Rossin dhe diplomatët tjerë në Kosovë, pra, le të flenë dathë dhe le ta pinë një kafe në qetësi. Në këtë déjà vu ballkanase, asgjë më nuk është njëjtë si herën e kaluar.

Petrit Selimi
gazeta Express

Dergoje artikullin me email Printoje artikullin

8 Komente

  1. Qafir Arnaut thotë:

    24 March 2008 @ 8:08 pm

    Ket Lewis Mackenzien e Kanadase, ata qe jane ne Ottawa duhet ta bejne rezil!!!! Qelbesira del ne CBC e konferenca shtypi me gjithe James Jatras (nje qelberise ortodokse ekstremiste) e i fryn flakeve

  2. DON SHEHU thotë:

    25 March 2008 @ 3:29 pm

    Nuk e di sa eshte e verteta ,por desha te shtoje disa gjera rreth pavarsise se Kosoves,pasi ndoqa emisioni ZIP ne canalin Vizion .

    Ishte i ftuar nje gazetar Kosovar me mbiemer Gashi.Ai thote se plani i Atissarit nuk eshte per pavarsine e plote te Kosoves sepse ne te perfshihet nje paragraf ne te cilen Serbia ka te drejte ne cdo moment e ne cdo kohe mund te nderhyje ne Mitrovicen pjese per te cilen dominohet nga Serbet vetem me nje njoftim qeverise se Prishtines e kjo s’paska asnje te drejte ta ndaloje e tjetra eshte se ai plan iu ofroka Serbeve qe mund te krijojne komuna te tjera ne te gjitha vendet qe ka
    rreth 5000 banore e me ebukura eshte se Parlamenti i kosoves nuk paska te drejte te vendose nje ligj n.q.se perfaqesues Serb ne parlament nuk jane dakort,kur ata jane ne vetem 5% ne parlament.Keshtu po qe se eshte e vertete nuk e di se ku eshte pavarsia ketu ,kur ti perbene shumicen e ata pakicen kane me shume force.Ai gjithashtu shpjegonte se ky plane eshte aceptuar nga drejtuesit e sotem ne Prishtine sepse ata jane te korruptuar e ata kane frike se mos Evropa u hape dokumentat gjate kohes se luftes.D.m.th une hykam tek shtepia jote vetem me nje fjale qe te them se povije ,nuk e di se ku eshte Pavarsia e kjo eshte nje loje tha ai ne front te televizionit e te tre gazetareve te ZIPIT,por une falenderoje Serbine qe nuk pranon kete Plane te ATISARIT,se ajo na ka dhene doren shume duke mos mohuar dhunen qe Serbet kane perdorur me kohe ne kete territor kunder popullsise shqiptare.N.Q.Se ndonje di me shume le te na i sqaroje ,kjo eshte ato qe degjova mbreme nga ky emision.
    Ju faleminderit,e per nje Pavarsi te plote te Kosoves e me vone dhe Camerise.

  3. Beli thotë:

    25 March 2008 @ 7:45 pm

    po serbia sot kishte kerkuar ndarjen e kosoves
    dhe ne duhet te kerkojme pa humbur kohe pjesen shqiptare ne Mal te Zi, serbi, maqedoni dhe greqi.
    dhe pastaj ti bjerin llogarise ata

  4. beli thotë:

    25 March 2008 @ 7:50 pm

    ketu e lexova ate ndarjen
    http://www.b92.net/eng/news/politics-article.php?yyyy=2008&mm=03&dd=25&nav_id=48790

  5. Ardiani Shkruaji mesazh privat thotë:

    26 March 2008 @ 9:52 am

    Tatjeta Don,

    m’duket qe e ke fjalen per Shkelzen Gashin. Rishtas, ai e ka pase nji debat rreth ksaj cashtje me Besnik Pulen, t’cilen mundesh m’e lexue n’blog t’Besnikut. Perndryshe, planin vet mundesh m’e lexue n’faqe t’unosekut.

  6. DON SHEHU thotë:

    26 March 2008 @ 1:41 pm

    Po,eshte e vertete eshte per ate .Ju faleminderit shume per sqarimin e pres te tjera artikuj te tjere per sa i perket kesaj teme aq me teper qe tani jemi nje komb e le te hedhim posht shpifjet e KGB e UDB.
    Rofte Kosova e tani me nje kushtetute me te qarte.

  7. Etrusk thotë:

    26 March 2008 @ 4:33 pm

    Mendoj se Kosova duhet te pergatitet per nje lufte te vogel dhe te shporre te gjithe ato serbe ushtarake dh agjente qe flejne kaq vjet ne Mitrovice e Kosoven mbare. Problemi ne kete rast jane nderkombetaret, qe i paraprine ketij problemi qekur e lane kufirin me Serbine hapur edhe pse KFORi nuk duhej te lejonte kete gje. Prandaj edhe Milloshi vuri kusht qe vetem Francezet te kishin pjesen e mitrovices veriore te kontrollit kur u vendos armpushimi.

    Nqs kjo gje nuk zgjidhet, shqiptaret e Presheves, Bujanovcit dhe Metvegjes kane plotesisht te drejte te rrembejne armet per tu bashkuar me Kosoven.
    Ky nuk eshte paralelizem, serbet jane shume shume me tej me kufi sec jane sot, nqs duan qe te respektohen etnite atehere le te respektohen iher e mire.
    Me qenin qe leh nuk mendoj se ka menyre tjeter per tu sillur vec shkopit!

  8. don shehu thotë:

    26 March 2008 @ 10:56 pm

    Ju falenderoj per keto citime dhe jame dakort me mendimin e Etruskit,
    le te shporret shkiaj jashte ose le te jene nen dominimin e ligjeve e kushtetutes se vete shtetit Kosovar e jo te asaj bushtre Serbi.
    Po te huajt na e kane punue me hile ,po ani s’ka gje tash po ja terezisim me vone.

Burim RSS për komentet

Komentet per kete teme jane te mbyllura.
Per t'u mbrojtur nga spam-i, Peshku pa uje i mbyll komentet e cdo teme pas 60 ditesh.