Dashuri dhe morra
Zana L. ishte plot 8 vjeç kur e takova për herë të parë. Vjeshtë 1986, fillim i shkollës. Disa e mbajnë mend atë vit, sepse morrat sapo kishin filluar të shfaqeshin në kokat që kërkonin dije të nxënësve të fillores. Në oborr, gjethet e para binin mbi pellgje. Sytë e mi takuan të sajtë - dy fëmijë nën qiellin pa fluturime zogjsh. Shikimi i ftohtë, mollëzat e ngritura lart. Në klasën e tretë fillore, mësuesja na uli në të njëjtën bankë. Unë, fëmija më i prapë dhe ajo, nxënësja e dalluar. Kombinim i keq ekstremesh. Unë dhe Zana L. Qëndruam me muaj pa folur. Unë që nuk i flisja dot dhe ajo që zgjidhte të mos më fliste. Por, emrin kurrë nuk ia shkarravita mbi bankë. Kurrë me brisk nuk plagosa zemra me shigjeta, as flatra që mbanin inicialet tona nuk lëshova në kompensatën e zezë nate të bankës.
Zana L. ishte e heshtur dhe kryeneçe. Ajo mund të shikonte me cep të syrit, por kurrë nuk të jepte një shikim të sinqertë fëmije (kurdoherë më kanë pëlqyer femrat që s’ma varin). Ndërsa shikimi im ishte i njëjti… pa takt. Disa gjëra duhet të jenë të lindura, përderisa vazhdoj t’i shikoj femrat si njeri i egër. Në thelb jam i ndrojtur. Atëherë kam qenë shumë i ndrojtur. Nuk e di pse seksi tjetër më shkaktonte gjithnjë një lloj angështie: shpejtim të pulsit kardiak, marrje fryme, tharje pështyme, rënie tensioni. Ajo më dërrmonte edhe më shumë se të tjerat. Kështu kaloi klasa e tretë, unë dhe ajo pa këmbyer një fjalë. Vera na ndau në qoshe të ndryshme bregdeti. Ajo që në një verandë me lule përkundruall valëve edukohej me manierat më të mira puritane nga babi, i cili ishte apo kishte qenë diplomat në Francë, ndërsa unë që shkruaja në ditar sesi nga pirgjet e leshterikut rrëzohesha mbi ndonjë “mut” lëshuar aty nga fëmijët pa brekë të plazhistëve. Desha të shkruaj edhe për Zanën, por ditarin ma morën, shkrimin ma ndaluan. Hiper-realizmi i një fëmije 8 vjeç binte ndesh me realizmin adult socialist.
Sërish vjeshtë. “Fan Noli” me pellgje plot shtegtime zogjsh dhe ne në banka të ndryshme. Mësuesja që më rrihte mua dhe përkëdhelte atë (dashuria është kurdoherë diskriminuese ose e shtirur). Disa nga shokët e mi, mbaj mend, kishin zënë morra. Nuk më kujtohet me saktësi kur më erdhi ideja – që atëherë m’u duk fort e mirë – t’i shprehja sevdanë, duke tentuar ta puthja. Shpulla që mësuese Sanija lëshoi mbi fytyrën time, ishte e para e zhdëpur e vërtetë që më jepnin. Isha thellësisht i tronditur. Aq i tronditur sa harrova të qaj, harrova të hakërrehem për tradhtinë e saj të vogël, harrova t’i hidhem në fyt për përdhosjen e një sekreti kalamajsh. Por, ashtu si në garat e atletikës, kur një krismë sinjalizon fillimin e sfidës, ajo shuplakë shënoi fillimin e historisë sonë. Shumë shpejt sikleti e hallakatja ndër ne u pagëzua si “dashuri” nga kalamajtë e klasës, gjysma e të cilëve ende sot kanë mbetur brenda klasifikimit të debilëve noterikë.
Dita-ditës, shpërfillja e saj filloi të kombinohet me një farë tangërllëku, pa takt dhe me shije të keqe edhe për shijet e një fëmije në klasë të katërt fillore. Lëshonte batuta krejt të pahijshme, sidomos për edukimin e saj të fisëm frankofil. Ndërsa ato shikimet vëngër dhe nënqeshjet ia kam hasur shumë më vonë vetëm në një telenovelë egjiptiane me çifte që duheshin, qanin dhe rriheshin barbarisht. E kotë ta them se sjelljet e saj të reja vetëm sa e ndezën edhe më shumë pasionin tim, tashmë djaloshar.
Dhe gënjejnë, betohem që gënjejnë kur thonë se pjekuria seksuale te meshkujt vjen me vonesë. Nëntë vjeç unë pata ereksionin e parë. Jo për Zanën, po për B., e cila kishte filluar të eksploronte kënaqësitë e mishit njomëzak nëpër ashensorët e Nëntëkatësheve me ca biçim të fortësh që i vinin vërdallë shkollës. Zanën e dashuroja me një spazmë aq hyjnore, sa veç pëlhura e Krishtit që valëvitet në kaltërsinë e pacen të Parajsës do të mund ta përshkruajë sadopak. Ndoshta të tilla janë të gjitha dashuritë aseksuale. Kështu, klasa e katërt kaloi pa ngjarje të mëtejshme që vlejnë të shkruhen, apo së paku, t’i mbijetojnë kujtesës. Ishte vetëm orvatja ime e dhimbshme për ta bërë të më dashuronte siç e dashuroja. Gati, gati guxoj ta quaj “sport ekstrem”.
Në klasë të pestë ajo më tha “të urrej”! Më vështroi mes lotësh që i rrëshqisnin nëpër fytyrë si margaritarët që me racizëm të sinqertë Jezui dukej se këshilloi dishepujt të mos ia hidhnin derrave te Dhiata e Re. Ajo nuk arrinte të bënte një nyje në pe gjatë orës së punëdores. Unë jo vetëm që dija t’i bëja mirë nyjet, por dija edhe të arnoja në mënyrë të shkëlqyer! Si vajzë nga derë e mirë që ishte, shpotitjet e mia mbi ato punë që çdo femër e denjë duhet medoemos t’i dinte, nuk i duroi dot. Shpërtheu në dënesa e sharje. Tentoi të më godiste në mënyrë krejt të panevojshme, sepse këtë e realizoi me përpikmëri mësuesja, vetëm 1 minutë nga rrokullisja e lotit të saj të parë.
Talenti im për t’u dhunuar fizikisht nga sistemi ishte i admirueshëm! E gjeja mënyrën të më rrihnin edhe kur sillesha mirë… Por, ato lot më bënë ta dashuroja edhe më fort. Më bënë të dëshiroja krahët e mi rreth belit të saj, fytyrën time brenda flokëve të zeza, të prera shëmtuar. Ndoshta, bashkë me dashurinë mund t’i kisha ngjitur edhe morrat. Në atë kohë të gjithë ne kishim morra. Sado që na ç’morrepsnin prindërit me krehra të posaçëm e me vajgur, sa kalonim pragun e shtëpisë, na ngjiteshin prapë. Por morrat e mi nuk e pushtuan kurrë Zana L. Një ditë ajo erdhi me vonesë, e veshur ndryshe, me ca rroba allasoj. “Po iki në Francë”, tha. Të gjithëve u dha dorën dhe i puthi lehtë në faqe. Mua nuk më puthi. Por, më përqafoi fort dhe më buzëqeshi teksa kthente shpinën. Pa shpoti. Buzëqeshje fëmije. Dera iu mbyll pas krahëve dhe unë kruajta kokën…

12 June 2008 @ 10:04 am
Falemnderit!
12 June 2008 @ 10:23 am
Pa “zberthehuni” pak…cishte kjo gje kaq intriguese…!
Po ne demokraci si vajten ngjarjet????!!! Tani kjo gje edhe duhet thene sepse behet fjale per dy epoka te ndryshme…me tjater dinamike zhvillimi psiko-sociologjiko-ekonomiko-libertiko-etcetc…
12 June 2008 @ 10:46 am
akllo
O me ndihmoc me nje fjale?
12 June 2008 @ 10:47 am
pa ta shukojmë njëherë…
12 June 2008 @ 10:53 am
Ai rrit rrezikun e kancereve të ndryshëm dhe ….
Si ta boj shumesin e kancer ketu una?
12 June 2008 @ 10:59 am
Sa shpejt ka mesuar te shkruaje personazhi..
12 June 2008 @ 11:04 am
kancereve, më duket. s’kam fjalor këtu…
por kancereve të ndryshmE, jo të ndryshëm.
ej, mos ma shaj duhanin, se s’të flas më me gojë. dmth me tastjerë…
po lexoje këtë më lart, se të ul rrezikun e kancerit.
12 June 2008 @ 11:18 am
tea deshi të thoshte ndoshta “sa shpejt i paskan qenë ngjallë morrat”…
12 June 2008 @ 11:21 am
me ka pelqy
Zana ime iku n’Itali ene s’kon nigju me per te. Njela tu e kerku m’facebook po mazallah
Kete B e njof ne une se kom qen FanNols
12 June 2008 @ 11:55 am
Cuditem pak se sa heret paska filluar te “dashuroje” ky djali
…8 vjec je teper i vogel;andej nga mosha 10-11 vjec, fillojne keto gjera zakonisht, por disave u ndodhka edhe me heret. Gjithesesi eshte shkrim i kendshem. E shoqerova te gjithe e leximin me nje buzeqeshje ne fytyre, ashtu si dhe te tjeret qe e lexuan besoj. U ktheva pas me kujtimet e mia dhe, mesa duket, dashuria e pare paska qene e ngjashme per te gjithe kalamajt e brezit te ‘80
e dashuroja me një spazmë aq hyjnore, sa veç pëlhura e Krishtit që valëvitet në kaltërsinë e pacen të Parajsës do të mund ta përshkruajë sadopak. Ndoshta të tilla janë të gjitha dashuritë aseksuale.
Ashtu jane cuno, ashtu jane
12 June 2008 @ 12:25 pm
akllo rrofsh! Se desh me doli nga mendja
12 June 2008 @ 1:11 pm
Ka shkruar bukur dhe duhet ta kete te”levruar”penen,me sa shoh.Ma merr mendja se duhet te jete vec prologu,se dicka me tej duhet te shkonte.Sidoqofte,bukur.
12 June 2008 @ 1:36 pm
A keni hap konkurs per hartimet e 8 vjecares-gjimnazit ne sirtar ?
Sidomos ajo mbyllja
ngjan tmerresisht me hartimet e mija te adoleshences. Same style.
Se po qe kshu po sjell ne una hartimet se mi ka rujt mami te gjitha
12 June 2008 @ 1:38 pm
Ah se harrova,
Para ca ditesh ketu ne peshk u fshi nje pasazh spontat, i mrekullueshem per ceshtjen e morrave ne shkolle fillore.
Ky autori aty e mori frymezimin dhe kopjimin ?
12 June 2008 @ 1:41 pm
O Moza, po ti je talent, o motër; do kesh qenë që në adoleshencë. Po talentet s’e dinë asnjëherë vlerën e vet, thuj…:)
12 June 2008 @ 1:47 pm
Moj ti,
Do rrish mire apo si e ke hallin.
Ti mund te tallesh, po une hartimet te mira i bojsha gjer ne vit 4 gjymnaz vetem 10 kam marre.
Edhe hartimi me i mire i shkolles mund te kem dal. Per mu nuk eshte vleresim absolutisht, sepse menyra si na mesonin te shkrunim ishte sh e gabuar dhe prodhonte budallalleqe te tilla.
Une te shkruj nuk di dhe pike. Jo me kot thomi me tallje “ke bo hartim” kur duam ta shajme nje shkrim.
Pse s’them per ty une psh qi ke bo hartim ???
Ky shoku ktu ma lart ka ba hartim dhe pike !
Per mendimin tim kuptohet.
12 June 2008 @ 1:49 pm
Falemdinerit per komentet.
Ne fakt ka lidhje me faktin se para dy javesh po kerkoja kreherin e morrave qe kisha ruajtur qe nga ajo kohe. Nje relike e llahtarshme, perfekte per ata qe kane kujtese te shkurter. Ideale si prove fizike ne ndonje debat te lodhur, kur dikush mundohet te mbroje komunizmin: I tund kreherin para surratit e i thua: Po mire, po kete e mban mend!?”.
Dhe keshtu kreheri me ka humbur. Ishte nga ata te zinjte me dhembe nga te dy krahet dhe kishte te stampuar nje si bicim logoje rrethore: Nish Goma Durres. Pastaj kujtimi sjell kujtimin dhe keshtu me radhe
12 June 2008 @ 2:19 pm
Me pelqen shume stili i te shkruarit…..dhe morrat….perfekte! hahaha
12 June 2008 @ 2:54 pm
Stil “muskuloz”…mjaft mbreselenes…pak cinik por gjithsesi pozitiv,ta gufon ate bire shpirti…vetem se neqoftese pruresi nuk e merr per keq ;do te thoja ne kohe e lagje sidomos ne komshillek te ndryshem kemi pase pervoja te ndryshme.
Megjithse V. i lagjes sone nuk ishte kaq “hashari” qe ne moshen 8-9 vjec,aty nga mosha 13 ra ne dashuri me Zana Q dhe …shume shpejt u mbush me pucrra tere qelb….(malli te pakten ky tjetri me morra qe shtypen)…”duhet te shkarkoje ” -thane mjeket dhe….. ashtu ndodhi.
U be kurriz dale , u thye ne mes per dashuri….dhe shume shpejt na la shendene…Po gjithsesi thone qe nuk e pati nga sistemi sic e paska patur ky i morrave…..
12 June 2008 @ 7:10 pm
E kam lexuar i pari kete

e thoni pastaj qe skane talent cunat e gocat e mjaftit
12 June 2008 @ 7:27 pm
qafmolla, paske qene 3 vjet me mbrapa meje te fan noli
12 June 2008 @ 9:03 pm
8 vjec?!?!?!?!?, 13-te me duket pak me e arsyshme. Megjithate shkrimi, per mua ishte fantastik. Ne ate moshe do qe te mesosh gjithecka por nuk i meson te gjitha ne te njejten kohe, ose do shikoje drasen e zeze ose gorricat qe mbante shoqja e bankes. Curiosity kill cat
12 June 2008 @ 9:09 pm
,,,,mua nuk me puthi…….
me sa duket ate plage koha s’ta pashka sheruar akoma!
12 June 2008 @ 9:24 pm
Po ta zgjasësh pak Qafën dhe të shikosh se ç’bëhet dhe në vëndet “e jashtme” nga morrat, do mendoheshe dy herë për të nxjerrë “xhevahire” të tilla.
12 June 2008 @ 9:31 pm
Kendshem…..Duket i stervitur….Nuk gjeta asgje timen perveçse Zana-L……
kur u kthye nga Franca ç’ndodhi??
13 June 2008 @ 11:14 am
I pershtatshem mbiemri ‘muskuloz’ qe perdori Idrizi (pershendetje sir!). Pelqeva dhe vleresoj perdorimin e lidhores ‘qe’ dhe fjalite valevitese qe krijon, si puna e asaj pelhures? Krishti perdorur teper, 2 here. Moza, vleresoje kruajtjen finale te kokes sepse flet per shkembim morrash e dashur, ai mund te, po edhe mund te mos, ia kete ngjitur asaj. A ajo atij.
Por, mu duk se shkrimi u hallakat shume per te dale s’di se ku, se tek morrat mund te ishte dale pak me shkurt. Prej penave te mira une nuk pres vinjeta.
13 June 2008 @ 11:20 am
E di moj e di,
Se kam zene dhe vete morra.
E kush nuk ka zene fundja
13 June 2008 @ 12:42 pm
Shkrim i kendshem dhe melodioz. Sigurisht qe per moshen qe kishin dashuria (ose semundja) mund te ishte vetem aseksuale. Ose maksimumi vetem orale.
14 June 2008 @ 2:42 am
Tropizma!
:D
:)
dhe ne kete rast ato “pershendetje” qe mund te te kemi bere” …………mire ta kemi bere !!!!!!
:D 
Me sinqeritet dhe pa medyshje …..hiq dore nga admin …:D
Po mungon si shume ne shume gjera me vlere vetem ne se po luan USER-GAME …
Ne hije (terret) shkelet edhe djalli - thone arabet …
15 June 2008 @ 2:30 am
degjo Idris (z), nuk mund ta fsheh dot. Kam nje jete te tere qe lexoj dhe me eshte bere zakon qe kur e ze nje gje, o e coj nga fillimi ne fund ose rashe e vdiqa. Ky dreq zakon me ka bere qe te lexoj edhe gjera me te vertet qe rrjedhin nga “truri i nxehur dhe i vrare” si thoshte Makbethi me gojen e Shekspirit. Ne peshk sikur ka kohe qe po mungojne gjerat e bukura. Gjithandej ndihet atmosfera e nje lufte here te heshtur dhe here te hapur kunder nje epoke historik pa dashur qe ti ve cilesorin se si ishte. Ama ne fund te fundit ajo ishte nje dege e lisit historik ku qendruan shqiptaret dhe punuan e krijuan gjera te mrekullueshme. Del si ajo puna e budallait qe priste degen e lisit ku qendronte dhe kur ra si shakull mbi guret e rruges filloi ta shante ate dege lisi qe preu, nejse historira te vdekura…..
15 June 2008 @ 2:48 am
Une jam me keq se ty z.Adriatik…
:D
..
Nga zelli tepruar i humba babait njehere se kisha manine te lexoja cdo gje qe ishte shkruar ne muret e institucioneve…
Beja dhe verejtje psh se hera heres shkruhej vetem V.C dhe here tjeter V.C Publike…
Por gjithsesi kam mendimin qe gjerat e ‘MIRA” te klasit te Larte nuk vijne ashtu qe me te parat…dhe keto (te lartat) te QAFMOLLA e premtojne me kete menyre te shkruari e interpetimi ..Ose si do i thonte TROPIZMA “ngjizje” brumi nga del buk e pjekur mire….
Mund te jem edhe i shpejtuar…
15 June 2008 @ 2:54 am
ha, ha, ha, naten e mire, apo diten e mire, ku je NY apo LA.
2 July 2008 @ 7:21 pm
Shume bukur ai qe e ka shkruajtur….Urime…
5 July 2008 @ 5:49 am
Bukur Qafmolla. E ke gershetuar bukur rrjedhshmerine dhe stilin e cilter te tregimit me humorin, gje e cila verehet qe tek titulli dhe deri tek paragrafi i fundit