Dalldisjet e një plaku!

plaku.jpg

(cikël me poezi)

1. Të thonë. . .
Të thonë, çfarë të thonë
Të dalë ku të dalë
As pyes unë për Zo’n? !
Atë do ta marrë.

Se s’pyes hiç fare
Se çfarë do thonë
Më prit, moj sylarme
Mesnatës vonë.

Derën pakësa hapur
Ta lësh ti për mua
Aq mall më ka kapur
Më s’pres, pothua.

Më thonë është e ve
Dhe zinë s’e prish dot
Po unë olele
Kam mall që s’e mbaj dot.

Ku pyet dashuria
Beronjë a e ve?
Tek qindi dhe mija
Le të jetë kallogre.

Ndaj shkova, e gjeta
(ashtu qe: e ve!)
S’e them dot me letra
Se ç’bëmë? Olele! . . .
12 shkurt 2003

2. Çast
Flegrat e hundës po të fërgëllojnë
Ashtu si të një kali hamshor
Kështu bëjnë çerkezkat kur kërkojnë
Ndonjë mashkull për të bërë amor.

Dhe ajërin midis nesh do të thithësh
Me flegrat e hundës që të fërgëllon
Po a është e mundur që të mos sajdisësh
Këtë thëllëzë që me ngulm më kërkon?
17 korrik 2003

3. S’i ngjakam Profetit
Profetit i pëlqekan parfumet, gratë dhe këngët.
Unë, natyrisht, nuk i ngjjaj Atij!
Hiqni parfumet; lini gratë dhe këngët!
Dhe do të jem unë: dorë me nji. . .
17 korrik 2003

4. Përpara një të bukure
Hiç s’më vjen turp që përulem para teje!
(Turpi? Ç’meskinitet është; i paskrupull! )
Shih si më kërcen gjaku ndër deje
Të falem, të përulem, se ti je e bukur! . . .
29 janar 2003

5. Blerim në dimër
Dimër është:janar! Dhe unë jam plak
Por, befas, ja që livadhi i shpirtit më bleroi.
M’u mbush mua shpirti me plot zambakë
Ç’ka për të çuditur? Ja, që dashuroj!

Dhe, ç’them, s’është as trill dhe as shpikje
Shikomënishprtin! Mbushur plot zambakë!
Dimri dhe pleqëria nga unë janë vënë në ikje
Hajdeni dhe do më gjeni me miken time qafë për qafë.
30 janar 2003

6. Pendim
Them të drejtën:jam penduar
Nuk ia fal vetes gabimin
Se e paçë zogën ndër duar
Injorova “cicërimmin”

Se kjko shihej:bënte mu!
Se ç’kërkoje ti nga unë
Kurse unë si copë dru
Edhe ike:”kishe punë? ! “

Domosdo që”kishe punë? ! “
Pse çfarë prisja, t’më kërceje?
Ah, moj kokë, e ke pak drunë
Më të hëngshin njëmijë dreqe!

Më vjen mendja, s’bën para
E lashë zogën që më iku
Ka hak; tash, që ma bën “na! “
Epo ç’pret nga kokëshiniku? !

Zoga mua më la shëndenë
Mirë bëri, tek e fundit
Në po zë tash gurgulenë,
S’jam i pari; as i fundit. . .
12 shkurt 2003

7. Në se dashuria
Në se dashuria është lumë ndjenjash
Unë nuk rri në breg, por zhytem në të.
Në se dashuria u ngjetë luleve të prnaverës,
që çelin nga puhiza; që çelin një nga një;
Unë nuk bredh lule më lule; e të dalë ku të dalë,
po zgjedh lulen time:të kuqe a të bardhë.
14 shkurt 2003

8. Dhe vjen një çast
Dhe vjen një çast që mbetë gojëhapur
Se “gjella” që hëngre qe e nxehtë!
Dhe, sado që tani je me flokë të zbardhur.
Zë e kërkon atë “gjellë” vërtet.

Se shije të pati dhe prapë ta ka ënda
Të hash si i pangopur nga kjo”gjellë”
Ah, ta dish! Ta dish , moj emërpathëna!
Ma ngrite mëndjen dhe ma ke bërë erë! . . .
10 mras 2003

9. Zezakja
Lëkura e ndritshme, me pore si hoje
Mishi i ngjeshur; harlisur shëndeti!
Me ty do të vija dhe hiç s’kam droje
Me sy seç të ndoqa, dhe humba, i shkreti.

Ah, them me vete, të kem mundësi
Që buzët e saj t’i thithë për një çast!
(E di sa i ëmbël është fiku i zi? ! )
Bëj analogji dhe mbushem me gaz.
17 mars 2003

10. Një bjondine mbi patina
Një bjondine mbi patina
Fap ia bën si vetëtima
As m’i hodhi sytë fare
Sikur unë mos isha fare? !

Dhe rrëshqiti veç me vrap
Mbi patina kaloi fap!
Unë e ndjek veç me sy
Më vjen keq që s’jam i ri.

S’jam i ri, po ende shoh
Se kam zemrën që rreh, oh!
Ah e oh me aq psherëtima
Për bjondinen mbi patina.
30 mars 2003

11. Nën fustan të hollë
Nën fustan të hollë, lexohen “nishanet”
Sa në zë një kollë e gati po zgjuaj lagjet!
Ghë-ghë me shkumë; më mbyti, më shoi
Ah, i mjeri unë, ç’nishane pashë, moj!

Tani që i pashë, mëndja mbetë atje
S’ka më the, të thashë; gjumë hiç s’po fle!
Fajin ma ke ti! Kaq të hollë fustanin?
Si t’ia bëj, si? Dua të “ha” nishanin.
3 prill 2003

12. Zemra ime
Zemra ime:zemër plaku! Si nga vërsa, si nga trupi
Por rehat s’e lë meraku; s’do t’ia dijë fare nga turpi.
Mezalla s’e dëgjon zemra:rreh e rreh si e goditur!
E kam fjalën:sa sheh femra! Epo thuaj që s’ka roitur? !

Ka roitur:s’ka se si? Se si zog i trëmbur dridhet
S’u gënjej që vallahi; as dëgjon dhe as më bindet!
Si djalosh kështu më rrihte; iu bë huq apo zakon?
Ah, moj zemër që s’më bindesh! Sa sheh femër, tingëllon!

Tingëllon si një zilkë; se s’ka vrullin që më kish
Por një femër (sa e mirkë! ) seç ma ndjellë nga pas ogiç!
Zemra dridhet si një zogë; tamam zogë që rri e trëmbur
Turpin me të e ha tok; nuk duroj sa shoh një femër.
7 prill 2003

Përparim Hysi, shkruarpër “peshkupauje” më 13 nëntor 2007

Foto

Dergoje artikullin me email Printoje artikullin

99 Komente

  1. Blendi thotë:

    14 November 2007 @ 2:37 am

    S’e them dot me letra
    Se ç’bëmë? Olele! . . .

    …If its rocking
    don’t come knocking

  2. Aiglon thotë:

    14 November 2007 @ 2:50 am

    Bravo Zoti Hysi,

    Qofshin dalledisjet e pleqerise sone keshtu si tuajat :-)

  3. qoftelargu thotë:

    14 November 2007 @ 4:05 am

    Qenka e vertete qe sa me shume plakesh aq me neps paske,keto jane mesazhet e Hysit.E po u plakshim sa me shpejte!

  4. edrus thotë:

    14 November 2007 @ 8:00 am

    11 dhe 12 ma lujtën trunin :)

  5. Cheney thotë:

    14 November 2007 @ 8:25 am

    Mos tu thafte pena kurre Perparim :)

    ‘Pendimi’ , klasik :)

  6. Erion Selmani thotë:

    14 November 2007 @ 9:13 am

    Bukur Z. Hysi,

    Ju jeni nga ata burra qe s’kane nevoje t’i prekin femrat (bjondine mbi patina)me dore per t’i kenaqur, ngaqe me vargjet tuaja dhuroni ushqim shpirteror, kenaqesi dhe art!

  7. Laura thotë:

    14 November 2007 @ 10:35 am

    Erion po flet ne emer te femrave ketu?

    Nje femer qe ka lexuar (pak = nje fije) kritike letersie do te thoshte:

    (Poezia nuk di e s’mundet te qendroje ‘gjate’ mbi ’skandalozen’ pervuajtje te synetllekut! Ah moj femer, jam plak se c’te kisha bere! Qenke e bukur e une deshtak , por mos kujto se me shpeton se me te ’shkruar’ nje e me te lexuar dy ta kam bere ate qe s’mundem (ah une i ziu) as ne enderr… Pa le me kur ata si une , me ferkojne paksa , sigurisht pas aktit te kryer, te te ’shkruarit’ natyralisht…

    :(

    Nuk eshte Poezia masturbim, me vjen keq qe jam e para ta them ketu, por mjaft durova! Edhe nuk po bej shaka aspak!

    E shoh qe po konsumohet, por te pakten vijini vleren e konsumimit!

  8. Koth thotë:

    14 November 2007 @ 10:37 am

    Erion,

    Papi eshte nga ata burra verte mund te jete nga ta burra s’kane nevoje t’i prekin femrat (bjondine mbi patina)me dore per t’i kenaqur, po femrat duhen prek ne me dore ene me gjere bile. ( per t`i kenaq e kam fjalen ) :)

    Papi eshte rok !

  9. Erion Selmani thotë:

    14 November 2007 @ 11:18 am

    KOTH, po çfare te bej Hysi ne moshen e tij me teper per femrat? Jemi ne te rinjte qe duhet t’i kenaqim femrat me gjithçka!;)))

    Laura; Avash motra. Une bej nje koment ne muaj ketu dhe plasen “masturb…” qe permend ti.
    Une nuk jam redaktor i peshkut prandaj s’varet prej meje se çfare botohet ketu.

  10. Moza thotë:

    14 November 2007 @ 11:38 am

    Erioni : “KOTH, po çfare te bej Hysi ne moshen e tij me teper per femrat? Jemi ne te rinjte qe duhet t’i kenaqim femrat me gjithçka!;)))”

    - Jo me gjithcka more Erion, por me ato qe duhet,aty ku duhet, atehere kur duhet. Ule poshte biberonin dhe mendoje nejhere. Pastaj se me ca i kenaq papi femrat ate se dime ne, edhe doren ne zjarr mos e ver ti. Poezite i here i ka te bukura.
    Pastaj nuk jane vetem te rinjte qe do kenaqin femrat, se ka femra te reja e femra te vjetra. Apo ti do te kenaqesh edhe femrat e vjetra ??? Mos bej shume sevap, ruaje veten, he xhan :-)

  11. Erion Selmani thotë:

    14 November 2007 @ 12:12 pm

    Ah moj Moza qe jam “vogelush” ne dashuri.:))
    Femrat mbi te gjitha kenaqen edhe me fjale, pastaj me te tjera.

    P.S U frymezova per nje shkrim ne blog, madje do dergoj edhe nje shkrim dashurie ketu, varet nga redaktoret nese do e botojne.?!

  12. Moza thotë:

    14 November 2007 @ 12:16 pm

    “Femrat mbi te gjitha kenaqen edhe me fjale, pastaj me te tjera.”

    – ????????????????????????????????????????????????????????
    No Comment

  13. Cheney thotë:

    14 November 2007 @ 12:30 pm

    ”Femrat mbi te gjitha kenaqen edhe me fjale, pastaj me te tjera.”

    dmth ne rregull papi; fjalet duket se si kane mbaruar..

  14. adriatik thotë:

    14 November 2007 @ 12:46 pm

    Nëse poezitë e Papit u quajtkërkan masturbim, çfarë quhet qemanja e ciganes që kaloi midis rrebesheve më të egra të dashurisë se atij që shiti kalin e Driteroit? Po qepët me kripë që u vintë cicave kjo cigane agolliane çfarë quhen? Le ta marrim më shtruar. Letërsia e mirëfilltë botërore është e mbushur me figura më të drejtpërdrejta dhe nuk i kanë quajtur “masturbime”.
    Natyrsht që nuk pretendoj të them më shumë se sa një amator i thjeshtë letërsie por dje këtu në peshk lexova intervistën e Driteroit. Aty kishte diçka per vleresimet e shkrimtarëve ndaj njëri tjetrit.

    Perparim, besoj se më kupton që as që dua të bëj apologjinë tënde, dhe po të mendoje ndryshe me të vërtetë do ndihesha i fyerë.
    Përsa i përket tufës së bukur të poezive, ndihem shumë më pak i lodhur nga puna e rënde e këtyre ditëve. Vetëm ay njeri që nuk ka ndjerë ndonjëherë erën e manushaqeve dhe të trëndelinave do thoshte ndonjë fjalë që nuk shkon me tharmin e jetës. Sidoqoftë faleminderit për emocionet!

  15. t_red thotë:

    14 November 2007 @ 1:00 pm

    Kur lexon “dalldisjet e nje plaku”, mund te te shkoje mendja se behet fjale per Papin, por, kur sheh foton, duket sikur eshte Kofi Anan , varianti kur ishte ca me i ri, ose Alfons Gurashi (ndjese), pas nje qendrimi te gjate ne diell te forte. I mean, ndjese serish….

  16. Perparim Hysi thotë:

    15 November 2007 @ 1:57 am

    Ju falenderoj te gjitheve qe lexuat poezite e mia.Une jam ky qejam dhe me nuk nderoj dot.Mendoj qe askend nuk fyej me vargjet e mia(e kam fjalen per poezite lirike me teme dashurie) dhe jam prudent me te gjithe ata qe japin mendime.Jam i ndergjejgshem se nuk jam i”tretshem”per cdo stomak,por jo deri ne “masturbim” sic shprehet”pa shaka?!” z.Laura,te cilen nuk e njoh vec permjet internetit.Nuk e di pse ka marre kaq perpjekur,duke e ngritur zerin disa oktave qe,c’thote ajo,eshte e padiskutueshme.Qe nuk i pelqen c’shkruaj une,ka te drejten e saj.Dhe kete e them pa shaka.Te thuash,”e kam pa shaka”,eshte pak a shume se te tjeret qe japin mendime ketu,e kane me shaka.Nje gje i them Laures,si plak qe jam:-Gjykimi i nje poezie nuk eshte i prere si dy e dy bejne kater.Fjala e rende dhe e pavend,sidomos kur eshte pa shaka, ne,pleqeve na ngre tensionin e gjakut.Sa per ate fjalen “perkedhelese” ne adresen time, e kam harruar qe ne prag te adoloshences ketu e nja pese dekada e gjysem me pare.Dhe,per t’i dhene fund,kesaj fjales sime po te them:se afermi do dergoj edhe shume poezi te tjera po ketu tek”peshku…”.Me po ate tematike se i kam”Ditet e prapme te Pompeut”.E kam pa shaka.

  17. INA thotë:

    15 November 2007 @ 2:09 am

    Papi, nuk e ka me te keq Laura jo, vetem se e tepron ndonjehere.
    Ti Papi je nga ata poetet qe krijojne lulishte imagjinare per lexuesit e tu, me mjete rrethanore, dhe nuk ka asgje te keqe ne ate mes. Disa duan ta shijojne aromen e luleve, disa jo…;)

  18. qoftelargu thotë:

    15 November 2007 @ 4:05 am

    Pa shakaja te ngre tensionin,me shaka te ngre kandarin por me moshat e plakura duhet te shoqerohet me gjymin me uje te ngrohte,mos haro gjymi duhet te jete i kallaisur

  19. Laura thotë:

    15 November 2007 @ 4:19 am

    Po c’pati Laura aman?
    Une i them “Laura qepe, vazhdo punen tende!”
    ajo s’me degjon, e tak e jep nje koment kritik, nga ato te sajat (qe dhe zgjon zemerata) te peshqit! S’me ngelet shume hatri me te se c’ti besh e ka zemren flori dreqja, e kane fajin ato qe thote. Po ku i merr gjanem?

    Ina mire e ke ti do t’i them mos ta teproje here tjeter se…

    Papi, Laura ta ka thene dhe here tjeter ate koment. Me thene te drejten e vleresoj shume qe eshte aq e sinqerte edhe thote mendimin e saj (sidomos ne fushen qe po specjalizohet e diku duhet te bazohet ne ato qe thote). Rruges, edhe une si ty Papi, pashe shume djelmosha te ‘bukurive’ te ndryshme, aq ma ngriten peshe mendjen sa bera nga nje poezi per sejcilin, dyzete cope vallahi, ka lezet. Titullin ja vura librit “Ky eshte ART”… por do ta botoj vetem kur te behem plakushe, se tani s’ma mban…

    nejse

    Laura s’do ta perserise me gabimin, ne fakt une e binda qe te kerkoje doreheqjen, se mjaft e kemi duruar midis nesh!

    :)

  20. Laura thotë:

    15 November 2007 @ 4:24 am

    disa nga perlat e mia:

    Poezi

    1.
    Pashe nje dale mashallah
    I thashe : kuj i ben numra mo ti
    Se te bej per gjynah

    2.

    Ti ore burre i martuar
    Se c’me dukesh fort i llastuar
    Ato vithe kur m’i tund
    Se c’ferkohem me sa mund…

    3

    Thone se je fort i ri
    S’ke eksperience ne dashuri
    Mos ke frike zemra ime
    Te meson zysha sit e besh hartime…

  21. INA thotë:

    15 November 2007 @ 6:19 am

    Me shkrive me keto poezite. E kuptova ku e kishe.

  22. I. thotë:

    15 November 2007 @ 3:33 pm

    keto poezite te shtojne jeten. O Papi, une tani po i printoj poezite e tua, por do kisha shume deshire ti kisha te gjitha te permbledhura! :) Kur do ti botosh? respekte

  23. capri thotë:

    15 November 2007 @ 4:09 pm

    nuk e di pse, por keto poezi nuk me pelqyen fare…….

  24. LEO thotë:

    15 November 2007 @ 6:45 pm

    POEZI E KENDESHME

  25. Pjer Thomas thotë:

    15 November 2007 @ 8:05 pm

    Hap shishet nat per nat
    per çudi nuk dehem
    ne vendin tim e tat
    poeti jone dehet :-)
    Papi habitem me kete zjarrin tend rinor :-)

  26. doriani thotë:

    15 November 2007 @ 8:58 pm

    une nuk para e kam zakon q te merrem me komentet e komentueseve,perveç faktit kur ka ne mes diçka qe ka te beje me parimin ne pergjithesi,siç mund te ishte ne kete rast.Per Lauren:pa dashur te hyj ne koment rreth asaj qe mund te ishte ose jo vlera e,poezise se Perparimit,çdo te thote qe poezia nuk eshte masturbim,kemi filluar tani te veme pikat mbi I rreth asaj qe nuk eshte ose jo poezia.Deri me sot,nuk kam pare poet ose kritik letrar te marre persiper je barre kaq te rende.Ne raastin me te mire,kam pare njerz qe shfaqin pikepamjet e tyre rreth artit ne pergjithesi,dhe kam kuptuar qe sa me shume jane qartiste,aq me pak te sigurte dhe te kujdesshme jane kur flasin rreth tij.Ti nga menyra sesi flet,duket sikur i perket nje planeti tjeter poetesh ose edhe kritikesh,sepse vetesiguria jote(per mendimin tim) kalon kufijte e prepotences.Une di qe ne at asnje prpoçede letrare nuk perjashton tjetren,dhe meqe te pelqen te lexosh kritike,e di besoj qe thuhet se nuk ka nje menyre per te shkruar mire,jane disa te tilla.Mund ta vezhdoja edhe me gjate me nje sere pyetjesh(retorike ne pjsen me te madhe)por me thene te drejten dyshoj qe do te pertypesh edhe keto qe te thashe se nuk shoh tek ty te mbizoteroje llogjika e ftohte e artistit qe i mjafton vetja per te mbajtur gjalle vetesigurine e tij,por vetem nje pjese te egos qe nuk ka arritur te behet ambicje dobidhenese.
    me respektin e duhur ne te tilla raste,doriani.

  27. Laura thotë:

    15 November 2007 @ 9:54 pm

    Per fat te mire, nuk jam e para femer qe u revoltoka nga i njejti proces imponues, kryenec, irritues sa qe edhe ne ART guxoka ne shekullin e 21 ta paraqese imazhin e femres vetem si objekt seksual “ta futa! ta futa! Ma ngrite ! Ma ngrite!”.
    - Kush te doje te duartrokase le te duartrokase
    -Kush te doje te besoje se po tregohet i/e miresjellshme se po hesht, le te tregohet e/i miresjellshme
    -kush respektoka ‘doren e perbashket’ le ta respektoje…

    Une per vete jam individe ne radhe te pare por dhe besoj ne ate qe tha Sartri:
    “duke jetuar/shkruar veten ti jeton/shkruan edhe jeten e te tjereve. Mjaft me me justifikime se dikush tjeter ta paska ne dore jeten. Je i lire te zgjedhesh! Je i lire te jesh pergjegjes per zgjedhjen tende”.

    Dhe une e ndjej veten te lire, te them kjo lloj poezie me acaron nervat. Sepse pretendon se po perfaqeson artin e poezise kur ne fakt eshte riprodhim recete’, ah sigurisht me nje rime nga mbrapa. Poezi te tilla perse i shkruajne vetem meshkujt? Une e provova edhe nuk po bej shaka qe mund te prodhoj te tilla sipas oreksit…

    Akullnaja po me shkruante qe ndjente edhe ajo neveri nga poezi te tilla.
    Perse Akullnaja nuk vjen ta ndash opinioin tend ne sheshin (e Burrave - thone burrat !!! Po ne femrat ku ta gjejme nje shesh ku te dalim pa frike, apo s’na paskan dhene akoma nje shesh! Sepse burrat thane ehste i burrave)

    Perse femrat e tjera nuk e thone hapur ate qe mendojne (apo do te presim nga meshkujt te revoltohen. Nga shqiptaret kjo s’po ndodh akoma. Ne Amerike cdo studjues a dashamires letersie mashkull (po-po) do tí flakte tutje keto poezi. Perse nuk e provon zoti Papi tí perktheje’?

    Ose po i perkthej vete e po i shperndaj ne klasa aty ku ka profesore, poete, edhe kritik letrare! Te shohim cdo te thone ata. Se Laura per cafredo qe mund te thote ka EGO sepse shkruan edhe ajo, prandaj do te krijoje adhurim per veten duke share te tjeret!!!
    (Mjaft me argumente te tilla, se duke bere indiferentet a llastuar per sy e faqe (bile edhe me anonimitetin) kemi ngelur aty ku kemi ngelur per faqe te zeze. Edhe librarite shqiptare mbushen me libra te tille poezish qe shkruajne e rishkruajne femren, qe perdhosin vetem femren!!! Sí sú ngopet ZOTERINJE!!!

  28. Perparim Hysi thotë:

    15 November 2007 @ 11:54 pm

    Laura!Me fal qe te paskam zene deren dhe nuk po marrke dot fryme,se te paskan revoltuar poezite emia.Je e lire:mos i lexo dhe hic mos ua vare sikur une nuk ekzistoj.Perse te bekan karshillek dhe ta shpifkan jo vetem ty,por dhe akullnajes apo ku di une deri ku ka shkuar alarmi;bile ti qenke kaq e nxehur sa do t’i perkthesh dhe do t’ua japesh(nuk e di se kujt,xhanem) dhe mjeri une ,mandej,te gjej vend dhe te futem.Nje gje duhet te dish:gjykimi eshte subjektiv qoft kur behet edhe nga njerez te specializuar.S’te pelqen poezia me rime ty;mua nuk me prishet asnje pune.Nuk te jam imponuar as ty dhe askujt.Noten ne poezi e vene lexuesit.Sa kohe qe ata e pelqejne(pergjithesisht keshtu ka ndodhur kur kam botuar ne Shqiperi) une do shkruaj.Vulen dhe tapite e poezise nuk ka si t’i kem une.Por mendoj qe askush nuk e ka kete tager ne menyre absolute.Apo jo?Ne gjithe literaturen boterore femres i thuren kenge dhe une,me aq sa mundem,ate kam bere.Ato”ma ngrite,ma fute e fjale te shplara” nuk ia lejoj vetes as t’i shpreh me goje dhe jo me shkrim; prandaj duhet te gjesh adresen e atyre qe shkruajne e shprehen me kete gjuhe vulgare.Nuk dua qe te behem i bezdishem per lexuesit se mund te
    vazhdoja me gjate.E,sa per kritiket ,ku e futke veten,them qe Gete e ka lene me shkrim nje postulate.Shiko se mos e gjen(ndoshta dhe e di?).Te them vetem kaq:ne bote ka shume poete e shkrimtare te medhenj qe jane bere te pavdekshem.Tani,te lutem,bej nje paralele me kritiket dhe del ne kut.Kritiket e medhenj jane shume te pakte.Por ne fund te fundit,kur e thuaj shume sakt,pse t’i vijme anes problemit?Sipas teje me qe ty dhe nuk e di se kujt tjeter nuk i pelqeka poezia me rime dhe une mos shkruaj.Poezia me rime nuk eshte shpikja ime.Prandaj,per mos u zgjatur,une do shkruaj po me rime.Ti dhe kushdo qe nuk e pelqen kete lloj poezie(me rime!) e kane shume te lehte:mos e lexojne.Se detyre shtepie nuk e kane,de!Te pershendes qe gjerat i thuaj hapur dhe pa shaka.

  29. akull-naja thotë:

    15 November 2007 @ 11:54 pm

    Oooo, po nuk kam kohë mi, Laura, s’kam kohë, se kam një mëndje për të shitur të hënën dhe kohën për artin sot ma hëngri një pa-e-zi që donte medoemos të dilte.

    E dyta, dhe më e rëndësishmja, është se s’jam entitled për kritikë letrare, veç kur ma kërkojnë me qorromidhe, gjë që Papi s’e bëri. Do isha gërricë me ndonjë koment idiot (ata po që ma shpifin), të cilit ti iu përgjigje sipas qejfit tim.

    E treta, dhe ndoshta më interesantja, është se mua nuk më neverisin poezitë e Përparimit, biles ca poezi të fillimit i kam pëlqyer sepse ka një lloj vuajtje të bejtezuar. A është vuajtje e vërtetë dhe e ndier dhe e sinqertë, apo është vuajtje imagjinare, apo thjeshtë dëshirë për të pasur dëshirë, këtë s’kam as moshë, as seks dhe as diplomë ta them.
    S’di pse s’shkruajnë femrat nga këto lloj poezish (a thua vërtetë s’shkruajnë?!), a mor si më ike, a si s’të kapa dot, e ku di unë, por besoj se indinjata, nëse do kishte vënd, do duhej të ishte për VËRTETËSINË E NDJENJËS, për të cilën më bën të dyshoj përsëritja shumë e shpeshtë e subjektit, që mua më ka hequr dhe interesin e leximit. Dhe s’ka të bëjë fare me të qenit femër, dhe me të ndierit e abuzuar në emër të gjithë femrave të botës që kanë rënë në sy të autorit, por me kënaqësinë e leximit, e cila mund të mashtrohet fillimisht prej risisë apo dëshirës për të njohur (në blogosferrë, ne shkruhemi përditë e nga pak, me komente sidomos, s’jemi anonimë, ose më saktë vetëm emri na mungon, krejt e kundërta e shkrimtarëve të botuar që u njohim vetëm emrin dhe prej të cilëve presim diçka cilësore), por që me kalimin e kohës, mësohet dhe kërkon substancë…dhe shkon e lexon Dostojevskin (p.sh.)

    Kështu pra, Laura…

    Përshëndetje, Përparim!

  30. laura thotë:

    16 November 2007 @ 12:15 am

    Perparim,

    Une e dija qe ti do te zemeroheshe e prape thashe ate qe mendoja. Nuk e kisha me rimen sesa me temen e poezive te tua (kot ta dredhim muhabetin). Kritiket letrare vertete kane mendime te ndryshme, por si kritiket, si poetet , si lexuesit e thjeshte bien dakort me disa gjera.
    Une nuk thashe qe poezia erotike nuk ekziston dhe konsumohet, tjeter gje erotikja tjeter gje streperseritja e te njejtes ide shekullore ‘dashuria e femres” qe do te thote, po ta perkthesh tek poezite e tua, cfare dashurie eshte ajo? femra na del nje cope mishi ku ti si poet atij mishi i ben cfare te te teket.

    Normalisht po them mendimin tim. Akullnajes mbase nuk i intereson se si prezantohet imazhi i femres ne pergjithesi por shija e leximit. Per mua shija e leximit varet nga ajo cfare sjell poezia me gjuhen.
    Ja te ju sjell per shembull 100 cope poezi me te njejten teme, “Sa te bukur jane djemte e vegjel” . e te gjitha fillojne e mbarojne keshtu:

    Une jam plak
    nje plak i ngrate
    por dashuria s’me ka lene
    se aq lart e ngrita zene

    per vogelushin tim te vogel
    qe dua ta thith, ta kem loder

    kur me del ai ne oborr
    krahu im kerkon nje dore

    Mu ne rreze ka nje nishan
    dua t’ja ha ate babaxhan….

    ta shtri pastaj perdhe
    e cfare beme o miq ‘olele’

    pasi u ngopa mire e mire
    kerkoja akoma per te mire

    aty afer kaloj nje cunak
    edhe pse ishte zezak

    doja me gjuhe ta pershkoja
    e gjer ne mengjes aty ta kafshoja

    pastaj kur doli dielli
    nje djalosh me pershendeti
    ja mbylla syte nga mileti

    e me mua erdhi djal i shkreti…

    kam dhe 99 cope te ketij lloji.

    Mos do te inatoset dikush se po krijoj 100 poezi me teme: Nje plak shkon pas djaloshareve te rinj, derisa i fut ne dore?

    E cte keqe ka kjo?
    Mua me pelqen. Edhe disa te tjereve mbase do ju pelqeje, si thoni…?

  31. laura thotë:

    16 November 2007 @ 12:22 am

    si konkluzion, laura ka mendimin e vet.
    Papi me te drejte thote, harroji poezite e mia e mos i lexo
    edhe une me te drejte te them, Papi i ke sjellur per tí komentuar, e une dhashe kontributin tim.

    Sic te kam thene se disa tregime te tuat mund te behen klasike ashtu dhe te them qe keto poezi jane per faqe te zeze (e mos me thuaj se je plak, se nuk je per meshire. Ti vazhdo te jetosh si te duash e te shkruash cfare te duash, por nese kerkon lexues, do te kete dhe nga ata qe reagojne pa meshire (dhe ku ka gje me te neveritshme se meshira, Artisti kurre nuk kerkon meshire)

    TUNG

  32. Laura thotë:

    16 November 2007 @ 12:26 am

    e perse e fshite komentin tim?

    Apo e kishte fajin poezia qe shkruajta?

    Kjo tregon qe dhe arganizatoret qenkan kthyer ne …

    epo domosdo!

    te shkruash per femren poezi ne ate lloj, eshte e pranueshme
    ndersa te shkruash poezi te po atij lloji, ne ndonje menyre tjter ehste e papranueshme…

    Komenti im duhet te risillet
    perndryshe ….

  33. Perparim Hysi thotë:

    16 November 2007 @ 2:14 am

    Akullnaja!Pershendteje reciproke.Te falenderoj qe gjete kohe per ta thene fjalen tende.Sidoqofte,une e vleresoj mendimin tuaj.

  34. Dori thotë:

    16 November 2007 @ 2:30 am

    Shkrimet nuk sillen vetëm për komente, sillen edhe thjesht për t’u lexuar. Unë për vete s’para i kam qejf poezitë në përgjithësi dhe këto të z. Hysi janë paksa të lodhshme për mua, por i hedh ndonjë sy në të rrallë se qëllon që ka ndonjë që më pëlqen. Historitë e z. Hysi ama me zor i pres.

    To each his own… (secilit atë që i pëlqen…)

  35. qoftelargu thotë:

    16 November 2007 @ 3:48 am

    Laura,une jam me ty,por mos merr persiper te korrigjosh te tjeret,liria prandaj eshte e gjere,dikysh pelqen bejtet,tjetri urren Kadaren,mos harro,Sartri ka qene reaksionar per brezin e Hysit qe si Agolli i pelqen rakia dhe haremi,pastaj neve na terheq kraba nga vulgarja

  36. Blendi thotë:

    16 November 2007 @ 6:46 am

    Laura, nuk gjej ndonje koment te fshire. ne rast se e ke fjalen per perlat me lart une i lexova. Vura re nje permiresim te nuancave nga 1-shi tek 3-shi.

    “3
    Thone se je fort i ri
    S’ke eksperience ne dashuri
    Mos ke frike zemra ime
    Te meson zysha sit e besh hartime…”

    Bukur. Une do ta kisha nder te isha nxensi yt, i bankes se pare dhe ores se fundit. ;)
    Kurse ne lidhje me ceshtjen te duartrokas. Per qendrimin, per vemendjen , ato shprehjet pershkrimet vulgare, si “ka bole” nuk te shkojne, dhe tregojne se nga vijme si kulture. Kurse per fjalen “burrneshe” nuk te kam pyt cfare mendon.

    Poezite e Papit nuk jane te neveritshme. Per mua jo e jo (disa te kendshme), po as per ty nuk jane. Sepse qe te neveritet dicka, duhet ne thelb te jete e lige, e piste, perverese. Duhet te jete shkak dhe jo, si ne kete rast, redux.

    Ajo qe nuk po kuptohet tek kritika eshte qe i drejtohet autorit dhe lexuesit njeresh. Dhe qe nuk u drejtohet rimave si rima por subjektivizimit te femres nderkohe qe femra vuan. Pandjeshmeria jone eshte ajo cka eshte vene ne shenjester dhe jo aq rimat e Z. Hysi. Nje shprehje qe Kotherja ma kujtoi para nja dy ditesh thote, ne shtepine e te vdekurit nuk flitet per vdekjen. Keshtu eshte deri diku edhe me femren shqiptare qe me sa mund te imagjinoj ka te drejte te revoltohet kollaj dhe shpesh, thjesht per shkak te pabarazise qe i perplaset ne fytyre perdite. Dhe ketu eshte qe kuptoj se Laura nuk flet ne nivel individual edhe pse flet si individ, flet per (ne emer te) femra te tjera.

    Une si tip nuk e preferoj konfliktin, por ne raste si ky, me sinqeritet eksitues ne debat, perpiqem te shfrytezoj castin qe te kuptoj tjetrin/tjetren. Eshte mire kur ne vend se te perplasim egot te marrim me te miren nga shkembimi.

  37. Topsi Krets thotë:

    16 November 2007 @ 2:16 pm

    Kush eshte ky i perveluari i shekullit mo? Ore po c’jane keto “bejte” maniakesh mo? Vetem poezi nuk quhen dhe qe ta quaj poezi nje se ç’beme! Olele eshte kulmi! Nejse emrin e ka per poet por nese behesh poet me keto vjersha maniakesh. E mbeshtes me plot bindje revoltimin e znj.Laura. Jemi te gjithe jashte vendit tone qe te them se mund tu perfshije patriarkizmi i sprovuar i shqiperise. Nuk e ka askush te drejten te injoroje keshtu femren : “(E di sa i ëmbël është fiku i zi? ! )” apo dhe shembuj te tjere shume te “vyer”!
    Persa i perket para-folesit nga amerika, do ti thoshja vetem qe mos te merret me punen e kritikut leterat pa bere shkollen e posaçme.

    Jam shume i indinjuar me keto “piselleqe” qe po na ofrojne “leteraret e rinje” shqipetare per nga mos-serioziteti dhe perçartja e diskursit.

    Turp dhe vetem turp te kini, po ta lexonte nje femije kete cfare do te thoshte, kjo eshte letersia bashkohore shqiptare?!

    Turp dhe vetem turp qe perdorni te vetmet organe te difuzionit mbare-kombetar per ti mbushur ma keto “poshtersira”.

  38. edrus thotë:

    16 November 2007 @ 3:10 pm

    Topsi, në fakt ato vjersha nuk i ka shkruajtur për fëmijë si puna jote…. ka dhe që i pëlqejnë.
    Vazhdo mësoi fëmijëve se si të gjejnë diamante për t’ju ofruar të dashurave…

  39. Topsi Krets thotë:

    16 November 2007 @ 3:36 pm

    Cfare ti mesoj femijeve te mije une mo?
    “azhdo mësoi fëmijëve se si të gjejnë diamante për t’ju ofruar të dashurave…”Ore as nuk me duket se jam shprehur ndonjehere ashtu dhe kurre nuk do me shkonte ne mendje nje poshtersi e tille, pak dinjitet ju lutem!

    Ku kam hyre, mo, c’eshte ky sit, klani i maniakeve?

    Te kini turp ne vetvete!

  40. artan thotë:

    16 November 2007 @ 3:40 pm

    Topsi,
    Sa vjet burg duhet te beje, per kete Perparim?Ka bere ndonje hata?Te shkruash, ashtu ,ndoshta edhe keq disa vargje ,a duhet te shpehesh , me ato fjale, sikuse ti, Turp,turp turp dhe vetem turp ? Vetem poshtersira nuk jane ato vjersha. por ti po me dukesh si nje polic me shkop ne dore,na lere rehat Papin se e dume te gjithe ketu.

  41. emigrant thotë:

    16 November 2007 @ 3:54 pm

    ……………………
    Perparim, o more burre,
    Ti me buke, ato me gure………

    popullore e Kukesit (me RRedaktor tepelens) ;)

    Papi, boj hajgare, nuk osht aq keq puna si duket me shikim t’par’ jo…. se ai qe te sha (dmth t’kritiko prefesionalisht), te don fort….

    Ah, ene nji t’funit, s’osht keq me qen i cik kontroversial (e thash’ mir’ e?)… me qen i cik ne spotlight, nen blice paparacesh, femnave ju bi t’fiket kur kalo, meshkujt ngrijn’ pri admirimi… VIP hesapi, kaba nga Halit Berati… per ju posacerisht Laver Bariu… tip Selmon Ruzhdiu a Ruzhdi Selmoni… shijoe per sa koh’ vazhdo Papi, se audJencen e ke te zgjedhme…. mos e merr si t’vetkuptume :D :P

  42. Topsi Krets thotë:

    16 November 2007 @ 3:59 pm

    ore jeni ne vete apo jo, ky “autor” thote qe i ka botuar keto poezi dhe ju mi mbani anen?! cfare ta quaj une nje gje te tille kur femija im te kape neser ne dore nje liber te tille, cfare ti them? Si t’ja shpjegoj une qe ne bote ka dhe njerez qe poezine e perdorin per te shfryre dufin epsheror?!
    Ka shume faje shqiperia dhe nuk cuditem qe nje redaktor mund te pranoje nje botim te tille per arsye perfitimi dhe pa kushtuar vemendje ketij degradimi.
    Une nuk kam folur per burg por per burgim do ta ndihmoje se do me delte me nje liber tjeter “Dalldisjet e nje plaku ne burgim”!!!
    Nuk e kam te stilistika e cila vete nuk eshte e zbatuar aspak (nqs perdor rrime duhen zbatur rrokjet dhe rregullat e vargut dhe jo shkel-e-shko)
    por te mbrendesia kuptimore e cila eshte degraduese.

    Turp eshte pak, me besoni.

  43. emigrant thotë:

    16 November 2007 @ 4:07 pm

    O Topso, kalamoni ka per t’pa video poRRRRnografike mrapa kurrizit tat sa ka per tu shkep mer, ene ti ke per t’kujtu se osht tu bo detyrat e shpis…. eh, koh’ t’kqia thuj… koh “difuzJoni” viral global dhe i gjo tjeter qe mbaro me “al” por qe s’po e them se s’osht veni ;) (ene m’gje si Papin masanej)

    PS ti m’duket se fol ka Evropa, Tops, ene un’ s’di gjo cere bojn evropJant aktualisht, po knej ka baba Bushi, s’guxo kalamonia me u bo 10 vjec, se fillojn reklamat me ngarkese seksuale, me shikime t’kalamonit qe ene BerXhit BardotJa ose Merilin MonRRojsJa do u dukshin inocente mer inocente fare…. ah, kena lind me vujt thuj…. ene Papi na u desht…. ;)

  44. artan thotë:

    16 November 2007 @ 4:11 pm

    Topsi,
    Duhet te jesh mbi 18 vjec qe ti lexosh,poezite e Papit ndoshta faji i Papit eshte se, qe n fillim duhet te kishte shkruar,
    Lejohet te lexohen:
    “vetem per moshen, mbi 18 vjec”
    ..dhe keshtu edhe Papi do te ishte ne rregull edhe ti gjthashtu!
    Topsi je shume i vecante,per kritika!

  45. Koth thotë:

    16 November 2007 @ 4:19 pm

    Topsi Krets,

    si jeni nga shpia mire ? E kam fjalen seksin femer une.

  46. rual thotë:

    16 November 2007 @ 4:30 pm

    per Vit te Ri, deshe te shtosh Lume :D

  47. Topsi Krets thotë:

    16 November 2007 @ 4:30 pm

    ike ike, te pafytyre! njerez te ulet. qenkeni ulur te gjithe, nuk ka mbetur asnje te mbaje rrapin…

  48. artan thotë:

    16 November 2007 @ 4:34 pm

    :),

  49. emigrant thotë:

    16 November 2007 @ 4:51 pm

    Koth&Lori, u shtu dhe nji qe ball tythen (TM) me ne….

    I futa i model statistike, Koth, ene Topsi m’del me 37% AQO mu…. kishe naj menim ti per ket pik… ;) :D

  50. Koth thotë:

    16 November 2007 @ 4:55 pm

    Cim,

    nuk ka AQO kaq trap. Keshtu qe ai mu m`del 0 %.

  51. Zana thotë:

    16 November 2007 @ 4:56 pm

    mbrendesia kuptimore eshte degraduese….Me pelqeu shume kjo…fare.
    Ja me ne fund Topsi na gjeti Vargjet Satanike ,Hysi Selman Ruzhdiu Shqiptar.Hysi merre si kompliment…(L)Vargjet jane te mrekullueshme Hysi.Menyra si i kendon ti dashurise eshte e veçante dhe origjinale.Me mrekullon carica vitale qe tregon.

  52. Latex thotë:

    16 November 2007 @ 5:01 pm

    Koth,
    ky topsi kropsi eshte me shume se 50% AQO, do te veme bast?

    O topsi, na thuj te verteten o rraptar, je AQO apo s’je AQO?

  53. Zana thotë:

    16 November 2007 @ 5:08 pm

    Pastaj si perfundoi…a ishin a s’ishin poezi keto te Hysit?Une Artin e poezine e mas me ate ç’ka me shkaktojne mua…ç’sensacione,ç’mendime e ndjenja…Ndofta ndokujt i vjen keq por keto poezi jane afrodiziake…Me nje fjale taralelshe….Kur i lexon te japin sensacionin te kesh ndonje per uf e buf,keshtu fshatshe pa sofistikime di civilta’.Tula e tulica….Eh Papi….ç’ma prishe mendjen me keto mejtime sapo erdha te peshku!Si paskam ndenjur xhanem!!

  54. Topsi Krets thotë:

    16 November 2007 @ 5:11 pm

    EmiGranat eshte nje nder te vezhgohem nga analistet ne nje Average Qualitative Opinion, por nuk jam une qe duhet vezhguar por çeshtja apo jo!
    Dhe sa per Immigration and Nationality Act (INA) mos e bap per kythe problemin sepse ne kete gjuhe di te flas dhe une se po e shoh ne cfare zhuli paskam rene!

  55. Zana thotë:

    16 November 2007 @ 5:12 pm

    Shiko ç’lidhje fantastike ben Hysi ;çerkezkat e amor…….

  56. Latex thotë:

    16 November 2007 @ 5:31 pm

    Top-si,

    Asaj pyetjes nuk iu pergjigje, je AQO apo s’je AQO? Ate average lerja emigrantit ta perdore ne llogaritjet e tija …

    Koth, fakti qe topsi mund te jete mbi 50% AQO u nderon me shume; Ajo average QO eshte konstante per grupin ne fjale.

  57. emigrant thotë:

    16 November 2007 @ 5:32 pm

    hej, a ju ra n’sy qe erdh Zana? apo jom dhe i vetem trim ne lufte une?….
    Mirsevjen! Shyqyr qe u hapen rruget…

    Epur si muove

  58. adriatik thotë:

    16 November 2007 @ 7:42 pm

    Më çudit fakti që për një kritikë të Laurës lidhur me konsideratën e saj për vjershat e Papit, askush nuk kthehet dhe të thotë se ku është ” masturbimi” apo nuk egziston kjo konsideratë.

    Në fakt Laura duhej që të ulej dhe të vërtetonte atë që ajo e quan masturbim. Cilët janë vargjet dhe strofat që e përmbajnë këtë gjë? Edhe shumë të tjerë nuk u ulën dhe të provonin se masturbimi as që nuk hyn fare këtu por më shumë merren me dikë që vjen, siç duket, për herë të parë ne peshk dhe zë e thotë gjithë ato thagma për të ulur vlerat e një krijimi apo të krijuesit.

    Topthi duket që nxehet kot, vetëm se ka parë qe është nxehur biseda në peshk dhe oburra të filloj dhe unë të nxehem.
    Mua më duket absolutisht e çuditshme kritika pa fakte, kështu kjo punë, më shumë i ngjan një “bisede” trushkulurish sesa bisedave në përgjithësi serioze, karakteristikë e peshkut. Se të ishtë dhe çështje shakaje si e kanë bërë dhe mjaft të tjerë në këtë bisede, nuk të vjen keq.

    Do të më pëlqentë shumë që Laura, për të cilën unë kam respekt për shkak të shumë shkrimeve të saj dinjitoze, të jepte mendimin e vet të bazuar për kondiseracionin e saj që shumëkush e kundershtoi megjithëse prapë pa argumenta.

  59. edrus thotë:

    16 November 2007 @ 8:53 pm

    Adriatik, kur shkruan(postime), Laura është 1(njish)(Kuptohet për ata që e pëlqejnë si puna ime), por kur komenton……..
    … do ndonjë temë me 500 komente?? Fto Laurën dhe ndonjë tjetër dhe ke për ta parë se 500 kalohet brënda 24orëve ;).
    Sa për poezitë e Papit, ato janë lirika për shpirtin e terjaklinjve, por sot, nuk dinë gjë se ç’është as shpirti dhe as terjaklillëku.

  60. Pjer Thomas thotë:

    16 November 2007 @ 9:15 pm

    Siç po shoh, gjakrat qenkan ndezur :-) Papit i ka marre flak fantazia :-) Laures iu ndez gjaku :-) ndersa Tropsi Krets iu prish gjaku :-) Ketij te fundit , si peshk i ri qe na ka ardhur , do ti rekomandoja te lexonte temat politike dhe ekonomike, te mos merrej fare me letersine.

  61. Laura thotë:

    16 November 2007 @ 11:11 pm

    Adriatik,
    Ke shume te drejte. Aresyeja perse nuk solla shembuj eshte per thjesht faktin se Autori me siper nuk perdor simbole heremetike e mu duk shume e thjeshte per te vertetuar argumentin tim nga vete lexuesi . Por me duhet patjeter te jap tani disa shembuj per argumentin tim pasi shoh qe eshte tashme manipuluar nga disa komente.
    Po e filloj me nje koment qe i kam bere Autorit duke vene ne dukje te njejtin shqetesim te tanishem.

    Laura thotë:
    6 Gusht 2007 @ 1:47 am
    “Perparim, bukur i kendon dashurise…si duket kur te behem edhe une plake shemtaraqe do thur kryeneqesisht urine e maskuar me poetiken per djalosharet e rinj qe s’do ma varin me…Me habit qe pleqte u kendojne kaq shume te rejave por asnjehere plakave… apo plakat anasjelltazi…Eshte njerezore do me thoni ju, ti dhe emigranti mbase. Eh, eshte njerezore por e fshehur nen nuret e poetit … (pasi nje plak qe masturbon mendjen e tij per te shtene ne dore si e si nje vajze te re … qe iken e iken e tmerruar nga kthetrat e tij…do ishte i perbuzshem per shoqerine…)
    Sic e shpreh qarte ne komentin me siper, shqetesimi im nuk ka te beje me erotiken. Erotikja ka ekzistuar dhe do te ekzistoje ne letersi (i madhi SADE psh). Shqetesimi im ka te beje me faktin se shume poezi qe serviren ketu nen etiketen “DASHURI’ fshehin dicka tjeter. Perse ta fshehin? KU ESHTE DASHURIA? CFARE QUHET DASHURI? Keto pyetje sigurisht kane te bejne me shqetesimin tim personal qe i kundervihen me gjithe shpirt procesit shekullor te viktimizimit te femres duke e kthyer ate thjesht ne nje objekt seksual dhe sigurisht duke i ngjeshur nga mbrapa mitin DASHURI (sic e ka shpjeguar qarte Simone de Beauvoir ne librin saj ‘Sexi i dyte’, ne ato kapiturj ku flet per mitet dhe letersine por sic e kane shume te qarte kritiket letrare ne fund te shekullit te XX – sigurisht ata kritike qe kane lexuar, duke permendur ketu Derrida, Kristeva, Foucault, Adorno, Duras, Bathes, Monique Witting, Butler, etj, etj).
    Le te marrim disa shembuj nga poezite e tua ku une si lexuese, vertete nuk arrij ta shoh ‘DASHURINE’ por shoh dicka krejt tjeter:
    8. Dhe vjen një çast
    Dhe vjen një çast që mbetë gojëhapur
    Se “gjella” që hëngre qe e nxehtë!
    Dhe, sado që tani je me flokë të zbardhur.
    Zë e kërkon atë “gjellë” vërtet.
    Se shije të pati dhe prapë ta ka ënda
    Të hash si i pangopur nga kjo”gjellë”
    Ah, ta dish! Ta dish , moj emërpathëna!
    Ma ngrite mëndjen dhe ma ke bërë erë! . . .
    = autori ketu flet per pleqerine. U mbarua gjella. Cfare te jete kjo gjella? Dashuria? “ Të hash si i pangopur nga kjo”gjellë”. Le te vijojme me tutje… per te kuptuar “gjellen”.

    10 mras 2003
    9. Zezakja
    Lëkura e ndritshme, me pore si hoje
    Mishi i ngjeshur; harlisur shëndeti!
    Me ty do të vija dhe hiç s’kam droje
    Me sy seç të ndoqa, dhe humba, i shkreti.
    Ah, them me vete, të kem mundësi
    Që buzët e saj t’i thithë për një çast!
    (E di sa i ëmbël është fiku i zi? ! )
    Bëj analogji dhe mbushem me gaz.

    = Ne kete poezi, poeti kerkon “Fikun e Zi” (ashtu sic kerkonte me pare me ngulm gjellen). Cfare kemi te bejme ne kete poezi me dashuri apo me seksin? “Ah, them me vete, të kem mundësi”, poeti nuk e ka mundesine prandaj do te mbushet me gaz ne menyre klandestine, shkurt do te masturbohet. Ku eshte dashuria?

    17 mars 2003
    10. Një bjondine mbi patina
    Një bjondine mbi patina
    Fap ia bën si vetëtima
    As m’i hodhi sytë fare
    Sikur unë mos isha fare? !
    Dhe rrëshqiti veç me vrap
    Mbi patina kaloi fap!
    Unë e ndjek veç me sy
    Më vjen keq që s’jam i ri.
    S’jam i ri, po ende shoh
    Se kam zemrën që rreh, oh!
    Ah e oh me aq psherëtima
    Për bjondinen mbi patina.

    = Ashtu si ne poezine ‘Zezakja” , poeti ‘dashurohet’ pas bjondines qe kete here eshte edhe mbi patina, domethene me e pakapshme. Femra ne keto poezi normalisht nuk ka ze, eshte memece, kuptohet pasi kemi te bejme me nje monolog te poetit i cili po shfleton nje reviste femrash “qe ia ngrejne mendjen”. Poeti gjithashtu nuk eshte i ri, cfare nenkupton se bjondina ‘sigurisht’eshte e re; rinia dhe bjondina e ‘bjondines’ sigurisht e bejne poetin te ‘vuaj’? Patinat dhe rinia e vajzes e bejne te rreshkase ate nga duart e PLAKUT por atij perseri i rreh zemra, apo mbetet i uritur per te ngrene fikun dhe gjellen. Ku eshte dashuria?

    30 mars 2003
    11. Nën fustan të hollë
    Nën fustan të hollë, lexohen “nishanet”
    Sa në zë një kollë e gati po zgjuaj lagjet!
    Ghë-ghë me shkumë; më mbyti, më shoi
    Ah, i mjeri unë, ç’nishane pashë, moj!
    Tani që i pashë, mëndja mbetë atje
    S’ka më the, të thashë; gjumë hiç s’po fle!
    Fajin ma ke ti! Kaq të hollë fustanin?
    Si t’ia bëj, si? Dua të “ha” nishanin.
    3 prill 2003

    = perseri uria e poetit plak per te ngrene kete here “nishanin”qe nenkupton vaginen e femres. Kemi te bejme perseri me nje deshire SEKSUALE. E jo dashurine, te pakten me ate qe shoqeria sot nenkupton me dashuri, ose te pakten duhet ta ‘theksojme qe ehste ‘DASHURI SEKSUALE’.

    12. Zemra ime
    Zemra ime:zemër plaku! Si nga vërsa, si nga trupi
    Por rehat s’e lë meraku; s’do t’ia dijë fare nga turpi.
    Mezalla s’e dëgjon zemra:rreh e rreh si e goditur!
    E kam fjalën:sa sheh femra! Epo thuaj që s’ka roitur? !
    Ka roitur:s’ka se si? Se si zog i trëmbur dridhet
    S’u gënjej që vallahi; as dëgjon dhe as më bindet!
    Si djalosh kështu më rrihte; iu bë huq apo zakon?
    Ah, moj zemër që s’më bindesh! Sa sheh femër, tingëllon!
    Tingëllon si një zilkë; se s’ka vrullin që më kish
    Por një femër (sa e mirkë! ) seç ma ndjellë nga pas ogiç!
    Zemra dridhet si një zogë; tamam zogë që rri e trëmbur
    Turpin me të e ha tok; nuk duroj sa shoh një femër.
    7 prill 2003

    = “Ah, moj zemër që s’më bindesh! Sa sheh femër, tingëllon!”/Tingëllon si një zilkë; se s’ka vrullin që më kish/”Ketu poeti i referohet PENISIT i cili ndonese gjendet fatkeqesisht ne nje trup te plakur tingellon akoma per cdo femer. Kuptohet edhe i behet reference vrullit qe penisi kishte ne rini e qe ndoshta tani e ka humbur… Nje element i ri shtohet ne fund te strofes: turpi. Perse te ndjeje turp personazhi nga zilka qe tingellon. Ku qendron TURPI?

    5.Një mike
    Një mike më rri përbri
    Dhe në rri,mirë bën që rri!
    Por më rri,më ha me sy
    Çfarë të them që vallahi…
    Si t’ia bëj,as vetë s’ia di
    Ja tek është:nuk luan,aty!
    Ia mbërthej unë timin sy
    Epo pse?Kushdo e di…
    3 korrik 2002

    = Si ne shumicen e pozive , poeti fillon me nje ndjenje pafuqie, impotence seksuale, mirepo quditerisht, pavaresisht nga vitet 60 (qe poeti i perserit shpesh) , ne fund te strofes gjithmone gjen fuqine per te kryer aktin seksual. Procesi i shkrimit e fuqizon doren e plakut me seksualitetin e rinise dhe ai arrin ta kryeje ate qe duhet kryer:
    Ja tek është:nuk luan,aty!
    Ia mbërthej unë timin sy
    Epo pse?Kushdo e di…

    = pra orgazmen. Ne kete peozi ndryshe nga me te meparshmet, mikja femer duket qe e sfidon poetin, duke i ndenjur perballe, dhe duke e ngrene me sy. Ne pamje te pare duket sikur femra ka nje (agency ne anglisht), liri veprimi, e jo si ne rastet e tjera vecse ‘perdhunim’, por po ta konsiderosh me vemendje nuk i shpeton objektivizmit sepse plaku arrin ta shtiej ne dore, e sigurisht te ja “mbertheje”…

    6.60 vjeç jam rrumbullak
    60-vjeç jam rrumbullak
    Hajde gjej si unë një plak!
    Për nga mosha,jam goxha
    Por nga mendja tra-lala!
    Shoh një femër,syrin kllap
    Domethënë,më pritt pak?!
    Ja të priti!Po pastaj?
    Mos e pandeve kollaj?
    Se Janina ka dava
    Dhe s’kalon me ahaha!
    Se është lumë që nuk ka va
    Do të mbytesh,o bela?!
    Është lumë me shtjella shumë
    Edhe plaku ra bëlldum!
    Mirë t’u bë,o firaun
    E ke pak,në s’të vu drunë…
    22 korrik 2002

    = Ne kete poezi mbizoteron ndjenja e fajit , turpit , denimit dhe gjithashtu tortura e ideologjive te shoqerise “E ke pak,në s’të vu drunë…”. Poeti flet per nje ndjenje qe nuk eshte e ligjme por perkundrazi e erret qe e ben ate te vuaj edhe te kerkoje vete te vetflijohet a te denohet (Perse ndjenja e dashurise ta beje plakun te kerkoj dru. Mos kemi te bejme me nje ndjenje perverse, nje plak pervers qe do te shtije ne dore vajzat e reja … por ky perversitet shfaqet si nje ndjenje qe e shperfytyron poetin duke e droguar, pra duke mos e pase me aresyen ne dore, dhe poeti kerkon NDIHME

    7.Një lule e brishtë
    Një lule e brishtë,tek më rri përbri
    Më vështroka”liksh” dhe më ha me sy!
    Seç më ha me sy,edhe më buzëqesh
    Domethënë,oi:ku je,mor sylesh?!
    Ku je,mor sylesh,merr apo nuk merr veshë
    Merr apo nuk merr veshe nga “gjella me preshë?!”
    Unë po si sojli,seç qëndroj serbes
    Ajo prapë me sy:ku je”gollomesh?!”
    S’mban më ujë pilafi,sfidën e pranoj
    Më hipi inati(”sherrin” e pagoi)
    3 qershor 2002

    = Vini re perseri, qe Lulja (femra) e sfidon poetin duke e ngrene me sy, ndonese sigurisht ehste nje lule e brishte (patriarkalizmi: femra eshte lule e brishte!!!!). Gjella me presh, preshi ne gjelle…
    S’mban më ujë pilafi,sfidën e pranoj
    Më hipi inati(”sherrin” e pagoi)

    = Si ne cdo rast tjeter, femra e paguan mire ate sfide. Sigurisht del fitimtar mashkulli plak qe kuptohet e fut mire preshin ne gjelle…

    8.Pse?
    Pse i perëndon sytë,sikur të vjenë gjumi?
    Se ta dish,moj shpirt,vajta i paudhi!
    Vajta i paudhi,megjithëse jam plak
    Për ty,o moj dritë,ca vjete i flak.
    Ndoshta jam 60-të,s’e luan rrumbullak
    Ca vjete i flak dhe bëhem çunak.
    Nga gjumi të zgjoj,ashtu tak-fap!
    Zjarri t’na përvëlojë,të dy pak nga pak…
    16 qershor 2002

    = ne kete poezi femra ehste ne gjume. por AI e zgjon tak-fap me urdher, dhe plaku 60 behet cunak dhe sigurisht ben seks me vajzen e mitur, qe po flinte me pare, por tani qe eshte ZGJUAR nga mbifuqia seksuale e plakut (hmmm?)

    10.Gruaja dhe lulja
    Dhe ngjan një grua me lulen
    Sa ç’ngjan një pikë me pikën?!
    A s’fishken e thahen të dyja,
    Po s’u vaditën?!…
    12 qershor 2002

    = O padrejtesi shekullore! O femer! Degjo e kupto se cdo te thote te jesh nje femer. Sigurisht je nje lule e brishte qe fishkesh shume shpejt, per te ekzistuar duhet sigurisht te vaditesh (nga nje zorre mashkullore me lengun e vet” se perndryshe jeta jote s’ka kuptim, perndryshe ti je nje zero me bisht. (Po ti femer a duhet te vadisesh? Po ti femer a lind jete? – ku kane rendesi keto per poetin, rendesi ka vaditja e vagines tende nga mashkulli, sidomos nga nje mashkull plak, i derrmuar fizikisht e qe ka ne ndihme SHKRIMIN per tí lejuar sundimin e vet te deshiruar, vecse ne keto poezi kuptohet sepse ne jeten reale cdo femer kishte thirruir policine nese shume e mitur ose do ta kishte qelluar aty ku i ‘dhemb kaq fort’)

    11.Pleqërisë aspak s’i bindem
    Më zu nepsi,më zu “fruthi?!”
    Shih bandilli,vajzën puthi!
    Kthen bandillja,puth bandillin
    Tash,gati,më krryen syrin!
    Se dikur dhe vetë qeshë djalë
    Ndonjë zogë putha me mall!
    Tash,kuptohet,shkoi fuqia
    Por makut më bën zilia.
    Ziliqar,po kam dhe neps
    Ku s’më qasin,dua “pjesë”
    Dua pjesë dhe zë e grindem
    Pleqërisë aspak s’i bindem.
    14 mars 2001

    = Poeti ketu futet, dhe kryen perdhunim mes qiftit. Nuk e pranon padrejtesine:

    Dua pjesë dhe zë e grindem
    Pleqërisë aspak s’i bindem.

    12.Të puth pak?
    Unë të thashë:-Të puth pak?
    Ti ma ktheve:-Dashke shumë?
    Dhe u bëra zemërak
    Pa marr leje,putha unë!
    Ti u bëre paparunë
    (Unë u tremba,vërtet pak!)
    Por ç’dëgjoj,ç’dëgjoj unë:
    -Puthëm prapë!Puthëm prapë!
    Kjo më bëri si dragua
    Ndaj të hodha unë në krahë
    Vetëm puthjen,-thashëunë,-dua
    Ti më fale një dynja…

    13 mars 2001
    = Poeti puth pa leje…se behet zemerak dhe i versulet vashesh duke ja RREMBYER puthjesn. mirepo sigurisht vasha aq kenaqet nga puthja sa pastaj don me shume , me shume… Kemi te bejme me nje permbushje egoje seksuale : (Shih sa mashkullor qe jam une, sa i kenaqshem, oh-oh-oh!)

    9.Vjen një zonjë
    Vjen një zonjë me karafil
    Edhe dëng mua me bërryl
    Domethënë,more bandill,
    Në mejdan hajde më dil!
    A durohet t’më vërë “brirë”
    Unë po dihet,jam qafir
    Zë e “rrah” mirë e mirë
    Sa të”vdekur” e lë,shtrirë.
    2 korrik 2002

    = Zë e “rrah” mirë e mirë/ Sa të”vdekur” e lë,shtrirë.

    5.Ti
    Ti që je si pak e turpshme
    Mua seç më mbushe me huqe.
    Në se ke syrin si Miss,
    Unë ty qejfin ta ujdis.
    Heq ca vjete mbi kurriz
    Bëhem djalë dhe zë”psonis”
    Se s’mbaj”borxhe”mbi kurriz
    Për atë sy,shpirtin bitis.
    28 nëntor 2002

    = Në se ke syrin si Miss,/ Unë ty qejfin ta ujdis.

    2.E pashë miken
    E pashë miken që më kishe
    (më mirë mos e kisha parë?!)
    Ah,se si ishte!Se si ishte!
    Flori-argjend e shkruar.
    Ah ,ç’sy!Ah,ç’sy!Ç’të them?
    Të tillë s’kam parë gjëkund
    Nuk di,nuk di me ç’kalem,
    Ta shkruaj atë,nuk mund.
    Dhe është e “zënë”.Nuk ka se si?
    Se kush nuk e lakmon arin?
    Të them të drejtën,të kam zili:
    -Hallall!Hallall thesarin!
    Në fund të fundit,të paça fatin
    Çfarë tjetër unë të them
    Kam timen për të “nxjerrë inatin”
    Kam timen si madem…

    = kemi nje zili po seksuale (jo dashurie) nga ana e poetit. Seksuale sepse prape kemi te bejme vetem me fiziken , me SYRIN E ZI. Mirepo sigurisht ne strofullen e fundit poeti nuk e pranon disfaten (mos shtirjen ne dore te mikes se TJETRIT) ndaj sic Dhelpra tha nuk jane te pjekur rrushte, ai thote, mos ke merak se e kam nje dhe vete: “”Kam timen për të “nxjerrë inatin”
    Dhe është e “zënë”.Nuk ka se si?
    Se kush nuk e lakmon arin?
    Të them të drejtën,të kam zili:
    -Hallall!Hallall thesarin!

    = Kush ehste thesari? Sigurisht trupi i femres, ne menyre po seksuale pasi ai trup zgjon vetem epshe , dhe pangopesi sexi (Hallall! Hallall!)

    5.Buzëqeshje kalimtare
    Si buzëqeshje kalimtare
    Kjo ditë sot m’u duk
    Se në ëndrra djaloshare
    Më futi një çupë.
    Të ngrohtë ajo m’hodh vështrimin
    (më tha dhe çfarë më tha?!)
    Dhe e rinoi ajo Përparimin
    Sa lëre,mos e nga!
    Se ç’do një plak,si unë,më tepër
    Përveçëse një shikim.
    Po ai shikim të jetë,patjetër:
    Të jetë,i gjithë,përvëlim!
    Përvëlim ma pat ajo shikimin
    Kjo dukej ashiqare!
    Ndaj dita sot për Përparimin
    Qe-buzëqeshje kalimtare.
    16 gusht 2002

    = Vini re qe ketu poeti nuk pranon as te fshije emrin e tij : “Dhe e rinoi ajo Përparimin”

    2.Nostalgji
    Sulmoj unë një tufë si me tërsëllëmë
    Sorkadhen e bukur e kam vënë ndër këmbë!
    E kam vënë ndër këmbë,e bëra fërtele
    Kur?JO tani.Ka ndodhur atëhere…
    Atëhere,atëhere… shumë kohë më parë
    Kur qeshë stuhi ere,pra:kur isha djalë!
    Tani kam dëshirën,po mungon fuqia
    Nga të gjitha ç’bëra,më mbetë nostalgjia.
    Fuqi unë nuk kam,por ama kam neps
    Sa shoh një të “mirë”,ghë-ghë një lemzë
    Ghë-ghë një lemzë,mezalla s’pushon
    Qejfi ma ka shumë,”zemreku” s’punon.
    =E kam vënë ndër këmbë,e bëra fërtele/Kur?JO tani.Ka ndodhur atëhere…
    Fuqi unë nuk kam,por ama kam neps
    Sa shoh një të “mirë”,ghë-ghë një lemzë
    Ghë-ghë një lemzë,mezalla s’pushon
    Qejfi ma ka shumë,”zemreku” s’punon.

    10.Unë
    Kohë e re,avazi i vjetër:unë po cylës me një vrimë!
    Dhe sado që burrë i vjetër,zë këndoj për dashurinë.
    Dashuria?Unë e di:është për vajza e djem të rinj
    Por sado jam pleqëri:mendje e zemër po aty!
    Dashuria më rinon,më heq vite që nga supe
    Zemra zë dhe më gufon,edhe zë hedh gjak me gulçe!
    Ndaj dhe bëhem:çfarë të shoshë(shih e shkruaj se ç’bukurosh?!)
    Pleqëri,moj,mbeçë shëndosh!S’mbahem,s’mbahem:jam djalosh…
    8 gusht 2003

    = Ku ehste dashuria? Poeti ketu mbulon me emrin dashuri fjalen ‘SEKS’’. Dashuria dihet nuk eshte e turpshme per pleqerine (gjyshi qe do mbesen, plaken e tij, femijet , etj etj. s’ka asgje te turpshme). Ajo qe qenka e turpshme per plakun eshte KEMBANA e SEKSIT
    Perse ta fsheh kete ndjenje autori? Perse ta shese ate ndjenje nen petkun e dashurise? (duket sikur funksionon, shume komentues arrijne deri aty sa ta quajne autorin te denje per ta krahasuar me Lasgushin , poetin e madh te dashurise….

    14.Një mikeje
    Mu si mëze e njomë që s’e njihje frerin
    Ja,kështu u njohëm:tërboje tërë Fierin!
    Frerin unë ta hodha:e hëngre me dhëmbë
    Dhe unë u “tërbova”:të vura ndër këmbë!
    Tani pesë para seç vajti sehiri
    Se unë qeshë”usta”:isha pak”qafiri!”
    Të vura mëgojzën dhe të bëra zap
    Pastaj hëngra hojzën që ma kishe mjaltë…
    17 mars 2004

    = kjo poezi eshte edhe me problematike per seksin femer:
    Të vura mëgojzën dhe të bëra zap
    Pastaj hëngra hojzën që ma kishe mjaltë…
    Bukuroshja fierake kthehet ne skllave!!!!

    10.Ato buzë
    Ato buzë të fryra,plot epsh
    Gati,mua,më rrufitën!
    Jo,jo të tilla s’mund të gjesh
    Për to pranoj “koritën”.
    Se buzë të tilla keq të ndjellin
    Të ndezin,të shtojnë nepsin
    Kur mua,plakun,më këndellin
    Të rinjtë,s’do mend:i ndezin.
    Të ftojnë ato,të vënë në ngasje
    Rehat nuk e fle gjumin.
    Për buzë të tilla,pranoj”përplasje”
    Pse mos,si plak,dhe turpin…

    = dhe pastaj sigurisht, komentuesit meshkuj jargavisin buzet, si thoni ju lexues, pas dashurise? apo pas dickaje tjeter?

    1. emigrant thotë:
    1 Tetor 2007 @ 4:22 pm

    Puuu, c’paska qene ajo “bullgarja”….
    Vjeshte, 2002… lere lere….
    (Mos thuj qe ka qene tjeter, se po du me t’justifiku para Sikes…. )

    Sic e shikoni, pyetja ime ehste me vend “Ku ehste dashuria?”
    Me respekt
    LAURA

    (Nje lule mizorisht jo “e brishte”!!! )

  62. Laura thotë:

    16 November 2007 @ 11:19 pm

    Edrus,
    ngele duke me etiketuar. Nje here qenkam e jashtezakonshme ne komente, nje here qenke i dashuruar, nje here me urreke… tani shkruakam mire artikuj por komentet i paskam sketerre…

    Thuaj cke per te thene!
    Po etiketa te tilla, kaq autoritare duhet te te vij turp qe i hedh lart e poshte sic te vjen per qejf, pa argumenta…

    Po s’te duhen argumentat se tí me ke ne pellembe te dores apo jo?

  63. artan thotë:

    16 November 2007 @ 11:42 pm

    Laura,
    I ke bere nje analize sikur poezite e Papit do te hynin ne ndonje Akademi Letrare,nuk e di si ta quaj i ke mare shume serioze,por si keto te Papit gjen ne internet me shumice, ne fund te fundit keshtu eshte realiteti,nuk jane te gjithe njerzit si ty,Ne fund te fundit tek cdo njeri ,mendoj edhe tek ty,ka pak banalitet.,por ndryshimi eshte se ti e fsheh ,kur se Papi, jo!
    s
    Me gjithe ate e respektoj . profesionalizmin tend.,te analizes.

  64. Artan thotë:

    16 November 2007 @ 11:51 pm

    Dicka tjeter,si do qe te jete,Papi i ka mare parasysh te gjitha,kot nuk i ka vene edhe titullin Dalldisja e nje plaku,pra cdo gje qe ti analizon,e ka thene vete ai me pare ,dalldisje,(budallallek)..natyrisht ato nuk jane poezi profesionisti,por thjesht amator..

  65. Laura thotë:

    16 November 2007 @ 11:56 pm

    Artan,

    sic e thashe me pare,
    nuk po u ndaloj konsumimin, te pakten vini etiketen e duhur e mos na e shisni per dicka tjeter sepse (o cmenduri) paska dhe lezues (paksa shume serioze) qe i merrkan gjerat aq seriozisht sa te thone:

    Me fal! S’po e shoh dashurine. Po shoh dicka tjeter
    Perse ke turp ta mbulosh!

    Duhet ta sqaroj dhe nje here, nuk u vura prangat ketyre poezive, poeti ua ve vete prangat kur i mbulon me ndjenjen e turpit e pastaj me masken e dashurise… Ate ndjenje TURPI e gjen kudo, sic ke shembujt me siper, e sa te tjere, dhe poeti te na tregoje vete, perse duhet te kene keto poezi TURP kur po flitet per nje dashuri seksuale. Poeti e denon vete veten! PERSE valle?

    Sa per ’skllaverizmin e femres” ne ato poezi eshte pikerisht ky akt i turpshem, qe ato poezi i analizova seriozisht! Autori vete e ka thene qe do tí botonte ato libra, dhe une do ta justifikoja kohen time nese ai do tí hiqte ato poezi ku e ka pershkruar femren skllave’si psh. “femra eshte lule qe duhet vaditur se perndryshe fishket”!!!

    Sidoqofte Artan, kot te flas me shume, analiza flet vete dhe nese ti nuk e shikon aspak vleren e asaj qe them, nuk ehste faji yt mbase por i nje shoqerie te krimbur patriarkale qe akoma s’po e kupton se i ka ardhur fundi!

  66. emigrant thotë:

    17 November 2007 @ 12:04 am

    Laura, dhe un’ kujtojsha se s’kishe kohe ti…. :D
    Te starbucks e coj veten, me laptop ne dore duke kerku nji poezine tate te dikurshme… me nji cun qe u dukte i mire ne kercim, por me mbrapa… :( ;) :D paj Zotin po nuk e solle…. mos me bo me kerku gjith peshkun tani…. ose kush ta dije le ta sjelle… eshte nje poezi me vizore…. :)

    PS nuk lexova gje nga analiza jote, sepse objekti eshte inekzistent per mua.
    Cheers!

  67. Irisi thotë:

    17 November 2007 @ 12:13 am

    Une kur i lexova keto poezi thashe ne fillim te mos i konsideroj si te vlefshme per koment.Po meqenese ketu shumica i jane kthyer Laures (keshtu ndodh zakonisht kur “guxohet” ti behet nje kritike dikujt qe deri ne ate moment te gjithe duartrokasin),doja thjesht te beja te ditur qe s’e mendon vetem Laura ne kete menyre.Une jam krejtesisht dakort me te.Keto nuk jane poezi, per mendimin tim jane bejte.
    Ndoshta nje mendim kritik si i saj do ishte mire qe te shihej si i dobishem dhe jo menjehere te gjykohej vetem sepse eshte jashte “turmes”.

  68. emigrant thotë:

    17 November 2007 @ 12:21 am

    E gjeta…. Laura, e kisha llafin per:

    Kur bien panatallonat…Kur bie burreria…

    Kot thone qe femra eshte si pusi
    S’ka cfare te fsheh ajo e gjora
    Duket carte… prandaj kot s’e lusin
    Poshte qarqafeve s’ vuan nga vizorja…

    Cool attitude!

    Cheers again! ;)

  69. INA thotë:

    17 November 2007 @ 12:23 am

    Iris,
    Duhet te kuptosh qe jo te gjithe mendojne se jane poezi (bejte jane), por fjalet e Laures jane paksa te ashpra, kalojne kufirin, ofendojne. Une qe kur pashe titullin thashe: “Papi”, e mora me mend se cfare mund te kish shkrojtur.
    Laura,
    Duhet te kuptosh psikologjine mashkullore, nuk jane me te thjeshte nga femrat jo. Jane me teper vizuale, c’u sheh syri…, por me shpirt nje duan ama.

  70. akull-naja thotë:

    17 November 2007 @ 12:28 am

    O Laura, po pse mi, s’paska të drejtë t’i këndojë dëshirës njeriu?

    Ka një poezi Bodleri përkthyer aq bukur nga Noli i madh, ku duhet të ketë ndjerë të njëjtën gjë si Përparimi kur pa atë çupën mbi patina :

    “Asaj qe shkoi”

    Rreth meje rruga ulerin edhe bucet,
    E gjat’ e holle, sterre, kuje madheshtore,
    Nje grua shkoi me nje fustan te zi per dore,
    Q’e kolovitte posht’ e lart me salltanet.

    Si engjell, si statuj’ e gjalle vetetin.
    Si i shastisur dhe i cakerdisur une
    Nga syr’ i saj si qiell qe mbrun furtune
    Thethinja mjalte qe magjeps, defrim qe grin.

    Ja shkrepi dhe u err. Moj flutur e farosur
    Qe me veshtrimin tent me bere flag’ e furre,
    S’te shoh me valle vec ne jeten e pasosur?

    Ah, gjetke, tutje, teper vone, nofta kurre,
    Se une s’di ku ike, ti ku shkonj s’e di,
    Te desha, moj, e dinje, vete, moj, dhe ti.

    Po të lë gjesh ndryshimin me vargjet e PH. Ndoshta aty duhet përqëndruar kritika.

  71. Irisi thotë:

    17 November 2007 @ 12:39 am

    Akull-naja (me pelqen ky nicku:)) me siguri per arsye fiziologjike:D Bodleri ka ndjere te njejten gje, po menyra e pershkrimit s’ka te krahasuar:) (te pakten per mua)

  72. emigrant thotë:

    17 November 2007 @ 12:41 am

    Plak Topall dhe Ashik

    Dale, moj, se kam një fjalë,
    Se më rjedhin djersët valë;
    Dale, moj, se s’jam më djalë
    Dhe më s’ecënj dot.

    Dale, moj, se më kapite,
    Më këpute, më sfilite,
    Prite, moj, ashikun, prite
    Që të vjen me not.

    E arriva dhe ia thashë,
    Asnjë gur pa tundur s’lashë,
    Dhe mëgjunjazi i rashë,
    Ç’u mundova kot.

    Hapi gojën, dhe vajtova,
    Qenkam plakur, e kuptova,
    M’ardhi keq, po s’e mohova,
    Syri m’u-përlot.

    Dhe nga jeta u mërzita,
    Dhe nga lumi u vërvita
    Që të vdes, se u korita
    Dy-tri herë sot.

    Po ti, Zot, më ngushëllove
    Pas një tjatre më lëshove,
    Dhe nga mbytja më shpëtove,
    Lavdi paç, o Zot.

    Dale, moj, se kam një fjalë,
    Se më rrjedhin djersët valë;
    Dale, moj, se jam i çalë
    Dhe më s’ecënj dot.

    ———————–

    No comment, no analysis, no need for all the crap!!!

  73. akull-naja thotë:

    17 November 2007 @ 1:14 am

    Irisi, e gjitha është çështje akustike-estetike, më duket mua. Si ai tipi që të ndalte në rrugë e të thoshte “o goce, a ka munci i minut”, ti i thoshe “hik ere, p****”, ai kthehej nga ana tjetër dhe, mbas një ore maksimumi, kish piketuar nga larg një “goce” tjetër dhe i bënte të njejtin film. Pse i thua ik? Se atë shprehjen ti e ke dëgjuar kushedi sa herë dhe s’të bën më përshtypje. Plus që ti rrezik e di që ai atë avaz ka, dhe si gocë me personalitet gjëmues, s’do të merresh me tipa që të harrojnë për 1 orë. Ose mbase thjeshtë dyshoje se atij as i pëlqen vërtetë, thjeshtë i ka vënë detyrë vetes të peshkojë çdo femër fizikisht mrena normave, se ashtu i thotë. Tani s’eshtë e sigurt se po qe se tipi do përdorte ndonjë teknikë shprehje më të avancuar, ti s’do i thoshe ik, po ama do e vlerësoje që kish vrarë mëndjen…E kështu, më duket mua, se në përgjumjen e mësipërme gjendet arsyeja pse bejtet e PH nuk na ngjallin të njëjtin vlug në shpirt si peshkujve…
    E sa për ndryshimin, sigurisht që s’ka nevojë për koment.

  74. akull-naja thotë:

    17 November 2007 @ 1:47 am

    Se tani e pashë atë shprehjen me lulen. Po, ka të drejtë, duhet vaditur, se ndryshe thahet. Camaj i madh thotë: Burri vdes për grue e grueja për ujë.

  75. emigrant thotë:

    17 November 2007 @ 2:56 am

    Laura edhe nji para se te iki:

    E ke menu qe asaj vjershes tende siper si titull i dyte do i shkonte big time “Nje re ne pantallona”?

    “Each word,
    each joke,
    which his scorching mouth spews,
    jumps like a naked prostitute
    from a burning brothel.”

    Lad me bojna, s’ke c’i thu….. :)

    http://vmlinux.org/ilse/lit/mayako.htm

    Papi, pershendetje para se te iki. Take it easy, my old man! Ndonjehere ky kalldrem eshte i veshtire. Po ben mire per mushkrite, si tip frymemarrje anaerobike.

    Te uroj shendet!

  76. adriatik thotë:

    17 November 2007 @ 3:47 am

    Nishani nuk ështe aspak ajo që thoni ju pasi emri që jepni ju as nuk shihet dhe as llogjika nuk ta pranon një krahësim të tillë. (vagina)

    Fiku i zi është një figurë shumë e konsumuar në shprehjet e përditshme por Papi ka ditur ta vendosë në një pozicion mjaft simpatik këtë figurë dhe pikërisht ja ka dhënë asaj që i takon, zezakes.

    “Ah, moj zemër që s’më bindesh! Sa sheh femër, tingëllon!”/Tingëllon si një zilkë; se s’ka vrullin që më kish/”Ketu poeti i referohet PENISIT i cili ndonese gjendet fatkeqesisht ne nje trup te plakur tingellon akoma per cdo femer”

    Këtu Papi i referohet zemrës si nga ana gramatikore edhe nga ana e asaj që ka dashur të shprehë. Logjika normale nuk të jep përfundimin qe thoni ju.
    = “Ku ehste dashuria? Poeti ketu mbulon me emrin dashuri fjalen ‘SEKS’’. Dashuria dihet nuk eshte e turpshme per pleqerine (gjyshi qe do mbesen, plaken e tij, femijet , etj etj. s’ka asgje te turpshme). Ajo qe qenka e turpshme per plakun eshte KEMBANA e SEKSIT”

    Unë nuk e di a e njeh Lope de Vega-n por ai në moshën 80 a më shumë vjeçe bënte dashuri me vajzat edhen nën 20 vjecë. Por kur të flasim për Perparimin le të kemi parasysh se (nuk e di, mund edhe të gaboj) ai të jep përshtypjen e çvendosjes në kohë. Emocionet, dashuritë, peripecitë dhe lulet e rinisë së vet mbushin poezitë e tij në kohën e sotme, ndofta në atë kohë e ka pasur vështirë që të botontë vjershat e veta.

    Me këtë nuk dua të mohoj se ne krijimtarinë e tij të sjellë në peshk nuk ka edhe shumë elementë të jetuar në të sotmen e vet. Po ti Laura e di që shpirti i krijuesit është herë si një det i trazar dhe herë si një pellg i qetë i krijuar nga burimet e pastra në një xhep toke diku nga pyjet e pashkelura.

    Ja që në një moment vjeshte, krahu i një zogu apo një gjethe e artë bie mbi të dhe shpirti dallgëzon dhe prapë bëhet si një det i trazar. Ti vetë je krijuese dhe duhet ta kesh provuar vrullin e krijimit.
    Nuk është e drejtë që shumë gjëra të cilat mund të na shkaktojnë valët e emocioneve dhe të imagjinatës t’i rendisim në atë zonë ku ne masim me metrin tonë, metër i cili mund të jetë i papërshtatshëm për personalitetin e njeriut me të cilin diskutojmë.

    Këtu nuk eshtë rasti që të hyjmë dhe të bëjmë analiza të thella por, megjithëse e kam shumë problem moslëndimin tënd dhe duke besuar se jë një femër zonjë e vehtes tënde, dua të shpreh mendimin tim kundër për disa shembuj të tjerë të ngjashëm me ato që prura më sipër.

    Nuk e di se a do jetë e përshtatshmë të thuhet që poezitë që ka sjellë Përparimi, nuk i ka shkruar ai por një djalë i ri 25 vjeç dhe Papi nuk është gjë tjetër veç një anonimat i atij djaloshit. Në këtë rast, ekuacionit tënd logjik që i ke shumezar shpesh herë fjalën plak nuk do t’i dilte ai rezultat që pretendon (negativ) por mendoj se do diltë pozitiv sepse do thuhej fjala “i ri”.

    Sigurisht, pa asnjë lloj hipokrizie, e vlerësoj punën tënde analitike për shumë pjesë të tjera. Më pëlqen këmbëngulja në idë gjë të cilën e konsideroj pjesë të personaliteteve fisnikë, sidhe zhdërvjelltësia e analizës me një sasi të madhe njohurish prej të cilave mund të mësosh dhe këtë të fundit diku kam lexuar se është veçori e njerzve që kërkojnë shumë nga vetja. Pa asnjë paragjykim, të uroj shëndet dhe punë të mbarë.

  77. Laura thotë:

    17 November 2007 @ 6:14 am

    Laura tha:

    “sic e thashe me pare,
    nuk po u ndaloj konsumimin, te pakten vini etiketen e duhur e mos na e shisni per dicka tjeter
    Duhet ta sqaroj dhe nje here, nuk u vura prangat ketyre poezive, poeti ua ve vete prangat kur i mbulon me ndjenjen e turpit e pastaj me masken e dashurise…”

    Jo se Laura krijon bomba komentesh me ato qe thote, por Lauren e lexojne vetem per te kundershtuar, bile bile pa u munduar te ja lexojne fare argumentat e marrin fare kot:

    Erion Selmani thotë:
    14 Nëntor 2007 @ 9:13 am
    Bukur Z. Hysi,

    Ju jeni nga ata burra qe s’kane nevoje t’i prekin femrat (bjondine mbi patina)me dore per t’i kenaqur, ngaqe me vargjet tuaja dhuroni ushqim shpirteror, kenaqesi dhe art!

    - me analizen time (nje hap subjektiv kuptohet, pasi te njejtat poezi dikush tjeter mund t’i komentoje krejt ndryshe) vura pikerisht ne pikepyetje jo sesa ART sillinin ato poezi (nuk analizova estetiken) por se sa do te kenaqeshin femrat!

    - Adriatiku solli analizen e vet.

    - Emigrant, u can chill now! Shume u nervozove, jo s’e se prisja por nuk te ndihmoj dot. S’ke pse e hedh ne kosh analizen kritike a nuk ishe ti ai qe me ofroi t’i beje nje analize kritike librit tim (!!!). Sa per ate fundin e vjershes, ma ke thene qe paskam bere shume gabom, me ke qortuar posi pasi sipas teje, te gjithe emshkujt kane pasur shume eksperienca te tilla deshtake (kur penisi ka mbetur i squllet) me ate poezi kam dashur te fus ne historine letrare edhe ate fugurine penisi te squllet i cili ehste persekutuar me shekuj nga miti i nje penisi vigan sic eshte edhe ne rastin e keture poezive me siper ku ndonese ai ehste 60 vjec e nuk ngrihet aspak perseri letersia e kthen ne nje HERO ku ne lapidarin e tij shkruhet (Lart e me lart).
    Me kryesorja:

    “Each word,
    each joke,
    which his scorching mouth spews,
    jumps like a naked prostitute
    from a burning brothel.”

    Po mundohesh te sugjerosh cfare? Impotenca ne rastin tend per te argumentuar mjaftohet me nje cutt and paste edhe sigurisht me fjalen prostitute diku. Prape s’te ndihoj dot!!!

    - Akullnaja. Trego e sinqerte e dashur. S’ke pse me shkruan, “te shkriva fare” dhe ketu thua krejt gje tjeter. Nese ste interesokan padrejtesite e femrave, eshte zgjedhja jot, por ti harron qe jetojme ne shoqeri por ti prape harron qe ke ate pak liri, ne saje te femrave te tjera qe e moren mundimin per ty qe ti nje dite bile edhe te votosh e mos te quhesh vetem shtepiake e makineri kalamajsh… Sot feministe, femra e burra intelektuale po punojne akoma qe femrat, apo grupe e tjera te margjinalizuar te kene liri te plota!!! Mos te kaloj ne shembuj qe te ngjethet mishi, mendoj qe gjithkush i njeh shume mire.

    (shembulli yt, per ndaljen ne rruge nuk qendron fare. Mua me neveritej kur si une dhe shoqet e mia ndaloheshim ne rruge , si viktima. Thjesht fakti qe dikush guxonte te na ndalonte ne rruge ashtu na terbonte. Apo sipas teje nje plak i thinjur qe te ndalo me fjale te bukura e te thote ‘ta hengsha nishanin’ ty te lumturon zemren. Ato pleq i ke kudo rrugev e lulishteve te tiranes e te ngjisin ngado qe ecen formula epshesh “ta hongsha, ta futsha uuuu, e ti kalon ndersa ata peshtyjne me ndjenjen e LA Nausee,, ndonjehere ja ndrysh docken vogelushes/ vogelushit qe ke perdore, se s’ka menyre tjeter ku ta nzjerresh dufin…

    edhe argumenti se filan autor i njohur paska shtjelluar ne nje poezi dicka te ngjashme nuk qendron. Autoret nuk jane perendi edhe nuk adhurohen per gjithe vepren ne radhe te pare. Kush eshte Baudelaire? Baudelaire eshte nje poet qe nuk e beri te adhuruar kritika (perkundrazi) por populli.
    Pastaj ku e ke te ngjashmen ne ate poezi me argumentin tim? Mos akuzova liriken , seksin? Mos u bera censuruese? Jo, nuk akuzova seksin, ka autore kudo ne bote qe u thurin lavde penisave te tyre impotente duke i kthyer ne potente si me magji ne saje te shkrimit dhe permbushet kenaqesia kur lexuesi i lexon sepse ne ate lexim imagjinar gjendet ‘derdhja’ perndryshe perse do te shkruheshin ne radhe te pare? (ketu po sqaroj dhe Adriatikun poezite me siper sjellin nje personazh plak 60 vjecar e jo te ri). Nuk akuzova seksin thjesht qartesova qe nuk ishin poezi dashurie por te nje lloji tjeter , qe ne kritike quhen poezi masturbimi (dhe nuk e kam shpikur une ate term, ju keni te drejten e plote ta hidhni ne kosh e te vazhdoni t’i lexoni keto poezi sic te ju doje e bardha zemer)

    - E di qe shume me quajten harbute qe guxova pa ndrojtje te them mendimin tim, bile midis jush (mes kritikeve askush nuk do te ishte habitur nga ajo cfare kam thene, bile s’do kishin pare perse e mora mundimin) por midis jush, qe mbase dhe nuk e keni idene e kritikes (perfshire emigrantin, qe shpesh i bie gjoksit e del flamurtare etiketash!!!) e mora, se mu duk e dobishme e sidomos se mu duk sikur po mbizoteronte nje dore MANIPULUESE !!!

    Perparim, ne fund te fundit,
    une miqesine nuk e kam humbur

    Kjo eshte me e bukura,

    perkundrazi e kam fituar!!!

    Atehere Papi, s’ka pse te shqetesohet fare, bashke me emifrantin, le ta botojne kete liber edhe

    e perfu

  78. edrus thotë:

    17 November 2007 @ 7:02 am

    Laura, në këtë rast më je dukur,jo një studiuese të letërsisë, por si ata “analistët” shqiptarë që janë të kompletuar dhe që kanë një përgjigje gati rreth çdo problemi (dhe në rastin konkret, mu duke si ata specialistat e ushqimit, që kritikojnë të tjerët se përse hanë fara luledielli (janë të pavlera,apo jo?) dhe nuk e harxhojnë 5 lekshin për të blerë banane ose spinaq (Yyyy, sa vlera që kanë ato)… është punë shijesh e dashur… ke dëgjuar ndokënd prej nesh që të shajë ata që hanë vetëm bakllava??

    Po ta kisha parë në këtë cikël “bejtesh” që Papi ti kishe kënduar prostitutave, atëhere dhe do të mendoja si Laura që Ai mendon vetëm të hymnizojë SEX-in, por nuk mu duk se e pashë një gjë të tillë.
    Për të dalldisurit si puna ime, “hermetizmi” osht shumë i ngatërruar… , për shijet e mija, preferoj që të shikoj direkt kur i thuhet bukës-bukë dhe ujit-ujë, sepse në këto “bejte”, nuk duhet që të humbas kohë për të vrarë mëndjen se ç’ka dashur të thotë autori… këto në çastin që i lexon të mbushin me nostalgji, kujtime… emocione.

    P.s: Laura, kur thashë që je e tmerrshme për komente, nuk të cilësova më si njish, por edhe nuk thashë se janë të gjithë për tu hedhur poshtë… problemi është se, për të arritur tek një shifër si ajo që thoja unë… në shumicën e rasteve o përsëritesh… o ja fut kot. Prof. e dashur, poezia nuk është se hyn në shpirt me leksione, ajo, o të hyn o nuk të hyn, dhe është e vështirë që të më mbushësh mëndjen se ajo që unë e kam pranuar si të pëlqyeshme të jetë pa kuptim.

  79. akull-naja thotë:

    17 November 2007 @ 11:20 am

    O Laura, o shoqe,
    vërtet më shkrive me ato bejtet e tua, por sinqeriteti im është në kulm kur nuk ma ndien fare për të drejtat e grave në atë formë qe ta ndien ty, po fare kur të them. Dhe në daç ta dish, nëse dikur s’kishin zgjedhje të dilnin të votonin dhe të punonin dhe jetën të gëzonin, sot mungon ajo zgjedhja tjetër, të rrish në shpi dhe të bësh një mëhallë me kalamanj. Apo e kam gabim? Nejse, desha vetëm të vë në dukje që s’ka asnjë lloj kontradikte mes shkrirjes time me bejtet e tua komike dhe pranimit të epshit në vargjet e PH.

    Dhe po, Bodleri ishte poet i madh, dhe Noli që e perktheu po ashtu, dhe pikërisht “A une passante” është nga poezitë e tij më të bukura, për mua. Dhe pse s’identifikohem as me subjektin, as me objektin, vargu është i bukur, figurat joshëse e të rrjedhshme. Po ti i di më mirë këto punë.

    Dhe shembulli im qëndron, po ta lexosh me vëmëndje.

    Ditë të bukur të gjithëve!

  80. akull-naja thotë:

    17 November 2007 @ 12:03 pm

    p.s. dhe ti Edo, mo na bëj sikur s’të pëlqen të vrasësh menjen.

  81. Perparim Hysi thotë:

    17 November 2007 @ 3:00 pm

    Laura!Sic e shoh,u bera boz:mesakt,duhet te thosha ke marre persiper qe te mbrosh ndonje diplome me poezite e mia;se ndryshe nuk ke se si e shpjegon gjithe kete”kontribut”kaq pasionant .Poezite e mia i ke interpetuar sipas midese dhe,per t’u imponuar me cdo kusht qe eshte keshtu,kerkon jo vetem bashkeshoke mendimesh,por dhe ca me tej:shfleton para lexuesit nje varg emrash me peshe ne letersi(qe te gjithe franceze,patjeter!).Orvajtja jote eshte pak donkoshitske,me duket.Nuk ke pse te citosh as Bodlerin, as Sartrin as ata kritiket qe s’kam pse t’i ripermend. Asnje prej ketyre kritikeve nuk njoh dhe ne se i permend per t’i mbushur mendjen lexuesit se ti,pse njeh ata dhe ke perfituar prej tyre,pa e ke dhe me kembet ne toke cdo gje qe shkruan per poezite e mia,je lodhur kot.Se ti ke marre nje spekter qe nuk e mban dot ne dore;te bie nga dora.Vettem nuk e sheh.Je nxehur me mua dhe thuaj pse u kendoj femrave;dashurise eku te di une dhe pse nuk u kendon plakave?Sa logjike e bukur.Ti e merr poezine si dicka konkrete dhe ate qe kendojne poetet e merr si aksiome.Per ty Anakreonti,poeti me i bukur i lashtesise,eshte vec nje”masturbim” dhe aq;Omar Khajami qe”zbrazte kupa dhe puthte cupa”,po i tille;Dantja i Madh qe e dashuroi Betaricen qe 9 vjece baraz “pedofil”;Ali Asllanin,erotikun aq te bukur,qe dhe ne pleqeri e “vrisnin gocat me bombagjiri”se nuk ibente”bicaku i fildishte”,patjeter do ta quash:te masturbuar!Akoma dhe me tej:liriku me i madh yni qe vdiq i dashuruar,Poradeci i paperseritshem,ka nje poezi ku te dashures i drejtohet as me pak dhe as me shume”Eja moter!”.O burra,hapi tefteret,dhe ta kryqezojme si tendence per”incest!”.Degjo,Laura!Mua me ka ikur koha per te marre leksione.Poezite e mia erotike nuk lendojne askend.Per femrat kam nderim.Ti,sigurisht, i ke pare poezite e mia me syrin e njerkes.Dhe me vjen keq qe ka ndodhur keshtu.Poezine tende te pare qe kam lexuar ka qene”Dua te lahem lakuriq” dhe me befasoi se pashe tek autorja jo vetem guxim e ciltersi,por dhe emancipim.Poetet(nuk di se c’thone ata kritiket qe permendni ju ne oponecen e poezive te mia?!)jane pak “hutaq”kur kendojne per dashurine.Akullnaja te solli Bodlerin dhe,ca me afer,Martin Camajn.E migranti “Plakun ashik” e s”mund t’i rreshtoj te tera.Neruda e ka lene me shkrim:”Poetet dashurojne tere jeten.”Kazanzaqi idrejtohet te dashures:”Fisheket i kam harxhuar duke gjuajtur per lauresha,thelleza ime!”.Gete”Te teperta rrobat ne mes tone!”Me qe jam tek ky gjeni,ti e di kur qe 75-vjec kerkoi doren e nje 16 vjecareje.Sa”mastrubues”paska qene!Eseninin ti e perfytyron duke e vene poshte ate persianken e bukur me emrn”Shagane,apo jo?Lorka qe Frankua e vrau dhe kishte shume histori dashurie,i drejtohet nje prej te dashurave:”Fustanin tend dua te ta zhvesh vete!”.Bajroni”E,megjithese nuk me dashuroni,lemeni t’ju dashuroj!”.”Perkul cdo moshe dashuria!”do thoshte Pushkini.Gogoli”Kur dashuron je si sholla e kepuces:e lagin me uje,dhe e perkulin si t e duan.”Balzaku”Ka mbetur i ri nga vesi!”Dhe ky pati nje inversion”masturbimi!”,kur qe 23 vjec dashuroi me nje gjyshe!Dhe per ta mbyllur kete kapitull(ne forme “parade!),Kazanova shkruante:”Kenaqesia per t’u kenaqur me kenaqesite e mia!”.Dhe vere ne mend:duke kenduar per dashurine,une nuk e perdhos femren.Perkundrazi,i kendoi asaj me te gjitha atributet.Dhe askush(prej femrave e kam fjalen,de!)nuk eshte terrorizuar nga poezite emia,pervec teje.Pse ndodh keshtu?Nuk di ta shpjegoj.Por Xhojsi thote diku”Ulcera vertet eshte grryese per stomakun,por,ndonjehere,ulcera bren dhe trurin;kur urren pa shkak.”Te jete keshtu?!

  82. emigrant thotë:

    17 November 2007 @ 3:35 pm

    gjynah vertet, se ky vend ketu nuk eshte keq per ndonje llafe muhabet…

    u be si mbledhje fronti demokratik… :(

    ps: jom kurJoz, pse vemi gjithnje dhe domosdoshmerisht ne fis?

  83. rual thotë:

    17 November 2007 @ 3:40 pm

    …e sikur te mos e kishte titullin…Dalldisjet e një plaku!

  84. tropizma thotë:

    17 November 2007 @ 11:31 pm

    Laura me vjen mire qe u ule dhe e shkruajte analizen, se po matesha te ta kerkoja (we need our critics). Por me vjen keq qe idene tende kryesore, ate te deshtimit te Perparimit per t’i kenduar dashurise e jo vec epshit, nuk e ke bere me te qarte. Per mua ka shume vlera t’i kendohet seksit, epshit, erotizmit, sic ka shume vlera qe nje poet te aspiroje t’i afrohet dashurise nepermjet erotizmit. Dua te them qe Perparimi e le punen ne mes. Ti mund te thuash ‘pikerisht, ai e le ne mes sepse ashtu e koncepton ai femren, jo si nje ‘tjeter’ per te dashuruar, por si nje ‘dicka’ per te zoteruar’. Kritike e vlefshme. Ky cikel poezish edhe per mua ngelet gjysmak. Por ngelet gjysmak edhe per disa arsye te tjera: gjetja e fjaleve vec per te plotesuar rimen i ul shume vlera poezive; kopjimi (shpesh me duket i pavetedijshem) i tematikes dhe stilit ‘orientalist’, qofte te Bodelerit, qofte te Eseninit, qofte te Lasgushit, kur nuk i shton dicka te vecante as tematikes, as estetikes, as filozofise!!, eshte nje perdhunim i tradites. Perparim, njihe traditen thellesisht e mos e kopjo instiktivisht, pastaj gjej vendin tend ne rradhe - por meqe ke fatin te kesh lexuar korifejte, ofro dicka te re, perndryshe na humb kohen (sigurisht, nuk humbet kohen tende nese perpiqesh, por keto sprova perdori si vizatimet pregatitese, mos na i paraqit si piktura).

    Ndersa per seksualitetin e femres, une them se mund ta lexojme Perparimin ne menyre feministe, ne avantazhin e femrave. Femrat e Perparimit jane aktive! Femrat e Perparimit te hane me sy! Laura, femrat e Perparimit realizojne the feminine gaze, femrat e Perparimit kane deshira seksuale.

    Deshira e Perparimit per t’i vene poshte e per t’u marre frymem pastaj mund te lexohet ne 2 menyra: deshire tipike per dominim (tradicionalisht mashkullore), ose deshire per te konsumuar krejt aktin seksual, riprodhim e fill pas tij vdekje - kete deshire mund ta kete secili seks, madje kam pershtypjen se ca nga femrat duan t’i marrin frymen vete Perparimit. Ne rastin e pleqerise se Perparimit, eshte pikerisht pafuqia qe e ben te therrase per dominim. Sa keq, sa keq Perparim, qe nuk e shijoj pleqerine ashtu sic duhet (sepse pafuqia mund te shijohet!), sa keq qe lengezohesh per dominim - lengezohesh aq shume, sa genjen vete se dikur ke qene luan. Nuk te ndalon njeri te behesh nostalgjik nje here, ndoshta dy, po te projektosh veten ne te shkuaren imagjinare ne cdo poezi eshte shume afer masturbimit qe te akuzon Laura. Prandaj mua me pelqen nje nga poezite e tua ku thua ‘te pashe, te deshirova, po si plak qe jam me ka hije te kenaqem me bukurine, pa tentuar deshperimisht per ta zoteruar - sepse une zoteroj nepermjet shikimit, zoteroj nepermjet kenges qe te thur’.

  85. tropizma thotë:

    17 November 2007 @ 11:35 pm

    Nuk e shpjegova mire: Laura, do te doja qe te shkruaje me shume per ate dashuri qe ti i kerkon Perparimit, te shkruaje a te sillje ndonje nga poezite e tua, per te bere me te qarte pse seksi nuk te duket dashuri mjaftueshem, dmth per te shpjeguar c’eshte per ty dashuria se ciles duhet t’i kendoje poeti. Se me kete rast ndoshta meson pak edhe Perparimi, mesojme pak edhe ne. E kam seriozisht fare.

  86. Zana thotë:

    18 November 2007 @ 12:04 am

    Komenti i fundit i Hysit eshte mbi te gjitha leksion klase e signorie…Le ta mbylimme kaq………..

  87. tropizma thotë:

    18 November 2007 @ 12:12 am

    Zana une kapaket nuk kam per t’i kuptuar ndonjehere, po deri diku e kuptoj nevojen e njerezve per t’u ndjere te sigurte brenda ideve qe kane pasur per vite me rradhe, nevojen per t’u mbeshtjelle me emocione te mira, larg pyetjeve agresive.

  88. Laura thotë:

    18 November 2007 @ 2:16 am

    P: “Laura!Sic e shoh,u bera boz:mesakt,duhet te thosha ke marre persiper qe te mbrosh ndonje diplome me poezite e mia;se ndryshe nuk ke se si e shpjegon gjithe kete”kontribut”kaq pasionant .

    L: Nuk po mbroj diplome. Nderhyrja ime u nxit nga komentet. Ka shume kohe qe heshta. Mbase ju duket analize diplome, por ne fakt mua mu deshen e shumta 15 minuta, per te dhene kontributin tim.

    P. Poezite e mia i ke interpetuar sipas midese dhe,per t’u imponuar me cdo kusht qe eshte keshtu,kerkon jo vetem bashkeshoke mendimesh,por dhe ca me tej:shfleton para lexuesit nje varg emrash me peshe ne letersi(qe te gjithe franceze,patjeter!).Orvajtja jote eshte pak donkoshitske,me duket.Nuk ke pse te citosh as Bodlerin, as Sartrin as ata kritiket qe s’kam pse t’i ripermend. Asnje prej ketyre kritikeve nuk njoh dhe ne se i permend per t’i mbushur mendjen lexuesit se ti,pse njeh ata dhe ke perfituar prej tyre,pa e ke dhe me kembet ne toke cdo gje qe shkruan per poezite e mia,je lodhur kot.Se ti ke marre nje spekter qe nuk e mban dot ne dore;te bie nga dora.

    L. Nuk jane te gjithe kritiket franceze.
    Ne radhe te pare dua te bej nje sqarim te nevojshem. Kritika Teorike perfshin edhe Teorine Letrare. Teoria Kritike eshte e pergjitheshme dhe nuk e perjashton as shkencen. Perderisa do te kete njerez do te kete edhe Teori Kritike, pasi njerezit kane tru, mendojne. Teoria Kritike nuk filloi ne shekullin XX. Para se te shkruante Platoni kishte 3000 vjet histori shkrimi, pra Teorie Kritike. Descartes vetem perseriti nje civilizim te meparshem kur tha me pak fjale “je pense donc je suis”/ “I think therefore I am”, “Une mendoj , prandaj Jam”. Mirepo ‘mendoj’ dhe ‘jam’ jane te pandara, prandaj ky argument has ne nje problem te pazgjidhur deri sot nga filozofia, cfare quhet ne filozofi ‘argument rrethor’= circular argument (= UNE, vjen para MENDOJ, pra UNE do te marre kuptim vetem me ane te gjuhes, pra gjate procesit te mendimit perderis dhe mendimi ehste gjuhe. Ne jemi gjithmone duke menduar, pra duke i dhene vetes kuptime…)

    Kritika Letrare gjithashtu eshte shume voluminoze, mjafton te blesh nje antologji per te kuptuar sa e paane eshte ajo. Kritika Letrare eshte multidisiplinare, duke perfshire, historine, linguistiken, muziken, shkencen, politiken, antropologjine, filozofine, folklorin, etj. dhe perfshin filozofe, historiane, Linguiste etj. si Plato, Aristotle, Saussure, benjamin… Pasi per te folur, kuptuar, lexuar, shkruar, kritikuar, etj. letersine na duhet patjeter te perdorim GJUHEN qe eshte reflektim i SHOQERISE.

    Ndaj, nje kritik letrar nuk e shikon tekstin si dicka fikse por si nje shumellojshmeri kuptimesh , ose cfare Roland Barthes ( ne librin A/Z) e quan shumekuptimshmeri ose me fjale te tjera:Le texte dans sa masse est comparable à un ciel. (= teksti, si forme mund te krahasohet me nje qiell). Apo cfare Gilles Deleuze dhe Félix Guattari (ne librin kaq te njohur tashme ‘A thousand Plateaus) e thone ndryshe : « Literature is an assemblage »

    Kritiku letrar, nuk e ha teksin me nje te lexuar por me shume lexime. Ai nuk ofron struktura fikse por propozon nje menyre leximi nga thesi i madh i mundesive te leximit.

    Per shembull. Céline nje shkrimtar i madh francez qe shkruajti romanin ‘Voyage au bout de la nuit’ ne vitin 1932 u be shume i njohur dhe ky liber gjithashtu u dashurua nga publiku, duke u bere menjehere bestseller. Gjuha e shkrimtarit dhe neveria e tij sidomos ndaj luftes, apo cdo strukture autoritare ishin disa aresye perse ky liber u mireprit aq shume nga publiku. Gjate luftes se dyte boterore Celine, pra autori u angazhua ne ekzekutimin e qifuteve, duke shkruar gjithashtu pamflete per djegjen e tyre. Normalisht pas luftes publiku i ktheu shpinen ketij autori dhe akademiket as qe donin te flitej me per te.
    Mirepo, kritiket letrare nuk e djegin tekstin. Ata pyesin per vlerat, apo kuptimet qe ai tekst ka sjelle ne letersi. Dhe ne fakt shume kritike te medhenj, e konsiderojne Celine, pas Proust, si shkrimtari me revolucionar ne letersi (nuk po zgjatem ketu per argumentet).
    Prandaj nje kritik mund te studjoje ne kete tekst duke zgjedhur temen qe i inetreson me teper:
    - organizmin e gjuhes
    - rolin e narratorit brenda tekstit
    - nje studim autobiografik
    - dashuria
    - homoseksualiteti
    - identiteti kombetar
    - gender
    - historia
    - kolonializmi
    - femijet
    - seksi
    - teknologjia
    - muzikaliteti
    - antropologjia
    - Estetikja
    - Krahasim (compared literature), psh. Celine dhe Heidegger, Celine dhe Kafka, etj
    - etj…

    Vettem nuk e sheh.Je nxehur me mua dhe thuaj pse u kendoj femrave;dashurise eku te di une dhe pse nuk u kendon plakave?Sa logjike e bukur.Ti e merr poezine si dicka konkrete dhe ate qe kendojne poetet e merr si aksiome.

    Kur une thashe, si ka mundeso qe ti nuk u ke kenduar ndonjehere plakave, ishte pyetje ironike, per te dale tamam aty ku doli tropizma. Eshte e thjeshte te thuash po i kendoj dashurise. Nje kritik letrar nuk i merr fjalet si te mjaftueshme ne vetevete (dihet qe fjalet jane abstrakte (sgnifiant signifié) dhe marrin kuptim vetem brenda tekstit, ne ate mishmash rrjetash polisemike). Prandaj nje kritik letrar me te drejte do te zhytet ne tekst e te studjoje po ne tekst se cfare qenka ‘dashuria’ e jo te mjaftohet me fjalet e autorit apo te komentuesve, lexues te thjeshte, te pavemendshem. Kuptohet jo per t’i vene vulen censuruese, apo noten por per te paraqitur, prezantuar, per vete dhe te tjeret ate ‘dashuri =?’.

    Une u zhyta ne disa poezi te tuat dhe vura ne pah se ajo dashuri shpesh lidhej me anen fizike, pra me sakte me nje impotence penisi qe potencializohej ne saje te shkrimit. Vura re gjithashtu (perderisa une jam kritike letrare qe zgjodhi GENDER – (pra Tropizma ne ate rast nuk po merresha me Estetiken jo se nuk e di qe ekziston por ishte tema ku u perqendrova, pasi mund te kete me mijera tema te tjera), pra vura re, qe femra ne te shumten e rasteve ishte kthyer ne nje objekt seksual. Per te marre shembullin e Tropizmes, “Syri i Zi” , duket sikur vetem sa zgjon deshiren seksuale, per te arritur ne ‘ngordhjen, apo “shtrirjen e vdekur’ te femres. Kemi te bejme me nje perseritje gati-gati monotone te te njejtin proces flamurtar (ne fund penisi del flamurtar). Femra eshte nje trup bukurie fizike qe personazhi plak don ta zoteroje ta zoteroje e ta zoteroje po fizikisht , dhe ne kete etje zoterimi, shkaktohet tek lexuesja femer te pakten, nje ndjenje perdhunimi …

    Kritiku letrar eshte shume i vetedijshem se cdo tekst eshte nje arme politike. Dihet qe letersia ka kontribuar jashtezakonisht per t’i roberuar femrat ne shoqeri (Aristoteli tha femrat jane kafshe, apo krijesa te qullta dhe te vakta qe nuk i afrohen aspak fortesise se mashkullit; Rousseau, shekulli i 18te, tha nese femra del ne publik “she will crush our sex” , Hegel – perdori femren per te ilustruar teorine e tij dialektike, mashkulli = masteri ndersa femra =(the slave) skllave, ndersa ne shek e 19 akoma femrat qe shkruanin quheshin prostituta. Virginia Woolf shpjegon ne esene e saj ‘Motra e Shekspirit” se letersia nuk mund te lindtte kurre nje femer si Shekspiri sepse motra e Shekspirti, psh. do te digjej ne turren e druve po te linte shtepine e te kerkonte EDUKIM. Apo Freud qe shpiku teorine se femra ishte e denuar te vuante psikoza e kastrimit te penist… etj , etj….

    Perderisa femrave per shekuj me radhe u eshte mohuar zeri i tyre dhe edukimi i tyre, normalisht qe shkrimtaret meshkuj do ta pasqyrojne ate ne letersi e kudo , ne cfaredo qe shkruajne perfshire filozofine ne rastet me siper, sic tu teket. Ketu s’po permend letersine gjate periudhes se kolonializmit ku per shembul Algeria u ‘ndertua’ si nje shtet femer dhe Franca nje mashkull vigan, e Femra shkretetire po digjej nga viganeria mashkullore e Frances, ndaj u ndertua dhe La Tour d’Eiffel = ndertese fallike per t’i treguar kolonive superioritetin mashkullor, ndaj dhe kishte me mijera libra ku meshkujt e lokonizuar pershkruheshin, fotografoheshin dhe pikturoheshin si femra, e femrat si prostituta – Edward Said e shpejgon shume mire procesin fallik te West per te ndertuar=kolonizuar Orientin ne librin ‘the Orientalism’).

    Prandaj te vesh ne dukje objektivizimin e femres do te thote edhe t’i thuash ndal atij objektivizimi! Po ju jap nje shembull tjeter. Kur Kadare shkruan romanin ‘Tre Kenge Zie per Kosoven” ai nuk perben vetem nje roman, per kenaqesi vetjake. Jo , ai eshte nje roman politik qe merr mitin Serb dhe e shkaterron duke rifutur historine (nje kritik shume mire mund te beje nje studim te tille duke krahasuar versionin historik –me ate letrar ne kete veper). Por eshte dhe nje roman filozofik sepse ofron nje mundesi tjeter bashkejetese midis atyre dy popujve … etj. etj.

    Prandaj te shkruash nuk ehste asnjehere nje realitet i mbyllur, apo i izluar ne vetvete (perndryshe, sic argumenton Derrida askush nuk do te shkruante). Ajo cfare shkruhet lexohet e ndaj pasqyrohet ne shoqeri… e ndaj t’i thuash JO nje teksti nenkupton t’i thuash PO nje teksti tjeter….

    P: Per ty Anakreonti,poeti me i bukur i lashtesise,eshte vec nje”masturbim” dhe aq;Omar Khajami qe”zbrazte kupa dhe puthte cupa”,po i tille;Dantja i Madh qe e dashuroi Betaricen qe 9 vjece baraz “pedofil”;Ali Asllanin,erotikun aq te bukur,qe dhe ne pleqeri e “vrisnin gocat me bombagjiri”se nuk ibente”bicaku i fildishte”,patjeter do ta quash:te masturbuar!Akoma dhe me tej:liriku me i madh yni qe vdiq i dashuruar,Poradeci i paperseritshem,ka nje poezi ku te dashures i drejtohet as me pak dhe as me shume”Eja moter!”.O burra,hapi tefteret,dhe ta kryqezojme si tendence per”incest!”.

    L: Ajo i takon kritikeve letrare, lexuesve dhe studjuesve ta vendosin. Sic shptejllova me siper, argumenti se Anakreonti qenka poet i madh nuk e perjashton faktin qe ai kur ka folur per femrat t’i kete pasqyruar sipas botekuptimeve te kohes se tij. Por per keto nuk te jap pergjigje, ka studjues perkates, mjafton t’i kerkosh ne bibloteke apo t’i studjosh vete autoret me siper… (Per shembull do me interesonte shume te lexoja ndonje studim sesi e ka pershkruar Poradeci dashurine…)

    P: Degjo,Laura!Mua me ka ikur koha per te marre leksione.Poezite e mia erotike nuk lendojne askend.Per femrat kam nderim.Ti,sigurisht, i ke pare poezite e mia me syrin e njerkes. Dhe me vjen keq qe ka ndodhur keshtu.

    L. Me vjen keq, e kam pare me syrin tim. Tropizma e ka pare me syrin e vet. Adriatiku gjithashtu. Emigranti. Etj. E para poezite nuk jane ‘te tuat’. Ne momentin qe i ben publike nuk jane me prone e jotja. E dyta ne lengojne njeri, as ate se zoteron dot. Mbase nje studjues plak mund te lendohet duke perjetuar te njejten ndjenje me personazhin apo nje lexuese femer mund te lendohet me shume nga menyra se si eshte paraqitur ajo ne ate tekst- as kete nuk e zoteron dot. Ta kesh te qarte!

    Roland Barthes, nje kritik i njohur letrar, argumentoi “The author is dead” (Autori ka vdekur). A nuk eshte e vertete se gjate procesit te shkrimit autori vdes (autori nuk ehste kurresesi i barabarte me shkrimin e tij) dhe a nuk eshte e vertete se gjate leximit gjithashtu autori vdes (kur ne lexojme, jemi subjekte me bagazhe kuptimesh dhe i hapim ato bagazhe bren