Daleni bre, palikaris!
Shpetim Nazarko
Gazeta Shqip
6 Prill 2008
Mu kujtua përsëri Profesori im i vjetër, kur pashë Karamanlisin. Po mundohesha dje të përfytyroja se çfarë do të thoshte ai, kur të shihte skenën e Bukureshtit, ku mospranimi i Maqedonisë, dhënë popullit grek në trajtë sihariqi nga Kryeministri, do të përkthehej duke parë shëndetin e paqtë të sihariqdhënësit në shprehjen: Si qasmë qafirët!
Pasi të kollitej pak, si e kishte zakon në raste të ngjajshme, Profesori do të më shihte si për të më rikujtuar rregullën e vjetër që më kish mësuar po vetë: Kur do të përparosh realisht, duhet të mos studiosh në fillim lojërat e gjenive të mëdhenj në shah, po mundësisht të atyre që janë më të dobët se ty. Aty do të shohësh si gabohet realisht, e të kuptosh çfarë nuk duhet bërë si fillim.
Le të vlejë kjo këshillë dhe për ca të tjerë që duan ta dëgjojnë.
Ajo që bëri Greqia me Maqedoninë në Bukuresht, padyshim, është një nga ato gabimet foshnjarake, që e ulin nivelin e diplomacisë në nivelin e lagjes apo të mëhallës së vogël.
A ishte gjesti i të madhit, që më në fund vendosi të tregojë një forcë që ia jep statusi të përfshirit në organizatën e të mëdhenjve?
Nuk ka as më të voglin dyshim për çdo njeri që ka pak haber nga harta e kësaj bote, se nga pikëpamja gjeopolitike, Maqedonia është shteti më i rëndësishëm i Ballkanit, pas Turqisë. Një analist që mundohej të tallej, ca kohë më parë, me këtë koncept, natyrisht nuk kish shumë faj. Në ato grackat e pafundme që sajohen nga grumbullimi i njohurive në internet, të cilat pastaj i plas shpejt e shpejt në gazetë, nuk mund ta kuptosh kurrë pse Maqedonia e luan një rol të tillë.
Po meqë është pasionant i historisë, le ta shpjegojmë edhe njëherë pikëpamjen e mësipërme. Natyrisht, jo për të.
Korridori më i rëndësishëm i botës është ai që zakonisht quhet Korridori i Dhjetë. Ky Korridor, me dy degëzime të rëndësishme nga Evropa Qendrore me atë që vjen nga Rusia e Ukraina, trupëzohet si fillim në Budapest. Pra, në trajtë të thjeshtë. Dy degëzimet që lidhin Evropën e Rusinë me Stambollin, e domethënë ca më tepër ç‘vjen pas tij, bashkohen në Budapest. Këtu fillon Korridori i Dhjetë, në terma zyrtare. Duke përshkuar Beogradin, Shkupin, Selanikun mbaron në Dardanele.
Në llogaritë e saj të përjetshme, Rusia që e quan Cargrad, kryeqytetin turk gjithnjë ka dashur kontrollin mbi këtë Korridor. Dhe kjo ka qenë arsyeja themelore pse në lufrat e papushimta të saj me Turqinë, sa herë fitonte, merrte nga një copë prej Evropës si ai qeni që nuk ke ç‘ti bësh për të formuar dy plasdarmat e saj, Serbi e Greqi e Madhe, që e afronin me Cargradin apo Stambollin.
Në këtë Korridor të famshëm thuajse sido që të devijosh, duhet të kalosh në Shkup. Kjo është arsyeja pse Bismarku thoshte shpesh, se nëse ke Maqedoninë, ke zotëruar Ballkanin, e rrjedhimisht Evropën. Kjo mënyrë të menduari mbetet edhe sot, jo në pikëpamjen e pushtimeve tradicionale, por të tregtisë apo transportit. Dhe kështu do të mbetet përjetë si rruga më e shkurtër natyrale, ku kryqëzohen degëzimet që lidhin Evropën e Rusinë me Lindjen. Veç nëse bëhet ndonjë kataklizmë dhe kontinentet largohen nga njëri-tjetri, jo në një metër për njëmijë vjet, por vetëm në një orë.
Duke shpallur këtë armiqësi me Maqedoninë, që do të kalojë në legjendë, Greqia vetëm izoloi veten.
Një burrë i përmasave të Papandreut të vjetër apo Simitisit nuk do ta bënte ndoshta kurrë këtë gabim, që është i tipit foshnjarak thjesht, po të vësh re miqësitë apo inatet e vendeve që të rrethojnë pas kësaj trimërie të treguar në Bukuresht.
Dhëntë Zoti që politika jonë e jashtme nuk zë e flirton në një maskarallëk të tillë me Greqinë. Duke harruar se aleanca afatgjatë me Maqedoninë për shqiptarët është më e rëndësishmja nga të gjitha aleancat në Ballkan.
Të tjerët e dinë këtë, por ata që s‘të duan thonë: “Zoti të shtoftë inatnë”, e ata që të duan thonë: “Daleni bre, Palikaris”!


6 Prill 2008 @ 8:05 am
Cjane keta Nazarkove qe u vjen aq shume keq per Maqedonine? Le ta pesojne njehere se mjaft kane perfituar edhe ne kurrizin tone.
6 Prill 2008 @ 1:27 pm
Jam i sigurte kur them qe nese greket do e kishin zgjidhur me kohe problemin e emrit me Maqedonine, do na rrasnin neve ndonje veto, ashtu vecse u teket.. Vetoja e tyre ndaj Maqedonise ishte pasoje e politikes harbute qe ndjekin ndaj fqinjeve..Vecse shfrytezojne pozitat e tyre ne organizatat perendimore!!
6 Prill 2008 @ 4:28 pm
Nje leksion Nazarkos:
se pari:
Maqedonia nuk eshte aspak shtet i rendesishem ne Ballkan e aq me pak ne bote. Po te mos kishte fare Maqedoni, nuk do t’i plaste askujt. Maqedonia eshte krijuar 60 vjet me pare thjesht si entitet i Jugosllavise per aresye administrative. Duhej te krijohej, sepse ishte e vetmja menyre per te mbajtur bullgaret jashte Bullgarise te kenaqur dhe pa i perzjere krupin Bullgarise. Ne te njejten kohe, ishte e vetmja menyre per te mbajtur shqiptaret te percare, te ndare sa me shume qe te ishte e mundur nga ana administrative-ligjore, qe te mos kishin asnje ze te mundshem dhe vendimmarres ne keshillin Jugosllav, edhe pse kane qene entiteti i dyte pas serbeve ne Jugosllavi pas L2B. Pas gjenocideve dhe spastrimeve etnike titoiste dhe serbe, shqiptaret perseri mbeten entitet i konsiderueshem, por tashme me i vogel, - i treti ne Jugosllavi pas serbeve dhe kroateve. Por shqiptaret nuk ishin as si kroatet, e as si serbet, ata qene te ndare ne 4 republika dhe 1 krahine “autonome”- Kosoven. Ka bullgare dhe ne Serbi, po ata peshohen me grame, e nuk maten me numer.
se dyti:
Kryeqytet i Turqise eshte Ankaraja, dhe jo Stambolli. Ankaraja nuk eshte quajtur kurre cargrad dhe asnje sulltan nuk ka jetuar ndonjehere ne Ankara, e as te kete ardhur nga Ankaraja.
Se treti:
Bismarku ka thene gjithashtu qe “c’jane keta shqiptaret more?, - shqiperia edhte thjesht nje nocion gjeografik” Prandaj, bjeruni e sakatojini.
…………..
Greqia ndoshta nuk beri ndonje politike te ashtuquajtur “te urte”, por kjo mund te shihet vetem nen prizmin e internacionales komuniste, e jo ate te shteteve te lira, me vullnet te pavarur.
Greqia imponoi vullnetin e vet me sovranitet te plote, dhe kete gjithkush ka te drejte ta perktheje si te doje, te abuzoje, te konspiroje dhe te perdridhet ne ethe.
I drejte apo i padrejte qendrimi i Greqise, nuk ka shume rendesi, ai varet shume nga cila ane e lumit po e shikon.
…………..
Maqedonia eshte nje shtet multietnik, ku vetem bullgaret duhet te sundojne te tjeret, pavaresisht se shqiptaret jane mbi 30% e popullsise.
Na intereson ne shqiptareve hyrja e Maqedonise ne Nato apo jo, eshte histori tjeter; te cilen une do ta perktheja qe nen kushte ideale, ku drejtesia ligjore e stilit euroatlantik vihet ne zbatim, na intereson, sepse ka nje prognoze te vockel ne Maqedoni qe balanca etnopolitike e ketij “shteti” do te anoje ne krah te shqiptareve pas jo me shume se 30 vjetesh, duke patur parasysh ritmet e shtimit te popullsise mbi baza etnike.
Maqedonia i ngjan paksa Shqiperise, por me ca mangesi jetike.
Nderkohe qe ne per 17 vjet duhet te mesonim te benim politike te brendshme dhe te jashtme nen nje stil te ri botekuptimi, por duhet theksuar, qe nuk e filluam nga zeroja, pavaresisht se politikanet i kemi ende tek niveli zero, Maqedonise iu desh te fillonte politiken e jashtme krejtesisht nga zeroja, me ate te brendshmen kishte ca afrimitet nga e kaluara, dhe jo ca, po ca si shume, sepse shtypja e faktorit shqiptar ndodhi njesoj si ne mesjete.
Maqedonia po perpiqet perdite qe te krijoje ate identitetin ogurzi dhe famekeq qe ata e quajne identitet maqedonas, ne premisat e te cilit, po perpiqen qe te ngrene ne rang akademik teori te tilla si “identiteti sllav ne bote ka lindur dhe eshte krijuar ne Maqedoni”, - se Aleksandri i Madh paskesh folur gjuhe sllave, se alfabeti cirilik i eshte mesuar cirakeve sllave te tundres dhe Siberise nga Maqedonia, dhe keshtu kemi ardhur te perftojme gjuhet jugosllave(serbisht, bullgarisht, cekisht, sllovenisht, polonisht, rusisht etj…), madje disa prej tyre shkojne edhe aq larg sa te deklarojne me esellitetin me te madh qe edhe alfabetin grek te lashte e kemi trasheguar fale maqedonise.
Keta jane popuj te tille qe po perpiqen me cdo kusht te krijojne nje identitet kombetar duke vjedhur historine e te tjereve, duke e ngritur kete identitet mbi genjeshtra e mashtrime, mbi sajime mitologjike dhe perralla te qelbura.
Flamuri i sotem i shtetit maqedon eshte nje prej gjerave qe duhen pare pa humbur kohe. Ai eshte flamuri i Aleksandrit te Madh, dhe ne kohen e sotme eshte nje perpjekje e sllavomaqedoneve qe te krijojne psikozen e nje rrjedhshmerie etniko-kulturore, nje trashegimie, me Maqedonine e lashte.
Eshte e qarte qe nje komb pa identitet nuk eshte komb, dhe te tille jane sllavomaqedonet, te cilet mohojne ndoshta me neveri te plote perkatesine e tyre etnike bullgare. Pavaresisht se gjithe etnosin kulturor, gjithe kustumet kombetare, gjithe kulturen kombetare, gjithe gjuhen sllavomaqedone e kane identikisht bullgare, ata duan te parakalojne ne Evrope dhe para Shqiperise, Greqise, dhe Bullgarise si Maqedonet e lashte te Lekes se Madh..
Mund te ulesh ne tryeze me perfaqesues te nje populli te tille per marreveshje ekonomike, por qe ne shtrengim te dores te lind vetvetiu pyetja: “who the f*ck did they say they are?” - ne shqipe te moderuar: “kush seksin thane se jane…?”
Tani, ku qendron e keqja ketu?
Askush nuk po mundohet t’i marre frymen dhe te mbyse kete foshnje qe quhet Maqedoni, por historia na meson me se miri, me qindra e mijera shembuj se popujt qe ngrene identitetin e tyre mbi mite, mbi mashtrime, apo qe vjedhin historine e te tjerve, pra qe prezantohen sic nuk jane ne te vertete, jane te prirur me saktesi matematike qe te shkaktojne gjenocide, luftera, konflikte dhe te jene drunj te shtrember qe kane vetem nje perfundim llogjik, - rrezimin e gjithe stives.
Kete e kane provuar bullgaret, turqit, greket, serbet, malazezet, francezet, gjermanet, ruset, hungarezet, italjanet, arabet, spanjollet, e Zoti e di se ku mund te ndalesh.
Fakti dhe ideja e anetaresimit ne NATO, ne menyre mashtruese dhe krejtesisht arbitrare po i prezantohet publikut shqiptar qe demek sherben si ambjent per shuarjen e frymes se konfliktualitetit, ne nje kohe qe te gjithe e dime qe nuk eshte aspak e vertete. Per kete ka shembuj sa te duash, duke filluar edhe nga Franca, nje nga anetaret e para te NATOs, e cila edhe eshte veteperjashtuar ne menyre demonstrative nga NATO, edhe ka pranuar perseri te hyje, e deri tek dera e shtepise sone, marredheniet Greqi-Turqi, apo qofte edhe shteteve kopile, fryt i konflikteve te pastra nder-anetare, si Qiproja (edhe kjo ne menyre qesharake dhe krejt ironike, anetare po e Natos!); e duke mos harruar ne asnje moment balancen e forcave ushtarake, ne menyre me te rendesishme, - ate te shteteve tona fqinje, me saktesisht, - Greqi, Turqi, Bullgari te cilat liliputojne ne cdo drejtim ate te ushtrive te shteteve te porsaftuara dhe premisave qe iu jane dhene.
Nga ana tjeter, pas gjithe asaj qe thame me siper; nese NATO eshte vertet organizem qofte edhe turbullisht i ngjashem me ate qe u prezantohet shqiptareve apo opinionit publik; mosftimi i Maqedonise per momentin, (pra, duke supozuar se do te anetaresohet pas Shqiperise) i jep pozites shqiptare nje shtytje perpara, nje perparesi, te pakten thjesht ne kuadrin e nje kerkese legjitime, ligjore, te njohur nderkombetarisht, qe duke i bere presion Maqedonise, qofte edhe me veto alla-greke, te kerkoje respektimin e Marreveshjes se Ohrit dhe respektimit te se drejtes se shqiptareve ne Maqedoni, ne kuader te po kesaj marreveshjeje, apo qofte edhe thjesht te Kartes se te Drejtave themelore te njeriut.
Jemi te gatshem te pranojme te gjithe, qofte edhe sepse keshtu na prezantohet zyrtarisht te gjitheve, qe ne Nato nuk paska anetare te dores se dyte, por te gjithe jane te barabarte. Megjithate, hyrja e Maqedonise, thjesht shton numrin e atyre shteteve me vote te barabarte por qe ne perberje etnokulturore ne vendet e tyre kane qytetare, minoritete dhe grupe etnike te dores se dyte dhe te trete.
Nga ana tjeter, duke patur parasysh se mbi 60% e ekonomise maqedone bazohet direkt ne biznesin grek i pranishem ne Maqedoni, edhe sikur te shihnim nje kthese ne trajektoren e politikes se jashtme te Maqedonise, ne kushte ideale, perseri, ajo nuk do te kishte drejtim Tiranen apo entitetin shqiptar, por ate te Athines apo Sofjes(shume me e zbehte kjo e dyta); e kjo jo per shkak se Maqedonia apo klasa politike e Maqedonise do harroka lehtesisht kete kacafytje me Greqine, por per ate qe thame me lart. Pra, Greqia ka ne dore prizen e aparatit te frymemarrjes te Maqedonise te cilen nuk ka nevoje ta shkule asnjehere, por thjesht te diktoje ritmin e frymemarrjes.
Ne te gjithe kete qe thame me siper, vihet re nje gje:
Boshlleku i politikes kombetare shqiptare, mungesa e plote e vizionit kombetar shqiptar.
Politika jone e tanishme e tragoi fare qarte, qe dhe anetaresimi ne NATO ishte fare i kote, sepse nuk kishte mesime per te nxjerre, sepse nuk kishte fare vizion ne te, ose ndoshta na kapi ne befasi, sepse “donim” por nuk “e prisnim”.
Sepse donim, por nuk kishim bere asnje hap per te treguar vullnetin, madje perkundrazi, ecem qe ne 92 me nje platforme qe synonte aty, por pa asnje lloj reforme te qene, per t’i dhene popullit dinjitet te pakten, e jo pasuri apo luks. Madje me shume se aq, ne ecem ne krah te kundert me “synimet” duke mbjelle shkaterrim, dhe me keq akoma, duke mbjelle psikozen masive ne Shqiperi, qe ne nuk behemi, pavaresisht sa kohe na lihet ne dispozicion.
Duke nderruar qeveri famekeqe e gjakpirese me emerues te perbashket, politike e njejte, me emra te njejte. Me qeveri te paturpa qe nuk i bejne fare pershtypje as deklaratat e prijesve te botes “se lire” kur thone: “[u][b]POPULLI[/b][/u] shqiptar e meritonte ftesen”! Sepse eshte ndoshta i vetmi popull ne Evrope qe ende vazhdon te vuaje rregjime te padrejta, qeveri tirane, te paafta, me mentalitet te skaduar por me kostume moderne.
7 Prill 2008 @ 9:21 am
me kete veto, per mua, mbaron zyrtarisht lidershipi i athines ne ballkan.
na takon, neve shqiptarve, ta shfrytezojme momentin.
7 Prill 2008 @ 12:14 pm
zotrules respekte per analize-kritiken e bere.
Ne fakt edhe une dje mbeta i zhgenjyer nga analiza e autorit ne fjale sepse zakonisht shkruan mire dhe gjera interesante. Ndersa dje duket sikur kishte shkruar dy rrjeshta sa per te mbushur normen ditore per nje analize ne gazete.