Copëza të shënimeve te Nënë Terezës
Përkthyer nga Time magazine.
Për Arqipevshkin Perier 1955-56
“Sa më shumë e dua — aq më pak më do…” “Kaq shumë përgjërim për Zotin— dhe… e braktisur — e zbrazët— pa besim —pa dashuri — pa pasion. — Shpëtimi i shpirtrave nuk më tërheq— Parajsa nuk më thotë asgjë — të lutem lutu për mua që të vazhdoj t’i buzëqesh Atij, edhe pse e zemëruar me gjithçka.”
Dilema në letrën 1959-tës
“Përse punoj? Nëse nuk ka Zot— nuk ka shpirt — nëse nuk ka shpirt, atëherë Jezus — edhe Ti nuk je i vërtetë “… “Unë i belbëzoj fjalët e komunitetit të lutjeve — dhe përpiqem të nxjerr prej çdo fjale ëmbëlsinë që ai ka për të dhënë — por ai nuk është më në lutjet e mia për bashkim — unë nuk lutem më.”
Me At Picachy
…Më thuaj Atë, pse ka aq shumë errësirë dhe dhimbje në shpirtin tim?
Drejtuar atë Laurence Picachy, Gusht 1959
…Të lutem shkatërroji të gjitha letrat apo çdo gjë që unë kam shkruar…. Nëse letrat bëhen publike, njerëzit do të mendojnë më shumë për mua se sa për Jezusin..
Drejtuar: At Picachy, prill 1959
Dialogu me At Neuer
At Neuner shkruante pas takimit me të, “Ishte një rijetim i jetës së saj kur ajo provoi se nata në zemrën e saj ishte një dhuratë speciale e pasionit të Jezusit.” Ndërsa Nënë Tereza i shkruante: “Nuk e shpreh dot me fjalë mirënjohjen që kam për ty, prej mirësisë tënde ndaj meje, për herë të parë… ndër vite. Unë kam filluar ta dua errësirën sepse besoj tashmë se ajo është veç një pjesëz e një pjesëze të vogël të dhimbjes dhe errësirës që Jezusit kaloi në tokë. Ti më ke mësuar ta pranoj atë “si një pjesë shpirtërore të punës sime”, siç më ke shkruar. Sot kam ndier gëzim të thellë, që Jezusi s’mund të kalojë më në agoni, por se Ai do ta kalojë atë nëpërmjet meje”. (Për At Neuner, rreth vitit 1961)… Sidoqoftë kjo nuk e shëroi pasi më vonë i shkruante: “Shpirti im është si një bllok akulli”.
Me Jezusin
…Nëse kjo të sjell lavdi, nëse shpirtrat vijnë para teje, me gëzim unë pranoj gjithçka deri në fund të jetës sime. E padatuar për Jezusin
Rrëfimi: Afër bashkimit në ekstazë
[Jezusi:] Do të refuzoje ta bëje këtë për mua? … Ti u bërë nusja ime për dashurin time — ti erdhe në Indi për Mua. Etja që kishe për shpirtra (shpëtimin) të solli kaq larg — Mos ke frikë të bësh një hap tjetër për Bashkëshortin Tënd — për mua — për shpirtrat? Mos është ftohur bujaria jote? Mos jam dytësorë për ty?
[Tereza:] Jezus, o Jezusi im — Unë jam vetëm Jotja — Jam kaq budallaqe — Unë nuk di çfarë të them, por bëj me mua gjithçka që Ti dëshiron — ashtu siç Ti do— për aq kohë sa Ti do.
[Por] Përse nuk mund të jem një Murgeshë e Loretos (kuvendi ku ndodhej) — këtu ku jam — përse nuk mund të jemë si gjithë të tjerat.
[Jezus:] Unë dua që Murgeshat Indiane, Misionaret e Bamirësisë, të jenë zjarri i dashurisë sime mes të varfërve, të sëmurve, atyre që po japin shpirt dhe fëmijëve të vegjël … Unë e di që ti je, personi më i paaftë — e dobët dhe plot mëkate, por pikërisht se ti je kjo që je, unë dua të të përdor Ty për lavdinë Time. Mos do të refuzosh?
— shkëputur nga një dialog lutjeje rrëfyer Aqipeshkvit Ferdinand Perier, më janar 1947.
Letër e padatuar, adresuar Jezusit
“Zot, Perëndia ime, kush jam unë që Ti të më falësh? Fëmija i dashurisë tënde, i cili tani është më i urryeri. Ai (fëmija) që Ti e ke flakur tutje si të padëshirueshëm, të padashur. Unë thërras, unë varem, unë dua, dhe nuk është Askush që të më përgjigjet, nuk ka Asnjë ku unë të varem, Askush. Jam vetëm… Ku është besimi im, madje edhe thellë brenda meje s’ka asgjë, përveç zbrazëtisë dhe errësirës. Zoti Im, sa e dhimbshme është kjo dhimbje e panjohur. Unë nuk besoj. Unë nuk guxoj t’i nxjerrë fjalët dhe mendimet që më kanë pushtuar zemrën dhe më bëjnë të vuaj në agoni që s’rrëfehet.
Për shkak të frikës nga blasfemia. shumë pyetje pa përgjigje, jetojnë në mua. Nëse je Zot, të lutem më fal. Kur i drejtoj mendimet e mia drejt Parajsës, gjej vetëm një boshllëk që më bën me faj dhe mendimet e mia më kthehen si thika të mprehta e më plagosin shpirtin. Më kanë mësuar se Zoti më do, por realiteti i errët, i ftohtë dhe i zbrazët, është aq i fuqishëm saqë asgjë nuk e prek shpirtin tim. A mos kam gabuar kur iu dorëzova verbërisht Thirrjes së Zemrës së Shenjtë”.


29 August 2007 @ 3:21 am
E,si mund të gjykosh për Madre Terezën?Këto letra janë,pakësa,diskrete që duhen gjykuar me gjakftohtësi.Sa,për mua,çfarëdo që të thonë(nuk di pse amaneti i saj u shkel?E shoh me keqdashje këtë shkelje dhe me një prapavijë po dashakeqe?!)unë Nënë Terezën e gjykoj nga ato që ka bërë.Bamirësitë e saj ngrihen mbi gjithë ata që,mundohen,të hedhin baltë duke rëmuar në galeritë e thella të shpirtit.Më thoni:-E,kush nuk ka të fshehta në këtë botë?Për mua është Shënjte që duhet Shënjtëruar.
29 August 2007 @ 9:12 am
Sjelle keshtu me copeza eshte pak tendencioze.Jane pjese te mozaikut te universit te Nene Terezes.Ajo ka edhe thenie te tjer plot me dashuri e perkushtim.Nuk mund te gjykosh me copeza mozaikun e tere ,por ne kompleks.Nuk e di ku doni me dale me keto shkrime qe i sillni ketu keshtu.Doni ta beni zhele edhe N.T,?!?!
NTishte humane,njerezore ,me te gjithe limitet qe te jep te jesh e tille,.Dyshimi ,mosbesimi,krizat shoqerojne gjithkend.E rendesishme qe nga keto kriza dilet me besim e perkushtim shume me te perforcuar.Ne dedikimin e Saj ndaj me te vuajturve te botes,ndaj me te vobekteve eshte mbinjerezore.Askush nuk e ka bere deri me sot.Per kete eshte e shenjte.
Jezu Krishti ne kryq i vuajtur e i sakatosur pati nje moment mosbesimi ne Atin e tij e tha”:At pse me ke braktisur???”Del ne pah ana e tij humane njerezore ,prej mishi e kocke e si i tille per nje moment dyshues.San Pio(Padre Pio)nje nder Shenjtet me “popullore” ne Itali ka patur kriza mistike
me vite.Lexuar keshtu gelldap,per njerez qe nuk kane informacionet e
duhura ka rrezik te krijoni nje mjegull e bindje negative ndaj ketij personaliteti.Nemos ndofta qellimi juaj eshte pikerisht ky.
29 August 2007 @ 11:58 am
Nene Tereza ka qene thjesht nje njeri si gjithe te tjeret qe ka bere shume te mira ne toke. Per mendimin tim kjo puna shenjterimit eshte idiotsi.Nuk ka pse shenjterohet nje njeri qe ka qene si gjithe te tjeret plus qe une se kuptoj si mund te shenjterohet nje njeri nga njerez te tjere. Dmth disa prifterinj (gomere ose te zgjuar) vendosin qe filan person shpallet shenjt dhe me pas te gjithe fillojne e adhurojne. Bohhh sa njerez idiote ka kjo toke…
29 August 2007 @ 8:33 pm
Ne fakt dhe agjensite e lajmeve kudo ne bote po flasin (apo folen me sakte para disa ditesh) per letrat e Nene Terezes. Ne letra ajo thote qe keto mendime negative te mos behen publike. Pra lind pyetja pse Vatikani i beri publike keto letra.