Nga jashtë CA duket si triumfi i kapitalizmit shqiptar, shembulli i përparimit, prova e suksesit që shtrihet vetëm pak kilometra jashtë Tiranes. Gjithçka shndrin. Një shqiponje krenare zbukuron hyrjen, shkallë më mermer e kamerier më kostume. Nga brenda duket si një lodër gjigante që një fëmijë i llastuar ka braktisur aty sepse po loz më diçka tjetër. Këtu kane ardhur edhe lojtaret e Real Madrid-it, më thotë dikush me krenari. Domethënë që nëse kane ardhur edhe ata këtu, do të thotë që ne nuk jemi rronxho ponxho, diçka vlejmë.

 

 

 

Nga Darien Levani

 

Kurioziteti më çon deri të autobusët luksoze që nisen nga qendra e Tiranes. Nuk kuptoj se pse bashkia ka dhënë leje që mjetet të nisen prej këtej duke shtuar edhe një autobus tjetër në trafikun e rënduar të qytetit. Apo pse transporti publik përdor ca gërmadha ndërsa privatët janë gjithmonë para nesh. Autobusi vjen, ndalet, mbushet, niset. Nga jashtë makina ka disa letra të ngjitura që tregojnë për arritjet e vendit tonë. Të bukura, të pastra, joshëse. Brenda është plot, njerëz nga çfarëdolloj klase e kulture. Ka shumë çifte të moshës se thyer, dhe nuk e di se pse por ky detaj më ngelet në mendje. Nisemi. Trafiku është kapriçoz, mund të ecësh më 30 kilometra në orë e pastaj të ndalesh. Si gjetkë, një vizite në Citypark Albania ( CA ) , the largest Shopping mall in the Balkans është edhe një ngjarje sociale. Nëpër qytetet ku kam shkelur, të gjithë dyqanet e mëdhenj mbushen plot e përplot. Në fundjave shumëkush nuk di mirë se çfarë të bëjë e atëherë shkon nëpër vende të tilla. Duhet të këtë të bëjë më vetminë e më pjesëmarrjen. Në fakt ekzistojnë më mijëra faqe sociologjie të cilat flasin për vendet e reja të takimit. Vende si CA kanë zëvendësuar kishat, bilardot, libraritë, e deri diku edhe lokalet. Kjo në Shqipëri nuk mund të ndodhi, si për diktaturën e lokaleve si për mundësitë ekonomike të klasës së mesme shqiptare. E megjithatë, ajo që është e sigurt është që pjesa më e madhe e bashkëpasagjerëve të mi nuk shkojnë aty për të blerë. Kush për të pare, kush për të shtyrë kohen, kush për të shkruar ndonjë artikull mesatarisht të keq. Është si një tempull.

Në autobus ama, mungon një pjesë e shoqërisë. Edhe pse të varfërit janë e dallohen lehtë, mungojnë të mjerët. Këta psh mund t’i takosh gjatë linjës Tiranë-Rinas. Në atë copë rruge  përfitojnë nga zemërgjerësia apo lakmia e shoferit e bëjnë një copë rruge më emigrantët. Shkojnë deri në fshatrat afër Rinasit. Shpesh here janë të njëjtat nëna që ulen në rrugët e Tiranes e shesin majdanoz a kumbulla. Ore, po si ka mundësi që edhe këto plakat e këputura shkojnë jashtë shtetit?, më pati pyetur njëherë një emigrant, gjithë mllef e xhelozi. Donte që Evropa të ishte vetëm e tija, e unë doja që ti thoja diçka aq të fortë saqë të shkatërroja arrogancën e tij fodulle. Por s’është se më erdhi ndër mend ndonjë gjë e saktë kështu që mbaj mend të kem ngritur supet. Ndoshta edhe i kam folur, kane kaluar shumë vite.

Shumëkush e njeh rrugën që të nxjerr nga Tirana. Në të dy krahët e tua shtrihen çfarëdolloj biznesesh të zymta. Të shikosh majtas apo djathtas është e njëjta gjë. Lavash më ujë të pishëm. Flamuj që dikur kanë qenë të kuq -  tashme të zverdhur nga dielli -  masin patriotizmin tonë. Gomisteri, shesim makina, dentistë, shalle mbuluar nga vite pluhuri, universitete private, fabrika, limuzina, vila, mobilieri, përsëri fabrika, pallate që shndrisin e themele të braktisura. Çdo gjë është një sfidë kundër harmonisë. Këtu ndërtohet kështu : hedh themelet, shkon në emigrim. Bëjnë para për një kat, kthehen, hedhin katin e parë, shkojnë në emigrim, kthehen, hedhin katin e dytë, shkojnë në emigrim. Vazhdojnë kështu derisa vdesin sepse, siç thonë të vjetrit “ Shtëpia ka 1001 gjëra, shtëpia s’mbaron kurrë” .

Nga jashtë CA duket si triumfi i kapitalizmit shqiptar, shembulli i përparimit, prova e suksesit që shtrihet vetëm pak kilometra jashtë Tiranes. Gjithçka shndrin. Një shqiponje krenare zbukuron hyrjen, shkallë më mermer e kamerier më kostume. Nga brenda duket si një lodër gjigante që një fëmijë i llastuar ka braktisur aty sepse po loz më diçka tjetër. Këtu kane ardhur edhe lojtaret e Real Madrid-it, më thotë dikush me krenari. Domethënë që nëse kane ardhur edhe ata këtu, do të thotë që ne nuk jemi rronxho ponxho, diçka vlejmë. E masim përparimin tonë më vizitën e ca çunave të llastuar që dine se të gjuajnë një top. Ca thua ti re? – përgjigjem – Çunat e Realit?Po po. Biles thonë që u ka pëlqyer shumë. – E kush e thotë? – pyes kurioz. Ngre supet.

Për shumë njerëz, përparimi i Shqipërisë matet më hendekun midis klasave. Sa më i thellë të jetë ky, aq më para ka ecur vendi jone. Është një arsyetim i gabuar sepse ekonomia nuk është medoemos mirëqenie. Tregojnë një histori shumë domethënëse : nëse ti ha dy pula për darkë, e unë s’ha asgjë, statistikat thonë që dy veta kanë ngrënë dy pula për darkë, pra që secili prej nesh ka ngrënë një pulë. Por këto janë detaje për të cilët nuk është mirë të mendojmë. Jo sot, kur Citypark is the city that will make us proud for a long time. Citypark is the diamond of Albania. Citypark është qyteti më të cilin do të krenohemi të gjithë, është guri i çmuar i vendit tonë. CAështë diamanti i Shqipërisë. Të urtët thonë që diamanti e qymyri janë vëllezër, edhe pse nuk i flasin njeri tjetrit .

Këtu ka ardhur edhe F.Corona, thonë, për të inauguruar dyqanin e tij. F.C është një kriminel që jeton duke bërë shantazhe, përgjigjem. Ngre supet, këto janë detaje pa rëndësi.

Bëjmë një xhiro, shplodhim këmbët, prekim arritjet. Arritjet janë dyqane luksoze që rrethojnë godinën nga brenda. Praktikisht qendra është bosh ndërsa rreth e rrotull gjenden shumë dyqane të vogla. Kujton magazinat La Fayette pak para se të mbyllin. Ora shënon mesditën e një fundjave më diell, ky vend duhet të ishte plot. Por duket qartë që pjesa më e madhe e atyre që ndodhen tani brenda godinës janë punonjës, ndërsa klientët ecin me duar në xhepa. Shitëset rrinë mbështetur në tavolinë me sytë nga dyert. Te dera krijohet një kufi i padukshëm që pak njerëz guxojnë të shkelin. Shikojmë dyqanet, janë ndër emrat më të mëdhenj të modës botërore. Peugeot,  Police Be Unique,  Primigi,  Rebook – Adidas, Replay,  Roger’s, Samsonite, Sarah Chole, So Chic, Versace Home, Vodafone. Nuk e kuptoj se pse Rebook e Adidas janë bashkë, e jam shumë i joshur nga So Chic. Si përfundim më duket se i shikoj të gjitha por pas pak dyqanesh nuk kuptoj më asgjë. Ngatërrohen me njëri tjetrin, janë te gjithë njësoj e duket sikur shesin të njëjtat gjëra.

E megjithatë diçka më ngelet në mendje : çmimi e larte i çdo gjëje në dyqanet anash, pak sipër normales ato në dyqanin ushqimor. Në fakt CA është i mbyllur për shumë konsumatorë shqiptarë, është përtej mundësive të tyre ekonomike e psikologjike. Më një llogaritje të thjeshte mendoj që rroga e shitëses së disa dyqaneve nuk i mjafton për të blere 2-3 gjera në dyqanin në të cilin punon. Kjo është një statistike që mund të përdorni për ta matur pak më mirë arritjen shqiptare.

[1] Qymyri e diamanti kanë të njëjtën përbërje kimike, por strukturë fizike të ndryshme. Praktikisht, karboni nuk e lejon dritën që të kalojë, e thith edhe e ndal, ndaj edhe ngel i zi. Diamanti thjesht lejon që drita ta depërtoje, ky është ndryshimi.

272 Komente

Eshte e vertete, CityPark rri bosh. Pervec cmimeve te kripura, eshte edhe shume larg, dhe nuk ka nje arsye qe te shkosh aq larg, kur te gjitha dyqanet qe jane atje, jane edhe ne Tirane. Cmimet nuk i kane me lire se filialet ne Tirane, qe te marr rrugen deri atje, keshtu qe s'ka arsye pse te shkoje njeriu, sidomos me aq sa ka shkuar benzina tani. Supermarketet e ushqimeve, Merkator, kane filiale edhe brenda ne Tirane. Euronics po ashtu eshte edhe te Kristali. Conad e Euromax kane filiale gjithandej brenda. Ndersa ato dyqanet e tjera luksoze te City Park, jane te njejtet qe gjen neper bllok e Myslym Shyr.

E megjithatë, ajo që është e sigurt është që pjesa më e madhe e bashkëpasagjerëve të mi nuk shkojnë aty për të blerë. Kush për të pare, kush për të shtyrë kohen, kush për të shkruar ndonjë artikull mesatarisht të keq. Është si një tempull.

prandaj vajte edhe ti atje, per te shkruar ''artikullin'' e rradhes.smiley

ore  moralista (mesatarisht te keqinj.smiley), po i jeni qepur ketij City Parku-ut me buke ne traste , i jeni qepur...

po mire,  a i eshte futur Shqiperia sistemit kapitalist?  edhe City Park eshte pjesa e (lojes) kapitalizmit.  ça ka ketu per tu habitur?!

Prandaj vajte edhe ti atje, per te shkruar ''artikullin'' e rradhes?

 

--- He he, deri diku po. Por me shume per kuriozitet.

Nuk e di nese ka ndonje gje per tu habitur, apo moral. Nuk me duket se artikulli ka ndonje fryme habie. Personalisht jam i kenaqur qe CA egziston : me mire diçka me shume se sa diçka me pak, apo jo?

ok.  faleminderit per sqarimin.

meqenese je ketu. me shuaj dhe nje kureshtje, po deshe.  çfare nuk kupton kur thua kete:

 Nuk e kuptoj se pse Rebook e Adidas janë bashkë,

Ishin ne nje dyqan, me sa mbaj mend e po ashtu thote edhe siti. Por jane firma te ndryshme, apo jo? Apo Ad. ka blere Rebook? Apo Shqiperia ka arritur te veri bashke ne nje dyqan dy konkurrente kaq te medhenj?

ah, ne rregull.  po nuk me duket se eshte ''gjetje'' shqiptare kjo. ne gjithe boten ka dyqane qe shesin produkte  nga firma ( konkurente) te ndryshme.  p.sh ne supermarket gjen coca-cola, por edhe pepsi-cola.  shembuj te tjere ka plot....

meqenese jemi te artikujt sportive, po te jap nje shembull nga Hollanda. ''Perry sport'', eshte nje nga dyqanet e njohura qe shet artikuj sportive nga te gjitha firmat.

Po, eshte me se normale qe dyqane te medhenj ushimi, makinash apo veshjesh psh shesin çdo gje.

Por s'kam pare kurre qe ne nje dyqan Nike ( pra i Nike, filial apo jo por sidoqofte i Nike ) te shisnin edhe Adidas, ne nje Fila nuk gjen dot mall Rebook. Me se normale, eshte konkurrenca.

Nejse, kaq ishte. Kuriozitet kot. smiley

Ne fakt shkrimi ishte shume i dobet. Shkrimtaruci mund perpara se ta shante CA mund te thoshte se ajo ndertese madheshtore eshte per tu konsideruar pasuri kombetare, se ne te jane te gjitha firmat me prestigjoze dhe se po kthehet ne destinacion. por shkrimtari eshte edhe dhi e zgjebosur edhe bishti perpjete. Ne CA edhe po nuk e gjete veten si konsumator i produkteve firmato, ke dyqane te tjera si LC waikiki, Collezione, colors, etj ku cmimet jane nga 500 - 5000 leke. Epo me cmim me te lire shko ke gabi. Ne CA e ndjen veten te pakten ambjentalisht ne vend evropjan. Po futi nje grusht fara luledielli dhe ulu te Skenderbeu se deri aty e paske hapin ti shoku

ajo ndertese madheshtore eshte per tu konsideruar pasuri kombetare

Madje te aplikojne te mbrohet nga UNESCO.

Hallall ``pafjale``! Nuk mund ti shtosh asnje fjale komentit tend ! Vetem ne qofte se nuk ka vend me aty te Skenderbeu tja fusi i xhiro andej nga Korea e Veriut, nuk e di a ka ngel ndonje vend tjeter qe ti lere pershtypje te mire artikullshkruesit .

Defekti me i madh i City Park-ut eshte ne manaxhim. Qellimi final eshte te kete sa me shume njerez qe vizitojne qendren. Mirepo kur ben kontratat me qiramarresit duhet te kesh parasysh cfare tregtojne ata. Nuk mund te hapesh 20 dyqane veshjesh te cilat synojne te njejten kategori klientele. Nuk mund te japesh 8 hapesira per bar ku i bie qe keta te ndajne punen mes tyre. Dhe...nuk mund te hapesh qendren me rreth 50% te dyqane te pahapura ende. Vizitoreve eshte e veshtire t'ia shqitesh nga mendja pershtypjen fillestare.

Cirku Park Albania - Money laundering Albanian Style.*

Ku do pastroheshin parate e rruges se kombit?

Amatore te rendomte, injorante te pa gdhendur, vete fakti qe vendosin nje shqiponje ne hyrje te nderteses flet vete.

* Cirku sepse eshte Cirk, jo biznes.

 

 

 

 U mbyll  E-K-S-P-O-Z-I-T-A  "Shqiperia  Sot" ? 

 

 Po shqiponja cfare do aty?

Qendra tregtare me e madhe ne ballkan. Tipike ndjesia e te vogelit qe ben gjithcka te madhe per ti treguar te medhenjve rrotull qe seshte aq i vogel derisa ben qendra kaq te medha.

Është një arsyetim i gabuar sepse ekonomia nuk është medoemos mirëqenie.

...ky qenka nje nga ata te paktit qe vazhdojne te urrejne ekonomine e tregut.Si  nuk ju hoqen qafe njehere shqiptareve keta teoricienet e socializmit..

Venus komenton me poshte

Me te degjuar e kam ,se nuk kam qene ndonjehere. Ne qe jetojme larg metropolit se kemi luksin e te shijuarit te ketyre mrekullive ,por dhe me e dhimbshme se largesia jane xhepat tane bosh. Me shume se te vej aty une dua te me mbushen xhepat e mi .Nuk jam njeri parazit .Bej nje pune te ndershme e te respektuar ,por kjo nuk mi mbush xhepat .Si une ,ketu ne Shqiperi ka plot dhe nuk jam dakort me disa pseudokapitaliste qe shprehen ,se kush punon i ben leket .....ose dhe mbase eshte keshtu ,por fatkeqesisht ,jo ne Shqiperi.

 

Thuji Venusit qe e ke gabim, qe eshte komunist a ku e di une.

 

Perveç kesaj Kaposh, sikur te kisha pak kohe e deshire do te shpjegoja se pse "ekonomia e tregut " eshte fallco. Por s'kam kohe, deshire, e as nuk besoj se do e kuptoje.

....pse "ekonomia e tregut " eshte fallco.

.....te lutem gjeje kohe ta na shpegoshe  se vertete do ishte dicka interesante dhe shume vete do kerkonin ndihme per ta kuptuar por vetem jo nga ekonomistet.. ....

 

 

"Capitalism and communism stand at opposite poles. Their essential difference is this: The communist, seeing the rich man and his fine home, says: 'No man should have so much.' The capitalist, seeing the same thing, says: 'All men should have as much.'"
-- Phelps Adams

...pse "ekonomia e tregut " eshte fallco.

..........Sepse nuk egziston Kaposh!

   A mund te na thuash te lutem se si e ka emrin kjo ekonomia perendimore qe ne po ja shijojme te mirat  dite pas dite..?

Kaposhi e shikon qe ja arrin te japesh pergjigjien vete asaj qe nuk kupton ti...

Te artikulli mesiper ai po thote qe nuk eshte kjo "ekonomia perendimore"!

desaparacidos me sa di une jeton vete ne ate "ekonomine perendimore" qe thua ti dhe uroj te jete duke ja shijuar te mirat dita dites si ti... problemi eshte se ajo qe eshte ne shqiperi nuk eshte "ekonomi perendimore"!

Fillo ti bej teorira sa te duash tani, emrin mund ta kene te njejte por nuk jane e njejta gje!

Mua situata jone e "ekonomise perendimore" me duket si rasti i "eksportimit te demokracise ne japoni nga amerika"! 

Nuk me pelqeu shume, as reportazh, as meditim, as diamant as qymyr. Meqe ra llafi Diamanti ka dhe nje strukture qe i siguron fortesi te madhe, pavarsisht se permbajtja eshte carbon i paster..

CityPark eshte nga mall-et me te bukur qe kam pare ndonjehere ne USA, ndoshta me i bukur edhe se ai ne King of Prussia (Pennsylvania) ose Aventura Mall (Miami), kjo persa i perket bukurise dhe luksit te jashtem. Food Area i kalon 1000 here keto qe kemi ne usa ku ka vetem moot pa hesap. Ushqimi i lire dhe klas fare. Eshte nje vend ku shkohet fare mire per te thithur ajer te kondicionuar dhe clodhur syte. Eshte vend luksi ku jo cdo njeri mund te bleje.

U ndertua si rezultat i konkurences se verber shqiptare ku Arjan Mene (Deka) kerkoi te sfidoje Samir Manen e QTU-se dhe tani Samiri po nderton mall-in ne Lunder qe te "nxjerre ne fis" CA. Prape QTU ka shume me teper bleres se CA per arsyen e thjeshte se afron me shume vlera per bleresit. CA po vuan edhe pasojat e mentalitetit shqiptar qe mendon qe eshte i zoti te beje vete cdo gje. Kompanise nderkombetare te menaxhimit i vune drune sapo mall-i perfundoi, prishen koktraten dhe e perzune. Ata qe e menaxhojne tani duken komplet diletante.Here pas here me vijne emaile nga ca te quajtur drejtore marketingu te CA qe nuk dijne te vendosin bashke dy fjale ne shqip, lere pastaj ne anglisht. Injoranca mbreteron si kudo ne shqiperi. Kane kerkuar qe firma si Zara, H&M etj. te vijne dhe zhvillojne biznes aty por pa sukses. Keta injorante jane akoma me parimin "if you build it, they will come". Kjo mund te jete deri diku e vertete ne boten e zhvilluar, por jo ne nje pellg me uje te turbullt si Shqiperia.

Njoh biznesmene qe ankohen per shitjet e ulta dhe se si qerrojne syte gjithe diten duke pare nga dera. Nuk kuptoj si ja dalin qerave super te larta ose si pronari i CA ja del te mbaje nje monster te tille ku shpenzimet mujore (lere menjane mortgage) duhet te jene kolosale.

Shkurt, CA eshte "way ahead of its time". Fukaralleku i popullit, injoranca e klases se biznesit dhe mentaliteti "the bigger, the better" eshte nje kombinacion qe nuk jep shume optimizem per te ardhmen e CA. Shto ketu edhe heqjen e vizave qe i heq CA nje pjese te mire te bleresve te mundshem. Nese mbijeton do jete nje mrekulli.

i dashur DJALOSHI qe ke udhetuar edhe ne Amerike. Nga ajo cfare ti shkruan duket se paske info te mjaftueshme per CA. Me vjen keq qe ne vend qe te shkruash per ate qender tregtare qe ti e di shume mire qe nuk u be per tju kundervene Zamirit (jo Samirit), ti uron qe te shkoje ne fis.

Stelushi vogel. kompania e huaj qe do bente manaxhimin CI, i caktoi cmimet e qerase 2-3 here me te larta se sa jane aktualisht. Thuaj mire qe e prishen kontraten, se edhe firma e huaj do ta manaxhonte me shqiptare diletante qe dinin vetem te flisnin anglisht, me bjondina fodulle e adoleshente.

Sa per stafin gabohesh kur thua qe nuk dine te lidhin dy fjale, sepse miq te mi atje me thone qe jane te shkolluar, me mastera e doktorratura, dhe se kane manaxhere Greke.

Faleminderit

Stela

"Sa per stafin gabohesh kur thua qe nuk dine te lidhin dy fjale, sepse miq te mi atje me thone qe jane te shkolluar, me mastera e doktorratura, dhe se kane manaxhere Greke."

Hahahaha..........Amon stela, mos fol me se i vure kapak. Qenke humoriste e papare. Bravo.

Nuk kuptova titullin "Closed, CityPark Albania". Cfare kuptimi ka?

Do t'i çoj një nga një me radhë të gjithë sociopatët të kurohen, duke bërë një udhëtim në të ardhmen, në ballin e progresit të papërmbajtur shqiptar që quhet “City Park”.

                  Edison Ypi

 

...po te jete "closed"  City Park Albania, Edison Ypi nuk mund  ti coje te vizitojne ate...

Edison, mos i co per vizite ne CA se do heqesh dynjane per ti kthyer ne Tirane. Se atje edhe ne banjo po te shkojne do ti zere gjyme nga rehati. smiley

nuk me shqitur akoma imazhi i kesaj nga "Ypi dora vete":

Tek e shpija me makinë tek qendra tregtare me përmasa të pabesueshme, i dhashë edhe këtij një leksion paraprak me të bërtitura rrugës. O pis, i ulërita, Shqipëria deri në '90-ën ishte dy mijë vite mbrapa Malit të Zi, Serbisë dhe Maqedonisë. Është a s'është e vërtetë që shqiptarët me mijëra që çanin kufirin mes qensh, plumbash dhe telash me gjemba, shihnin në ato vende Lirinë?! Nuk e kupton o derr, i thashë, se gjashtë muaj më vonë se ata, i bije që Shqipërisë t'i liberalizohen vizat një mijë vite para tyre?! Nuk fliste ndyrësira derisa arritëm tek parajsa e mirëqenies. Hyr brenda! - e urdhërova. Hyr, dhe shihi të gjitha, dhe ta dish se po dale para tre orësh, me vete kam marrë një biçak me të cilin fytin do të ta pres. Iku kokulur ditëziu, se me aq fort sa e kërcënova, me siguri do ketë ndenjur jo më pak se nja pesë orë. 

S'jam kondra, por kjo ama te therr me shume:

Tek shihja këtë magji, m’u aty, kaluar mbi mur, më kapën ca të dridhura dhe më rrëshqiti një lot.  

Mallkim dor me nji smiley

Pasi rruga deri diku u lirua, u nisa vrap drejt dritave për të hyrë brenda. Tek ikja m’u kujtua një tjetër lot. 

... erdhën e më mbështollën një lëmsh në fyt, dhe nga sytë më rrodhi një pikë lot. 

Nga loti në lot, nga ai filxhan i vogël kafeje tek kjo qendër tregtare gjigante, sa kohë kanë kaluar?! 

... por pa ne, pa ne idealistët, pa shpirtin tonë, pa vendosmërinë tonë, pa sakrificat tona, pa urtësinë tonë, pa njerëzillëkun tonë, pa dashamirësinë, mbështetjen dhe nxitjen, që ne i bëjmë biznesit, për të cilin derdhim edhe lot, as qendra tregtare si kjo e fundbotshmja që sapo pamë, as autostrada, as supermarkata, dhe asgjë tjetër nuk ndërtohen dot.

Hence, te qafte Ypi, kur do me u prish punen smiley

Hallall smiley.

Ne ket dite me shi qe na prish planet, nje te mire i pame Ypit smiley.  

kjo qe kam cituar me poshte duket sa e thjeshte, po aq thelbesore

Më një llogaritje të thjeshte mendoj që rroga e shitëses nuk i mjafton për të blere 2-3 gjera në dyqanin në të cilin punon. Kjo është një statistike që mund të përdorni për ta matur pak më mirë arritjen shqiptare.

ne rast se ne vete do fillonim prodhimin e produkteve per konsum, si do te ishin cmimet?

Nese ne Gjermani kemi nje taksa e shtetit per artikull shkon 29% ne Danimarke shkon ne 48% varet nga sistemi dhe standarti.. Ne City Park kam pare cmime te llahtarshme qe si pergjigjen fare cilsise se mallit duke e krahasuar dhe me BE..dhe uljet e cmimeve jane me teper mashtrim per reklame i kalkuluar nga menaxheret ...Ndesa me pare City Park kishte risine e xhiros te shiturit pordhe dhe te kullotjes se syrit jo te blerjes ne mase..tashme kjo faze ka perenduar...Athere pyetja eshte shume e thjeshte...KUSH DO BLEJE...?!!

Dhe nje koment per artikullin: me pelqen si shkruan Darieni, me dhimbje por me zhdervjelltesi, me sy per shemtine dhe vesh per absurdin. Me duket se e perfaqeson mire brezin tone. Sigurisht e mira s'ka fund por s'me duket e nevojshme te kerkoj per gabime.

Cunat e Realit e paskan pelqyer Citypark? Ata jane kot fare...

Me zgjoni kur ta pelqejne cunat e Barcelones... atehere do ja vleje me vertete...

Me te degjuar e kam ,se nuk kam qene ndonjehere. Ne qe jetojme larg metropolit se kemi luksin e te shijuarit te ketyre mrekullive ,por dhe me e dhimbshme se largesia jane xhepat tane bosh. Me shume se te vej aty une dua te me mbushen xhepat e mi .Nuk jam njeri parazit .Bej nje pune te ndershme e te respektuar ,por kjo nuk mi mbush xhepat .Si une ,ketu ne Shqiperi ka plot dhe nuk jam dakort me disa pseudokapitaliste qe shprehen ,se kush punon i ben leket .....ose dhe mbase eshte keshtu ,por fatkeqesisht ,jo ne Shqiperi .

"Si gjetkë, një vizite në Citypark Albania ( CA ) , the largest Shopping mall in the Balkans është edhe një ngjarje sociale"

 

keto legjenda urbane te tipit fshataresk....

duket ky qe shkruan,  nuk ka dale ne asnje vend te ballkanit....

ne krahasim me fshatin e tij, i duket tirana si parisi...

nuk jam nga fshati dhe kam qene dhe jashte dhe jo si emigrant ,por per seminare ,por ti gjykoke shume ceket dhe per ty ata qe s'kane jane fshatar  humbamena dhe ata qe kane jane qytetare te emancipuar......turp

nuk thashe gje per ty......

por une kam pare ne ballkan qendra tregtare sa 7-fishi i ketij ne tirane....

dhe ta evidentosh kete gje nuk ka nevoje per seminare.......mos bej demostrime te kota ketu...

nuk e thash qe kam qene ne seminare per te thene qe kam pare ,se une s'kam vajt per te vizituar qendra tregtare ....,po nejse meqe nuk e paske me mua s'po zgjatem kot ....Edhe ky qe e ka shkrujt nuk mendoj se eshte injorant ,se s'ka injorant e fshatare (ne kuptimin e keq ) ,qe te shkruaj ne menyre te tille ,do cik inteligjence dhe per shkrime te thjeshta . Mbase nuk e kuptove ku donte te dilte shkruesi ,ashtu si dhe une .....Shqiperia Eri eshte e varfer per dyqane ku cmimet jane per nje pjese shume te vogel .Sigurisht qe duhen dhe dyqane te tilla ,pse mos t'i kemi ?!  Por qeveria e perdor si reklam te zhvillimit te saj dhe rritjes se mireqenies se popullsise .... se sa eshte rritur kjo mireqenie ,e dine xhepat tane .Me respekt

cmimet e larta eshte nje ceshtje tjeter.....

ndoshta ketu duhet nje analize ndryshe nga shkrimi i botuar...i cili ka doza mllefi dhe ankese..

edhe nga profesioni im mund te them dy gjera per kete fenomen...kjo ndodh se

1-shqiperia nuk eshte vend prodhues (importon) dhe keto mallra importi nuk kane as edhe nje konkurence te brendeshme..

2-monopolet ne importe...te cilat jane ne duar te caktuara dhe nuk lejojne te tjere te luajne ne treg.

3-mungesa e kompanive multinacionale..me prezencen e tyre te drejtpersedrejti ne treg, e jo me perfaqesi te dyshimta...

4-niveli i ulet i pagave dhe standartit te jeteses

5-papunesia

i bie cik gjate ky kendeveshtrimi yt ,por ndonjehere ke deshire te degjosh dhe kendeveshtrime te tilla dhe pse me nota mllefi ,se te gjithe brenda nesh kemi cik mllef te pa shfryre per te gjitha pakenaqesite tona ,pavaresisht shkaqeve ..ne duam thjesht te nxjerrim dufin tone ,se zgjidhje .....s'ka

eri, nja 2-3 komente/pyetje per ty:

1- Eshte normale qe veshjet te importohen, s'ka cfare konkurence te brendshme te kete. Psh. kush konkuron Guess ne Maqedoni, Serbi, Mal te Zi etj.

2- Cili monopol ne import? Nese dikush ka te drejte eklskluzive te tregtoje nje brand te caktuar, kjo eshte normale kudo ne bote dhe ka shume sens sepse ne te kundert do degjeneronte brandin.

3- Cilat multinacionale prezantohen ne Shqiperi me perfaqesi te dyshimta? Une vetem Coca-Colen njoh si multinacionale ne shqiperi.

1- konkurenca e mallrave vendase, do orientonte tregun ...nuk eshte e thene te prodhosh Prada (megjithese prodhohen ne rrogozhine).por thjesht publiku qe konsumon mallra vendase te lira ne cmim, do i detyronte importuesit te ulin cmimet..

2-une mund te them shume raste te perfaqesive qe kane marre eksluzivitet nga marka

me emer ne bote, por cuditerisht ato shiten me shtrenjte se ne vendet e tjera...kjo pike ka lidhje me piken 3...se nese do kishim prani te disa kompanive multinacionale te te njejtit produkt cmimet bien automatikisht...

p.s ...nese ka nje perfaqesi Sony..paralelisht ne treg duhet te operojne LG,Panasonic,Philips,Samsung...mirepo cndodh ne shqiperi....ka disa tipa qe kane marre keto licenca per tregtine e tyre, por politikat dhe mallrat jane jashte standartit..

ne itali pashe nje TV led 800euro...ne shqiperi i njejti model ishte 1400euro..dhe po ne shqiperi 800euro shitej nje model tv me i vjeter.....

eri, per shpejtesi po i pergjigjem vetem pyetjes 2. Shiten me shtrenjte sepse shteti yne kerkon 40% parapagese per VAT dhe dogane.

sigurisht..

te pikat qe une rreshtova me siper.....del hapur se eshte ceshtje politikash tregu nga qeveria...plus dhe mungesa e konkurences (sipas modelit jashte) edhe kjo eshte ceshtje politike ....

Eri83, ne Ballkan qendra me e madhe eshte Cosmos ne Selanik dhe eshte sa gjysma e citypark.


Eri, "the largest Shopping mall in the Balkans" nuk eshte me kot bold. Kjo, si edhe shprehje te tipit Citypark is the city that will make us proud for a long time. Citypark is the diamond of Albania. mund te gjendet ne faqen e tyre web.

Jam lindur e rritur ne fshatin tim, kam jetuar ca vite ne Tirane e po ashtu kam banuar edhe ne Paris. Been here and there, done this and that. Edhe e kam kuptuar gjithmone ndryshimin midis ketyre tre vendeve. Thjesht meqe pyete, jo per gje.

Po dhe ti c'e deshe Parisin.  Sipas City Park Faqe:

Tirana, nicknamed “Paris of the Balkans” is one of Albania’s most attractive cities to live in and visit 

... aty e kishe Parisin smiley.

Jo shiko, Eri normalisht ja ka fut kot po ka diçka te vertet, qe kam shkruar edhe ne artikull. Shume gjera te CA kujtojne disi Lafayette ne Paris.

 

Normalisht tani po shoh info te Lafayette, thote " Paris is nicknamed “Tirana of the Europe" ... " smiley

.

PS: U dashka pare vertete City Park.  Per te nxjerr mallin per Lafayette, sigurisht smiley.

Ke shume te drejte ti..VENUS, po nuk ke faj ti jooo...Ne Shqiperi 8% e popullates do majmen ...pjesa tjeter do zhgerryhen ne llume ..Shtresa e mesme qe percakton standartin llogarit vaktet e ushqimit ditor, kurse ato qe drejtone thone po emigracionin per cfare e kemi qe mos i preki thika ne ashte ketyre qe jane brenda se ndryshe i merr lumimi brenda dites jo te shtish te kryeministria po edhe si bunkeri Hitlerit t'a fortifikosh..!!

Sa kohe i duhet te falimentoje nje qendre te tille nese asnje nuk blen?

Iris, kjo ishte edhe pyetja ime me lart. Me c'kuptoj, Mene i mbush vrimat e CA me fitimet e Deka-s. Po ashtu tregtaret e CA, i mbushin humbjet e tyre me fitimet nga dyqanet e tjera neper TR. Por sa kohe mund te vazhdoje kjo? Ekonomia shqiptare nuk ka sy per qabe dhe heqja e vizave ishte nje grusht per sektorin retail ne shqiperi. Mbetet per t'u pare.

Djaloshi, ma paske mendjen femer.

Stela

 City Park eshte ajo qe eshte. Investim gjigand i cili ka hapur qindra vende pune dhe qe ka ridimensionuar zonen perreth. Eshte nje mall tipik, nuk eshte me i madhi ne Ballkan, Mediterraneo ne Selanik eshte te pakten 2 here me i madh. Une nuk jam ekspert i fushes por ma merr mendja se te gjithe qendrat tregtare ne fillimet e tyre kane veshtiresi, shpresoj qe City Park do t'i kaperceje te vetat.

Nuk eshte mire qe nje investim ne veshtiresi te behet objekt i shigjetave qe (me te drejte) akuzojne varferine shqiptare. Kthimi i CA ne dele te zeze vetem sa u prish pune atyre qe e kane dhe atyre qe punojne aty. Ne fund te fundit, ekonomine shqiptare e kane ne dore te tjere njerez. Qeveria tha jo me larg se te premten se "ekonomia shqiptare po kapercen ylberin". 

Me pak me shume pervoje menaxhimi dhe me keshilltaret e duhur CA mund ta kapi veten. Paralelisht, potenciali per zhvillimi i Shqiperise eshte i pamohueshem. Ne ketu po shpresojme se ky potencial, me politikat e duhura do te realizohet, dhe kur kjo te nis te ndodhe te qash hallet e CA do jete si ajo puna e kaloresit qe i vareshin kembet.

Meqe u permenden autobuzet qe te cojne ne CityPark. Populli pa makina qe ka nevoje per autobuz falas per te shkuar der ne CA, nuk ma merr mendja se ka ne xhep aq para sa per te blere ndosend ne ato dyqanet e shtrenjta.

Po mer Blend, ka hapur qindra vende pune per pastruese dhe security per rroga $200-$300 ne muaj. Me mire se asgje sigurisht qe eshte. Sa per veshtiresite e fillimit, te them qe periudha me e arte e CA eshte ne muajt e veres kur dynden emigrantet dhe vera e vjetshme ishte teper e thate per CA. Te vetmit qe benin shitblerje ishin tregtaret qe i bejne xhiro njeri-tjetrit. Po tani kur emigrantet nuk kane me nevoje te vijne si cdo vere? Apo kur njerezit i ruajne ato 2 leke per bileta avioni per jashte ku i njejti mall shitet me lire? CA ne nje vend si usa tani duhej te kish kaluar ne bankruptcy proceedings me aq sa me kap mua syri. Nuk ja uroj megjithate, do ishte mekat te shkonte gjithe ai investim per wool, megjithese mendoj qe nje falimentim gjigand do i jepte nje mesim te mire biznesmeneve qe ndertojne mall-e per konkurence inatcore.

dajosh, nuk e di per CA sa jane cmimet.  Por mua kete dimer me ra rruga nga Coin, keshtu sa per dyndje emigrantlleku, edhe per nje zgjidhje halli.

Nje pulover e holle CK 100 e ca mije leke (te vjetra) qe ketu e blen 20-30 me dollare.  Per princip dhe per tulp nuk e bleva.      

E di, te njejten gje pashe edhe une vjet ne vere tek COIN. Disgusting. Si rrjedhim askush nuk i begenis. Vazhdon pyetja: Si rezistojne kaq gjate? Apo sa gjate mund te rezistojne?!

Shiko, te mos ngaterrohemi me "apples" & "oranges".  Nuk po krahasoj tregun shqiptar me tregun amerikan.  Plus tarifat ndikojne etj. 

Por e kam fjalen qe edhe elementi "emigrant" nuk llogaritet se s'ben sens qe te vesh tek ato dyqane me ato cmime duke i krahasuar me cmimet e vendeve nga vijne emigrantet.  

 Monda,cmimet,e kam treguar dhe njehere tjeter,shkoj tek CP me i ble nipit 16 vjecar nje xhup,nejse i ngeli syri tek nje xhup,pashe cmimin 100 mije leke,merre mor daje i thashe ce vret mendjen,shkojme te k arka me paguar leket,pasi i hoqi ate gjene qe ben piu piu tek dera,me tha 100 mije leke te reja te lutem,djerse te ftohta......................................................kur arritem ne shtepi nipi me tha rrofsh daje.

Kur te me behet mbesa 16 vjece, te mos kene ndryshu cmimet, avionit me tezen dhe shopping ne US smiley.  

Deri tani, ia bej si ia bej me perqafimet kur hap valixhen smiley.  

hahahhahah e bukur finesa jote per te na thene se je tip pareli qe bredh me 1 milione leke te vjetra ne xhep... i paske blere nipit xhup me zinxhir floriri... 

Une vajta kastile dy heret e fundit (tek Coin). Vura re nje gje interesante: çmimet ne leke shqiptare me dukeshin me te shtrenjta sesa ato qe kisha pare ne euro ketej. Oviesse eshte nje zinxhir maposh popullore mjaft ekonomike ne Itali, per shembull, po prape ne Tirane sepse me dukej e shtrenjte. Ose: per nje pale çizme i kam paguar pa u ankuar 200 eurot ne Itali, por ne Tirane nje pale çizme 270-80 mije leke te vjetra me duken shume.

Cfare me ben pershtypje po ashtu eshte qe ne Shqiperi bleresit s'i ofrohet ne pergjithesi mundesia te perfitoje nga ulje drastike, ose nga koleksione te viteve te kaluara. Ose, ose, s'kam pare as Ikea as Zara ne Shqiperi.

çmimet ne leke shqiptare me dukeshin me te shtrenjta sesa ato qe kisha pare ne euro

dy shifrat e para kane rendesi te madhe se bashku me numrin e zerove. ceshtje perceptimi. per me teper

 http://www.powerhomebiz.com/vol119/psychology.htm

 

s'kam pare as Ikea 

Ikea nuk ka, por ka dyqane homologe te cilat mbeten prape te shtrenjta dhe jo shume cilesore ne krahasim me praktiken e mobiljeve me porosi

 

Po, ke te drejte sepse me ka ndodhur edhe e kunderta. Dmth kam shpenzuar pa kuptuar shume para ne nje vend qe kishte inflacion me te vogel (ta themi) se leku shqiptar ose lira italiane (para hyrjes se euros flas).

Ikea s'eshte cilesore, merret vesh, por eshte shume e volitshme per plot gjera. Dhe nuk shet vetem mobilje.

nese e ke fjalen per dekorime dhe aksesore shtepie kane sjelle nje permiresim do thoja ne ofrimin e varieteteve (sado qe ato ne shtete me te zhvilluara konsiderohen si epitomi i mallit ne seri), cmimet jane relativisht lire (p.sh nje abazhur si ky me poshte aktualisht mund ta gjesh me nje cmim po aq ose me te lire tek homologet e Ikeas, sesa ne dyqanet e pakices, shto ketu edhe nje sens estetik te permiresuar ne krahasim me mallrat e ofruara me pare)

Jam dakort, ndoshta ne tregun shqiptar kane hyre plot produkte. Puna eshte qe shija estetike, sipas meje, le shuuume per te deshiruar. Provo te gjesh nje gote te thjeshte, pa lajle lule, nje filxhan te bardhe minimalist. E pamundur! Gjithçka eshte e tepruar, baroke, rokoko. Te pish kafen ne shtepi me syze dielli te vjen smiley .

Tek Ikea mund ta pajisesh te gjithe shtepine: nga gota e ujit tek vazoja e luleve, nga perdja e vaskes tek kanxha e kuzhines. Eshte shume komode nga kjo ane, edhe nga cmimet. Designi eshte i mire ne raport me cmimin. Problemi eshte: jane objekte per shtepi njerezish te rinj ne moshe, pra me idene e se perkoheshmes; gjithcka duhet montuar smiley dhe po e montove nje here s'mund ta cmontosh me pikerisht per shkak te cilesise; s'duroj dot te bej pazar ne vende kaq dispersive; me ze nje alergji me teshtima dhe perlotje kur hyj.

 me vjen mire te te informoj qe ka edhe gjera te konceptuara me estetike minimaliste (gjithmone jane me shtrenjte se alternativat shumengjyreshe prandaj jo shume te preferuara nga cdokush), dhe ve re kane filluar e shtohen keto vitet e fundit; mendoj se ka te beje shume vendi nga i cili i importon mallrat d.m.th tani nuk vijne vetem mga Kina, Turqia a ku di une ...

Edhe mua me vjen mire qe e degjoj.

p.s. S'eshte puna se nga i sjellin se Kina ka porcelana shume te mira dhe majolikat turke jane me nam.

 

Ikea s'eshte cilesore, merret vesh, por eshte shume e volitshme per plot gjera.

 

eshte pak e ''rende'' te thuash qe Ikea nuk eshte cilesore. (nuk diskutojme ketu produktet plastike 1 euroshe).  le te marim mobiljet pershembull. atje gjen mobilje te shtrenjta (pra cilesore), me cmime mesatare por edhe shume te lira.  pikerisht kjo eshte filozofia  e suksesit, nder te tjera, e Ikeas. pra mbledh atje  konsumatore nga te gjitha shtresat e shoqerise..

Dakort per idene e suksesit, por kur don te blesh shtrenjte Ikea s'eshte vendi i pare qe te vjen ndermend.

Mos na shani Ikean se bohet nomi bohet lol. Sidomos kur pash qe i banor ke BB4 i ka ambazhuret ke shtepia e tij si te miat, po behem gati ti hedhe nga dritarja...lol

Djaloshi, ti e paske personale me CA. Mund te kete lene papune? Nga ato qe lexoj, krijoj pershtypjen qe ti e njihke mire CA, dhe kjo ose sepse ti kaloke nje kohe te mire atje dhe mire ben se ka ajer tjeter, ose te ka lene ndonje gje "peng". I njejti mall nuk shitet me lire jasht sepse firmat jane franchise dhe kontrollojne shitjet dhe cmimet online. Por ty te kane thene te shkruash keshtu dhe po e ben shume mire punen tende.

Stela

Por ty te kane thene te shkruash keshtu dhe po e ben shume mire punen tende.

Me siguri do jete i paguar ose nga Rama ose nga Berisha.

Sa kohe i duhet te falimentoje nje qendre te tille nese asnje nuk blen?

Nuk besoj se funksionon kjo logjike tek City Park. Ne te kundert as nuk do te ishte ndertuar.

Edhe optimisti me i madh i planetit, edhe largpamesi me i shquar i potencialeve te paeksploruara... nuk do te kishte shperdoruar parate ne kete fare feje.

Por... gjithsesi persa kohe qe jane parate e dikujt tjeter... *azzi suoi.

Prima o poi saranno *azzi di tutti.

Me habiti postimi i Blendit.Si mund te shihet zhvillimi pa prodhim? 

Dmth keq te hapen vende pune, keq mos te hapen?

zhvillimi jane vendet e punes, prodhimi eshte zero - duhet te jene njerezit qe shpenzojne. Nuk eshte problemi eshte mire apo eshte keqe, ketu gabohet qe ndiqet kjo llogjik.

Problemi eshte shume i thjeshte, si mbahen vendet e punes pa zhvillim dhe c'pasoja sjell kjo ne ekonomi? P.sh. vetem te marresh nje faktor teper te thjeshte per ne perendim. Sa eshte xhiroja e CP dhe fitimi ne keto muaj aktiviteti? Po humbjet nese nuk ka fitim? Keto jane fakte qe nuk jane dokumente sekrete, por dokumentash publik qe duhen raportuar jo vetem ne shtet. Quhet transparence kendej!

Eksportet qe jane te gjitha prodhim shqiptar jane dyfishuar kete vit. Ejani ne mendje se Enveri nuk ngjallet me.

Jam dakort per mungesen e prodhimit. Nderkohe, pervec agrikultures dhe industrise se prodhimit te mallrave, ekziston dhe nje industri e trete, ajo e sherbimit, qe puneson njerez dhe sjell te ardhura. Shembuj jane turizmi, banka, etj. 

Keto jane fakte qe nuk jane dokumente sekrete, por dokumentash publik qe duhen raportuar jo vetem ne shtet. Quhet transparence kendej!

Provo t'i kerkosh hesap sa para ben etj. atij pronarit te restorantit ku ha dreken edhe do e kuptosh transparencen (ruaju se mund te vije ne formen e ndonje pandofle). Raportimin tek pale te tjera pervec shtetit e vejne kompanite qe jane publike, ato te cilat shesin aksionet ne bursen e hapur. Ato private raportojne vec tek shteti per taksat.

biles do ishim me fat ta kishim ze te rendesishem ket industrine e sherbimit

Kam shpenzuar shume rrjeshta per kete ceshtje rreth nje vit me pare (ne ate shkrimin e Ypit, ne mos gabohem).

Ne fakt menyra se si sipermarresit shqiptare investojne parate e tyre eshte problem i te gjitheve.

Mendoj se roli negativ i politikes ne Shqiperi keto 20 vjet eshte vetem njeri nga faktoret qe shpjegojne nivelin e ulet te zhvillimit te ekonomise shqiptare. Mungesa e aftesise se sipermarresve shqiptare per te krijuar biznese te suksesshme eshte faktori tjeter.

une vetem prej reklames qe i beni ju ktij city park, do shkoj per ta pa me rastin me te pare

Ne fakt dhe mua mu kujtua Edison Ypi sapo nisa te lexoj, mirpo ky artikull ishte shum me objektiv dhe me i sakte se ai i Edisonit per kete park biznesi. Tek ky park doja te shkoja vjet ne vere, mirpo koha ne Shqiperi te vidhet nga burokracia shqiptare. Ne vend qe ne emigrantet te vizitojme e te blejme ne keto qendra biznesi, na sjellin verdalle me dite te tera per nje dokument, per nje çertifikat.

Ajo QTU, me ka pelqyer, dhe çdo vit qe shkoj, dal andej me ate autobuzin gratis, dhe blej diçka. Ka gjera interesante. Seç eshte hapur dhe nje ne Sauk thone, por duhet te kesh kohe, te te mos ta vjedhin kohen.  

 

Urime Darien per stilin e te shkruarit! Eshte vertet interesant e me nje doze sofistikimi, por me ngjan vertet siperfaqesor gjykimi yt. Nuk mendoj se duhet arsyetuar kaq perciptas sepse te duhet thjesht te besh nje llogari te vogel. Nese qendra eshte celur ne dhjetor 2009, I bie qe investimi te kete nisur ne 2007. E mban mend kur ka filluar kriza financiare boterore? Une nuk do besoja kurre qe mendjet qe krijojne ate investim do gabonin ne menaxhim sepse nuk eshte ndonje shkence e madhe te kuptosh se per cfare kane nevoje konsumatoret ne Shqiperi. Thjesht ne ate kohe te vetmet kompani qe kane patur plane zgjerimi mund te jene ato qe shesin shtrenjte. E gjithcka ti sheh sot eshte konseguence e pikenisjes.Me thene te drejten, artikulli yt me duket me shume ne mbrojtje te interesave te dikujt se sa nje “qarje halli” mbi Citypark apo klientet. Aty ka edhe cmime te lira, por ato nuk mund ti shikosh ti qe ke shkuar per te helmuar veten dhe te tjeret.Mendoj qe nese ai investim nuk do i rezistoje ketij vendi do jete fatkeqesi per ne dhe vendin ku jetojme sepse ate dite do kuptojme qe meritojme vetem tregun cam apo veshjet qe I ka ngrene mola ne dyqanet e QTU.

Persh Ra1.

Me intereson mendimi jot e po te pergjigjem sinqerisht, shpresoj te me pergjigjesh njesoj.

Nese qendra eshte celur ne dhjetor 2009, I bie qe investimi te kete nisur ne 2007. E mban mend kur ka filluar kriza financiare boterore? Une nuk do besoja kurre qe mendjet qe krijojne ate investim do gabonin ne menaxhim sepse nuk eshte ndonje shkence e madhe te kuptosh se per cfare kane nevoje konsumatoret ne Shqiperi. Thjesht ne ate kohe te vetmet kompani qe kane patur plane zgjerimi mund te jene ato qe shesin shtrenjte. E gjithcka ti sheh sot eshte konseguence e pikenisjes.

Nuk besoj se ka te beje shume kriza ketu, por ky eshte mendimi im. Nga ana tjeter, s'me interson hiç te beje llogarite e CA ( ai e ka rrogen e ulet, ai paguhet mire se punon ne X vend ). Megjithate, vura re nje fakt te habitshem, e per kete doja te shkruaja. 1, Fakti qe ai dyqan eshte gjithmone bosh ose gjysem bosh. 2, Fakti qe ka nje hendek te madh, te stermadh, te tmerrshem midis njerezve qe çonte autobuzi aty, e midis luksit te kesaj qendre.  Kete une e pashe, kete ma kane thene te gjithe ata qe e kane vizituar, kete po komentojne edhe shume njerez ketu. A jemi dakord deri ketu? Pra, deri diku, ne trupin social-ekonomik shqiptar, ky objekt eshte pak si mish i huaj. Kjo mu duk interesante, e kete doja ta tregoja. Nuk jam ekonomist, nuk jam analist, ne fund te fundit nuk jam as shkrimtar.

Me thene te drejten, artikulli yt me duket me shume ne mbrojtje te interesave te dikujt se sa nje “qarje halli” mbi Citypark apo klientet. Aty ka edhe cmime te lira, por ato nuk mund ti shikosh ti qe ke shkuar per te helmuar veten dhe te tjeret.

Kete se kuptova, te lutem te jesh me i qarte.

Mendoj qe nese ai investim nuk do i rezistoje ketij vendi do jete fatkeqesi per ne dhe vendin ku jetojme sepse ate dite do kuptojme qe meritojme vetem tregun cam apo veshjet qe I ka ngrene mola ne dyqanet e QTU.

Me se dakord. Ne Shqiperine qe me pelqen mua, ka vend edhe per CA, edhe per QTU, po edhe per tregun çam. Askush, as qenja me mizore, nuk mund te shpresoje qe CA te falimentoje. Mjafton te mendosh per ata dhjetera e qindra njerez qe punojne aty. E nuk eshte çeshtja "meritojme kete/meritojme ate" sepse Shqiperia eshte vend i madh, me shume klasa sociale, e secili gjen/duhet te gjeje ate qe i pelqen. Kjo eshte demokracia, apo jo?

Sinqerisht mendoj qe Shqiperia si treg ka vend per CP ne vellim klientesh dhe potencial bleres. Eshte avantguard si koncept dhe une nuk e kam marre veten nje jave pasi e kam vizituar per here te pare, por do i rezistoje kohes per hir te komoditetit qe ofron. Sa here qe shkoj e ndjej sikur ai qe e ka krijuar eshte me shume artist se sa biznesmen, sepse edhe kolltuqet ku ulesh per te pritur jane prej lekure dhe moderne (nuk kishte pse i shpenzonte parate per kolltuqe aq te mire se askush nuk paguan kur ulet aty). Une blej tek dyqanet e lira qe jane aty dhe mendoj qe sa me shume te tilla te kete aq me mire eshte, por nuk do doja qe markat te cilat aktualisht jane aty neser te mungojne pasi nese mungojne do me dukej fare kot. Ndoshta ke te drejte per sa thua ne lidhje me njerezit ne autobuz, por le ti dhembe investitorit kjo pjese se mbase e ka si forme bamiresie transportimin e njerezve mesatarisht te varfer me autobuze luksoze...

Sa here qe hyj ne CP them me vete "kushedi cfare stresi mbajne keta njerez ne kete kohe" dhe kur shoh shqiponjat kuptoj se ka disa qenie te gjalla qe jetojne nga 200 vjet edhe ne maje te malit ku moti eshte i eger fare...

Duhet mbeshtetur dhe besuar ai mund, mendoj, fare sinqerisht.

Sinqerisht mendoj qe Shqiperia si treg ka vend per CP ne vellim klientesh dhe potencial bleres.

Si ka mundesi atehere qe, me sa thone qe te gjithe, eshte gjithmone gjysem bosh? Edhe per Vit te Ri, fundjava? Une e kuptoj qe ti e mendon kete gje, e qe je edhe i sinqerte, por  se kuptoj se ku bazohesh.

Me thene te drejten, artikulli yt me duket me shume ne mbrojtje te interesave te dikujt se sa nje “qarje halli” mbi Citypark apo klientet. Aty ka edhe cmime te lira, por ato nuk mund ti shikosh ti qe ke shkuar per te helmuar veten dhe te tjeret.

Te lutem te me pergjigjesh ketu e te mos besh sikur se ke lexuar!

por do i rezistoje kohes per hir te komoditetit qe ofron.

Pra do rezistoje sepse ka kolltuqe te rehatshme? Sepse njerezit shkojne nga Tirana per tu ulur? Nje qender reziston vetem nese shet. Apo jo?

por nuk do doja qe markat te cilat aktualisht jane aty neser te mungojne pasi nese mungojne do me dukej fare kot.

Kete them se do e donim te gjithe, qe te rrine ato marka. Por nuk besoj se "do me dukej kot fare" sikur te mos kishte me marka te medhaja, une jetoj si me para.

Ndoshta ke te drejte per sa thua ne lidhje me njerezit ne autobuz, por le ti dhembe investitorit kjo pjese se mbase e ka si forme bamiresie transportimin e njerezve mesatarisht te varfer me autobuze luksoze...

A bejme nje loje qe titullohet : gjej paradoksin te ajo qe the?

Duhet mbeshtetur dhe besuar ai mund, mendoj, fare sinqerisht.

Shiko, biznesi nuk eshte nje femije 10 vjeçar qe ka talent po duhet shtyre, e as nje shkrimtar qe duhet inkurajuar. Biznesi do klient, do klase te mesme. A i lexon komentet e tjere ketu, emigrantet ( pra, emigrantet ) thone qe ato çmime u duken te shtrenjte. Mbeshtetja s'hyn fare ketu. 

 Mendoj qe nese ai investim nuk do i rezistoje ketij vendi do jete fatkeqesi per ne dhe vendin ku jetojme

Mos vall CP atje ne Shqiperi mban peshen me te madhe te blerjes ne vend qe te jete nje fatkeqsi per vendin ku jetojme ?!!Vetem nese Shqiperia eshte me ekonomi te centralizuar mund te ndodh ajo qe thoni ju !!! 

Mendoj qe nese ai investim nuk do i rezistoje ketij vendi do jete fatkeqesi per ne dhe vendin...

Ne fakt do te ishte nje mekat qe te falimentonte ne kete pike pasi jane shpenzuar gjithe ato para.

Qe kjo te mos te ndodhe mendoj se CityPark duhet te ndryshoje rrenjesisht strategjite e tij: Duhet te perqendrohet tek skontot masive te markave nga njera ane dhe tek produktet, le te themi "low cost", nga ana tjeter.

Nuk po i bie shume gjate, se mund te shkruhet shume per kete, por per t'u shpjeguar shkurtimisht, mendoj se strategjia e re e CityPark duhet te permblidhet ne nje moto te re:

City Park - Fashion for All!

... ose dicka e tille.

 

Ai eshte Elbasani smiley

Me duket se deri tani strategjia ka qene pikerisht kjo.

Mjaft me Albanian Proud.

 

Njerezit shkojne deri ne Itali, Gjermani etj, per te gjetur cmime te mira.

Do ishte bukur sikur City Park te ishte nje alternative shqiptare per kete target njerezish. Nje lloj Fashion Village shqiptar.

Ah jo, "dhë dajëmënd senter ov ëllbenja"

City Park eshte goxha investim dhe do ishte vertet keq nese do falimentonte. Kjo e fundit ka per te ndodhur shume shpejt nese do vazhdoje me po ato cmime te shtrenjta.

Top Channel, Citypark, Megatek, Digitalb dhe brande te tjera shqiptare kane bere revolucion ne kete vend. Kur mendoj se sot paguajme para per abonimin ne DigitAlb, pra paguajme para per te pare TV (gje qe nuk e kishim besuar kurre se do e benim ndonjehere ne shqiptaret qe kemi pare Mediaset dhe Rai for free), kuptoj qe ka disa gjera qe ne njerezit qe merremi me komentet tek peshku nuk i shohim dot sic i shohin ata qe investojne. Pronari i ndjere i Top Ch ka qene vite larg ne distance mendore nga te tjeret e fushes se tij per sa kohe qe ndertoi nje filozofi televizive fare te paimagjinueshme per tregun shqiptar. Kur lancoi televizionin me pagese, thane qe do deshtonte se eshte e pamundur kjo ne Shqiperine e varfer, por ai biznes ia doli.  Nese shkon tek Megatek, gjen cmime 30% me te lira se kudo tjeter dhe gjithcka eshte e informatizuar (deri tek etiketa e cmimit te artikullit). Ngjarje te tilla te cilat jane thelbesore ne historine ekonomike te nje vendi nuk aresyetohen dot me shumice votash popullore. Keta qe ndertojne te tilla sipermarrje, jane te cmendur ne aryetimin e tyre dhe eshte e palogjikshjma esenca e diferences dhe suksesit, por ne fund fare keta egzistojne dhe vendi perfiton prandaj u duhet thene FALEMINDERIT.

Ndoshta duhet gjetur nje vend me i pershtatshem sesa Peshku per t'i thurur lavde revolucionit ekonomik shqiptar.

Deri ketu e kam takatin e lavdeve...

nderkohe qe vjedhjet / rrembimet jane rritur shume keto kohet e fundit dhe kane filluar dhe maskat prap....

City Park mund te jete vertet si mish i huaj per Shqiperine ne kuptimin e luksit te tepruar, po nga ana tjeter, eshte tregues i ambicies deri ne cmenduri te sipermarrjes se semure e te papervoje shqiptare. Nganjehere ndiej keqardhje per ta e sigurisht do trishtohesha nese biznesi i tyre do falimentonte.  

nuk do ishte me mire sikur ne vend te hapesirave tip City Park apo QTU te orientoheshin investimet e medha drejt sherbimeve te verteta per qytetaret, te pakten ne kete stad ekonomik ku ndodhet heperhe vendi... per shembull nje kompani trenash moderne per transport inter-urban qe te lidhe gjithe Shqiperine, nje park i madh lojerash dhe argetimi, nje muze shkence interaktiv ku te kalosh nje pasdite, nje kopsht botanik me peme te rralla, nje qender artesh ku te ofrohen kurse muzike, kercimi, skuplture, fotografie, etj per njerez te te gjitha moshave?

jam dakort me idene e biznesit, por ka shume menyra per t'ia rritur vleren shoqerore investimeve... per t'ia pershtatur investimet nevojave reale te njerezve

 

ra1, ketu diskutohet sipas deshires, qejfit, njeanshmerise per nje arsye apo tjetren, qofte kjo e kushtezuar thjesht nga vendndodhja gjeografike etj. As nuk hapim dhe as nuk mbyllim biznese. 

Ama:

por ne fund fare keta egzistojne dhe vendi perfiton prandaj u duhet thene FALEMINDERIT.

Ketu s'ka vend per sentimentalizma.  Bile tek artikulli i Ypit kam shkruar qe te isha ne vend te pronareve te CA, e hidhja ne gjyq per ate "reklame" skandaloze.

Nqs CA eshte ne rregull dhe s'ka per te falimentuar, atehere s'ka vend per shqetesim.  

Nqs ka probleme atehere te rikonsiderohen strategjite e marketingut.  Tani, ka limite edhe brenda tyre.  Ose ka ndarje.  Per nje paralel, cfaredo strategji te ndermarri The Westchester, nuk mund dhe as qe ka deshire te terheqe klientet e The Galleria (per shembull) dhe keto qendra tregtare "dy hapa larg" jane, por nje bote larg per nga klientela.   

Keshtu qe edhe sikur te na shkoje mendja qe po shkruani me nje qellim te caktuar vetem ne kete teme (meqe akuzuat Darienin pak a shume per te njejten gje) te pakten ta beni me gjakftohtesisht smiley.

PS: Medalje a tituj si qemoti, te tipit "heronj te punes kapitaliste" nuk shperndahen me.  Edhe po u brohorit njezerazi "faleminderit" ketu apo ne ndonje website tjeter, nuk eshte se mbushen dyqanet tek CA smiley.  

Monda, ne fragmentin te cilit ti i referohesh une nuk po flas fare per CA, por per nje filozofi biznesi dhe nje etape ne zhvillimin ekonomik te cilin mund ta kuptoje nje njeri qe jeton ne Shqiperi dhe qe sheh efektet anesore ne kontekst ekonomik. Veshtire te kuptohet nga aryetime ne emigrim (jo vetem gjeografik). Ndaj te njejtat mendime me ty ne shume pika, por pak sentiment duhet qe ta shtysh jeten ne Shqiperi pasi motiv tjeter te vlefshem nuk ka...smiley

Mire, por pertej sentimentalizmave te vendit apo te emigranteve, mire do ishte te kishim mes nesh ndonje ekspert te fushes ose njerez te lidhur drejteperdrejte me biznesin ne fjale qe te vinte pikat mbi i, se gjithe aspektet e tjera u ezauruan. 

smiley.

Cfare nuk te lexojne syte ketu te peshku..Njerez te curufjepsur pas nje Mapo-je te deshtuar, qe eshte nje hic i madh..Gjenerate idiotesh...

albano, idiote pa hesap daje. Prodhim serie i universitetit Kristal. Tung.

Ne Tv po reklamohet qe ne City Park vazhdojne akoma uljet me 70%!!!

Ah po! Per nje "deri" qe ti se ve, mund ta paguash dhe me 10% ulje smiley

Une propozoj qe te kthehen kinkalerite e kohes se komunizmit dhe ato markatat a cfare quheshin. Ndoshta noslagjiket e socializmit, do te bien rehat.

multinacionalt qe kan investuar te city park skan edhe aq shume nevoj per merkaton shqipetare por thjeshe interesa dytesore.Ajo akoma nuk eshte funksjonale se Tirana nuk eshte metropol por nje fshate i madhe.

Meqe me siper po lexoja dicka per Ikean...

Hap kllapat:

Finisterre, mobiljet IKEA une i kam montuar e cmontuar sa here qe me eshte dashur dhe... IKEA rocks!!! Eshte design... autentik! Funksional, i bukur, relativisht jetgjate, i lire. Perfaqesuesja me e denje e ideve te Bauhausit dhe te racionalisteve te gjysmes se pare te shekullit te shkuar! smiley

Mbyll kllapat.

 

Po mire mo vlla, si nuk doli nanji nga keta biznesmenet shqiptare qe vdesin per pak investime megallomane e qe nuk iu dhimbsen leket edhe te hapnin nje IKEA ne Tirane?! Do te mjaftonte qe t'i mbulonin IKEA-s humbjet dhe te plotesonin normen e fitimeve te planifikuara per nje vend fjala vjen si Sllovenia (ku ata jane prezent) dhe Voila!

Kjo do te ishte shume e mire edhe per imazhin e vendit!

Ne kete rast, asnje gjysem llafi ankese s'do kisha thene.

Nqs. ka ndonje biznesmen shqiptar me pare qe s'di ku t'i coje e qe po lexon cfare kam shkruajtur me siper le te trokasi 3 here!

Nuk me duket se dyqanet e IKEAS i hapin "biznesmenet shqiptare qe vdesin per pak investime megallomane e qe nuk iu dhimbsen leket" por i hap vete IKEA.

Po ndonje kontakt ne vendin ky e hapin e kane paraprakisht... imagjinoj.

Ndoshta ke te drejte, mund te jete edhe ashtu sic thua ti. S'flas dot me siguri per kete se s'e di si e kane sistemin.

Kam librarite Ikea dhe s'besoj se do e perballonin nje shperngulje tjeter, por e mirekuptoj pasionin prej arkitekti per Ikean.

In America, the store has become a common popular culture reference. Because of the affordability of the company’s furniture and relative poverty of college students, dorm rooms are often said to be “decorated by Ikea"

olsi, IKEA investon vetem pas vitesh te tera analizash tregu dhe kur te jene te bindur 100% qe ja vlen investimi shumemilionsh. Personalisht, di qe e kane kerkuar IKEA-n te vije ne Shqiperi (te dy dinosuaret e mall-eve) dhe IKEA i ka percjelle pa shume ceremoni. DO marre edhe nja 5-6 vjet derisa IKEA te bindet. Deri atehere....."Beje mire, beje vete" smiley

Ikea ben mobilje shume te dobeta. 95% e tyre jane tallash i presuar. Une nuk kisha degjuar qe ti cmontonin e ti rimontonin disa here. Me sa kam pas eksperience une sa kam qene student i varfer (duhet thene se mallrat e Ikeas ju marketohen te mjereve), kur montohej nje here mobilja e ikeas, cmontimi behej kur levizje me sopate, dhe perfundonte ne plehra.

Pastaj Ikea eshte nje kompani me nje menaxhim te stilit mafjoz, ku evazioni i taksimit eshte prioriteti numer nje i tyre.

http://www.economist.com/node/6919139

Shpresoj qe kjo kompani e peshtire mos vije kurre ne Shqiperi...

 Shkrimi eshte vertet i goditur dhe dy pikat qe prek autori jane ato qe te bien ne sy menjehere !Personalisht nuk kam qene por po sjelle pershtypjet qe Ca u ka bere te tjereve.

Nje shoqja ime qe ka mbi 17 vjet qe jeton kryesisht ne Itali (por edhe ne Angli ka jetuar  per nje kohe te mire) la vertet mendjen pasi shkoi nga fundi i dhjetorit kur ne teori duhet te ishte plot,por sapo hyri pa qe njerezit,klientet ishin teper,teper...jashte mase te paket !! Me tha qe u ndie vertet e skandaliazuar se si ishte e mundur qe nje qender tregtare kaq e madhe,ne periudhen me te pershtatshme per shitjet (dite festash,behen dhurata plus dhe i ftohti i con njerezit drejt vendeve te mbyllura) ishte pothuajse bosh ! Te njejten gje me kane thene dhe shoke te tjere e me shprehnin habine se si eshte e munduar qe dyqane te tilla qe ndodheshin aty akoma nuk kane mbyllur ...te besh dy llogari eshte teper e thjeshte e per me shume me sa kam degjuar qirate e dyqaneve aty jane teper te shtrenjta !!

Ka nje hendek vertet marramendes midis mesatares se popullsise  (ose me sakte pjeses derrmuese mbi 85-90% do thoja),gjendjes ekonomike te tyre dhe luksit te perceptuar nga dyqane te tilla ! Nje mega strukture e tille nuk te mbahet nga blerjet e mundshme te 5-10% se popullsise !! Eshte thjesht nje vend i destinuar per te falimentuar ...edhe se fundja per te pastruar leket e pista eshte hapur !! Deri diku...me siguri qe ja ka arritur !!

 Po c'ka per t'u habitur? 600-800 mije banore ka Tirana, s'eshte me 5-6 milione.

Dhe dyqanet e City-Park jane te gjitha edhe brenda unazes.

Besoj se ai qe e ka bere, e ka bere per nje te ardhme, kur zonat urbane te Tiranes e Durresit te piqen aty, te CityPark.

Besoj se ai qe e ka bere, e ka bere per nje te ardhme, kur zonat urbane te Tiranes e Durresit te piqen aty, te CityPark.

Nqs. e ka bere me kete synim, atehere eshte... talmente avanti... che quando gira la testa dietro... vede il futuro!

Shume ia paskeni qare hallin. Nje treg eshte, treg si te tjeret/

Si te falimentoje, si te kete sukses, nuk eshte tregues i ekonomise shqiptare.

Ekonomia shqiptare mund te rritet 10-fish dhe te mos shkoje asnje nga keto leke te Citypark e Citypark te deshtoje. S'do te thote qe deshtoi dhe ekonomia shqiptare.

Nje kompleks dyqanesh eshte, ka plot te tille neper Tirane. Vetem se eshte ndertim me luksoz se te tjeret, s'do te thote qe eshte i duhuri, apo qe shqiptaret varen prej tij.

 Nje gje s'po kuptoj une me shume persona ketu !! Mos eshte gje e ndaluar "te shash" Citypark-un apo thjesht te debatosh rreth fenomenit Citypark ??? 

Pikerisht pasi eshte treg dhe pasi zbatohen ligjet e tregut te lire eshte ajo qe te cudit e te shtyn te debatosh !! Kush mund ti bleje ato produkte, me ato cmime ??! Detyrimisht,sipas llogjikes se tregut, stershumica e atyre dyqaneve aty brenda,nese zbatojne ligjet e tregut e te konkurrences se lire, automatikisht do shkojne drejt falimentimit !!Nje te neserme kam frike se do shndrrohet ne nje treg ku dyqanet do tregtojne artikuj ordinere !Pasi qirate normale te jene ulur mese ndjeshem e pasi piksepari te kene ikur (mbyllje/falimentim) dyqanet superlluksoze ku dhe dashnoret e biznesmeneve,politikanteve e mafiozeve te ndryshem, do u dridhej dora te  blenin nje parfum apo bizhurteri e jo me popullsia ne mase !

Citypark eshte thjesht dicka qe stonon,qe s'ka kuptim,ti e shikon nga jashte, hyn...e shikon nga brenda dhe thua ...po kjo strukture ne Shqiperi c'kerkon xhanen !!!

Shume te lezetshme komentet me siper, ka nga te gjitha nder to; te painformuar por me deshire te mire, te painformuar por me deshire te keqe, pale te perfshira drejtperdrejt, njerez me miq, etj, etj smiley

Do te ishte interesante nese dikush (sidomos nga ana e kritikeve te shkrimit) do te paraqiste te dhenat mbi te cilat eshte bazuar investimi (fuqia blerese, trafiku vjetor i pritshem, shlyerja etj). Ajo qe shprehet me siper ne shkrim se CP ka probleme nuk eshte ndonje gje e re, jo me larg se 18-24 muaj me pare i gjithe investimi ishte ne rrezik te ngecte ne mes per mungese fondesh.

Po aq interesante, por shume me e veshtire, do te ishte te diskutohej mundesia e investimeve te nje natyre prodhuese qe mund te kishin zene vendin e CP, financimi i tyre, norma e fitimit (e krahasueshme apo jo), mbeshtetja nga qeveria etj, etj, etj, dobia per vendin, etj, etj.

Ne mungese te shifrave mbeten vetem moralizmat, apo lavdet e tipit "ndertojme socializmin, me falni kapitalizmin, me forcat tona" smiley

 S'na the ndonje gje te hajrit as ti me duket...thjesht po ben moralistin me moralizuesit 

Normale, s'kam as informacion te fresket, as interesa ne kete ceshtje smiley

Shume te lezetshme komentet me siper, ka nga te gjitha nder to; te painformuar por me deshire te mire, te painformuar por me deshire te keqe, pale te perfshira drejtperdrejt, njerez me miq, etj, etj

Po ti ku futesh? smiley

 

Finisterre, nqs. ke Billin, don't shave it! smiley

 

Gjemb, ne fakt nga te njohur te mi, di qe kur IKEA po mendonte te hapte dyqanin e saj te katert ne veri-perendim te Milanos - qe nuk e ka hapur ende pasi nderkohe u mor me te tretin ne jug lindje (Suedezet po rrethojne Milanon!!!) smiley - kishin nje ndermjetes italian. Nje lloj "building and propriety manager"... tip Colliers.

Kam nja tre-kater modele, perfshire ate te hollen te gjaten qe eshte shume e mire per libra arti.

p.s. Vertet shume keq qe Ikea s'vjen ne Shqiperi.

  Çunat dhe gocat qe kane hedhur mendime me pelqejne shume.Sepse tregojne qe jashte nuk kane vajtur vetem per te jetuar, por shume kane mesuar.

Me lejoni tu them vetem pak gjera.

      Sot tregu eshte  bere disi unik.Per  pasoje del nevoja urgjente e menaxhimeve  te mençura.fillimisht duhet thene se tek neve pati nje veçori qe nuk duhet ta  nenvleftesoni.Parja nuk pati fatin te binte qysh ne fillim ne doren e te  mençurve. Dua te thom te shkolluarve dhe atyre qe  e kishin aftesine per ta menaxhuar, por  te njerezve te shkathet e nuhates, te pamjaftushme keto veti,  qe edhe pse te rralla ne fushen e bisnesit, bene qe u shperdoruan pare te  shumta  me rezultate jo te kenaqshme.Nuk po kthehem tek piramidat

 Se  dyti, politikeberja ne keto vite, qe akoma i quajme te  tranzicionit,  e ka pare bisnesin si armik, apo qe ta zbus ca se do me jape ndonje nga ato spicat e veta ..njeri, si lope per ta mjele jashte shinave  normale te detyrimeve.

 Se fundmi, ne keto  5-6 vitet e bodefinancave, plus kriza e paperballushme per  nje vend si ky yni, tregu  eshte  hedhur  ne hava.Qeverria ne vend qe te ndikoje me politika berje ne favorr te bisnesit, jo vetem  nuk e ndihmon( le qe me se ta  ndihmoje kur eshte  bosh thesi), jo vetem qe i eshte  qepur me buke ne traste, jo vetem qe ka krijuar sistemin e monopoleve, por ca me keq,  i ka borxhe te medha bisnesit, ne shumen sa gjysma e borxhit te jashtem.Borxhi i brendshem e kalon shumen 300 milione euro..! Pasojat te dukshme sot.

   Nje nga sektoret e  FALIMENTUAR PLOTESISHT, eshte ai i prodhimit te  veshjeve me porosi.Ky sketor mbante  gati 8000 puntore te cilet sot jane neper gjyqe se nuk kane marre as rroga ne keto tre vitet e fundit, as soguracionet.Sot nje miku im ish bisnesmen i  kesaj fushe me 800 puntore qe prodhonin per nje firme gjermane, ka nxjerr ne shitje makinerite vlera e te cilave ishte 670.000 euro.I shet per 250.000, sa pet te  shlyer  borxhet.Kush ja blen?Qeraja e ambjenteve(tek ZRPP-Tirane) e griu. Dyqanet plot veshje, por  sa blerje ka? Mafish!I ngopi njerezit.. gabi! Dhe aty nuk vene vetem te  radhikose,.... por  ec  shifni, kur tju  bjerei radha !

  Sektori i ndertimit, ku perfshihem... dhe une qe po ju mollois, eshte teresisht i falimentuar. Te gjithe ne borxh me te gjithe.Kemi marre beteon dhe hekur   dhe sot u themi i merrni ..metra te ndertuara(apartamete).Xhama, durale, pllaka, dyer dhe te gjitheve u themi i merrni apartamente..! Nuk po na i marrin..Hake kane, perse dreqin ti duan, kur as atyre e as neve nuk na shiten.Apartamente ju te parjashtmit nuk po bleni me.Ja kush blen apartamente  ne Tirane, more dhe  me çmime  350 gjer 400 euro/metrin kuadrat?Kush prej  jush se i jap une?te gjithe duan me pagese te vonuar...Qe perkthehet ne shqip: futu  se per dhjete  vite nuk te kerren me njeri...

  Tjeter  gje: Kemi pake shprese  per te  dhene shteti detyrimin ndaj ndertimit ne tenderimet.Po ju them nje fakt.Besoj keni  degjuar  qe rruga  Durres-Portoromano eshte  bere.Por hyme ne vitin e trete dhe shteti nuk po  jep paret e harxhauar, ...te firmave qe vune paret e veta.Tre vite ...!Po keshtu edhe firmave (shumica nga  ato afer PD-se)qe kane punuar ne rrugen e Kombit nuk po u kthehen gati 100.milion euro !

perfundimisht ju i  dini mire atoqe thoni por nuk po e merrni sa kuptoj vesh se kjo  Qeverri  ka hedhur tregun... me Kembe Perpjete.Ka shkatrruar  tregun.eshte  mentaliteti i saj nuk kemi çi bejme.Do ta merrni vesh  kur  te pelcasi kjo TALLAMBACE EKONOMI ME RRITJEN DY  SHIFRORE.Jemi shume me ne krize se greku.....Do Zoti e ve doren, te mos biem ne humneren e dyte..

 Eh more çuna sa paska patur ky deq zanati!

  

Ajo qe i ka ndodhur tregut te ndertimit ne shqiperi quhet real estate buble(fllucke e pasurise se patundshme).nuk i ka ndodhur vetem shqiperise por edhe vendeve te tjera.Une kur i pashe ato cmime te kripura e dija qe nje dite do te plaste.Biznesmenet e ndertimit duke shitur ndertesa me cmime europiane te ndertuara nga punetore te paguar me paga te botes se trete bene fitime te majme.Hallall i pacin megjithese ua rropen skalpin emigranteve.Persa i perket industrise se konfeksioneve ajo eshte nje industri ne te cilen ke konkurrente vende si india ,vietnami etj qe shfrytezojne punen e fenijeve duke i paguar nga gjysem dollari ne dite.

Grava, ky informacioni jot ketu, me pezmatoi, ndonse eshte e verteta e hidhur. Per shlyerjen e borxheve ndaj firmave, ka medikamente financiare, po kush ta beje Buall Mavria, Bode Boshi apo Rruli.  

Shyqyr qe foli grava me demek smiley. Ketu i vetmi biznes qe ka shtuar fitimet eshte gabi. S'e di se kujt i takon qe te beje keto kerkime (jo nga kafenete mundesisht). Mbase ka shume ketu qe s'jane hiç te vemendshem kur kalojne rruges te shohin sa dyqane ka, dhe sa njerez ka brenda ne keto dyqane. Sikur jetoni ne planet tjeter dhe shikoni vetem shkelqimin e dritave ne vitrina.

 Iris, e ke mire, mos e luaj fare! Por i vetemi bisnes suksesiv  ka qene vetem ai i ndertimit.Dhe eshte ashtu si kurse thote Alba, pa ju as qe ja keni idene, por dhe ky ka falimentuar i teri.Vetem ne Tirane jane permbi   70.000 apartamentete pa shitura dhe me shume se gjysma,  shitur vetem nga nje deri dy keste.

  Bankat jane neper gjyqe, per te cenuar kolateralet sepse nuk po u pergjigjen  klientet me shlyerjet e interesave.   Ju mi masni, sipas kutit Tuaj, me  te hyrat e te dalat e njerezve, neper ato dyqane, ku gjezdisin nga qe nuk kane pune.

Keshtu qe me duhet te thom, me gjuhen tende: Ja na foli dhe Irisi..!

    E qe te mos te ta ha hakun edhe une pohoj se Kemi  plot kafenedyqane, ku gjysma  pine  e gjysma tjeter,  shesin kafe... 

More te ishim mire pa llafi im nuk  do ta hiqte miresine e bollekut, ashtu sikurese nuk na jep buke bolleku juaj... me llaf.  

Une s'e kisha me ironi smiley Po thoja qe realisht i vure kapak muhabetit.

Ore ceshte kjo mani per te kthyer cdo gje ne tragjedi !!!!!!!!!!! 

Qe City Park eshte nje super investim kjo nuk ka nevoje per shume diskutim , Pastaj frekuentimi apo mos frekuentimi lidhet me shume faktore si : Marketingu , Target grup i cili kane dyqanet qe operojne atje , raporti cilsi-cmim , pozicioni etj etj , Se kuptoj autorin kur thote cmimet e kripura ......Armani eshte Armani dhe shtrenjte do bej , Addidas gjithasshtu, Levis , Verssace , G.star jeans etj etj nuk bejne askerkund lire vetem ne qofshin fake , skarco apo te para 5-viteve ,eshte llogjike nuk mund vishet cdo kush firme i nderuar autor....por gjithashtu gjen dhe firma te lira ku mund te blej kushdo si psh LC WaiKiki (nje firme Turke qe dhe ne turqi eshte per shtresen e mesme e te varfer) , heren e fundit qe kam qene ne CityPark (ne kete dyqan te gjith blinin me shume se 1-produkt) ,  dhe te thuash se Zona Industriale e Tiranes ( Autostrada) eshte nje pesiazh i zymte eshte vertet ta ekzagjerosh situaten deri ne Tragjedi.

Me beri shume pershtypje ky shkrimi hapes i temes, dhe me pas reagimet qe erdhen nga mbrapa. Duke qene se nuk jam pjese e stafit te CP, por kam interesa profesionale ne analizat e sjelljes se klientit neper qendra tregtare, reagimet e peshkatareve shkojne plotesisht ne perfundimet qe kemi nxjerre.

Ne pergjithesi eshte e veshtire qe shqiptaret te shijojne dicka te bukur qe nuk e kane ndertuar vete.

Shqiptaret ne pergjithesi jane njerez menefrego qe pasi velen nga qershiat dhe urinojne mbi to, pastaj rikthehen dhe i hane po ato qershia duke i thene vetes se kete nuk e kam prekur.

Vuajme nga sindroma e dhelpres qe rrushi qe nuk kapet nuk eshte i pjekur.

Shqiptaret ne nje mase te konsiderueshme jane ne shpirt kunder kapitalizmit si pasoje e trashegimise nenkoshiente historike; nuk ka rendesi nese individet jane ekspozuar ndaj kapitalizmit ne vende te huaja.

 

Si perfundim, ne nje treg te lire, secili eshte i lire te beje gabimet e veta, te investoje ashtu sic mendon apo e gjykon, dhe pastaj kerkese-oferta percakton nese nje biznes eshte i suksesshem apo jo; nderkohe qe nje njeri sado pak i edukuar nuk duhet te paragjykoj dhe te shprehe injorancen ne menyre vullgare aqsa ofendon hapsiren e tjetrit.

Ne pergjithesi eshte e veshtire qe shqiptaret te shijojne dicka te bukur qe nuk e kane ndertuar vete.

Me duket shume analize e ceket lal. Pse, se shikojme ku e di une, gjysmen e Shqiperise ndertuar nga shoket ruse apo kineze.

Shqiptaret ne nje mase te konsiderueshme jane ne shpirt kunder kapitalizmit si pasoje e trashegimise nenkoshiente historike; nuk ka rendesi nese individet jane ekspozuar ndaj kapitalizmit ne vende te huaja.

Kjo me kujton nje anekdote. Nje kryetar partie humbi zgjedhjet e kur ja komunikuan rezultatin tha " Kemi humbur sepse kemi elektorat te keq, duhet nderruar populli..."

Perfundimet qe keni nxjerre pas analizave profesionale jane ato mesiper?! :O Per analiza te ç'karakteri eshte fjala se po na beni shume kureshtare, me thene te verteten.

nga vrojtimet e mia dyvjecare me rezulton se 'profesionistet' jane nje nga pengesat kryesore per zhvillimin e shqiperise.

 

Vallahi, sikur te kishim folur me kaq per zell pallatin e kultures apo ku e di une, per universitetin shqiptar...

 

Nje pyetje per miqte ekonomist/analist : meqe ketu tema u be Si te shpetojme CA ( tip Sa vite jete i jep Stalinit ti? ) , a mund CA te kthehet ne nje Outlet? Ka logjike, mund te funksionoje?

olsi, IKEA investon vetem pas vitesh te tera analizash tregu dhe kur te jene te bindur 100% qe ja vlen investimi shumemilionsh. Personalisht, di qe e kane kerkuar IKEA-n te vije ne Shqiperi (te dy dinosuaret e mall-eve) dhe IKEA i ka percjelle pa shume ceremoni. DO marre edhe nja 5-6 vjet derisa IKEA te bindet. Deri atehere....."Beje mire, beje vete" Smile

Oh dreqi e mori! Mund ta bejne nje perjashtim per Shqiperine! Keta vikinget!!! smiley

Pertej shakave, e imagjinoj shume mire pse IKEA nuk ka shans te hapet ne Shqiperi. Ti thua per 5-6 vjet. Une them... kurre. smiley Shit!

"Beje mire, beje vete" Smile

Eh...?! :O Tingellon pak si e piste kjo!

 ç'mender do kërkojë Ikea në Shqipëri kur aty të del më lirë ti bësh mobiljet me porosi, ti sjellin në shpi e ti montojnë? Ikea funksionon në vendet ku puna kushton shtrenjt dhe druri po ashtu. te ne, as njëra dhe as tjetra. 

Oh? Se mobiljet qe kam pare une (edhe te "gjermani&quotsmiley ishin me te shtrenjta se c'shiten ne Amerike - te IKEA apo vende te tjera.

ehh

ta kisha une City Park, pa le te falimentonte sa te donte pastaj

smiley

Ka falimentuar gje City Park........??? apo thjesht po i qajne hallin se ska pune ....???

po i qajne hallin , ngaqe hallet e veta ju kane shterru me duket smiley

 

Modeli i njesise urbane "Neighborhood + Mall (ose Market Place)" mbi te cilin eshte ndertuar e gjithe Amerika e re suburbane, me gjithe epersite e padiskutueshme ne ane te volise, ekonomizimit te investimit etj, mbetet nje nga gjerat me te merzitshme, me pa jete, me te shemtuara qe shoqeria e perparuar ka prodhuar ndonjehere. Them qe edhe kjo duhet dit dhe duhet thene.

Mall-i eshte nje gje aq, po aq meskine, pa karakter, pa jete, pa "Njeri" brenda, sa qe te vjen t'i thush nanjonit qe ta ben borxh, "atje ne Mall te pafsha!".

O quna, nuk humbasim gje me falimentimin e nje Mall-i. Morto un papa, se ne fa un altro, thone pepinot. Duhet thene se shitjet kohet e fundit kane rene Dukshem dhe jo vetem Ne CA. Kjo deshmohet se edhe po te futesh ne ndonje dyqan cfaredo, te sheh shitesi ne drite te syrit dhe ne xhep te portofolit. Kur kishte bollek shitjesh as ta varte fare..

Problem eshte kur falimentojne Kompanite prodhuese dhe qe eksportojne prodhim..

Problem eshte kur falimentojne Kompanite prodhuese dhe qe eksportojne prodhim.. Pse ka te tilla ktu tek ne albano !? smiley

e kisha ne parim..Po te rremosh edhe gjen ndonje made in albania..

 Edhe une ate mendim kam. S'kuptoj pse e perfaqesuaka kaq shume Shqiperine nje ndertese dhe se si arrijne ta quajne disa "pasuri kombetare".

Ore nje gje nuk mora vesh nga artikulli. City Park eshte mbyllur apo jo?

Darien, shkrimi eshte i mire dhe kap nje aspekt shume konkret te shoqerise shqiptare: siperfaqesia e kesaj shoqerie.

Eshte edhe nje cike e c´orientuar si shoqeri, kjo e jona, or vella!

Jemi edhe paksa si popujt indigjene, shohim statusin e simbolit tek llambatinat qe shkelqejne.

Mos te harrojme, se njezet e pak vjet perpara, bufete 8mije dhe 16mije lekeshet tona i zbukuronin kanacet boshe te pijeve freskuese apo birrave te jashtme, pavaresisht se shume nga ne nuk ua dinim fare shijen atyre pijeve.

Stadi i tanishem i statusit te simbolit eshte pirja e kafes tek QTU ose CityPark apo Casa d´Italia.

Mbas njezet vjetesh ndoshta keto gjera do ti kujtojme perseri me te qeshur si puna e atyre kanoceve te bufeja, teksa po hame ndonje hotdog ne dalje te IKEA-s ne Rrashbull ose ne Berzhite.

Deri atehere hajde Gezuar me nje Tuborg prej verteti dhe jo nga kanocja, por prej shishes! smiley

 Stadi i tanishem i statusit te simbolit eshte pirja e kafes tek QTU ose CityPark apo Casa d´Italia.

 

Nuk eshte e vertete. Eshte e vertete per restorante qe gatuajne mire dhe kane mjedise luksoze jashte Tirane, ose dhe benda tirane, por jo kjo qe po thua. 

Flm Pedro.

Po ne fakt, them se  nje pjese e shoqerise sone , per ato arsye qe permend ti, nuk arrin akoma te kuptoje dallimin midis formes edhe substances, midis shkaqeve e efekteve. Gje me se normale? Nuk e di, do thoja qe ishte normale ne 95, ne 00, edhe ne 05...por sot?

Stadi i tanishem i statusit te simbolit eshte pirja e kafes tek QTU ose CityPark apo Casa d´Italia. 

pedro, e ke dramatizu i cik ketu per efekte speciale smiley.  

Ndoshta e kam dramatizu pak, por eshte pervoja ime kur isha ne fund te dhjetorit te kaluar ne Tirane.

Nuk flas ketu per statuset e simbolit te shtreses se larte ne Tirane, por per nje pjese te mire te shtreses se mesme dhe asaj te ulet.

QTU kishte meteper publik, por fakti eshte qe namin e benin kafet dhe automatet me xhetona. Me vinte per te qeshur me ate grupmoshe nga 25 deri 45 vjec qe bridhnin me 500 leksh ne dore nga njeri automat ne tjetri. Edhe Neptuni dhe Euromarketi bente goxha pune. CityPark dhe Casa d´Italia ishin shkretetira ne krahasim me QTU.

Ndoshta ceshtje eksperiencash ne memedhe.  Nga lidhjet familjare, ose dhe shoqeria ime qe eshte e te gjitha shtresave nuk m'u duk ashtu.  

Plus, kriza ekonomike eshte e tille qe shtresa e mesme e ulet, dhe e ulet nuk ia del dot me kafe intensive ne keto vende.

Me vinte per te qeshur me ate grupmoshe nga 25 deri 45 vjec qe bridhnin me 500 leksh ne dore nga njeri automat ne tjetri.

 Ehhhh, problem, drame me vete ...

Edhe kjo eshte e bukur:

Mbas njezet vjetesh ndoshta keto gjera do ti kujtojme perseri me te qeshur si puna e atyre kanoceve te bufeja, teksa po hame ndonje hotdog ne dalje te IKEA-s ne Rrashbull ose ne Berzhite.

Hej, sic eshte ne Milano, IKEA Carugate, IKEA Corsico dhe IKEA San Giuliano edhe ne Shqiperi do te kemi IKEA Rrashbull ose/dhe IKEA Berzhit. smiley

Dhe ashtu sic ndodh edhe ne Milano qe zakonisht afer IKEA-s perqendrohen edhe dyqanet e prodhuesve vendas, afer IKEA-se tone do te kemi dyqanet e NOQI MOBILJE, SHAGA, LUFI, KUQI... smiley

Oh seriozisht, kete punen e Ikeas qeveria duhet ta kete prioritet. Mbas hyrjes ne Nato dhe heqjes se vizave, hyrja ne rrjetin e dyqaneve Ikea do te ishte nje arritje shume e madhe per imazhin e vendit. smiley

Nqs. qeveriu po me lexon, te trokasi 3 here. smiley

 Sipas wikit CPA ka kushtuar 8o milion euro, ka 150 njesi tregtare, perfshire hotele qendra zbavitse sporti e tje, dhe 1,3 milion kliente brenda rezes 25 Km, tani po te kete "falimentuar" do te jete dikush qe "do ta ngjalli" Ai qe ka 80 milion euro ka edhe 80 milion te tjera per back up nje biznes, po ne thuaj "i qajme hallin CPA" qe i mban kembet var!Pastaj CPA eshte pjese e Colliers International nje kompani tregtare me 15 mije profesionist ne fushen e biznesit ,480 zyra ne 61 shtete


tashi po vras menjen cer shtrese jam une qe :

Ke QTU skam shku ma shume se 10 here, dhe kam shku vec per te ble rraqe, qe by the way i kane te mira dhe me cmime te perballueshme. Ma shume kam shku shoqeruese kur kane ble rraqe te tjeret.

Ke Casa Italia kam shku 1 here per te ble nji pardesy ke Oviesse , 1 here ne nji aheng ne tarrace dhe nja 3-4 here per te ble nai ushqim ke Conad per kollajllek tuj u kthy prej durrsi.

Ke City Park skam hy asiher mrena

Ke qendra kristal vetem per kinema dhe 2-3 here ke Euronics

smiley

 

p.s. Per kafe kurre. C'kuptim ka me shku per kafe ne qender tregtare ????!!!!

 Per kafe kurre. C'kuptim ka me shku per kafe ne qender tregtare ????!!!!

Te CityPark, Casa Italia e QTU robi shkon vetem kur ka per te blere ndonje gje, dhe kafen e pi nese shkon per keto pune.

Ata qe e thone, e kane thjesht nga perceptimi i gabuar qe kane per shqiptaret, perceptim i krijuar nga mediat ne mungese te kontaktit me realitetin.

Pastaj CPA eshte pjese e Colliers International nje kompani tregtare me 15 mije profesionist ne fushen e biznesit ,480 zyra ne 61 shtete

Mos ta lexoj ndonje nga keto punonjeset e CP kete qe ke shkrujt, se te griuuu!!! smiley

Stelushi vogel. kompania e huaj qe do bente manaxhimin CI, i caktoi cmimet e qerase 2-3 here me te larta se sa jane aktualisht. Thuaj mire qe e prishen kontraten, se edhe firma e huaj do ta manaxhonte me shqiptare diletante qe dinin vetem te flisnin anglisht, me bjondina fodulle e adoleshente.

Sa per stafin gabohesh kur thua qe nuk dine te lidhin dy fjale, sepse miq te mi atje me thone qe jane te shkolluar, me mastera e doktorratura, dhe se kane manaxhere Greke.

City Park! Gjithcka me forcat tona (plus me ndonje ndihme te vogel nga te famshmit menaxhere greke)! smiley

Ore legena... po projektin e qendres komerciale kush jua a beri?! smiley

Apo e duruat Colliers-in derisa jua projektoi, ndertoi dhe dorezoi qendren me celesat ne dore e pastaj i dhate duart?!

Per Pedron: kam rastis nje here ne nje shtepi austriake, nga ato qe qilarin e kane plot me pije te vjetra, neper mure fiksu traditat e renda me koka Gaemse-sh dhe qe vetem punimet me dru ne ballkon u kane me shume vlera se sa 4 shtepi te Centex-it, ti me merr vesh mua, dhe djalka i shtepise, me shume padurim, po priste te emen te vinte e ta conte ne qender te lokalitetit, ku para pak ishte hapur McDonaldsi i pare. Do hante nje burger!!! Nga ata qe kishte pare ne televizor. Qe hante ta zeme Luke Perry apo Ian Ziering... duke thene "hey, hey..." dhe me pas duke vrapuar pa ndonje shkak te dukshem smiley

 

smiley e kisha pare edhe me pare kete video vertet gallate

Hahaaaaaaaaa, e modhe kjo video. Verdho, verdho.........kta te shkretet do e ken pas me nxitim te shkumen n'hale. smiley

Une isha te dielen e kaluar tek city park dhe kush thote se nuk ka frekuentim ja fut kot. Vetem per te parkuar car-in u solla verdalle se nuk gjeja dot vend........Pastaj u futa tek ushqimoret (merkatore) ishte vakt dreke dhe nuk kishte shume bleres, por ama cmimet atje jane me te ulta se gjetke. Nga sa pashe neper holle kafete ishin te mbushura me njerez, njerez kishte edhe tek pista e patinazhit, edhe kur shkova ne tualet nga 5 shurtore gjithsej, tre ishin te zena.    

tamam tamam

koha e mbajtjes se shurres eshte metrik shume i mire per te matur frekuentimin e CP smiley

Sa eshte kafeja atje sheme, dhe tekja e konjakut apo fernetit.  

Nuk e di Pjer, se une atje shkova per te bo pazar. Ah, shurtorja ishte pa leke se e provova.

ITS, cfare jane keto budalliqe qe shkruan mo daku?! Po ben garen per te kap rekordin e numrit me te madh te idjotesive ne sa me pak rrjeshta?! smiley

Ikea ben mobilje shume te dobeta. 95% e tyre jane tallash i presuar.

Ze be! Po 95 % e mobiljeve qe behen sot (madje edhe luksoze) jane pikerisht tallash i presuar (psh: melamine)

Me sa kam pas eksperience une sa kam qene student i varfer

Obobo sa gjynaf. Ca kujtimesh! smiley

duhet thene se mallrat e Ikeas ju marketohen te mjereve

:O

Si i bohet pershembull nje shokut tim qe banon ne qender te Milanos dhe baben e ka doktor e shtepine e vet ka zgjedhur ta arredoje kryesisht me IKEA.

Do jete tip artist bohem ky me siguri! smiley

Pastaj Ikea eshte nje kompani me nje menaxhim te stilit mafjoz, ku evazioni i taksimit eshte prioriteti numer nje i tyre.

Shpresoj qe kjo kompani e peshtire mos vije kurre ne Shqiperi...

OK, me kete i vure vulen!

Shiko une nuk e di cfare te kane bere ata te IKEA-s por cfaredo qe te jete mundohu ta sherosh ate plage! smiley

 s'po e gjej dot kontekstin e këtyre citimeve të tua, por jam dakord me to. jo vetëm tallash i presuar, por dhe sistem montimi komplet user-unfriendly, pra me ta nxjerrë montimin e mobiljeve nga qejfi, dhe shumë të vështira për tu çmontuar. kur të shkon mendja se duhet ta çmontosh krevatin e ikeas, të vjen më kollaj të thërrasësh komunalen ta marri me karrocë.  le pastaj dollapët... ok, kushtojnë relativisht lirë, por për shqipërinë janë shtrenjt. plus që pak e kishim uniformën 50 vjet ne, që të ikeazohemi prapë?

 

Nuk jam dakord fare me ato qe shkruan.

olsib, pas Blackberry ke gjet sponsor te ri m'duket smiley.  

Nuk e kam per vete, por per te miren e vendit! smiley

"IKEA ne Shqiperi" duhet te jete nje objektiv paresor i qiviriut pas hyrjes ne NATO, heqjes se vizave dhe para hyrjes ne BE.

Eshte ceshtje imazhi! smiley

smiley.

Pervec te tjerave qe jane permendur ketu, IKEA bie ndesh me disa principe:

1. buy local

2. Ne boten e fondacioneve, IKEA eshte public enemy smiley

(Tjeter mesele qo.) 

Me ka cituar mua nga me lart. Ne shqiptaret vdesim nje cike per tu bere "followers". Bojini mer mobiljet ke marangozi i lagjes se ju a ka lezet shpirti, jo te fusni ne shpi plehrat e Ikeas.

Kompani pa shpirt ku vijne edhe shkaterrojne ekonomite lokale, me kinezerira qe s'i hyjne ne pune askujt...

Bojini mer mobiljet ke marangozi i lagjes se ju a ka lezet shpirti

Po kush po e perjashton kete mor dak?!

..................................................................

Beate redet gern über Möbel
und sagt: "IKEA kommt mir nicht ins Haus.
Bis auf den Tisch da, der ist von IKEA,
der sieht aber nicht nach IKEA aus."
Respekt verdienen Menschen, die bei IKEA einkaufen,
ohne dass es nachher nach IKEA aussieht.

Klaus, Beate, Uschi und Dirk
sitzen da in ihrem Szene-Bezirk.
Klaus, Beate, Dirk und Uschi
sitzen da und essen Sushi.

Oh, dreißigjährige Pärchen, ahau, ahau,
dreißigjährige Pärchen, ahau, ahau.

Wir wollten nie wie unsre Eltern werden
und sind es ja auch nicht geworden.
Unsre Eltern sind ja älter
und ziemlich provinziell.
Roher Fisch auf kaltem Reis mit Algen –
tun die doch in den Müll.

..........................................

Per sa i perket cunit te doktorrit, kjo ma mbushi mendjen tamam. Pse une do ti mesoj cunit te doktorrit se mobilje per avokate e daktorra ben Ethan Allen.

Pastaj ka dhe milionera qe flejne nen ura, e shpella. Ndoshta duhet te mesojme dhe nga keta... Nejse mer cun se ne jena larg shume. Aty ju e konsideroni nryshe, ketu eshte me te vertete per te varferit, emigrantet e rinj, dhe homeless qe vijne per 1$ breakfast special...

Po pra, nga sa lexoj shoh qe qenka ndryshe aty.

Duhet thene se Amerika dhe Kanadaja jane nje cik "hallasojsh" per mobilje.

Gjithsesi duhet kuptuar qe 3 dyqane IKEA dhe nje i katert i panifikuar ne Milano, nuk mund te jene thjesht per studentet dhe te varferit.

Eshte thjesht stil jetese. Shije.

Eshte si me vesh nje pale xhinse Armani, nje rryp H&M, nje kemishe Zara dhe nje pale kepuce Gucci... Nuk do te thote qe je i varfer. Nuk do te thote as qe je i pasur. Mbase nuk do te thote as njeren e as tjetren...

Mbase do te thote... thjesht... se keshtu te pelqen. Ky eshte stili jot.

That's all...

 po s'është njilloj se me vesh rryp hm si me ble divan ikea, o djalë! se divanin e ke para syve përditë dhe s'e ndërron dot sa herë të mërzitesh. plus që po s'qe i rehatshëm ta nxin jetën, kurse nga një rryp s'i ka dhimtë shpina njeriu deri më sot... pra nuk është zgjedhje stili, por imponim nga çmimi i ulët...kaq.

Dakord. Divanin mos e bli tek IKEA.

Olsi, je gabim. Ikea njihet si vendi ku blejne mobilje studentet; ato qe kane para shkojne dhe i blejne dru autentik, s'fut kush tallash ne shtepi. Ty bravo te qofte qe ke arritur te montosh e çmontosh mobilje te Ikeas, une nje tavoline te Ikeas kam pase pak kohe ne UK kur isha studente dhe u shemb. smiley

paskeni qene kokrrat e borgjezeve qe studente. studente me leke per te blere mobilje, madje te reja?

 m'fal, po ikea ka ca rraqe që dhe të përdorura s'i gjen më lirë. dollap për 70 euro, të lutem...

Hehe... po ti ku flije kur ishe studente? Nje dyshek, nje karrige nje tavoline dhe nje raft i kane dhe te burgosmit...

Olsi, je gabim. Ikea njihet si vendi ku blejne mobilje studentet;

Ku gabim?! Thashe gje une qe tek IKEA nuk blejne studentet?! Por nuk jane vetem studentet. Ta siguroj. Mbase aty ku jeton ti eshte ndryshe. Por ne Milano dhe Selanik ku une kam qene, nuk jane vetem studente.

ato qe kane para shkojne dhe i blejne dru autentik, s'fut kush tallash ne shtepi.

Dru autentik nuk do te thote patjeter cilesi.

Shumica e mobiljeve moderne sot behen pikerisht me ate qe ITS e quan tallash te presuar.

Shko bej nje xhiro tek salloni i mobiljeve ne Milano ne prill. Ata do te te sqarojne me ne detaj. smiley

Ty bravo te qofte qe ke arritur te montosh e çmontosh mobilje te Ikeas, une nje tavoline te Ikeas kam pase pak kohe ne UK kur isha studente dhe u shemb. Big Grin

Po pse IKEA ta ka fajin qe ti e perdor tavolinen per t'u ul? smiley

 

PS: Sorry, sorry, por s'mund t'i rezistoja kesaj batutes se fundit! smiley

Po pse IKEA ta ka fajin qe ti e perdor tavolinen per t'u ul?

E po, nje tavoline qe s'arrin te mbaje 55kg s'meriton te quhet tavoline. smiley Aaaa, po, ti po flisje per pesha te dyfishuara?! smiley Aaa, Olthi-Olthi...!

Mos lini nam duke i bere reklame Ikeas..pfffffff

Mos ja shaj Ikean se do e besh cunin per te qare.

Eshte si ti thuash nje femije qe "Santa Claus nuk ekziston"!

olsi nuk i ben reklame IKEAs, por deshiron qe nepermjet prezences se IKEAs ne Shqiperi ti behet reklame vendit (Apo jo ols?!). Dhe nuk besoj se e mohoni dot qe prezenca e IKEAs eshte goxha faktor ne vleresimin ekonomiko-politik te nje vendi.

Kjo eshte njera ane e medaljes.

Ana tjeter eshte se me duhet urgjentisht nje dollap me 4 kanata. Asgje e vecante. Thjesht nje objekt qe te me mbaje rrobat. Nuk me intereson stili. Thjesht dicka me linja te pastra. Edhe cilesia nuk ka pse te jete e egzagjeruar sepse nuk eshte se do bej lufte me te.

Kam bere nje preventiv ketu ne Shqiperi dhe me kushton diku tek 70000 leka te reja.

Tek Ikea nje kombinim me 4 kanata i sistemit modular Pax me kushton dicka si 30000 leke.

smiley

C'e dua drurin per nje dollap? Eshte idjotesi dhe jo ekologjike me perdor drurin per nje dollap modern.

Dua "tallash" dhe mundesisht tallashin me te lire te mundshem.

Sic thashe nuk do bej lufte me dollapin. Thjesht do t'i hap dhe do t'i mbyll kanatat nja 2-3 here gjate dites. Voila! smiley

Epo per tallash ta paskan hedhur, se aq me kushton gjithe dhoma e gjumit smiley

Tek Shaga.

Ndoshta iu duka keshtu si cun me pare. smiley

Po edhe miliona te kisha nuk mund te talli njeri fundshpinen me mua dhe te me shesi 70000 leke 4-5 panele te qelbta tallashi te mberthyera me njera-tjetren qe i kushtojne a nuk i kushtojne gjithsej prodhuesit as 15000 leke.

IKEA, IKEA, IKEA, IKEA, IKEA, IKEA, IKEA!!! smiley

pooo te keqen nena bertit me fort smiley, vetem ketu ne amerike eshte turp te blesh mall nga IKEA jote smiley

Po mi goc, nuk e di Olsi qe ketu ne usa te largohen sikur te kesh koleren po te pane me gjera nga IKEA ne dore.

Po ju ne USA edhe dhi te zgjebosura, pa shpi e pa pensione... edhe bishtin perpjete.

Nuk ja u ka fajin IKEA. smiley

E paske ble shtepine para krizes ti!

Kujdes pensioniiiiin!!! smiley

Jam shume dakord me Olsib.

Me ka rastisur te shkoj te Ikea ne France e ne Itali. Te te dyja kam vene re çmime normale - jo te uleta, as te larte, normale - shume publik, kryesisht te ri. Maj mend qe pata blejt i çader, qe pastaj humba. Po askush s'me ka thene qe prodhimet e tyre jane te dobeta.

Sa per kete punen e montimit, sipas meje eshte bere pak legjende. Nese nuk je femer gjerat montohen lehte ( jo, se kisha me kuptim te keq... smiley )

Pastaj Ikea ben ca hot dog qe me pelqejne.

Kritika e vetme per Ikea eshte fakti qe i here qe futesh, duhet ti shikosh te gjitha ato qe ka dyqani, eshte si tip labirinti e per te dale duhet te shohesh gjithe dyqanin.

Cfare i ke bere vetes me kete qe ke shkrujtur me poshte! smiley

Sa per kete punen e montimit, sipas meje eshte bere pak legjende. Nese nuk je femer gjerat montohen lehte ( jo, se kisha me kuptim te keq... Smile )

Dhe jo vetem kaq, por mobiljet tek IKEA duhet t'i marresh vete me makine.

Me nje fjale... duhet te dish edhe t'i japesh makines! smiley

"Nese nuk je femer gjerat montohen lehte."

E ke fjalen per forcen fizike shpresoj smiley .

E dija une qe ju do mendoshit keq ndaj shkrujta qe s'e kisha me te keq. Anche se...

Pastaj Ikea ben ca hot dog qe me pelqejne.

Darien, po kot nuk them une, qe keto gjera do ti kujtojme duke qeshur pas njezet vjetesh, duke ngrene nga nje hot dog tek IKEA ne Rrashbull ose Berzhite me rastin e inagurimit te IKEA-s se pare ne Shqiperi. smiley

a te ka cu rasti ne ndonje ikea restaurant? smiley

try it, jane vertete nje ikone e konsumerizmit massiv!

been there, done that smiley

Efektin e ndjeva qe ne 15 minutat e para dhe kapa banjon me te afert, se desh na iku burrnia prej shalesh. smiley

Uaa Ketlina, ktu ndjehem i ofenduar. Dmth un qe jam ne Amerike edhe blej ke Ikea duhet te kem turp? E pse keshtu? Ua Ketlina po ti qe nuk paske turp ku i blen ? KMart apo Wallmart? Macys? Amon na trego se ngelem katunar ne knej nga lagjia jon ne Usa.....

Ske pse ngelesh katunar dhe te te vije turp. Bli atje ku te pelqen dhe sa ta leverdis xhepi.. Kmarti dhe Wallmarti per mua jane dyqanet ku blej ushqim per macen smiley

Pse me tallash te presuar e ushqen macen ti? Sme the kur i blen mobiljet se me verte po me ben kurioz tani..Na civilizo te lutem, icik fair-play mos u bej egoiste se nuk i marr mobiljet si te tuat smiley

Sme the kur i blen mobiljet se me verte po me ben kurioz tani..

ti po pyet kur?? - sa here lyej shtepine nderroj mobiljet smiley

O ketlina gjithmone kaq te veshtire ja ben jeten ti gjinise mashkullore? Doja te thoja KU? Pse kaq mister mobiljet e tua valle...

Olthi, sheh ti qe i paske hyre rruges te vetmise me keto preferencat e tua?! smileysmiley

 Ne fakt duke pare gjendjen ekonomike ne Shqiperi IKEA eshte nje zgjidhje shume e mire,por duke pare p........t e Shqiptareve IKEA nuk eshte dhe aq e mire,nje guxhine tek IKEA mun ta blesh dhe per 300 euro por me sa kam pare une deri tani ku kam shkuar poshte 1000 eurove ne familjet Shqiptare nuk gjen,nuk po e morim vesht jemi popull i varfer,mesatar apo i pasur.

Jemi popull qe desim t'ia beje pak deng komshia smiley

pse e shkruan desim ti iris ne vdesim tamam per ate pune qe komshija te plasi fare smiley

Fjalet : praktike, funksionale, ekonomike tingellojne keq ketu me verte.  Po s'i pati blere- edhe filani- - edhe gruaja e fistekut- , po s'paten firme paçka se balta gjeri ne gju, s'te vlen gje. A thua se ka lindur gjysma e popullsise ne pallate aristokratesh, sikur s'kishin te gjithe bufe 25 mije lekshe deri dje.

 Lum ai burre qe te ka marre ose do te te marre,se me keto grate e tjera me sa shoh te kapka pensioni me borxhe ne banke.

Iris e di ate semundje te grarise ne shqiperi, po ketej nga une nuk funksion ajo gje hic se ketu komshija ime ne krah te majte del me tuta, tjetra perballe me pizhama, une me xhinsa (ta zeme). Aty jetohet me shume per opinion, nuk jetojne robte se ashtu u pelqen.. Nejse une e kisha per te ngacmuar pak me lart se ne themi vdesim jo  desim smiley

 Ne Jug, zhargoni i preditshem  thuhet  si e thote Irisi,  themi desin.. Irisi  duket  qe eshte nga Jugu

E megjithatë diçka më ngelet në mendje : çmimi e larte i çdo gjëje në dyqanet anash, pak sipër normales ato në dyqanin ushqimor. Në fakt CA është i mbyllur për shumë konsumatorë shqiptarë, është përtej mundësive të tyre ekonomike e psikologjike. Më një llogaritje të thjeshte mendoj që rroga e shitëses së disa dyqaneve nuk i mjafton për të blere 2-3 gjera në dyqanin në të cilin punon. Kjo është një statistike që mund të përdorni për ta matur pak më mirë arritjen shqiptare.

 

Do te ishte interesante nese dikush (sidomos nga ana e kritikeve te shkrimit) do te paraqiste te dhenat mbi te cilat eshte bazuar investimi (fuqia blerese, trafiku vjetor i pritshem, shlyerja etj). Ajo qe shprehet me siper ne shkrim se CP ka probleme nuk eshte ndonje gje e re, jo me larg se 18-24 muaj me pare i gjithe investimi ishte ne rrezik te ngecte ne mes per mungese fondesh.

 

Edhe une si student i ekonomise kete pritje kam.  Investimi si mbas artikullit te wikit mendohet te jete aty tek 80 milione euro, dhe prap me hamendje thuhet qe CA ka nje kapje pre 1,350,000 konsumatoresh potenciale (si mbas faqes te Colliers per CA ketu futet Tirana, Durresi edhe Shkodra e cila eshte gati 100 km nga Tirana :/).  Keto shifrat jane hamendesime profesionale apo thjesht shifra me nder te nxjerra nga b****? C'imformacion ka mbi kete AM Group? Kush jane aksioneret e ketij grupi?  Ne c'studim socio ekonomik te Shqiperise dhe te zones metropolitane Tirane-Durres u bazua ky investim? Sa kushton mesatarisht qeraja tek City Park? Ndonje te dhene financiare financiare mbi qirramarsit dhe pronaret e City Park a ka? Cfare kontrate kane me Colliers?

 

p.s. Kjo Stela qe poston vazhdimisht ketu ne mbrotje te CA, mund te jete njefare Stela Dhami qe punon tek Colliers Albania.

p.s.s. Kemi Rolling Hills e kodra e diellit e tani dhe me City Park u kompletua cikli i majmunizmit shqiptar te institucioneve tufezuese amerikane.

Personi qe permend eshte thjesht nje send qe mbulon paaftesine e vet me logon e nje kompanie te madhe si Colliers. Sensi megalloman fluturak qe i mbush mendjen vetes se suportet qe te jepen mund te te bejne punen... Fodullet ne menaxhim mund te bejne te deshtoje edhe kompanine me te forte ne bote, jo me nje inciative fare te brishte te Shqiperi... Thuaj lum ata qe e kuptojne se keta njerez me shume te prishin pune se sa te bejne pune...

Nuk me duket shume e ndershme me fol per nje person qe ka emer dhe mbiemer dhe qe nuk eshte figure publike. Nje gje eshte me fol per Salen apo Ramen, nje gje eshte me fol per nje te panjohur me te cilen ti ke inate te caktuara.

Shko sqarohu direkte me te. Na kurse keto spektakle fshatareske. Ose trego emrin dhe mbiemrin tend te vertete kur akuzon dike te tjeter publikisht. Jo per ne, se s'po na rruhet shume kush je, por per te akuzuaren, qe te pakten ta dije se nga po i vje plumbi. Shume dhjakse nga ana jote.

C'qenka bere me komente ketu!!! Po me duket mua apo shumica e komenteve me shume ngrejne ne qiell IKEA sesa qajne hallin e City Park smiley

Sic thashe nuk do bej lufte me dollapin.

smiley po vjen pranvera dhe peshqve po u vlon gjaku.

its & akull, shumicen e shkolles une kam ndenjur ne konvit dhe trion krevat, tavoline (me ca rafte te bashkengjitura) dhe karrike i ka pasur cdo dhome - per mobilje shtese nuk e vriste mendje njeri. pastaj kur 'dola me vete' ishte zhvilluar rendshem craigslisti, qe shpesh te ndihmonte edhe me transportin. studentlliku im ka qene edhe ne qytete me metro, pra studentllik pa makine. pra ikea ishte gje e paster, koncept modern, por e paarritshme smiley

Motoja e zhvilluesve eshte :"Build and they'll come".Keshtu shendeti pa ne mos kete sene ne sene tjeter malli do te mbushet prape.

Nese ka ndonje mesues ketu dua ti uroj 7 marsin.

Nese ka ndonje mesues ketu dua ti uroj 7 marsin

Po ata qe kane qene dikur a mundesh me i uruar 7 Marsin? smiley

edhe atyre qe kane qene dikursmiley.Nuk e di si eshte tani por nga fillimi i viteve 90 ka pas qene nje shprehje :Vetem ora dhe mesuesit punojne sot ne shqiperi.

Mire pastaj flm per urimin smiley E kujtoi me nostalgji festen e mesuesit. Edhe kur isha nxenese edhe kur u bera vete mesuese...

Alba ti je me ne apo me ato? Duam nje teme per Ikean vs The Rest. smiley

Cfare eshte ikea?

smiley

been there, done that Big Grin

Efektin e ndjeva qe ne 15 minutat e para dhe kapa banjon me te afert, se desh na iku burrnia prej shalesh. Laughing

Aman t lutem pedro, me shuaj kuriozitetin: cfare ke ngrene tek IKEA qe te paska rreziku burrnine? smiley

Aman t lutem pedro, me shuaj kuriozitetin: cfare ke ngrene tek IKEA qe te paska rreziku burrnine?

Köttbullar. smiley

Aaa... po ato jane "Ikea Classics"! smiley

 o Olsi, ma jep adresën të të çoj një dollap ikea dhe ca qofte se na vdiqe! smiley

une ne fakt qoftet desha po me erdhi zor dhe i rashe nga tavolina smiley

Cfare eshte Ikea?

E di si e ke bere? Si ne rastin e nje ore seminari ku tere oren shpjegohet per Ikea dhe ne fund pyetet nese ka ndonje pyetje. Dhe dikush ngre doren andej nga fundi dhe pyet: Cfare eshte Ikea? smiley

Sdo ket Ikea ne shtetin ku jeton Alba.

olso, meqe je ketu, komenti yt me siper si pergjigje ndaj r1-shit ishte i domosdoshem. do te ta kisha dhene nje shishe vere te vjeter smiley

Ah mor akull sikur ta kishe seriozisht... smiley Ikea-t me te aferta me Tiranen jane ne Selanik dhe Bari. S'ja vle me shku per nje dollap.

tropizma, ne fakt e ndjeva te domosdoshme qe te pergjigjesha. Gjithsesi tani qe e rilexova pergjigjen time mendoj se ndoshta u tregova nje cik "i eger".

PS: Ah tropizma kam une nje tavoline teper IKEA. Do te ta kisha dhene me gjithe qejf sikur te mos ishe aq larg. smiley

 ca lesh ikea thoni ju mer?

aty ka me shume marangoze se dyqane kepucesh.

 

Olso, edhe marangozi poshte pallatit te shaga i merr materialet dhe dollapi jot kushton rreth 350.000 (te vjetra) "celsat ne dore".

350.000 leka... shume!!!

E vendosa, do ta bej mire dhe do ta bej vete (jo mendime te pista te lutem)!!!

12000 leka (84 Euri)

Edhe kinezet nuk do ta benin me lire se kaq!!!

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).